6 Korriku : Shėn Maria Goreti, virgjėr e martire








Maria Tereza Goreti, ose Marieta, siē e thėrrisnin tė afėrmit, nuk ėshtė e vetmja vajzė e cila parapėlqeu mė mirė tė vdiste, sesa tė pranonte joshjet e njė njeriu qė deshi t’ia turbullonte jetėn. Pothuajse ēdo ditė kronika flet pėr ushtrimin e dhunės mbi vajza tė reja, tė pambrojtura. E kush mund ta kuptojė mė mirė kėtė shprehje, se vajzat shqiptare tė kohėve tona, tė detyruara siē janė pėr tė shkuar edhe nė shkollė nė shoqėrinė e prindėrve, sepsč gjithnjė pėrballė rrezikut tė dhunės e tė rrėmbimit?

Po prindėrit e Marietės nuk mundėn ta mbronin....

Shkaku pėr tė cilin Kisha e paraqet si shembull kėtė shenjte 12 vjeēare, nuk ėshtė vetėm sepsč u shqua pėr pastėrti morale, por pse gjithė jeta e saj ishte shembullore, pse zgjodhi vdekjen jo vetėm pėr tė mbrojtur nderin, por kryesisht pėr t’iu bindur urdhėrit hyjnor: “Jo, jo, Zoti nuk do; ėshtė mėkat!” - i bėrtiti djaloshit Aleksandėr Serenelli, kur ai deshi tė pėrdorte dhunėn.

Familja Goreti, me origjinė nga Corinaldo, nė provincėn e Ankonės, e shtyrė nga nevoja, pati emigruar nė Agro Pontino, dhjetė kilometra larg Netunos, aty nga fundi i shekullit XIX. Njerėzit e saj, tė mėsuar me punė tė rėndė ndėr ara, u strehuan nė njė shtėpi tė vjetėr. E ndėrsa nėna e babai punonin tokėn, Maria kujdesej pėr katėr vėllezėrit, mė tė vegjėl se ajo. Ishte vetėm dhjetė vjeēe, kur i vdiq i jati, i sėmurė nga malarja. Kėshtu s’ėmės, Asuntės, iu desh tė punonte gjithė ditėn pėr tė siguruar jetesėn. E Maria, qė nuk kishte mundur tė vijonte rregullisht shkollėn, tani hoqi dorė nga gjithēka, pėr t’iu kushtuar plotėsisht shtėpisė e vėllezėve. Kur kishte sadopak kohė tė lirė, vraponte te Kisha e largėt pėr tė ndjekur katekizmin. E kėshtu mundi tė merrte kungimin e parė.

Ishte tepėr e zhvilluar pėr moshėn, prandaj tėrhoqi vėmendjen e djaloshit tė shqetė Aleksandėr Serenelli. Ajo i kundėrshtoi vazhdimisht. Por Aleksandri nuk hoqi dorė. Njė ditė, kur nėna u nis pėr nė arė, duke e lėnė Marietėn vetėm me motrėn e vogėl (e cila mė vonė do tė bėhej murgeshė ndėr Franēeskanet Misionare tė Zojės sė Papėrlyer), pas refuzimit tė zakonshėm tė vajzės, e theri disa herė me thikė. E mbartur nė spitalin e Netunos, vdiq njė ditė mė pas, duke e falur vrasėsin me fjalėt: “Pėr dashuri tė Krishtit e fal dhe dėshiroj tė vijė me mua nė Parajsė!”. Ishte data 6 korrik e vitit 1902.

I dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, Aleksandėr Serenelli u lirua pas 27 vjetėsh pėr sjellje tė mirė. Mė 1910 tha se kishte parė nė vegim Martiren e vogėl e qė atė ēas jeta e tij ndryshoi. Mė 1950 e ėma e Marietės dhe tė vėllezėrit ishin tė pranishėm nė shenjtėrimin e vashės qė nuk pranoi tė pėrlyhej me mėkat.