Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 126
  1. #61
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar mė parė nga Rebele
    Tani, ka edhe nga ato qe supozojme fillimisht perkrahin Gjermanine dhe pas humbjes se kesaj skuadre me Italine "nderrojne fanelle". Ky veprim, per mua, nuk eshte hipokrizi me teper sesa deshire per t'u ndjere mire per veten duke krijuar nje aleance imagjinare me ate qe, per nje interval te caktuar kohor, shfaqet si me superiore.

    Sec kam pershtypjen qe me drejtohem mu ky lloj arsyetimi vari gungen. Edhe iher tu bofsha mos ngatarro piten me simiten. Kur ekipi i zemres mundet, ai tjetri (triumfatori) behet hasem ne kuptimin figurativ te fjales. Si rrjedhoje do i vihesh kundra ne te gjitha menyrat qofte kjo edhe te besh tifozllik per ekipin qe ka kunder per momentin.

    Meqe permende hipokrizine ca emri i ve faktit qe e shef futbollin nje here ne 4 vjet edhe prap kur debatohet fjala jote eshte ligj?*


    * Ligj vetem ne mendjen tende mos te genjeje mendja se je e afte te imponosh opinionin tend sportiv atyre qe jane me te afte se ty per te luajtur rolin e tifozit.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  2. #62
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar mė parė nga Julie
    Vazhdoka diskutimi patriotizmi vs tifozllek per skuadra te huaja...hajde mendje hajde.

    .
    Tifozllek asht nji gja kurse te rrahesh me tjetrin sepse bertiti 'Goool' kur shenoi skuandra kundershtare , te ndryhesh ne shtepi dhe te mos dalesh nga merzitja , te qash dhe te biesh ne depresion (lol) , te dalesh me flamur Gjerman , italian or whatever duke brohoritur neper lagje si idiot...etj etj , kto jane dicka tjeter ! Jane tifozllek i semure , ose maniak !
    I ra te fiket njenit dikur kur humbi Brazili...u cu tan lagjia me e pru ne vedi lol . E ama i thoshte duke qa...'Limon maj nan , te hangert dreqi Brazilin maj nan'...lol
    E kshtu ju te dashuruarit deshperimisht me skuadrat tuja...ishalla nuk pesoni ndonji atak kardiak kur te skualifiokeni heren tjeter..lol
    Tifozllek ka lezet me ba..por me karar mor grupa se s'po ju lun baba aty..lol
    ...

  3. #63
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Tani une atak ne zemer nuk kam pesuar, as te fiket nuk me ka rene per Brazilin, por ne 1986 qava kur na eliminoi Franca me penallti dhe ne 1998 kur na rrahen po francezet ne finale 3-0 ndenjta 2 dite pa ngrene nga marazi....Sivjet qe u eliminuam nga Gjelat perseri as e prisha terezine fare....Sepse nuk luajtem gje!

    Eh pra Brazili eshte e vetmja skuader qe mund te me sjelle te tilla emocione kur luan...Besoj se nje here ne kater vjet ja vlen te merresh "seriozisht" me futbollin. Dhe nuk e kuptoj ku qendron e keqja te behesh "fanatik" nje here ne kater vjet , qofte dhe te qash, te te bjere te fiket apo te dalesh neper lagje duke bertit per nje skuader qe te pelqen....Ne kete bote ka njerez qe shkojne jave per jave neper opera apo kinema e theatro dhe qajne e lebetiten apo u bie te fiket kur shohin nje film (psh ne premieren e filmit "Hanibal" ne Athine 15 grave iu ra te fiket, 2 i cuan ne spital ne ambulance te shokuara).....Ka plot njerez qe do te paguanin 10-15 milione dollare per nje cope pikture qe shume te tjere mund tiu vije per te vjelle kur e shohin.....Te tjere shkojne e marrin aeroplanin e hidhen me parashute vetem e vetem te provojne andrenalinen per 2-3 minuta....Te tjere nisen nga ana e tjeter e botes per te pare 6 dema te bredhin rrugeve te nje qyteti spanjoll e ne shume raste perfundojne ne spital me briret e demit ne te ndenjura (rasti i fundit, 2 amerikane te plagosur ne kete spektakel qe behet cdo vit ne Spanje, njeri ngeli i paralizuar nga mesi e poshte).....

    Dua te them qe keto emocione "te theksuara" nuk jane fenomen i vetem i tifozave shqiptare qe fanatizohen nje here ne kater vjet...Ato jane fenomen i perditshem i njerezve te gjalle!!!! Nuk eshte pune as semundjeje, as mungese patriotizmi, as tifozlliku te semure....Eshte natyra e cuditshme njerezore qe ne shume raste njerezit bejne gjera te pakuptueshme e te habitshme pa ndonji arsye "serioze".

    Megjithate, aq i "semure" jam si tifoz saqe them sot me mire ta marri Franca sesa Italia....Te pakten Franca luan futboll.

  4. #64
    Ingj. T.R Maska e Ilove_INTER
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Under the Bridge!
    Postime
    282
    Ben ta di kush ma hoqi shkrimin????? edhe pse?


    Veq po ja perseris ketij larte ... se ato fjale jane shqip ... veq desha ta di ku ke lindur edhe nga je keshtu?? perndryshje une jam Kosovar ( gjakovar)... ato fjal qe i ke bere me tė zeza gati te gjitha kuptohen ... bile bile ti as fjalen Shqiptar se kupton ose as kjo fjal sde Duket e shkruar mire....


    Mos u shit si letrar ... se ketu eshte muhabet sporti e jo gabimet gjjuhesore te gjuhesh shqipe....



    P.s une Lart atje kam fol shqip tamon shqip... jo si ju gjysmen Italiance...

    tung
    NeRoAzZuRiPeRSeMpRe

    ...----> O SA MIRĖ ME QENĖ INTERIST <------...

  5. #65
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ketu mesa shoh une ka nje tendence per renie te lire te nivelit te debatit. Disa krahasime shkojne ne nivel ekstremesh. Keshtu ekstrem eshte te thuash meqe nuk ka shqiptare ne Formula 1 te mos bejme tifozllik per te, ekstrem eshte te krahasosh temen e ofruar, e shtjelluar prej Cyclos me nje artikull per rregullat e futbollit nga nje mulla arab. Une po them per te mos hallakatur me tej, e leme menjane patriotizmin e le te flasim per skuadrat kombetare qe mbeshtet secili. Le te flasim per nivelin e mbeshtetjes nga shqiptaret per keto skuadra. Ketu ne temat e futbollit kam hasur shpesh fjalet: Kjo eshte tema e tifozave te X skuadre, nese nuk e mbeshtet kete X skuader dil nga tema, ose fshese postimeve. Nuk me duket e drejte kjo gje. Sa e juaja eshte Gjermania apo Italia apo Hollanda sa te mos pranohen replika? Sa ju prek ne seder nje postim me karakter sportiv, kritikues apo destruktiv qofte? Kur nje thenie kundrejt skuadres se preferuar iu prek, cila ndjenje zgjohet kshu padashje? Ndjenja e tifozit, apo e brazilianit, italianit?
    Kam shkuar qe i vogel mbaj mend ne Itali..ne klase te 6 do kem qene. Aty u mahnita prej bukurise se qyteteve, kultures, gjuhes, pastaj me shoket sa here flisja italisht me dukej sikur ishte bere gabim, duhet te kisha lindur italian se s'kishte mundesi te me pelqente kaq shume gjuha, kuzhina e kultura italiane. Me kalimin e kohes kuptova se kjo ishte nje lloj joshje nga dicka e cila na kishte munguar per vite te tera ne shqiptareve, ishte pikerisht kjo qe me kishte terhequr kundrejt italianeve. Ndodhen shume gjera pas asaj kohe, gjera te ndryshme, shqiptare qe kapeshin prej policise e keqtrajtoheshin, incidenti i kanalit te Otrantos, e keshtu kuptova se italianet nuk jane vetem populli me gjuhen e bukur e melodioze, me reklamat interesante, nuk eshte as ai shembulli qe me ofronte libri i gjuheve te huaja ku poshte nje burri te qeshur e simpatik me mustaqe ishte shkruar fjala "italian".
    Gjerat jane komplekse. Ne gjykimin e dikujt duhet marre parasysh se cfare ka perjetuar ai person, nese jeta i ka shkuar vaj e se ka pasur asnjehere nevojen e mbrojtjes se identitetit te tij, perfaqesimin si shqiptar nuk e shikon te domosdoshem. Nese dikush ka luftuar per te mbajtur emrin e tij te pacenuar, per te mbajtur shkolla e qendra kulturore e edukative ne gjuhen e tij, duhet ta kuptoni pse e mbron ate te shkrete e leckaman identitet. Para pak kohesh kam qene ne nje furgon qe bente rrugen Korce - Tirane. Aty kisha ne krah nje studente maqedonase dhe nje shef krimesh. Duke folur vura re ndryshimin e mendimeve qe kishte secili per kete te shkrete identitet. Shefi i krimeve kishte pervetesuar mire ato shprehjet shabllon "ne shqiptaret jemi ...bla bla bla gjera negative". Studentja fliste per vetite e mira qe kemi. Aty ne mes tyre ku isha fillova te mendoja per te gjetur zanafillen e mendimeve te secilit. Shefi kishte te bente me kriminele perdite, me llumin e shoqerise, merrte rroge te ulet, ishte i pakenaqur nga sistemi. Studentja ndodhej pak a shume ne te njejten pozite ekonomike dhe kaste shoqerore, i vetmi ndryshim midis te dyve ishte se shqiptaret ne Maqedoni kishin luftuar me kuptimin e vertete te fjales per tu quajtur te tille.
    Liberalet e ketij forumi, nese do me lejonin tu vija kete emer gjate shkrimeve qe kane shkruar ketu, kur kane folur per patriotizem duhet ta kene marre kete gjendje parasysh...ndryshe liberalizmi i tyre jane fjale ne ere. Une e kuptoj secilen pale ne kete diskutim, sepse vete jam diku ne mes. Nje gje kam vene re, identiteti mund te zbehet, mund te harrohet per pak kohe, po tere jeten e ke me vete, nuk e shqit dot as e harron. Kjo seder pastaj qe kemi per ekipet e tjera kombetare perse te mos kthehet ne seder kombetare? Shikojme vendet e Ballkanit, keto qe jane rrotull nesh. Greqia kampione evrope ne fuqi, "Ylli i Kuq" i Beogradit serb ka marre Champions League, Turqia vendi i trete ne boterorin e meparshem, Rumania vendi i trete ne USA 94', Kroacia vendi i trete ne Boterorin e France 98'. Duke mos marre parasysh Maqedonine, te gjitha vendet e Ballkanit kane arritur te dalin ne Boterore madje te dallohen ne to. Gjithashtu ne te gjitha keto vende nuk ka tifozllik per kombtaret e huaja ne kete nivel me ne! Shume shoke te mi greke nuk mbeshtesin me fanatizem kete apo ate kombetare! Jane thjesht simpatizante te kesaj apo asaj skuadre.Keshtu duam apo nuk duam ne me vemendjen qe u kushtojme skuadrave te huaja ulim automatikisht nivelin e futbollit qe kemi. Nese fiton Gjermania apo Italia ne si shqiptare nuk marrim gje. Ngelemi spektatore te vetkenaqur prej perfomancave te nje skuadre te huaj.
    Ezekiel 25-17.

  6. #66
    i/e larguar Maska e asteri
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Vendndodhja
    ke porta e kalase elbasan
    Postime
    114
    Te jesh tifoz me nje ekip kombetar te huaj eshte simpatia qe ka cdo person per ate e kip dhe ska te beje *patriotizmi*qe thua ti ne kete rast.Seshte e thene se duhet nenshtetas i nje shteti e te besh tifo per ate e kip.Qe behesh tifoz me nje ekip te huaj eshte sepse ke mesuar historine e atij ekipi(klubi,kombetarje)dhe thjesht arsyeja nga emri dhe gjurmet e medhaja qe ka lene ne fushen e gjelber,ate ekip ben tifozllek,prandaj mos fol kot se patriotizmi ne kete rast ska te beje fare

  7. #67
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Ti o Julius po ngaterro futbollin me rracismin me duket ?
    E ē'hyn otrantoja apo torturat e shqiptarve ne itali me futbollin dhe tifozllikun ?
    Ne si komb ne ēdo vend te botes qe kemi shkelur sa per dijeni kemi marre ate qe kemi merituar edhe ktu sma mbush dot mendjen as ti as njeri tjeter , boll u qam si gore , jo sna duan , jo sna rrespektojne e jo derci verrci , ai qe i ben vend vetes e duan edhe ne mes te beorgadit e jo me ne qytetet dhe shtetet perendimore.
    Ne vitet e para te demokracise greku te hapi dyert , te futi ne shtepi , te dha nje pune , dhe si shperblim ēfare mori nga shqiptaret ? nje perdhunim per vajzen e tij , vjedhje , pislliqe nga nga me te ndryshmet ...etj etj. Aq sa i urrej aq edhe them kane nje fare te drejte qe sillen me ne ne kte lloj menyre , se ne te tille jemi . Nejse kjo ska te beje fare me temen , thjesht te solla nje shembull meqe qeke indinjuar kaq shume mbi fatin e shqiptarve neper bote.

    Tjeter , kombetarja dhe ekipet perkatese ne shqiperi jane perkrahur deri ne maksimun , po flas me ato qe njoh , perfshi dhe veten time ,sa kam jetuar ne shqiperi asnje ndeshje sme ka shpetuar pa e shkelur qemal stafen per te pare ekipin kombetar , ose me mire hap qitapet e forumit dhe shiko temat e superliges , dhe ndeshjet e kombetares qe ta kuptosh me mire.
    Nuk kam faj une or ti mik se Duka & co tallin tra'pin me kombetaren e 5 milion shqiptarve, duke filluar qe nga shitja e ndeshjeve e deri tek thirrja e lojtarve me pagese , skandali me i madh ishte ajo miqsore me maqedonsit ku ndeshja shume haptas ishte e shitur , ja kush jane shqiptaret , te mbushin xhepin per vete dhe te perdhosin emrin e kombit tone duke humbur me ekipe tip lecke si serbt e maqedonise , ndeshja sa per dijeni perfundoi 3-1.
    Bera nje dite 2 ore rruge ktu ku jetoj,vizite tek nje shok , te shihja Tirana - Teuta meqe shoku ne fjale kishte Sat+ , ēfare pashe ? nje ndeshje te shitur 2-1 te fituar nga durresi , jo se italia eshte lule , po te pakten kombetaren e tyre nuk do ta shisnin kurre.

    Tani per tjera gjera eshte e kote te diskutojme se argumente te tipit pordhi kali do kete me shumice !!
    Sa per dijeni tani qe po shkruaj kam veshur bluzen e tottit dhe po pres me ankth ndeshjen .
    Ju patriotat e flakte mund te me quani si te doni , por sa e dua une shqiperine dhe shqiptaret ju as qe e keni idene fare.
    Prandaj beni mire te mos kapeni me patriotizma te tipit Mic Sokoli se eshte turp per kta 20.000 shqiptare qe po na lexojne .

    Gjithe te mirat .

  8. #68
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Tema nuk eshte patriotizmi i shqiptarit, eshte patriotizmi qe shqiptari shfaq ndaj nje ekipi KOMBETAR tjeter.
    Pra, sipas teje, nje shqiptar qe shfaq tifozllik per kombetaren e Italise, njekohesisht po shfaq patriotizem ndaj Italise? Pse, tifozlliku qenka sinonim me patriotizmin keshtu? Tifozi italian, gjerman, apo brazilian mbeshtet skuadren e kombit te tij pasi kjo e fundit ka cfare t'i dhuroje atij si shikues. Te ishte e denje kombetaria jone te na perfaqesonte ne boteror, cdo shqiptar do brohoriste per te. Ne mungese te saj, shqiptari zgjedh nje ekip tjeter kombetar, loja e te cilit ia permbush kerkesat si tifoz. Tifozlliku im per brazilin, ta zeme, nuk shpreh detyrimisht qendrimin tim ndaj brazilianeve si popull. Tani, doemos qe eshte me natyrale te identifikohesh me nje nengrup (i.e. lojtaret e kombetares) te nje grupi (shqiperise), pjesetar i te cilit je vete. Po kur ky nengrup mungon? Sipas teje, tifozi shqiptar duhet te rrije gojekycur gjate boterorit sepse nuk merr pjese Shqiperia.

    Bayern,
    Ate shembullin e Gjermanise e permenda ne menyre hipotetike. Une s'kam qellim t'i imponoj kujt mendimin tim, ama kjo s'do te thote qe une te bie dakort me cdo kendveshtrim qe po ofrohet ketu. Edhe nqs kundershtoj, kundershtoj postimin (ate qe shoh te shkruar)- nuk bej inferenca ndaj postuesit (sa here ka shkelur ne stadium ai apo sa rregullisht e ndjek futbollin).

  9. #69
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Te paska trajtu mire Italia Tito. Gezohem. Sidoqofte me pa 20 vjet Luciano Moggin nuk te prishet terezia... por me shku tek Duka me vrap...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #70
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    O Tit, mua e vetmja gje qe nuk me pelqen eshte percarja qe ndodh per shkak te tifozllikut me skuadrat e huaja. Tifozat italiane krijojne simpati mes tyre dhe antipati per tifozat gjermane (shembull). Nuk me pelqejne replikat e tipit pse nuk je me Italine mqse atyre u kopjojme menyren e jetes ( prape shembull). Nuk me pelqen te degjoj: filanin e kam respekt sepse jemi tifoze te te njejtes skuadre. Nuk me pelqen mos lejimi i kritikes nga nje tifoz i skuadre tjeter per shkak se shau skuadren me te cilen je tifoz. Nuk me pelqen qe replikat mes tifozeve te skuadrave kundeshtare kalojne shume lehte ne ofendime personale. Gjithashtu kam dashur te "shfajesoj" ndjenjat e dikujt qe mund te quhen patriotike, sepse nuk e shikoj si gje te keqe, as ekstreme. Keto gjera kam dashur te them. Nese ti apo ndonje tjeter i keni kuptuar gabim, apo i keni pare me ekstremitet atehere faji im qe nuk kam mundur te shpreh si duhet ate qe kam dashur. Pastaj mer lal nje gje me vjen shume inat...pse te vije greku per vizite e te na shohe me flamuj te huaj te bejme tifozllik e te tallet me ne?? Ka ndodhur nje rast i tille qe e kam lexuar diku dhe me ka ardh jashte mase inat plako! Une e di si jemi rritur ne e gjithe brezi yne, me emocionet e nje boterori te pare nga nje vend i izoluar, atehere fanella e skuadres ka qene nje reklame e nje futbolli te bukur. Tani gjerat kane ndryshuar them une, tani fanella eshte italiane, gjermane, hollandeze po ngjyrat shqiptare mungojne. Kam nje cike seder e marrte dreqi...nese nuk me kuptoni vari teneqet, ctju them une...hajde po duroj te me quash ene Mic Sokol, te me vesh dhe ne loje, po ckam brenda se mbaj dot mer lal se me djeg i ifsha ropt!
    Ezekiel 25-17.

  11. #71
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Dashi me kembore

    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Edhe ca pastaj se luajne per Finlanden , Zvicren apo ndonji skuader tjeter? A jane rritur dhe jetojne ne ato vende? Po! Atehere ku eshte e keqja se lozin per skuadrat e vendeve te cilat i kane mirepritur, u kane hapur dyert kur kishin nevoje dhe i kane bere qytetare?
    Qytetar ne ato vende behesh ne saje te Interesit. Provo ti dashi me kembore te shkosh ne ato vende, por te ka rene fati te jesh kendej ne Amerike ku dhe PortoRicani qe ka luftu me peshkaqenet ka identitet me te forte se dashet me kembore ... dmth Shqiptaret. E keqja nuk eshte se ata lozin me skuadrat e huaja, por se pasiviteti jone i ka lene te shkojne atje. Shiko mire se sa talente ke ne ngritje peshash tani... dhe shiko sa nga keto rrezik ikin me Greqine. Ketu ka njerez qe do ishin gati te benin cte munduren te shikonin "gjermanine" apo "italine" ne finale, por nuk e can menderen njeri per x apo y peshngrites(edhe ky sport eshte) ne po te njejtin kuptim. NGa ana tjeter fqinjet ngelen duke marre cdo talent sportiv si pasoje e pasivitetit te dasheve me kembore. Siduket dasheve u kane hequr loqet e u kane varur kemboret ma merr mendja, se perndryshe nuk mund te kuptohet kjo lloj situate. E kam thene dhe here te tjera mahnitem kur shikoj PortoRicanet qe kan luftu me asnjerin te bejne nje jave feste me flamura lart e poshte, me vjen te plas kur shikoj disa desher me kembore(jo ti doemos) qe fillojne dhe e ndryshojne debatin ne varesi te interesit te tyre. Un spo them gje qe ti te dalesh me pushke ne stadium per Shqiperine, as te dalesh me pushke kundra ekipeve te tjera, por tifozlliku i kombetareve duhe te jete ne nivel SIMPATIZIMI dhe asgje me teper. Jo se un dua te vendos normen, por se eshte anormale qe te ndihesh dicka tjeter. Mbase per ne jo, por per nje Gjerman, Italian etj do ishte jonormale mos ndiheshin te tille.


    Pse duhet te lozin detyrimisht per Shqiperine? Mos do te thuash se skuadra kombetare e Shqiperise eshte katandisur aq keq saqe duhet te sjellim ne te lojtare te cilet nuk e kane pare me sy ne jeten e tyre? Shumica e atyre lojtareve qe permend ti kane ikur nga ish-Jugosllavia bebe e femije e ne Shqiperi nuk kane ardhur kurre....Atehere perse te rrime dhe te ngecemi tek ca "vogelsira" si kombesia shqiptare e babait, gjyshit apo nenes....oburra te sjellim lojtare nga Afrika, trillojme nje histori per "origjinen" shqiptare te katragjyshit qe ishte nizam ne kohe te turkut dhe ja e mbushe kombetaren me "lojtare cilesore"....Kur ka Franca 14-15 zezake e ka fituar Kampionatin Boteror e tani eshte ne Finale per se dyti, Gjermania, Anglia, Italia, Suedia etj...perse mos kemi dhe ne! Do kenaqesh ti atehere? Do jesh krenar qe je shqiptar kur fanellen kombetare ta veshin 7-8 zezake? NUK E BESOJ!


    Pra modeli qe duhet te ndjekin shqiptaret per "patriotizem" na qenkan skocezet!?

    Thua nuk ka 1% mundesi qe kur kane thene "Ne nuk jemi angleze" te kene nenkuptuar se "ne nuk jemi tifoza te skuadres angleze, prandaj nuk dime gje per te...na pyesni per Brazilin dhe ju themi se jemi tifoza te tij!"
    Akoma nuk e ke kuptuar nivelin ne te cilin po debatohet. Ketu po flitet per IDENTITETIN e shqiptarit dhe kjo po shikohet ne prizmin e ketij lloj tifozlliku anormal per ekipet e tjera. Ket debat nuk e hapa une, ka kohe qe behet, e vazhdoi Kadareja me Qosen dhe un duke pare nje artikull tek Shekulli e cova dhe tek bota e Sportit. Ai qe thote se sporti eshte dicka qe i perket nje sfere tjeter dhe nuk ka te bej me politiken kjo eshte me se e vertete, por sporti, sidomos nje eveniment boteror-kombetar ka te bej me ndjenja qe shkojne pertej sportit. Menyra se si shqiptaret zihen/brohorasin ka te ngjare qe kane rreshqit nga identiteti i tyre me kohe. Por kjo sdo te thote qe ketu po flitet per njenjat patriotike. Patriotizmi eshte dicka qe vjen mbasi identiteti te jete percaktuar. Un dhe asnje nuk mund ti kerkoj personave me identitet te lekundur qe te jene patriote. Kjo duket qarte nga pergjigjet qe ju jepni.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #72
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Rebele
    Pra, sipas teje, nje shqiptar qe shfaq tifozllik per kombetaren e Italise, njekohesisht po shfaq patriotizem ndaj Italise? Pse, tifozlliku qenka sinonim me patriotizmin keshtu? Tifozi italian, gjerman, apo brazilian mbeshtet skuadren e kombit te tij pasi kjo e fundit ka cfare t'i dhuroje atij si shikues. Te ishte e denje kombetaria jone te na perfaqesonte ne boteror, cdo shqiptar do brohoriste per te. Ne mungese te saj, shqiptari zgjedh nje ekip tjeter kombetar, loja e te cilit ia permbush kerkesat si tifoz. Tifozlliku im per brazilin, ta zeme, nuk shpreh detyrimisht qendrimin tim ndaj brazilianeve si popull. Tani, doemos qe eshte me natyrale te identifikohesh me nje nengrup (i.e. lojtaret e kombetares) te nje grupi (shqiperise), pjesetar i te cilit je vete. Po kur ky nengrup mungon? Sipas teje, tifozi shqiptar duhet te rrije gojekycur gjate boterorit sepse nuk merr pjese Shqiperia.
    Pra "tifozlliku jot nuk shprehka doemos qendrimin tend ndaj Brazilianeve si popull", por nga ana tjeter "Tifozi italian, gjerman, apo brazilian mbeshtet skuadren e kombit te tij pasi kjo e fundit ka cfare t'i dhuroje atij si shikues. Te ishte e denje kombetaria jone te na perfaqesonte ne boteror, cdo shqiptar do brohoriste per te."

    Pra tifozlliku nuk shpreka qendrimin ndaj nje populli... por nga ana tjeter mostifozlliku shprehka dicka akoma me te keqe ndaj nje populli... ne kete rast ky eshte populli JOT.... edhe pse kam dyshime kur shof cfare ke zografitur atje siper.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #73
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Cyclotomic, nje pyetje: cilat jane nevojat/deshirat/kerkesat e tua si tifoz?

  14. #74
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Postimi i fundit qe bej ne kete teme,pasi nuk ja vlen te nxjerr shpatat sportive me njerez qe kam krijuar ne keto vite forum,respekt...........


    Ne shtepine e te varurit,nuk flitet per litar......................ka thene nje murg a prift Francez.


    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=29439


    Linku i mesiperm tregon se para dy vjetesh keni qene me katolik se Papa,me hollandez se vete Mbreteresha e Hollandes,sot tifzilliku i te tjereve qenka infektuar dhe kthyer ne semundje.

    Gjithe sukseset e vendeve ballkanike ne futboll,kane te bejne me nje shkolle te mirfillte futbolli,neper kohera,nuk krahasohesh dot as me Jugosllavine e Dragan Djaic,Velimir Zaets,Dragan Stojkovic,Dejan Savitcevic,as me Rumanine e George Hagi,te Mario Lakatush,Rodion Kamataru,as me Bullgarine Hristo Stoickov,dhe as me Kroacine e Zvonimir Boban,Davor Shuker.
    Nese ne pseudopatriotet bekemi mekat dhe humbasin identitetin tone duke brohoritur per Ballack,Robben,Lambard,Rolandinho,Totti,do benit mire ju patriotet e vertete te mos tallnit tajaret me lojtaret e ekipit tone kombetare..................
    Nje emer po ju them TARE,nese doni postime ua sjellim,ne forum cfare shkruhet mbetet.Nuk keni lene epitet pa zbukuruar.



    Mirmbeteshi ju dhe Shekulli i Kokedhimes.

    Kolombi veshur me fanele gjermane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 09-07-2006 mė 12:35
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  15. #75
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Te paska trajtu mire Italia Tito. Gezohem. Sidoqofte me pa 20 vjet Luciano Moggin nuk te prishet terezia... por me shku tek Duka me vrap...
    Normal qe nuk me prishet terezia per moggin se nuk perfaqeson ngjyrat e kombit tim , ndersa tek Duka & co ndodh e kunderta , indinjohem jashte mase me perdhosjen qe i kane bere kombetares dhe futbollit shqiptar me vite te tera .Besoj se e kuptove tani pse ?

    O Jul me gjithe rrespektin qe kam per ty nuk kemi mendime te perbashketa me futbollin , kshu qe me mire po i menjanohem debateve dhe replikave se e di qe nuk do me kuptosh dot. Dhe sa per epitete Mic Sokoli apo pordhi kali nuk kishte te bente fare me postimin tend .

    Gjithe te mirat .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 09-07-2006 mė 12:33

  16. #76
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ja ca kuotime aspak 'Shqiptare' tek ajo tema nga nismetari i kesaj teme.

    cdo tek sofra jone more djale...
    Kur ekipi i zemres se Ciklos mundi Greqine.
    Kujtojn se jemi Gjermania ne, edhe hajt mo
    Dashuria per ekipin pa kufi.
    Prit sa te filloj Evropjani, se do ju bejm te nderroni emer ore ekip pleqsh.

    Grand finalja....edhe pertova me shku me teper se faqja 5 lol
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Shume po flitet ne kete teme.E kisha lene me nje sy te mbyllur,gati ne gjume

    Une ri-mendoj te njejten gje qe shkruajta ne postimin e pare.Me vjen ēudi sa shpejt dergohet debati ne ekstrem.
    Po te duash marrezisht nje skuader qe nuk eshte e vendit tend,nuk besoj se te ben as tradhetar e as kopuk per vendin tend.
    Edhe une e shoh Brazilin veshur me bluzen zyrtare me 5 yje.
    E bertas si i marre kur shenon,deshperohem e kam qajtur kur ka humbur Brazili.
    Kur luaj futboll me 5,kam perher bluzen e Ronaldinhos,edhe kur jam me pushime sme mungojne asnjeher bluzet me ngjyrat e Brazilit.
    Ketu po del sikur ata qe jane pro artikullit nuk qenkan tifoze te zjarrte e per te tjeret qe nuk aprovojne,e kunderta.
    Futbolli eshte pasion,ethe,lot,dhimbje,buzeqeshje,ēmenduri.Dhe te tilla qofshin keto ndjenja perhere.
    Persa i perket nacionalizmit e patriotizmit nuk besoj qe duhet te hyje ne boten e futbollit,si sport i paster e me te cilet dashurohen njerezit.
    Ndersa antipatite qe kemi per nje skuader ose tjeter,nje vend,vijne nga eksperiencat tona personale,nga kontakti qe kemi me njerez te ketyre vendeve.Ose thjesht nuk na pelqen ngjyra
    Fakti qe nuk me pelqen,te shoh nje shqiptar duke valevitur flamurin italian sepse eshte i gezuar,nuk ka pse ti interesoje shqiptarit.
    Nuk do me japi llogari per gjestin e tij,dhe ngelen perfundimisht vizione te ndryshme mbi tifozllekun.
    Gjithkush eshte i lire te interpretoje dashurine qe ndjen per nje skuader,ne menyren qe don.

    Sonte kemi nje ndeshje te bukur.Te fitoje me i forti,dhe loja e bukur.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  18. #78
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Se mos harroj Shqiperia ne 99 fotografite me te bukura te boterorit.

    http://msn.foxsports.com/soccer/pgSt...6&pageNumber=6

    Shijojeni

    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  19. #79
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    e 6-shta ishte kjo por flamuri shqiptar ka dal rastesisht me duket :P

    po vendin e 6-shte e ka fituar ky idjoti qe e hengri rrjeten me dhemb
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anėtarėsuar
    01-07-2006
    Postime
    54
    Citim Postuar mė parė nga bayern
    Se mos harroj Shqiperia ne 99 fotografite me te bukura te boterorit.

    http://msn.foxsports.com/soccer/pgSt...6&pageNumber=6

    Shijojeni

    vallaj kjo pamja mka pelqy

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. ...KLANET ose SKUADRAT tuaja ???
    Nga KOKASHTA nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 17:31
  2. Skuadrat shqiptare nė Evropė, endėrr apo realitet?
    Nga Noerti nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 27-08-2008, 14:22
  3. Skuadrat dhe stadiumet nė 'Germany 2006'!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:24
  4. Champions League - 8 skuadrat dhe dyshet.
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 08:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •