Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Si të njohësh Zotin?

    Dashuria e sinqerte vjen mbasi ta kesh njohur.Ne si qenie njerezore nuk mundemi te duam dicka qe se njohim qe nuk ja dime vleren.Pse te shkosh aq larg sa te flasesh per denimin e ferrit apo kenaqesite e parajses kur ne te vertete ajo qe eshte e rendesishme eshte dashuria per Zotin.Nese nuk do te na pershkruhej dhe premtohej ferri me parajsen a do e kishte kush frike Zotin?A do vepronte kush ne emer te tij?Me pak fjale a do sakrifikonte kush me dashuri per hire te tij?

    E rendesishme eshte njohja sepse kjo i ben me sublime veprat pastron ndergjegjen.

    Si mendoni cila eshte rruga qe te con tek njohja e Zotit?
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,203
    Postimet në Bllog
    22
    Tema qe ke hapur eshte si puna e atij femijes kurioz 4 vjecar qe degjon per here te pare fjalen Zot dhe pyet prindin e vet se cfare eshte Zoti? Prindit i duhet ti zgjedhi fjalet mire qe te krijoje tek femija nje imazh feminor te Zotit, sipas botekuptimit shpirteror qe vete prindi ka. Problemi nuk eshte femija qe do te mesoje, problemi eshte se cdo prind ka nje perkufizim ndryshe te Zotit.

    Si mund te njohesh Zotin?

    Sa ka yje ne qiell, aq ka edhe menyra per ta njohur Perendine. Por te gjitha keto menyra, edhe pse mund te jene te gjithanshme dhe te kudondodhura, jane po aq te huaja per verberine shpirterore te njerezve. Cfare eshte kjo verberia shpirterore e njerezve, kjo erresire e plote ne te cilen ne jetojme? Eshte egoizmi, krenaria, kapadahilleku, dobesia trupore, qe dalin ne plan te pare ne jeten tone shoqerore si njerez dhe mbulojne e izolojne cdo rreze drite qe mund te vije nga lart. Dhe kjo ben qe ti te shpenzosh kohen dhe energjite e tua me te medha ne jete duke punuar per te siguruar nevojat e trupit dhe jo nevojat e shpirtit. Ne fakt, vete fjala "shpirt" per shume njerez eshte nje fjale e bukur letrare por pa substance.

    Pergjigjia qe une do ti jepja pyetjes me lart eshte shume e thjeshte:

    Mjafton qe te kesh vullnetin, perkushtimin dhe nevojen per te kerkuar Perendine. Ata qe e kane kerkuar, e kane gjetur, pasi njohja me Perendine eshte nje perjetim personal per gjithesecilin qe mund te shtrihet ne nje periudhe kohore te gjate. Mjafton qe ti si njeri te zgjedhesh te kerkosh Perendine, pasi qe nga momenti qe ti zgjedh te marresh ate eskursionin shpirteror drejt Tij, edhe Ai do te jete duke ecur me hapa me te shpejte drejt teje.

    Sekreti i njohjes se Perendise eshte nje dhe i vetem: ta kerkosh ate me nje zemer te hapur dhe me nje vullnet te lire e te sinqerte.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-08-2006 më 11:43

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Te besosh ne Zot apo te ndjekes urdherimet e tij nga frika e ferrit apo nga shpresa per parajsen ka vlere 0 sepse eshte besim per interes.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Hapi yt i pare eshte te vendosesh cilen pjelle te mendjes njerezore do te njohesh, sepse ke disa... Me tej me dergo nje MP dhe te them une hapat qe duhet te ndjekesh...

    Nje keshille: shpenzoje kohen me gjera qe ia vlejne...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anëtarësuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Tema qe ke hapur eshte si puna e atij femijes kurioz 4 vjecar qe degjon per here te pare fjalen Zot dhe pyet prindin e vet se cfare eshte Zoti? Prindit i duhet ti zgjedhi fjalet mire qe te krijoje tek femija nje imazh feminor te Zotit, sipas botekuptimit shpirteror qe vete prindi ka. Problemi nuk eshte femija qe do te mesoje, problemi eshte se cdo prind ka nje perkufizim ndryshe te Zotit.

    Si mund te njohesh Zotin?

    Sa ka yje ne qiell, aq ka edhe menyra per ta njohur Perendine. Por te gjitha keto menyra, edhe pse mund te jene te gjithanshme dhe te kudondodhura, jane po aq te huaja per verberine shpirterore te njerezve. Cfare eshte kjo verberia shpirterore e njerezve, kjo erresire e plote ne te cilen ne jetojme? Eshte egoizmi, krenaria, kapadahilleku, dobesia trupore, qe dalin ne plan te pare ne jeten tone shoqerore si njerez dhe mbulojne e izolojne cdo rreze drite qe mund te vije nga lart. Dhe kjo ben qe ti te shpenzosh kohen dhe energjite e tua me te medha ne jete duke punuar per te siguruar nevojat e trupit dhe jo nevojat e shpirtit. Ne fakt, vete fjala "shpirt" per shume njerez eshte nje fjale e bukur letrare por pa substance.

    Pergjigjia qe une do ti jepja pyetjes me lart eshte shume e thjeshte:

    Mjafton qe te kesh vullnetin, perkushtimin dhe nevojen per te kerkuar Perendine. Ata qe e kane kerkuar, e kane gjetur, pasi njohja me Perendine eshte nje perjetim personal per gjithesecilin qe mund te shtrihet ne nje periudhe kohore te gjate. Mjafton qe ti si njeri te zgjedhesh te kerkosh Perendine, pasi qe nga momenti qe ti zgjedh te marresh ate eskursionin shpirteror drejt Tij, edhe Ai do te jete duke ecur me hapa me te shpejte drejt teje.

    Sekreti i njohjes se Perendise eshte nje dhe i vetem: ta kerkosh ate me nje zemer te hapur dhe me nje vullnet te lire e te sinqerte.

    Albo
    plako mos fol kot se s'eshte as vendi as viti! pranoje se je nje krijese impotente prej karboni, qe s'ke fijen e idese pereth hapesires qe te rethon, e se si egzistence je subjekt i rethanave me lokale te universit si atmosfera e graviteti i tokes, e se terrori prej idese se vetmise ne hapesire ben iluzionin e Zotit prioritet te preferueshem ne krahasim me dijen se s'di asgje. ke 3 milion vjet qe evoluon e te duket vetja se i perket tashme nje natyre te larte per te njohur Zotin... ke akoma te njejten teknologji te urangutangut kur nxjerr miza prej trungut: veglen. vegla ka evoluar, ti jo. para 3 milion vjetesh punonte 2.5% e trurit. 5% te inteligjences se tij ke ne dispozicion sot, kurse vegla prej shkopit e gurit, eshte bere avion e kompjuter... pra si mund te thuash se ke zbuluar Zotin? kur faktikisht ke ndryshuar kaq pak?
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesë pastë nëna e shtrenjtë..
    Sa shumë vëllezër paska patur!

  6. #6
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Rruga drejt Zotit eshte rruga drejt te panjohures.

    Un mendoj qe askush nuk e njeh Zotin; askush ne bote nuk do mund qe ta njohi ndonjeher Zotin.

    Njeriu mund qe te njohi pak a shume veten e tij dhe kjo eshte nje rruge e veshtire, por qe mund te arrihet. Por prape, sado aftesi inteligjente dhe shpirterore qe ka nje njeri, prape mbetet nje e panjohur per te deri ne fund te jetes se tij dhe kjo e panjohur eshte ZOTI.

    Njeriu mund qe te dije shume, por jo gjithshka dhe kjo do gje do te jete gjithmone keshtu deri ne fund te jetes. Zoti eshte nje nga, ose ndoshta enigma me e madhe e historise se njeriut qe kurre nuk do mund te shpjegohet, sado qe ne te mundohemi.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  7. #7
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Cfare eshte kjo verberia shpirterore e njerezve, kjo erresire e plote ne te cilen ne jetojme? Eshte egoizmi, krenaria, kapadahilleku, dobesia trupore, qe dalin ne plan te pare ne jeten tone shoqerore si njerez dhe mbulojne e izolojne cdo rreze drite qe mund te vije nga lart. Dhe kjo ben qe ti te shpenzosh kohen dhe energjite e tua me te medha ne jete duke punuar per te siguruar nevojat e trupit dhe jo nevojat e shpirtit. Ne fakt, vete fjala "shpirt" per shume njerez eshte nje fjale e bukur letrare por pa substance.
    Eshte e vertete qe egoizmi,krenaria dhe dobesia trupore jane shkaqe qe na mbajne te lidhur me boten materiale dhe distancojne prej botes shpirterore.Por natyra njerezore ne kete bote eshte kjo qe pa krenari,egoizem,dhe shume dobesi tjera qe na karakterizojne nuk do te mbijetonim materialisht.Jemi te tille qe nuk bejme dot pa prezencen e te dyjave,dhe te shpirterores dhe te materiales.Mesimet fetare gjithnje kane ngulmuar drejt shpirterores madje ne shumicen e rasteve asketizmi vleresohet si dhuntia me e mire e besimtareve.Materialisht kane mbetur te varfer shtete dhe individe qe jane braktisur me mendje e shpirt ne mesimet fetare.Ne kete pike mesimet fetare jane bere shkak per prapambetje ekonomike dhe teknologjike.Ndersa nga kendveshtrimi tjeter mbetet i rendesishem qellimi jone ne kete bote.Ideja qe eshte nje krijues i gjithckaje.Njohja e tij behet prioritet shpirterisht.Por a mund arrijme ta njohim kur neve me boten materiale perfundimisht na ndan vetem vdekja?Mes periodes kohore, jete materiale- vdekje trupit, ka mundesi qe me zhvillimin shpirteror dhe me asketizmin ndaj materiales te arrihet njohja e atributeve te Perendise?

    Strategjia qe perdoret ne mesimet fetare fatkeqesisht i anashkalon gjerat thelbesore por mjaftohet me qellimin e mire qe frutet te jene:Njerez qe i binden Zotit,qe kane frike denimin e tij dhe shpresojne ne parajse,por per njohjen e Zotit qe te con tek dashuria e sinqerte per te pak ngulmohet.Nuk eshte i sinqerte dikush qe lavderon Zotin per te perfituar parajsen apo nga frika e ferrit.I sinqerte dhe i ditur eshte nje besimtar qe njeh atributet e Zotit dhe sinqerisht lavderon ate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 02-08-2006 më 05:55
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,203
    Postimet në Bllog
    22
    Ne kete pike mesimet fetare jane bere shkak per prapambetje ekonomike dhe teknologjike.Ndersa nga kendveshtrimi tjeter mbetet i rendesishem qellimi jone ne kete bote.Ideja qe eshte nje krijues i gjithckaje.Njohja e tij behet prioritet shpirterisht.Por a mund arrijme ta njohim kur neve me boten materiale perfundimisht na ndan vetem vdekja?Mes periodes kohore, jete materiale- vdekje trupit, ka mundesi qe me zhvillimin shpirteror dhe me asketizmin ndaj materiales te arrihet njohja e atributeve te Perendise?
    Je duke folur per "mesime fetare", "asketizem", "vdekje", "bote materiale", "bote shpirterore". Te gjitha keto mund te kene nje vlere ne kete diskutim, por kjo nuk e ndryshon aspak ate qe te thashe me lart, deshira e zjarrte e njeriut per te kerkuar dhe gjetur Perendine. Ato me lart jane vetem mjete dhe kontakte qe mund te hasesh gjate rruges, dhe theksi asnjehere nuk duhet vene mbi to, theksi duhet vene tek deshira e njeriut per te njohur Perendine, ai hapi qe ti hedh drejt Tij.

    Ata qe do te kerkojne me gjithe zemer, do te gjejne.
    Ata qe nuk do te kerkojne, do te ngushellojne veten me fjalet se Zoti nuk ekziston.

    Albo

  9. #9
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Une mendoj qe me se miri Zoti njihet nga vet Ai,pra nga vet Fjalet e TIJ.
    Te gjithe jemi koshient qe askush nuk e ka pare Zotit,duke u ndodhur prane nje fakti te tille pra askush nuk mund ta pershkruaje ate nga mendja e tij njerezore.Pra lind nevoja e nje dije me lart se njerezore,qe eshte dituria e Zotit.
    me mire vone sesa kurre....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e myana
    Anëtarësuar
    26-06-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    36
    Po ashtu eshte jam dakord me mendimin e i fundit.
    Zoti e njeh me se miri vehten e Tij.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. C'fare ndodh pas vdekjes !!!
    Nga huggos në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 07-01-2024, 04:53
  2. A ben dikush te me sqaroj metodat e punes...
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 16:47
  3. A E Njihni Kete Njeri??
    Nga shuaib1 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 03:23
  4. Ke te besoj...?
    Nga Qeflija në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 19-05-2003, 08:18
  5. Shqiptarët në Itali
    Nga ShadowOftheBest në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-01-2003, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •