Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori

    NAPOLI /TIRANE (8 Korrik)

    Ora 11:30 Vdekja e Arbnorit, Presidenti Moisiu: Ishte simbol i disidencës antikomuniste

    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka pritur me hidhërim të madh lajmin e ndarjes nga jeta të politikanit, shkrimtarit dhe shtetarit të njohur, Pjetër Arbnori. Presidenti Moisiu shprehu ngushëllimet e tij të thella për humbjen e personalitetit politik dhe familjarit të devotshëm, si dhe vlerësimin e tij më të lartë njerëzor dhe zyrtar për jetën dhe veprimtarinë politike e shoqërore që Pjetër Arbnori realizoi në 71 vitet e jetës së tij. “Pjetër Arbnori ishte shembulli i një njeriu me vlera të larta qytetare, simbol i disidencës antikomuniste, krijues me talent të rrallë dhe modeli i një politikani të ndershëm dhe me vizion, i cili me punën e tij i dha nder Shqipërisë”, - u shpreh Presidenti Moisiu.

    Ora 10:10- Eshtë ndarë nga jeta në moshën 71-vjecare në një spital të Napolit në Itali, politikani dhe ish-kryetar i parlamentit shqiptar, Pjetër Arbnori. Ai ndodhej për kurim në këtë spital, por shëndeti i tij është rënduar mjaft ditët e fundit dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale. Arbnori njihet si njjë nga politikanët më të vjetër dhe më aktive të politikës shqiptare gjatë 15 viteve të fundit.

    Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe të lëvizjes antikomuniste, por që në momente të caktuara ka guxuara të pozicionohet edhe kundër mënyrës së drejtimit në këtë parti. Arbnori është quajtur “Mandela shqiptare”, pasi ka kaluar rreth 30 vjet të jetës së tij në burgjet e komunizmit, si i dënuar politik.

    Arbnori ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, që në krjimin e parlamentit të parë pluralist dhe më tej në 5 legjislatura, ndërsa në vitin 1992-1996, ka mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit. Pjetër Arbnori është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" dhe "Pishtar i Demokracisë". Ai është I njohur edhe fushën e krijimtarisë artistike dhe është autor I 7 romaneve dhe disa novelave. Arbnori gjithashtu është Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës" nga asambleja e vendeve frëngjishtfolëse.

    (/Balkanweb)

    Zoti e shperbleft me parajse

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    ngushellime familjes se tij
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Ngushllimet me te sinqerta familjes se tij.

  4. #4
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Ndahet nga jeta Pjetër Arbnori

    Ndahet nga jeta Pjetër Arbnori



    Ish-Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, shkrimtari dhe publicisti Pjetër Arbnori vdiq në një spital në Napoli. Shëndeti i zotit Arbnori ishte përkeqsuar ditët e fundit, në këtë mënyrë ai nuk i ka bërë dot ballë një hemoragjie celebrale. Pjetër Arbnori ishte njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike, me një jetë politike të pasur në 15 vjetët e fundit. Pjetër Arbnori vuajti 25 vjetë burg për motive politike gjatë diktaturës komuniste. Emri i tij ishte përmendur rishtaz si një kandidat i mundshëm për President të Republikës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Nje cerek shekulli jete e humbur ne burg, disa vjet si vitrine politike e pastaj nje humbje ne zgjedhje. Eshte gjynah qe jeta e tij politike perfundoi me zgjedhjet e 3 Korrikut.


    Ngushellime familjes se tij !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ngushellime familjes qe njeri i madh dhe ka dhene shume per shqiperine

  7. #7
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    He mor NoName se eshte katolik Arbnori dhe vetem katoliket duhet te shprehin ngushllim a ?

    Po shif mire ne forum ka tene te hapur sot me heret se ti mos u bon tashak

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Ngushellime familjes se tij. Me vjen mire qe dhe pse ka vuajtur ai mundi ta sfidoje jeten me qetesine, kujdesin, mençurine dhe maturine e tij.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Gjet rrafmet........... Te past lon jeten!
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  10. #10
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Ngushellimet E Mia Familjes -- Te Zotit Pjeter

    Shpirti Ju Preft Ne Paqe


    Amin....
    Takohemi Ditën e Gjykimit

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pjeter Arbnori
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2021, 07:38
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Kushtetuta e Përkohshme e Kosovës
    Nga drini_në_TR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 22:03
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •