Isha para nje jave ne itali, ne nje kurs 1 javor ku mesoheshin teknikat e dixhitalizimit 3d, me skaner, aeroplan, satelit etj.
Aty vjen dhe nje profesor grek, nga universiteti i Bournemouth-it. Sa hyri, e dallova qe larg. I thashe nje kolegut time atje, "ky duhet te jete grek, patjeter". Keta greket se c'kane nje fytyre qe iu dallohet pernjehere.
I afrohem per gallate dhe i them ne greqisht, meqe i di nja dy llafe, "Ti kanis elines, kala?"
"Grek je?", me pyet ky. Jo, mor i them, jam nga Shqiperia. "Ah, atehere duhet te jesh grek" me thote ky mua si pa te keq. Fytyra ime ngriu ne vend. Me iku gjaku fare.
Ky vazhdonte. "Nqs je nga shqiperia e jugut, duhet te jesh grek, apo jo?", "Dmth, ju flisni greqisht atje" me siguri te plote ky.
Me erdhi nje deshire e papame per ta shperbere ne vend.
Sikur ta dija qe do me acaronte nga nervat. Ta shqyeja nuk ngopesha. Epo, te hengert dreqi, edhe e respekton, edhe te fyen! Vetem greku e ben.
Nejse, e rujta qetesine edhe me lezet e me edukate i them qe propaganda ia paska bere koken dhalle.
Ishte profesor, 10 vjet jetuar ne angli dhe nuk ia kishte shume haberin nga politika. Prandaj nuk e zgjati shume, por as une nuk e ngacmova. Beme nje cope here muhabet dhe e lame me aq.
Ndersa, nje tjeter, nje Turk, kishte teorira akoma edhe me fantastike.
I them une ketij per muhabet, "Ne shqiptaret kemi shume gjera te perbashketa me Turqit, madje kur vajta ne Stamboll, qe nga polici tek pasahportat e deri tek recepsionisti, me therrisnin te gjithe vellai yne Shqiptar. U ndjeva mire i them, me pelqeu ndjesia e vellazerise." Dhe si per ti hedhur edhe nje cike kontorno i permenda disa nga fjalet turqisht qe ne i perdorim ketu si aksham, behar, penxhere, sixhade, etj, etj.
Kur fap, me sinqeritetin me te madh ky me leshon nje bombe. "Po, natyrisht, turqit qe jane atje tek ju jane miksuar me shqiptaret dhe shqiptaret kane marre fjalet turqisht."
Uiiiiii. Ca thote ky me. Me lezet i pergjigjem "ne Shqiperi nuk ka komunitete Turqish, dmth ka shume pak, fjalet i kemi prej nizamllekut, por natyrisht edhe prej faktit qe kemi qene pjese e perandorise Osmane."
Por ky nuk hiqte dore. Nuk e kundershtova qe te degjoja teorine e ketij. Sipas ketij, dhe ma merr mendja edhe shume Turqve te tjere, historia na paskish qene e tille:
Turqit osmane na paskeshin qene shperndare lart e poshte neper Ballkan dhe ne vende te tjera te Perandorise Osmane aq sa ne Turqi nuk kish ngelur me kembe Turku :P. E si rezultat Turqia na paskish qene mbushur me Greke, Armene, e ku di une cfare tjeter.
"O vllai" thashe me vete, "sa fluturoke ti." Lere thashe, sa ti mbush mendjen une ketij. Prandaj qenkemi vellezer ne? Ngaqe i paskemi prinderit Turq osmane? Allah, allah.
Prandaj o Mr. Freeman, ti te pakten qe jeton ketu dhe nuk qenke as grek as minoritar, mesoji gjerat ashtu sic jane dhe mos lesho mufka si ato qe ke leshuar me siper.
Paqe![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Dasius : 15-09-2011 më 04:22
Atdheu mbi të gjitha
Tradhtarët në të s'ëmës
Interesant kjo Dasius. Edhe une kam pasur pervoja te ndryshme me te huaj, te cilet kishin rene me te dy kembet pre e propagandave te ndryshme qe gatuhen ne kuzhinat e akademive te shkencave te vendeve perkatese...sidomos te vendeve qe i ceke ti, por edhe sllaveve qe na rrethojne.
Nuk eshte pune e lehte qe te binden per te kunderten. Shprese e vetme jane studentet shqiptare qe studjojne e Europe e SHBA. Ata qe kane shume kontakte ne vendet ku jetojne. Ata kane mundesi qe me koke te ftohte te mesojne dhe interpretojne te vertetat ne mjediset qe jetojne...e te botojne sa me shume.
E kam nje te njohur qe shkoi ne Grenoble, France, per studime te metutjeshme. Atje u lidh shume me nje profesor te arkeologjise dhe nuk shkoi gjate pasoi nje vizite ne Kosove, perkatesisht ne Ulpianen antike. Me ato qe kishte pare profesori aty i kishte thene 'shqiptaret jane lene anash nga arkeologet, linguistet, historianet etj..., sepse gjithmone ka ekzistuar nje frike se me thellimin e studimive per prejardhjen e shqiptareve, do te binin ne uje shume 'studime' te cilat per nje kohe te gjate, por edhe tani, jane konsideruar si tejet serioze. Pra do te vinte deri te dekredibiliteti i shume 'historianeve' qe kane shkruar mbi shqiptaret, apo mbi antikitetin ne pergjithesi.
Perzierjet me turqit, ka mundesi qe kane ndodhur ne Turqi, edhe pse shume pak, por per ketu as qe behet fjale. Rastet mund te jene te rralla, po aq sa ishin edhe martesat me sllave ne kohen e Jugosllavise. Edhe sot, viti 2011, martesat e perziera jane shume te rralla e lere me ne ate kohe.
Gordon Freeman duket se eshte me shume i interesuar per troll, perndryshe do t'i mbronte disi ato qe shkruan.
Te Na Rroje Pergjithmon “arterioskleroza”
Kombetare,sepse Na Pelqen Te Jemi „budallenj”
Te Na Rrojene Dhe Pseudo K...........t Profesore-mendjendritur E Servile.
Te Na Rrojne Dhe Skipetaret,hallv-eladet,a Ku E Di Une Se Cfar Tjeter Se Na Duhen,per Stimul,se Arrim Ndo Nje Here Te Gjykojm Vetvehten Dhe Te Themi:
O Zot,vertete Jemi Kaq Budallenj?
Jo. Nuk Esht Fai Im,qe Te Kater Anet E Universit,
Flasin......al-ban......pra Shqip.
Kudo Ku Jeni,cdo Gje Qe Beni, E Gjithe Ekzistenca
ne ate kohe arvanitet nuk ishin bere akoma greke o grek. tani qe arvanitet jane bere grek kur te luftojne perseri me turqit mund ti quash grek qe luftojne me turqit. ne ate kohe ata i thoshin vetes arbanit(dhe jo arvanit si e kane bere greket) dhe gjithe bota i quante ende albanian, albanisce, etj pra shqiptare. nese historin e ke bere ne greqi ateher ik me mire ne ndonje forum grek.
saper ate "turk" qe luftojne me turqit me mire spo merem fare ta komentoj shume. thjesht po te them vetem se duket qe je grek dhe mbi te gjitha ekstremo-ortodoksia jote greke te ben ti shikosh myslimanet shqiptare si turq e ortodokset shqiptare si grek. per ju greket nuk ka mundesi te ekzistoj ndonje mysliman ne ballkan qe te kete kombesin e tij autoktone se domosdo grek hesapi te ka bere mendje pacavure me propagand nacionaliste dhe fetare dhe nuk shikon me as na syte e skupton me as na mendja.
ndersa saper ata francezet(ne fakt jo vetem francezet por edhe anglezet italianet gjermanet e gjithe bota me pak fjale) qe "bejne propagand" per shqiptaret(cudi bota propagand per shqiptaret ne ate kohe!! po te kishim pasur kaq mbeshtetje sdo na ksihin copetuar) duke i quajtur arvanitet shqiptare. po te them se ska nevoj fare francezi ti quaj arvanitet shqiptare e te bej propagand sepse arvaniteve ua thote vete emri i tyre arbanit. duket qarte e njejete me fjale arber-ia prej nga vjen dhe per te huajt albania, albanisce etj. kaq i verber je bere nga propaganda nacionaliste fetare greke sa e shikon me syte e tu qe keta e quajne veten shqiptare(arbanit) flasin shqip kane te njejeten kulture me shqiptaret e jugut gjithe bota i quan shqiptare(alban-ian-isce-er etj) dhe ti bashke me greket e tu akoma thua qe kane qene grek??!!!!!!!!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga Kanina : 22-09-2011 më 16:08
se mos eshte dicka masonike,keshtu flitete koheve te fundit.hmm
Krijoni Kontakt