Close
Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 303
  1. #221
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    BDI-ja prej tė hėnės nė protesta masive


    “Tashmė prej tė hėnės do tė ndėrmerren aktivitete konkrete pėr shprehjen e revoltit”
    A thua PSE?
    Aq i shijshem qenka pushteti. hehee,per pushtet qka nuk ben njeriu.

    Po kesaj radhe nuk besoj se do mund te ja arrijne qellimit, sepse njerezit nuk hane bar.
    Provoni ju aktivistet e BDI-se qe jeni rrite me plazma keksa edhe pas protestave ngjituni ne Sharr ta shifni se sa "fllad"eshte atje.
    Jo jo i nderuar Davius, nuk behet lufte e as protesta "masive gjithpopullore"-sic i quani ju, me keta njerez qe i ka momentalisht BDI.

    Bash do me interesonte a do vijne ne protesta aktivistet e BDI-se nga Strumica, Shtipi dhe Kavadarci.

    Shendet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bOndi_oo7 : 04-08-2006 mė 05:54
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237

    Kundėr kujt janė ato protesta?

    Citim Postuar mė parė nga Davius
    BDI-ja prej tė hėnės nė protesta masive

    Tetovė /04/08/ 09:05

    Protesta masive prej tė hėnės, 07.08.2006, do tė organizojė Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI), pėr ta shprehur pakėnaqėsinė me mospėrfshirjen e partisė nė qeverinė e ardhshme nė Maqedoni.


    Ermira Mehmeti, zėdhėnėse e BDI-sė, deklaroi se partia ka vendosur tė mbetet nė Kuvend dhe tė mos kthehen mandatet e deputetėve, ndonėse ka pasur edhe kėrkesa tė tilla nga anėtarėsia.

    “Tashmė prej tė hėnės do tė ndėrmerren aktivitete konkrete pėr shprehjen e revoltit”, deklaroi Mehmeti.

    BDI-ja nė zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi mė sė shumti vende parlamentare nė mjediset me elektorat shqiptar dhe nė bazė tė kėsaj kėrkon tė jetė parti nė pushtet, me qėllim qė atje t`i artikulojė interesat e shqiptarėve tė cilėt ia dhanė besimin nė zgjedhjet e lira parlamentare

    Pata fituar njė simpati pėr BDI-nė nė bazė tė paraqitjeve tė tyre dhe asaj qė shifsha e dėgjojsha gjat vizitave tė shpeshta qė kisha nė Shkup. Mirėpo kjo qė thot ky tani nuk mė hyn nė kokė!

    - Si mund ta detyron dikend qė ta marrė patjetėr nė Qeveri nėse atij i konvenon apo i mjafton tjetri?

    - Po pėr ēka janė zgjedhjet, atėherė?

    Sipas kėsaj edhe PDK e Hashim Thaqit po u deshka me dalė nė protesta pse LDK nuk e ka pėrfshi ate nė Qeverinė e Kosovės por AAK-nė e Ramushit!

  3. #223
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga vrojtuesi
    - Si mund ta detyron dikend qė ta marrė patjetėr nė Qeveri nėse atij i konvenon apo i mjafton tjetri?
    Atj s'i konvenojne 17 deputete shqiptar dhe mbi 6 ministra, atij i konvenojne 11 deputete ( - 2 deputet Leka dhe Krasniqi = 9 deputete ) dhe vetem 3 ministra shqiptare!

    Citim Postuar mė parė nga vrojtuesi
    - Po pėr ēka janė zgjedhjet, atėherė?
    BDI-ja, nese nuk ke informata i ka fituar zgjedhjet ne kampin politik shqiptar!


    Citim Postuar mė parė nga vrojtuesi
    - Sipas kėsaj edhe PDK e Hashim Thaqit po u deshka me dalė nė protesta pse LDK nuk e ka pėrfshi ate nė Qeverinė e Kosovės por AAK-nė e Ramushit!
    Ketu flitet per tjeter gje, flitet per perfaqesim nacional, jo vetem si parti ke te don te merr ai ne pushtet, se neser nje parti e vogel fiton nje deputet dhe neser ate e merr ne pushtet!

    Gjerat jane me te thella se sa mendoni ju, nuk eshte ketu interes partiak, por interes kombetar te jete BDI-ja ne pushtet, sepse ka fituar vullnetin e popullit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 04-08-2006 mė 06:09
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #224
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    do bllokohe n te gjitha ceshtjet shqiptare me sa shof sepse na perfaqeson pakica.
    ulja e flamurit maqedon do ti merzise disa "shqiptare te ndershem" ketu ne forum.
    ku ka qeveri me qafsh.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  5. #225
    To live is to love...... Maska e Livia5
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    81
    Arbėn Xhaferri: BDI-ja proteston kot, ne do tė qeverisim
    "Katėr vitet e kaluara shėrbyen pėr stėrvitje politike, nxėnien e pėrvojės sė aguridhėve"

    Nga YLLI PATA

    Maqedonia po pėrjeton ndryshimet e njėpasnjėshme politike, ndėrkohė qė edhe pozita e shqiptarėve po pėrjeton njė pėrplasje dramatike. Pas vendimit tė Kryeministrit aktual, Nikolla Gruevski, pėr koalicion qeveritar me PDSH-nė e Arbėn Xhaferrit, nisėn polemikat e forta. BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila
    fitoi 17 deputetė, bojkotoi seancėn e parė tė Parlamentit, si protestė ndaj mospėrfshirjes sė saj nė qeveri. Ndėrkohė, kreu i PDSH-sė, Arbėn Xhaferri, nė njė intervistė ekskluzive pėr "Shqip", i konsideron normale zhvillimet e fundit...

    Zoti Xhaferri, tashmė ėshtėvendosur: PDSH-ja nė qeveri. Por ēfarė do tė pėrfitojnė shqiptarėt nė Maqedoni?

    Deri mė tani, nė dallim nga partitė e tjera shqiptare qė kanė qenė nė qeveri, 8 vjet PPD-ja dhe 4 vjet BDI-ja, vetėm PDSH-ja nė periudhėn e qeverisjes me VMRO-nė, 1998-2002 ka bėrė transparente platformėn e saj. LSDM-ja, si trashėguesi i dinakėrisė sė periudhės komuniste, ku tė drejtat zėvendėsoheshin me favore qė i jepeshin njė elite politike, kėtė metodė pune e pėrsėriti edhe gjatė qeverisjes me BDI-nė. Kėto dy parti nuk e bėnė publike, transparente platformėn e koalicionit, kėshtu qė sėrish jemi nė pozitė, qė punėt t'i vėmė nė vijė nga e para, ndonėse do tė hasim vėshtirėsi tė mėdha. Nga ana tjetėr, periudha e kaluar katėrvjeēare nuk u ndėrlidh me pėrvojat e mėparshme politike, por filloi nga e para dhe shėrbeu pėr stėrvitje politike, nxėnien e pėrvojės sė aguridhėve, tė rishtarėve politikė dhe pėrfaqėsuesve tė tyre nė institucionet e ndryshme tė shtetit. Jemi tė vetėdijshėm pėr realitetin e dallimeve qė ekzistojnė mes partive tė ndryshme politike, qofshin ato maqedonase apo shqiptare, prandaj pėrgatisim njė strategji moderne tė koalicionimit, nė tė cilat do tė pėrkufizohen temat ku shfaqet pėrputhja e plotė e pėrcaktimeve politike, pastaj temat ku pėrafėrsisht qėndrimet janė tė njėjta dhe nė fund temat ku nuk pėrputhen qėndrimet. Nė kėtė mėnyrė do tė trasojmė rrugėn pėr njė qeverisje racionale, duke i ikur pėrplasjeve stihike dhe befasive tė panevojshme. Populli shqiptar, prej kėsaj qeverie duhet tė presė reforma ekonomike, pėrmirėsim tė jetės sociale, mbrojtje, siguri, transparencė, avancim tė vazhdueshėm tė proceseve qė shpijnė nė strukturat evropiane, veriatlantike, implementim real tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe avancim tė sigurt tė drejtave tė shqiptarėve. Qeveria e re po lind me njė pėrplasje mes partive shqiptare.

    Si mund tė shuhet konflikti?

    Pėrplasja ėshtė e kotė, ėshtė pasojė e frustracioneve normale tė njė strukture qė e humb pushtetin dhe begatitė qė i sjell ai. Them e kotė ngaqė: askund nė Kushtetutė, as nė Marrėveshjen e Ohrit
    nuk shkruan se koalicioni duhet tė bėhet mes partive etnike, qė kanė fituar shumicėn e votave; BDI-ja deri mė tani veten e pėrkufizonte si parti qytetare, duke hapur degė dhe nėndegė nė Maqedoninė Lindore, ku anėtarėsoheshin edhe maqedonas nė dallim nga PDSHja, qė nuk turpėrohej nga ideja e njė partie qė vetėkufizohet me idenė qė t'i artikulojė interesat etnike tė shqiptarėve. Pėrnjėherė kemi njė situatė tė re, ku BDI-ja trumbeton se ėshtė parti etnike. Edhe sikur tė ishte e tillė kjo nga aspekti juridik, politik dhe madje moral nuk ka fare peshė; po ashtu, BDI-ja vetveten e pėrkufizonte si parti e majtė nė dallim nga VMROja, qė pėrkufizohet si parti e djathtė; VMRO-ja dhe PDSH-ja aderojnėmnė grupin e partive popullore evropiane nė dallim nga LSDM-ja dhe BDI-ja, tė cilat aderojnė nė grupin e partive tė majta evropiane; parregullsitė nė zgjedhje vėnė nė dyshim pretendimet e BDI-sė, se ka fituar shumicėn e votave; mandatari ka tė drejtė kushtetuese qė tė bėjė koalicion me kė tė dojė. Po qe se ai do tė pėrcaktohej pėr BDI-nė, ne nuk do tė ēonim pluhur, as qė do tė hetohej nervozizmi nė nivel shoqėror;fundja ėshtė e domosdoshme qė nė Parlament njė parti shqiptare tė funksionojė si parti opozitare. Insistimet e kėsaj partie, qė tė jetė pjesė e qeverisė, pėrkrahjen qė ajo merr nga tė ashtuquajturit analistė tė paguar dhe tė instruktuar nga qarqe joformale janė brengosėse vetėm pėr ata qė kanė njė interes nga kjo punė dhe nuk mund tė cilėsohen si dramė shoqėrore. Tė shkruash letra z. Solana dhe zyrtarėve amerikanė, qė kėto ditė heqin tė zitė e ullirit me krizat e mėdha botėrore, nė Liban, Palestinė, Iran, Kore Veriore dhe tė imponosh njė temė triviale, siē ėshtė pjesėmarrja e njė partie politike nė qeveri ėshtė indikator i papjekurisė qė e rrėnon imazhin e shqiptarėve, qė gjithnjė e mė tepėr perceptohen me ngjyrime negative, si njė shoqėri qė ka reagime joproporcionale pėr ēėshtje banale. Kėtė pėrshtypje si pėr shqiptarėt sistematikisht e ndėrtojnė qarqet antishqiptare kudo nė botė.

    Cilat janė dikasteret qė do tė mbulojė PDSH-ja dhe ministrat pėrkatės?

    Shqiptarėt zakonisht shfaqin interes pėr ministri qė kanė tė bėjnė me interesat e tyre tė veēanta nė fushėn e arsimit, kulturės, ekonomisė, pushtetit lokal, shėndetėsisė dhe kryesisht do tė pėrqendrohemi qė tė veprojmė nė kėto dimensione.

    Siē mėsohet, kėto ditė ka qenė nė Maqedoni edhe zoti Sabri Godo. Si e vlerėsoni rolin e z. Godo si ndėrmjetės?

    Me sa e njoh z. Sabri Godon, ai gjithmonė shfaq njė sensibilitet tė respektueshėm pėr ēėshtjet e shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe pėrpiqet tė japė kontributin e tij nė tejkalimin e mosmarrėveshjeve. Unė e respektoj angazhimin e tij fisnik, pa marrė parasysh natyrėn e misionit tė tij, privat apo zyrtar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Livia5 : 04-08-2006 mė 10:07
    "While there's life, there's hope."

  6. #226
    To live is to love...... Maska e Livia5
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    81
    SHBA-tė presin qė BDI-ja nė opozitė do tė mbėshtes reformat

    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė mėnyrė indirekte mbėshtetėn Qeverinė e ardhshme tė Maqedonisė nė tė cilėn nuk do tė participojė BDI-ja, tė cilės drejtpėrdrejt i dėrguan porosi qė “si opozitė t`i mbėshtesė reformat”.



    “SHBA-tė do tė punojnė me cilėndo Qeveri qė ėshtė formuar nė pajtim me Kushtetutėn e Maqedonisė… Lidhur me koalicionin, i takon Maqedonisė qė tė vendosė se si tė formojė Qeveri”, deklaroi zėvendės-ndihmėsja e sekretarit shtetėror nė Stejt Departament, Rozmari Di Karlo, nė intervistėn pėr Zėrin e Amerikės.
    Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) ishte partner i fuqishėm nė Qeveri, promovonte zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe reformat nė integrimin evroatlantik, vlerėsoi Di Karlo dhe pėr kėtė arsye qeveria amerikane konsideron se “BDI-ja dhe partitė tjera do tė vazhdojnė edhe si opozitė t`i mbėshtesin reformat e njėjta”.
    SHBA-tė presin qė Qeveria e re tė vazhdojė me reformat ekonomike, politike dhe nė sferėn e mbrojtjes, porositi Di Karlo.
    Deklarata e Di Karlos vjen nė momentin kur BDI-ja vendosė se si ta shprehė revoltin e vet, qė nuk ėshtė marrė si pjesė e koalicionit nė pushtet.
    "While there's life, there's hope."

  7. #227
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    EMIN AZEMI: PADREJTĖSI NDAJ BDI-SĖ DHE VOTUESVE

    "Unė mendoj se partitė dhe politikanėt duhet tė ulen dhe tė vendosin njė rregull, para sė gjithash mes shqiptarėve. Mendoj qė shqiptarėt kėtu kanė njė hile mes vetes. Ata nuk do duhej tė shpejtojnė se cili do tė shkojė nė qeveri, por do tė duhej tė merren vesh mes vete", thotė, pos tjerash, anlisti nga Shkupi, Emin Azemi.


    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Tashmė duket se situata ėshtė disi mė e qartė dhe nė qeverinė e Maqedonisė do ta kemi Partinė Demokratike Shqiptare dhe jo koalicionin BDI-PPD. A mendoni se kjo ėshtė e siguritė se do tė ndodhė, apo ende mund tė ketė hapėsirė pėr ndryshime?

    EMIN AZEMI
    Deri para pak kohe ka pasur dilema nėse do tė hyjė dhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim nė qeveri apo jo. Mirėpo pas deklaratės sė vetė mandatarit Gruevski, se nė qeverinė e ardhshme nuk do tė ketė vend pėr BDI-nė, tanimė gjithēka ėshtė e qartė.

    Ka pasur komente dhe dilema rreth kėsaj nėse ėshtė apo s'ėshtė mirė. Njė pjesė e analistėve tė cilėt kanė pėrkrahur opinionin, sidomos maqedonas dhe njė pjesė e shqiptarėve, e krijuan njė opinion se qeveria, mandatari ka tė drejtė tė ftojė nė koalicion cilėndo parti politike dhe kjo ėshtė nė rregull deri diku. Mirėpo kur tė marrin parasysh situatėn e votave dhe tė vullnetit tė popullit, atėherė mendoj se lėnia jashtė e njė partie politike, e cila ka marrė shumicėn e votave, ėshtė njė padrejtėsi, jo vetėm ndaj asaj partie, por edhe ndaj votuesve, tė cilėt ia kanė dhėnė besimin asaj partie politike. Tani shtrohet pyetja si tė veprohet nė tė ardhmen… a do tė shkojnė shqiptarėt sipas logjikės se cila parti maqedonase fiton dhe ata do tė shkojnė pastaj nė koalicion? Apo do tė vazhdohet me atė qė unė mendoj se duhet tė jetė, qė shumica e votave e pėrcakton edhe pushtetin dhe hyrjen nė qeveri.

    RADIO EVROPA E LIRĖ
    Ju pak mė parė shtruat dhe vetė pyetjen se ēfarė efekti dhe ēfarė ndikimi do tė ketė ky rast nė proceset e ardhshme zgjedhore nė Maqedoni?

    EMIN AZEMI
    Unė mendoj se partitė dhe politikanėt duhet tė ulen dhe tė vendosin njė rregull, para sė gjithash mes shqiptarėve. Mendoj qė shqiptarėt kėtu kanė njė hile mes vetes. Ata nuk do duhej tė shpejtojnė se cili do tė shkojė nė qeveri, por do tė duhej tė merren vesh mes vete. Dhe ėshtė njė provokim do tė thosha unė i vetė politikanėve maqedonas, tė cilėt pėrmes lėvizjeve tė tilla, duan qė shkaktojnė dy efekte. Duan tė bėjnė njė pėrēarje nė kampin politik shqiptar dhe duan tė bėjnė njė riformulim tė proceseve tė deritanishme politike qė kanė ndodhur nė Maqedoni. Kjo, pėr arsye se partia qė erdhi nė pushtet nė Maqedoni, njihet si kritikuesja mė e fuqishme e reformave nė procesin politik qė kanė ndodhur gjatė kėtyre viteve nė Maqedoni. Unė, ashtu si njė pjesė e madhe e shqiptarėve, brengosemi se mund tė ketė stagnim tė kėtyre proceseve pas 2001-shit me Marrėveshjen e Ohrit dhe me ndryshimet kushtetuese, e kėshtu me rradhė. Nė tė mirė tė qytetarėve tė Maqedonisė do tė ishte megjithatė qė partitė qė dalin nga vullneti i plotė tė elektoratit, ato tė jenė dhe bartėse dhe vazhduese tė proceseve politike.

    RADIO EVROPA E LIRĖ Pra tė supozojmė se pėrbėrja e qeverisė, siē thatė ju mė pare, ėshtė ajo qė ėshtė, do tė thotė me PDSH-nė dhe pa BDI-nė. Sa mendoni se do tė funksionojė kjo qeveri dhe do t'i shtyjė pėrpara reformat pėr tė cilat ju folėt pak mė parė?

    EMIN AZEMI
    Kjo qeveri, sipas mandatarit, para sė gjithash, ka njė platformė tė mirė ekonomike, siē e ka prezantuar deri tani dhe nė Maqedoni ka se ēfarė tė punohet edhe nė sferėn ekonomike, sepse politika deri tani ka qenė shenja dalluese e tė gjitha proceseve. Mirėpo unė frikėsohem se nėn kėtė angazhimin ekonomik do tė ngelin nėn hije disa procese politike, qė lidhen me avancimin e mėtejshėm tė tė drejtave tė shqiptarėve, kur dihet se nė Maqedoni ende nuk ka njė ligj pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė tė gjitha nivelet, kur nė Maqedoni ende nuk ka njė ligj qė pėrcakton statusin e forcave tė policisė nė njėsitė e administrimit lokal dhe nuk ka njė ligj pėr shenjat shtetėrore siē ėshtė hymni, stema e kėshtu me radhė. Prandaj unė kam frikė se nė kėtė aspekt do tė ketė tensionime tė brendshme nė parlament dhe kėto ligje qė i pėrmenda unė nuk do mund tė kalojnė as me shumicėn e Badinterit, qė mungon tani pėr tani. Dhe kjo nuk do tė arrihet pa ndihmėn e Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Mendoj qė ėshtė njė qeveri qė do tė funksionojė me probleme dhe me kriza tė vogla brenda parlamentit dhe brenda institucioneve tė shtetit.
    Intervistoi: Fatmir Bujupi
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #228
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Koalicioni qe do te ndaje Maqedonine

    (Analize nga Koēo Danaj)


    Duket se tashme ne Maqedoni koalicioni qeveritar eshte bere nje fakt i kryer. Por ai ka disa veēori qe duhet vene ne dukje qysh tani.


    Koalicion pa ngjyre politike

    Duket se do te kemi te bejme me nje koalicion pa ngjyre politike, pavarsisht se ēfare thuhet dhe ēfare propagandohet. Mjaftojne vetem tre shembuj per te vertetuar pohimin e siperthene. Ne gjirin e PDSH te drejtuar nga Xhaferri qe eshte partnerja shqiptare e Gruevskit, ka disa muaj qe ben pjese nje nga drejtuesit kryesore te LPRK me vone LPK e me vone te UCK e me vone te qeverise se perkohshme te Kosoves, Bardhyl Mahmuti. Arber Xhaferri ne nje perpjekje te deshperuar e argumentoi kolicionin e tij me Gruevskin per shkak te bindjeve politike te perbashketa. (Te djathta). Por ai e di fare mire se Bardhyl Mahmuti ndihet shume keq me kete perkufizim te bindjeve politike. Veshtire se Mahmuti do te deklaroje ndonjehere se ai eshte i djathte, te pakten per ata qe e njohin ate prej shume kohesh.(Babai i ShpatGjirokastres dhe i Vatanit ndihet keq kur i thone qe je i djathte).

    Shembulli i dyte ka te beje me ekzistencen ne gjirin e PDSH te nje rryme te konsideruar enveriste. Xhaferri dhe Thaēi e njohin shume mire kete rryme brenda partise qe drejtojne. Pas vitit 2001 dhe shperberjes se UCK, kjo rryme eshte forcuar dukshem perballe pragmatisteve te PDSH. Akoma nuk dihet se sa kjo rryme do te pranoje bashkejetesen me nacionalistet e Gruevskit dhe Georgievskit dhe nxenesit e Dosta Dimovskes, apo do ti kundervihet kesaj rryme. Shembulli i trete ka te beje me perfshirjen ne qeveri te fraksionit te larguar nga LSDM. Majtisti qe merr pjese ne nje qeverie te vetquajtur te djathte e ben me te prekshem pangjyresine e qeverise Gruevski qe do te krijohet ne Maqedoni.


    Kundershtaret dhe partizanet e Ohrit ne nje qeveri

    Ndersa dukuria e dyte thelbesore e ketij koalicioni eshte bashkimi ne te njejten qeveri te te gjitha atyre qe votuan kunder Marreveshjes se Ohrit me ata qe realizuan kete marreveshje. Jane 443 mije qytetare te Maqedonise qe votuan ne menyre «demokratike» kunder kesaj marreveshjeje. Gruevski dhe Andovi ishin nder organizatoret kryesore te referendumit famekeq. Ndersa sot qeveria do te krijohet me kundershtaret dhe partizanet e Marreveshjes. Moratoriumi qe kerkon Gruevski lidhur me te ashtuquajturin program ekonomik eshte ndoshta sfida me e madhe qe ai I ben Marreveshjes se Ohrit. Pranimi nga ana e shqiptarve I kesaj sfide, eshte heqja dore e tyre nga firma e hedhur para 5 vjetesh. Duket se Gruevski dhe shoket e tij akoma nuk e kane kuptuar se Marreveshja nuk ishte vetem per shqiptaret, por edhe per maqedonet. Ashtu si shqiptaret qe nuk kane kuptuar akoma se Marrveshja para se te jete teresi ligjesh, eshte mendesi dhe mentalitet.


    Ndarja e Maqedonise

    Dhe vime keshtu tek problemi I fundit. Moszbatimi I Marrveshjes se Ohrit do te thote ndarja e Maqedonise.
    Duket se ky do te jete edhe qellimi I koalicionit Gruevski-Xhaferri. Ne mars-prill 2001, regjizori-kryeminister i Maqedonise, Lupēo Georgievski kerkoi ndarjen e saj ne kushte te favorshme per ate dhe te pafavorshme per shqiptaret. Por Xhaferri nuk e pranio kete teze. Ndersa ne maj 2001 kur UCK kishte zoteruar Luginen e Vardarit, Georgievski u terhoq vete dhe ngarkoi Akademine e Shkencave per te mbajtur gjalle tezen e ndarjes se saj. Gazeta Veēer e dates 25 maj botonte harten e ndarjes se Maqedonise. Jane te njohura arsyet perse nuk u realizua ky skenar ate vit.
    Por skenari ekziston akoma. Dhe duket se ndarja e Maqedonise do te jete synimi thelbesor i koalicionit Gruevski-Xhaferri.


    Sa «Shqiperi» do te marrin shqiptaret ?

    Problemi kryesor per shqiptaret nuk eshte thjesht ndarja. Perderisa nacionalistet e VMRO-DPMNE nuk duan te jetojne me shqiptaret eshte normale qe edhe shqiptaret te mos pranojne te jetojne me ata. Problemi themelor eshte se sa «Shqiperi» do te perftohen nga ndarja. Kete duhet ta pohoje dhe per kete duhet te punoje udheheqja e PDSH-se, Xhaferri-Thaēi-Mahmuti. Ndersa Ahmeti duhet te kuptoje se kombi-politik eshte akoma nje fiksion shume i zbehte ne Ballkan.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237

    Sa pėr njohtimin tėnd!

    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Atj s'i konvenojne 17 deputete shqiptar dhe mbi 6 ministra, atij i konvenojne 11 deputete ( - 2 deputet Leka dhe Krasniqi = 9 deputete ) dhe vetem 3 ministra shqiptare!

    BDI-ja, nese nuk ke informata i ka fituar zgjedhjet ne kampin politik shqiptar!

    Ketu flitet per tjeter gje, flitet per perfaqesim nacional, jo vetem si parti ke te don te merr ai ne pushtet, se neser nje parti e vogel fiton nje deputet dhe neser ate e merr ne pushtet!

    Gjerat jane me te thella se sa mendoni ju, nuk eshte ketu interes partiak, por interes kombetar te jete BDI-ja ne pushtet, sepse ka fituar vullnetin e popullit!
    Si duket duke hapur tema tė panumėrta pėr tė mbizotėruar nė Forum e pėr tė ia bajtur dertin Kosovės, Shqipėrisė dhe Maqedonisė nganjėherė nuk po ke kohė qė tė jeshė mė i saktė nė pėrgjigjet tua por po flet ēka ta do zemra!

    Tani shiko ēka shkruan sot "Koha ditore":

    BDI-ja fillon protestat, SHBA-ja pėrkrah qeverinė e re

    Arben Ratkoceri

    ... SHBA-ja, duke pėrkrahur qeverinė e re mes VMRO dhe PDSH-sė, ka kėrkuar nga BDI-ja qė tė jetė opozitė konstruktive.

    ... SHBA-ja do tė punojė me cilėn do qeveri qė ėshtė formuar nė pajtim me Kushtetutėn e Maqedonisė dhe lidhur me koalicionin e ri , i takon Maqedonisė qė tė vendosė se si do ta formojė qeverinė...

    Tung e shifemi nė temat tjera!

  10. #230
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ne komentin qe kam lene me poshte, cdo pike apo presje eshte e sakte, te pelqen apo s'te pelqen ai realitet qe kam shkruar!

    PS:

    Per gjerat qe nuk kane te bejne me postimet apo temat, eshte e udhes te me kontaktosh ne privat nese te mundon apo te duhet sqarim plotesues, sepse qe dy here verej se ke permendur emrin tim ne publik, nje gje qe eshte kundershtim me rregulloren e forumit apo kulturen e debatit!


    Citat nga tema kultura e debatit:

    2. Diskutoni mbi temen e jo mbi personin

    Nje shprehje e famshme tani ne kete forum thote tekstualisht: "Njerezit e medhenj diskutojne mbi idete, njerezit medioker diskutojne mbi ngjarjet, njerezit e vegjel diskutojne mbi njerezit!". Kjo shprehje eshte kuptimplote. Kjo sherben si nje barometer per te matur shkallen e kultures se secilit prej nesh qe diskutojme ne forum: ka nga ata qe jane anetare te respektuar pasi diskutojne e sjellin gjithmone ide te reja; ka nga ata qe pergjithesojne duke u nisur nga episode apo ngjarje te vecanta; ka edhe nga ata qe diskutojne mbi njerezit.
    Lexo me gjeresisht per kete gje:

    Kultura e Debatit
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Teuta Arifi kritikon qeverine ne Maqedoni
    Nga Cimo nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 20:07
  2. Emrat e ministrave tė PDSH nė qeverinė maqedonase
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. Rėne van der Linden: Rekomandimet tona pėr qeverinė Berisha
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 14:32
  4. Ismail Kadare: Mesazhi im pėr Qeverinė
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 10:59
  5. Plani i Metės pėr tė votuar qeverinė e PD
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •