Drita e neonit
Nje drite neoni eshte duke dhene shpirt ne nje banjo publike.
Nje drite neoni jeton ne ndezje fikje sekondat e fundit te jetes se vete.
Nje burre reth te 40-ve i cfardoshem si autobuz i unazes, drejtohet nga hyrja e banjos.
Ka nje fytyre kaq te zakonshme, sa nuk mund ta mbash mend edhe sikur ta shikosh 1000 here.
Muret e banjos jane te skalitura me sharje, numra telefoni homoseksualesh, zhkarravina banale, fantazi te shfrenuar perverse.
Drita pulson ne ndezje e fikje, zhurmen si krahe fluture qe perplasen mbas xhamave.
Burri hyn, humbet, ne banjon e ndyre, .
Perplas pas vetes deren e drurit, zberthen pantallonat, nxjerr prej andej ***** e tij, drejton shtyllen kurrizore, dhe ndersa derdhet ne hijen e trupit te vete, shurron si nje kal i shendetshem.
Degjohet zhurma e panderpre e urines, po aq monotone sa fytyra e burrit.
Drites se neonit i mbahet fryma, dhe banjoja vishte ne erresire.
Nuk duket asgje ne kete terr.
Gjithcka ka humbur bashke me shkelqimin e drites se neonit, vec zhurmes monotone te urines qe perserit veten.
Ne kete erresire nuk mund te shikosh asgje.
Por burri arrin te shikoj veten e tij me nje thike te madhe ne dore duke goditur me shpejtesine e kafshimit te nje gjarpri nje trup njeriu, ndersa shkulme te nxehta gjaku i lagin duart dhe kembet.
Por e gjitha kjo zgjat vetem pak sekonda.
Drita e neonit ndizet serish, dhe ai eshte aty, i qete si nje ka’ duke shurruar, me shprehjen e lodhur, ne fytyren e lodhur, qe ste thote asgje.
Aty eshte edhe zhurma monotone qe ben urina e tij, edhe sharjet ne muret e banjos, edhe zhurma qe ben drita e neonit e qe kaq shume ngjan me perplasjen e kraheve te flutures pas xhamit, aty eshte gjithcka sic ka qene edhe me pare.
Por drites se neonit i erren serish syte, dhe perseri banjoja mbulohet nga erresira.
Kesaj here ne terrin e plote ai degjon zerin e nje gruaje, qe renkon nen peshen e trupit te tij, ne gulcin e epshit te tij, ndersa ai e pompon ritmikisht,ai kafshon fort pjeset e saj te tulta, kafshon gjoksin , gushen, kofshet......kafshon ulerimat e saj.
E ka mberthyer dhe nuk dihet me se cpo ben te, po e pallon, apo po e vret.
Dhe ndjen terrin brenda syve qe mban te mbyllura, dhe eshte me terr se me pare.
Dhe erresira eshte fryre si pjeset e trupit te tij, godet edhe ajo ritmikisht gjithcka
Por drita e neonit serish vjen ne jete.
Ai i qete sic ka qene gjate gjithe kohes, vazhdon te shurros.
Fytyra e tij e zakonshme vazhdon te mos shpreh asgje, ndersa veshtrimi i tij i fjetur eshte salduar ne faqen murit perballe.
Degjohet zhurma e shurres qe perplaset ne sifonin e ndyre, dhe duket se asgje nuk ka ndryshuar.
Gruaja humbi bashke me erresiren, pikerisht kur drita e neonit u mbush me fryme.
Ne te qinden e sekondes drita e neonit fiket per te treten here, dhe per te treten here burri nuk eshte me aty.
Ai tani eshte perpara nje materniteti, me nje tufe te madhe lulesh duke pritur prej andej nje femer qe nuk dihet se kush eshte, por qe mban ne krahe nje femije.
Burri ngjit me vrap shkallet, e perqafon , i jep lulet, merr ne krahe femijen dhe nuk ka asnje dyshim qe ai eshte babai.
Ai eshte baba.
Fillon te bjere shi, zhurma e te cilit shpejt konvertohet me zhrumen monotone te shurres qe perplaset ne sifonin e ndyre, brenda banjos me mure te shkarravitura, ku po jeton momentet e fundit ne fikje ndezje nje drite neoni.
Drita e neonit ndizet serish ne kete loje fikjesh, banjoja mbushet me drite ndersa ai duket se ka mbaruar. Shkund *****, mberthen pantallonat dhe me nje fytyre te cfardoshme, pa asnje ndjesi, shtyp flashin e banjos ndersa uji vershon furishem ne sifonin e ndyre, duke shpelare prezencen e tij ne ate banjo publike, duke e perjashtuar ate nga memorja e drites se neonit qe ndeizet e fiket.
Hap deren dhe del prej andej qetesisht, pa menduar per njeriu qe vrau, per gruan qe perdhunoi, apo per femijen qe donte.
Pas tij ne banjo hyn nje tjeter burre, rreth te 40-ve, me nje fytyre qe nuk mund ta mbash mend edhe sikur ta shikosh 1000 here, dhe pasi zberthen pantallonat, me shikimin e salduar ne murin e banjos, fillon te shurroje si nje kal i shendetshem.
Drita e neonit, fryme pak, fiket mbase per tu rindezur serish.
Krijoni Kontakt