Gjysma
ARTAN FUGA
12 Korrik Pėrpara disa javėsh, sportelet e njė banke tė huaj vazhdonin tė ishin gjithmonė plot e pėrplot me klientė. Edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė se nė to nuk ka radhė fare, por gjithsesi jo si atėherė. Situata ėshtė normalizuar. Radhėt ishin tė gjata, ndėrkohė qė sportelet bankare nuk punonin tė gjitha. Njė po e njė jo, si shkollė nate. Nuk kishte nė ato mjedise atė nivel pritjeje tė klientit qė ti ngjante njė banke tė vėrtetė perėndimore, ku shėrbimet kryhen shpejt dhe me cilėsi tė lartė, duke e vendosur klientin nė vendin qė i takon, pra nė qendėr. Banka ėshtė e huaj, por punonjėsit, ndofta edhe njė pjesė e pėrgjegjėsve, sidomos tė atyre tė nivelit tė mesėm, janė tė gjithė si ne. Duket sikur teknologjia e huaj sapo bie nė duart tona pėrēudnohet, hyn brenda kulturės sonė profesionale, qė le aq shumė pėr tė dėshiruar, transformohet, tjetėrsuar.
Sapo e prekim diēka me dorė rrezikojmė ta mediokrizojmė. Thonė pėr njė fizikant tė madh, Nils Bor, se kishte nė trup e nė shpirt njė energji tė madhe shkatėrruese, vetėshkatėrruese, nė fakt. Sapo i afrohej njė aparature, kjo e fundit do tė pėsonte medoemos ndonjė defekt tė rėndė. Si motra gorgonė, Meduza qė e transformonte njeriun nė gur sapo e shihte me vėshtrimin e saj fatal.
Nga dy sportele qė duhej tė punonin nė atė agjenci hapur, ishte zakonisht vetėm njėri prej tyre. Kohė pas kohe, sportelistet, qė nė fakt nuk dukeshin fare nervoze, por pėrpiqeshin me pėrkushtim tė shėrbenin sa mė shpejt, na thoshin se kompjuteri qė kishin pėrpara syve nuk punonte, pėr shkak se «ka rėnė lidhja». Nuk merret vesh mirė se ēfarė kuptonin me kėtė formulė gjuhėsore, por pas kėsaj fjalie tė shkurtėr qė qėllonte si breshėri automatiku, askush prej nesh nuk mund tė lidhej mė me informacionin qė mbartte llogaria e tij bankare nė nivel qendror. Duhej me qenė i duruar. Nė sallė ka jo pak njerėz. Por, je i detyruar tė presėsh, se nuk ke vend tjetėr se ku i tėrheq paratė e tua. Nė fund tė fundit nuk je ti qė e ke pėrzgjedhur kėtė bankė. Ke qenė i detyruar nga institucioni ku punon. Askush nuk tė ka thėnė se nevojitet vetėm njė numėr llogarie bankare, i zgjedhur sipas preferencave personale, sikurse ndodh nė Perėndim. Jo, ka ndodhur si nė lojėn e «damit», njė lloj shahu popullor, i thjeshtuar, i pėrēudnuar, ku ka lėvizje qė quhen «me detyrim e pėrcaktim». Ėshtė njė lloj shahu popullor, gjysmashahu, qė nuk ka tė bėjė fare me atė qė luante plot pasion dhe menēuri, filozofi dhe matematicieni i madh, Lejbnici. Ky dami ėshtė njė shah i holluar, sikurse mund tė hollohet vera kur i hedh damixhanit tė saj shishe tė tėra me ujė. Ėshtė njė shah pensionistėsh qė nuk dėshirojnė tė mundohen shumė, duke luajtur lojėra tė ndėrlikuara, por luajnė vetėm sa pėr tė shtyrė kohėn bashkė me miqtė e tyre nėn hijet e pemėve, atje te liqeni, jo larg ca varrezave ushtarėsh tė huaj.
Nė fakt, po hiqja shumė keq pėr tė kryer disa operacione bankare qė i kisha shtyrė nga dita nė ditė, por qė tanimė ishin bėrė shumė tė vonuara. Koha nuk priste mė aspak. Ndaj vendosa qė ditėn e nesėrme tė shkoja pranė agjencisė mė tė afėrt tė bankės nė fjalė, pėr tė qenė atje ndofta i pari. Te dera e agjencisė gjeta vetėm njė grua qė kishte ardhur si duket shumė pėrpara meje. Edhe ajo ndofta kishte menduar se duke qenė pėrpara kohe te dera e bankės, do tė kishte mundėsinė tė mbaronte punė mė shpejt se tė tjerėt. Mė mirė do tė kishte thėnė me vete, tė pres gjysmė ore pėrpara se tė hapet banka, se sa tė pres njė orė e gjysmė duke mbajtur radhėn nė njė sallė tė ngushtė, ku pothuajse, nėn trysninė e njerėzve, tė duket sikur tė mungon ajri dhe tė merret fryma. Edhe klientėt e tjerė nuk tė lėnė rehat. Tė rrinė ngjitur pas trupit, sikur kėrkojnė tė sigurohen fizikisht se nuk janė vetėm nė kėtė botė egoiste. Nuk respektojnė aspak distancat e sigurisė qė lejojnė qė ēdo klient tė ruajė konfidencialitetin e informacioneve qė lidhen me gjendjen e llogarisė sė tij bankare. Tė gjithė dėshirojnė tė dinė gjithēka brenda njė mentaliteti kolektivist. Shoh mė tej se dikush i jep numurin sekret tė kartės sė tij bankare njė tė panjohuri, me qėllim qė ky i fundit ta ndihmojė pėr tė tėrhequr paratė e tij nga bankomati. Sportelistet e dinė se kjo sjellje ėshtė e rrezikshme dhe e dėmshme, por nuk ndėrhyjnė aspak. Nuk ndėrhyjnė sepse nė radhė tė parė janė tė zėna me punėt e tyre, tė mbytura deri nė fyt, ndofta edhe tė djersitura nga shpejtėsia me tė cilėn janė tė detyruara tė punojnė. Nuk merren dot me tė gjitha. Pastaj, mbase mendojnė se rregullat e bankės sė huaj qė ndofta ua kanė mėsuar korrektėsisht, nuk vlejnė pėr ne shqiptarėt, nuk vlejnė pėr ne, sepse u duket se sapo prekim me dorė diēka, e shndėrrojmė nė pjesė tė asaj kulture gjysmake profesionale qė qarkullon midis nesh. Kur i kėrkon sportelistes sa ėshtė shifra e lekėve nė llogarinė tėnde bankare, ajo nuk ta pėrton aspak, por ta thotė shifrėn me zė tė lartė sa e merr vesh e gjithė salla. Tė gjithė dinė gjithēka. Perėndimorja shndėrrohet nė orientale, aristokratikja nis e bėhet popullore, kultura elitare bėhet kulturė masash, shahu kthehet dhe bėhet njė dam pensionistėsh shumė tė nderuar, por qė nuk dėshirojnė mė me tė drejtė ta lodhin shumė kokėn e tyre nė kėto ditė vape tė rėndė.
Teknologjia e ardhur nga Perėndimi, sido qė ajo tė jetė, makineri, infrastrukturė mediatike, rregulla, ligje, norma pėrdorimi, tipologji organizimi institucionesh, gjithēka pra, ka pasur prirje pėr tu pėrēudnuar keqazi, pėr tu pėrvetėsuar nė mėnyrė gjysmake, sipas interesave tona, mendjes sonė, mentalitetit tonė.
Ėshtė kthyer nė njė farė gjysmagjeli, njė gjel pėrgjysmė, sa i huaj aq edhe utokton, njė lloj turisti qė ka filluar tė flasė shqip, ashtu shatra- patra. I keni dėgjuar ata tregtarėt e vegjėl kinezė qė shesin nė dyqanet e tyre nė tregun e Tiranės? Janė shumė tė edukuar dhe na kanė bėrė nder, nė fakt, qė kanė ardhur te ne. Na kanė besuar se nuk do ti vjedhim, nuk do ti mashtrojmė, nuk do tė sillemi keq me ta. Janė tė nderuar dhe na nderojnė shumė kur nisin tė mėsojnė shqip. Sidoqoftė, gjuha e tyre ėshtė njė shqipe nė dialektin tiranas e pėrzjerė me njė theks, intonacion, ritėm qė ėshtė karakteristikė e kinezēes. Kur e dėgjon tė folurėn e tyre tė mbulon njė ndjenjė humori.
Gjysmagjel.
Pėrsėri gjeli nuk ėshtė njė qenie e gjallė qė pėrbėn ndonjė sinonim tė keq.
Mund tė thuhej edhe gjysmaqeni.
Mė kujtohet se gjatė transmetimit tė ndeshjeve tė Botėrorit tė tanishėm, njė gazetar pėrdorte nė televizion fjalėn gjel. Luante ekipi francez i futbollit dhe, si duket, ndofta nga ndonjė kurs gjysmak frengjishteje, kishte pas mėsuar se simboli i francezėve ka qenė gjeli. Edhe po tė shkosh nė zonat rurale tė Francės sheh kisha fshati qė nė majė tė kryqit, pėrmbi kryq, kanė tė vendosur gjelin goluaz. Edhe gazetari me atė frėngjishten e mėsuar nė kurset kundėr analfabetizmit, njė frėngjishte gjithsesi bazike, qė e bėn tė luajė nga mend e kokės ēdo francez tė ndodhur nė cilindo fshat tė vogėl, kur flet pėr futbollistėt nuk rresht:
Topin e kanė gjelat, gjelat kėshtu dhe gjelat ashtu.
Gjelat janė tė vendosur.
Gjelat janė tė shpejtė.
Gjeli kryesor ia pason topin gjelit sulmues qė drejtohet pėr nga porta kundėrshtare.
Gjeli qėllon me kokė kraharorin e kundėrshtarit dhe gati sa nuk i ēan zemrėn.
Sikur tė ndodhte kėshtu me tė gjitha ekipet.
Spanjollėt tė simbolizoheshin pėr shembull me demat qė luftojnė nė arenė.
Ekipi i gjelave kundėr ekipit tė demave.
Gjelat qė kėrkojnė tė hanė makaronat.
Ndeshja me Italinė.
Nė asnjė vend tė botės ndokush nuk do tė shprehej nė kėtė mėnyrė, ku edhe simbolet kombėtare qė kanė kuptim nė kulturat e tjera pėrdoren gabim, pėrkthehen gjysmagjysma, duke krijuar njė gjuhė qė nuk ėshtė as shqip dhe as gjuhė tjetėr.
Gjysmagjuhė.
Por le tė kthehem te porta e agjencisė bankare, ku po prisja bashkė me atė gruan qė kishte ardhur ta zinte radhėn pėrpara meje.
Nė fakt, secili prej nesh po rrinte nė punė tė vet. Rrezet e para tė diellit tė mėngjesit po binin mbi ne dhe filluam tė shiheshim mė mirė. Nė fakt, ishte njė grua rome me njė fytyrė tė hollė, tė zeshkėt dhe me flokė qė i ngjanin fijeve tė holla qė dalin nga ndonjė aparat televizori i prishur, gjysma tė bardha dhe gjysma tė zeza.
Romja nuk priti mė aspak dhe nisi tė hyjė nė bisedė me mua:
Eh, duhet me prit tani edhe me marrė lekėt tona, radhė e madhe ēdo ditė.
Po, i them, me bezdi sepse skisha nge fare tė merresha me tė, radhė e madhe, ke tė drejtė.
Dikur nuk ka qenė kėshtu, thotė dhe ma pret fjalėn nė gjysmė, mė sheh me ca sy tė zinj, tė vegjėl, tė lėvizshėm, qė dėshmojnė qė atje tutje se vuan nga njė lloj depresioni skizofrenik.
O Zot, them me vete, ja tani filloi edhe kėtu, nė vend ta ketė mendjen nė rregull dhe tė arsyetojė pėr hallin qė e ka zėnė, ja, si tė gjithė, nis edhe bėn ideologji dhe propagandė. Nuk ka asnjė aftėsi tjetėr argumentimi, por veēse tė flasė me forma ideologjike, politike, tė bėjė moral. Mė kujtohet aty pėr aty njė tjetėr grua e lagjes sime qė pa njė e pa dy, sapo niste tė shkėmbente fjalėt e para me dikė, sapo nuk binte dakord me dikė, i drejtohej duke i thėnė: Ik, mi lavire. «Lavire» ishte pėr tė sinonimi i dikujt qė kishte njė mendim tė ndryshėm me tė. Po ashtu, sikurse gazetari qė i thėrriste futbollistėt francezė, duke i quajtur gjela, romja e lagjes sime i thėrriste komshinjve qė nuk ishin dakord me tė: Lavire. Kishte, nė fakt, njė gjuhė tė ndyrė, tėrėsisht tė korruptuar. Por, nuk ke se ēfarė tė bėsh, gjithkush pėrpiqet tė pėrdorė nė treg armėt e tija.
Romja me flokė tė thinjura para derės sė bankės, mė kishte kujtuar kohėn e shkuar. Deliri moralist dhe ideologjik i kishte kėrcyer nė majė tė kokės dhe ia bėnte sytė e vegjėl tė zinj ta shprehnin edhe mė me forcė depresionin skizofrenik qė e kishte mbėrthyer.
Nuk durova dhe nisa ti flas edhe unė: Zonjė e nderuar, i them, mė duket se po i ngatėrroni tė gjitha kategoritė e ekonomisė. Nė kohėn e kaluar nuk ishin kėto marrėdhėnie financiare qė kemi sot. Dikur ishte ekonomi e centralizuar, kurse sot jemi demokraci dhe ekonomi tregu.
Ik andej me gjithė atė demokracinė tėnde, ma preu shkurt romja e thinjur skizofrene. Sytė e vegjėl dhe tė zinj ishin bėrė jashtėzakonisht tė lėvizshėm. Diēka ndodhte brenda sistemit tė saj psikik. Edhe dielli kishte filluar ta ngrohte fort murin prej betoni afėr nesh dhe qė andej reflektohej njė nxehtėsi gjithmonė e mė e padurueshme. Kur e pashė se bashkėbiseduesja ime nisi tė nxehet, qesha brenda meje dhe mezi po prisja tė mė thoshte si ajo tjetra:
Ik, mi lavire, megjithė demokracinė tėnde, mua mė pėlqen diktatura!
Raca jonė ėshtė mėsuar tė shtypet.
Pėr kėtė arsye nuk e durojmė qė edhe tė tjerėt tė jetojnė nė liri.
Dėshira jonė mė e madhe ėshtė qė tiu marrim lirinė edhe tė tjerėve.
Nė kėtė mėnyrė tė gjithė do tė ishim tė barabartė.
Por nuk tha asgjė tė tillė, iluzion sonor, ndonėse unė i dėgjova me veshėt e mi kėto fjalė sikur tė ishin thėnė. E dija mirė se fjalėt e thėna pėrbrenda janė shumė mė tė egra se ato qė thuhen me zė jashtė.
Dėgjo kėtu, i fola, e ke tėrėsisht gabim. Nė kohėn e socializmit vėrtet nuk mbahej radhė pėr tė marrė lekė nė bankė, por mbahej radhė e gjatė pėrpara dyerve tė dyqaneve, qė ishin pothuajse me raftet bosh. Sa shpejt e harrove kėtė dhe je bėrė nostalgjike e formave diktatoriale, pėrfundova. Atėherė mbahej radhė pėr mallra, kurse tani mbahet radhė pėr lekė. Atėherė radha mbahej te dyqani, kurse sot mbahet nė bankė. Nuk ėshtė aspak njėsoj. Vetėm tė paditurit, i them, krahasojnė gjėra qė nuk mund tė krahasohen me njėra-tjetrėn.
Mos e tirr kaq gjatė, ma preu sėrish romja skizofrenike. Nuk mė duhet fare se pėrse po e mbaj radhėn? A po mbaj pėrsėri radhė? kaq mė duhet mua.
Pėr ta zbutur sadopak bisedėn tonė, nis ti qaj njė hall tė pėrbashkėt.
Eh, i thashė, banka atje nė Evropė ėshtė e mirė, askush nuk mban radhė, por sapo ka ardhur kėtu te, e kemi shpėrfytyruar kulturėn bankare, duke i dhėnė njė format qė lidhet me ca zakone tė kėqija qė kemi, tė cilat na vijnė nga njė farė mentaliteti orientalist, rural dhe patriarkal.
Romja insistonte si djall: O gaxhi, mos mė hajde rrotull, ta thashė edhe njė herė, kur mi jepte dikur nė dorė lekėt pėrgjegjėsi i turnit ose llogaritari i ndėrmarrjes, nuk mbaja radhė fare. Ashtu ishte mirė.
Po, po, tė kuptoj, nisa tė trembesha. Tani duhet tė harxhosh shumė kohė pėr tė marrė lekėt e tua nė bankė.
Lėre, lėre, ra dakord gruaja, thuaj se duhet tė jesh e papunė pėr tė pasur kohė tė qėndrosh nė radhė pėrpara bankave.
Pse je nė punė ti? Ēfarė pune bėn, pashė Zotin? Kujt i duhet puna jote? e pyeta me pak djallėzi.
Pse mor ēun, ēa kujton ti, ma prit, se rri kot nė shtėpi unė, kam punė dhe tė nderuar, mė foli, jam pastruese nė zyrat e shtetit, fshij gjithė ditėn ēfarė tė ketė, dysheme, xhama dritaresh, abazhura, tavlla duhani, mermer, parket, moket, pllaka italiane, spanjolle, xham i bėj tė gjitha. Ata, tė mėdhenjtė i bėjnė pis, kurse unė fshij gjithēka qė tė duket e pastėr. Jam punėtore me moral tė lartė unė.
Nuk mė rrihej rehat, sepse veē tė tjerash duhej shtyrė pak edhe koha qė dukej se i kishin ngecur akrepat nė rėrė.
Thjesht pėr gallatė, sikur thoshim nė shkollė tė mesme, e cyta:
Pra, kėshtu si po vjen puna, duhet tė jesh e papunė qė tė mbash radhėn nė sportelin e njė banke.
Po, ra dakord romja.
Por kur je e papunė nuk ke lekė, i a prita, pra, pėr rrjedhojė nuk ke se ēfarė bėn nė dyert e njė banke. Apo jo?
E kuptoi se isha duke bėrė shaka dhe mė vėshtroi shkarazi pa folur, vetėm duke spėrdredhur buzėt e saja tė holla.
Ja kontradikta jote e mora iniciativėn. Tė mbash radhėn para njė banke mė parė do tė duhej tė ishe i papunė, sepse duhet kohė pėr tė mbajtur radhėn, kurse po tė jesh i papunė nuk ke se ēfarė bėn para njė banke se nuk ke asnjė lek pėr tė tėrhequr.
Halle, halle kjo dynja, foli shkurt romja.
E si pėr ta thėnė, megjithatė ajo fjalėn e fundit, lėshoi breshėrinė:
Mirė ti bėhet kėtij populli, pėrderisa votoi ashtu sikurse votoi. E hodhi votėn, le tė vuajė tani.
Dukej qė tej se analizat e saja ishin krejt sipėrfaqėore. Asaj i duhej vetėm njė lidhje e shkurtėr shkak pasojė pėr ta qetėsuar mendjen e saj. Sapo e zbulonte njė tė tillė kėnaqej si fėmija. I dukej se kishte gjetur shkaqet e vėrteta tė botės dhe pas kėsaj mund tė fliste pa pushim dhe gjithė kohėn. Nuk i linte mė tė tjerėt tė flisnin. Ndofta nė sytė e saj tė gjithė ata qė nuk mendonin si ajo ishin gjela, gjysmagjela, qena, gjysmaqena, lavire, gjysmalavire.
Gjelgjysmaqen.
Kisha nisur tė prodhoja me mend fjalė pa kuptim, tė njė letėrsie groteske. Ajo nuk kuptonte, asgjė e shkreta. Fajin ia vinte gjithēkaje, vetėm pėrgjegjėsinė e vėrtetė nuk arrinte ta gjente. Thjesht mendja e saj humbiste nėpėr shtigje tė gabuara.
Psikologjikisht ajo nuk kėrkonte shkakun.
Ajo kėrkonte njė shkak.
Cilindoqoftė.
Kėrkimi i saj nuk vinte pėr arsye intelektuale, por pėr arsye psikike. Donte tė qetėsonte veten psikologjikisht duke i thėnė se: ja edhe kėtė fenomen e kuptova, e shpjegova. Ishte mėsuar tė fliste, prandaj nuk mund tė mos fliste. Nė dasma ndofta kėndonte me lekė. Nisa ta lija tė lirė fantazinė time.
Fajin, sipas saj, e kishte banka si e tillė, e ka demokracia, e ka liria, e ka tregu. Ska parė asgjė pėrtej lagjes sė saj. Ose ndofta ka parė, por vetėm nėpėrmjet televizorit. Nuk e di, e shkreta, se televizori jep vetėm pamjen e pėrmbysur tė sė vėrtetės. Sikurse edhe interneti. Kujton se kohėt kanė ndryshe tani. Kujton se vetėm duke vėnė dhjamė, ulur mbi njė divan me lėkurė false, pėrpara njė ekrani televizori arkaik, mund ta njohėsh tė gjithė botėn. Kujton se ka ikur koha e eksploratorėve qė rropateshin pėr tė zbuluar vende dhe popuj duke e paguar ndonjėherė shpirtin e tyre aventuresk edhe me ēmimin e jetės sė tyre.
Kujtonte romja e shkretė se fajin e kishin bankat nė vetvete, demokracia nė vetvete, tregu si i tillė, liria vetė ajo. Iluzionet e kishin mbytur tė tėrėn. Nuk kishte parė asnjėherė sesi funksiononte ndonjė bankė perėndimore. Vetėm kjo do ta kishte bėrė tė kthjellėt pėr tė thėnė pastaj se fajin e kishim nė fakt vetėm, me mėnyrėn tonė pėr tė pėrvetėsuar gjysma gabim formulėn perėndimore tė shėrbimit bankar.
Pak perėndimore tė pėrzjerė me gjithfarė interesash, deliresh, mentalitetesh tė vjetra dhe kudo ndodhte pėrzjerja kaotike. Inati pastaj shkon e drejtohet kundėr vetė vlerave perėndimore si tė tilla, kundėr lirisė, demokracisė, tregut tė lirė, autonomisė universitare. Nuk e kupton zonja e nderuar rome se fajin nuk e ka liria, demokracia, tregu, autonomia universitare, qė ajo nuk i do dhe kėrkon tia u rrėmbejė edhe tė tjerėve, por mėnyra sesi kėto vlera ajo dhe tė tjerė i kuptojnė dhe zbatojnė nė vendin tonė. Dhe pastaj vjen shprehja mė bosh nė Botė: Kėshtu e ka e gjithė bota.
Duke pirė njė kafe me njė kolege kanadeze, pardje, te Rogneri, i thashė: Ēa thonė, kėtu te ne, se ju nė universitetet kanadeze, pranoni qė dekanėt, rektorėt, shefat tia u zgjedhė shteti. Ajo, romja kanadeze, i hapi sytė si filxhan nga ato qė romet e vėrteta hedhin fall dhe e gjejnė pa njė e pa dy fatin e ardhshėm tė njeriut. Mos u tall, ma priti, e di se demokracia kanadeze ėshtė mė e pėrparuara nė botė ? Ēfarė ėshtė ky humor i zi qė tė bie nė tru kur je duke pirė ēaj me biskota? Kush guxon tiu imponojė profesorėve kanadezė pėrgjegjėsit e tyre?
Kėshtu e kemi bėrė edhe me modelin e demokracisė dhe autonomisė universitare. Pasi kemi adoptuar vetėm gjysmėn e modelit tė vėrtetė, modelin gjysmagjel, gjysmagjeloautonominė, gabohemi duke thėnė se vetė autonomia ėshtė gjysmalavire. Nuk e duam. Si romja e nderuar qė atė ditė mėngjezi mė thoshte se mė mirė preferonte ta merrte rrogėn cash, si dikur, nga duart e pėrgjegjėsit tė repartit apo llogaritares vithetrashė tė turnit tė fabrikės oruelliane, sesa nė sportelin e njė banke perėndimore, por tė menaxhuar nga shqiptarė.
Gjysmagjel.
Gjysmashah.
Gjysmaqen.
Gjysmabankė.
Gjysmarome.
Gjysmatreg.
Gjysmautonomi.
Gjysmaliri.
Gjysmalavire
Gjysmamoral.
Gjysmagazetar.
Gjysmaintelektual.
Gjysmasilogjizėm aristotelian.
Gjysmakulturė.
Histori e vjetėr.
Gjysmahistori.
Mu kujtua se aty nga vitet 70 njė shofer kooperative bujqėsore u bė i njohur, sepse kishte arritur tė modifikonte kamionin ZIS tė kooperativės sė tij. Pretendonte se metoda e tij mund ta bėnte kamionin e koopeativės tė importuar nga Kina (ajo ishte atėherė teknologjia perėndimore) tė harxhonte shumė mė pak karburant sesa vetė modeli i prodhuar origjinal nė fabrikė.
Nė tė tatėpjetė kamioni fikej dhe vazhdonte tė ecte pa pėrdorur karburant. Kursehej karburanti qė atėherė ishte bėrė vėrtetė i rrallė. Pushteti i kohės dha urdhėr qė kjo iniciativė revolucionare, si ato kur punonjėsit ngriheshin dhe propozonin qė shteti tiu pėrgjysmonte pagat mujore, apo tiu merrte dhėntė dhe dhitė, tė pėrgjithsohej dhe tė zbatohej me pėrdhunė nė tė gjithė vendin.
Shoferi i kooperativės po bėhej i njohur me delirin e tij, duke u bėrė i rrezikshėm pėr jetėn, profesionin dhe normalitetin mendor tė tė gjithėve.
Gjysmashoferi i gjysėmakamionit kinez, i gjysmakooperativės gjysmabujqėsore po shkatėrronte tė gjithė parkun kombėtar tė makinave tė peshave tė rėnda.
Shpikja e tij se nė tė tatėpjetė motori kamionit duhej mbajtur fikur se kėshtu kursehej karburant nuk ishte veēse njė gjysmadelir, gjysmareformė, gjysmavetėvrasje.
Ai kujtonte se ata kinezėt e zgjuar atje larg nė Azi, apo ata romėt e mėnēur dhe tė dashur andej nga republikat turke tė Rusisė nuk e dinin se rrota kur shtyhet nga pas nė njė tė tatėpjetė mund tė rrokullisej vetė tėposhtė me rrapėllimė.
Gjysmashoferi i gjysmakooperativės gjysmasocialiste nuk e dinte fare se pėrpara tij kishte jetuar Njutoni dhe tė tjerė pėrpara tij. Harronte se duke kursyer karburant, ai shkatėrronte frenat e kamionit qė lėshohej pastaj si i marrė nė tė tatėpjetė i pakontrolluar nga kutia e shpejtėsisė sė motorrit. Krijonte kėshtu rrezikun qė i gjithė sistemi lėvizės i gjysmakamionit tė tij tė gremisej nė fund tė shkėmbinjve dhe bashkė me jetėn e tij tė merrte edhe ato tė udhėtarėve qė rrinin hipur nė karrocerinė e hapur, nė erė, nė ajėr tė pastėr, tė Zisit tė vjetėr qė ishte kthyer prej revolucionarėve tė vjetėr nė njė gjysmamakinė.
metropol.
Krijoni Kontakt