Close
Faqja 11 prej 64 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 637
  1. #101
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga nikas

    Styx, nuk është problemi se çdo te thotë Okeanos (E cila përkthehet Monaeko ne entruskianishten e vjetër) por a e ka përdorur Platoni atë fjale. Po ta lexosh Critiasin si edhe timaeusin nuk ekziston një fjale e tille. Kjo tregon se ai s’ka folur për Oqean por për det. Tani supozojmë se Atlanti ishte ne Malte, deti ose liqeni për rreth tij ka shume mundësi te quhej Deti Atlantik. Apo jo?!
    Pergjigje ransom, nga ato qe nuk i kupto pyetjen. Le ta zeme se e hoqe qafe Okeanos pasi qenka perkthyer pasaktesisht nga Benjamin Jovett, alla pallavras Det vs Oqean.

    Nuk te shkrova qe te aludoj se Atlantis duhet gjendur ne Oqean, ndersa ti e gjen ne det. Shkrova vetem qe derivativet emerore qe perdor zgjidhen subjektivisht dhe derivohen pa asnje metodologji.
    Sqarova se nese shtyllat e Herkulit kane qene sipas Plato's ne shkrimet e Critias perballe Atlantis, jo shume larg shtyllave qe lumi Okeanos te cilin e kaloi Herkuli kur ndertoi shtyllat. Ku eshte lumi Okeaos? Monako eshte vete lumi? Apo eshte thare, si ato te Trojes se Turqise?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #102
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Ne radhe te pare duke hequr "qafe" Okeanos heq qafe shume vende siç janë trekëndëshi i Bermudës, bimini, Kuba e gjitha ato hipoteza te tjera. Duke e ngushtuar shume vendin e Atlantit. Tani, nuk na intereson Lumi Okeanos ?!?!?!?!? Na interesojnë vetëm Shtyllat e herkulit te cilat unë i kam vërtetuar me se miri qe janë ne Sicili. Aq shume u ka bere përshtypje arkeologeve kohet e fundit sa ka ndërhyre edhe UNESQUA ne ketë mes. E keqja është se ata besojnë qe është ne Sardine. Nevertheless, sardinia është shume afër Maltës edhe jam mese i bindur qe ka qene nen influencën e Atlantit. Megjithatë, këto dite jam duke ndërtuar modelin e vërtetë te Atlantit, siç ka qene. Kur ta mbaroj do ta postoj ne ketë forum gjithashtu edhe Dialogun e Platonit ne te tre gjuhet, Shqip, Greqisht si edhe Anglisht (Versionin tim si edhe te Benjaminit). Duhet te lexosh përshkrimin e Platonit duke pare modelin tim. Jam mese i bindur qe do ndryshosh mendje!!!

    Qe ti biem shkurt qe te diskutosh ne këtë forum/teme duhet qe te kesh lexuar Platonin. Është rreth 4-8 faqe, ndryshe nuk ka kuptim. Punët bëhen me radhe; ne fillim gjendet Atlanti pastaj arsyeja perse u zhduk. Pra ju lutem lexojeni ne fillim pastaj diskutoni me mua për çështjen. Këtu keni versionin e Benjaminit. Nuk është version i keq përveçse fjalës Okean edhe disa gjera te tjera te pa rëndësishme.

    Kur ta lexoni hapni fotografinë e Maltës dhe shikoni sa i përputhet ajo këtij përshkrimi. Mund te bëni te njëjtën gjë edhe me Santorinin, Qipron e.t.c

    CRITIAS

    TIMEAUS
    Ndryshuar për herë të fundit nga nikas : 11-12-2006 më 12:57

  3. #103
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    "O Padre Inaco(Behet fjale per Mbretin e Argos-it), figliuolo dell'Oceano, padre dei fiumi, che sei venerato nelle terre Argive e sui colli di Giunone, e lo sei pure dai Tirreni Pelasgi" ... " che adunque a que' tempi in Grecia si conosceva il nome della Tirrenia"

    Kjo siper nga nje liber, Dionisi duke cituar Sofokliun.


    Kjo poshte, nga wiki:

    The region of Argos was — and is — called the Argolid; the name is derived, via Latin, from the oblique case forms of its Greek name. The inhabitants of Argos were called Αργεῖοι, Argīvī in Latin, hence English Argives.

    The name is pre-Greek ("Pelasgian"), as is the name of its acropolis, Larissa. Aitiology derives it from a mythological founder, Argos son of Zeus and Niobe (see also Danaus).

    Inachus is one of the Oceanids in Greek mythology. Inachus was married to Melia, with whom he had one son: Phoroneus. He personified the eponymous river in Greece. He is the father of Io. He founded the city of Argos after rendering the province of Argolis inhabitable again, following the deluge of Deucalion.



    -Per kafshet un flas per nje periudhe para 2000 vjecare, megjithate duhet te pranoj qe nuk jam marre shume me fosilet e Ballkanit. Nuk di nese jeni marre ju.
    Ketu ka dhe dicka interesante. Qe qytetin ky vllai siper e ka ndertu fill pas permbytjes se Deucalionit. Thuhet se Tyrrhenet Etruske lane Dodonen fill para permbytjes ose gjate kohes kur vete Deukalioni qe mbret. Tani nese ka ndodhur permbytja, si e mbajne mend Greket Tyrrhenine ? Prifti i thote Solonit se si Greket e kane humbur memorien nga keto permbytje.

    Puna behet me e ngaterruar nese shikohen intepretime te tjera :

    We now come back to Inachus, the first ruler in Argos, whose bloodline put forth Car. The "wife" of Inachus can disclose to us his geography and to whom he was allied. She was Melia, of the Meliae nymphs defined as the survivors of Uranus in his war against Kronos. Melia's son, Amycus, was the ruler of the Bebryces peoples, that latter term looking like it contains the early name of the Phrygians, "Bryges." The Bebryces lived near Troy, after all, in Bithynia to be exact, an important nation in this story because I see it as the origin of Odin and the Germanics stemming from him. Melia is also important as she depicts the bee-line peoples. Etruscan myth makes Hercules the son of "Tinia," which I view as the Thracian nation of Thynia. That is, I would root Etruscans in Thynia.

    Qe Tyrrhenia nuk eshte ne azi, kam plot citime te tjera nga libra, puna eshte ku gjindet Okeanos, dhe per cfare po flasim. Hesiodi e Homeri thote lum, ti thua det, ai tjetri e ka perkthy nga liqen te vogel ne oqean(me duket pak si e cuditshme kjo ngaterrese e nje perkthyesi te atille, por jo e pabesueshme).

    Pausanias nga ana tjeter thote qe Okeanos-i eshte "oqeani me i larget", dhe "korrigjon" ate qe mendoheshe qe ishte thjeshte nje lum. ! Kjo u mbeshtet nga shume shkollar me pas dhe qe andej ke nje ngaterrese te papare.


    Ti mire permend Plato-n, por harron te tjere si Homeri e Hesiodi qe jane para tij ! Nuk ka pune leximi Plato-je ketu, se e dijme permendesh, por sic thote ai bamiresi siper, ka pune methodollogjie.

    Ti mund te pyesesh c'pune ka Tyrrhenia ne ket mes ? Ka ka, se ka te bej me ato permasat stratosferike qe ti permend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 11-12-2006 më 13:23
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Si nuk e permendet mbrenda ketyre referancave ede permbytjen qe ka ndodhur ne detin e Zi ?
    kjo eshte teper e rendesishme.
    dy shkenctare amerikan kan konstatuar se ne detin Mesdhe eshte ngritur uji sa qe eshte dashur te hapi dalje te re kah Gryka e Bosforit qe te derdhet ne Detin e Zi qe ateher ishte si nje liqe e pas kesaje dyshohet se mund te kete ndodhur edhe lundrimi biblike i Noes me arken e tije qe sipas shkenctarve ky vershim apo kjo permbytje ka ndodhur diku rrethe vitit 5200 para krishti.

    Pra edhe une jam i bindur se ne Mesdheun e sotem ka ndodhur di_ka po si e tek nuk dihet, ndoshta ka ra edhe ndonje meteorit ne mesdhe.
    Po deshet ua sjelli provat nga nje reviste shkencore por ne fr.

  5. #105
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mire do besh ti sjellesh. Megjithate kush ma shpjegon mua kete gjene e Pausaniasit siper qe ka korrigju besimin e atehrshem ? I bie Nikas, qe po flasim pere te njejtin Okeanos, por qe u be Oqean.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #106
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Njeri po i bie tenxheres edhe tjetri kusisë.
    Si ore Genesis nuk ka pune Platoni ne ketë mes për Atlantin? Po a nuk është shkrimi i tij i vetmi qe përmend Vendndodhjen e qytetit te humbur. Se kuptoj se c’fare lidhje ka Okeani edhe Tyrhenia ne ketë mes. Ai se përmend fare Oqeanin edhe gjithashtu tyrhenine e përmend si det, i cili dihet qe ka qene ne veri te Sicilisë.

    Mos te kishte shkruajtur platoni Kritias edhe Timeaus nuk do dinim ne sot asgjë për te!
    Dëgjo, mos u merr me shkrime te tjera se nuk janë te akredituara sa shkrimi i platonit.
    Thua qe e di përmendësh, jam i sigurt qe se ke lexuar fare!!

    E keqja qe atlantin nuk e kane gjetur deri sot është se asnjë nuk e lexon Platonin. Kohet e fundit po kërkoja versionin e Kritias ne Greqishten moderne edhe u çudita shume kur pashe qe e kishin përkthyer nga Anglishtja ne greqisht edhe jo nga Greqishtja e vjetër ne atë te rene.

    P.S Genesis, mua me intereson Vetëm platoni ne lidhje me Atlantin, çdo gjë tjetër është humbje kohe. Se shpejti do jap një leksion për punën time ne një Universitet Amerikan. Shpresoj te marrin pjese shume arkeolog te cilëve do te kisha mundësi tua mbushja mendjen.

  7. #107
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Genesis, përsa i përket Malit Etna. Më poshtë ke një fotografi të llavës që përmende. Kam dy lajme për ty, një te mirë edhe një te keq. Është sasia e llavës me e madhe që kam parë ndonjëherë ne det është rreth një sipërfaqeje 400 km katrorë. Sigurisht që ka përmbytur shumë tokë përreth. Është në jug-perëndim të detit Jon.

    Ky i sipërpërmenduri ishte lajmi i mirë. Lajmi i keq: Llava po ta shikosh me vëmendje e ka pasur grykëderdhjen në jug ngjitur me Maltën në një greminë shumë të thepisur, si rrjedhoje vendi që është goditur më shumë ka qenë Malta pasi ka pasur një nivel tokësor shumë më të ulët nga vendet e tjera duke përfshirë edhe Shqipërinë. Tani unë nuk jam gjeolog edhe s’mund ta datoj kur ka ndodhur kjo përmbytje, por ka shumë mundësi që të ketë qenë koha e përmbytjes së madhe, ku i dihet.

    Megjithatë unë iu përgjigja kuriozitetit tënd për Etnën.

    Grykëderdhja fillon rreth 500-600 metra larg godinës që kam zbuluar unë!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #108
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un ta solla lajmin siper, por ti nuk do me bo histori. Me ngja si njoni ketu ne forum, qe sjelle tema vete, ene i kundershto te gjithe ata qe kane argumente.

    Ti ke formim historie shume shume te dobet, prandaj dhe as nuk e merr vesh se cpo them une, e zorr se ke kuptue qofte ene nji llaf se nga car po te thote Styx-i, edhe pse informatat qe po te jap, e kane kaluar kufirin e duhur.

    Shkurt dhe nje here,
    1.Tyrrhenia nuk eshte ne Azi, eshte ne Shqiperi.
    2.Atlantet e kishin te pushtuar Tyrrhenine e me pas shkojne drejt Athines. Puna eshte qe edhe Plato nuk thote gje hic rreth betejes. Ne versione te ndryshme permenden Anije, por ne versione te tjera thuhet qe Plato nuk ka thene kurre detaje rreth luftes. Rrjedhimisht lufta mund te kete ardhur nga siper, jo nga poshte se ska kuptim nese ke territore te puhstuara(flas Epir-Thesali, e te nisesh nga deti te pushtosh nje force superdetare!).
    3. Kjo eshte dhe me e rendesishmja. Po shikoja disa emisione per permbytjen universale. Puna eshte qe Plato ka marre thjeshte ato gjera qe diheshin dhe i ka shkruatur. Nese e dinke permendesh Timaeus me thuaj si fillon e si mbaron ?! Pa kuptim fillon e pa kuptim mbaron. Eshte nje pjese e nderfutur. Ka mundesi te kete qene liber ne vete. Problemi eshte qe Pausanias korrigjon Okeanos-in duke e permendur si Oqean dhe jo si lum sic njiheshe. Pra ketu po flasim per te njejten gje qe korrigjohet nga Lum(qe mendoheshe se ishte) ne Oqean. Ti thua eshte det. Po ska mundesi te jete det nese mendoheshe se ishte LUM.
    4. Nese Bryget ishin Fryget dhe kojshi me Tyrrhenet atehere ku i bie te jete Troja(qe eshte ndertuar shume shume me perpara se sa mendoheshe) ?


    Duhet formim i duhur historik qe te perballesh lekturat qe do besh, se perndryshe do besh nje "fiasko".
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #109
    ALBANIAN ATTITUDE
    Anëtarësuar
    10-10-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    291
    Genesis une nuk po “bej” historinë sepse ajo nuk behet, por lexohet, argumentohet edhe me pas faktohet. Erdhe ketu edhe the per Etnan qe ka përmbytur shqiperine apo harrove. Une te solla image, a ka me fakt serioz nga ky?

    Shiko, unë po vije ne ketë forum qe te diskutoje fakte për Atlantin. Tani ty me bën pyetje a e kam lexuar unë Timaeusin apo jo?! Unë po shpenzoj vite qe ta përkthej atë si thua ty nuk e kam lexuar?!?!?! Vetëm nga kjo pyetje qe me ke bere me vjen keq por nuk dua te diskutoj me me ty. Pa ofendim mos me kthe me përgjigje te lutem, nuk jam i interesuar me.

    Shiko qe te mos futemi ne debate te kota mua nuk me interesojnë historira me mbret, po ka njeri ndonjë gjë për punën e Platonit (ne lidhje me Atlantin) jam gati te diskutoj, çdo gjë tjetër nuk me intereson fare!!!

  10. #110
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ti nuk paske as formimin shpirteror te duhur te gjesh ndonje gje. Un po te jap ty gjera qe jane fryte te kerkimit tim, po te them ma shpjego pak si fillon e si mbaron Timaeus-i i cili ka qene liber ne vete, ti me thua mua jo e kam perkthyer jo se kam perkthyer. Duhet urtesi e formim shpirteror per disa gjera, e ti ate drite nuk e ke.

    Etna ka sjellur ngritje ne gjithe adriatikun, mua kjo me intereson, ti e nxjerr debatin atje ku te intereson. Normale qe nuk ka debat ne te tilla kushte.

    Mbetsh mire.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 11 prej 64 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  2. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •