Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Rise-the-tempo Maska e edion1
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    london , uk
    Postime
    131
    i Kam lexuar me kujdes dhe me padurim te gjitha postimet qe ke bere , pra te gjithe historine , dhe me behet qefi qe drejtesia ka dale ne drite ,
    Bravo te qofte qe i ke ndenjur afer dhe ke pasur besim tek E.. . Jo cdo njeri do e bente kete , sidomos kur rrezikon edhe veten .
    Live interesting times

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Seanca mbyllet pa marre asnje vendim ndersa te nesermen ne oren 11 na vjen lajmi qe Lirohej E....ndersa E.... ne dhomen e burgut degjoj emrin e tij ku i thane LIBERATORES , ate darke kemi qendruar deri naten vone duke festuar e biseduar per gjithcka kish ndodhur.



    Drejtesia vonon, por nuk harron.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    Ah* i shkreti E...dhe gjith familja dhe te afermit e tij c'kan heq. Ti paske qen shok i vertet, edhe i ke nejt afer edhe ne rast shume te veshtir. Po tani qe e futen ne burg kot, te japin lek italianet per keto koh qe humbi?

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Pse ja u tregova kete ngjarje ??

    Sepse doja t'ju tregoja qe karriera e nje oficeri policie eshte me e rendesishme se sa 25 vjet burg te nje Shqiptari . Sepse ketu ne Itali vertet ka grupe Shqiptaresh qe vjedhin vila merren me prostituzion me droge etj... por kjo ben nga ana tjeter nje mundesi karriere per ata polic qe duan te bejne kariere duke kapur grupe te tilla, prandaj besoj qe edhe oficeri hetues i kesaj ceshtje ka dashur nje gje te tille por qe doli ne sfavorin e tij dhe tregoj paaftesine e tij biles edhe me keq akoma po ti shkohet deri ne fund kesaj ngjarje dikush del edhe fajtor sepse kemi te bejme me fshehje te fakteve ne favor te akuzuarit dhe nxjerrje te fakteve ne disfavor te tij qe nuk ekzistojne.

    Me konkretisht:

    Hetuesi merr ne shqyrtim nje vrasje, dhe gjeja e pare qe ben eshte nje liste e gjate e te gjith atyre qe e njohin viktimen dhe raporti qe kane pasur ata.
    Pastaj ngrihen pista te ndryshme dhe fillojne te marrin ne pyetje te gjith ata qe e njohin duke bere seleksionimin e tyre , por ne rastin konkret E.... nuk eshte thirrur asnjehere per tu pyetur perkundrazi eshte vene nen pergjim si nje individ potencialisht i rrezikshem dhe i mundshem i krimit dhe kjo vetem e vetem sepse eshte Shqiptar dhe Shqiptaret per ta merren vetem me pislliqe prandaj duhen gjetur faktet .
    Edhe ketu hetuesi gabon rende pasi ne nje hetim nuk duhet te kete paragjykime te tilla .
    Nuk mund qe nje individi ti mveshesh anet negativa te nje shoqerie dhe ta gjurmosh per te tille cdo individ ka personalitetin , kulturen , perkatesine shoqerore , dhe menyren e tij personale te te jetuarit.

    Prandaj duke patur keto paragjykime jane mbledhur dhe interpretuar fakte nen kete fokus pastaj aty ku nuk shkonin i kan hequr dhe kan shtuar te tjera ne menyre qe kuadri te jete sa me i plote, pastaj do vinin edhe medaljet, ngritja ne detyre dhe ngritja e rroges.

    Kjo gje vertetohet me faktin qe kur u be deshmia ime nuk pranuan te me merrnin ne pyetje per dy arsye :
    1-Ose e dinin mire qe ishte dicka e sajuar dhe nuk ju interesonte qe vertet te gjendej krimineli.
    2-Nuk dinin gje dhe i besonin verberisht perkthimeve te bera pra ishin te sigurt ne vendimin e tyre dhe deshmine time e quanin nje alibi per te ndihmuar vrasesin gje qe edhe e thane menjeher mbas deshmise time.

    Prandaj filluan te me hetojne nga te gjitha anet por me kot sepse une edhe gjobat kur i marr i paguaj brenda afatit dhe me ligjin mund te jem shume here me i paster se shum prej tyre.

    Megjithate ne kete pike duhet te me kishin marre ne pyetje dhe te gjenin te verteten nese ju interesonte ajo por me sa duket e kishin shume te veshtire ta pranonin gafen e bere dhe ta nxirrnin vete prej burgut duke i kerkuar edhe falje apo duke bere nje konference stampa dhe te pergenjeshtronin gjithcka kishin thene ose ta nxirrnin perseri ne gazete me foto ne faqen e pare ku te shkruej te pafajshem na falni, por kjo gje nuk ndodh kurre me ta e as me gazetaret te silet kur doli si njeri dhe tjetri shkruajten vetem 15 rrjeshta dhe ne fund shkruanin jane perseri nen hetim derisa nuk eshte gjendur vrasesi pra edhe tani nuk duan ta pranojne qe kjo mesele bie ere e qelbur dhe ata jane te pafjshem.

    Sigurisht qe ceshtja nuk ka mbaruar por ne mbarim te plote dhe me marrjen e pafajsise mbi nje cope karte do te fillojne denoncimet per perkthimet dhe akuzat e bera, per burgun dhe per gjithcka tjeter.

    Si fillim me sa morrem vesh perkthyesja Shqiptare e policise eshte pezulluar nga puna dhe te gjitha ceshtjet e perkthyera prej saj do te rishikohen.

    Kam harruar tju them qe B...... ne 21 dite burg ka humbur 7.5 kg

    Per mua ky eshte rasti i trete qe ndeshem per te drejtat e mia dhe qe te treja i kam fituar , por mund tju them qe pas hetuesve avokatve etj behen shume kompromise dhe duhet te jesh i zoti ti kuptosh qe te dalesh pa lagur nga to.

    Spresoj qe perkthyesi i tyre i ri ti perkthej mire keto postime se e di qe i lexojne dhe i perkthejne se se kan problem ata te plasin brenda derisa te behen perkthimet te bejne te harxhosh nja 20000 euro dhe nuk kerkojne as te falur pastaj.

    Pse nuk kerkojne te falur ?

    Sepse Italia eshte i vetmi shtet Evrupian ku gjykatesi apo pala akuzuese kur gabojne nuk mbajne pergjegjesi para ligjit.

    Pra une mund te rras e plas brenda c'te dua mua me mbron ligji kurse ai qe e hengri kot le te ankohet dhe te marre ate qe i takon nga shteti.
    larguar forever

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    [QUOTE=Fiona]Ah* i shkreti E...dhe gjith familja dhe te afermit e tij c'kan heq. Ti paske qen shok i vertet, edhe i ke nejt afer edhe ne rast shume te veshtir. Po tani qe e futen ne burg kot, te japin lek italianet per keto koh qe humbi?[/QUOTE

    Une me te kam nje diference prej 18 vjetesh pra nuk mund ta quaj shok pastaj jemi njohur ne rrethana pune dhe asgje me shume ndersa shket e tij te vertet me ata qe hante e pinte apo kercente neper diskoteka nuk shkuan as edhe nje here tek familja e tij per te pyetur apo ndihmuar vellain e tij .

    Ne lidhje me kete i tregova nje ngjarje qe me ka treguar babai im :

    Ishte nje here nje djale qe kishte shum shoke e rrinte e pinte e loste me ta gjith diten duke prishur edhe shum leke, dhe babai i thashte qe sjan shoke per ty ata leri gje ndonje te mir te beses ata jane vetem ha o Muço pi o Ruço , jo mer Bab i kthehej cuni ne lejm koken per njeri tjetrin edhe keshtu djali vazhdonte me shoket i sillte edhe ne shtepi e beheshin tape derisa nje dite Babait i erdhi ne maje te hundes dhe mendoi ti jepte nje mesim te mire djalit.

    E priti djalin te kthehej ne shtepi deri naten vone , kur hyri djali ne shtepi e pa , dhe e pyeti , cfar ke mer Bab pse nuk ke flejt, nuk mundem i tha kam nje hall te madh , cfar halli ke i tha djali se po te kem mundesi ta zgjidh une me shoket, Kam mar lajm prej hasmit i tha e don me na pre tgjithve prandaj shko e thirri shoket ti bejme prit hasmit, ika Bab i tha dhe fluturoi por u kthye pas pak vetem dhe shum i merzitur, he... i tha Babai ku jane shoket nuk erdhen Baba i tha , mir pra shko ather e thirr nje shokun tim te vjeter , po pse mer Bab ke shok ti i tha, sigurisht qe kam por shihem rrall e per mall, ateher djali u nis e fluturoi ne adresen qe i dha Babai e gjeti ,trokiti dhe duke ju marre fryma i tha jam djali i filanit ti je shoku i Babit po i the pse c'far ka ngjare ka ardh hasmi e don me na pre t'gjithve i tha por pa mbaruar fjalen ai doli jashte e vrapoi drejt e ne shtepin e mikut te tij kur mberriti i tha Cfar ka ndodhur kush eshte hasmi ku jane cfar kane ata me ty, Hic mer hic i tha skam kurfar hasmi po hajt ta pijm nganje gote raki se na ka marre malli , kurse puna e hasmit desha me i tregu ktij kok qypit tim se c'far shokesh ka .
    larguar forever

  6. #26
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    [QUOTE=dardajan]
    Citim Postuar më parë nga Fiona
    Ah* i shkreti E...dhe gjith familja dhe te afermit e tij c'kan heq. Ti paske qen shok i vertet, edhe i ke nejt afer edhe ne rast shume te veshtir. Po tani qe e futen ne burg kot, te japin lek italianet per keto koh qe humbi?[/QUOTE

    Une me te kam nje diference prej 18 vjetesh pra nuk mund ta quaj shok pastaj jemi njohur ne rrethana pune dhe asgje me shume ndersa shket e tij te vertet me ata qe hante e pinte apo kercente neper diskoteka nuk shkuan as edhe nje here tek familja e tij per te pyetur apo ndihmuar vellain e tij .

    Ne lidhje me kete i tregova nje ngjarje qe me ka treguar babai im :

    Ishte nje here nje djale qe kishte shum shoke e rrinte e pinte e loste me ta gjith diten duke prishur edhe shum leke, dhe babai i thashte qe sjan shoke per ty ata leri gje ndonje te mir te beses ata jane vetem ha o Muço pi o Ruço , jo mer Bab i kthehej cuni ne lejm koken per njeri tjetrin edhe keshtu djali vazhdonte me shoket i sillte edhe ne shtepi e beheshin tape derisa nje dite Babait i erdhi ne maje te hundes dhe mendoi ti jepte nje mesim te mire djalit.

    E priti djalin te kthehej ne shtepi deri naten vone , kur hyri djali ne shtepi e pa , dhe e pyeti , cfar ke mer Bab pse nuk ke flejt, nuk mundem i tha kam nje hall te madh , cfar halli ke i tha djali se po te kem mundesi ta zgjidh une me shoket, Kam mar lajm prej hasmit i tha e don me na pre tgjithve prandaj shko e thirri shoket ti bejme prit hasmit, ika Bab i tha dhe fluturoi por u kthye pas pak vetem dhe shum i merzitur, he... i tha Babai ku jane shoket nuk erdhen Baba i tha , mir pra shko ather e thirr nje shokun tim te vjeter , po pse mer Bab ke shok ti i tha, sigurisht qe kam por shihem rrall e per mall, ateher djali u nis e fluturoi ne adresen qe i dha Babai e gjeti ,trokiti dhe duke ju marre fryma i tha jam djali i filanit ti je shoku i Babit po i the pse c'far ka ngjare ka ardh hasmi e don me na pre t'gjithve i tha por pa mbaruar fjalen ai doli jashte e vrapoi drejt e ne shtepin e mikut te tij kur mberriti i tha Cfar ka ndodhur kush eshte hasmi ku jane cfar kane ata me ty, Hic mer hic i tha skam kurfar hasmi po hajt ta pijm nganje gote raki se na ka marre malli , kurse puna e hasmit desha me i tregu ktij kok qypit tim se c'far shokesh ka .

    dardanjan me kete histori qe ke then ose me mir nje realitet i jetes
    i ke tregu veten qe je nje njeri qe i le vend vetes pra me mir nje shok

    se sa ato te tjerat
    Partizoni

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-07-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    69
    ...........
    Ndryshuar për herë të fundit nga oidel : 12-07-2006 më 00:53

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-07-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    69
    dardajan, bravo to qofte or mik per ate qe ke bere. une personalisht te heq kapelen. Miku i vertet provohet ne dit te veshtira.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •