Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkË
    Postime
    332

    Shifrat e "kokëkuqes", të frikshme

    Në përfundim të kampionatit, bilanci i Ferrarit dhe i Shumit është i gjithi pozitiv.
    Ka qenë kampionati i rekordeve për Majkëll Shumakerin ky që sapo ka përfunduar. Gjermani ka arritur dy rekorde shumë të rëndësishme: ai mban numrin më të madh të fitoreve në Formulën 1, rekord që më parë mbahej nga Alen Prost, dhe ka barazuar Manuel Fanxhion në rekordin e kampionateve botërore. Të vetmin rekord që ende nuk ka arritur është ai i "pole-position"-it, që mbahet nga Airton Sena. Në sezonin 2002, Shumakeri ka arritur të fitojë 11 gara dhe fitoret e tij në përgjithësi janë 64, duke kaluar dy rekordmenët e viteve '90, Prost dhe Sena. Ky i fundit, braziliani Sena, ka vdekur në vitin 1994 dhe që nga ajo kohë mban rekordin e "pole-position"-eve, me 65 të tilla. Në vend të dytë në këtë klasifikim renditet Majkëll Shumakeri, me 50. Edhe për sa u përket xhirove më të shpejta, gjermani i Ferrarit është i pari. Në karrierën e tij ka regjistruar 51 herë xhiron më të shpejtë të garave.
    Renditjet e veçanta për kampionatet e fituara, fitoret në përgjithësi, "pole-position"-e dhe xhirot e shpejta gjatë garave:
    Kampionate:
    Fanxhio dhe Shumaker 5, Prost 4, Brabham, Stjuart, Lauda, Pike dhe Sena 3.
    Fitore: Shumaker 64, Prost 51, Sena 41, Mansell 31, Stjuart 27, Klark 25, Lauda 25.
    "Pole-positione": Sena 65, Shumaker 50, Klark dhe Prost 33, Mansell 32, Fanxhio 29.
    Xhiro më të shpejta: Shumaker 51, Prost 41, Mansell 30, Klark 28, Hakinen 25, Lauda 24.
    Ferrari
    Një nga skuderitë dominuese të Formulës 1. Kryesimi i saj ka zgjatur katër vjet dhe, gjetë kësaj kohe, skuderia e Maranelos është mundur t'i përmirësojë rekordet e saj. Për sa u përket kampionateve të fituara, Ferrari kryeson renditjen e skuderive, me 11 gara të fituara. Më pas vjen Williams-i, me 9 gara, një më shumë se McLaren-i. Me 15 fitore në 17 çmime të mëdha, që ka arritur këtë sezon Ferrari, i ka çuar në 159 fitoret në përgjithësi. Më pas vjen McLaren-i, me 135 fitore, ndërsa Williams-i renditet shumë prapa, me 108 fitore. 158 janë "pole-position"-et që ka arritur skuderia italiane, ndërsa Williams-i dhe McLaren-i kanë arritur 122 dhe 109. Edhe për sa u përket xhirove më të shpejta gjatë garave, Ferrari është në krye, me 159 të tilla, duke lënë pas Williams-in, me 122, dhe McLaren-in, me 109.
    Klasifikimi i skuderive sipas kampionateve që kanë fituar, fitoreve në përgjithësi, "pole-positioneve" dhe xhirove të shpejta gjatë garave:
    Kampionate: 11, Williams 9, McLaren 8, Lotus 7, Cooper 2, Brabham 2.
    Fitore: Ferrari 159, McLaren 135, Williams, 108, Lotus 79, Brabham 35, Benetton 27.
    "Pole-positione": Ferrari 158, Williams 119, McLaren 112, Lotus 107, Brabham 39, Renault 31.
    Xhirot më të shpejta: Ferrari 159, Williams 122, McLaren 109, Lotus 71, Brabham 41, Benetton 36.

  2. #2
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkË
    Postime
    332
    Pas perfundimit te Kampionatit Formula_1 2002 renditja e
    piloteve dhe e makinave vijon si me poshte


    Renditja e piloteve
    1 SCHUMACHER Michael 144
    2 BARRICHELLO Rubens 77
    3 MONTOYA Juan Pablo 50
    4 SCHUMACHER Ralf 42
    5 COULTHARD David 41
    6 RAIKKONEN Kimi 24
    7 BUTTON Jenson 14
    8 TRULLI Jarno 9
    9 IRVINE Eddie 8
    10 FISICHELLA Giancarlo 7
    - HEIDFELD Nick 7
    12 MASSA Felipe 4
    - VILLENEUVE Jacques 4
    14 PANIS Olivier 3
    15 FRENTZEN Heinz-Harald 2
    - SALO Mika 2
    - SATO Tacuma 2
    - WEBBER Mark 2


    Renditja e Makinave
    FERRARI 221
    WILLIAMS BMW 92
    McLAREN MERCEDES 65
    RENAULT 23
    SAUBER PETRONAS 11
    JORDAN HONDA 9
    JAGUAR COSWORTH 8
    BAR HONDA 7
    ARROWS COSWORTH 2
    MINARDI ASIATECH 2
    TOYOTA 2

  3. #3
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkË
    Postime
    332

    Libri i artë për skuderitë

    Mercedes-Benz
    9 fitore në 12 gara
    Vanwall
    9 fitore në 28 gara
    McLaren
    135 fitore në 536 gara
    Williams
    108 fitore në 448 gara
    Ferrari
    152 fitore në 662 gara
    Lotus
    79 fitore në 491 gara
    Matra
    9 fitore në 62 gara
    Maserati
    9 fitore në 68 gara
    Cooper
    16 fitore në 129 gara
    Renault
    15 fitore në 133 gara
    Benetton
    27 fitore në 260 gara
    Alfa Romeo
    10 fitore në 112 gara
    Brabham
    35 fitore në 394 gara
    BRM
    17 fitore në 197 gara
    Wolf
    3 fitore në 47 gara
    Honda
    2 fitore në 35 gara
    Tyrrell
    23 fitore në 430 gara
    Eagle
    1 fitore në 25 gara
    Porsche
    1 fitore në 33 gara
    Ligier
    9 fitore në 326 gara
    Penske
    1 fitore në 40 gara
    Stewart
    1 fitore në 49 gara
    Hesketh
    1 fitore në 52 gara
    Jordan
    3 fitore në 190 gara
    March
    3 fitore në 227 gara
    Shadow
    1 fitore në 104 gara
    Arrows
    Asnjë fitore në 381 gara: rezultati më i mirë, vendi i dytë, 5 herë
    Minardi
    Asnjë fitore në 280 gara: rezultati më i mirë, vendi i katërt, 3 herë
    Sauber
    Asnjë fitore në 156 gara: rezultati më i mirë, vendi i tretë, 53 herë
    Prost
    Asnjë fitore në 83 gara: rezultati më i mirë, vendi i dytë, 2 herë
    BAR
    Asnjë fitore në 60 gara: rezultati më i mirë vendi i tretë, 2 herë
    Jaguar
    Asnjë fitore në 44 gara: rezultati më i mirë, vendi i tretë, 1 herë
    Toyota
    Asnjë fitore në 10 gara: rezultati më i mirë, vendi i gjashtë, 2 herë

  4. #4
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Jaguar ka dale 2 here ne vend te trete.
    Njehere ne Monte Carlo 2001 dhe ne Monza 2002,te dyja heret me Eddie Irvine
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    oops, me dogji de prandaj u futa....

  6. #6
    Permetar4life Maska e Permeti_Boy
    Anëtarësuar
    18-12-2004
    Vendndodhja
    Permeti
    Postime
    111
    Gjithmone formula 1 per mua........................Ferari

Tema të Ngjashme

  1. Ngrohja Globale
    Nga BvizioN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 26-08-2013, 12:03
  2. Rrëmbehet një autobuz në Greqi
    Nga Kleitus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 138
    Postimi i Fundit: 27-12-2004, 22:56
  3. Vdekshmeria foshnjore me e larte se shifrat zyrtare.
    Nga kastriot në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2002, 09:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •