4 Korrik: Shen Izabela e Portugalise


Izabela, lindur nė Saragozė tė Spanjės mė 1271, vdekur nė Estremoz tė Potugalisė mė 4 korrik 1336, ishte bija e Pjetrit, mbretit tė ardhshėm tė Aragonės. Duke qenė bijė mbreti, ishte e natyrshme tė martohej me njė mbret. E kėtė sigurisht do ta vendosnin tė afėrmit tė cilėt, nė sa ajo ishte vetėm 12 vjeēe, ia dhanė pėr nuse Dionizit, mbretit tė Portugalisė. Dionizi kishte plot merita: zhvilloi ekonominė portugeze, krijoi flotėn, themeloi universitetin e Lisbonės, qė mė pas do tė transferohej nė Koimbra. Ishte sundimtar i mirė, por bashkėshort i keq, gjithnjė i ngatėrruar me gra tė tjera, qė i nxorėn nė dritė njė mori fėmijėsh, pėrveē dy fėmijėve qė i fali Zoti me Izabelėn.

E ajo, ndonėse e fyer dhe e tradhtuar nga i shoqi, vijoi t’i qėndronte besnike nė mėnyrė shembullore, duke ia kushtuar gjithė vetveten fėmijėve: Alfonsit e Kostancės si dhe tė sėmurėve qė kishin lėngatė tė kėqija, siē quheshin asokohe. E jo vetėm kaq: nisi tė kujdesej edhe pėr fėmijėt qė nxirrnin nė dritė gratė tjera, me tė cilat sė pushonte s’u ngatėrruari i shoqi. Kryente kėshtu njė vepėr vėrtetė tė krishterė. Si mbretėreshė e madhe qė ishte. E Dionizi i pabesė nuk mund tė mos e ndjente epėrsinė e saj morale, gjė qė e vėrteton ēasti kur i biri, Alfonsi, ēoi krye kundėr t’et. Vetėm autoriteti i padiskutueshėm i Izabelės mundi tė shmangė ndeshjen e armatosur atė e bir.

Pas kėsaj ngjarjeje, u akuzua se nxiste tė birin kundėr mbretit dhe u internua nė Alenkuer, nė veri tė Lisbonės. Por shumė shpejt mbreti e thirri rishtas pranė: kishte nevojė pėr tė, pėr kėshillat e saj. E ajo u kthye prap nė vendin e vet, pranė mbretit. E kur Dionizi u sėmur nga njė sėmundje vdekjeprurėse, ishte ajo qė u kujdes pėr tė shoqin, deri nė ēastin e fundit.

Pas vdekjes sė mbretit, mė 1325, nė fron u ul i biri, Alfonsi IV, por Izabela nuk i ndenji pranė, si nėnė mbretėreshė qė ishte. U bė shtegtare e pendestare. Veshur me zhgunin e tercjares franēeskane, shkoi kėmbėzbathur deri nė Shenjtėroren e Shėn Jakut tė Kompostelės. Pastaj u strehua nga klariset nė kuvendin e Koimbrės, themeluar prej saj e jetoi aty, por pa i bėrė kushtet, tė cilat do t’i merrte vetėm pak para se tė vdiste.

Kuvendi u bė shtėpia e saj pėrgjithnjė. Doli qė aty vetėm njė herė: kur iu desh tė pajtonte tė birin, Alfonsin IV me Ferdinandin, mbretin e Kastiljes, dhėndrrin e saj, burrin e Kostancės. Ishte 65 vjeēe. Trupi i saj, i ligėshtuar nga pendesėt e shumta, nuk qe mė nė gjendje tė pėrballonte mundimin e njė udhėtimi tė bėrė nė kulmin e vapės. Takoi tė birin e tė renė, u ndal nė Estremoz, po nuk mundi tė vijote mė tej. Lodhja dhe ethet ia kėputėn jetėn.

Trupi i saj u mbart nė kuvendin e Koimbrės. Mė 1612, kur u zbulua gjatė mbartjes pėr procesin e shenjtėrimit, u gjet i pakalbur. Kanonizimi solemn i saj u kremtua nė Romė nė vitin 1625, nėn papninė e Urbanit VIII.