Ati i Shenjtė Benedikti XVI emėroi
Ipeshkėv-Ndihmės tė Tiranė-Durrėsit - Atė Gjergj Frendon




Ipeshkvit tė ri, qė ėshtė rregulltar i Urdhėrit tė Predikatarėve (dominikan), dhe Vikar i pėrgjithshėm i sė njėjtės Kryedioqezė, iu caktua njėkohėsisht edhe selia titullare e Butrintit.


Jetėshkrimi i ipeshkvit tė ri:

Atė Gjergji ka lindur nė Qormi tė Maltės mė 4 prill 1946, ku edhe u pagėzua me emrin Anthony (Anton). Mė 1962 hyri nė Urdhėrin e Predikatarėve. Nisi menjėherė studimet filozofike e teologjike nė Kolegjin Filozofiko-Teologjik Dominikan tė Rabatit nė Maltė, ku edhe bėri kushtet e pėrjetshme nė vitin 1967 dhe u shugurua meshtar mė 7 prill 1969.

Nė vitin 1973 u diplomua nė Romė nė Drejtėsi Kanonike pranė Universitetit Papnor tė Shėn Tomės (Angelicum). U kthye nė Maltė ku dha mėsim nė Kolegjin Dominikan tė Rabatit dhe nė Fakultetin e Teologjisė nė Maltė.

Nga viti 1974 deri nė vitin 1996 kreu disa detyra nė urdhėrin Dominikan: qe mėsues i novicėve, epror kuvendi, famullitar provincial; ndėrsa nė Kryedioqezėn e Maltės: Avokat e gjykatės i Gjykatės Ndėrdioqezane tė shkallės sė dytė. Nga viti 1992 deri mė 1996 ka qenė Kryetar i Konferencės sė Eprorėve tė Mėdhenj tė Maltės.

Nga viti 1997 ndodhet nė Shqipėri ku, duke nisur nga viti 1998, kryen detyrėn e Vikarit tė Pėrgjithshėm tė Kryediqezės sė Tiranės e, nga viti 2001, atė tė zevendės-gjyqtarit tė Gjykatės Ndėr-Dioqezane tė shkallės sė parė. Nga viti 1999 deri mė 2005 ka qenė Kryetar i Konferencės sė Eprorėve tė Mėdhenj nė Shqipėri e, nga viti 2001 deri mė 2005, ka qenė anėtar i Kėshillit ekzekutiv tė Bashkimit tė Konferencave Evropiane tė Eprorėve tė Mėdhenj. Flet mirė anglishten, italishten e shqipen.