Close
Faqja 22 prej 31 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 303
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Postime
    19

    O te mjere kuptojeni nje gje: Ceshtja shqiptare ne maqedoni ka marr fund per nje kohe

    shoh polemika palidhja, nuk e dij se cila nga keto parti eshte angazhuar per ndonje koncept kombetar... mendimi im eshte asnjera, konceptet kombetare per shqiptaret ne Maqedoni nuk kane ekzistuar kurre ne politike, ne qeverisje, etj...

    Ishte nje shprese se kryengritja e Ali Ahmetit do te conte drejt ketyre koncepteve, por ajo qe vetem nje manipulim me keto ndjenja sublime... ndaj nuk duhet t'u besojme ketyre partive, klases se saj se kinse e kane per te miren e shqiptareve, mos te flase per bashkim kombetar... jemi larg dhe shume larg, kemi nje mentalitet teper te ulet...

    Kqyrni se cka u be ne Kuvendin e Shqiperise, nje Ilir Meta qe deri dje ishte kryeminister i vendit, hyp mbi tavolina dhe kercen si majmune kunder femres shqiptare, numrit nje te Kuvendit... nese ndodh kjo ne shtetet e Perendimit, Ilir meta do te ndiqet ne gjyq per sulm me paramendim... Pak me mire se ne Shqiperi jane punet ne Kosove, ku ekziston nje respektim demokratik, por nese vazhdohet edhe atje me rryshfete, korrupcion, kidnapime, etj, mund te mbarojme shume keq...

    Kurse ne Maqedoni, ideologu i rrenave te luftes qe dogji shume katune te shqiptareve, Ali Ahmeti ka pasur bindjen se duhet te sundoj me shqiptaret deri ne vdekje, sikurse cdo diktature, duke e harruar se ai ishte protagonisti kryesore qe beri lufte per te ruajtur Maqedonin nga ndarja mes VMRO dhe PDSH... Sa qesharake kur keta njerez dalin se jane per federalizim, etj, vetem pse nuk ju eshte ulur Musa Xhaferit ***** ne qeveri edhe 4 vjet dhe talli i fitimeve te pista nuk ka shkuar ne xhep te tyre...

    Sa i perket PDSH edhe ajo e ka nje klase politike me hipoteka te se kaluares... Nje nga keta njerez eshte Menduh Thaqi... Ne fillim ka pasur perkrahje nga njerezit ne emer te kombetares kunder PPD-se... Atehere ai nuk ka pasur gje per mbi shpirt, nuk ka guxuar te behet edhe mafioz, pasi edhe per kete pune duhet zanat dhe pervoje... NBe kohe kur luftonte PPD ai pat lidh pakt me Ferckovskin te sulmoj Naser Zyberin, keshtu qe ai edhe atehere kishte mbrotjen e shtetit, kete me mire e din komunistat e pare te PPD-se... Ketij fari burracaku i erdh rasti te futet ne qeveri dhe per nje kohe te shkurter te bej shume pare, kur them shume, vertete shume, filloi te sillet si Al Paqino, mirepo Al Paqino nuk ka pasur nevoje te jete politikan te behet mafioz... Kurse ky fare sorrullak mendonte qe me pushtet behet mafioz duke harruar se do te mbetet vetem ngatrrestar ne skenen politike te shqiptareve te Maqedonise...

    Sikur Ali Ahmeti te kishte thirr ne lufte kunder PDSH-se ne vitin 2001, vecanerisht ne lufte kunder keqperdorimeve dhe krimit te udhehequr nga Mendu Thaqi do t'i isha bashkangjitur asaj lufte me gjith qejf.... Krejt e dijme se prostitutkat jane shetitur me veturat e ministrave te tij, krejt e dijm se ai pat dhene urdher permes Ernad fejzullahut te vritet ne kendove djaloshi 20 vjecar, vecmas ateher kur skishte nevoje per kete pune, pasi shqiptaret ishin te hutuar me rrenat e tij dhe i besonin ketij pisi...

    Alija erdh dhe ne vend qe te ndal krimin dhe vrasjet misterioze, te ndal hallakamen te shqiptaret, ai heshti dhe vetem heshti, heshti dhe vetem heshti, por pse heshti, sepse edhe ai kishte qelllime te njejta si te Thaqit dhe klikes se tij, te dhunojn shqiptaret sa me shume, ti lene me te varfer, tu shesin pallavra dhe do fare busta ti tregojne si fitore...

    Nje send dua ta them, nuk eshte faji te sllavo-maqedonet, faji eshte te ne, sepse skemi politikan te guximshem te na tregon se ka duhet te orientohemi per nje jete me te mire, por na therrasin ne disa ide te demoduara... Harrojeni Shqiperine, harrojeni Kosoven dhe filloni te ndihen si maqedon te races ilire, qe arriten deri ne lindje te larget... dujeni maqedonin dhe mos lejoni qe disa lider te thirren ne vota te shqiptareve, ne vota te etnikumeve ose pakicave... se kush i ka votat e shqiptareve, kur te gjitha partite thone se jane qytare dhe jo shqiptare, harrojeni shqiptarizmin ne Maqedoni nese doni te ecni para.. se ska shqiptarizmin dhe nuk ka nevoje tu behem sherbetore majmunave si ilir meta ne shqiperi... duhet ti kthehemi ligjeve dhe te vazhdojme te punojme qe te luftojm te keqijat ne mesin tone... jo bojkote dhe shantazhe... por te punojme aty ku jemi qe te kemi nje te ardhme me te mire... si Leka i Madh dikur...

  2. #212
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shqiptaret perseri te shperfillur

    Opinion

    Kur kemi analizuar shkaqet qė sollėn luftėn e vitit 2001 kemi theksuar midis tė tjerave se luftėn e solli dhe vėnia e interesit tė partive dhe tė grupeve brenda tyre mbi interesat kombėtare. Duke bėrė kėtė hyrje nuk kam pėr qėllim tė frikėsoj askėnd, por tė tėrheq vėmendje se shpesh nė histori, situata tė njėjta politike sjellin tė njėjtat konflikte tė cilat kėrkojnė tė njėjtat zgjidhje. Pikėrisht, duke u futur nė historinė e zgjedhjeve nė Maqedoni duke i parė dhe analizuar ato shikon qė vota e shqiptarėve ka qenė njė dekor, dhe politizimi i luftės sė shqiptarėve pėr tu pėrfaqėsuar ka ulur gjithmonė vlerėn e tyre qytetare.

    Nuk dua tė shkoj larg, por dua tu kujtoj vetėm zgjedhjet e vitit 1998 ku PDSH-ja edhe duke qenė si nė kėto zgjedhje nė minorancėn e votės shqiptare futet nė qeveri dhe krijoi tė njėjtat probleme qė siē pėrmendėm edhe mė lart ēuan vendin nė krizė, ku me kokėfortėsi, me lloj-lloj akuzash ndaj bashkėkombėsve, nuk synuan paqen, mirėkuptimin dhe tolerancėn, por luftėn. Duke parė tė njėjtėn situatė, duke parė tė njėjtėn klimė dhe ndoshta mė tė tensionuar, duke pasur tė njėjtin partner nga pala tjetėr, njė parti politike qė kundėr shqiptare ka vjellė vetėm fyerje e shpėrfillje tė cilėt e vazhdojnė akoma, mendoj se krijimi i problemeve do tė vazhdojė si mė parė dhe ata qė do ta pėsojnė do tė jenė shqiptarėt pa asnjė ngjyrim partiak, sepse shqiptarėt ishin ata qė e pėsuan edhe gjatė vitit 2001, sepse shqiptarėt janė ata qė e pėsuan gjatė tėrė historisė sė jetės me maqedonasit.

    Duke parė situatėn, mendimet dhe shqetėsimet e shfaqura dhe tė debatuara kudo, por edhe nė faqet e gazetave, duke analizuar me respekt qytetar ēdo shqetėsim mė duket se mė sė shumti problemit nuk i qasemi drejt dhe harxhojmė energji kot e pa rendiment. Problemi nga intelektualėt nuk duhet parė nė mėnyrė tė ngushtė, nuk do parė se futemi nė punė te ajo apo kjo forcė politike, por do parė te pasojat qė rrjedhin nė realizimin e moduseve institucionale tė pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė bazė tė rregullave tė demokracisė. Nėse, pėr sė dyti, zbatohet ajo qė u realizua nė vitit 1998, atėherė shpėrfillet vota e shqiptarėve dhe kjo nė se nuk kundėrshtohet sot deri nė mos realizim, do tė mbetet rregull qė shqiptarėve do tu kushtojė tėrė kohėn shumė shtrenjtė. Nė kėtė aspekt vetė intelektualėt e PDSH-sė, vetė A. Xhaferi, si politikan qė i kupton dhe analizon mirė problemet, kėsaj radhe ka shansin qė tė fitojė mė shumė se sa herėt e tjera, si vetė dhe partia e tij, qė nė zgjedhjet e ardhshme tė jetė fitues, sepse pėr hir tė sė vėrtetės asnjėherė nuk ka qenė i tillė. Nga ana tjetėr edhe koalicioni qė ka fituar shumicėn e votave tė shqiptarėve duhet tė mendojė pėr mundėsinė e gjetjes sė njė zgjidhje duke biseduar me PDSH –nė, duke “ulur hundėn” duke mos menduar se u bie autoriteti, qėllimi ėshtė qė tė ngrihet autoriteti i popullit shqiptar, ai tė mos shpėrfillet. Do vrarė mendja, dhe unė kam besim se kemi aq politikanė tė menēėm, kemi aq intelektualė sa ta kuptojnė kurthin qė ėshtė krijuar nga krahu tjetėr, pėr tė na pėrēarė, tani, qė mė shumė se kurrė duhet tė jemi tė bashkuar.

    Pėr hir tė interesit kombėtar tė pėrparimit tė tė drejtave tė shqiptarėve, duhen analizuar problemet nė kahun pozitiv, duhet qė te vetė populli tė krijohet ajo atmosferė mbėshtetėse kundėr dhunimit qė po i bėhet votės sė tij. Qė kėtu dhe nė kėtė mėnyrė duhet tė bėhet kthesa. Tė mos presim qė tė lėpijmė kockat qė na lėshon VMRO-DPMNE- ja, por me forcė dhe me autoritet, larg parcelizimit partiak ndarės, tė bashkuar si popull duhet tė marrin pjesėn qė na takon, nga e cila nuk duhet tė bėjmė asnjė devijim dhe lėshim. Ashtu si populli qė e ka dhėnė verdiktin e tij pėr pėrfaqėsim nė qeveri, ashtu dhe intelektualėt duhet urgjentisht tė ndryshojnė klimėn politike pėr tė bėrė tė plotfuqishėm vullnetin e popullit dhe tė mos lejojnė qė tė nėpėrkėmbet populli dhe vota e tij. Intelektualėt duhet tė ngihen kundėr klimės sė inatit primitiv qė reflektohet nė popull deri te bėrja realitet e thėnies sė kėtyre anėve “Pėr inat tė sė resė tė mė vdes djali” gjė qė u duk nė zėvendėsimin e njė deputeti shqiptar me njė deputet maqedonas nė pėrsėritjen e zgjedhjeve nė 19 korrik. Por sidoqoftė vend tė dukshėm pėr ndryshime rrėnjėsore ka, dhe kjo do tė arrihet duke mos ecur nė lumin e mėrive dhe ndarjeve qė na kanė diktuar tė tjerėt por nė rrjedhėn e bashkimit qė na treguan luftėrat nė Kosovė, Kosovėn Lindore dhe kėtu nė Maqedoni

    Programi i krahut tjetėr, nxjerrja nė pah e problemeve tė tjera, gjoja “ekonomike”, mos parja e anėtarėsimit tė Maqedonisė nė BE nga kėndi i realizimit tė tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve dhe minoriteteve, ka pėr qėllim injorimin, shmangien dhe harrimin e Marrėveshjes sė Ohrit, si marrėveshje qė solli realizimin nė mėnyrė institucionale tė te drejtave tė shqiptarėve, marrėveshje qė ėshtė kundėrshtuar pėr tu zbatuar tėrė kohėn nga ana e tyre kur ishin opozitė, gjė qė u potencua edhe nga udhėheqėsit e PDSH-sė kur u bė fjalė pėr premtimin elektoral, pėr sjelljen e ligjit tė familjeve tė dėshmorėve dhe invalidėve pėr 60 ditė. Pra, siē duken punėt, akoma pa u ngritur qeveria nė kėmbė vihen re pėrdorim patericash, shmangie nga orientimi demokratik perėndimor. Kjo duket nga qėndrimi i VMRO-DPMNE-sė nė shinat e brejtura tė njė nacionalizmi barbar, pėr tu hakmarrė ndaj luftės sė vitit 2001 e cila u deshifrua me cilėsimin e BDI-sė me “Hezbollahun”, gjė qė vėrehet edhe te qėndrimi i ndonjė politikani tė partisė shqiptare qė ėshtė thirrur nga mandatari pėr tė krijuar qeverinė e re.

    Duke gjykuar kėshtu, mbi kėto arsye kombėtare e jo partiake, ėshtė nė nderin e secilit shqiptar, qė me forma dhe metoda demokratike, me sy tė ēelur, sot, e jo nesėr, tė reflektojė njė demonstrim dhe devotshmėri qytetare, ndaj gjakut tė derdhur, ndaj heronjve dhe dėshmorėve tė tė gjitha kohėve, pėr tė ndikuar qė tė mos pėrsėritet historia, sepse ndoshta dikujt i intereson njė destabilizim i situatės, dikujt i konvenon edhe njė ndarje e Maqedonisė, ndoshta dikujt i intereson qė edhe njė herė shqiptarėt e kėtyre trojeve tė futen nė luftė, por jo, ne nuk duhet ta lejojmė qė problemi tė vijė deri te konflikti, ne duhet tė gjejmė forca pėr tu sjellė nė mėnyrė tė qytetėruar ndaj vetvetes, duke argumentuar me fakte pse duhet respektuar e jo shpėrfillur vullneti i popullit shqiptar nė krijimin e qeverisė sė re.


    Petrit Mėnaj

    Shkrimtar dhe analist
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #213
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pazaret per ne qeveri do ta cojne pas ceshtjen shqiptare ne Maqedoni

    Opinion

    Votimet u kryen. Deri kėtu le ta quajmė mirė apo keq, vlerėsimet i dhanė dhe do ti japin tė tjerėt ata qė na kanė vėnė si deri mė sot notėn, herė me hak dhe herė pa hak. Por atėherė aq mase kemi ditur, por sot, sot nuk na lejohet mė tė nėpėrkėmbim veten, tė nėpėrkėmbim votuesin qė tė gjithė e quajnė sovran, por e trajtojnė jo si tė atillė vullnetin e ti.

    Tė gjithė e dinė se pati dhe pėrsėritje tė zgjedhjeve, sidomos nė vendvotimet shqiptare ku pėr ironi tė fatit, shqiptarėt ata shqiptarė qė pėr hirė tė sė vėrtetės e jo pėr tė pėr tė pėciell ndo njė farė urrejtje, por se dhe herė tė tjera kanė folur pėr atdhetarizėm dhe frymė kombėtare dhe nė praktikė kanė pėrkrahur politikėn maqedonase dhe shtetin, nė dėmė tė shqiptarėve, dhe kėtė radhė, orjentoi elektoratin e vet, qė nė pėrsėritjen e zgjedhjeve tė datės 19 korrik, votė tja jepte partisė maqedonase, kur dihet se kalimi njė deputeti nė krahun maqedonas nuk do tė luante ndo njė rol, por boll qė partisė shqiptare ti bėnte keq. Akoma ata qėndrojnė nė avazun e thėnjes popullore:- “Pėr inat tė nuses le tė mėvdesė djali”.

    Jemi munduar tė luftojmė pėr vlera, jemi munduar tė flasim pėr dinjitet por sa tė vėrtet e paskan pasur politikanėt tanė kėtė, kjo duket duke krahasuar me palėn tjetėr, me palėn e politikanėve maqedonas, qė fushatėn e mbaruan dhe pa shpallur fituesi nga komisioni shtetėror e deklaruan humbėsin dhe fituesin dhe i hapėn rrugė punės, realizimit tė premtimeve tė bėra popullit. Kjo mė duket ėshtė vlerė civilizuese, ky ėshtė dinjitet, kurse ajo qė po ndodh mes shqiptarėve nė politikė ėshtė urrejtje primitive, ėshtė ndjenjė jo fisnike ėshtė karrierizm meskin, ėshtė mosmirėnjohje e vullnetit tė popullit dhe e rregullave tė lojės politike. Pse a nuk ka ndodhur edhe nė kampin tjetėr ērregullime, pse a nuk ka nė kampin tjetėr parregullsi, sigurisht ka pasur, por ata gjithmonė kur ka ardhur puna pėr tė qen bashkė kanė qen bashkė, kurse ne, rrallė, shumė rrallė. Ne jetėn e mendojmė sot pėr sot, kurse ata e dinė qė pas katėr vjet do tė ketė zgjedhje tė reja dhe zgjidhjen e kanė bėrė qysh tani, kurse ne jo ne mbetemi destruktiv ndaj njėri tjetrit, ne shikojmė pas vetėm pas, si ma bėri ai dje, do t’ia bėjė unė sot, por do t’ia bėjė dhe nesėr qė tė jem i fituar. Kėshtu deri ku mund tė arrijmė?

    Pala tjetėr e hapi rrugėn pėr krijimin e qeverisė, kurse ne e kemi bllokuar atė. Kujt i takon vallė tė bėhet pjesėtarė pėr formimin e qeverisė sė re? Mė duket kėtu duhet njė qartėsi pėr politikėn kombėtare dhe jo pėr politikėn nė pėrgjithėsi. Duhet njė transparencė qytetare dhe jo njė primitivizėm bajraktar. Kėtu duhet pėr ta menduar jetėn shumė tė gjatė e jo tė shkurtėr deri para hundės sė njėrės apo tjetrės parti. Kėtu duhet menduar se data e zgjedhjeve tė tjera vjen shpejtė dhe nė se vazhdohet tė lodhet ky popull me prapaskena politike vėshtirė se do tė dilet mė nė votime dhe do ta humbisni pėrgjithėson mbėshtetjen popullore. Nuk e kupton askush vazhdimin e lojėn qė bėhet dhe ku do tė arrihet. Cili do tė jetė rezultati vallė? Nė politikė ka kompromise, ka koalicione por deri nė njė farė mase, nė atė masė qė e pėrligj arsyeja. Por kur kjo masė as nuk ekziston, atėherė pse duhet kėrkuar arsyeja? Tė gjithė mendojnė se ka njė zgjidhje dhe kjo ėshtė qė partitė shqiptare tė jenė nė pozitė dhe nė opozitė. Tė zbatohet rregulli i lojės dhe tė mos kėrkohen pazare. Ēdo Pazar i bėrė ulė nė radhė tė parė ēmimin dhe vlerėn e vet shqiptarėve dhe pastaj tė se cilės parti mė vete. Duhet kuptuar mirė se pazaret pėr tu futur nė qeveri do ta ēojnė pas ēėshtje shqiptare, duhet kuptuar se kjo lojė ėshtė me pasoja si ēdo futje nė pazar pėr tė blerė njė mall. Futja e tė dy partive nė qeveri do tė ketė dėme tė pa llogaritshme nė drejtim tė realizimit tė mė tejshėm tė drejtave tė shqiptarėve tė pėrparimit tė tyre dhe tė realizimit tė oponencės politike tė realizimit tė pluralizmit politik si shkalle e lartė e vetėdijes kombėtare dhe e qytetėrimit evropian. Pushteti, interesat, aferat koruptive, tė cilat kanė shoqėruar njė pjesė tė kuadrove ekzistues tė tė dy partive do tė mbysin ēdo kėrkesė dhe tė drejt legjitime tė shqiptarėve dhe do tė kthehemi pas aty nga viti 2000. E theksojmė kėtė se e ka vėrtetuar jeta. Kėtė e vėrtetojė fushata zgjedhore, kėtė e flet dhe e shikon gjithė populli shqiptar.

    Nė se do tė ndodh qė tė dy partitė shqiptare, ashtu siē dėshiron pala maqedonase, tė shkojnė nė qeveri, ose tė krijohet qeveria vetė me PDSH-nė parti qė ėshtė nė minorancė nė saj tė votės sė shqiptarėve, kuptohet se do tė se do tė ket probleme. Nė qoftė se PDSH-ja do tė pranojė si e humbur tė futet nė qeveri duke bėrė pazare siē duken gjėrat, atere kuptohet se te ajo parti nuk ka ēėshtje kombėtare e them kėtė sepse, pėrfundimisht do tė kuptohet se vota shqiptare nuk luan ndo njė rol, se pėr tė futur nė qeveri vendosin partit maqedonase dhe jo vota e popullit shqiptarė. Nga ana tjetėr BDI-ja nuk duhet tė bjerė nė rangun e PDSH-sė e tė futet nė pazare, pėr kėtė nuk duhet tė pres, por duhet tė punojė, duhet tė punojė me llogjikė e fituesit e tė kėrkoj isen qė i takon popullit tė qeveri. Nėse nuk do tė bėhet duhet menduar qė pas kėsaj ēdo tė thotė populli, ēdo tė thonė ata qė vrapuan nėpėr fushat, ata qė me plumba kallashi u frikėsuan pėr tė mos ngritur shtabet zgjedhore? Ēdo tė thonė luftėtarėt qė u akuzuan se prunė me luftė Ali Ahmetin nė pushtet? Ēdo tė thonė familjet e dėshmorėve dhe invalidėt e luftės qė me patericė e me plagė nė trup kanė mbėshtetur fushatėn? Kuptohet si kėto pyetje mund tė bėhen shumė dhe mund tė kėrkohen shumė pėrgjigje por duhet kuptuar se realisht ka vetėm njė pėrgjigje dhe ajo quhet mos vlerėsim, mos vlerėsim i vullnetit popullor, mos vlerėsim i sistemit tė cilin duam tė ndėrtojmė, mos vlerėsim i vlerave nė tėrėsi.

    U tha tėrė kohėn se kėto zgjedhje janė njė test pėr Maqedoninė, tani duhet shtuar se kėto zgjedhje janė edhe njė test pėr politikėn e partive shqiptare, kėto janė njė test edhe pėr secilėn parti, janė njė test pėr tė vlerėsuar vullnetin e popullit, janė njė test i vėrtet pėr tė provuar sa tė lirė janė nė tė vėrtet shqiptarėt dhe partitė e tyre politike, sa ato janė tė pavarura pėr tė zbatuar vullnetin e popullit qė pėrfaqėsojnė. Ato janė njė test pėr arritjet e deri tanishme, nė se i kemi realizuar vet, apo na i kanė lėnė tė tjerėt pėr tė na zėnė sytė neve dhe pėr ti thėnė botės- ja u dhamė diēka dhe shqiptarėve, i zbutėm pak. Nė se do tė pėrsėritet historia e viteve tė mėparshme nė lidhje me zgjedhjet, ku pala maqedonase ka vendosur pėr pjesėmarrjen e partive shqiptare nė qeveri, duhet tė menduar se po u pėrsėrit e kaluara, ajo mund tė pėrsėritet kudo. Kėtė nuk e them unė, kėtė e ka thėnė dhe e ka vlerėsuar historia. Kushte e situata tė ngjashme tė krizave nė histori, kur pėrsėriten nė tė njėjtėn mėnyrė nė kohė tė ndryshme por nė tė njėjtėn hapėsirė, ēojnė nė zgjidhje qė mund tė pėrsėritet me tė njėjtat forma dhe mėnyra si mė parė. Ky ėshtė njė mėsim qė duhet tė jetė nė konsiderat tė politikės dhe tė mos bėhen mė eksperimente siē janė bėrė mė parė me popullatėn shqipare kėtu nė Maqedoni.

    Duke par sė fundi dhe trukun dhe farsėn e partisė maqedonase qė ka fituar shumicėn pėr tė krijuar qeverinė, qė duket e vendosur, qė nga pala shqiptare tė ofrojė PDSH-nė e Arbėn Xhaferit qė nuk ka fituar shumicė, kuptohet qė situata po shkonė nga viti 1998 kur u bė po ai gabim, ku PDSH-ja shkoj nė pushtet me mė pak vota se se PPD-ja dhe u krijua ajo krizė qė solli luftėn e vitit 2001. Si duket dikush e kėrkonė qė nė Maqedoni tė pėrsėritet historia, histori qė mė shumė nuk e dėshirojnė ata qė bėnė luftė, ata qė sot janė anėtar dhe simpatizan tė BDI-sė parti qė u krijua pas luftės. Prandaj mendojė se kėrkohet qė kėsaj rrjedhe tė gabuar ti dilet para, ti dilet para duke angazhuar gjithė format demokratike, duke vėnė mbi ēdo gjė llogjikėn e hekurt, duke vendosur mbi ēdo gjė pėparimin dhe realizimin e tė drejtave tė shqiptarėve.

    Tetovė 22 korrik 2006



    Nga Petrit Mėnaj

    Shkrimtar dhe analist
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Postime
    19

    Davius lexo shkrimet e analistit Lamallari nga Londra

    Davius lexo shkrimet e analistit Musa Lamallari nga Londra per politiken ne Maqedoni dhe per Petrit Menaj. Ky shkrim eshte i botuar para dy vjeteve, ne Fakt dhe ne web faqen e autorit www.musalamallari.com Tani kur ky mercenar nga Shqiperia nuk do te gjindet ne pushtet, nuk ju fryn puizave te paqes, por perkujton lufte... Kujton se shqiptaret hajne bari... Une e gjeta kete shkrim se lufta ne Maqedoni nuk ka qene per bashkim, por lufta ka qene me larguar PDSH... kjo eshte shume e pandershme kur maskohet me petkun e luftes per clirim kombetar....

    ---------------------------------------------------------------------------


    NDALNIE LLAKĖRDIN TOPTAN!


    (Shkas prononcimi i Hashim Thaqit per konfliktin e vitit 2001 dhe zgjedhjet lokale ne Maqedoni)





    I nderuar, lider Ali Ahmeti



    E titullova kėtė letėr kėshtu dhe kam bindje tė thellė se njerėzit qė janė nė politikė do tė mė kuptojnė drejtė, pavarėsisht nga ajo se ju si do tė mė kuptoni. Me vetė faktin qė ju shkruaj, ju drejtohem juve, tregoj se sa i “madh” jeni ju, ndersa sa i “vogėl” jam unė. Ndaj nuk keni nevojė tė prononcoheni askundi ne lidhje me ketė. Fundja, unė kam desht tė jetoj dhe tė jem shtetas britanez, por me tė drejtė tė mbaj edhe shtetėsinė e Maqedonisė, nėse kėte nuk ma merr ndonjė nga policėt e partisė suaj. Por, jam thellė i bindur, se identitetin tim shqiptar, tė menduarit shqip dhe reintegrimin e shqiptarėve nė vlerat kombėtare, qofshin nė politikė, ekonomi, kulturė, sport, etj., duke pėrjashtuar nga ky koncept integrimin “integralist” tė ideologjisė suaj, askush nuk mund tė ma marr, por jam edhe nė gjendje ta mbrojė, jo pėr karrierė politike, jo pėr aleanca te rrejshme, jo pėr t’i dhėnė jetė partneritetit iluzor nė Maqedoni, qoftė LSDM apo VMRO. Mua, tek e fundit, nuk mė duhet luftė tė bėhem lider nė Maqedoni, t’ua prishi rehatin fshatrave shqiptare, t’ua burgosi bijtė dhe bijat, por ēka ėshtė edhe mė dhimbshme, nuk mė duhen dėshmorė pėr karrierėn time politike nė Maqedoni, pėrkundėr asaj qė unė nė kėtė letėr prezentojė njė reintegrim tjetėr pėr shqiptar qė ka mund edhe pa luftė tė realizohet nė Maqedoni.



    Ju, i nderuar, lider Ali Ahmeti, e dini se kur ka veprime politike nga liderėt nė Kosovė dhe Shqipėri, gjithēka levizė nė Maqedoni, trazohet ēdo gjė, sikur kafshėt dhe insektet kur lėvizin para momentit tė termetit, pasi ata kanė njė nuhatje shqisore mė tė pėrsosur se sa njerėzit. Jo rastėsisht hazreti Sulejmani, mbreti i Judės, bisedon edhe me bubrrecin, pavarėsisht sa i madh ka qenė me mbretėri dhe pushtet ky mbret i israilėve. Kjo lėvizje tregon diēka, paralajmeron njė tė vėrtetė, por para se gjithash vet verpimi i juaj, ngurrimi pėr t’u kundėrpėrgjigjur deklaratave tė Hashim Thaqit, qoftė kur ato mund tė mirren edhe si kėshilla, dėshmon se koncepti i juaj integralist nė Maqedoni ėshtė vetėm pragmatizėm, pamflet i qenies me mentalitet defensive nė politikė dhe pa bazė reale nė proceset integruese globale nė botė. Me nje fjalė: ju, i nderuar, z. Ali Ahmeti, jeni i varur nga faktorėt politik nė Kosovė dhe Shqipėri. D.m.th., edhe ju e pranoni me veprimet e juaja se nuk mund tė ketė integrime parciale ngase logjika dhe ligjet e natyrės e dėshmojnė tė kundėrten. Por kėto doktrina “humbje kohėsh” janė qesharake kur u imponohen shqiptarėve nė Maqedoni, pasi qė ata natyralisht nė proceset e reja kanė filluar tė shijojnė frytete e njė reintegrimi tjetėr nga ky i juaji. Por, unė tani nuk dua nė kėtė letėr tė ju informoj mė tepėr pėr reintegrimin e shqiptarėve nė tė cilin besoj unė dhe shumė shqiptarė. Sa pėr hyrje, unė ju jap njė shembull: shqiptarėt si nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni dhe anė e kėnd botės kanė filluar reintegrimin e tyre si shqiptar ta shfaqin pėrmes mediave elektronike dhe internetit, pėrkunder asaj qė pronarėt e tyre kanė pengesa nga ujqtė e partisė suaj, ose kushtėzohen (blackmail) pėr ta pasur ndonjė integrist joshqipfolės nė bord, qė ėshtė nė kundėrshtim me logjiken e tregut dhe proceseve globalizuese. Kėtė haraq mė sė shumti janė ka e paguajnė shqiptarėt nė Maqedoni… Pėr aspektin ekonomik do tė ju shkruaj njė herė tjetėr, tė ju tregoj se sa i madh jam unė, e sa i vogėl jeni ju, nga fakti se mua nuk mė janė dashtur fondet e shqiptarisė pėr tė akomoduar oreksin e jetės sime, pasi jetoj prej djersės sime dhe jam krenar pėr punėn qė e bėj…



    Eshtė fakt, zoteri Ali Ahmeti, se vizita dhe prononcimi i Hashim Thaqit nė Shkup pėr konfliktin e vitit 2001 nxori nė siperfaqe inatet dhe konspiracionet e interesave miskine tė kampit politik shqiptarė nė Maqedoni. Derisa opozita, siē ėshtė rasti me PDSH-nė, qė gjerat tani i sheh vetėm bardh dhe zi, nga inati i humbjes sė pushtetit nga ju, u pėrpoqėn kėsaj vizite t’i japin konotacion politik nė luftėn partiake kundėr jush, tė tjerėt ndryshe e kuptuan liderin e PDK-sė Hashim Thaqi nė Shkup. Ndėrsa, ju, i nderuar, nė vend qė prononcimin e tij t’a kuptoni ndryshe nga opozita, ndryshe nga tė tjerėt, tė jeni autokritike, i pėrgjegjshėm dhe tė kuptoni drejt mesazhin e demokracisė, ju, i nderuar, vrapuat tė lidhni aleanca aty pėr aty, tė shkaktoni mjegullė, tė mospranoni realaitetin e dėshtimeve politike, nėnvlersuat edhe konceptin e juaj ideologjik “itnegralist” dhe kėrkuat mbeshtetje ke oponentėt e Hashim Thaqit nė Kosovė. Tani ua pėrkthejė mesazhin e Hashim Thaqit edhe njė herė, qe nuk ėshtė asgjė tjetėr perveē se pėrkthim bukfal, pasqyrim i formulės “zbulim i zbuluar” qė pėr ēdo shqiptarė ėshtė e ditur dhe e qartė. Asnjė aleance nuk fshihet nė prononcimin e Hashim Thaqit perveē hallit tė vėrtetė tė shqiptarėve nė Maqedoni. A mos vallė, ju i nderuar, deshtėt qė Hashimi tė thotė se pėr tė gjitha dukuritė negative nė Maqedoni pyetjet e shqiptarėve duhet tė adresohen ke partia e Arbėr Xhaferit. Ose, tė gjitha anomalitė qė kanė ndodhur nė kohėn tėnde, duke filluar prej mashtrimeve, maltretimeve policore, kidnapimeve, burgosjeve, ndjekja e ushtareve tė ushtrisė suaj, duke mos pėrjashtuar kėtu edhe familjet e tyre, pastaj vrasjet qė kur nuk u ndriēuan, mos definimi i statutit te invalidėve tė luftės, papunėsia e madhe e shqiptarėve, etj.etj.. – tė gjitha kėto probleme, qė u krijuan me ardhjen tėnde nė skenėn politike si lider nė Maqedoni, duhet tė zgjidhen nga opozita dhe jo pozita. Tė mos hutoheni, shqiptarėt kanė pyetje edhe pėr opozitėn qė deri dje ishte pozitė, por pyetjet janė tė natyrės tjetėr, ndoshta kėto pyetje ishin edhe nje nga shkaqet e konfliktit tė vitit 2001 se shqiptarėt nuk durojnė arrogancėn e tė medhėnjėve lider nė fillim te shekullit 21…Kėtė e provoi edhe Berisha, por dėshtoi nė vitin 1997. E sheh, i nderuar, se kėtu edhe unė jam i njėjtė me prononcimin e Hashim Thaqit.



    Ju, i nderuar, lider i BDI-sė, pėr marketing tė zgjedhjeve lokale nė Maqedoni, lejuat aktivistėt e partisė suaj tė manipulojnė me posterėt e Ramush Haradinaj, nė kundėrshtim me porosinė e tij, me idealin e tij se Kosova ėshtė para Ramushit, kurse ju vet vrapuat nė tė njėjtėn kohė tė “dėshmoni” i pari pafajėsine e tij nė Prishtinė. Askush nuk beson se njė veprim i kėtillė i aktivistėve tė partisė suaj i bėn nder Ramush Haradinajt dhe familjes sė tij, pavarėsisht nga patriotizmi folklorik primitive ne rrugėt e Shkupit. Juve edhe nuk ju interesonte shumė Ramush Haradinaj, ngase u munduat tė luani njė rol tė ndėrmjetėsuesit, rolin e mėparshėm tė Xhaferit, rolin e kryeplakut tė fiseve, gjoja se mund tė manovroni nė kėtė rol krahas porosisė sė Sollanės “se cfarė qeverie i duhet Kosovės”, i cili qe nė start ka qenė kundėr emėrimit tė Ramush Haradinajt pėr kryeministėr tė Kosovės. Kurse, nga ana tjetėr, angazhuat nė Maqedoni skoevcat pėr thyerjen e heshtjes parazgjedhore nė zgjedhjet lokale, duke mbushur webfaqen e juaj nė internet me materiale propagandistike, pastaj shfrytėzuat MTV tė plasoni fitoren e Hazbi Likės para pėrfundimit tė procesit zgjedhor. Krejt kjo dėshmon se demokracia nė Maqedoni edhe pas konfliktit 2001 nėn udhėheqjen tėnde ėshtė kuptuar mbrapshtė, kurse mjetet e informimit publik shėndrrohen ne kamxhik partiak, edhe ma keq se nė kohėn e komunizmit, nė kohėn e PPD-sė, nė kohėn e PDSH-sė. Mua mė vjen shumė keq qė informatėn shqiptaret ta marrin nga mediat joshqiptare, nga ata tė mėsojnė pėr ngjarjet nė vendin e shqiptarėve. E ju, i nderuar, si cdo herė, ishit nė Prishtinė. Buqkovski ne Turqi dhe Cervenkovski nė Israel. Edhe nė shtetet mė tė zhvilluara demokratike nuk ndodhin vizita zyrtare nė kohėn e zgjedhjeve. Kujt u munduat t’ia shitni kėto marifete nė Pazar? Do t’i kisha besuar demantit tė webfaqes suaj tė publikuar nga Drenushi nė internet sikur tė mos ishte fotografia e juaj me Bajram Kosumin nė Kosovapress. Pra, ju qendruat nė Prishtinė dhe jo siē pretendojnė skoevcat e partisė suaj nė internet. Eshtė shumė e vertetė se Hashim Thaqi nuk deshti tė takohet me ju nė kėtė moment tė mjegullave politike nė Kosovė. Por kjo nuk do tė thotė se aga Abaz dhe Kėrēova, strehimorja e heroit tonė Nuhi Berisha, i kanė dyert e mbyllura nė Kosovė. Ama, aga Abaz, i nderuar, e jo Ali Ahmeti nė rolin e babadimrit tė vonuar nė Prishtinė.



    Ju, i nderuar, lider i BDI-sė, duhet ta dini se Kosova ka program dhe ka udhėheqės qė idealet e UĒK-sė tė mos zbehen, tė mos vihen nė pyetje, pavarėsisht spektrit tė ndryshėm politik atje, dilemat nuk ekzistojnė kur nė pyetje ėshtė pavarsia e Kosovės, ndaj ata nuk kanė nevojė pėr asistencėn tuaj integraliste, siē ju e kėrkoni prej saj kur jeni nė situata tė palakmueshme nė Maqedoni, ose, tė them mė mirė, vetėm integristėt e partisė suaj jetojnė me bindje se shqiptarėt mund tė ndahen nė pro-Hashim dhe pro-Ramush, kurse shqiptarėt tjerė nuk mendojnė kėshtu, por edhe ju nuk mendoni kėshtu, pasi edhe Hashimi edhe Ramushi kanė luftuar nėn betimin e amblemės se Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pėr ta larguar policinė dhe ushtrinė e Serbisė nga Kosova dhe pėr t’i dhėnė vulė proceseve globalizuese botėrore edhe nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Ata nuk janė shetitur zyreve tė Millosheviqit dhe oborreve tė kishave tė Italisė. Kėtė i madh e i vogėl e di nė Kosovė, edhe atėherė kur nuk votohet partia e Ramushit ose partia e Hashimit. Por, kjo ėshtė demokracia, pėrcaktimi i qytetarėve nė zgjedhje, qė respektohet me tė madhe nė Kosovė nga tė gjithė…



    Pra, i nderuar, erdha te percaktimi, qė ėshtė norma e parė e demokracisė, qė buron nga koncepti i lirisė pėr tė jetuar i lirė, pėr tė zgjedhur nė jetė, tė quhesh Abaz apo tė quhesh Ali, e ju zgjodhėt tė quheni Ali integralisti, tė jeni lider i nje partie, tė jeni tė zgjedhur, kurse unė i lirė nė percaktim tė zgjedh, tė percjellė punėn e tė zgjedhurve. Kėshtu, edhe unė e edhe ju, pvarėsisht nga pėrcaktimet, para ligjeve duhet te jemi tė njėjtė, me tė drejtė tė japim vetėm njė votė. Asgjė e keqe kėtu. Mirėpo, e keqja, nė realitetin e shqiptarėve nė Maqedoni, qėndron kur qytetarėve u mohohet pėrcaktimi, u refuzohet liria pėr tė zgjedhur, mbushen kutit e votimeve, gėnjeshtra shitet si e vėrtetė, mjetet e informimit publik shqip bėhen pronė e partisė nė pushtet dhe qytetarėt mbeten nė terr informativ. Provohet edhe mė e keqja, verdikti i shqiptarėve nėpėr fshatra shitet TOPTAN si nė kohen e Ali Babės nė Bagdad. Kjo kėshtu ka filluar tė ndodhė nė kohėn e Alitit, ka vazhduar dhe ėshtė profesionalizuar nė kohėn e Xhaferit, kurse tani, nė kohėn tėnde, po legjitimohet, pėrkundėr “idealit” dhe luftės qė ju e zhvilluat pėr “liri dhe tė drejta mė tė mėdha” pėr shqiptarėt nė Maqedoni.



    Dorėn nė zemėr, zotėri Ali Ahmeti, nuk ėshtė edhe krejt zi, keq. Do tė jem i marrė nėse nuk e pranoj se ka edhe aspekte positive me ardhjen e juaj si lider, por ju duhet tė bėni edhe mė shumė. Nuk do tė thotė se nė tė gjitha zonat shqiptare veprohet kėshtu nė zgjedhje. Nuk veprohet kėshtu atje ku ka zėnė rrėnjė vetėdija kombėtare, kultura dhe shkollimi, ku primare ėshtė shkenca, dija dhe puna. Atje e patėn kot edhe Aliti, edhe Xhaferi, por edhe ju do ta keni kot nėse e provoni. Unė nė kėtė shkrim e kam fjalėn pėr malėsinė e Sharrit, pėr njė pjesė tė Kumanovės, rrethin e Shkupit dhe pėr disa lagje tė getoizuara shqiptare nė Shkup. E kam fjalėn pėr zonat ku varfėria po merr haraqin e vet, ku shkenca dhe puna janė vetėm ėndėrr e parealizuar, ku vetėdija e shėndosh kombėtare, pėrcaktimet demokratike dhe proceset globale nuk janė terminologji e fjalorit tė pėrditshėm, nė vend tė gjithė kėtyre pėrdoret feja e mullahave dhe qullahave, abuzohet nėna dhe fėmija, frikėsohet dhe kėrcėnohet personeli edukativo-arsimor, votohet edhe pėr tė vdekurit dhe krejt kjo llakėrdi shitet TopTan nga mullahi ose qullahi, qė nė kohėn e kralit kanė qenė nė saff tė parė, nė kohėn e Titos nė saff tė parė, nė demokracinė e Alitit dhe Xhaferit vazhduan prapė tė jenė nė saff tė parė, e po kėshtu edhe nė kohėn tėnde. Ky fenomen dhe kjo fe e mullahave dhe qullahave bėhet lehtė servile e partisė nė pushtet, ndėrsa ata tė pushtetit e preferojnė kėtė fe pėr shkak se manipulimi dhe instrumentalizimi i mullahave dhe qullahave bėhet veresi nė emėr tė njė premtimi “udhėtimi” pėr visėn false nė xhenet.



    Dhe, nė fund, i nderuar, ta kam drejtuar kėtė letėr me shpresė se ju keni rastin tė kapni trenin e fundit, keni njė shansė historike, jo vetėm tė nėnshkruani kode tė marrėveshjeve pėr zgjedhje tė drejta dhe tė lira, por edhe tė mos e pranoni fenė e mullahave dhe qullahave, qė deri dje ishin servilėt e atyre qė ishin para jush nė pushtet. Ju takon tani juve, nė vend qė tė shkoni e tė mirreni me “big politics” nė Prishtinė, tė merrni Xhaferin pėr dore dhe tė dilni nė teren pėr ēka edhe jeni zgjedhur, tė ndalni kėtė dukuri negative, tė ndalni votat TopTan dhe grindjet e panevojshme, tė betoheni se do tė mbroni tė drejtat e gruas shqiptare nė pėrcaktim, tė mos bėhemi objekt pėr tė huajt se nuk e kuptojmė demokracinė drejtė, premtoni se do tė zhdukni bashkarisht varfėrinė, analfabetizmin, tė ngritni nivelin edukativo-arsimor, duke ofruar sende tė kapshme, vende pune, plasmane pėr shitjen e prodhimeve tė bujqėve shqiptarė, ose tė gjeni fonde pėr stimulimin e fermerėve shqiptar, tė hartoni plane pėr zhvillim dhe jo tė mirreni me hallet e Kosovės, se askush nga Kosova nuk ju ka votuar, nuk ju ka zgjedhur. Por edhe nuk kanė nevojė. Nė tė kundėrtėn, edhe ju nuk do ta keni larg, njėjtė si ish komandanti, e tė deklaroni:”Si ėshtė e mundur nė lagjen time, unė mbeta me 300 vota, ku shumica janė shqiptare, kurse Trifun Kostovski me 3000 vota.” Kjo duhet tė na shqetėsojė tė gjithėve? Vėndonie gishtin nė kokė, para se tė merrni ndonje pėrgjegjėsi!



    Musa Lamallari,



    15. 03. 2005

  5. #215
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Postime
    19

    Vazhdim

    Shkaba e juaj qe quhet Petrit reagon me urdher te Ali Ahmetit dhe behen te dy bashke njerez qe ju fryen puizave te Paqes per ta mbrojtur rehatllakun e tyre te pushteti me LSDM dhe jo te shqiptareve... Por une e kam gjetur edhe kete leter qe pas nje vit polemika vazhdon me reagimin e Shkabes Petrit kunder nje shkrimi tjeter te Musa lamallarit per Bardhyl Mahmutin... Kjo polemike e nxit autorin te botoje letren e tij private qe ja ka derguar kesaj shkabe para dy vjeteve....

    Davius, lexo pak dhe analizo...

    --------------------------------

    FEJA SHQIPTARIT NUK ESHTE SHQIPTARIA

    (Leter private derguar Petrit Menaj PARA NJE VITI ne adrese te BDI-se?”)


    >-- Original Message --

    >Date: Mon, 16 May 2005 22:51:43 +0100

    >From: albanur@tiscali.co.uk

    >Subject: FEJA SHQIPTARIT NUK ESHTE SHQIPTARIA

    >To: bdi@bdi.org.mk





    Tregoni qatibit te Ali Ahmetit, eprorit Petrit Menaj se nuk e njeh filozofine, nuk e njeh dialektiken, nuk e kupton politiken globale, nuk eshte intelektual i kalibrit qe kupton idete nga tjetri, nuk me njeh mua, ka pak informata dhe une kam me shume per te...bile e dije edhe sa i madh eshte barku i tij...



    Tregoni qatibit te Ali Ahmetit, eprorit Petrit Menaj, nuk jam refugjate si Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, tregoni se cdo tre muaj jam ne Shkup, tregoni se nuk kam nevoje qe profetizimet e mia t'i kene ne konsiderate tipat si Petrit Menaj dhe kompania e tij... Kam kliente me te forte se keta tipa t'i paguajne profetizimet e mia ne Londer... Kurse vet jam ne gjende edhe boten e femijes ta kuptoj permes vizatimeve...



    Tregoni qatibit te Ali Ahmetit, eprorit Petrit Menaj se Musa Lamallari nuk luan teze me ceshtjen shqiptare, tregoni mos te fryhet si kfasaci 5 leke se ka qene ne lufte, mos te mashtrohet se ka fituar ne lufte, por le te bindet se ai bashke me Ali Ahmetin kane luajt degergjik, e tjeter kush ka mbrojtur pragun e deres per sallatanatet e te dyve...



    Tregoni qatibit te Ali Ahmetit, eprorit Petrit Menaj se Musa Lamallari nuk ka pasur nevoje as per degergjikun e Ali Ahmetit e as per asistencen e Petrit Menaj...tregoni se nuk ka nevoje Petrit Menaj ta mbrone LSDM-ne, tregoni nese eshte i forte dhe ka punuar me mencuri te mos beje dicka tjeter me shqiptar, qe nuk kane menduar si kompania e degergjikut te Shipkovices, mos t'ia mesyn hiq...se rreshqet si derri ne akull...



    Tregoni qatibit te Ali Ahmetit, eprorit Petrit Menaj se veprat e Musa Lamallarit kane vule nga njerez te shkences dhe kalojne kufijte e Ballkanit...Tregoni se Musa Lamallari mburret dhe eshte krenar qe nuk i beson episodit erotik te Vaso Pashes, tregoni atij se Musa Lamallari shpreson ke FEJA ISLAME si Fe per Paqe qe do te ngadhnjeje nje Dite mbi te gjitha te keqijat qe jane ka e percjellin brenda dhe jashte, qe dojne te ja humbin mesazhin e vertete, kurse shqiptaret si KOMB...FEJA E SHQIPTARIT NUK ESHTE SHQIPTARIA....



    Tregoni atij se ne vitin 2001 Musa Lamallari dhe krejt familja Lamallari kane mbrojtur me dinjitet pragun e deres dhe kane mbajtur me buke ushtaret e UCK-se kur Petrit Menaj ka luajtur degergjik ne Shipkovice me Ali Ahmetin...



    Tregoni Petrit Menaj se Musa Lamallari nuk eshte GOSSIP, por eshte REAL...dhe shpreson per kete JETE SIKUR TE JETON PERGJITHMONE DHE ESHTE I PERGATITUR PER TJETREN SIKUR TE VDES NE CAST...



    Tregoni Petrit Menaj se nuk ka kuptuar librin tim te pare, per te dytin as nuk dua te flase se jam thelle i bindur se edhe nuk mund ta kuptoje...ngase syte e tij nuk shohin, veshet e tij jane te mbyllur dhe shpirti i tij lundron ne metafiziken e vetkenaqesise kur gjen budallenje.... Thuani atij, o Petrit Menaj, Musa Lamallarit nuk ja ndine hiq kur ndokush nxjerr citate nga libri i tij per kontekstet qe ai ose te tjeret enderrojn se i kane si mjet ne seancen e vetmashtrimit te tyre...



    TREGONI PETRIT MENAJ SE KREJT NE MAQEDONI NUK HANE BARI DHE E DIJNE SE CKA KA QENE DEGERGJIKU NE VITIN 2001? NDAJ NUK E MERITON AI QE UNE T'I SHKRUAJ NE GAZETE PER HIRE TE MOS I DEMTOJ FILIZIAT E DINIT ISLAM DHE RRENJET E KOMBIT SHQIPTAR...



    PERGJIGJE TELEPATIKE NGA LONDRA PER PETRIT MENAJ NEW



    P.S.



    Per ju skoevca te LSDM-se, kur botoni ndonje send ne faqet e juaja, kur permendet emri im, ju duhet se paku, nese nuk i keni shkrimet e mia, titullin e tyre ta vendoni aty, njejte sic kam bere une ne web faqet e mia. Une nuk jam parti politike, nuk jam PDSH, jam UNE: Musa Lamallari... Nuk va marr pushtetin e vockel te vetekenaqesise te masturbimeve politike. Por, eshte mire per hire te informimit te drejte te opinionit me te gjere kjo pune te behet...

    Nese mendoni se punet i keni mire... skeni se cka te frikesoheni! Tjeter here kur t'i botoni Petrit Menaj sende ne faqet e juaja, eshte mire te leni edhe e-mail adresen e tij njejte sic bej une....Nese nuk marr pergjigje kete leter do ta botoj ne internet dhe jo ne gazete...do ta le aty kur njerezit kerkojne per ali ahmetin ne google, per bashkimin demokratik,...etj...ka mos.....



    Me respekt,

    MUSA LAMALLARI

  6. #216
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Tė martėn nė seancėn konstituive u zgjodh kryeparlamentari i ri, kryetar i ri e dhelpėr e vjetėr, qė nė opinionin shqiptar mbahet mend pėr retorikėn e theksuar anti-shqiptare, kur deklaronte se "shqipeve do tua shkurtojė kanxhat".

    Nė kėtė seancė ndodhi ajo qė u paralajmėrua nga BDI, deputetėt e kėsaj partie lėshuan sallėn dhe akoma nuk dihet se a do tė kthehen nė kuvend, apo do ti kthejnė mandatet e tyre. Kurnazėt sllav, bėnė ē'bėnė, e qetėsuan topin dhe tani po luajnė teze me deputetėt shqiptar. Fatkeqėsisht, naiviteti i disa deputetėve shqiptar shkon aq larg, sa qė fillojnė e u dalin nė mbrojtje "vėllezėrve tė tyre ideologjik. Nė kritikėn thumbuese tė Buēkovskit drejtuar kryeparlamentarit tė sapozgjedhur se "gjersa para 12 viteve synonte t'ua shkurtojė kanxhat shqipeve, tani ai do tu bėn manikyr e pedikyrė...". Nė kėtė, brofi "patrioti" jonė "simpatiku Thaēi" dhe i doli nė mbrojtje vėllaut tė tij sllav, duke deklaruar "profesori tė paktėn nuk ėshtė vrasės i shqiptarėve...". Dhe "simpatiku Thaēi" sikur harron se edhe ai vetė ėshtė bashkėpunėtor nė vrasjet e shqiptarėve, tė cilėt si kurban ia dorėzoi Buēkovskit...

    Bravo i qoftė Thaēit, thash me vete, paska ditur edhe ky ti del zot dikujt... dikujt... unė kisha bindje se ky njeri dinte vetėm tė sulmonte, fyente e deigronte... por pėr momentin sikur kisha harruar se tani po fliste pėr vėllaun e tij sllav e jo pėr "pisat shqiptar"!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 03-08-2006 mė 10:36
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  7. #217
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Sa i pėrket qėndrimeve tė BDI-sė rreth situatės sė paszgjedhjeve, sipas tė gjitha gjasave, kjo parti do tė gjejė forcėn ti mobilizojė tė gjitha strukturat shqiptare dhe tė ballafaqohet me poltikėn amatore tė VMRO-sė e cila me ēdo kusht dėshiron tė margjinalizojė ēėshtjet shqiptare.

    Rafiz Aliti, nėnkryetar i BDI-sė, nė pyetjen e Dnevnik, nė lidhje me deklaratėn e presidentit Crvenkovsji se "shqiptarėt duhet tė pajtohen me situatėn e re tė pasgjedhjeve", ishte pėrgjigjur "Presidenti po troket nė derė tė gabuar, sepse kėtė ėshtė dashur tia thotė mandatarit Gruevski"... Dhe ka tė drejtė, sepse se kė pėrfaqėsojnė kėta tė zgjedhurit shqiptar tė Gruevskit, njė Zot e di, kur dihet se nuk pėrfaqėsojnė vullnetin e shumicės sė votuesve shqiptar. Vallė ēfarė pėrfaqėsojnė kėta "shqiptarėt e ndershėm" tė PDSH-sė, qė u zgjodhėn pėr partnerė koalicionues si nė kohėn e socializmit, kur sllavėt zgjedhnin ca "kukulla tė ndershme shqiptare" pėr tė figuruar nė qeveri...

    Pėrflitet se degėt dhe nėndegėt e BDI-sė kėrkojnė nga kreu i partisė qė tė organizohen protesta, tė bojkotohet flamuri shtetėror, bile edhe tė ulet flamuri shtetėror nga tė gjitha institucionet e komunave me shumicė shqiptare, e deri nė skajshmėri tė kantonizimit, regjionalizimit dhe federalizimit. Po punohet intenzivisht dhe mua sdi se pse mė ka kap njė lloj optimizmi dhe njė dozė energjie... hhhmmm ėshtė thyer akulli dhe tash mė rrugėt janė tė hapura....
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  8. #218
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    ..




    Qente lehin karavani ecen






    ..

  9. #219
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Qentė lehin, karavani i derrave tė hipur mbi gomarė ec pėrpara...

    “DUI is committed to integration, yet at the same time it claims there are two majorities. There are no two majorities. In football there are no two winners, just one”, Georgievski said, adding that the country applies the Badinter principle and consensual democracy.

    Tha presidenti Crvenkovski... sa tė bashkuar janė sllavėt kur ėshtė nė pyetje interesi i tyre kombėtar...

    karavani i gomarėve ec... ec... zvaritet... pa e kuptuar se ėshtė vetėm njė hamall gomaresk i dėshtimit
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  10. #220
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BDI-ja prej tė hėnės nė protesta masive

    Tetovė /04/08/ 09:05

    Protesta masive prej tė hėnės, 07.08.2006, do tė organizojė Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI), pėr ta shprehur pakėnaqėsinė me mospėrfshirjen e partisė nė qeverinė e ardhshme nė Maqedoni.

    Kėtė mbrėmė vonė e lajmėruan nga selia e partisė nė Reēicė tė Vogėl tė Tetovės, pas seancės katėrorėshe tė pėrbėrjes sė zgjeruar tė Kėshillit qendror tė BDI-sė, nė tė cilėn debatohej pėr hapat e ardhshėm politikė.

    Ermira Mehmeti, zėdhėnėse e BDI-sė, deklaroi se partia ka vendosur tė mbetet nė Kuvend dhe tė mos kthehen mandatet e deputetėve, ndonėse ka pasur edhe kėrkesa tė tilla nga anėtarėsia.

    “Tashmė prej tė hėnės do tė ndėrmerren aktivitete konkrete pėr shprehjen e revoltit”, deklaroi Mehmeti.

    Ajo shtoi se partia megjithatė ka vendosur tė mbetet nė respektimin e zgjidhjeve nga Marrėveshja kornizė e Ohrit, me atė qė nuk do tė lejojė ekzistimin e “majorizimit institucional” mbi baza etnike.

    BDI-ja nė zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi mė sė shumti vende parlamentare nė mjediset me elektorat shqiptar dhe nė bazė tė kėsaj kėrkon tė jetė parti nė pushtet, me qėllim qė atje t`i artikulojė interesat e shqiptarėve tė cilėt ia dhanė besimin nė zgjedhjet e lira parlamentare
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 22 prej 31 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Teuta Arifi kritikon qeverine ne Maqedoni
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 20:07
  2. Emrat e ministrave tė PDSH nė qeverinė maqedonase
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. Rėne van der Linden: Rekomandimet tona pėr qeverinė Berisha
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 14:32
  4. Ismail Kadare: Mesazhi im pėr Qeverinė
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 10:59
  5. Plani i Metės pėr tė votuar qeverinė e PD
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •