Duke shfletuar kalendarin e 3 korrikut,
Kisha katolike pėrkujton Shėn Tomėn Apostull
Ndoshta edhe ai peshkatar, si apostujt e tjerė, thirret edhe Didimo, qė nė aramajke do tė thotė “binjak”.
E takojmė pėr herė tė parė ndėrmjet apostujve, por nuk dimė asgjė pėr jetėn e tij tė mėparshme. Nuk ia dimė as datėn e lindjes, as mjeshtrinė qė ushtronte. Ia dėgjojmė pėr herė tė parė zėrin, aspak entuziast, nė Ungjillin e Shėn Gjonit e pikėrisht nė Kapitullin I. Por duhet tė theksojmė se ata tė cilėt e kujtojnė vetėm pėr ēastin e famshėm tė mosbesimit nė ngjalljen e Krishtit, gabohen pėrsa i pėrket figurės sė tij. Ai nuk ishte njeri me fe tė paktė, siē mund tė besohet, por njeri qė e di mirė se nuk ėshtė aspak e lehtė tė besosh. Prandaj nuk dėshiron tė mbajė qėndrim hipokrit. Flet haptazi pėr vėshtirėsitė e pėr dyshimet e tij. Shfaqet para syve tonė siē ėshtė, pa maskė. E ne na duket se na ngjet, se na ndihmon. Mosbesimi i tij, dyshimet dhe pyetjet qė i bėn Jezusit, na mėsojnė ta thellojmė fenė.
Tomėn e takojmė edhe nė Kapitullin XXII tė Ungjillit tė Shėn Gjonit, nė kohėn kur Jezusi u duket apostujve nė brigjet e liqenit tė Tiberiades. Pastaj, pėr herė tė fundit, pėr tė flitet nė Veprat e Apostujve (Kreu I), menjėherė mbas tė Ngjiturit tė Krishtit nė qiell.
E pastaj emrin e tij nuk e gjejmė mė nė asnjė shkrim. Ashtu si nuk e dimė kur e ku lindi, nuk e dimė as kur, ku e si vdiq. Disa shkrime, qė mendohen si tė tijat, madje edhe njė Ungjill apokrif, nuk janė tė besueshme. Nė gjysmėn e shekullit VI tregtari egjiptian Kozma Indikopleusti shkruante se kishte gjetur nė Indinė jugore grupe tė panjohura tė krishterėsh, tė cilėt i kishin pohuar se Ungjillin e kishte sjellė ndėr viset e tyre Shėn Toma Apostull. Prandaj edhe quhen “Tomokristianė”, bashkėsi qė vijon tė jetojė edhe nė kohėt tona, por e pėrzier me besimtarė sa katolikė, aq edhe tė kishave protestante e tė riteve kristiano-lindore.
Krijoni Kontakt