Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140

    Qeveria serbe, kontratë me BG&R për Kosovën

    Revista serbe “Standart” shkruan se është interesant fakti se si qeveria nuk shqetësohet se BGR punon për kryeministrin shqiptar Berisha

    Qeveria serbe, kontratë me BG&R për Kosovën


    Denion Ndrenika

    TIRANË- Partia Socialiste në shtator do të ketë në vëmendje kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e marrëveshjes së fushatës zgjedhore të PD-së me kompaninë amerikane “BG&R” (“Barbour, Griffith & Rogers”). Kjo çështje ka ridalë në skenë dhe nuk do të lihet mënjanë pasi është gjetur nga PS një tjetër pikë për të goditur kryeministrin Sali Berisha duke iu referuar një shkrimi të revistës javore të Beogradit, “Standard” mbi marrëveshjen e pritshme të kompanisë amerikane me qeverinë serbe për të mbështetur këtë të fundit në çështjen kundër pavarësisë së Kosovës. “Pritet që kontrata e qerasë të jetë më shumë se 30 milionë dollarë dhe kjo do të jetë hera e parë në historinë e Serbisë që qeveria do të paguajë ligjërisht një kompani lobimi nga të ardhurat e buxhetit”-shkruan revista e Beogradit. Pika tjetër, të cilën thekson revista është paragrafi “është interesant fakti se si qeveria serbe nuk shqetësohet se BGR gjithashtu po punon aktualisht për kryeministrin shqiptar Sali Berisha” (“Interestingly, the Serbian government does not mind that BGR is working also for Albanian Prime Minister Sali Berisha”). Ndërkohë, Arta Dade, Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PS, saktësoi mbrëmë për “Shekullin” se “është e mundur edhe kërkesa për komision hetimor”, ndërsa shtoi se “media duhet të kërkojë edhe që Berisha ta bëjë publike atë marrëveshje, sepse janë neglizhuar edhe pse PS disa herë i ka publikuar shqetësimet”. Burime të tjera nga PS thanë dje se kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, gjithnjë duke iu referuar revistës “Standard”, është pranë nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë amerikane që ka organizuar fushatën fituese të PD-së vitin e shkuar, për 3 korrikun. Pasi kanë marrë dhe kanë përkthyer tekstin e revistës javore serbe “Standard”, burimet në PS thanë se kjo forcë ka bërë në vazhdimësi kërkesa për të zbardhur marrëveshjen e Berishës me “BG&R”. Sipas sekretares Dade, “Berisha nuk ka bërë ende transparente kontratën që ka me këtë kopmani, të cilën e pajtoi për fushatën 2005”, ndonëse PS i ka “kërkuar publikisht dhe mesa duket Berisha sikurse ka plot gjëra të tjera për të fshehur dhe ua ka fshehur shqiptarëve, u fsheh edhe kontratën me “BG&R”. “Koshtunica paguan për lobim në lidhje me Kosovën”-shkruan “Standard”, e cila më tej vijon: “Qeveria Serbe së shpejti do të paguajë shërbimet e kompanisë më të madhe të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,- Barbour, Griffith & Rogers; një kontratë që mund të nënshkruhet duke filluar nga muaji që vjen”. Sipas të njejtitt informacion të ofruar dje nga burimet e PS-së, “BGR do të paguhet me qera të lobojë për interesat e Beogradit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht për çështjen e Kosovës, si dhe për qëndrimin e përgjithshëm ndaj Serbisë në publikun amerikan dhe në qarqet vendimmarrëse për marrëdhëniet ndërkombëtare”. Lidhur me këtë Dade, thotë se nuk mund të ketë paragjykime në marrëdhëniet me klientët për kompaninë amerikane, por thekson se “pikësëpari Berisha ka për detyrë të bëjë transperente lidhjet me atë kompani, likujdimin e faturave dhe nëse ka diçka që ajo e mban peng kryeministrin”. “Lidhur me faktin që ajo do të bëjë lobingun për Koshtunicën në favor të humbjes së pavarësisë së Kosovës, mendoj që duke qenë private si kompani, mund të zgjedhë cilindo klient që i afrohet. “Është një fakt shumë interesant dhe koincidencë (dëshiroj ta quaj) që edhe Koshtunica edhe Sali Berisha sipas edhe gazetës që e ka botuar lajmin, çuditërisht zgjedhin të njejtët persona”-thotë Dade. BGR, sipas revistës, “nuk është në Serbi për herë të parë,- ka lobuar më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë suksesshëm për Pink Television, pronar i të cilit është Zeljko Mitrovic (dikur zyrëtar i Të Majtës Jugosllave , partia e gruas së Sllobodan Milosheviçit, Mira Markovic), si dhe ka bashkëpunuar me Partinë Radikale Serbe (Serbian Radical Party ) një parti e ekstremit të djathtë”.

    02/08/2006
    KATEGORIA: Politike
    Ndryshuar për herë të fundit nga Djal_Lacjan : 02-08-2006 më 12:35

Tema të Ngjashme

  1. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •