Faleminderit!Postuar më parë nga ORIONI
Faleminderit!Postuar më parë nga ORIONI
ishte keshtu... pak si me ironi ne fakt doja tju pergjijesha atyre qe shkruajne ate argumentin gjenial: zoti e ka vene janullatosin ne krye te kishes sone prandaj ne duhet te ulim pallantonat dhe ... se keshtu do zoti ..Postuar më parë nga Qafir Arnaut
sa per pjesen tjeter te mesazhit tend ata qe e mbrojne janullatosin jane vec minoritet ( me plot kuptimin e fjales)
pervec ketyre 2 gjerave te vogla plotesisht dakort me ty
Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 26-08-2006 më 16:02
nga At Foti Cici
Ethet e Janullatosit
Përderisa sëmundjet janë pjesë e përvojës njerëzore, i pranojmë e i respektojmë ato ashtu si gjithë natyrën tonë, por kur sëmundja e një anëtari të Kishës - në këtë rast, e kreut të saj - shkakton pasoja rrënimtare për anëtarë të tjerë, më i vogli detyrim është debati publik. Duke qenë jashtë Shqipërisë, por dhe i lirë nga doktrina ortodokse të kritikoj (teorikisht, të paktën) edhe Primatin, dhe duke pasur një përvojë të drejtpërdrejtë me imzot Janullatosin për pesëmbëdhjetë vjet, tashmë, e ndiej të domosdoshme të përshkruaj e të shkodizoj një realitet me pasoja tej komunitetit ortodoks e tej këtij brezi.
Ata që janë afër kryepeshkopit ortodoks dëshmojnë se kohët e fundit ai rrëshqet aq shumë kur del e flet në kishë, saqë ndonjëherë predikon tjetër për tjetër festë dhe psall tjetër për tjetër himn. Nuk janë të fshehta tanimë shpërthimet e tij të papërmbajtura në mjediset kishtare, zemërimet gjer në gjeste fizike ndaj bashkëpunëtorëve kishtarë, gjë që ka skandalizuar ata që e kujtonin Janullatosin si të shenjtë, të pacënuar e të pagabueshëm. Shëndeti mendor i Kryepeshkopit, në vend të përmirësimit të njoftuar vjet nga oborri i tij, po përkeqësonet edhe më, pavarësisht nga vitrina e fildishtë në kremtimet e mëdha. Kryepeshkopi meshon tashmë shumë rrallë, vetëm për fotografët dhe kameramanët. Megjithë përkujdesjen superklinike që i bëhet gjatë shfaqjeve të tij publike në Shqipëri dhe jashtë saj, për ta paraqitur sa më të drejtpeshuar psikologjikisht, dhe sa më aktiv në misionin e tij të shumëfishtë - si një mrekulli tokësore, jo vetëm qiellore - imzot Antastasios ka marrë të tatëpjetën. Kush e bën lojën në Kryepeshkopatën e Tiranës?
Dy absurditete
Edhe nëse mekanizmi ynë kishtar, atë që abuzimisht e quajnë “ndërgjegjja jonë ortodokse”, kërkon të përmbysë këtë hyrje, si reagim i çastit për të mbrojtur kullën prej kartoni të besimit të mjaft bashkëfetarëve, vetë kjo tkurrje e tyre nxit e përligj mendimin kritik ndër shqiptarë ortodoksë, duke shkaktuar shkrime të tilla. Kultizimi i Janullatosit gjer në të vjellë nga industria greke dhe ajo protestante, duke e vënë mbi Krishtin e mbi shenjtorët, është vjega për të përjetësuar një mision tejfetar në Tiranë. Këtu shquhen dy dukuri absurde, të paktën.
Së pari, le të kujtojmë se para ardhjes në Shqipëri, në vitin 1991, Janullatosi nuk ishte dëgjuar për milioner, pikërisht sepse nuk ishte i pasur. Në fakt, ai kishte dhënë premtimet murgjërore se do të jetonte gjer në fund “në bindje, virgjëri dhe skamje” (siç). Kjo do të thotë se nëse ai posedonte pasuri private më parë, ajo do të jepej gjetkë, mundësisht në Kishë, dhe madje pa të drejta përkujtimi në të ardhmen. I njëjti parim vlen edhe për sot, kur klerikët murgj pritet të dëshmojnë të ardhura modeste dhe transparente, duke ruajtur, simbolikisht të paktën, ato që kanë premtuar dikur në Altar. Fondet që i jepeshin imzot Janullatosit para se të dërgohej në Shqipëri, kur udhëtonte me shërbim kishtar në Afrikë, asnjëherë nuk u përfolën si pasuri e tij, a qoftë dhe si kapital i Kishës në sajë të dhuntive të tij. Nëse ai guxonte të krijonte një imazh të tillë atëherë, vetë kjo do të shkakonte reagime mbrojtëse, domethënë ndëshkuese ndaj tij, nga vetë Kisha. Sepse pikërisht ata besimtarë që dhuronin, ia jepnin Kishës, nëpërmjet klerikëve, për të fuqizuar misionet ortodokse. Megjithatë, sot Janullatos është vetëshpallur dhe qarkullon si një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, duke e dokumentuar këtë jo vetëm në botimet kishtare, por duke e gdhendur edhe nëpër muret e kishave shqiptare, në pllakate të gurta, gjë e pangjarë kjo për të gjallët hierarkë të kishave të tjera autoqefale. Le të mos harrojmë në këtë parantezë dhe makinat e blinduara të Kryepeshkopit, tok me lluksin skandalizues ku jetojnë e hijeshohen misionarët grekë në Shqipëri. A do t’i jepeshin Janullatosit gjithë këto fonde nëse ai nuk ishte kryepeshkop i Shqipërisë? Nëse po, atëherë ky njeri është më i rrezikshëm nga ç’e pandehim ne. Përderisa çështja e kontrollit në financat e kryepeshkopatës ortodokse është edhe çështje shtetërore, këtu vlen të përmendet vetëm habia se nuk ekzistojnë të dhëna të kthjellëta mbi të ardhurat dhe shpenzimet e misionit grek, gjë që mbulohet shpesh nga “turtulli” i kaq e aq ndërtimeve e bamirësive. Gjithsesi, tejet aspektit të errët financiar, i cili u ngjiz mbas ngjitjes së tij në fronin e shqiptarëve, dimë gjithashtu se Janullatosi nuk konsiderohej i denjë në vendin fqinj as për mitropolit, prandaj dhe i kundërvotuar prej hierarkisë në Greqi shumë herë, gjatë viteve 1975-1990. Cilat ishin arsyet e dështimit e ish-peshkopit titullar të Andrucës? Anëtarësimi në shoqatën fondamentaliste Zoi , qysh kur ishte student e deri sa u bë peshkop; shugurimi i tij si peshkop asistent i kryepeshkopit antikanonik të juntës ushtarake, Jerónimos (I emëruar ky i fundit në mënyrë të paligjshme nga kolonelët e diktaturës, por jo i zgjedhur nga Kisha); tendencat despotike për të krijuar një mjedis kulti, me bashkëpunëtorë naivë, për t’u imponuar si shenjtor; abuzimet ndaj bashkëpunëtorëve të ngushtë; ambicjet e pashërueshme për pushtet; pamundësia për të bashkëpunuar me ata që nuk i bindeshin verbërisht; neveria ndaj atyre që mendonin ndryshe; urrejtja ndaj atyre që e kritikonin; prapaskenat për të denigruar ata që guxonin të ftillonin botën e tij të endur e të pasur; hipokrizia e paimitueshme në kontaktet publike, e të tjera huqe. Megjithatë, sot Anastasios zotëron një pozitë të çiltëruar në kanonin helen. Ai trajtohet atje sikur është gjeografikisht shumë-shumë larg, sikur nuk është fare gjallë, sikur të jetë ngjitur lart në qiell, madje i shlyer i tëri: Shenjt! Le të pohojmë, nga ana tjetër, se minoriteti grek në Shqipëri është ende pa peshkop, në mëshirë të baticave e të zbaticave shqiptaro-greke, ashtu si gjithë Mitropolia e Gjirokastrës, vetëm e vetëm që qeveria greke t’iu imponojë shqiptarëve me çdo kusht një kryepeshkop grek në Tiranë. Rasti i vakancës së Gjirokastrës është një flagrancë e misionit parakishtar grek, përderisa e drejta kanunore e Kishës Ortodokse nuk lejon që një peshkopatë të jetë pa peshkop për një periudhë më shumë se dyzet ditë. Ky ishte, me gjithë këto degëzime ngjyruese, absurdi i parë.
Së dyti, le të kujtojmë se përfshirjet misionare të institucioneve protestante në Shqipëri synojnë në mbjelljen e një versioni “të qashtër” krishtërimi tek ne, larg “idhujtarisë jashtëbiblike” ndër shqiptarë, por megjithatë, kishat protestante po investojnë bashkë me grekët për krijimin e një kulti politik, për ngjizjen e “Shën Anastasit të Shqipërisë”. Nuk e dimë, nga ana tjetër, se përse në Greqi u lejuan dhe u hapën kisha protestante shqiptare, por nuk lejohet një kishë për shqiptarët e shumtë ortodoksë atje, të paktën në Athinë. Nuk dimë, prapë, nëse përqendrimi i misioneve protestante më tepër në zonën e Sarandës është thjesht një rastësi, por le të kujtojmë se vetë këto kisha perëndimore që investojnë haptas te kulti grek në Shqipëri, këto kisha protestante, pra, iu predikojnë proselitëve shqiptarë të kundërtën e këtij kulti, domethënë se institucioni i shenjtorëve është i sajuar e folklorik në traditat e krishtera shqiptare, e për rrjedhojë i tepërt në doktrinën e Biblës. Sa për realitetin spiritual të Sarandës, kryepeshkopi i Tiranës, i cili mbikëqyr mitropolinë pa kokë të Gjirokastrës, nuk lejon një kishë të dytë për shqiptarët e atij qyteti, por i detyron ata të ndjekin shërbesat greqisht, në të vetmen kishë greke të qytetit. Ky ishte absurdi i dytë. Si ka mundësi që dy kontradikta të tilla, dy absurditete kaq të mëdha, domethënë ai grek me këtë protesant, të lulëzojnë puq e tok në Shqipëri? Një gjë nuk është e fshehtë, se që të dyja këto dukuri kërcënojnë ndërgjegjësimin e shqiptarëve ortodoksë, integritetin e tyre si pakicë e shumëpërdorshme në botën shqiptare, por dhe integrimin e këtij komuniteti në një shoqëri të hapur. Sepse ka ardhur çasti ta themi e ta përsërisim: Komuniteti ortodoks është i pambrojtur nga shteti dhe kultura jonë kombëtare.
Ethet e vdekjes
Pavarësisht nga gjithë kjo, sëmundja e Kryepeshkopit nuk do të thotë rënie e një misioni të tillë në Shqipëri. Nga ana tjetër, do të ishte kurth i sigurt nëse gënjeheshim duke pritur vdekjen e tij. Nuk ka rëndësi se sa vjet mund të vazhdojë Janullatosi në një rol të tillë “steril”. Na është dhënë rasti të përsiatemi mbi të ardhmen e ortodoksisë shqiptare, e cila mund të shihet në këtë rend sendesh, nën një konfiguracion të tillë, të rremë, ku të tjerë bëjnë lojën, e të tjerë duken e zhduken, përderisa edhe mbas vdekjes së Janullatosit gjithçka mund të kryhet nën të njëjtën hije të imponuar të tij. Sepse Anastasios po shenjtërohet nga politika e jashtme greke si e vetmja mundësi për të sunduar kulturorisht në Shqipëri; për të hedhur degë atje ku nuk kanë rrënjë. Me Janullatosin, kanoni grek është ndryshe nga më parë; pa Janullatosin, kanoni grek nuk mund të pranohet tashmë, përveçse si një version i shkuar në larminë helene. Është gjetur një njeri sa i dhuntishëm në lojë, aq dhe i pamëshirshëm për të realizuar ambicjet e pangopura për lavdi e kult të vetvetes. Këtu del nevoja e amëshuar e dekorimeve landar, që nga shkollat bujqësore të Greqisë - sikur të mos ta kënaqnin ato të Akademisë së Athinës - e deri në shoqatat e emigrantëve grekë - sikur të mos ta realizonin çmimet ndërkombëtare protestante e ortodokse. Marrëzia në fron! Gjithë kjo makineri mitbërjeje e kultbërjeje ka shkelur mësimet e Biblës mbi sinqeritetin, modestinë, dashurinë dhe shpengimin në jetë. Kjo rrëshqitje morale e kryepeshkopit ortodoks ka përdhosur institucionin e shenjtërisë në përvojën e Krishtërimit, ndërsa vetëpapizimi i Janullatosit ka tjetërsuar thelbin e kryepriftërisë ortodokse, duke ekspozuar kësisoj improvizimin e peshkopatit grek. Për më keq, hierarkët grekë hiqen se janë kristali dhe fillrojtësit e besimit lindor ndër shqiptarë, prandaj dhe të imponuar në Shqipëri, ndërsa nga ana tjetër keqpërdorin e tejpërdorin ekonominë kishtare, si vjegë për veprimtari parakishtare. Për më tutje, aktiviteti i Janullatosit mu në qerthullin e botës shqiptare, ka hedhur një hije shumë të madhe në dritëhijet e mendimtarisë sonë të pasdiktaturës; në paaftasinë e intelektualëve tanë për të shquar ato vatra që themelojnë kulte; në tërheqjen për të cilësuar ato mjedise që shkaktojnë trushpëlarje grupore; në heshtjen për të dënuar mënyrat më afatgjata të mendjemanipulimit. Sa për përfshirjen tejshqiptare këtu, dimë se përveç primatit grek, domethënë përveç alibisë ortodokse, nuk ekziston asnjë evidencë historike që mund të justifikojë sot ndërkombëtarët për të ndërhyrë kaq shumë në ortodoksinë shqiptare. Nëse jo, ku i kanë ato evidenca? Një nga dëshmitë që Janullatosi kryepriftëron i kapërthyer, është reagimi i tërbuar ndaj shkrimeve të mia modeste, të cilat dihet mirë se nuk kanë fuqi të sjellin asnjë ndryshim në Shqipëri, përveçse pak ndikim në frymën e disa bashkëkohësve. Si rrjedhojë, reagimi dhe paniku i kryemisionarit është një frikë e pajustifikuar, një fobi, është makthi që rëndohet nga ethet e vdekjes, nga afria e saj e pashmangshme. Në të kundërt të asaj fobie të tij, ne shkruajmë e kumtojmë për integritet, sepse është e drejta e këtij brezi, duan apo s’duan misionarët grekë në Shqipëri. Atëherë, përse vallë gjithë kjo sipërmarrje e gjithë kjo sfilitje nga Janullatos & CO? Në një vend e gjuhë ku nuk është shkruar për kulturën e vdekjes, prandaj dhe më e madhe, krahasimisht, frika ndaj saj, shqiptarët e këtij brezi presin nga klerikët, prindët, mësuesit dhe intelektualët tanë, të na japin një mësim të denjë kur i afrohen fundit, pavarësisht nga bindjet tona të larmishme mbi jetën dhe vdekjen. Kemi parë shumë shqiptarë të shpërfytyrohen e të zhvlerësohen kur i afrohen fundit. Në fakt, një vdekje dinjitoze është më mësimdhënëse se të gjitha predikimet që lënë me gojë hapur shqiptarët. Aq më tepër kur këto predikime janë të tejkaluara, sepse nyjtohen me një retorikë bajate. Sidoqoftë, retorizmi emocionon ende shumë në Shqipëri, njësoj sa terminologjia demode e lotëve, e gojëtarisë, e erudicionit dhe e broçkullave të tjera. Kapërthimi i Janullatosit për t’u përjetësuar me çdo kusht në Shqipëri, duke i dhënë emrin e vet gazetës, seminarit, kishave, kodrave, e të tjera ( Anastasis - Ngjallja ), është jo vetëm vetëpërshkrimi në ngërthin e vdekjes, për t’u themeluar si kult me mënyra që nuk mund të ndreqen nesër, por dhe oksimoriteti i një hierarku ortodoks për të përjetësuar të tashmen, duke personifikuar gjithçka. Një qëndrim i tillë kultist/materialist vjen ndesh me doktrinën e Krishtërimit dhe me spiritualitetin ortodoks, por realizon shumë ateistët, sidomos ata të komunitetit ortodoks. Ky qëndrim parakishtar i primatit ortodoks bekohet nga shteti dhe kisha greke për hir të imagjinares helene, sepse vetëm nëpërmjet kultit të Janullatosit po rrënjoset në Shqipëri një simbolikë që ka hiret për t’u bërë njësh me traditën ortodokse në rajon, e ngjizur kjo traditë e largët me të njëjtat mjete e metoda të pandershme edhe në të kaluarën. Me fjalët e vetë patrikut Vartholomeos, drejtuar komunitetit grek në Amerikë, mbi veprimtarinë e misionit grek në vendin e shqipeve, “ata që nuk besojnë në mrekulli, le të shkojnë t’i shohin ato në Shqipëri”… Ai klerik që beson në jetën e përtejme, veç, jo vetëm në dhuntitë e gjuhës, të mendjes dhe të mimikës, të cilat këto përjetësojnë vetëm për materialistët, ky klerik, pra, e pranon dhe e shpirtëron frikën e vdekjes, që të jetë pastaj i frenuar në vetëkënaqje, i përkorë në zemërim e urrejtje, i mërguar nga gënjeshtra e intriga, i dashur ndaj njerëzve si gjini, e jo vetëm ndaj servilëve që e adhurojnë duke e qerthulluar si korbët. Në fakt, këta të fundit do të jenë të parët që do ta mohojnë nesër, dhe kjo nuk del nga parashikimet tona sesa nga përvoja e kultit të individit në Shqipëri e gjetkë në histori. A është në vete Kryepeshkopi?
Intriga në Romë
Para një viti, gjatë shërbesës së varrimit të Papës në Romë, kryepeshkop Anastasios u takua me peshkop Serafimin e Kanadasë, i cili Hirësi Serafim më shkroi: “[…] Një faktor tjetër është te hollësitë që dolën nga biseda që pata në Romë, para Pashkëve, me kryepeshkop Anastasios. Ai më informoi se është në procesin e përgatitjes së një ankese zyrtare, drejtuar Sinodit të Shenjtë [të Kishës Ortodokse në Amerikë], për sa i përket disa prej shkrimeve të tua, të cilat, në mënyrën e komenteve kritike që përmbajnë, iu ofrojnë municion [siç] disa fuqive që janë kundër një Kishe shqiptare të stabilizuar e të bashkuar. Për më tepër, ai tha se emri i uebsajtit tënd [ www.AlbanianOrthodox.com ] është shumë afër me atë të Kishës së Shqipërisë [www.OrthodoxAlbania.org] dhe për pasojë krijohet konfuzion. Dhe disa nga shkrimet e tua të ekspozuara atje nxisin pështjellim dhe aktivitete antikishtare në Shqipëri; tha Kryepeshkopi […] Ai ishte shumë praktik. Kryesisht shprehu zhgënjim që shkrimet e tua në një farë mase e kanë bërë të tyren, dhe kanë krijuar një destabilizim të Kishës, të cilën ti pretendon se mbron.” ( Cituar nga emaili i Peshkop Serafimit të Otavës dhe Kanadasë, dërguar Foti Cicit, 26 maj 2005 ) Kjo dëshmi dëfton, së pari, se këta hierarkë ortodoksë nuk shkuan në Romë për t’u lutur për shpirtin e Papës, por shkuan në varrim për të bërë teatër e për të thurur intriga, në një kohë që vetë ata përpiqen t’iu mbushin mendjen ortodoksëve se Vatikani është foleja e intrigave. Së dyti, tek emaili i peshkopit kanadez lexohen sendërgjitë e kryepeshkopit grek, nxirja e realitetit shqiptar nga goja e vetë primatit të Shqipërisë, sepse ato që i tha Janullatosi Serafimit përgënjështrohen vetvetiu. Nëse në Shqipëri do të kishte aktivitete antikishtare, ato nuk do të rrinin dot fshehur. (Ose, nëse ato ekzistojnë në mendjen e Janullatosit, përse nuk i thotë?) Dihet mirë se cili ka qenë roli im publik këto vite, prandaj dhe jam atakuar në shtyp qysh në fillim të shërbesës nga qarqe ekstremiste shqiptare. Sepse pikërisht këto klane të instrumentuara, instrumentojnë personazhe nominalë ortodoksë, sa herë që iu kërkohet, për të dhënë përshtypjen se në Shqipëri paska qëndresë kundër kishës ortodokse. Përveç ngjarjeve të shkaktuara prej këtyre qarqeve, nuk është publikuar ndonjë episod tjetër kundër veprimtarisë së Janullatosit në Shqipëri. Nga ana tjetër, unë nuk di ndonjë tjetër ortodoks që të ketë paralajmëruar në shtyp për rreziqet që mbartin ndërhyrje të tilla në imazhin e ortodoksisë shqiptare, sidomos kur ky imazh iu përkthehet, nga Kryepeshkopi ynë i shquar, kishave të tjera autoqefale dhe institucioneve ndërkombëtare të interesuara për Shqipërinë. Kush tjetër është shprehur kaq hapur kundër Janullatosit, përveç atyre që parësisht kanë qenë dhe janë të dokumentuar në shtypin e Tiranës edhe kundër meje, njëkohësisht? Sepse skajorët tanë nuk mund të kuptojnë se të kritikosh Janullatosin nuk do të thotë të jesh me domosdo racist, a të mohosh të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Atëherë, cilat janë aktivitetet antikishtare në Shqipëri, të cilat, sipas kryepeshkopit Anastasios, kryhen si pasojë e shkrimeve të mia? Apo mos me “aktivitete antikishtare” Janullatosi ka parasysh xhindosjen e tij kur klerikët dhe teologët refuzuan t’i japin firmën për fletërrufetë kundër meje vitin e kaluar? Sa për ndryshimin e emrit dhe të përmbajtjes së bibliotekës sonë virtuale www.ShqiptarOrtodoks.com , e cila bibliotekë është e vetmja në shqipe në gjithë Internetin ortodoks, të paktën, vetë kjo kërkesë shton te marrëzia e Janullatosit, i cili kërkon të korrë edhe atje ku nuk ka mbjellur. Jo vetëm që kryepeshkopi kërkon gjëra tej arsyes njerëzore, por ethet e tij për t’iu imponuar botës shqiptare përjetësisht, e çojnë atë edhe më larg. Në vijim të letërkëmbimit debatues me peshkop Serafimin, ky i fundit zbuloi përsëri, duke përshkruar krizën e kryepeshkopit: “Problemi është se kur dikush kërkon [në Internet] për kishën ortodokse shqiptare, sajti yt, siç duket, shpesh del i pari. Nëse ti mund t’i bëje njëfarë ndryshimi të vogël në emër, në mënyrë që kur kërkon dikush në Internet sajti yt të mos dalë para Kishës [së Shqipërisë], vetëm kjo do të tregonte mirëkuptim.” ( Email i Peshkop Serafimit dërguar Foti Cicit, 31 maj 2005 ). No comment ! Mbas kundërshtimeve të mia për t’iu nënshtruar kësaj fryme klinike, imzot Serafimi këmbënguli duke ndriçuar të dhëna të tjera nga intrigat ortodokse në Romë. Befasimi më i madh për mua nuk ishte me kryepeshkopin Anastasios, sepse nga ky i pres të gjitha, përderisa ka 15 vjet që bën një luftë të pabesë kundër meje dhe kundër atyre shqiptarëve ortodoksë që e kanë kuptuar lojën e tij. Ajo që më çmeriti ishte pjesëmarrja dhe bashkëveprimi në këto shkëmbime i Patrikut të Kostandinopojës, Vartholomeos, i cili gjeti kohë të merrte pjesë në të njëjtin takim të tillë, të turpshëm, me Janullatosin, Serafimin, e të tjerë. Sipas peshkop Serafimit, “Patriku Vartholomeos përdori fjalë më të ashpra kundër teje; nuk ishte vetëm kryepeshkopi i Shqipërisë.” ( Email i Peshkop Serafimit dërguar Foti Cicit, 11 korrik 2005 ) Ky patriku Vartholomeos, që t’i thërrasim kujtesës, ishte ai që në vitin 1996 i shkroi një letër kryepeshkopit Anastasios, ku e akuzonte për “dëm moral” në Shqipëri (Shih Apóstolos Glavinas, I Orth ó doksi Aftokéfali Ekklisia tis Alvanias , Selanik 1998, f. 270). Tërëshenjtërisë së Tij, Patrikut Ekumenik Vartholomeos, i lumtë goja! Vetëm se kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, këta fqinjët e jugës sonë bashkohen dhe i lënë për më vonë të tjerat; ndryshe nga veriorët.
Biri i humbjes
Dhe prapë, pyes: Mirë Janullatosi, por si arriti Patriku i Kostandinopojës - i pari në rendin honoral në gjithë Kishën Ortodokse - të merret me një emigrant shqiptar që shkruan atje-përtej-këtu në Kanada? Sepse përderisa në Shqipëri grekët bëjnë punët e Zotit, nuk ka rëndësi se çfarë them unë së largu. Përderisa Janullatosi e njoftoi publikun shqiptar mbi “cilësinë” time, me një seri shkrimesh të skajshme, nënshkruar me detyrim nga mëditësit e tij nëpër kisha, shkolla e klinika, i bie që shqiptarët të mos iu hedhin as sytë shkrimeve të mia. Janullatosi dhe shpura e tij përdorën mënyra të pandershme reagimi, në vend të frymës kritike që kërkohet nga njerëz të qytetëruar, në një kohë kur shoqëria shqiptare ka nevojë të madhe për frymë kritike dhe jo për frymë djallëzore. Nuk ka pse të mblidhet “sinod ekumenik” në varrimin e Papës, për t’i mbushur mendjen një peshkopi kanadez që të mbyllë të vetmin mision shqiptar ortodoks në Kanada. A i zgjidhën problemet madhore të Ortodoksisë etërit tanë të hirshëm, që të merren tashmë me çikërrima? Apo ato dhe këto që kam shkruar këto tre vjet nuk janë aspak çikërrima? Më së fundi, përderisa unë nuk kam ndërmend të tërhiqem nga kritikat ndaj veprimtarisë së Janullatosit në Shqipëri, çfarë tjetër duhet përdorur për t’iu mbushur mendjen shqiptarëve që të mos lexojnë shkrimet e Foti Cicit? Gjithë ky parashtrim tregon se deri ku e ka çuar sëmundja një mendje të errësuar nga urrejtja, sepse unë nuk jam as i pari e as i fundit ortodoks që kam kritikuar një kryepeshkop. Primatët e tjerë të kishave autoqefale i kapërcejnë këto kriza dhe i shohin kritikat ndaj tyre si të dhëna së larti për vetëkontroll, në mënyrë që vetë të kritikuarit të lartësohen. Përveç Janullatosit. Qysh kur erdhi në Shqipëri të na ndriçonte, Misionari e nisi me shkeljet kanonike, ndryshe nga bashkëkohësit primatë në kishat e tjera autoqefale dhe ndryshe nga primatët shqiptarë në të kaluarën (1923-1967), të cilët këta, ma që të gjithë, kishin më tepër tolerancë për kritikuesit, edhe pse shërbesa e tyre bashkëvijonte nën regjime diktatoriale. Në të kundërt, dhespoti grek, që kur mori në dorë drejtimin e komunitetit ortodoks, menjëherë i bëri dy ndryshime statutit të KOASH-it, për të vënë vullnetin e vet mbi Kishën Ortodokse: Së pari, shfuqizoi nenin mbi kombësinë e kryepeshkopit dhe, së dyti, ndaloi themelimin e shoqatave dhe të çdo organizate ortodokse në Shqipëri, pa lejën e tij. Këto dy ndryshime në Statutin e KOASH-it u kaluan “unanimisht” nga kleri dhe përfaqësuesit ortodoksë nga gjithë Shqipëria, por vetëm se nuk u lejuan procedura të fshehta votimi, pavarësisht se ky dokument mori bekimet e shtetit shqiptar. Ndryshimi i parë u bë për të siguruar qëndrimin e përhershëm të misionit grek në Shqipëri, ndërsa i dyti, për të hedhur themelet e kultit të Janullatosit. A ka më të puthitur kompromis? Kultizimi i Janullatosit u arrit duke kontrolluar ecurinë e mendimit intelektual në kishën shqiptare, duke mbajtur afër njerëz të paaftë, a të paarsimuar mirë, por në të njëjtën kohë nevojtarë të mëdhenj, duke i lidhur këta me njëri-tjetrin (krushqi, punësime farefisnore në kisha, e të tjera shkëmbime nepotike) dhe duke mërguar “shejtanët”. Duke penguar organizimin e besimtarëve në shoqata, klube kulturore, sociale, a shtëpi botuese, siç ndodh kudo gjetkë, çdo reagim ndaj një kulti të tillë konsiderohet tashmë si luftë kundër Kishës, e të tjera sendërgjime. Përndryshe, ata që themelojnë një shoqatë të tillë në Shqipëri, e cila do t’i ndihmojë të formulojnë e të thellojnë mendimet e tyre, përnjimendsh këta ortodoksë, pra, shihen sikur të jenë kundër statutit të kishës shqiptare. Sidoqoftë, besimtarët duhet të dinë se kisha shqiptare nuk është me e famshmja nga të tjerat, të cilat ato i lejojnë besimtarët të organizohen në shoqata dhe të ngrenë klube kulturore, shtëpi botuese, etj. Ky është një marifet, por Zotin e besojmë mbi marifetet e politikës greke. Dëshmorët e Kishës sonë, At Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, e të tjerë, presin nga ne të nderohen e të përkujtohen, kryesisht e parësisht nga besimtarët, me mënyra besimtarësh. Përkundrazi, Zoti do t’i bekojë ata shqiptarë të tillë rrëfimtarë, sepse dëshmorët e kishës sonë shqiptare nuk ekzistojnë në shtypin dhe botimet e KOASH-it për këta 15 vjet. Të gjitha këto të dhëna kanë një ironi në thelb, sidomos kur Janullatosi përpiqet të bindë ndërkombëtarët se misioni grek po ugjillëzoka myslimanët e Shqipërisë, se gjoja myslimanët shquhen për dominim, për urrejtje e hakmarrje, në një kohë kur vetë kryepeshkopi i krishterë, i cili e luan në majë të gishtave Biblën, është bërë rob i humbjes në prag të gjykimit. Le të kujtojmë se edhe djalli e provokoi Krishtin duke përdorur pikërisht citate nga Shkrimet, për ta hutuar, të cilat Shkrime i paudhi i dinte dhe i di përmendsh… Nëse ky plak është “i shenjtë”, ai ftohet sot të gjejë fuqi të zbusë pak zemrën, të pendohet, të falë dhe të japë shembullin e spiritualitetit, para se të na lërë shëndenë, e jo të mugëtirës. Duke kërkuar nga kritikuesit t’i blatojnë ndjesë publike, tërheqje dhe heshtje, vetëm e vetëm se ne thërrasim të vërtetën, duke mëtuar t’i falet gjithë krijesa, pra, imzot Janullatosi e çon veten në një realitet tjetër… Roli i tij misionar është të tregohet pajtues, pikërisht më i lartë se vendorët. Përderisa ka rënë kaq poshtë, aq sa përndjek gjer në rrënim ata që s’duan t’i nënshtrohen kultit të tij të sajuar nga politika greke, përse nuk ikën sot me lavdi nga Shqipëria? Nëse shkrimet e mia nuk qëndrojnë, le të më thërrasin para një pranie klerikësh e teologësh dhe të më gjykojnë për ato që kam shkruar e mbroj qind për qind ende sot. Nëse çështja, në të kundërt, nuk është kaq e ndërlikuar, le të dalë një teolog i KOASH-it në shtypin shqiptar, e të përmbysë një për një shkrimet e mia, me dritë e me edukatë, pa qenë e nevojshme të rrezikohet prestigji i Ortodoksisë me metodat antikristiane të urrejtjes, të mbledhjes së firmave nga mëditësit, të shpifjeve, të errësirës, të intrigave, të cilat, gjithë këto ndyrësira, më ndjeni, kanë diskretituar vetë misionin grek në Shqipëri.
Çmimi i urrejtjes
Që nga maji e deri në shtator 2005, unë nuk i pranova kushtet absurde të vëna nga Janullatosi dhe Liolinët, prandaj dhe u pushova nga priftëria. Ende sot ekziston mundësia që unë të rivendosem në shërbesë, duke më caktuar ndoshta në ndonjë kishë greke, përderisa misioni shqiptar i “vjedh” klientelën kishave greke të Kanadasë. Ende sot, pra, tani që shkruaj, ekziston mundësia që unë të ngjitem në Altar, vetëm se duhet të ndal kritikat ndaj kultit të Janullatosit. Kurrën e kurrës! Në të kundërt të heshtjes së urdhëruar, do t’ia këndoj mirë këngën! Drejtori i seminarit ortodoks në Durrës, peshkop Ilia Katre, ma tha më bukur: “Nëse ti bën një kthesë në shkrimet e tua, të ndalësh kritikat ndaj Kryepeshkopit, ty të hapen shumë mundësi për të ardhmen në Kishë. Ti je njeri shumë inteligjent, shkrimet e tua janë shumë të thella, prandaj dhe ti ke aftësi të bësh diçka të tillë, ndërsa në të njëjtën kohë të mos duket se je tërhequr. Ti e di vetë se si do ta bësh këtë.” Por edhe imzot Ilia nuk e fshehu krizën mendore të Janullatosit, aq shumë sa i shpëtoi dhe tmerri i vet: “Sa herë që ti boton një shkrim në Tiranë, kjo kthehet në një ngjarje shumë-shumë të dhimbshme ( Very very distressing ), jo vetëm për ne që jemi afër kryepeshkopit, por dhe për të gjithë Kishën. Madje nuk ndihem lirshëm as të flas më tepër për këtë temë… Të lutem shumë!” Peshkop Ilia është ai që Patrikana e futi nga dritarja në Shqipëri, si kandidati më i mundshëm për kryepeshkop, edhe pse u shugurua për të shërbyer në Amerikë. Një peshkop me titull e seli në Amerikë, por që jeton për tre vjet në Shqipëri, e ka vendosur veten mbi të drejtën kanunore të Kishës Ortodokse, e cila kjo ndalon rreptësisht që një peshkop ta ketë banesën jashtë selisë së tij peshkopale. E keqja është se hierarkia greke, kur vjen puna te kombi imagjinar, e kujton veten mbi Ortodoksinë, duke shkelur jo vetëm dogmën e kishës lindore, por dhe kombësitë jo greke në të njëjtën Kishë. Ja dhe një tjetër improvizim në administrimin e hirit nga Patrikana, e cila hirshkelëse paska ardhur në Shqipëri t’iu mësojë shqiptarëve të jenë ortodoksë më të mirë. Përderisa po bëhet një vit nga këto ngjarje, të cilat arritën të mbyllin misionin shqiptar në Kanada, dhe përderisa Janullatosi me Liolinët nuk duan të na sjellin një prift tjetër nga Shqipëria - qoftë dhe një djalë shqiptar nga të zgjedhurit e misionit grek në Tiranë - unë tashmë jam i lirë të prish heshtjen e të vazhdoj kritikat. Pavarësisht nga pasojat, jam i qetë se kam rrëfyer të vërtetën dhe e kam mohuar të keqen: Nuk iu nënshtrova një politikani që përdor petkun ortodoks për synimet tinzare të një misioni shkombëtarizues; nuk e shita besimin tim; nuk iu fala kultit mbishenjtor, sëmundjes së pashërueshme të Janullatosit për pushtet e lavdi, e martuar kjo sëmundje e madhe me nevojën shumë të madhe të politikës greke për një kryemisionar të tillë në Shqipëri, për të zhbërë të vërtetën në rajon. Sot, kur sapo jam pranuar e regjistruar për studime pasuniversitare në Universitetin e Torontos, në këtë çast drejtësie, pra, gjykoj se gjithë çka ndodhi, në vend të tërheqjes së sugjeruar me të urtë e me kërcitje dhëmbësh, më nxit të përsiatem edhe më tej, ndërsa në vend të heshtjes së kërkuar nga qarqet greke, më bën të thelloj debatin që kam çelur në botën shqiptare. Klerikët dhe besimtarët ortodoksë në Shqipëri, të cilët mund të ndihen të çoroditur nga zhvillimet në kishën tonë, por të cilët pak nga pak po afrohen me këto shqetësime, është mirë t’i rrahin këto çështje me njëri-tjetrin, me zë të ulët, por sa më shpesh e aq më mirë. Gjithashtu, të mos harrojnë të luten për shëndetin e Kryepeshkopit, sepse nuk dimë se kush e drejton KOASH-in dhe çfarë po gatuhet për të ardhmen e komunitetin tonë. Tashmë, në këtë rend moral, le të shquajmë Janullatosin tek po vjen si ” ëngjëll drite”… Shikojeni mirë si po shfaqet: Të tillit s’ke ç’i bën, përderisa ai i flijon të gjitha për kultin e vetvetes, duke pasur për nxitje e mbështetje një makineri kaq të madhe, ndërkombëtare, në një betejë kulturore. Sidoqoftë, le të përdorim dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë dhe ta kundrojmë Janullatosin sikur e shohim për herë të parë: Është ai që ecën sikur shkel mbi valë deti, pa iu dukur këpucët e pa iu dëgjuar hapat, njësoj në pamje si Krishti, por vetëm se jeton mu në të kundërtën e Tij, në errësirën e një jete të dyfishtë, plot neveri për ata që e kanë ndijuar lojën kultbërëse, prandaj dhe me kaq sukses helenizuese. Gjithsesi, ai që urren është më i humburi nga të gjithë, prandaj dhe i mbërthyer sot nga ethet e vdekjes. Mëshirë!
Nuk po pret Janullatosi nenshtetesine shqiptare por shqiperia nenshtetesine greke ore ju te...
Pyetje shume e thjeshte: C'fare do nje GREK ne krye te nje kishe Shqiptare per 16 vjet dhe qe nuk lejon te jete nje shqiptar ne krye te kesaj kishe?!!!!![]()
Postuar më parë nga Trimi81
NUK TË VRET PRIFTI, TË VRET AI QË TUND KAMBANËN!
(Replikë për shkrimin në gazetën Ballkan, të dt.11 janar 2007, shkruar nga Isidor Koti.)
Që në fillim të artikullit z. Isidor Koti e quan shkrimin propagandistik-nacionalist e antifetar. Të jesh anti fetar nuk është turp.Sepse është bindje dhe në shtetet demokratike bindjet respektohen.Është liria e fjalës!Dy janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet dhe qëndron demokracia.
1-Liria e fjalës.
2-E drejta e pronës.
Meqënëse pranon ballafaqime dhe diskutime, për replikë po shkruajmë disa rreshta.
"Të lindësh budalla është gjynah, të vdesësh budalla është turp".
Kjo thënie ka ardhur që nga koha e Aleksadrit të madh.Kështu e ka lën të shkruar mësuesi i tij i greqishtes Aristoteli.E nisa kështu këtë përgjigje që dua ti shpreh,z.Isidor Koti,i cili merr përsipër të bëhet kalorësi mbrojtës i çështjes Greke, në përgjithësi dhe i fesë Orthodokse, në veçanti.Që në fillim duket se kemi të bëjmë me një kombinim,përputhje të asaj që mund të quhet rastësi në gjuhën shkencore, por në bazë të fjalorit fetar spiegohet ndryshe." E ka parë zoti, pa e ka bërë",thotë feja dhe zotërija Isidor Koti,si fetar i nënështruar që është, nuk e mban Kot, llagapin!! E them këtë sepse na servir një thënie: "Përpara zotit fiton drejtësia dhe njerzit e përulur". Në fakt këto të dyja jan shum kontradiktore me njëra-tjetrën.Është njësoj si të thuash -Mishpeshk".-Pra o njëra, o tjetëra do jetë.Asnjëherë drejtësia nuk është vendosur me përulje!Por Isidorit tonë,kështu ja kan thënë dhe ai e ha! Ose kështu ja do puna të flasë për të mbrojtur eprorët e tij!Thënies së Aristotelit, jo vetëm që nuk i ka rënë vlera, por sa vjen dhe i shtohet.Një pasuri të tillë na e sjell urtësia popullore kur shprehet se:" Injorant nuk ësht ai që s'di, por ai që nuk do të mësoj". E pra! Ësht e qartë se zotëria Isidor,nuk di çfar kombësie i përket,kërkon të hedh poshtë intelektualin e shquar Sulejman Abazi (Neshaj) i cili merr guximin,të diskreditoi edhe një herë politikën e shtrëmbër, anti kombëtare, pavarsisht nga cila anë vjen ajo.Për këtë ai (z.Isidor)meriton një gradim por jo më shum se grada Gjeneral! Sepse atë gradë e mban sot e 23 vjet tutori i tij, të cilit i del edhe në mbrojtje.Jo vetëm e mbron atë nga sulmet përbindëshe,por i jep edhe tituj e grada të tjera si"Hirësia e tij", Lart Madhnia e tij, e Tiranës dhe e Durrsit dhe e gjith Shqipërisë" etj.Nuk e di çfar pune bën z.Isidor,por nuk është as vështir ta kuptosh se do ketë dhe njërëz të tillë,Lolo!(Për të mos thën sahan lëpirës, sepse pavarsisht se është popullore, nuk tingëllon dhe aq bukur!)Ti kundërvihesh fakteve historike që sjell përpara profesori!Të kundërshtosh analizën filozofike dhe me përmbajtje të lartë morali kombëtar! Është njësoj si të ngrihen këmbët e ti bien kokës!
Të kundërshtosh faktet e dëmit historik që i ka sjellë Politika Greke kombit Shqiptar, e Feja Ortodokse në veçanti, i theksojmë këto të dyja sepse nuk kan asgjë të përbashkët me popullin dhe ndjenjat e popullit Grek!
Kishën Ortodokse dhe kryepeshkopin Anastas,z.Isidor i quan një progres për gjith Shqipërinë?Ku është progresi? Në ndërtimin e 90 kishave të reja,që jan bërë si kërpudhat pas shiut, kudo edhe atje ku nuk ta priste mëndja.Në restaurimin e 80 kishave, 5 manastireve dhe riparimin e 141 kishave të tjera! BRAVO z.Isidor!Cila është ajo që një popull ka më shum nevojë?Është kisha? Është shkolla? Apo është spitali?Po sikur ato 90 -të kishat e reja, të ishin spitale të reja, të dhuruara nga Ortodoksdia?? Po sikur të gjitha ato para, të hedhura për blerje trojesh, për ndërtime e meremetime kishash,për blerje pushtetarësh,për blerje vendimesh gjyqësore etj, sikur të gjitha këto të hidheshin për të mirën e kombit Shqiptar do bëheshin mbrekullira! Do të ndërtohej një TEC apo hidrocentral i ri dhe nuk do të vuante populli sot në errësirë! Do të ndërtohej një autostradë e dyfishtë veri jug! Do të ndërtohej një spital universitar nga më moderrnit në botë! Këto e të tjera si këto, janë më të domosdoshme se ato kishat e tuaja z.Isidor! Sepse bibla juaj thotë "Zoti gjendet kudo".Kjo presupozon atë se ai që ndodhet gjithandej, nuk ka nevoj për monumente kulti.Monumentet bëhen me dhe për arsye politike.Kjo vërteton edhe një herë se feja është politik.Atëhere z.Isidor po ke dy gram shkollë,1+1=2 dhe këto jan ato dy gjëra që e kan dëmtuar kombin shqiptar dhe për të cilat flet edhe profesori Sulejman Abazi.N.q.se ti do ta ndieje veten Shqipëtar, nuk do përkrahje z.Janullatos i cili është grek dhe s'ka asgjë të përbashkët me ato që po bën,as me shqiptarët dhe as me kishën Shqiptare.Nuk paska priftërinj në shqipëri! Z. Abazi nuk thotë asgjë më tepër nga ç'ka thën Noli ! Edhe Noli paska pasur kontradikta me z.Janullatos?! Të njëjtën gjë ka thën edhe Andon Z.Çajupi! Edhe ai se paska patur qejf z.Janullatos?! Po pashko Vasa, edhe ai ishte kundërshtar i Kryepeshkopit?! Po dhaskal Todrin?Po Petro Nini Luarasi?Po Ali Asllani?! Sa do të numuroj, të cilët kan vën interesin e tyre kombëtar mbi atë personal?! Jo si një rrogëtar i thjeshtë apo Grekofil! Do të ishte fatkesësi e madhe për politikën Shqiptare dhe për gjith kombin shqiptar n.q.se do ti hiqnin qoftë edhe një presje asaj që ka shprehur profesori në analizën e tij..Për të shtuar po.Ka mjaft që profesori nuk e ka prekur, siç është rebelimi i sotëm i emigrantëve dhe greqizimi i tyre!Pra ka të drejtë kur thotë se "Shqiptarët ka kohë që jan ndeshur me ujkun, çfar gjurmësh na tregoni"? Ato mësime të profesorit duhet të ndriçojnë mëndjen e çdo shqiptari, dhe jo lutjet e Janullatosit i cili përsërit pa rreshtur të ulim kokën! Ai që bën propagandën fetare, di çfar thotë, sepse ashtu i intereson! Ai thjesht gatuan një gjellë të helmuar.Nuk helmohet ai që e gatuan, sepse e di ç'ka gatuar, helmohen ata që e hanë dhe s'din gjë!Prandaj thonë se të shtypin të helmuarit!Kjo i intereson fesë,që të shpërndaj sa më shum helm,ndryshe nuk bën pushtet!
Sa për shprehjen se "Çdo grek na cënon indetitetin kombëter",nuk jam dakort aspak, sepse unë jam rritur me ata që quhen Minoritar në Shqipëri, me kombësi greke dhe kam parë se, kishim shum gjëra të përbashkëta, por n.q.se do ta kishit fjalën edhe për Anastasin,ai nuk është popull! Të mos i ngatërrojmë gjërat.Ose më shqip, ato kumbulla nuk hahen tani! Ai është i rrezikshëm edhe për popullin e tij sepse ushqen një ndienjë ambicioze, për të nxierr gështënjat nga zjarri me duart e të tjerëve.Kështu që hedh në kontradikta padrejtësisht dy popuj! Kontradikta që nuk kan më shumë se 162 vjet që vazhdojnë, por që shum shpejt,përsëri dëshira e popullit do dij ti jap përgjigjen e duhur.
Mendoj se me mire se t'i jepet Janullatosit nenshtetesia shqiptare, te vendoset ne krye te kishes ortodokse shqiptare nje shqiptar. Kjo ishte direktiva e Nolit dhe ajo per te cilen ai luftoi deri sa u shua.
Vjet ne Boston e vura re kete percarje kur vizitova dy nga kishat qe Ball permend ne artikullin e tij. M'u kujtua ajo shprehja popullore "Te hysh me mend dhe te dalesh pa mend", por ne kuptimin negativ te saj...
"The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
Kush eshte Janullatos ?
Nje krahasim i shkurter mes Janullatosit dhe disa klerikeve Shqiptare
Janullatos klerik Grek qe ndodhet ne krye te KOASH i financuar nga qarqet antishqiptare si MAVI etj
on October 5, 1998 the ITAR-TASS news agency from Moscow
"The Archbishop of Tirana and all Albania opposed the NATO interference in the
Kosovo conflict and called for a peaceful dialog on the Balkan Peninsula in aninterview with correspondents at Moscow's St. Daniel monastery on
Sunday. The Archbishop had a meeting with Patriarch of Moscow and all Russia Alexiy earler in the same day."
Janullatos per gazetarin Reed
Selenica Tarminus”
faqet 118-120,
Zoti Reed, ju jeni një gazetar i shquar dhe fjala juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumë sensibilizoni se këtu duan të krijojnë një shtet fondamentalist islamik, dhe kanë si qëllim të shtypin ortodoksinë.
Nikolas Stavros: "Grekët dhe ballkanasit e rinj",
në këtë libër ai shprehet: futja në dorë e kishës shqiptare, është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek e 20.
Klerike Shqiptare
Visarion Xhuvani klerik Ortodoks Shqiptar
Biri im, pac urates tone, degjonaji keto fjale, se ti je i ri e mund t'ua percjellesh me mire brezave qe vine...Me goditen grekerit ne Manastirin e Zvernecit, afer Nartes se Vlores, kur po lahesha me uje ne mengjes. Plumbat u perplasen ne pasqyre dhe ne drurin e pusit. Ne jete kalova dhe shume shtigje te liga por, kudo, qendrova i forte, pse mbroja shqiptarizmin..."
Gjergj Fishta klerik katolik Shqiptar
Lahuta e Malesise
Se, per Zotin- kjoftë levdue!-
Per pa u bâ gjaku der m' giû,
Kurr Shqypnín a'kem' per t'a lshue.
Se kur t' mêrret, vall, Shqypnija,
Flakë do t' ndezet rrokullija ...
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
Fan Noli klerik Ortodoks Shqiptar
HYMNI I FLAMURIT
O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
P ër botën ëndr' e qjell i ri.
Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 21-04-2007 më 14:13
ALBO!Postuar më parë nga Albo
komuniteti orthodoks ne shqiperi eshte njesoj si te gjitha komunitetet e tjera fetare ne shqipri!pra jan te gjith shqiptar,por edhe ne qofte se ka orthodoks te nacionaliteteve te tjera ketu ne shqipri nuk ka asgje per tu habitur per kundrazi duhet respektu!
kurse KRYEPESHKOPI ANASTAS duhet te marre opingat e tija dhe te zhduket nga shqipria,meqense ai mbjedh vetem urrejtje dhe percarje mes shqiptarve!ai eshte nje patriorkal nacionalist i flliqur i cili qendron ne shqiperi thjesht vetem per qellime anti shqiptare,ai sherben ne interes te nacionalizmit GREK!
dhe nje gje qe eshte me e rendesishmja,secili duhet ta dije se;do ishte ne nderin e te gjith besimtarve orthodoks shqiptar qe ket komunitet fetar ta drejtonte nje shqiptar orthodoks dhe jo nje armik i shqiprise i huazuar nga kisha dhe rreaksioni grek!
bravo per shkrimin mese e vertete dhe une jam plotesisht dakort me mendimin tend . kemi shume njerez te medhenj dhe ne shqiptaret te cilet mund te drejtojne ne vend te grekut .ALBO!
komuniteti orthodoks ne shqiperi eshte njesoj si te gjitha komunitetet e tjera fetare ne shqipri!pra jan te gjith shqiptar,por edhe ne qofte se ka orthodoks te nacionaliteteve te tjera ketu ne shqipri nuk ka asgje per tu habitur per kundrazi duhet respektu!
kurse KRYEPESHKOPI ANASTAS duhet te marre opingat e tija dhe te zhduket nga shqipria,meqense ai mbjedh vetem urrejtje dhe percarje mes shqiptarve!ai eshte nje patriorkal nacionalist i flliqur i cili qendron ne shqiperi thjesht vetem per qellime anti shqiptare,ai sherben ne interes te nacionalizmit GREK!
dhe nje gje qe eshte me e rendesishmja,secili duhet ta dije se;do ishte ne nderin e te gjith besimtarve orthodoks shqiptar qe ket komunitet fetar ta drejtonte nje shqiptar orthodoks dhe jo nje armik i shqiprise i huazuar nga kisha dhe rreaksioni grek!
Krijoni Kontakt