Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Kroati 74-vjeçar, Oto Bariç, trajner i ri i kombëtares!

    Gjergji Stefa
    gj.stefa@gazetashqiptare.com

    Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund telenovelës disamujore të vendit bosh në drejtimin e përfaqësueses kuqezi, teksa ka vendosur dje në mënyrë zyrtare, që Oto Bariç të jetë ai që do të drejtojë skuadrën deri në fund të eliminatoreve të Euro 2008-ës. Lajmi, i bërë i ditur nga më shumë se një burim konfidencial brenda Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ka gjetur edhe aprovimin e zëdhënësit për shtyp, Nurishmi: “Është e vërtetë, 99% ai është trajneri. Sigurisht që zyrtarizimi do të bëhet ditën e martë, në mbledhjen e radhës së komitetit”. Gjithçka e qartë. Kroati, i cili në të shkuarën ka drejtuar në mënyrë prestigjioze edhe përfaqësuesen e vendlindjes së tij, ka fituar balotazhin final me francezin Klod Le Rua, ndërkohë që gjermani Litbarksi nuk është marrë pothuaj fare parasysh nga kokat e futbollit shqiptar. Vetë Bariç, një 73- vjeçar me një të kaluar shumë të pasur në drejtimin e klubeve dhe përfaqësueseve, është shprehur 100 për qind i gatshëm që të bëjë më të mirën në atë që quhet teorikisht mundësia e tij e fundit për të drejtuar një skuadër. Ka kërkuar një shtëpi në Tiranë, ku do të qëndrojë së bashku me bashkëshorten dhe pritet që të përfitojë një kontratë, e cila shkon deri tek 400 mijë euro në edicion, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarët e tjerë teknikë të stafit të tij. Me një nënshtetësi austriake në xhep, Bariç është një ndër figurat më popullore në vendlindjen e tij, dhe duke iu referuar “CV”-së, pritet që të jetë më produktiv sesa paraardhësi kuqezi, Hans Peter Brigel. Tratativat me kroatin janë kryer në një kohë relativisht të gjatë dhe megjithëse nuk ka vizituar Tiranën, një takim kokë më kokë me presidentin Duka rreth 2 muaj më parë në Vjenë, i ka bërë palët të besojnë tek njëri- tjetri. FSHF-ja mund ta kishte zyrtarizuar me kohë emrin e Bariçit, por drejtuesit pritën një përgjigje përfundimtare nga Nevio Skala, italiani që pasi i tha ‘jo’ Shqipërisë, pritet të nënshkruajë për Poloninë e sapoeliminuar nga finalet e Botërorit. Bariç pritet që të mbërrijë javën e ardhshme në Tiranë dhe të parashtrojë platformën e tij, të paktën deri në ndeshjen e parë zyrtare kundër Bjellorusisë. Një gjë është e sigurt, nëse nuk ka grumbullime përpara gushtit, rreth 30 lojtarë kontigjentë të kësaj skuadre, do të jenë përpara kroatit në miqësoren që do të luhet në fund të verës.

    balkanweb

  2. #2
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Shume i vjeter ky Bariç, Megjithate me pelqen si trajner. Go Albania
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar më parë nga GeNi_25
    Shume i vjeter ky Bariç, Megjithate me pelqen si trajner. Go Albania

    LooL, ti paske shume preferenca Nuk thua te jete i mire


    Shpresojme te beje ndonje gje me shume se te tjeret.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Zyrtarizohet, kroati Oto Baric trajneri i ri i kombetares shqiptare

    Ora 15:00
    Nga E.M


    TIRANE (27 Qershor )- Oto Bariç është trajneri I ri kombëtares shqiptare të futbollit. Kandidatura e kroatit është miratuar përfundimisht sot pas një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Ish tekniku i përfaqësueses kroate dhe asaj austriake, ka fituar besimin e krerëve të futbollit shqiptar mes alternativave të tjera si Bertalan Bickei, Pier Litbarski apo Klod Lë Rua.

    Oto Bariç do të vijë ditët e ardhshme në Tiranë dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të eleminatoreve të Euro 2008, nga e cila do të përfitojë 300 mijë euro, ku 100 mijë do t’i jepen paradhënie. Ndryshe nga paraardhësi i tij Brigel, Bariç ka pranuar që gjatë periudhës që do të jetë trajner i Shqipërisë, të qëndrojë me banim në Tiranë për të parë më mirë futbollistët dhe kampionatin shqiptar.

    74 vjeçari ka qenë dakord gjithashtu që të ketë një staf shqiptar për të punuar gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që drejtimin e Shqipërisë e ka konsideruar si bastin për t’u fituar në fund të karrierës.(NEWS24/Balkanweb)

  5. #5
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Bariç në bankinë, 50 mijë euro në dorë

    28 Qershor 2006

    Gjergji Stefa
    gj.stefa@gazetashqiptare.com

    Një mbledhje maratonë, prej më shumë se 3 orësh në Federatën Shqiptare të Futbollit, vendosi t’i japë fund të vetmes klauzolë që mund ta mbante peng zyrtarizimin e kroatit Bariç në bankinën kuqezi. Kërkesa e 74- vjeçarit për të marrë në dorë një paradhënie prej 100 mijë eurosh, nga 300 mijë që do të përfitojë në edicion, u konsiderua vetëm pjesërisht nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që në përfundim vendosën që ish- trajneri i Kroacisë dhe Austrisë do të vishej kuqezi, dhe që në ditën e parë të punës do të përfitojë 50 mijë euro “free”. Akordi që ishte një punë e kryer që prej ditës së premte, mori konfirmimin edhe të presidentit Duka, i cili pas një kalvari të gjatë prej 3-4 muajsh, nxitoi rreth orës 13.00 të paradites së djeshme të dilte përpara mediave dhe publikisht të deklaronte: “Po, ne tani e kemi një trajner dhe ky është kroati Bariç. Do të vijë në Tiranë në javën e ardhshme për të firmosur”. Sinjale pozitive kanë mbërritur po dje edhe nga vetë kroati, i cili e sheh Shqipërinë si një happy-end të një karriere të shkëlqyer në Evropën qendrore. Sipas një anëtari të KE-së, mësohet se menjëherë pas mbledhjes të dyja palët (FSHF dhe Bariç) kanë kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike dhe minutat e bisedës kanë treguar qartë që “dashuria” sapo ka nisur. Njeriu, i cili si prioritet në këto muajt e fundit ka pasur ndjekjen e 10 kasetave të ndeshjes së skuadrës përfaqësuese, është shprehur pozitiv për grupin që presupozohet se do të punojë deri në fund të vitit 2007: “Çdo skuadër ka probleme, – ka thënë Bariç në bisedën konfidenciale me kokat e FSHF-së, – por e rëndësishme është që unë shoh se me këtë skuadër mund të bëhen gjëra shumë të mira”. Sa për rinovimin e një përfaqësuese me një mesatare moshe disi të plakur, Bariç mësohet të jetë shprehur evaziv, duke mos i mbyllur portat kuqezi askujt: “Duhet të gërshetojmë elementin e ri me eksperiencën”. Konfirmimi i kroatit në krye të përfaqësueses nuk ka qenë “një dashuri me shikim të parë” për drejtuesit e futbollit shqiptar. Të shtangur nga një “jo” e Brigelit përpara 2-3 muajve, puna për të gjetur zëvendësuesin e tij kaloi në sitë një sërë emrash interesantë dhe me një CV-i, të paktën në letër më e mirë se ajo e gjermanit paraardhës. “Fiksimi” i Dukës deri sa vendosi për Bariçin ka qenë ajo e Nevio Skalës, trajnerit italian i cili pasi pati takime shumë të ngrohta, madje edhe jo zyrtare me krerët e FSHF-së, vendosi të kërkonte 45 mijë euro në muaj, një shifër krejtësisht e papranueshme për buxhetin e futbollit shqiptar.

  6. #6
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Makinë, celular dhe një dhomë hoteli


    28 Qershor 2006



    Trajneri i përfaqësueses Oto Bariç, ka kërkuar tre elementë shumë të rëndësishëm për jetesën e tij në kryeqyteti, në thelb të domosdoshme këto për çdo trajner të përfaqësueses. Një dhomë hoteli do të vihet në dispozicion për gjithë edicionin për trajnerin kroat dhe bashkëshorten e tij (në fakt, mund të jetë një suitë) dhe nëse i referohesh kostos së lartë që mund të ketë një zgjidhje e tillë, atëherë shpenzimet ekstra të trajnerit janë shumë më të larta se imagjinohet. Dy kërkesa të tjera të rëndësishme për punën e tij, janë edhe një makinë në dispozicion (mendohet që të ketë edhe shofer) dhe sigurisht, edhe një numër celulari me një kosto impulsesh mujore non-stop. Trajneri kroat nuk do të qëndrojë në 365 ditët e vitit në Tiranë, por sigurisht që do të kalojë një pjesë të mirë sezoni futbollistik në vendin tonë. Bashkë me të pritet që një pjesë të madhe të kohës ta konsumojë në Shqipëri dhe bashkëshortja, por jo djali i tij që njihet si ndër arkitektët më të pasur të kryeqytetit austriak, Vjenë. Kroati Bariç, i cili ka dy vjet që nuk drejton një skuadër, pretendon që të përsërisë në tokën shqiptare të njëjtin sukses që ka pasur me dy klube të mëdha austriake, të cilat i nxori deri në finalet e Kupave të Evropës dhe përfaqësueseve të Austrisë dhe Kroacisë. Në fakt, një mbyllje e karrierës me sukses me një skuadër relativisht si Shqipëria, ka qenë edhe shtysa për të marrë timonin kuqezi pa një faturë ekonomike që do të përligjte karrierën dhe eksperiencën e tij. Në opinionin e përgjithshëm shqiptar ka pasur shumë skepticizëm për moshën e kroatit, por drejtuesit e futbollit janë justifikuar me faktin, që derisa një gjë e tillë nuk ka përbërë një problem për Kroacinë dy vjet më parë, atëherë përse duhet të ketë për Shqipërinë, mbetet për t’u verifikuar...

  7. #7
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Te shpresojme ....

  8. #8
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700

    Ansa informacion te rreme mbi Kombetaren tone.

    Sot po lexoja ne sitin e lajmeve ANSA.it qe eshte edhe nje nga angjesite me te rendesishme te lajmeve ne bote dhe aty ndodhej dhe lajmi mbi trajnerin e ri te Kombetares sone OTTO BARIC.

    Gjeja qe me beri te nervozohem ishte mohimi i meritave te Kombetares sone me dy rrjeshta.

    Tecnico preferito a diversi candidati, tra cui Nevio Scala (ANSA) - TIRANA 28 GIU - Il croato 74enne Otto Baric e' il nuovo ct della nazionale albanese di calcio. E' stato preferito a diversi candidati, tra cui Nevio Scala. Ad impedire l'accordo con Scala sarebbero stati alcuni aspetti finanziari. Il contratto con Baric, che sara' firmato la prossima settimana, durera' due anni. L'allenatore croato ricevera' un compenso di 300 mila euro. Baric si e' detto fiducioso sui risultati che conta di raggiungere con la nazionale, sempre ultima, nella sua storia, nei gironi eliminatori.
    Pas kesaj gjeje mora vendimin personal te reklamoj ne redaksine e ketij siti kete fakt .Nuk eshte mire qe sportdashes te huaj te keq informohen per Kombetaren tone dhe te kene komplet mendime dhe respekt tjeter mer Kuq e Zinjte tane.

    Ja dhe email imi:

    Salve.
    Oggi ho letto sul sitto Ansa.it un informazione per quando riguarda la Nazionale Albanese.

    Tecnico preferito a diversi candidati, tra cui Nevio Scala (ANSA) - TIRANA 28 GIU - Il croato 74enne Otto Baric e' il nuovo ct della nazionale albanese di calcio. E' stato preferito a diversi candidati, tra cui Nevio Scala. Ad impedire l'accordo con Scala sarebbero stati alcuni aspetti finanziari. Il contratto con Baric, che sara' firmato la prossima settimana, durera' due anni. L'allenatore croato ricevera' un compenso di 300 mila euro. Baric si e' detto fiducioso sui risultati che conta di raggiungere con la nazionale, sempre ultima, nella sua storia, nei gironi eliminatori.


    Non è vero che la nostra Nazionale è sempre stata ultima nei gironi per non dire che negli ultimi 20 anni non e stata più di due volte.

    Nel ultimo girone siamo stati clasificati come qunti con 13 punti, dopo aver battuta la Grecia per 2-1 a Tirana,battuta la Giorgia e Il Kazakistan.

    Nel nome dei tifozi Albanesi e tutti quelli che amano la nostra nazione.

    Distinti Saluti

  9. #9
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    O kacaku, kur thote te fundit nuk eshte se e thote ne menyre ofendimi po vetem ven ne dukje qe nuk kemi pretenduar ose rrezikuar per tu kualifikuar ndonje here!

    Dhe prandaj kane thene ashtu ato, ca ti bosh keshtu ndahen gjerat. Ose je i pari ose je i fundit!

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Hajt te shofin veten e vet iher ato, se e kan bo futbollin lesh e li, i kan fut gripin e pulave futbollit, masenej te flasin per te tjeret.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 12:27
  2. "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  3. Kroati Vinçetiç thote `A mund te luaj per Shqiperine?!`
    Nga panchovilla në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 13:05
  4. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •