Botohet pėr herė tė parė
Arkivi Qendror Shtetėror
Problemi qė ėshtė paraqitur pėr shqyrtim, siē del edhe nga raportet e komiteteve tė partisė tė Korēės, tė Shkodrės dhe Ministrisė sė Arsim-Kulturės nga sa konstatuan nė vend dy ekipet qė u dėrguan nė kėto dy rrethe nga Komiteti Qendror, nga studimi i marrėdhėnieve tė kulteve me shtetin, nga tė dhėnat e organeve tė punėve tė brendshme ėshtė njė problemi i rėndėsishėm, qė me tė drejtė duhet tė tėrheqė vėmendjen e partisė.
Nė tė dy rrethet si nė Korēė ashtu edhe nė Shkodėr, nga ana e partisė tregohet kujdes pėr kėtė problem, punohet dhe ka rezultate. Tė tre raportet e paraqitur tregojnė, nė vija tė pėrgjithshme, gjendjen reale me tė mirat dhe tė kėqiat e saj. Nė anėt e mira, pėrveē sa thuhet nė raportet, mund tė pėrmirėsohet edhe se organizatat bazė dhe komitetet e partisė nuk bėjnė lėshime nė kėtė ēėshtje dhe luftojnė me vendosmėri kundėr pėrpjekjeve tė bėra kohėt e fundit nga klerikėt pėr tu riaktivizuar e pėr tė rifituar ndonjė pozitė tė humbur.
Me gjithė kėtė kohėt e fundit vihet re se jo gjithnjė komitetet e partisė dhe organizatat bazė merren seriozisht me luftėn kundėr influencės sė fesė. Ndėrsa pėr tė luftuar kundėr disa zakoneve prapanike qė dėmtojnė ekonominė, shėndetin e popullit dhe pozitėn e gruas nė shoqėri ėshtė bėrė njė punė mė e mirė, nė drejtimin e influencės sė fesė bėhet mė pak.
Nė takimet qė u bėnė me punonjės tė aparateve tė partisė, tė organizatave tė masave, sekretarė tė organizatave bazė, arsimtarė dhe punonjės tė thjeshtė dalin edhe kėto ēėshtje:
1.-Puna e partisė nuk ėshtė e vazhdueshme, ajo bėhet nė raste tė caktuara psh kur merret nė shqyrtim nga byroja e rrethit, pėrpara ndonjė feste ose kur papritur del ndonjė ēėshtje, siē mund tė jetė rasti kur gabon ndonjė shok apo kur ndonjė klerik kryen ndonjė akt tė shėmtuar.
Nė qoftė se lufta kundėr paragjykimeve fetare dhe propaganda ateiste-shkencore nuk bėhet nga tė gjithė, me tė gjitha mjetet dhe format, kudo dhe kurdoherė rezultatet do tė jenė tė avashme.
Sidomos lufta kundėr paragjykimeve fetare, besimeve tė kota, zakoneve jo tė mira, riteve fetare, mbajtjes sė ikonave etj. duhet tė bėhet nga ēdo komunist, aktivist i organizatave tė masave, arsimtarė etj. dhe ēdo ditė sa tė ndeshemi me kėto gjėra nė kontaktet e marrėdhėniet me njerėzit.
Kjo luftė duhet bėrė kryesisht pėr ato paragjykime e zakone qė dėmtojnė ekonominė, shėndetin e njerėzve dhe ulin personalitetin e gruas, por edhe pėr ēėshtje tė tjera qė pengojnė edukimin e njeriut tė ri me botėkuptim tė ri, e norma tė reja morale nė pėrputhje me kushtet e sotme tė marrėdhėnieve socialiste nė prodhim.
2.-Kryhet njė farė pėrpjekje e klerikėvė pėr tu riaktivizuar, pėr tė rifituar ndonjė pozitė tė humbur dhe pėr t'iu adoptuar kushteve. Kjo sigurisht ka lidhje me gjendjen politike tė jashtme sepse duke parė lėshimet qė bėjnė revizionistėt edhe nė ēėshtjet e fesė, klerikėt mendojnė tė fitojnė ndonjė gjė dhe tek neve.
Kjo ka lidhje edhe me pėrpjekjet qė bėjnė ata pėr tė shtuar burimet e tė ardhurave pėr veten e tyre duke zgjeruar aktivitetin fetar. Pėrpjekja e tyre pėr tė rifituar ndonjė pozitė tė humbur shprehet nė shtimin e kėrkesave ndaj komiteteve ekzekutive tė K.P. tė rretheve dhe ndaj Kryeministrisė, degės sė kulteve psh. pėr t'iu dhėnė e drejta priftit qė tė hyjė nė spitalet e shtetit etj. ose duke i rėnė kambaneve jashtė ēdo rregulli tė caktuar.
Kurse tendenca pėr t'iu pėrshtatur kushteve konkrete tani duket mė qartė. Pėrpara psh pagėzimi bėhej nė njė ditė tė caktuar, tani mund tė bėhet kurdo, pėrpara mesha bėhej nė mėngjez, tani mund tė bėhet edhe pas dreke, pasi tė kenė dalė njerėzit nga puna etj.
3.-Shkolla bėn njė punė tė pamjaftueshme dhe tė mjerueshme lidhur me kėtė ēėshtje. Arsimtarėt, inspektorėt, shefat e sektorėve dhe vetė ministria nė pėrgjithėsi mjaftohen me atė qė thuhet se vetė programet e shkollės sonė janė ateiste dhe se edukimi nė botėkuptimin ateist-shkencor bėhet nėpėrmjet procesit mėsimor.
Megjithėse edhe kjo punė bėhet mjaft dobėt mendojmė se tė kufizohesh nė programet dhe nė procesin mėsimor ėshtė e pamjaftueshme.
Me nxėnėsin e shkollės fillore e shtatėvjeēare nuk ėshtė puna vetėm pėr tė luftuar botėkuptimet fetare dhe pėr tė rrėnjosur tek ata botėkuptime ateiste-shkencore, por kryesisht pėr tė luftuar kundėr disa traditave e zakoneve fetare tė cilat nxėnėsit i marrin nė shtėpitė e tyre dhe u bėhen
si shprehi, siē mund tė jenė nderimi pėr kishat, xhamitė, e klerikėt, vajtje nė kishė, nė xhami, ose krezmimi, agjerimi etj.
Siē mund tė jenė edhe marrja pjesė nė korrin e kishės. Shkolla jonė duhet tė luftojė pėrditė kundėr kėtyre gjėrave, por kjo nuk bėhet, si duhet, sepse ky problem nuk ėshtė ngritur kėshtu pėrpara arsimtarėve dhe sepse disa arsimtarė nuk iu futen kėtyre gjėrave.
Shkolla ka pėr detyrė qė me punėn e saj tė bėjė qė fėmijėt tanė tė rriten ateistė. Prandaj, me anė tė vetė procesit mėsimor me anė tė punės sė pėrditshme edukative tė mėsuesve dhe me anėn e punės tė organizatave tė rinisė, duhet tė bėjnė qė brezi i ri tė ēlirohet nga paragjykimet fetare. Kjo ėshtė plotėsisht e mundshme nė qoftė se do tė punohet mirė.
Fshatarin, gratė dhe pleqtė, ėshtė e vėshtirė t'i bindėsh se "nuk ka zot" apo si "bie shiu" etj. Kurse me nxėnėsit kjo duhet arritur medoemos. Shtėpia e kulturės, klubet e Bashkimeve Profesionale dhe shtėpitė e vatrat e kulturės nė fshat, problemin e propagandės ateiste-shkencore nuk e kanė pasur parasysh si njė problem politik dhe ideologjik tė vazhdueshėm.
Aktiviteti i tyre ėshtė mbėshtetur mė tepėr mbi leksionet ose repertorin artistik tė dėrguar nga Shtėpia Qendrore e Krijimtarisė, tė cilėn e kanė pėrdorur herė pas here pa e lidhur me gjendjen dhe influencat fetare e prapanike qė janė mė tė theksuara nė rrethin e tyre.
Ministria e Arėsim-Kulturės dhe Shtėpia Qendrore e Krijimtarisė, mund tė kishin bėrė njė punė mė tė mirė pėr pėrhapjen e eksperiencės ose institucioneve kulturale nė drejtim tė propagandės ateiste-shkencore, ashtu siē kanė filluar kėtė kohė.
Nuk janė botuar albume, skica, pllakate, karikatura dhe materiale tė tjera tė ilustruara nga Shtėpia Qendrore e Krijimtarisė, ashtu siē porosit vendimi i Sekretariatit.
4.-Nuk bėhet njė koordinim i mirė i punės politike tė partisė me punėn e organeve shtetėrore dmth me veprimin e ligjeve nga ana e Komiteteve ekzekutive tė K. P. tė rretheve si dhe me punėn e organeve tė sigurimit qė ndjekin veprimtarinė armiqėsore tė disa klerikėve.
Kėshtu ndodh qė kur partia demaskon ndonjė veprim tė priftit a tė kishės kjo nuk shoqėrohet me masa shtetėrore nė bazė tė ligjeve nė fuqi,
Psh vdiq njė fėmijė pse hoxha i shkroi nuska dhe pengoi qė atė ta ēonin te mjeku.
Ose ndodh qė ndonjė prift pėr veprimtarinė e tij armiqėsore goditet nga organet tona tė sigurimit, por nuk ėshtė punuar mė pėrpara pėr demaskimin e tij nė mėnyrė qė goditja tė mos bėjė pėrshtypje nė besimtarėt.
Ose ndodh qė kur kleri katolik, ai mysliman apo ai ortodoks kėrkon, qoftė nė Komitetin ekzekutiv tė P.K.tė rrethit qoftė edhe nė Kryeministri pėr tė ndrequr njė kishė apo njė xhami pėrpara se t'u refuzohet organet shtetėrore nuk e ngrejnė kėtė problem pėrpara komitetit tė partisė, qė ky i fundit, me anė tė punės sė tij, tė ndalojė mbledhjen e parave nė popull pėr ndreqjen e faltores, tė marrė dhe masa tė reja, duke punuar me njerėzit qė faltorja tė mos ndreqet. Mendojmė se kjo ėshtė e domosdoshme.
Si pėrfundim mendimi ynė i pėrgjithshėm ėshtė se pa krijuar asnjė problem tė ri nė lidhje me fenė dhe klerikėt, tė forcohet puna e partisė pėr tė luftuar paragjykimet fetare, pėr tė shtuar e pėrmirėsuar propagandėn ateiste-shkencore pėr tė mos bėrė asnjė lėshim po pėrkundrazi tė fitohen edhe pozita tė reja duke i ngushtuar gradualisht dhe hap pas hapi aktivitetet fetare mendojmė se duhet synuar drejt kėtij objektivi: qė shėrbimet fetare tė bėhen vetėm brenda faltoreve.
Kėtu nuk ėshtė fjala qė besimtari tė falet vetėm nė xhami nė kishė, por qė ceremonitė fetare ku merr pjesė prifti ose hoxha tė bėhen vetėm nė faltore. Psh procesionet fetare kur del prifti ose hoxha pėr tė shoqėruar tė vdekurin nė vorrezet, kur shkon shtėpi mė shtėpi pėr ujin e bekuar, pėr t'iu lutur Zotit qė tė bjerė shi etj. Sigurisht kėtu duhet ecur me takt, por mund tė bėhet diēka.
DREJTORESHĖ E DREJTORISĖ ARĖSIM-KULTURĖS
P. NEXHMIJE HOXHA
TEFIK ĒAUSHI d.v
SEKRETARI K.Q TĖ P.P.SH
RAMIZ ALIA d.v
DREJTORI I DREJTORISĖ AGIT-PROPIT
FADIL PAĒRAMI d.v
17.XII. 1963
A.Q.SH.F
Krijoni Kontakt