Nė mes pluhurit
rendur kėmbėsor e makina
qė vijnė e ikin,
s'u vėnė mendje
grafiteve tė pėrhershme
nė mure tė njė Tirane
shkruar me emrat e Perėndive
PD-je, PS-je, a LSI-je
qė qėndisin gjenealogjitė
e tė mirat materiale
i japin sipas farefiseve.
Perėndi qė iu falėn shqiptarėt
e ku populli gjeti zhgėnjimet
me prejardhje tė pastėr
nga Perėndia e Punėve tė Shqipėrisė
qė la pasardhės tė fundit
besimin
shqiptarėt qė i falen Perėndimit,
(thembra shqiptare e Akilit)
Pritet qė dielli tė ndrisi
tė hiqen njollat e Vizave
qė shqiptarėt tė lėvizin,
ndėrkohė priten tė korrat
parullat e Partive nė mure
do sigurojnė tė hollat
qė shqiptarėt tė ngjisin Olimpin
dhe tė ngrenė Yllin e tyre
rreth sofrės sė Tempullit
qė duket nga ekranet e lokaleve
ku flitet e diskutohet sesi
me nė dorė celulare
e tymi i shqetėsimit tė papunėve
luftohet me kafe
cigare pas cigareje...
pasqyron zbrastėsia nėpėr mure
njė qyteti aq nė sipėrfaqe
jo mė thellė
se takat e vajzave
qė shkelin baltėn
nėpėr rrugėve tė Tiranės
nė kėrkim tė Pub-it mė tė afėrt
ku tė gjithė nė fakt
duken tė pasur
"Sa shtrenjtė" thonė evropianėt
"Shumė klube paska hapur"
botėra tė vogla veshur bukur
me njerėz qė shohin pėrciptas
sikur ca emra ēuna lagjeje
shkruar nė mur si zhgarravina.
S'do pres zbrazėtinė
mbuluese si pluhur rruge
tė mė zėrė,
mureve tė qytetit
do shkruaj ndjenjat
njeri, botėn tėnde jeton
me punė e me vepra,
lumturia mė e madhe
ėshtė edhe mė e thjeshta
njė murale e bukur nė mur
frymėzim i tė krijuarit
me mė shumė vullnet sesa kritika.
...mbase njė grafiti-poezi
qė s'i deshifrohen dot vijat...
6/11/05
Krijoni Kontakt