Ketu behet fjale per teorine e Alberto Rivera-s, nje personi faktik dhe fiktik ku mund te shihet qarte se sa dore per dore shkon psikopatia me religjionin (sidomos kur behet fjale per in-sekte) shpesh here.
Me shume gjeni ketu
Ketu behet fjale per teorine e Alberto Rivera-s, nje personi faktik dhe fiktik ku mund te shihet qarte se sa dore per dore shkon psikopatia me religjionin (sidomos kur behet fjale per in-sekte) shpesh here.
Me shume gjeni ketu
"Kam shkruar" nuk do tė thotė "kam vėrtetuar". Tė gjitha kėto qė ke shkruar mė sipėr janė tentime qė nė bazė tė disa tė dhėnave tė gjymta tė konstruktohet diē e paqenė.Postuar mė parė nga Matrix
Atė qė "ke shkruar" duhet ta mbėshtetėsh nė fakte historike, tė cilat ty tė mungojnė plotėsisht. E para qė pėr Waraqah bin Nawfal nuk mund tė dėshmosh se ka qenė fare katolik, e lėre mė tė dėshmosh se ai paskėsh qenė ndonjėfarė "urė lidhėse" e Vatikanit me Muhamedin a.s.
Pra, "fakti" yt kryesor nė kėtė gėnjeshtėr tė sajuar bie nė ujė qysh nė fillim, ndaj dhe "faktet" tjera mė pak tė rėndėsishme bėhen plotėsisht tė pavlefshme dhe s'ia vlejnė as tė diskutohen.
Ėshtė e kuptueshme se njė protestant e urren edhe islamizmin, edhe katolicizmin, por ėshtė mundim tepėr i madh (dhe i padobishėm) qė tė sajohet njė "skenar" kaq qesharak, qė nuk ka mbėshtetje nė asnjė burim historik. Islamizmi nuk ėshtė "produkt" i katolicizmit, por ėshtė religjion i shpallur i cili i pranon si fe hyjnore edhe krishterimin edhe judaizmin. Kjo nuk ėshtė aspak e vėshtirė pėr t'u kuptuar, meqė nė Kuran ėshtė shkruar se tė gjithė profetėt kanė predikuar besimin e njėjtė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shiu : 04-07-2006 mė 13:56
The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.
Qe mos mashtrosh me.Postuar mė parė nga Matrix
Negusi dhe Profeti Muhamed (s)
Kurejshet (e Mekes) intensifikuan persekutimet e tyre kunder profetit Muhamed (s) dhe ndjekesve te tij. Madje edhe njerez me influence te cilen ndoqen profetin nuk u kursyen. Ata u bojkotuan dhe shume prej tyre madje u izoluan neper shtepite e tyre. Shume nga muslimanet qe nuk kishin influence torturoheshin publikisht dhe vazhdimisht. Duke e konsideruar kete situate shume te veshtire per ndjekesiet e tij, profeti (s) lejoi disa nga ata qe te emigronin ne Abisini me 615 e.s. Numri total i tyre ishte rreth tetedhjet, pa numeruar femijet e vegjel. Ata nuk iken te gjithe ne te njejten kohe. Ikja e tyre ishte planifikuar ne menyre sekrete dhe u be me grupe te vogla. Emigrantet u priten mire ne Abisini, dhe atyre iu lejua liri e plote besimi.
Udheheqesit e kurejshiteve, ishin te vendosur qe ata nuk duhet te liheshin rehat, qe te stabilizoheshin atje, jashte kontrollit te tyre, nje komunitet i rrezikshem i cili mund te dhjetefishohej kur te konvertuarit e tjere te bashkoheshin me te. Keshtu ata me shpejtesi menduan nje plan, dhe pergatiten nje sasi te madhe dhuratash te cilat konsideroheshin shume te vlefshme ne Abisini. Pershembull punimet e lekures kishin cmime shume te larta, keshtu qe shume lekura te mira u mblodhen nga arabet, te cilat do te mjaftonin per nje rryshfet te mire per cilin do nga gjeneralet e Negusit. Po ashtu kishte edhe dhurata te cmuara per vete Negusin. Pastaj ata me shume kujdes zgjodhen dy burra njeri prej te cileve ishte 'Amr ibn al'As, i klanit te Sahmit. Kurejshitet i keshilluan ata per cdo gje qe duhej te benin: ata duhej te takonin cdo gjeneral ne vecanti, tu jepnin dhuratat dhe t'u thonin:
"Disa burra dhe gra te budallallepsur nga njerezit tane jane strehuar ne kete mbreteri. Ata kane lene besimin e tyre, jo per tuajin, por per nje te cilin e kane trilluar, nje besim qe eshte i panjohur per ju dhe per ne. Fisniket e njerezve te tyre na kane derguar ne qe te flasim me mbretin tuaj per ceshtjen e tyre, ne menyre qe ai ti ktheje mbrapsht. Keshtu qe kur ne ti flasim atij per ata, juve keshillojeni qe te na i dorezoje dhe te mos kete me fjale me ta."
Te gjithe gjeneralet rane dakord, dhe te dy burrat e kurejshiteve i cuan dhuratat e tyre Negusit, duke kerkuar qe emigrantet tu jepeshin atyre dhe i shpejguan atij arsyen ne te njejten menyre sic kishin bere me gjeneralet, duke shtuar ne fund: "Fisniket e njerezve te tyre, te cilet jane edhe baballaret e tyre, xhaxhallaret e tyre dhe te afermit e tyre te luten ty qe ti kthesh ata mbrapa." Gjeneralet ishin te gjithe ne mes te degjuesve, dhe ata njezeri e nxiten Negusin qe te binte dakord me kerkesen e tyre dhe ti kthente mbrapa refugjatet, sepse te afermit jane gjithmone gjyqtaret me te mire per punet e te afermve te tyre. Por Negusi nuk ishte i kenaqur me kete arsye dhe tha:
"Jo, per Zotin, ata nuk do te tradhetohen - nje popull qe ka kerkuar mbrojtjen time dhe kane bere vendin tim strehim te tyre duke me zgjedhur mua mbi te gjithe te tjeret! Une nuk do i dorezoj ata, derisa t'i kem takuar dhe pyetur ata per sa u perket fjaleve qe thone keta burra. Neqoftese eshte ashtu sic thone ata (kurejshet), atehere une do i dorezoj ata mbrapa, ne menyre qe te bashkohen me popullin e tyre, Por ne qofte se del e kunderta, atehere une do te jem mbrojtesi i tyre i mire per sa kohe qe ata kerkojne ndihmen time."
Atehere ai dergoi njerez qe te therrisnin shoket e Profetit, dhe ne te njejten kohe mblodhi peshkopet e tij, te cilet sollen me vete librat e tyre te shenjte dhe i hapen ato para fronit mbreteror. 'Amri dhe shoku i tij paten shpresuar qe te parandalonin kete takim midis Negusit dhe refugjateve, dhe me te vertet qe ishte ne interesin e tyre qe ta parandalonin, nqs kemi parasysh ato qe ndodhen me pas.
Abisinasit ishin kristiane, shume prej tyre te devotshem; ata ishin te pagezuar, ata adhuronin nje Zot, dhe mbanin ne trupin e tyre shenjen e kungimit. Ne kete menyre ata ishin te ndjeshem ndaj ndryshimit qe ekziston midis shenjterise dhe perdhosjes, dhe po ashtu ishin koshiente per nivelin e perdhosjes qe ekzistonte ne njerez si Amri. Keshtu qe ata beheshin me teper te prekur - jo me teper edhe se vete Negusi - nga pamja dhe impakti i thelle i shenjterise qe ndjen ata ne momentin kur grupi i besimtareve u futen ne dhomen e fronit, dhe nje murmurime cudie u cua nga peshkopet dhe te tjeret te cilet kuptuan se para tyre ishin burra dhe gra te cilet ishin gati njesoj si ta dhe jo ato qe kishin thene kurejshitet me perpara. Per me teper, shume prej tyre ishin te rinj, dhe ne shume prej tyre pamja e meshireshme zmadhohej edhe me teper nga nje bukuri natyrore.
Emigrimi nuk kishte qene domosdoshmeri per te gjithe ata. 'Familja e Uthmanit pati hequr dore nga perpjekjet e tyre per ta bere ate te harronte Islamin, por megjithate Profeti e lejoi te largohej dhe te merrte me vete Rukien (ra). Presenca e tyre ishte nje burim fuqie per komunitetin e te ikurve. Nje tjeter cift shume te kendshem per tu pare ishin edhe Xha'fari (ra) dhe gruaja e tij Asma'(ra). Ata ishin te mbrojtur me se miri nga Abu Talibi; por refugjatet kishin nevoje per nje person te gojes dhe Xha'fari e plotesonte kete kusht. Po ashtu ai kishte shpirtin e fitores brenda tij, dhe profeti i tha atij ne nje rast: "Ti je si une ne pamje dhe karakter." Pra ishte Xha'fari ai qe Profeti pati zgjedhur te ishte ne krye te komunitetit te te ikurve; dhe cilesite e tij terheqes dhe inteligjent ndiqeshin nga ato te Musabit te 'Abd ad-Dar (ra), nje burre i ri te cilit profeti do ti besonte nje mision te nje rendesie te madhe per shkak te dhuntive natyrore qe ai kishte.
Kur u mblodhen te gjithe, Negusi u foli atyre dhe tha:
"Cfare eshte ky besim sipas te cilit ju duhet te ndaheni nga njerezit tuaj, megjithese ju nuk jeni futur ne besimin tim apo ate te ndonje robi tjeter rreth nesh?"
Xha'fari iu pergjigj duke thene:
"O Mbret, ne ishim njerez qe kishim mbetur ne injorance, u faleshim idhujve, hanim ushqim harram, benim gjera te turpshme, dhe me te fortet shkelnin me kembe me te dobetit. Ne ishim keshtu derisa Allahu (Nje dhe Zot i Vetem) na dergoi ne nje te derguar nga mesi jone, nje neri te cilit ne ia dinim prejardhjen, vertetesine, besueshmerine dhe integritetin. Ai na thirri ne ne Zot, qe ne te deshmonim per njesine e tij dhe ta adhuronim ate dhe te hidhnim poshte ato qe ne dhe baballaret tane paten adhuruar ne formen e gureve apo idhujve; dhe ai na urdheroi te themi te vertetn, te permbushim premtimet, te respektojme lidhjet farefisnore, dhe te drejtat e fqinjeve, dhe te mos bejme krime dhe gjakderdhje. Keshtu qe ne adhuruam Zotin, duke mos vene asgje prane tij, duke konsideruar te ndaluar ato qe ai pati ndaluar dhe te lejueshme ato qe ai pati lejuar. Per keto arsye njerezit tane jane kthyer kunder nesh, dhe na persekutojne ne ne menyre qe te hedhim poshte besimin tone dhe te kthehemi nga besimi tek Zoti te adhurimi i idhujve. Kjo eshte arsyeja qe ne kemi ardhur ne vendin tend, te kemi zgjedhur ty mbi te gjithe te tjeret; dhe kemi qene te lumtur nen mbrojtjen tende, dhe eshte shpresa jone, o Mbret, se ketu me ju ne nuk do te vuajme ndonje te keqe."
Interpretuesit mbreterore perkthyen gjithcka qe ai tha. Negusi pastaj pyeti se a kishin ata ndonje revelate qe profeti i tyre kishte sjelle nga Zoti dhe, kur Xha'fari pohoi, ai tha: "Atehere recitoje ate per mua," pas kesaj Xha'fari recitoi nje pasazh nga Surah Mariam, e cila kishte zbritur pak kohe para ikjes s e tyre:
Dhe permendeni Marine ne Librin, kur ajo u largua nga njerezit e saj per ne nje vend drejt lindjes dhe izoloi veten kompletesisht prej tyre: dhe Ne derguam tek ajo Shpirtin Tone, dhe ai iu shfaq asaj si nje burre shume i pashem. Ajo tha: I lutem Pafundesise se Zotit qe te me shpetoje nga ty nese ke meshire. Ai tha: une jam asgje tjeter vecse nje i derguar nga Zoti ne menyre qe te krijohet brenda teje nje bir shume i paster. Ajo tha: E si ka mundesi qe une te behem me djale, kur asnje burre nuk me ka prekur, dhe une nuk kam qene e perdale? Ai tha: Megjithate keshtu do te jete; Zoti ka thene: eshte e lehte per mua. Sepse ne mund ta bejme ate nje shenje per njerezimin dhe meshire nga ne; dhe kjo eshte nje gje e urdheruar. (Kuran 19:16-21)
Negusi u perlot, dhe po ashtu u perloten edhe peshkopet e tij, kur degjuan recitimin e tij,dhe kur ai u perkthye ata u perloten perseri dhe Negusi tha:
"Pa dyshim qe kjo ka ardhur nga i njejti burim me ato qe solli Jezusi"
Pastaj ai u kthye nga dy te derguarit e kurejshiteve dhe tha:
"Ju mund te ikni, sepse per Zotin une nuk i kthej ata tek ju; ata nuk do te tradhetohen"
Por kur ata u larguan nga mbreti, 'Amri i tha shoqeruesit te tij: "Neser do them atij nje gje, qe do ta shkule kete prosperitet te gjelber te tyren me rrenje. Une do ti tregoj atij se ata thone qe Jezusi biri i Marise eshte nje skllav." Keshtu qe mengjesin tjeter ai shkoi te Negusi dhe tha:
"O mbret, ata peshperisin nje genjeshter te madh per Jezusin djalin e Marise. Dergo ndonje tek ata, dhe pyeti se cfare thone per te."
Keshtu qe ai dergoi fjale qe te vinin perseri te ai dhe ti tregonin atij se cfare thonin ata per Jezusin, kjo i shqetesoi ata, sepse asgje tjeter ngjashme me kete nuk u kishte ndodhur me perpara. Ata u konsultuan se bashku se cfare duhej te thonin kur kjo pyetje tu vihej perpara, megjithese e dinin se nuk kishin zgjidhje tjeter vecse te thoshin ate qe Zoti kishte thene.
Keshtu qe kur ata u futen ne pallatin mbreteror, dhe ata u pyeten perseri: "Cfare thoni ju per Jezusin, birin e Marise?" Xha'fari u pergjigj:
"Ne themi per te ato qe Profeti na solli ne, qe ai ishte skllavi i Zotit dhe i derguari i tij dhe shpirti i tij dhe fjala e tij te cilen ai e dergoi te Maria virgjeresha e bekuar."
Negusi mori nje cope druri dhe tha:
"Jezusi biri i Marise nuk i kalon fjalet qe keni thene juve as sa gjatesia e ketij shkopi."
Dhe kur gjeneralet rreth tij turfulluan, ai shtoi: "per te gjithe turfullimen tuaj." Pastaj iu kthye Xha'farit dhe shoqeruesve te tij dhe tha: "Ikni ne rrugen tuaj, sepse do te jeni te qete ne token time, as per male ari une nuk do te lendoja qofte edhe njerin prej jush" dhe me nje levizje te dores se tij drejt te derguarve te kurejshiteve, ai i tha sekretarit te tij: "Ktheji ketyre dy burrave dhuratat e tyre, sepse mua nuk me duhen." Keshtu 'Amri dhe burri tjeter u kthyen mbrapa te turperuar.
Nderkohe lajmi per ato qe kishte thene Negusi per Jezusin u perhap midis njerezve, dhe ata ishin te shqetesuar dhe i kerkuan atij nje shpjegim, duke e akuzuar se ai e kishte braktisur besimin e tyre. Ai atehere dergoi njerez te Xha'fari dhe shoket e tij dhe beri gati varka per ta dhe u tha qe te hipnin dhe te ishin gati per lundrim neqoftese do ishte e nevojshme. Pastaj ai mori nje pergamen dhe shkroi ne te:
"Ai deshmon se nuk ka zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte skllavi i tij dhe i derguari i tij dhe se Jezusi biri i Marise eshte skllavi i tij dhe i derguari i tij dhe shpirti i tij dhe fjala e tij te cilat ai i hodhi mbi Marine."
Pastaj ai e futi ate poshte rrobes se tij dhe doli para njerezve qe ishin mbledhur per ta takuar. Dhe ai u tha atyre: "Abisinas, a nuk jam une njeriu me i pershtatshem per te qene mbreti juaj?" Ata u pergjigjen se po. "Atehere cfare mendoni ju per jeten time midis jush?" "Ka qene jeta me e mire ne jete," u pergjigjen ata. "Atehere cfare shqetesimi keni?" tha ai. "Ti ke braktisur besimin tone," thane ata, "dhe ke thene se Jezusi eshte skllav." "Po mire juve cfare thoni per Jezusin" pyeti ai. "ne themi se ai eshte biri i Zotit" u pergjigjen ata. Atehere ai vuri doren e tij mbi gjoks, pikerisht mbi vendin ku ishte pergameni dhe deshmoi per besimin e tij mbi "kete", te cilen ata e morren per fjalet etyre. Keshtu qe ata u kenaqen dhe u larguan, sepse ishin te lumtur nen sundimin e tij dhe vetem donin te siguroheshin; dhe Negusi pas kesaj i dergoi fjale Xha'farit dhe shokeve te tij se ata mund te zbrisnin nga varkat dhe te shkonin neper banesat e tyre ku ata vazhduan te jetonin si me para, rehatshem dhe te sigurte.
Me 628 e.s, pak muaj para Hudajbijahs, erdhi lajmi nga Abisinia per vdekjen e Ubajd Allah ibn Xhahsh. Gruaja e tij Umm Habibah (ra) ishte bija e Abu Sufjanit. Kur paten kaluar kater muaj nga vdekja e burrit te saj, profeti i dergoi nje mesazh Negusit, duke i kerkuar qe te behej dorezane dhe te bente martesen midis tij dhe vejushes, ne qofte se ajo do te ishte dakord. Asaj profeti nuk i dergoi mesazh direkt; por ajo pati nje enderr ne te cilen dikush i erdhi prane dhe iu drejtua asaj si "nena e besimtareve", dhe ajo interpretoi kuptimin e kesaj endrre se ajo do behej gruaja e profetit. Diten tjeter asaj i erdhi mesazhi nga Negusi i cili konfirmoi endrren e saj, dhe atehere ajo zgjodhi kusheririn e saj Khalid ibn Sa'id qe ta jepte ate per martese, dhe ai dhe Negusi bene marrveshje midis tyre ne prezencen edhe te Xha'farit dhe anetareve te tjere te vellazerise. Atehere Negusi beri dasem ne pallatin e tij, dhe atje u ftuan te gjithe muslimanet.
Letra e profetit per Negusin, e cila e ftonte ate te shpallte Islamin u dergua pikerisht ne kete kohe. Profeti po ashtu i pati derguar fjale Xha'farit se do te ishte gje e mire nese ai dhe komuniteti i tij do te vinin te jetonin ne Medina. Xha'fari menjehere filloi pergatitjet per udhetimin, dhe Negusi u dha atyre dy varka. U vendos qe Ummi Habibah do te udhetonte me ta.
Disa muaj pas ketyre ngjarjeve dhe duke pare keqesimin e situates ne Meke, 'Amri mblodhi disa te rinj, fisin e tij te Sahmit dhe te tjeret, te cilet e konsideronin ate si nje udheheqes dhe u mbushi mendjen atyre qe te shkonin me te ne Abisini. Ai shpresonte se meqe Muhamedi triumfonte atehere ata do te shpetonin ne Abisini: dhe po qe se Kurejshet do te triumfonin ata te gjithe do te mund te ktheheshin ne Meke, "Me mire na bie te jemi ne Negusin sesa nen Muhamedin," thoshte ai.
'Amri ishte nje politikan i mprehte, dhe nje burre i durueshem, qe nuk diskurajohej lehte. Megjithe deshtimin e tij te plote (615 e.s.) per te minuar pershtypjen e fuqishme qe pati lene Xha'fari dhe shoket e tij, ai pati hequr pak per te qetesuar Negusin dhe per te mbajtur maredhenie sadopak te mira persa i perkiste atij vete, gjithmone pa prekur ndonjehere ceshtjen e refugjateve muslimane. Por tani qe ata e paten lene vendin dhe paten shkuar ne Medine; Amri mendonte se me ta duhej te ishin larguar dhe paragjykimet e Negusit ne favor te besimit te ri.
Ne takimin e tij te pare, dhurata e tij e shtrenjte prej lekure u pranua me madheshti, dhe Negusi dukej aq i kenaqur saqe 'Amri vendosi te futej menjehere ne teme dhe te kerkonte azil. Por duke bere kete ai foli ne menyre nenvleftesuese per profetin, dhe kjo provokoi nje shperthim te menjehershem te nje inati mbreteror. 'Amri u terhoq; sepse nga ato qe thoshte Negusi ishte e qarte se menyra me e mire per te, per te ndertuar nje te ardhme per veten e tij ne oborrin mbreteror, nuk i duheshin dhuratat prej lekure por vetem berja ndjekes i Muhamedit. Ai i ishte larguar Islamit vetem per te gjetur se Islami i kishte marre atij edhe te vetmin vend shpetimi qe ai po mundohej te zinte; dhe me shkaterrimin e planeve te tij rezistenca filloi te binte.
"Pra edhe ti deshmon per kete o Mbret?" tha ai, duke nenkputuar profecine e Muhamedit. " Une deshmoj per te para Zotit," tha Negusi. "Bej cfare te them une, O 'Amr dhe ndiq ate. Ai eshte e verteta, per Zotin, dhe ai do te triumfoje mbi cdo gje qe ngrihet kunder tij, njesoj sic triumfoi Musai mbi Faraonin dhe miqte e tij."
'Amri hipi ne nje anije e cila e coi ate ne nje port ne brigjet e Jemenit, ku ai bleu nje gamile dhe ushqime dhe u nis per ne veri, dhe kur arriti ne Hadah, nje nga ndalesat e para ne rrugen bregdetare nga Meka ne Medina, ai takoi Khalidin dhe Uthmanin, dhe ata udhetuan pjesen e mbetur te rruges se bashku. Pasi arriten ne Medine, qe te tre shkuan direkt te Profeti dhe deklaruan besimin e tyre ne Islam.
Me 630 e.s, ne fillim te muajit Rexheb, fjala per vdekjen e Negusit arriti tek Profeti. Mbas faljve te zakonshme ne xhami, ai u kthye nga populli dhe u tha:
"Sot ka vdekur nje njeri i drejte. Pra cohuni dhe faluni per vellain tuaj Ashamah."
Pastaj ai i udhehoqi ata ne faljen xhenazes. Raportet e me voneshme nga Abisinia thoshin se vazhdimisht shihej nje drite qe ndriconte mbi varrin e mbretit.
Qe mos mashtrosh me.Postuar mė parė nga Matrix
Perandori Herakli dhe Profeti Muhamed (s)(628 e.s.)
Profetit Muhamed (s) i erdhen vargjet me poshte pas humbjes se romakeve nga persianet. Ajo profetizoi fitoren finale te romakeve. Keto jane nga sure Er-Rum (Romaket) ajetet (vargjet) 1-6 te Kur'anit:
Elif, Lam, Mim.
Romaket jane mundur ne token e afert, dhe pas kesaj humbje te tyre ata do te jene fitimtare brenda dhjete vjetesh. Urdheri i Allahut eshte si ne ngjarjen e meparshme po ashtu edhe ne ate qe do te vije. Dhe ate dite besimtaret do te gezohen per ndihmen e Allahut. Ai ndihmon ate qe Ai do dhe Ai eshte i gjithfuqishem, meshirues. Ky eshte nje premtim i Allahut. Allahu asnjehere nuk i thyen premtimet e Tij, por shumica e njerezve kete nuk e kuptojne.
Allahu (Nje dhe i Vetmi Zot) dergoi Muhamedin (s) si Profet te gjithe njerezimit. Per kete, Muhamedi (s) dergoi letra te kater mbreterit fqinje, duke i thirrur ata ne Islam. Dy nga keto vende ishin superfuqite e kohes, Bizanti (Perandoria Romake Lindore) dhe Persia. Letra e tij per Herakliun, perandorin bizantin, iu dha nga Dihjah ibn Halifah el Kalbi (r.a) Guverantorit te Bostras, dhe ai e kaloi ate per ne Jeruzalem. Kjo ngjarje ndodhi me 628 e.s kur Herakliu ishte duke u kthyer fitimtar pasi mundi Kosroes II te Persise. Ai ishte ne ate kohe ne Homs, nga i cili beri nje pelegrinazh ne rreze te Qytetit te Shenjte per te falenderuar Zotin per shpetimin e Kryqit dhe gjerave te tjera te shenjta qe kishin humbur.
Nje nate ne kete udhetim, Herakliu pa nje enderr e cila i mbeti ne mendje. Duke pare shprehjen e shqetesuar te fytyres, keshilltaret e pyeten se cfare kishte ndodhur. Ai tha se ai bllokohej nga mbreteria fitimtare e nje burri te bere synet ne nje enderr nje nate me pare. Pastaj ai i pyeti ata se cilet popuj praktikonin synetllekun. Gjeneralet dhe keshilltaret e tij qe ishin atje i thane se vetem cifutet ishin te bere synet, dhe u perpoqen qe t'i mbushnin mendjen qe te ndermerrte ndonje fushate kunder tyre. Ne kete kohe, nje i derguar nga governatori i Gasanit arriti, duke sjelle me vete nje arab. Herakliu urdheroi nje perkthyes qe ta pyeste ate, dhe ai u pergjigj: "Nje njeri eshte shfaqur ne mesin tone dhe ai pretendon se eshte profet. Disa e ndjekin dhe i besojne, por ka dhe te tjere qe i kane dale kundra." Herakliu atehere u tha keshilltareve te tij qe te konfirmonin nese ai njeri ishte i bere synet apo jo, dhe kur pergjigja ishte pozitive, ai tha: "Ky, per Zotin, eshte vizioni qe une pashe dhe jo ajo qe thonit juve."
Herakliusi ne nje nga posteret e kohes se tij
Pikerisht gjate ketij pelegrinazhi ne Homs, Herakliu mori letren e Profetit Muhamed (s). Perandori mbasi mori kete mesazh, thirri shefin e tij te policise dhe i tha atij qe te kontrollonte neper vendin e tij nese kishte ndonje njeri nga i njejti fis me Profetin. Ebu Sufjani, kryetari i 'Abdu Shemseve dhe udheheqesi i kurejshiteve, rastisi duke bere tregti ne Gaza me disa nga shoqeruesit e tij nga Meka. Skuadra e perandorise e kerkimit arriti qe t'i gjente ata atje dhe ata menjehere u moren per ne Jeruzalem.
Ngjarja e pershkruar me poshte u tregua nga Ebu Sufjani ne nje kohe kur ai ishte armik i betuar i Profetit Muhamed (s). Kjo permendet ne Sahih Bukhari dhe eshte permbledhur nga 'Abdullah ibn 'Abbas (r.a).
Ebu Sufjan bin Harbi tregon se Herakliu dergoi nje person tek ai gjate kohes qe ai shoqeronte nje karvan nga kurejshitet. Ata ishin tregtare dhe benin biznes ne Sham (Siri, Palestine, Liban, dhe Jordani), ne kohen kur Apostulli i Allahut (Muhamedi (s)) ishte ne armiqesi me Ebu Sufjanin dhe kurejshitet. Herakliu i thirri ata ne oborrin e tij mbreteror ku kishte rreth tij te gjithe njerezit me te vjeter dhe te shquar te Romes. Ai thirri perkthyesin e tij, i cili duke perkthyer pyetjen e Herakliut u tha atyre, "Cili nga ju eshte i afert me ate njeri qe pretendon se eshte Profet?" Ebu Sufjani u pergjigj, "Une jam kusheriri me i afert i tij (ne kete grup)."
Herakliu tha, "Silleni ate (Ebu Sufjanin) afer meje dhe shoqeruesit e tij le te qendrojne pas tij." Ebu Sufjani shtoi, "Herakliu i tha perkthyesit te tij tu thoshte shoqeruesve te mi se ai donte te me bente disa pyetje persa i perkiste atij burri (Profetit) dhe se ne qofte se une do te thoja ndonje genjeshter ata (shoqeruesit) duhej qe te me nderprisnin dhe thonin te verteten." Ebu Sufjani shtoi, "Per Allah! Ne qofte se une nuk do te kisha frike se shoqeruesit e mij do me damkosnin per genjeshtar, une nuk do te thoja te verteten per Profetin.
Pyetja e pare e Herakliut per mua ishte: "Cfare statusi ka familja e tij ne mesin tuaj?" Une u pergjigja, "Ai i perket nje familjeje te mire (fisnike) ne mesin tone."
Herakliu vazhdoi me tej, "A ka pretenduar ndonje midis jush me pare te njejten gje (qenien Profet)?" Une u pergjigja, "Jo." Ai tha, "A ka qene ndonje nga parardhesit e tij mbret?" Une u pergjigja, "Jo."
Herakliu pyeti, "A e ndjekin ate te pasurit apo te varferit?" Une u pergjigja, "Jane te varferit ata qe e ndjekin me shume ate." Ai tha "Po numri i ndjekesve te tij a vjen duke u rritur apo duke u zvogeluar (dite per dite)?" Une u pergjigja, "Numri i tyre gjithmone rritet." Atehere ai pyeti, "A ben vaki qe ndonje nga ata qe futen ne beimin e tij merziten me te dhe e hedhin poshte me mbrapa?" Une u pergjigja, "Jo."
Herakliu tha, "Po ju a e kini akuzuar ndonjehere si genjeshtar para pretendimit te tij (te qenurit Profet)?" Une u pergjigja, "Jo." Herakliu tha, "A i thyen ndonjehere premtimet qe jep?" Une u pergjigja "Jo." Ne jemi ne armiqesi me te por nuk e dime cfare do te beje ai me te." Une nuk pata mundesi qe te thoja ndonje gje tjeter kunder tij pervec kesaj.
Herakliu tha, "A kini patur ndonjehere lufte mes jush?" Une u pergjigja, "Po." Atehere ai tha, "E si kane qene rezultatet e ketyre luftrave?" Une u pergjigja, "disa here ka fituar ai e disa here ne." Herakliu tha, "Cfare ju kerkon ai juve qe te beni?" Une thashe, "Ai na thote qe te adhurojme Allahun dhe vetem Allahun dhe asgje tjeter pervec Tij, dhe te hedhim poshte te gjitha ato qe na kane thene te paret tane. Ai na thote qe te falemi, te jemi te ndershem dhe te kemi marredhenie te mira me njerezit e afert dhe fqinjet."
Herakliu u mendua nje here mire qe t'i mblidhte te gjitha dhe i tha perkthyesit te tij qe te me thoshte mua keto me poshte:
"Une te pyeta ty per familjen e tij dhe pergjigja jote ishte se ai vinte nga nje familje e mire dhe fisnike. Ne fakt te gjithe profetet kane ardhur nga familje te tilla te respektuara. Une te pyeta nese ndonje nga ju ka pretenduar te njejten gje, dhe pergjigja kote ishte negative. Ne qofte se pergjigja jote do te ishte pozitive, une do te kisha menduar se ky njeri ishte duke perseritur pretendimin e atij te meparshmit. Pastaj une te pyeta nese ndonje nga te paret e tij ishte mbret. Pergjigja jote ishte negative, ne qofte se do te kishte qene pozitive, atehere une do te kisha menduar se ky njeri deshiron qe te marre mbrapsht mbreterine e te pareve te tij. Po ashtu une te pyeta nese ai ka qene akuzuar ndonjehere per shpifje para se te thoshte ato qe ka thene, dhe pergjigja jote ishte perseri negative. Keshtu qe une jam i cuditur se si nje person qe nuk genjen per te tjeret do te guzonte te thoshte genjeshtra per Allahun. Me tutje une te pyeta se a e ndjekin te pasurit apo te varferit. Pergjigja jote ishte se ate e ndiqnin te varferit. Dhe me te vertete, te gjithe profetet kane qene ndjekur nga kjo klase njerezish. Me mbrapa une te pyeta nese numri i ndjekesve te tij vinte duke u rritur apo duke u pakesuar. Ti u pergjigje qe ai sa vinte e rritej, dhe ne fakt kjo eshte rruga e besimit te vertete, derisa te jete i plote ne te gjitha aspektet. Po ashtu une te pyeta nese kishte ndonje, i cili, pasi pranon besimin e tij, merzitet dhe e hedh poshte besimin. Pergjigja jote ishte negative, dhe ne fakt kjo eshte (shenja e) besimit te vertete, kur drita e tij futet neper zemrat dhe behet njesh me to. Po ashtu te pyeta nese ai pati tradhtuar ndonjehere. Pergjigja jote ishte negative dhe e njejta gje vlen per gjithe profetet, ata asnjehere nuk kane tradhetuar. Me mbrapa te pyeta se cfare ju urdheronte ai qe te benit. Ti u pergjigje qe ai ju urdheron te adhuroni Allahun dhe vetem Allahun dhe asgje tjeter njesoj si Ai dhe po ashtu ju ndalon juve adhurimin e idhujve dhe ju urdheron qe te faleni, flisni te verteten dhe te jeni te paster.
Ne qofte se ato qe thua ti jane te verteta, shume shpejt ai do te pushtoje kete vend qe ndodhet nen kembet e mia dhe une e dija (nga librat e shenjte) se ai do te shfaqej por une nuk e dija qe do te ishte nga gjiri juaj, dhe nese une mund ta ndiqja ate pergjithmone, une do te shkoja menjehere qe ta takoja dhe nese do te isha me te, me siguri qe do i kisha lare kembet."
Herakliu kerkoi letren derguar atij nga Profeti i Allahut (Muhamedi (s)) e cila iu soll nga Dihja per Governatorin e Bostres te cilet ia derguan ate Herakliut per ta lexuar. Permbajtja e letres ishte si me poshte:
"Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit. Kjo leter eshte nga Muhamedi Skllavi i Allahut dhe Apostulli i Tij per Herakliun, sunduesin e Bizantit. Paqja qofte mbi ate qe ndjek rrugen e drejte. Me tej, une te ftoj ty ne Islam dhe ne qofte se behesh nje musliman ti do te shpetosh, dhe Allahu do te te dyfishoje shperblimet, dhe ne se ti refuzon kete ftese ne Islam ti je duke bere nje mekat duke i cuar ne rruge te gabuar arisijinet (fshataret). Dhe une te recitoj ty fjalen e Allahut:
"O Njerez te Librave te Shenjte! Ejani ne nje fjale te perbashket per ju dhe per ne, qe ne nuk do te adhurojme asgje tjeter vec Allahut dhe se nuk i bashkengjitim asgje tjeter Atij ne adhurim, dhe asnje nga ne nuk duhet te njohe mbreter te tjere pervec Allahut. Atehere nese ata te kthejne shpinen, thuaju: deshmoni se ne jemi muslimane (ata qe i jane dorezuar Allahut)." (sure: 3, ajeti: 64)
Ebu Sufjani shtoi me mbrapa:
"Kur Herakliu pati perfunduar fjalimin e tij dhe pati lexuar letren, ne oborrin mbreteror u be shume zhurme dhe rremuje. Keshtu qe ne dolem jashte oborrit. Une u thashe shoqeruesve te mi se ceshtja e Muhamedit eshte bere aq me rendesi saqe edhe Mbreti i Bizantit ka frike nga ai. Atehere une fillova te sigurohesha ne vetvete se ai (Profeti (s)) do te ishte fitimtari ne te ardhmen e afert derisa une u futa ne Islam (Allahu me udhezoi per kete)."
Herakliu mbajti shenim te gjitha ato qe pati mesuar, perfshire ketu edhe nje histori per vizionin e tij, dhe ia dergoi ate nje njeriu ne Konstandinopoje tek njohuria dhe gjykimi i te cilit ai kishte shume besim. Ai u pergjigj:
"Ai eshte Profeti te cilin ne presim. Nuk ka asnje lloj dyshimi per te, pra ndiq ate dhe beso tek ai."
Herakliut i erdhi kjo pergjigje ne Homs. Ai ftoi te gjithe udheheqesit e Bizantit te cilet ishin ne ate qytet, qe te mblidheshin ne nje dhome ne pallatin e tij, dhe ai dha urdher qe te gjitha dyert te kyceshin. Atehere ai vete u foli atyre nga nje dhome e larte:
"Romake, nese suksesi dhe udhezimi i drejte jane qellimi juaj, dhe nese ju deshironi qe sovraniteti juaj te mbetet, atehere beni aleance me kete Profet (Muhamedin)."
Ata i kuptuan fjalet e tij sepse kishin dijeni per letren e Profetit (s). Pasi degjuan kete, ata u cuan dhe vrapuan drejt dyerve te cilat me kot u perpoqen qe t'i hapnin. Duke pare kundershtimin e tyre te madh, Herakliu vendosi qe mos t'i detyronte ata te besonin ate qe besonte ai. Pastaj ai i thirri ata dhe i siguroi: "Une i thashe keto qe te provoja fuqine e besimit tuaj, te cilin une tani e pashe." Ata u perkulen para tij dhe ishin te kenaqur me fjalet e Perandorit. Ai ne te njejten kohe kishte bindjen e plote se Siria pa dyshim qe do te merrej nga ndjekesit e Profetit (s).
Detyra e Herakliut per mbrojtjen e Sirise u influencua nga vizioni i tij i "mbreterise fitimtare te nje njeriu te bere synet" dhe besimi i tij se ky burre ishte me te vertete i Derguari i Zotit. Ai nuk beri me perpjekje qe te fitonte mbi njerezit e tij per pranimin e besimit te tij. Shume pak kohe para se te kthehej ne Konstandinopoje, ai u propozoi gjeneraleve te tij se nje marreveshje duhej te behej me Profetin (s), duke i dhene atij provincen e Sirise me konditen se do te ndalohej avancimi i tij ne drejtim te veriut. Gjeneralet e tij u cuditen me kete ide dhe e kundershtuan ne menyre te plote. Herakliu mbeti i bindur per vizionin e tij dhe profecine e Muhamedit (s). Thuhet se ne kthimin e tij per ne Konstandinopoje, kur ai arriti kalimin e njohur me emrin Dyert Siliciane ai hodhi syte mbrapa dhe tha: "O toka e Sirise, per here te fundit, une te le lamtumiren."
Prifti behira dhe Profeti Muhamed a.s
Udhėtimi pėr nė Sham dhe takimi me priftin Ebu Talibi do tė shkonte pėr tregti me njė vargan tė Kurejshve deri nė Sham (Siri).
Muhamedi nė atė kohė ishte dymbėdhjetė vjeē. Dikush ka thėnė se ishte dymbėdhjetė vjeē e dy muaj dhe dhjetė ditė.
Ebu Talibi nuk duronte dot qė tė largohej nga Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nga dhembshuria qė kishte pėr tė, e mori me vete. Kur vargani arriti afėr qytetit Basra, nė kodrat e Shamit, u doli pėrpara njė nga priftėrinjtė e mėdhenj tė krishterėve, qė quhej Behira. Ai hyri midis varganit, shkoi te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), e mori pėr dore dhe i tha: “Ky ėshtė mė i madhi i njerėzimit. Ky ėshtė i dėrguari i Zotit tė botėve. Kėtė e dėrgon Allahu mėshirė pėr tė gjithė botėt.” Ata qė qenė aty, e pyetėn: “Ku e di ti kėtė?” “Kur ju dolėt prej qafės sė malit,- tha prifti, nuk mbeti gurė e dru pa rėnė nė sexhde. E, gurėt e drurėt bėjnė sexhde vetėm pėr profetėt. Unė, e njoh atė, sepse ka vulėn e profetėsisė pas shpine, nėn shpatull; ajo ėshtė sa njė mollė; e kemi tė shkruar nė librat tanė.” Pastaj, prifti Behira i nderoi ata me mikpritjen e tij. Ai i tha Ebu Talibit qė ta kthente Muhamedin dhe tė mos shkonte me tė nė Sham, sepse kishte frikė mos i ndodhte gjė nga jehudinjtė dhe romakėt. Ebu Talibi e ktheu Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Mekė.
Kjo tregon se feja Islame nuk eshte fe e arabeve sikurse bene cifutet.Kjo tregon se feja islame i ka rrenjet nga Ademi e deri tek Muhamedi a.s e deri ne kijamet.Feja hyjnore universale e Zotit.A ka fakte per prejardhjen katolike te Muhamedit:
1-) Deklarata, jashte kuranore e Muhamedit (sic vjen nga Salih Bukhari) se Satani ka prekur cdo femije te Adamit, me perjashtim te Jezusit dhe Marias.
Kjo eshte pak a shume doktrina e pamekatshmerise se Marise qe predikohet VETEM nga Kisha Katolike
2-) Deklarata e Muhamedit se bija e tij Fatimja do jete ne parajse ne vend te dyte pas Virgjereshes Mari
5:15.
O ithtarė tė librit, juve ju erdhi i dėrguari Jonė qė ju sqaron shumė nga ajo qė fshihnit prej librit, e pėr shumė nuk jep sqarime. Juve ju erdhi nga All-llahu dritė, dhe libėr i qartė.
Jezusi deshmon per ardhjen e tij dhe deklaron me mire te shkoi Jezusi dhe te vije Ai
7 Megjithatė unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do tė vijė te ju Ngushėlluesi; por, po shkova, unė do t'jua dėrgoj.
8 Dhe kur tė ketė ardhur, ai do ta bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim.
9 Pėr mėkat, sepse nuk besojnė nė mua;
10 pėr drejtėsi, sepse unė po shkoj tek Ati dhe nuk do tė mė shihni mė;
11 pėr gjykim, sepse princi i kėsaj bote ėshtė gjykuar.
12 Kam edhe shumė gjėra tė tjera pėr t'ju thėnė, por ato ende ju nuk mund t'i mbani.
13 Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės(Ahmadi), ai do t'ju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t'ju kumtojė gjėrat qė do vijnė.
14 Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t'jua kumtojė.
15 Tė gjitha gjėrat qė ka Zoti janė tė miat; pėr kėtė ju thashė se ai do tė marrė prej simes dhe do t'jua kumtojė.[Gjoni 16]
Fjala e pare qe Zoti i tha Muhammedit permes engjellit Gabriel ishte fjala "Ikra" qe do te thote "Lexo", (Suren 96: 1-5.) Muhammedi, duke qene qe ishte analfabet iu pergjigj: "Une nuk mundem te lexoj". Kjo shpallje e pare e Zotit profetizohet edhe ne bibelPostuar mė parė nga xfiles
Isajan 29:12:" Dhe libri dot'i jepet atij qe nuk eshte i mesuar me fjalet : Lexoje kete: Vetem ty te lutem dhe ai do te thote: Une nuk jam i mesuar. "
Ne Kuran
-96. 'Alek 1. Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). 2. Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės).
3. Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari!
4. Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruaj me pendė.
5. Ia mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte.
Kete teori nuk e kam nxjerre une, por ashtu sic thote dhe Seminaristi, kjo eshte teoria e Alberto Riveres(1935-1997).
Kush eshte Alberto Rivera?
Ai eshte nje ish-jezuit, i cili e braktisi kete urdher .
Me shume per jeten e tij do te lexoni, ne autobiografine e tij ketu:
http://www.chick.com/reading/comics/0112/0112_allinone.asp
Te dhenat e tij mbi konsiparacionin katoliko-islamik i ka marre nga kardinal Augustino Bea (1881-1968), udheheqes per 19 vjet i kolegjit biblik pontifik te Romes, ashtu sic shprehet dhe tek libri i tij, "Profeti"
Lexoni ketu:
http://www.chick.com/reading/comics/0117/0117_allinone.asp
Te nderuar muslimane:
Qellimi im nuk eshte t'ju mbush mendjen per te dale nga burgu, se ju mbase ndjeheni mire aty, por qe t'ju tregoj se jeni ne burg, dhe se per 1400 vjet kane luajtur me ju.
Eshte ne doren tuaj qe te shpetoni veten dhe pasardhesit tuaj nga burgu, ose te ngeleni aty. Eshte ne doren tuaj te shihni se ku ju kane katandisur politikat e Vatikanit dhe se si ju perdorin per t'ju rrjepur dhe pastaj per t'ju bombarduar.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Tek faqja qe ka sjelle Seminaristi, ka dicka qesharake.
Aty thuhet se Alberto Rivera ka jetuar 1935-1997, por ka lindur ne 1937!!!
Ja se cfare gafash na sjellin katoliketAside from Jack Chick’s own name, the name most familiar to readers of Chick comics is that of Alberto Rivera (1935–1997). He is mentioned in numerous tracts and serves as the central character in six issues of Chick’s The Crusaders full-size comic book. Chick even devotes space to him in the handful of books the house publishes.
Alberto Magno Romero Rivera was born in 1937 in the Canary Islands. He claimed to have been a priest who served as an undercover operative of the Jesuit order to infiltrate and destroy Protestant churches and institutions. He maintained that he was so successful that he secretly was made a bishop. Yet he turned his life over to Christ and became a Fundamentalist evangelist. He claimed to have rescued his sister—a nun—after she nearly died in a convent in London.![]()
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Postuar mė parė nga Matrix
![]()
Nji gja me ban me qesh me ket temen tande.Asht ajo proverba e famshme qe thote se genjeshtra ma e madhe qe i ban djalli njeriut asht kur e bind qe djalli nuk egziston.Ne rastin konkret vet misjonaret dhe vatikani sakrifikojn vedin ne emer te keqes vetem me ba te keq kundershtarin e tyne.Me thane qe e kena kriju ne ket fe.E ket ide e kan nxjerr diku nga shekulli i kalum.
Te ngjashme me llafe pazari.Per robt qe kan studjue Islamin duken dokrra e qesharake nersa nga ana tjeter nji fije ngushllimi per te vorfnit nga menja e kultura te cillet han sapunin per djath.Sidomos asht nji lloj specie qe ka dal ne qarkullim koht e funit qe cdo gja u duket teori konspirative.Edhe ne banjo kontrollojne sa knej anej me pa mos po u kan vu pergjus me i pa kur i bijn xha brahos.
LEXO ME KUJDES MA POSHT
Muhamedi - Kur'ani -Islami jane te nje linje ne esenc.Nqs do kishte influence nga jasht patjeter qe nuk do ishin te nje linje por me kontradikta ne shume pika.Ca thote Muhamedi ne hadithe dhe ca vepron nuk bin ndesh me fjalet e Kuranit.
Nqs ke lexue Kur'anin dhe historin Islame do msosh nji fakt kokefort qe versetet Kuranore jan zbrit shumica mbas vdekjes se waraqa bin nafalit dhe Hadixhes.Pervec ksaj versetet shumica jan per ngjarje qe kane pas te bajn me jeten e perditshme te muslimaneve.Dikush permendet dhe me emer nga shoket e Muhamedit.Nuk asht e arsyshme te mendosh qe Vatikani kishte planifiku te tana ngjarjet ose ma mire njifte te ardhmen e ne baze te ksaj planifikonte.
Ngjashmeri dhe origjinaliteti qe karakterizon thanjet(hadithet) Kur'anin dhe veprat e Muhamedit jane argumenti ma i qart e ma i thjesht per tu shpreh qe Nuk ka pas asgja tjeter vetem se nji vullnet dhe durim te hekurt nga i njajti person e ai quhet Muhamed.
Vatikani modifikoi Biblen sikur t'ishte e bamun pri plastelines e prap nuk arriti me kriju nji rend shoqnor qe mund te krijonte shtete e qeveri nersa me Kuranin ndryshon puna.Po te shofesh vetem stilin e nalt ne te shprehur qe bahet ne te si per konceptet e religjonit ashtu dhe per kshillat e perditshme qe u jepen besimtareve plot urtesi e koncizitet hedh matane cdo dyshim qe te kete pas dore nji jo arab ne te.Nuk ka pas e nuk do kete figura vatikani qe te realizojn nji liber te till qe ka josh e terheq me qindra vite turmat e personalitetet.
Il cuore matto che ti segue ancora
E giorno e notte pensa solo a te
Krijoni Kontakt