Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 62
  1. #51
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    (10.7.2006)

    Shkodra dhe Shqipëria i dhanë lamtumirën e fundit kryetarit të parlamentit të parë të Shqipërisë demokratike Pjetër Arbnorit. Ceremoninë fetare të Meshës së dritës në Katedralen e Shkodrës e kryesoi kryeipeshkëvi metropolit Imzot Angjelo Masafra, ndërsa riti i salikimeve u bë në varrezat e Shkodrës të Rrmajit.


    NoName

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush ka mundesi te sjelle ketu nje shkrim per pjeter arbnorin shkruar nga alban bala tek gazeta Tema?

    .......

    balkanweb

    Arbnori, nje pasaporte e disidences shqiptare



    -nga Fahri Balliu

    Vdekja e Pjeter Arbnorit perfshihet tek ato ngjarje te ketij lloji qe nuk marrin me vete nje njeri, nje prind, bashkeshort, shok apo mik. Keto lloj mortesh marrim me vete nje embleme njerezore, e cila zberthen nje histori. Vdekja e tij ndjell nje keqardhje te thelle shoqerore, per shkak se historia e tij perfshin segmente dhe ore nga jeta e çdo shqiptari, madje mund te themi se Pjeter Arbnori vuajti per te gjithe ne, vuajti per njerez qe s’i ka njohur kurre, vuajti per nje vend te tere, per kombin te cilit deshi t’i derdhe drite ne te gjithe indet e tij. Pjeter Arbnori, ne ditet kur diktatura komuniste po ngjiste shkallet me te erreta te saj, kerkoi te zhbente krimin komunist duke iniciuar krijimin e nje partie qe do çelte pluralizmin. Pra, Pjeter Arbnori ne vitet ’50-te jetonte vitet ’90-te. Ne kete kuptim ai ishte pararendes, nje ideator i ideve antikomuniste. Ai para 30-vjetesh, para se te ndodhte renia e Bashkimit Sovjetik, kerkonte ta bashkengjiste fatin e Shqiperise me fatin e vendeve perendimore, ku vendi yne ben natyrshem pjese.
    Pjeter Arbnori eshte nje qytetar i identifikuar si politikan, prind, vella, bashkeshort, dhe ne te gjitha keto parametra ngjall nje dhimbje te thelle. Ishte prind ne moshe te madhe dhe kishte femije te vegjel. Eshte pikerisht mosha e femijeve te tij, vajzes dhe djalit, qe jane akuza me e rende kunder diktatures komuniste dhe mbeturinave e saj ne ditet e sotme. Pjeter Arbnori si Kryetar i Kuvendit te Shqiperise, dha nje nga pervojat me te kulturuara dhe qyteteruara te pluralizmit. Emri i tij ishte nje pasaporte e fuqishme si disident i vjeter antikomunist. Ne panteonin e disidences antikomuniste te gjysmes se dyte te shekullit XX-te, emri i tij do te jete i renditur ne nje nga numrat me te afert, pas Papa Gjon Palit te Dyte, ketij frymezuesi te madh te luftes kunder diktatures, ne mbrojtje te humanizmit. Vete Pjeter Arbnori ishte nje humanist i madh, shkrimtar i shquar, nje polemist dhe publicist i talentuar. Nga ana tjeter, memorialistika e tij e paraqet ate si njeri objektiv ne gjykimin e realiteteve. Ai s’e njihte hakmarrjen, ishte i duruar dhe paqesor. Keto ishin virtyte qe buronin jo vetem nga besimi i tij, por edhe nga nje kulture e thelle letrare-filozofike.
    Shoqeria shqiptare me vdekjen e tij humbi nje luftetar te madh, ne perpjekjet e saj per t’iu bashkangjitur qyteterimit perendimor, jo vetem me tradicion, por edhe me virtyte e pune aktuale.
    Pjeter Arbnori ishte nje formule njerezore shqiptare qe prodhonte identitetin evropian te Shqiperise, deshiren dhe perpjekjet e tyre per integrimin. Ai ishte nje dokument i gjalle i rezistences antikomuniste dhe perspektives evropiane qe ka Shqiperia. Humbja e tij do te ndjehet ne te gjitha indet e shoqerise shqiptare qe lufton per progres.

    Pjeter Arbnori ishte president i Institutit te Kerkimeve Politike. Ai e drejtoi institutin ne tre konferenca kombetare qe u mbyllen me sukses, ne saje te perkushtimit dhe autoritetit te tij. Fjalimet e tij ne keto konferenca kane qene gjithnje origjinale dhe mbreselenese. Ai me shume mund dhe perkushtim arriti te plotesoje figuren e tij me nje dimension te ri. Si ish-i burgosur politik, ishte ‘roja’ me vigjilente per te mbrojtur te drejtat e te burgosurve, sidomos per t’i mbrojtur nga tortura, edhe pse ne kohe te ndryshme, periudha te ndryshme. Pjeter Arbnori sikurse dihet, eshte autor i nje sere botimesh te ndryshme, por se fundi po merrej me nxjerrjen ne drite te nje botimi te ri. Behet fjale per nje permbledhje te fjalimeve, shkrimeve te tij te mbajtura ne vende te ndryshme. Ai nuk ndalej kurre. Gjithmone bente plane.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Intervista e Arbnorit

    Pergatiten

    Halil RAMA & Beqir SINA

    Arbenori nga Amerika: “ tek ne mund te ndodh gjithcka....!!!"

    , : Keni disa dite qe jeni larguar nga Shqiperia, ndodheni per vizte ne SHBA-s, si po i percillni zhvillimet me te fundit, ne te dy kampet politike ?


    Z. P. Arbenori : E pare ne çdo aspekt nje koment per sejcilin kamp ne Shqiperi, eshte se ç'do zhvillim atje eshte ende i paqarte. Ose me mire te themi; qe ne vete i kemi mjaft te qarta , por se atje kurr nuk mund te beshe percaktime kaq te pergjegjesishme. Sepse, aktualishte atje lufta kryesore eshte lufta jone, lufta per voten e lire te ndershme. Te vetmin percaktim, qe mund te beje me pergjegjesi per ne Shqiperi, eshte se: ne Shqiperi, gjithçka mund te kete, por kurr nuk ka vote te lire e te ndereshme, nuk ka demokraci, per sa kohe ne krye te Qeverise, te jete Fatos Nano. Gjerat atje do te ndryshojne e levizin ne menyre marramendse, dhe se atje per dite do te kemi zhvillime te reja dhe te çuditeshme.


    Nje fakte lidhur me kete pytje qendron ne ate se atje u vodhen votat hapur edhe brenda parlamentit, siç qe rasti i votimit per te burgosurit dhe te presekutuarit .


    Z.P. Arbenori : Arrita para ketij votimi te mbledh firmat e deputeteve pothuajse nga te gjitha partite. Kuptohet, se deputetet e djathte kane qene me unanim. Por, duhet theksuar, se kemi pasur fatin qe te mbledhim firmat edhe nga disa deputet te majte.Te cilet, e kuptojne se kjo eshte nje çeshtje e nevojeshme dhe e ligjeshme teresishte e zgjidheshme. Fatkeqesishte, e ideologjizuar deri ne "palce" Qeveria shqiptare, nuk e ka kurajon dhe kete mendim, per t'a zgjidhur drejt kete problem me te presekutuarit dhe te burgosurit . Ajo, me qellim e ka shtyre disa her me pare kete ligj duke gjetur shkaqe pas shkaqeve, si e si t'a vonje sa erdhi deri ketu, pikerishte tek votimi me mashtrimin e votes.



    Fatos Nanos, per kete i dergova disa letra, duke i kerkuar te vere nje perqindje te caktuar marre nga buxheti shtetrore ne favore te burgosurve dhe te presekutuarve politike. Ne baze te nenit 44 te Kushtetutes te nenit 57 te Kodit Penal, te cilat, parashikojne demeshperblimin e njerezve, te cilet kane vuajtur denimin per bindjet e tyre politike e fetare. Pra per te gjithe ata qe kaluan vuajtjen fizike, torturat, jane pushkatuar, ose kane vdekur neper kampet dhe burgjet e diktatures komuniste. Sigurishte, qe eshte bere nje lufte e madhe, nje lufte e gjitheaneshme, duke shfrytezuar edhe ekcesin mediatik, peticionet e mitingjet, duke treguar se partia Demokratike, e ka perkrahur dhe e perkrahim kete shtres, deri ne realizimin e drejte te kerkesave te tyre. Ne fund rreth kesaj pyetje do te shtoja, megjithse kjo eshte nje problem i gjate, ai eshte nje problem qe pa u zgjidhur nuk humbet kurre.


    : Zoti Arbenori, te njetin fate pesoje para disa muajve edhe nje Rezolute e kerkuar nga Partia e Legalitetit dhe Balli Kombetar, per njohjen nga shteti shqiptare, te çeshtjes Çame.


    Z. P. Arbenori : Po ashtu eshte ishte nje turp i madh kombetar. Sigurishte, qe ju be presion atyre deputeteve te majte, te terhiqeshin megjithse kishin nenshkruar. Pasi, ato qene arsye krejtesishte politike dhe te shoqeruar nga te gjitha anet me presione e frike nga Greqia. Ketu, ka pasur padyshim edhe nderhyrje nga qarqe te ndryshme, te cilat nuk dashur kurresesi te votohej Rezoluta, qe e njihte çeshtjen çame .E verteta eshte se si u votua dhe si nuk u votua, si socialistet i moren 70 vota a nuk i moren 70 vota, çeshtja çame egziston dhe mbetet nje plage e rende, per popullin shqiptare, deri sa te zgjidhet.


    Ne kete menyre sipas meje kjo çeshtje, kerkon leverimin e madh te saj ne te gjitha format demokratike e qytetare ne mbrojtje te te drejtatave e lirive te njeriut ne bote. Duke dale para kryeministrise, preisdences me protesta paqesore, per te kerkuar ne fillim nga Qeveria jone dhe shteti Shqiptare, t'a njohe kete çeshtje, pastaj t'ua kerkojme Qeverise e shtetit grek e organizmave nderkombetare. Ose, t'a çojme kete çshtje deri ne baze te konventave nderkombetare . Çeshtja Çame, eshte pjese e pandar e historise sone. Pasi dihet mire se si jane keqtrajtuar e grabitur çamet e perzene me force nga shtepite dhe trojet e tyre, ne Greqi. Me duhet te nenvizoje, se gjate peruidhes se Qeversijes se partise Demokratike, kjo çeshtje eshte vene per diskutim disa here qofte ne rang kryeministrash, parlamentare dhe takime te tjera midis dy vendeve.

    : Keto dite eshte Kongersi amerikan ai qe ka thirrur nje seance degjimore me Komisionin e Helsinkit te ketij Kongresi, me temen :"Demokracia ne Shqiperi", a keni ndonje koment ?


    Z. P. Arbenori : Si jo ! Kjo seance per kendeveshtrimin tim eshte hapja dhe sensibilizimi me serioz qe i bene mbas 7 - 8 vjeteve, administrata amerikane, problemeve te medha qe ka Shqiperia sot. Kjo seance eshte shumepritur dhe e rendesishme, e percaktuese ne qendrimet qe do te mbaj ne te ardhmen, nga konkluzionet qe do te nxjerr me pase administrata amerikane, ne lidhje me Shqiperine. Problemet, me te cilat po ballafaqohet demokracia e brishte ne Shqiperi, tani per here te pare prej kur edhe socialistet erdhen ne pushtet me ane te dhunes dhe vjedhjes se votes se lire te shqiptarve, shtrohen hapur pra , para institucioneve me te larta amerikane, Kongresit amerikan, Senatit dhe Qeverise amerikane. Seanca degjimore do te tregoje edhe nje her nderkombetarisht, duke u vertetuar me deshmi reale, se kush eshte penguese e reformes zgjedhore dhe votes se lire dhe se kush po i pengon reformat ne Shqiperi. Kete deshmi me pare e kane demonstruar institucionet nderkombetare ne Europe, permes raporteve te Keshillit te Evropes (KE) si dhe OSBE-se. Tani- faleminderit i erdhi rradha edhe shtetit me te fuqishem te botes, simbol i demokracise dhe i lirise se fjlales dhe te drejtave te njeriut te degjoje per Shqiperine dhe me pas t'a thote vet ajo fjalen e saje.


    Çeshtja e demokracise ne Shqiperi sot, eshte nje çeshtje kardinale, e cila lidhet ngushte me vizionin demokratik ne Ballkan. Ajo i hap rrugen zgjidhjes se shume problemeve edhe ne Kosove, ne Maqedoni e Mal te Zi , Presheve, Bujanovc e Medvegje. Nje Shqiperi e forte dhe me te vertet demokratike, perforcon dhe shtyne shume perpara çeshtjet e pazgjidhura te shqiptarve ne trojet e tyre etnike dhe ndihmon ne menyre te padiskutueshme vete Shqiperine drejt Europes, aty ku e meriton e ka vendin.

    : Sa besoni ju pra, se ne Shqiperi mund te mbahen zgjedhje te lira e te ndershme, dhe Shqiperia te deshmoj kete qe thate ju zoti Arbenori ?

    Z. P. Arbenori : Gjate ketyre viteve kemi pare disa here zgjedhje ne Shqiperi, te cilat asnjeher nuk kane qene as te lira dhe as te ndershme. Une kryesoje nje forum per te drejta e njeriut dhe kundra dhunes policire si dhe beje pjes ne Komisioni paralamentare per te drejta dhe lirite e njeriut ne Shqiperi. Si ne forumin qe beje pjes edhe ne Komisionin paralamentar e kame thene vazhdimishte fjalen time pa frikene çdoinstitucion te vendit dhe nderkombetar .

    Njekohesishte me argumnte dhe dokumente te faktuara filmike dhe fotografike te shoqerura me inetervista me njerez te goditur ne keto zgjedhje vetem se kane qene antare te komisionit per opozoten ne Shqiperi. Njekohesishte, kemi parqitur edhe denoncuar ne çdo instutcion nderkombetar vjedhjen, dhunen dhe mashtrimin e pushtetarve me voten e lire te shqiptarve.

    Sepse eshte nje diçka qe flet vet ne ket aspekt, te vrare jemi ne , te vjedhur jemi ne, te dhunuar nga pozita jemi ne. Vetem gjate ketyre zgjedhjeve qe jane mbajtur ne keto shtate - tete vjetet, jane vrae 30 aktiviste te shquar demokrate, dhe mbi dy mije te lenduar e keqe -trajtuar keqazi ne Tirane, Shkoder, Korçe, Gjirokaster, Fier, Tropoje , Elbasan e tjer vetem se kane dashur te mbrojne me manifestime paqesore voten e lire e te ndershme ne Shqiperi. E bera kete tablo per t'ju pergjigjur pyetjes suaj se nuk ka zgjdhje te lira e te ndereshme, kur ne pushtet qendron me voten e vjedhur e te dhunuar . Por edhe i besoje popullit shqiptare, i cili ka deshmuar disa here me ane te protestave paqesore te cilat kane qne nga me te medhat te zhvilluara ndonjeher, se populli i ndershem e demokrate, nuk pajtohet kur me kete fenomen te dhimbeshem te politikes ne Shqiperi.


    : Deshim te dinim ne se ka mundesi si po punohet nga ju per te ringjallur besimin dhe shtyre njerezit drejt te ardhmes se demokracise ne Shqiperi ?


    Z. P. Arbenori : Ne kemi punuar dhe po punojme gjate gjithe kesaj kohe ne opozite , qe t'i kthejme popullit demokrate, besimin tek vota e lire dhe e ndershme ne rradhe te pare. Pasi ne jemi i vetmi vend ne bote ku shqiptaret i tremben votes se lire. Pra ne garatojme se do te vijme ne pushtet, vetem me voten e lire e te ndershme e jo me voten e dhunes policore, te vjedhur dhe te dhunuar. Dhe nuk jemi aspak eforik e te krenohemi me punen e veshtire qe kemi ber deri tani. Pasi çdo njeri duhet t'a dije mire dhe t'a kuptoje mire se çdo te thote jesh ne opozite ne Shqiperi: me socialistet, e me Fatos Nanon mbi krye.


    : Ku e shihni ju Kosoven...?



    Z. P. Arbenori : Kosoven, ne e shohim vetem ne Europe dhe te pavarur. Per te qene sa me real duhet pranuar seprej krijimit te partise Demokratike, kjo parti ka qene gjithmon ne favor te Pavaresise se Kosoves. Dhe nuk kemi qene vetem me fjale, kete e ka treguar dhe koha , pasi pati edhe shqiptare nga Shqiperia, qe derdhen gjakun dhe dhane jeten per lirine e pavaresine e Kosoves. Veç kesaj, kemi perkrahur te gjitha inisiativat dhe marreveshjet si brenda dhe jashte Kosoves. Ato ne rafshin ligjor dhe ato ne rafshin moral dhe organizativ. Te gjitha keto, i kemi bere te ndihmojme popullin e Kosoves, te lirohej nga pushtuesi shoviniste qe kerkonte t'a zhdukte popllin shqiptare te Kosoves. Jemi ne ata qe dolem me slloganin ne kohen e luftes, "Nje Komb nje Qendrim".



    Ne kurr nuk e kemi mohuar se Kosova, ka te drejten e saj te vendose per pavaresine e saj, per te jetuar e lire dhe e pavarur. Sepse, kjo eshte nje e drejt qe Kosova e fitoje me gjak dhe e ka merituar. Dhe kurr nuk kemi ndjekur nje qendrim paternaliste, qe t'i themi Kosoves, te behet si themi ne. Pavaresia e Kosoves, ka qene dhe eshte ne qender te punes se partise Demokratike. Me Kosoven e shtet demokratik e te pavarur , Shqiperia, ka "shpatullat" e ngrohta dhe ka me shume siguri ne çdo veshtrim. Pasi me Kosoven shtetin e pavarur, ne kemi nje shtet vellazeror, shtet te nje gjaku, nuk kemi mbi krye nje shtet armik. Ne me Kosoven, e pavarur shohim shkuarjen e te gjithe shqiptarve, ne familjen Europjane.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Ngushllime familjes! Ngushllime gjithë dashamirëve të demokracisë shqiptare!

  5. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    “Piramida” e Enverit, tani me emrin “Arbnori”

    E Merkure, 12 Korrik 2006

    Qendra nderkombetare e kultures pagezohet me nje emer te ri. Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se, ka deklaruar qe sot ne mbledhjen e qeverise, do propozoje qe QNK-se t’i vihet emri “Pjeter Arbnori”. Pjeter Arbnori ka lene mbrapa nje trashegimi te jashtezakonshme. Kam vendosur t’i propozoj neser qeverise, qe Qendra Nderkombetare e Kultures te mbaje emrin “QNK Arbnori”, ka nenvizuar Berisha. Sipas tij, Arbnori eshte emri qe duhet te shndrise gjithmone ne ate qender, pasi personaliteti i tij eshte mbinjerezor. Me tej, Berisha ka shtuar qe, busti qe Kuvendi kishte vendosur te vihej ne rrugen qe do mbaje emrin e Arbnorit prane Parlamentit, te vihet tek QNK-ja. “Kam vleresuar propozimin e kryetares se Parlamentit, por une mendoj se busti i Arbnorit duhet te vendoset para qendres “Arbnori”. Natyrisht, Parlamenti ka vendin e vet, merr vendimet e veta, por kam gjykuar se ajo qender duhet te perjetesohet me emrin e Pjeter Arbnorit”, ka theksuar kreu i qeverise. E quajtur “Piramida e Enver Hoxhes”, me emrin QNK eshte njohur vetem ne dokumentet zyrtare, ky ndertim ka qene muzeu i ish-diktatorit komunist. Tani e tutje do te marre emrin e “Mandeles” shqiptare, Pjeter Arbnorit.

    Korrieri

  6. #56
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Nuk e di sa prej jush e kane lexu librin "Vuajtjet e Burgut" dhe nqs jo kerkone
    si liber pasi do mbeteni te habitur dhe do fitoni respektin me te madh per
    zt.Arbnori me cfare pershkruhet aty.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PJETËR ARBNORI: “JA DITËT E HIDHURA E TË LUMTURA” - INTERVISTA E FUNDIT PËR BBC



    PJETËR ARBNORI: “JA DITËT E HIDHURA E TË LUMTURA” - INTERVISTA E FUNDIT PËR BBC




    Ditë më parë në Napoli të Italisë vdiq Pjetër Arbnori, një nga disidentët e regjimit komunist dhe politikanët më me ndikim në vitet e pluralizmit e demokracisë dhe deputet në pesë legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë.

    Z. Arbnori ishte anëtar themelues i Partisë Demokratike, partia e parë opozitare pas vendosjes së sistemit shumëpartiak në Shqipëri në fillim të viteve nëntëdhjetë.
    Pak kohë para se të ndërrojë jetë Aleksandër Furxhi i BBC-së bisedoi me zotin Arbnori për rubrikën "Intervista".

    BBC: Zoti Pjetër mund të më thoni se cila ishte familja juaj, nga çfarë familje vini nga Shkodra?

    Pjetër Arbnori: Origjina e familjes time është në Shirokë, që është një lagje e Shkodrës në bregun e liqenit të Shkodrës me një pamje jashtëzakonisht të bukur që mua gjithë jetën më ka lënë mbresë. Babai im rrjedh nga një familje peshkatarësh. Më vonë ai ka ndjekur shkollën dhe është graduar si oficer në mbretërinë e Zogut. Më vonë sikurse shumica e oficerëve u inkuadrua edhe në xhandarmërinë shqiptare në vitet 1939-1942. U ftua nga komunistët që të bashkohej me çetat komuniste. E refuzoi dhe u vra në një përplasje. Unë kam mbetur jetim që në moshën shtatë vjeç dhe isha jetim me dy motrat nëntë dhe dhjetë vjeçe. Nëna dhe motrat punonin punëdore që të më mbanin mua në shkollë. E kam ndjekur shkollën përsëri me fatin e madh që klasën e tretë ta bëj në shkollën jezuite ku shqipja është mësuar që më 1864 dhe në gjimnazin shtetëror të Shkodrës që është gjimnazi i parë shtetëror i Shqipërisë. Kam marrë medaljen e artë të cilën nuk ma dhanë megjithëse i kisha të gjitha notat shkëlqyeshëm. Nuk ma dhanë për arsye politike.

    BBC: Zoti Pjetër përse ju kanë arrestuar? Për ju tregohet se qysh i ri keni filluar një aktivitet politik. Si ishte ky aktivitet politik, çfarë bënit ju?

    Pjetër Arbnori: Që në moshën katërmbëdhjetë vjeç, unë bëja pjesë në grupe që punonin kundër pushtetit komunist icili nuk kishte asnjë liri. Unë mund të krenohem se kam bërë pjesë në një grup që ka hedhur trakte, ka zhvilluar aktivitet të ndryshme dhe pastaj kur unë kalova në Durrës, sepse isha i papunë në Shkodër, ngrita një grup të tillë dhe pastaj u bashkova me grupin që drejtohej nga Uran Kalakula, Tanush Kaso, Agim Musta edhe të tjerë shokë që quhej Grupi Socialdemokrat, sespe synimi ishte krijimi i një partie ilegale, sepse ne ishim për pluralizmin kundër monopartizmit. Unë kam hartuar programin e partisë së re. Me anën e spiunëve ne u zbuluam, u arrestuam grupe në Tiranë, në Durrës dhe kështu që unë kam bërë rreth dy vjet birucë ose hetuesi me qëllim që të zbuloheshin lidhjet e mia.

    BBC:Çfarë ju kujtohet nga ajo periudhë zoti Pjetër. A e mbani mend kur ju arrestuan?

    Pjetër Arbnori: Unë sapo kisha përfunduar së shtypuri programin i cili do të diskutohej në mbledhjen e përbashkët në Tiranë. Unë dola nga shtëpia që të shkoja me tren nga Durrësi në Tiranë. Erdhi nënkryetari i degës, më vuri me forcë dorë mbi supe, më kapi nga krahët dhe tha "Je i arrestuar!". Prej atje më çuan në degën e brendshme, më kërcënuan, më bënë presion që të tregoja shokët. Unë u thashë që nuk di gjë, por më gjetën ne xhep një pjesë të kopjeve në dorëshkrim të programit.

    BBC:Dhe ju ishit sa vjeç?

    Pjetër Arbnori: Unë isha 26 vjeç.

    BBC: Dhe fillon kalvari juaj 28 vjet në burg. Pa dyshim që është një jetë e tërë, 28 vjet janë shumë. Çfarë kujtoni, mbani më shumë mend, ose çfarë ju ka ngelur më shumë në mend nga kjo jetë e tërë e kaluar në burg?

    Pjetër Arbnori: Së pari do të flas për dy vitet e birucës, për gjyqin, për dënimin tim me vdekje dhe për ndenjën në birucë. Për afro tre muaj më kanë lënë të lidhur këmbë e duar me hekura me pranga dhe vetëm me një batanije të cilën e kapja me dhëmbë dhe rrotullohesha për tu mbuluar. Më kanë torturuar me hekura, me gjilpëra, shpuarje me gjilpëra, rrahje, futje në arkivol. Më kanë dërguar gjoja për të më pushkatuar. Edhe gjatë dënimit me vdekje mua më kanë marrë në hetuesi me shpresën që vdekja do të më detyrojë që të flasë. Në fakt, janë shumë shokë të mi, të gjallë ose të vdekur të cilët kanë pasur aktivitet me mua, por unë nuk kam treguar dhe nuk janë arrestuar. Do të them gjithashtu që edhe gjatë hetuesisë dhe mbas hetuesisë janë përpjekur të më bëjnë për vete, por unë mund të them, jo se jam trim, por frikacak nuk kam qenë kurrë dhe do të them që zoti më ka shpëtuar pa u turpëruar. Unë kam pasur fatin e keq që të më fusin në birucë çdo dimër, por nuk përtonin të më fusnin edhe në verë. Sidomos në dimër ishte e vështirë, sepse të hiqnin peliçen, pantallonat, të hiqnin çorapet dhe detyroheshe të kaloje në çimento një muaj të tërë në terr. Unë mbaj mend edhe periudha kur jo vetëm dhomat, por edhe korridoret, edhe birucat e shumta të Burrelit , kanë qenë 32 biruca, të gjitha ishin të zëna. Dhe, në një birucë që ishte dy metër me dy metër e gjysmë banonin shtatë vetë bashkë me dyshekët, bashkë me plaçkat, bashkë me ndërresat, bashkë me ushqimet. Dhe, këta shtatë vetë flinin si sardelet, domethënë tre nga dera, katër nga muri kundruall dhe këmbët e mia shkonin në gojën e tjetrit dhe këmbët e tija vinin në gojën time. Kuptohet që gjella ishte o me kunguj ose me oriz të krimbur, me makarona të krimbura dhe me fasule të krimbur... Të krimbura sepse i zgjidhnin të gjitha ato që tepronin magazinave dhe i sillnin në burg. Oriz, makarona ose fasule, por gjithmonë po ua them, jo një ditë, jo një javë, jo një muaj, por me vite të tëra makaronat, orizi, fasulet ishin me krimba ose me miza, e ne i ndanim krimbat ose mizat ose krimbat që dilnin përsipër dhe pjesën tjetër e hanim se nuk kishim se çfarë të bënim.

    BBC:Dhe, një pjesë të mirë të kohës që e kalonit në burg ju e shpenzonit duke shkruar apo jo? Ishte e mundur, si arrinit të shkruanit?

    Pjetër Arbnori: Në burg, sidomos në Burrel, por edhe në Tiranë, kishte një rregullore që thoshte mund të mbash një libër, një fletore e një laps. Shpesh ne u thonim "Ne na duhet edhe fjalor" dhe roja thoshte "Mirë, studioni njëherë fjalorin, pastaj merrni librin!"

    BBC: Domethënë ju u lejonin të mbanit libra në gjuhë të huaj apo jo?

    Pjetër Arbnori: Kur kam shkuar në Burrel atje në kohën e përparëshme kishte patur libra në gjuhë të huaj por shumicën e tyre e kishin mbledhur dhe i kishin mbajtur në një depo atje dhe nuk i jepnin. Ai që i kishte shpëtuar librat në gjuhë të huaj kishte bërë maskime të tilla për shembull duke hequr kapakun e librit të Marksit, librit të Leninit, hequr kapakun e librave te Enver Hoxhës dhe mbështjellë librat e tjerë kur mundte për t‘i maskuar. Veç kësaj në burg lejoheshim edhe librat e Enver Hoxhës në italisht, gjermanisht, anglisht ose frengjisht dhe puna është që shumica e njerëzve mësonin gjuhët e huaja me librat e Enver Hoxhës. Unë do t‘u them edhe një metodë tjetër që kam ndjekur për të mësuar frengjishten. Unë kisha librin Lufta dhe Paqja të Tolstoit, atje ka shume faqe ose gjysma faqesh që janë të shkruara frengjisht duke përshkruar jetën mondane të aristokracisë ruse dhe poshtë ishte edhe përkthimi. Unë i kam marrë të gjitha këto pjesë frengjisht dhe pjesët e përkthimeve dhe i kam futur në një fletore të cilën u përpoqa ta mësoj përmendësh dhe pastaj ndërtova edhe një fletore gramatike, ortografie etj. ku shkruaja rregullat e ndryshme qoftë të drejtëshkrimit, qoftë të gramatikës etj. Po ta kisha tani këtë fletore do të dukej pak qesharake, por ka qenë një punë shumë e mundishme me anë të së cilës unë kam mësuar frengjishten.

    BBC:Dhe, pas kalvarit të burgut vjen një jetë tjetër për zotin Pjetër, dhe ky vend këta njerëz, ky popull ju vlerëson në mënyrën më të lartë dhe ju qëndroni nga viti 1992 deri ne 1997 kryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Çfarë është për ju kjo pjesë? A e keni ndjerë veten si të thuash të shpërblyer për gjithë atë sakrificë, për gjithë atë jetë, për gjithë ato vuajtjë që kaluat?

    Pjetër Arbnori: Unë këtë nuk e quaj ndonjë nder për mua, unë e quaj si një nder e si një detyrim që ndjente populli ndaj ish të burgosurve politikë që kanë vuajtur për dyzet e ca vjet nëpër burgjet komuniste dhe që kanë punuar pa shpërblim nëpër këneta, nëpër miniera, nëpër kantiere të ndryshme, nëpër ndërtime të ndryshme, në anë të ndryshme të Shqipërisë.

    BBC:Zoti Pjetër, ju mbaheni edhe si një shembull shumë i veçantë i vitalitetit të njeriut që pas një jete të vështirë të kaluar në burg arrin të gjejë forca, arrin të gjejë energji që në një moshë të avancuar të krijojë familjen. Dhe ju sot keni një familje të lumtur me sa shifet. A mund të na tregoni diçka për familjen tuaj, për fëmijët tuaj?

    Pjetër Arbnori: Do të them që kjo ka qenë një ditë e lumtur për mua, një ditë kur gjithë shokët e miqtë kënduan e kërcyen dhe pastaj fati deshte që ime shoqe të më lindte një vajzë e cila sot është trembëdhjetë vjeç dhe më vonë të lindte dhe një djalë i cili sot është njëmbëdhjetë vjeç dhe që për fatin tim të mirë ata janë bekuar nga shenjtorja Nënë Tereza dhe kjo është me të vërtetë një krenari për mua por edhe një përgjegjësi për detyrat e mia.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kaloress.. ti e ngatrron me mamin tend qe i ka perdorur prapanic e paranic per hamshoret e repartit ku ishte yt at kapterr..

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Me vjen shum keq, per humbjen e madhe! Ndaj Njeriut Atdhedashas...Pjeter Arbnori. past ndjes...
    Ishalla e ka bere hallall, "Token Mem"shypjen dhe tuturen, qe i eshte shtruar mbi trupin etij,(mizorisht) ne ish, burgun e burrelit fam keq!nga dore e zeze, e Komunizmit!!!
    ku kan perjetuar nga shum djem dhe burra Shqiptaro/r... nga Shqiperia ne fakt dhe nga Kosova!
    Njiherit shprehi ngushllime, te thella...Familjes se tij, si dhe mbar Shkodres dhe Shqiperise....!
    Zoti e shperbleft ne parajse, shpirtin e tij, te vuajtur,per te Drejtat Njerzore Te Kombit Shqiptar...LAVDI... DEMOKRATIT GUXIMTAR PJETER ARBNORI.


    Me nderime hajla, nga Rugova.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #60
    Freedom Maska e Bianconero
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Paste drite shpirti i njeriut miresi.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pjeter Arbnori
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2021, 07:38
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Kushtetuta e Përkohshme e Kosovës
    Nga drini_në_TR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 22:03
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •