Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 132
  1. #111
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Shiu,

    Te te bej nje pyetje:

    Si kane shpetuar njerezit qe kane jetuar midis dy shpalljeve?

    Ja ta bej pak me te kuptueshme:

    1-) Zoti i zbriti Tevratin Moisiut. Njerezit e ndryshuan
    2-) Zoti i zbriti Zeburin Davidit. Njerezit perseri e ndryshuan
    3-) Zoti i zbriti Inxhilin Jezusit dhe perseri njerezit e ndryshuan.

    Me ne fund Zoti i zbriti Kuranin Muhamedit, dhe kesaj rradhe njerezit u zune
    mat...

    Por ata qe jetonin midis 2 shpalljeve psh Gjon Pagezori, apo qofte dhe ata qe kane jetuar midis Jezusit dhe Muhamedit, si kane shpetuar? Ata kane jetuar mes shpalljeve te modifikuara dhe nuk e kane ditur vullnetin e Zotit per jeten e tyre...

    Si mendon, a ka Zoti ndonje plan B per ta?
    “Ne ēdo populli i kemi dėrguar nga njė Pejgamber. Tė gjithė ata thonin: “Adhuroni vetėm All-llahun, e shmagiuni idhujve.” (En-Nahėl: 36)

    Gjithashtu, ne besojmė nė mėshirėn e Zotit, prandaj nxjerri vetė konkludimet.

    Se kush ėshtė i shpėtuar e kush jo, kėtė e di vetėm I Gjithdijshmi. Unė jam grimcė tepėr e vogėl nė kosmos pėr tė ditur pėr planet e Zotit dhe s'marr guximin tė shprehem nė mėnyrė aq banale sikur ti, me plane A e me plane B.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  2. #112
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    E sheh Shiu, qe me Zotin nuk ecen arsyetimi deduktiv.

    Sepse vjen nje moment dhe thua: Kete e di vetem Zoti!

    Por, atehere si merr guximin ti te thuash se Zoti e drejtoka njeriun vetem nepermjet shpalljeve?

    Dhe nqs Zoti nuk e drejton vetem nepermjet shpalljeve, atehere perse duhej qe Jezusi te kete lene patjeter nje UNGJILL (ose 12)???
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #113
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Dhe nqs Zoti nuk e drejton vetem nepermjet shpalljeve, atehere perse duhej qe Jezusi te kete lene patjeter nje UNGJILL (ose 12)???
    E pra, atehere ti me sqaro pse pikerisht 4 dhe qe kane kunderthenie ndermjet vete? Zoti dergon njekohesisht 4 libra qe s'perputhen me njeri-tjetrin?

    Ok, ju mund te thoni se ato libra i frymezon Shpirti i Shenjte dhe i shkruajne njerezit. Por, si eshte e mundur qe dic e frymezuar nga vete qenia e Zotit te rezultoje ne dic me gjithe ato gabime? Pra, edhe frymezimi duhet te konsiderohet si shpallje, ndersa gabimet jane te qellimshme, te bera me vone nga dora e njeriut.

    Psh. duke u bazuar ne 4 ungjijt, me trego ti se kush e ka pare i pari Jezusin pasi eshte ringjallur?

    Ma nxjerr nje TE VERTETE te pamohueshme.

    Dhe kjo pyetje qe po ta bej, lidhur me ringjalljen e Krishtit nuk eshte ndonje ceshtje e vogel, prandaj duhet te jete fare mire i dokumentuar meqe paraqet shtyllen kryesore te besimit tuaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shiu : 11-07-2006 mė 12:46
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #114
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shiko Shiu, Ungjijte u shkruan nga Apostujt, por ata nuk ishin te obliguar per t'i shkruar. Ato ishin kujtime te jetes se tyre me Krishtin.

    Nese u shkruan 4, 7, 12, 25 ungjij, apo dhe sikur te mos ishte shkruar asnje, kjo per ne s'ka shume rendesi... Ungjilli yne eshte KRISHTI, dhe ky UNGJILL eshte brenda nesh!

    Zoti tha: "Une do vij tek ju dhe do e bej banesen time tek ju, do ec me ju dhe ju do jeni tempulli Im, jo i bere me dore njeriu..."

    Zoti ne nuk na udheheq me shkronjat e nje libri, por me ane te Frymes se Tij. Ata qe besojne tek Ai, e marrin Ate, ata qe nuk besojne, dhe sikur nje mije shpallje t'u vine, nuk ju vlejne per gje.

    ATI na ka folur nepermjet BIRIT te TIJ!

    E cfare te kerkojme me shume se kaq????
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #115
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Shiko Shiu, Ungjijte u shkruan nga Apostujt, por ata nuk ishin te obliguar per t'i shkruar. Ato ishin kujtime te jetes se tyre me Krishtin.

    Nese u shkruan 4, 7, 12, 25 ungjij, apo dhe sikur te mos ishte shkruar asnje, kjo per ne s'ka shume rendesi...

    Zoti tha: "Une do vij tek ju dhe do e bej banesen time tek ju, do ec me ju dhe ju do jeni tempulli Im, jo i bere me dore njeriu..."

    Zoti ne nuk na udheheq me shkronjat e nje libri, por me ane te Frymes se Tij. Ata qe besojne tek Ai, e marrin Ate, ata qe nuk besojne, dhe sikur nje mije shpallje t'u vine, nuk ju vlejne per gje.

    ATI na ka folur nepermjet BIRIT te TIJ!

    E cfare te kerkojme me shume se kaq????

    E shoh se qellimisht u ke ikur nje grumbulli pyetjesh deri me tash meqe nuk ke pergjegjie. Ndersa ky postim mund te konsiderohet nje retorike e paster sepse asgje nuk je ne gjendje te deshmosh.

    Nqs librat hyjnore nuk paskan kurrfare rendesie (e pasket takuar Zotin direkt!), atehere pse iu referoheni po atyre librave "te panevojshem"?
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #116
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne rast se ti mendon se une nuk kam pergjigje, ky eshte problemi yt dhe jo i imi.

    Ne librave ju referohemi sepse ne to ne gjejme deshmine e paster te atyre njerezve qe jetuan me Krishtin. Por nga ana tjeter, ne nuk u japim librave atribute hyjnore duke i quajtur te "pagabueshem","hyjnore", etj... Kjo qe beni ju eshte idhujtari dhe nga ana tjeter, ju mohoni fuqine e Zotit, duke thene se njeriu ja ndryshoi Fjalen.

    Per ne cdo gje eshte Hije e Krishtit. Krishti eshte Libri i vertete qe banon brenda nesh! Pikerisht kete Liber ju mohoni dhe adhuroni faqet e nje libri qe e hane krimbat dhe kalbet nga vjetersia e kohes...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #117
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Shiu, me lejo disa sqarime

    Qe Ungjijte jane te shkruara nga shkrimtare anonime ose nuk deshmohen kater eshte nje budallallek e gjysem qe nuk formohet ne baze te argumentave shkencore, por thjesht riciklon propaganden e njohur qe filluan protestantet gjermane me gjithe teorite e tyre (qe tashme jane tejkaluar). Dhe kur pane se puna shkencore i pergenjeshtron, atehere e hodhen ne filozofi. Sepse filozofi mund te beje c’do njeri, por pune shkencore, botime kritike etj do pune.

    Vlera e nje teorie te tille eshte kaq e madhe sa te thuash se Vergjili nuk shkruajti ‘Aeniaden’, Thukididi nuk shkruajti ’Ksingrafine’ etj. Ku bazohen keto teori? Gjakundi.

    Qe nga vitet e para post-apostolike deri me sot, 27 librat e Dhjates se Re deshmohen bashke me emrat e shkrimtareve te tyre. P.sh., Ungjilli I Markut referohet nga Papia (140), nga Tatiani (140-160), nga Irineu (170-180), nga Klementi I Aleksandrise (211-215) dhe sic kam thene me larte, nga katalogu me i vjeter i Muratorit (190-230).

    Deshmia me e lashte libri te Dhjates se Re eshte nje papir i vitit 70 pas Krishtit (pra ne nje perjudhe qe shume nga apostujt ishin gjalle) ne 3 copa te kolegjit Magdalen ne Oksford, me pjese nga Ungjilli i Gjonit, qe lexohet dhe bie dakord me tekstin qe kemi ne sot. Per asnje veper te lashtesise nuk egzistojne doreshkrime kaq afer (kronikisht) me perjudhen qe u shkruajten. Pervec ‘Athineon Politeia’ te Aristotelit qe u gjend ne doreshkrim te shek. te pare pas Krishtit she ‘Dyskolon’ te Menandrit qe u gjend ne doreshkrim te shek. te III.

    Te gjitha tekstet e tjera e lashtesise nuk egzistojne ne doreshkrime me te lashta se ato te shekullit te IX pas Krishtit. Vetem Bibla ka ate lashtesi. Pra si mund te jete I fallcifikuar teksti, apo te kete nderhyrje tjeter?

    Kur nga te gjitha doreshkrimet greke qe gjenden ne bote 13% e tyre eshte Bibla dhe 87% ndahet ne 2100 autore (600 pagane dhe 1500 te krishtere) e kupton sa e veshtire eshte te jepet nje informacion gabim mbi Biblen. Se po eshte keshtu atehere nuk duhet te kemi besim per asnje liber (sa per autorin e tij).

    Dy pjese jane fallco ne Dhjaten e Re. Njeren e kam treguar tek komuniteti protestant (ku more dhe ti pjese) dhe tjetra eshte vargu tek letra e Gjonit. (I Gj. 5:7). Sepse mungojne nga te gjitha doreshkrimet per kjo eshte nje histori tjeter. Ne qofte se interesohesh mund te te shpjegoj se si diktohen si vargje shtese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 12-07-2006 mė 11:21

  8. #118
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Tannhauser,

    tė falėnderoj pėr komentin tėnd i cili ka mjaft informata tė dobishme.

    S'ėshtė aspak e rėndėsishme nėse pajtohem a jo me argumentet e sjellura. Ėshtė me rėndėsi se nuk ke folur nga hamendja dhe nuk ke pėrdorur "tėrheqjen taktike" nė stilin "Zoti ne nuk na udheheq me shkronjat e nje libri" apo formulime tė ngjajshme retorike qė nė esencė nuk thonė asgjė.

    Gjithė tė mirat!
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    matrix te lutem vazhdo me temen.

  10. #120
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga xfiles
    matrix te lutem vazhdo me temen.
    Pse s'e vazhdon ti, X? Per disa muaj te trajnimit intensiv ne FSH do te duhej tashme te ishe aftesuar per te shkruar tema ne vete, e jo vetem te besh ndotje ekologjike neper tema.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. E fshehta e Doruntines
    Nga Stavri Trako nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 12:25
  2. Arbnori, ambasador i ri nė Vatikan
    Nga Tastiera nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  3. Nano shkakton skandal edhe nė varrimin e Papa Gjon Palit II nė Vatikan
    Nga rudo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 23-04-2005, 23:46
  4. Vendimi: Papa do prehet nė Vatikan
    Nga Sherri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •