Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Maqedoni: Aktivistë të BDI përplasen me të PDSH

    Maqedoni, Incidente gjate fushates zgjedhore. Aktiviste te BDI perplasen me te PDSH-se

    Ora: 13:30
    Nga D.B


    SHKUP (25 Qershor) -Nje person eshte plagosur me arme zjarri, ndersa 4 te tjere jane lenduar rende gjate perplasjeve qe kane ndodhur midis aktivisteve te BDI-se dhe PDSH-se ne fshatin Rashce. I plagosuri dhe 4 te keqtrajtuarit jane aktiviste te BDI-se nga fshati Radushe dhe jane duke u kuruar ne Qendren Klinike ne Shkup. Zyrtare te BDI-se thone se ne mes te personave te keqtrajtuar eshte edhe djali i nenkyetarit te kesaj partie, Rafiz Aliti. Po sipas kesaj partie, autore te ketij incidenti jane aktiviste te Partise Demokratike Shqiptare (PDSH) ne opozite, nderkohe qe perfaqesues te PDSH-se i kane mohur keto akuza. Nenkryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Rafis Haliti i cili jeton ne Radushe deklaroi se duhet te kapercehet kjo situate, por perjashton mundesine e bisedimeve me kryetarin e PDSH-se, Arber Xhaferi dhe zevendeskryetarin e PDSH-se, Menduh Thaci.

    Por, Zevendeskryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci doli ne opinion me version te kundert rreth ketij incidenti. Ai tha se incidenti ne fshatin Rashce ka ndodhur pas sulmit qe i eshte bere karavanit te PDSH-se nga anetare te BDI-se.
    Nderkohe Ministria e Puneve te Brendshme e konfirmoi njoftoi se incidenti ka ndodhur kur dy grupe te armatosura kane shtene njera me tjetren nga dy vetura ne levizje.
    Organizatat joqeveritare vazhdojne te kerkojne nga partite politke qe t‘i shmangen dhunes dhe te krijojne kushte per zhvillimin e fushtes parazgjedhore ne perputhje te plote me standardet nderkombetare por edhe me zotimet e tyre per zgjedhje te lirta dhe demokratike.
    Anketimet parazgjedhore te opinionit publik tregojne se nje numer i madh i qytetareve jane te papercaktuar se per kete do te votojne ne zgjedhje ndersa numri i tyre mund te rritet edhe me tej duke marre parasysh incidentete qe po ndodhin mes anetareve dhe simpatizanteve te partive politike
    Madje ekspertet nuk perjashtojne mundesine qe partite te humbin edhe ndonje anetar nese vazhdojme me kete fushate parazgjedhore dhe kjo sipas tyre verehet edhe nga mitingjet te cilat dita dites me pak vizitohen nga qytetaret.

    Perplasjet në Reshce pasojne nje incidentit nje nate me pare ne qytetin e Tetoves, ku nga persona te paidentifikuar eshte plagosur zyrtari i larte i BDI-se Abdilhalim Kasami.

    Policia ka njoftuar se qe nga fillimi i fushates ne Maqedoni kane ndodhur 14 incidente ku jane thyer xhamat e shtabeve zgjedhore te partive politike shqiptare, BDI-se dhe PDSH-se, ka patur te shtena me arme te zjarri si dhe te plagosur.

    Me se shumti incidentet kane ndodhur ne mjediset shqiptare. Ne uljen e tensioneve nuk kane ndikuar as thirrjet e dy udheheqesve politike shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-se dhe Arben Xhaferi i PDSH-se, por as edhe paralajmerimet e perfaqesueve nderkombetare se parregullsite ne zgjedhje do te jene me pasoja te papara per te ardhmen e vendit.



    .(News24/Balkanweb)
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Mendoj se keto konfrontime nuk jane shume rastesore.
    Shembuj te tille negative jane ajo qe kerkojne "fqinjet" sidomos tani perpara vendimit te pavaresise se Kosoves.
    Ky shembull con uje ne mullirin e gabuar prandaj nqs gjendeni ne nje situate te ngjashme mos i perkarhni por denojini. Nuk eshte fjala vetem ne Maqedoni.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    DK-ja fton subjektet politike në Maqedoni për fushatë të qetë parazgjedhore dhe pa incidente

    logo Duke konstatuar se vetëm suksesi i zgjedhjeve të lira garanton stabilitetin politik, Partia Demokratike e Kosovës fton gjithë spektrin politik në Maqedoni për reflektim në angazhimet e fushatës elektorale. Stabilitetin, funksionimin demokratik të institucioneve dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike e garantojnë vetëm zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike.

    Nga vullneti i sinqertë ftojmë subjektet politike në Maqedoni që të organizojnë një fushatë parazgjedhore demokratike, të qetë dhe pa incidente. Po ashtu PDK-ja fton të gjitha grupimet politike dhe individë nga Kosova që të mos involvohen në procesin demokratik zgjedhor në Maqedoni.

    Suksesi i zgjedhjeve të lira garanton stabilitetin politik në Maqedoni. Stabiliteti dhe demokracia në Maqedoni e ndihmon zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, bashkëpunimin e ngushtë Maqedoni – Kosovë , ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe përkushtim i politikës kosovare.

    Partia Demokratike e Kosovës fton të gjitha grupimet politike ose jopolitike apo individë nga Kosova që të mos involvohen apo ndërhyjnë në procesin demokratik zgjedhor në Maqedoni. Nuk duhet që njerëz të inkriminuar, e të imunizuar nga grupimet politike të përcaktojnë rezultatin zgjedhor, por vota e lirë e qytetarëve.

    Ngadhënjimi i vlerave demokratike, stabiliteti demokratik, sundimi i ligjit, rendi siguria, reformat demokratike në Kosovë dhe rajon dhe jo krijimi i situatave të tensioneve dhe konflikteve, duhet të jetë përkushtim i të gjitha forcave politike në Kosovë, thuhet në një kumtesë për opinion të lëshuar nga Zyra për informim e PDK-së.

    Postuar më: sb blue sky & radio kosova staff me Jun 26, 06 | 4:00 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    myhybët psikikë

    Zoti Ali Ahmeti në Zvicër është i shpallur invalid psikik. Shpresoj që bashkëveprimtarët e tij të mos e kenë ndjekur për të njëjtat arësye edhe në politikë se pastaj na shpëton edhe ndonjë i plagosur apo i vrarë shqiptar...

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga laguna blu
    Zoti Ali Ahmeti në Zvicër është i shpallur invalid psikik. Shpresoj që bashkëveprimtarët e tij të mos e kenë ndjekur për të njëjtat arësye edhe në politikë se pastaj na shpëton edhe ndonjë i plagosur apo i vrarë shqiptar...
    Aman, aman, ja na doli ne perkrahese e markisteve alla Bardhyl Mahmuta...

    Po ishte ai piskopati i Zvicres qe sot ne qender te Shkupit valon flamuri kombetar shqiptar, ishte po ai psikopati qe solli bustin e Skenderbeut ne Shkup, i ngjashme me ate te Prishtines dhe Tiranes...

    Hajt leni perrallat, se ate qe ka bere BDI-ja keto 4 vjetet ne pushtet, para 2000-se, shqiptaret e Maqedonise as ne enderr se kane pa, jo me sot te kene te realizuar!
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Kinezi
    Ky shembull con uje ne mullirin e gabuar prandaj nqs gjendeni ne nje situate te ngjashme mos i perkarhni por denojini. Nuk eshte fjala vetem ne Maqedoni.

    Uji ne mullirin e gabuar, cohet nepermjet PDSH-se, ajo eshte aktorja e kesaj krize qe mund te kete pasoja me te medha, ne nje lufte vella vrasese. Nese jetoni ne perendim nuk me duket e arsyeshme qe te jepni komente si ajo me larte ajo laguna-blu, qe flet ne arr e livadh.

    Eja ne Tetove dhe shife si shkon sahati, eja ri ne malet e Sharrit per 1 vit gjate liftes, kur dikush te ri ne kolltuqet e qeverise dhe pi Double Whiskey, kur ti s'ke as uje te turbellt me pi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Aman, aman, ja na doli ne perkrahese e markisteve alla Bardhyl Mahmuta...

    Po ishte ai piskopati i Zvicres qe sot ne qender te Shkupit valon flamuri kombetar shqiptar, ishte po ai psikopati qe solli bustin e Skenderbeut ne Shkup, i ngjashme me ate te Prishtines dhe Tiranes...

    Hajt leni perrallat, se ate qe ka bere BDI-ja keto 4 vjetet ne pushtet, para 2000-se, shqiptaret e Maqedonise as ne enderr se kane pa, jo me sot te kene te realizuar!
    Pse gati 1 milon shqiptarët e Maqedonisë kishin ndenjur duarkryq derisa nuk u erdhi "Skënderbeu" i tyre pskikik a?

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga laguna blu
    Pse gati 1 milon shqiptarët e Maqedonisë kishin ndenjur duarkryq derisa nuk u erdhi "Skënderbeu" i tyre pskikik a?
    Se pari mos mashtro veten se ne Maqedoni nuk ka 1 milion shqiptare por ka mbi 600 mijë. Jo ato s'kane ndejt duartkryq, por kane pi Whiskey dhe kane nenshkruar marreveshje me Beogradin per kufirin me Kosoven dhe Maqedonise, flas per te PDSH-se!
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Ej po mire o shoke, si u be kjo puna e deklarates se Georgevskit qe thonte Tetova/Gostivari/Dibra ti bashkangjiten Shqiperise?
    Sa e vertete eshte kjo ne lidhje me ngjarjet qe po ndodhin?
    Do kisha shume deshire qe Maqedonia Perendimore ti bashkangjitej Shqiperise, kam shume shoke nga Maqedonia dhe jane njesha fare.
    Po Struga psh, apo Kumanova a perfshihen ne keto territore nqs nje ndarje e Maqedonise ishte ne plane te ardhshme???
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga FЯODO
    Ej po mire o shoke, si u be kjo puna e deklarates se Georgevskit qe thonte Tetova/Gostivari/Dibra ti bashkangjiten Shqiperise?
    Sa e vertete eshte kjo ne lidhje me ngjarjet qe po ndodhin?
    Do kisha shume deshire qe Maqedonia Perendimore ti bashkangjitej Shqiperise, kam shume shoke nga Maqedonia dhe jane njesha fare.
    Po Struga pash, apo Kumanova a perfshihen ne keto territore nqs nje ndarje e Maqedonise ishte ne plane te ardhshme???
    Frodo, jane marketing politik, asgje me shume, mos u beso deklaratave te tilla se jane vetem opium per turmen e gjere!
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. VMRO-DPMNE dhe PDSH formojne qeverine e re
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 05:22
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •