Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 62
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngushellime te gjithe atyre qe paten fatin te njohin e ta duan Pjetrin !
    Ngushellime gruas se tij te mrekullueshme, Suzit e Femijve, e gjith Shkodranve qe e deshen aq shume!

    Iku dhe Ky Burr i Madh, ky Shenjtor i Vertete!

    Lavdi Pjeter Arbnorit!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngushellime te gjithe atyre qe paten fatin ta njohin e ta duan Pjetrin !
    Ngushellime gruas se tij te mrekullueshme, Suzit e Femijve, e gjith Shkodranve qe e deshen aq shume!

    Iku dhe Ky Burr i Madh, ky Shenjtor i Vertete!

    Lavdi Pjeter Arbnorit!

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Shup Lakaliu
    Sa i tmerrshem ka qene rregjimi komunsit, 30 vjet burg pa pas hak as borxh kerrkujt.
    Regjimi komunist asht veper njerezish me emen e mbiemen!
    Kane emen ato qe e denuen per 28 vjet me burg Pjetrin e ndjere e mijera shqiptare tjere. Kane emen ato qe torturuen, internuen, burgosen, pushkatuen, varen, shfarosen bashkatdhetaret e vet.
    Mos t'ju vije keq per Pjetrin, por per gjithe shqiptaret, qe s'qeme te zote me e vue drejtesine ne vend.
    Turp per ne qe kriminelet e papenduem asnjihere jo vetem qe s'i denuem, por edhe vazhduem me i lane ne dore fatet e shqiptareve.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2006
    Postime
    78
    I gjehte paqe shpirti atje ku shkofte. Gjithmone do kujtohet si nje njeri i urte dhe i mencem. U paste lane jete femijve te tij dhe ca ka pas per zemer.

  5. #35
    Perjashtuar Maska e HANNIBAL2003
    Anëtarësuar
    27-01-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    407
    Tani me ne fund eshte ne duart e Zotit.

    Ngushellime Familjes se ketij njeriu te madh.

  6. #36
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    I paste drite shpirti !
    Gjynah se i iku pjesa ma e bukur e jetes ne burgjet komuniste...! Sa e sa veteve ju asht shkaterru jeta prej kesaj fare te keqe...i kane marr ne qafe per nji fjale goje !
    ...

  7. #37
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Ngushellime familjes. Ishte nje njeri i madh i cili me veprat e tija ka shkruar histori.
    I qofte i lehte dheu i tokes qe e deshti shume.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Ngushllime

    Me Respekt Dhe Sinqeritet Te Madhe, I Shpreh Ngushllime Familjes Se Te Ndjerit Dhe Po Ashtu I Shpreh Ngushllime Te Veqanta Te Gjithe Shqiptaris Qe Humbem Nje Prijes Dhe Mentar Te Madhe Shqiptar Sikur Pjeter Arbnori

    Me Respekt

    Kosovari
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  9. #39
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    VDEKJA E PJETËR ARBNORIT
    SOT SHQIPËRIA NË ZI KOMBËTARE

    (9.7.06.)

    Qeveria e Shqipërisë shpalli ditën e sotme ditë zije kombëtare në nderim të kujtimit të Pjetër Arbnorit, politikan, ish-deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shkrimtar, i cili ka ndërruar jetë në një spital në Napoli (Itali) në moshën 71 vjeçare nga sëmundja e hemoragjisë cerebrale.

    "Shpallja e ditës së zisë kombëtare bëhet për të nderuar kujtimin e burrit të shquar të kombit, humanistit Pjetër Arbnori, legjendës së qëndresës së njeriut për liri dhe dinjitet njerëzor, simbolit të sakrificës dhe triumfit të vlerave të lirisë", thuhet në deklaratën e Qeverisë.

    Drejtues të Kuvendit të Shqipërisë dhe grupeve parlamentare pritën sot paradite në portin e Durrësit, arkivolin me trupin e pajetë të ish-Kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori.

    Funksionarë të lartë të shtetit të Shqipërisë , përfaqësues të partive politike, të trupit diplomatik, ish-të përndjekur, qytetarë dhe të afërm i dhanë sot lamtumirën e fundit Pjetër Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

    Pjetër Arbnori, politikan, ish-deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shkrimtar, ka ndërruar jetë në një spital në Napoli (Itali) në moshën 71 vjeçare nga sëmundja e hemoragjisë cerebrale.

    I njohur si Mandela e Shqipërisë, Ish Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, deputet në pesë legjislatura,(1992-2005) një nga kundërshtarët e regjimit komunist, i burgosur politik për 28 vjet, Pjetër Arbnori, u lind më 18 Janar 1935 në qytetin e Durrësit.

    Që në moshën 14 vjeçare, shpërndau pamflete të cilat bënte thirrje për rezistencë kundër diktaturës komuniste.

    Pas shkollës së mesme kreu studimet në Fakultetin e Filozofisë në Tiranë. Gjatë kësaj kohe së bashku me intelektualët tjerë, punoi për ndërtimin e një opozitë socialdemokrate, programin e të cilës e përpiloi vetë Pjetër Arbnori.

    Në vitin 1961 u burgos dhe u dënua me vdekje, dënim i cili pas tre muajsh burgu u zvogëlua në 25 vjet. Edhe si i burgosur nuk heq dorë nga veprimtaria e tij, kështu pas një romani dhe disa tregimeve që përgatiti, dënimi i tij me u zgjatë edhe për dhjetë vite.

    Pas viteve të burgut, në gushtin e vitit 1989, Pjetër Arbnori del nga burgu dhe filloi të angazhohet në rrjedhat demokratike që e kishin kapluar Shqipërinë.

    Më 14 janar 1990 në Shkodër, merr pjesë në demonstratën e parë antikomuniste. Më 1991 zgjidhet udhëheqës i Partisë Demokratike të Shkodrës.

    Më 1992-1996 , Pjetër Arbnori zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

    Ai njihet si shkrimtar dhe historian.Pjetër Arbënori ka shkruar dhjetë romane dhe novela, një numër tregimesh të shkurtra dhe një Ditar sekret të cilin e mbante gjatë 28 viteve të burgut.

    Ka përkthyer disa libra nga anglishtja, italishtja, frëngjishtja dhe rusishtja.

    Ndër veprat e tij përmënden, "Murgut e Mesjetës", "Kur dynden Vikingët" ku bëhet fjalë për diktaturat nacionaliste dhe komuniste.

    Pjetër Arbnori, është "Mësues i Popullit", "Pishtar i Demokracisë", "Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës" dhënë nga Ansamblea e Vendeve Frëngjishtfolëse. Qyteti i Shkodrës i ka dhënë titullin "Nderi i qytetit"

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Mandela shqiptare, jeta e ish-kryedeputetit nga burgu e deri në krye të pushtetit

    Politika mban frymën, një ditë zi për Arbnorin

    Komision pluralist për ceremoninë, homazhet në Kuvend

    --------------------------------------------------------------------------------

    ROZETA RAPUSHI
    r.rapushi@gazetashqiptare.com

    Humbi të parën betejë në jetën e tij. Atë me vdekjen. Ish-Kryetari i Parlamentit në vitet 1992-1997, Pjetër Arbnori, ndërroi jetë dje në moshën 71 vjeçare në një spital në Napoli të Italisë, ku kishte shkuar për të kryer një operacion për përmirësimin e gjendjes së rëndë shëndetësore. Edhe pse ndërhyrja duket se doli me sukses, Arbnori humbin jetën një orë më vonë nga një hemorragji cerebrale. Një ditë më parë ai kishte pësuar dhe një atak kardiak, çka e kishte bërë situatën shëndetësore të tij tepër të paqëndrueshme. Dhe vetëm pak orë më pas, organizmi i tij i lodhur nuk mundi të shkojë më tej.
    Arbnori njihet si një nga politikanët më të vjetër dhe më aktivë të politikës shqiptare në 15 vitet e fundit. Ai ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërinë që në krijimin e Parlamentit të parë pluralist dhe më tej në katër legjislatura radhazi në vitet 1991-2005. Një nga zërat më autoritarë të politikës në këtë periudhë, do të përkujtohet me një ditë zie të përgjithshme kombëtare, të shpallur nga kryeministri Sali Berisha. Kryeministri i shprehu ngushëllimet e thella familjes së tij dhe i njoftoi ata dhe për vendimin që kishte marrë qeveria shqiptare. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu e priti me hidhërim të thellë humbjen e politikanit dhe shkrimtarit të njohur. Ai i shprehu ngushëllimet e thella familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut simbol të disidencës antikomuniste, krijues me talent të rrallë. Me dhimbje foli dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Do të mbetet një ikonë e historisë së re të pluralizmit shqiptar”, -vlerësoi Topalli. Ngushëllime familjes ju bënë edhe nga Partia Socialiste dhe ish- lideri Fatos Nano, i cili shprehu respekt dhe mirënjohje për njeriun që vuajti kalvarin e tmerrshëm të burgjeve të komunizmit dhe kreu i LSI-së Ilir Meta.

    Ceremonia
    Trupi i pajetë i ish-Kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori mbërrin sot në orën 8:00 në Portin e Durrësit dhe do të përcillet menjëherë në familje. Me organizimin e ceremonisë zyrtare të varrimit të ish- Kryetarit të Kuvendit, do të merret një komision i posaçëm i Kuvendit i kryesuar nga Jozefina Topalli. Në përbërje të komisionit janë dy nënkryetarët e Kuvendit, Fatos Beja e Ylli Bufi dhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive më të mëdha, PD-PS, Bamir Topi dhe Pandeli Majko si dhe deputetët e Shkodrës Pal Dalçi dhe Astrit Bushati. Komisioni do të merret me të gjitha organizimet e nevojshme të ceremonisë zyrtare të varrimit të Pjetër Arbnorit. Pas shoqërimit të trupit në familje, pritet të bëhen edhe homazhet e rastit në selinë e seancave plenare.

    Jeta e Arbnorit
    Politikani dhe shkrimtari i njohur lindi në 18 janar 1935, në Durrës. Që në moshën 14 vjeç u përfshi në aktivitetet e grupeve ilegale kundër komunizmit. Në pranverën e vitit 1961 u arrestua dhe pas një procesi të gjatë prej dy vjetësh u dënua me vdekje. Pas tre muajsh, dënimi iu kthye në 25 vjet burgim. Ai vazhdoi aktivitetin kundër diktaturës duke shkruar dhe organizuar të burgosurit kundër regjimit. Për këtë iu shtuan edhe dhjetë vjet të tjera burg për agjitacion e propagandë. Pasi kreu dënimin më tepër se 28 vjet, u lirua në gusht të 1989 dhe më pas punoi si punëtor në një zdrukthtari. Që në fillimet e lëvizjes demokratike mori pjesë aktivisht dhe në demonstratën e parë antikomuniste, më 14 janar 1990 në qytetin e Shkodrës, për të rrëzuar bustin e Stalinit. 1991-1992 është kryetar i degës së PD-së Shkodër, më pas anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së
    Dhe nga 1991-2005, deputet i Partisë Demokratike. Ka botuar shumë vepra.



    opinionet

    Alfred Moisiu
    Shpreh ngushëllimet më të thella familjes së ish-Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori. E pritëm me hidhërim të madh lajmin e ndarjes nga jeta të politikanit, shkrimtarit dhe shtetarit të njohur, Pjetër Arbnori. Shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e personalitetit politik dhe familjarit të devotshëm

    Sali Berisha
    Shpreh keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të burrit të shquar të kombit shqiptar, politikanit, ish-kryeparlamentarit të vendit, njërit prej themeluesve dhe udhëheqësve kryesorë të PD-së, shkrimtarit dhe humanistit të njohur. Me vdekjen e tij, familja humbi bashkëshortin, prindin dhe familjarin e shkëlqyer dhe shembullor

    Jozefina Topalli
    Shpreh në emër të Kuvendit ngushëllimet për humbjen e mikut, politikanit të madh, simbolit të rezistencës ndaj regjimit komunist dhe simbolit të besimit tek vlerat e demokracisë, Pjetër Arbnori. Arbnori ishte frymëzues i qëndresës dhe mbrojtësi më i paepur i të drejtave të njeriut.

    PS
    PS shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit për humbjen e të afërmit të tyre, Z. Pjetër Arbnori. PS respekton vuajtjet e Z. Arbnori në burgjet e diktaturës si dhe figurën dhe rolin i tij gjatë viteve të pluralizmit Shqiptar, jo vetëm si Kryetar, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

    Ilir Meta
    Vdekja e z. Arbnori është një humbje e madhe për demokracinë dhe pluralizmin politik në Shqipëri. Z. Arbnori është jo vetëm një simbol i vuajtjeve të thella dhe të padrejta gjatë sistemit totalitar, por edhe një simbol i parlamentarizmit në vend.
    Ai kontribuoi për mbrojtjen, forcimin dhe zhvillimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

    Fatos Nano“Respekt dhe mirënjohje për njeriun që vuajti kalvarin e tmerrshëm të burgjeve të komunizmit dhe që dha kontribute të vyera për demokracinë shqiptare”, - i ka shprehur në një bisedë telefonike bashkëshortes së Arbnorit, ish-lideri socialist, Fatos Nano. Ai vlerësoi kontributin ndër vite që Arbnori ka dhënë për demokracinë

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pjeter Arbnori
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2021, 07:38
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Kushtetuta e Përkohshme e Kosovës
    Nga drini_në_TR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 22:03
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •