7 Korrik: Shen Asti (Ipeshkev i Durresit e Martir)



Pėr tė gojėdhėna na sjell shumė pak lajme e shumė pak ėshtė gėrmuar ndėr kujtesa e ndėr libra pėr ta rikrijuar edhe njė herė jetėn e tij. Dimė me siguri se ishte ndėr ipeshkvijtė e parė tė Durrėsit gjatė sundimit tė Trajanit, nė sa Iliriku qeverisej nga Agrikolao. Pikėrisht nė kėtė kohė u martirizua, sepse nuk pranoi tė nderonte shtatoren e Dionizit. Duhet tė ketė qenė viti 100, kur ipeshkvi trim derdhi gjakun pėr Krishtin.

Emri i Astit gjindet edhe nė pėrshkrimin e martirizimit tė Pelegrinit, Luēianit, Ezikut, Papios, Saturninit e Gjermanit qė, sapo ishin strehuar nė Durrės, panė trupin e Astit akoma tė mbėrthyer nė kryq e, tė ngushėlluar nga flijimi i tij, shpallen se ishin tė krishterė dhe pėsuan menjėherė tė njėjtin fat. Menologu i Bazilit e kremton Astin mė 6 korrik e po nė kėtė datė, edhe Vjetari kishtar greko-sllav.

Ndėrsa nė Senasarin e Kostandinopojės, festa e tij kremtohet mė 7 korrik, sė bashku me Shėn Pelegrinin e shokėt martirė tė Durrėsit. Emri i Shėn Astit ishte i nderuar nė gjithė zonėn e Shqipėrisė Veriore, gjė qė e vėrteton Kisha e franēeskanėve nė Rubig e cila, nė se i besojmė dėshmive gojore tė pėrcjella brez pas brezi nė popull, duhet tė ketė qenė fillimisht e etėrve benediktinė, pėr t’u kaluar mė pas franēeskanėve – siē dėshmon Farlati tek vepra monumentale “Illyricum Sacrum”. Kishėza ishte e pikturuar me afreske, posht tė cilave shkruheshin citate nga Shkrimi Shenjt si edhe emrat e shenjtėrorėve tė pikturuar. Ndėrmjet tyre ishte edhe emri i Shėn Astit, ipeshkvit e martirit tė Durrėsit. Kishim, pra, tė vetmen ikonė tė Shenjtit. Themi kishim, sepsč dihet qė afresket, pėr ruajtjen tė cilave u kujdes jashtzakonisht frati-piktor Atė Leon Kabashi, u dėmtuan rėndė gjatė persekutimit komunist. Ngjau kėshtu qė Shėn Asti tė vritej dy herė: njė herė u mbyt nga paganėt e kohėve tė lashta e mė pas nga paganėt e kohėve moderne, qė deshėn tė vrisnin kujtimin e tij.