Close

Rezultati i Sondazhit: Kush e fiton: "Topin e artë të botërorit"!

Votues
22. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Cannavaro - ITA

    6 27.27%
  • Maniche - POR

    0 0%
  • Ballack - GER

    1 4.55%
  • Pirlo - ITA

    1 4.55%
  • Zambrota - ITA

    0 0%
  • Henry - FRA

    1 4.55%
  • Buffon - ITA

    0 0%
  • Vieira - FRA

    0 0%
  • Klose - GER

    1 4.55%
  • Zidane - FRA

    12 54.55%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #-9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kush e fiton: "Topin e artë të botërorit"?

    Fantazisti i Francës, Zinedin Zidan, i cili do ta mbyllë karrierën e tij të lavdishme në finalen e Kupës së Botës ndaj Italisë të dielën, është zgjedhur mes emrave të shumtë për të marë çmimin prestigjioz të FIFA-s "Topi i artë". Fituesi i çmimit, i cili i jepet lojtarit më të mirë të 32 skuadrave të botërorit, do të shpallet të hënën.

    Emërimet zotërohen nga futbollistët e Italisë dhe Francës, të ndjekur nga Gjermania me dy lojtarë dhe Portugalia me një. Katër italianë janë emëruar nga grupi tekniko-studiues i FIFA-s: portieri Xhianluixhi Bufon, qendërmbrojtësi Fabio Kanavaro, mesfushori Andrea Pirlo dhe mbrojtësi i krahut, Xhianluka Zambrota. Franca, e cila do të përballet me Italinë në "Olimpiashtadion", ka tre lojtarë të emëruar: Zinedin Zidanin, sulmuesin Tierri Henri dhe mesfushorin Patrik Vieira.

    Fantazisti i Gjermanisë, Mikael Balak, dhe sulmuesi Mirosllav Klose janë zgjedhur gjithashtu së bashku me Maniken e Portugalisë, të cilët do të ndeshen të shtunën për vendin e tretë. "Do të jetë e vështirë të shpallim një fitues kësaj here," - deklaroi Franc Bekenbaueri, presidenti i komitetit organizativ të FIFA-s, pas shpalljes së emrave.

    "E vetmja gjë që mund të thuhet, është se për herë të parë nuk ka shumë emra të rinj. Unë mendoj se një prej lojtarëve të vjetër do ta fitojë atë. Mua më pëlqejnë Henri, Zidan dhe Figo, edhe pse ky i fundit nuk është në listë." Fituesi do të zgjidhet nga gazetarët e akredituar të FIFA-s dhe do ta shpallin atë një ditë pas finales së botërorit që zgjati një muaj.

    Në 2002-shin, "Topin e artë" e fitoi portieri i Gjermanisë, Oliver Kahn, një nderim ky që është celebruar gjashtë herë që prej 1982-shit. Për herë të parë, çmimin e ka fituar Paolo Rosi i Italisë dhe pas tij Diego Maradona i Argjentinës (1986), Salvatore Skilaçi i Italisë (1990) dhe brazilianët Romario (1994) dhe Ronaldo (1998).

    Kandidatët për këtë vit janë:
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #-8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lukas Podolski eshte shpallur lojtari me i mire i ri, ne Kupen Boterore GJERMANIA 2006.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    E meriton Zidane

  4. #-6
    Ingj. T.R Maska e Ilove_INTER
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Under the Bridge!
    Postime
    282
    Boll lojtar pis ... i lazdruar e te gjitha i ka ... por mendoj qe ka qen lojtari me i mire i ri .... mendoj ne C.Ronaldon.... e jo nje Lukas Podolski nejse....



    Per lojtarin me te mire mendoje do te jete lufte e treshes Zidane-Cannavaro--Klose....


    Mendimi im Cannavaro
    NeRoAzZuRiPeRSeMpRe

    ...----> O SA MIRË ME QENË INTERIST <------...

  5. #-5
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Ka shume lojtare qe jane te denje per topin e arte te boterorit gjithsesi mendoj se Zidane eshte nje kandidat i forte.

    Per mu mund ta mari Cannavaro ose Pirlo.

    Lindi

  6. #-4
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Maniche, Ballak,Vieira,Henry,Klose, jane shume te mire por une do i kisha larguar me kohe,Zidan dhe pirlo jane shume te mire por ne ndeshjet e para nuk kan qene ata qe duhet te jene prandaj edhe keta mund te largohen qe ne fillim dhe ne finale te ngelin Buffon,Cannavaro,Zambrota, te cilet nga fillimi deri ne ndeshjen me Gjermanin kane luajtur ne nivelin e tyre dhe mendoj qe njeri nga keto duhet te mare,le te jete aj CANNAVARO...

    ps.Shiqoni ju anti-juventinet, futbollistet e Juves kudo jane kandidat pe me te miret ndersa ju vetem shitni "pallavra"
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  7. #-3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Lukas Podolski eshte shpallur lojtari me i mire i ri, ne Kupen Boterore GJERMANIA 2006.

    Edhe une jam dakort me interesitin siper qe lojtari me i mire i ri duhet te ishte C. Ronaldo.

  8. #-2
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    MERITON ZINEDIN ZIDAN "ZIZU" topin e arte.

  9. #-1
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Une tham qe Henry do ta mer

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Cool

    Citim Postuar më parë nga i_pakapshem
    Edhe une jam dakort me interesitin siper qe lojtari me i mire i ri duhet te ishte C. Ronaldo.
    Gjithashtu bashkohem me parafolesit, favor kjo per vendasit. C. Ronaldo thjesht i papare ne ndeshjet e ketij boterori. Vetem 20 vjec!

    Sa per kta te tjeret, Zidane po shperthen ngadale! Si nje vullkan qe ka 8 vjet pa bere asgje!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •