Close
Faqja 28 prej 64 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 637
  1. #271
    Citim Postuar më parë nga BARAT
    [B]
    Piramida e Bosnjes kujt qyteterimi i perket??
    Atij athinas te lashte? Atij pellazgjik?
    Nje piramide madheshtore e larte rreth 220 metra, rreth 14.000 vjet e vjeter.
    Sigurisht qe nje piramide aty eshte e lidhur me nje qyteterim po aty.
    Cili eshte ai qyteterim mbi 14.000 vjecar ne ate zone?!!!

  2. #272
    Ka plot njerez qe nuk i kushtojne rendesine e duhur apo e fshehin (ose e mohojne fare) kete zbulim madheshtor.
    Po postoj disa doto vetem per te pare se cka bere njeriu perpara 14.000 vjetesh.
    Fotot jane marre nga germimet ne Piramide dhe rrotull saj.
    Me shume pershtypje te bejne guret sferik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #273
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Per cilin qytetrim e ke fjalen? Ate te Nenes Natyre qe formoi bjeshke e lugina me ane te rrudhjes dinarike te kores se tokes ne regjion? Ne paskemi piramida me shume se egjipti atehere!

    Ku i ke pare ato piramida? 14.000 vjecare. Me cka i ke datuar?

    Dalan, nuk ekzistojne piramida ne Ballkan, por eshte e mundur qe ballkanasit t'i kene ndertuar ato qe gjinden ne Egjipt.

    Ne periudhen mitologjike, i vetmi vend kunder te cilit Athina ka bere lufte te permendur ka qene Kreta. (Dhe kjo ishte lufte per clirim).
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #274
    Besoj se nuk ka asnje dyshim mbi ekzistencen e nje qyteterimi shume shume te lashte, te pakten po aq sa mendohet te jete edhe piramida.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #275
    Po si tja veme emrin atehere ketij objekti nese nuk eshte piramide?
    Duket qarte qe nuk eshte nje kapricio e natyres, ka arkifakte plot, dhe po zbulohen dita dites.

    http://www.bosnian-pyramid.com/galle.../visoko_61.jpg
    Tek kjo fotoja duken qarte germa, ndoshta Linear B apo dicka tjeter, por qe jane germa duket shume qarte.

    Baptist sesa te vjetra jane, nuk e them une por njerezit kompetente, shkencetaret.
    Edhe sikur te gabojne ne vleresim, edhe sikur te dali 12.000 apo edhe 10.000 perseri eshte shume e vjeter.
    Nuk besoj qe metodat e vleresimit te kene tolerence per objekte te tilla me +/- 4.000 vjet.
    Keta guret sferike nese jane kapricio e natyres, si ka mundesi qe natyra sillet kapricioze prane piramidave, apo ngelet perseri kapricio e natyres?!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 02-07-2007 më 09:49

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Dalan
    Me shume pershtypje te bejne guret sferik.
    Jane gjetur edhe ne Shqiperi se fundmi, gure sferike te tille...por si per cdo gje aty mbreteron heshtja. Ata dy gure u gjeten ne Mirdite. Me poshte lajmi ...
    Piramida e Bosnjes duan apo s duan arkeologet europiane EGZISTON dhe kur te dale e plote ne drite mund edhe ta datojne te shek. VII pes, dhe ta quajen koloni greke. Me kete gje mund te kenaqen shume profesore dhe te flere rehat edhe njerezimi

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=82186

  7. #277
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Per cilin qytetrim e ke fjalen? Ate te Nenes Natyre qe formoi bjeshke e lugina me ane te rrudhjes dinarike te kores se tokes ne regjion? Ne paskemi piramida me shume se egjipti atehere!

    Ku i ke pare ato piramida? 14.000 vjecare. Me cka i ke datuar?

    Dalan, nuk ekzistojne piramida ne Ballkan, por eshte e mundur qe ballkanasit t'i kene ndertuar ato qe gjinden ne Egjipt
    Epo kesaj i thone "te mbulosh diellin me shoshe" !
    Pse duhet te jemi kaq arbitrare kur deklarojme se nuk ka piramida ne ballkan?
    Me shume qendron pohimi "...ajo mund te jete nje piramide" se sa "...nuk ka piramida ne ballkan".
    E perseris, metota e vleresimit C14 nuk ka tolerance te madhe gabimi kur behet fjale per mijra vite.
    Piramida e madhe e Gizes eshte 4.577 vjet e vjeter.
    Cfare eshte per ty ai objekt?
    Sa i vjeter eshte per ty?
    Apo mohon qe ne objekt nuk ka gjurme inteligjence njeriu por eshte kapricio e natyres?
    Meqe ballkanasit kane ndertuar piramidat qe gjenden ne Egjipt, pse mos te kene ndertuar edhe nje te pakten ne vendin e tyre te origjines?
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 02-07-2007 më 09:39

  8. #278
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Etrusket jane Epirotas.
    Kjo do te thote qe ka patur emigrim te Etruskeve ne Epir?
    Nese po, kur mendohet te kete ndodhur kjo levizje?
    Apo e kunderta?
    Te njejten pyetje shtroj edhe per rastin e kundert

  9. #279
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Dalan
    Epo kesaj i thone "te mbulosh diellin me shoshe" !
    Pse duhet te jemi kaq arbitrare kur deklarojme se nuk ka piramida ne ballkan?
    Me shume qendron pohimi "...ajo mund te jete nje piramide" se sa "...nuk ka piramida ne ballkan".
    E perseris, metota e vleresimit C14 nuk ka tolerance te madhe gabimi kur behet fjale per mijra vite.
    Piramida e madhe e Gizes eshte 4.577 vjet e vjeter.
    Cfare eshte per ty ai objekt?
    Sa i vjeter eshte per ty?
    Apo mohon qe ne objekt nuk ka gjurme inteligjence njeriu por eshte kapricio e natyres?
    Meqe ballkanasit kane ndertuar piramidat qe gjenden ne Egjipt, pse mos te kene ndertuar edhe nje te pakten ne vendin e tyre te origjines?
    Nuk deshiroj te merrem me perralla te aventuriereve boshnjake. Nuk eshte thene asnjehere ne histori qe ka piramida ne ballkan, tani po thote boshnjaku se ka!
    Mire e drejte e tij te thote. Kete duhet vertetuar. Nese vertetohet atehere mund te diskutojme. Po jo tani.

    Une them qe nuk ka piramida ne ballkan e as qe do zbulohen ndonjehere.

    1.Nuk jane permendur asnjehere ne histori. (Kjo do te me mjaftonte)
    2.Nuk ekzistojne premisa per ndertimin e tyre ne kete regjion.
    3.Nuk ekziston nevoja e tyre ne kete region.

    (Sepse ballkanasve u kishte falur natyra piramida natyrale, por u mungonin atje ku nuk shihnin kurre asnje koder me sy dhe ato qe i krijonte era leviznin shume dhe nuk mund t'u sherbenin per nje orientim stabil psikologjik ne perditshmeri. Ata per kete shkak kishin nevoje per gjera te cendruashme dhe te palevizshme, per pika referenciale me te cilat ishin mesuar ne vendlindje)

    Pataj nuk mund te flasesh per kurrefare civilizimi ne Shekullin 140 pes.
    Piramida e Gizes eshte ndertuar ne v 2570 pes bile edhe kjo me duket date e tepruar.

    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #280
    Baptist,
    Kam tre pyetje per ty.

    1-Cfare mund te jete ky objekt?
    2-Sa i vjeter mund te jete?
    3-Cilet e kane ndertuar?

    Besoj se nuk eshte me e nevojshme te postoj foto, edhe vete mund ti shikosh ketu
    http://bosnian-pyramid.com/index.php
    Te pakten ti japim rendesine e duhur ketij zbulimi, edhe sikur te mos jete piramide, meriton interesimin, si dhe studimin e metejshem nga specialistet perkates.
    Nuk kemi te bejme vetem me pllaka guri te medha (qe ndoshta mund te thuhen se jane me origjine vullkanike), por me qindra e me mijra elemente ne te gjithe hapesiren ku po behen germimet ku duket qarte, dhe pa as me te voglin dyshim gjurmet e inteligjences njerezore.
    Ndoshta mund te jete edhe nje koder piramide e veshur nga jashte me pllaka guri...
    Gjithesesi ngelet nje zbulim shume interesant.
    Shpresoj qe gjerat te qartesohen ne muajt ne vazhdim, cdo dite po dalin arkifakte.

    Mire atyre ne Egjipt qe ua levizte era piramidat natyrale(dunat), e meqe nuk kishin kodra dhe male, i bene vete me gure...

    Po piramidat e popullit Aztec(2 te tilla), Maya (9), Teotihuacanos(3), e plot te tjera ne Ameriken qendrore dhe ne vende te tjera...
    Edhe ketyre u mungonin malet e kodrat?
    Me duket plotesisht i pavend arsyetimi se nese ke piramide natyrore nuk eshte e nevojshme ndertimi i saj, aq me teper qe piramidat nuk jane ndertuar per pika referimi, ose te pakten kjo nuk eshte arsyeja e vetme, ose mund te jete edhe e fundit fare.
    Perderisa ka piramida gjithandej e perse duhet te cuditemi se nje dite zbulohet se paska piramida edhe ne Ballkan?!!!
    Si mund te gjykojme se nuk ka piramida ne Ballkan per shkak se historia nuk i permend?
    Po n.q.s ajo eshte shume me e vjeter se dokumenti me i vjeter historik, dhe eshte mbuluar me kalimin e mijravjecareve kur akoma nuk kishte dokumenta historike qe ta permendnin, a do ta beje perseri kete gjykim?!!!

Faqja 28 prej 64 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •