
Postuar më parë nga
arbereshi_niko
I nderuar terili1,
Me Fal qe po te pergjigjem me pak vonese, por siç kuptohet lehte, une nuk hy
shpesh ne internet. Per sa i takon pergjigjes time, te qenet i huaj (me nenshtetesi)
nuk prish pune se po te ishte marre per baze kjo edhe apostujt nuk do te pranoheshin
nga bashkesite vendase kudo qe shkuan, ne rastin tone, Apostulli Pavell.
Per cilesite dhe kapacitet mund te emerohet nga ne sot apostull edhe Anastasi.
Si thote Yne Zot Krishti ; “shkoni ne te gjithe boten…, dhe pagezoni ne emrin tim...”
Ti si besimtare i mire ortodoks, e di fort mire qe misioneret jane konsideruar nga
Kisha si bashkesi, si njerez te shenjte dhe apostuj te vertete, sepse sakrifikuan çdo
gje ne kete bote…, numri i tyre eshte i pafund, ky numer eshte ne vazhdim, e nje
i tille eshte edhe Kryepiskopi i Tiranes.
Eshte shqipetar ose i huaj, nuk ben diference, kryesorja eshte ti sherbeje Kishes ne
menyre shembullore dhe te kryeje detyren me shenjteri.
Ti si ortodoks e di mire qe Kisha nuk eshte shqipetare, greke, serbe, bulgare,o turke
sepse Kisha eshte Nje e Vetme, pra kot preokupohesh, kush eshte tani ne krye te saj
eshte me pelqimin e bashkasise dhe Vullnetin e Perendise.
Ne historine moderne (shek.XIX-XX),eshte nje rast shume i goditur qe per mendimin
tim ia vlen te ermendet, eshte rasti i At Nikolla Kassatkin, nje shembull i shkelqyer i
misionarit te koheve moderne. Ai qendroi ne atdheun adoptiv, Japonine, ku ne kohen
e luftes ruso-japoneze, edhe pse atdheu i lindjes ish ne gjendje lufte me atdheun e ri,
ai qendroi ne krye te detyres ne katedralen “Nikollai-Do”,duke kenduar Te Deum per
fitoren e Japonise. Fakti qe ishte rus dhe te qenet “i huaj”, skishte problem…..
Neve nuk jemi ne gjendje lufte me Greqine, dhe sa kam degjuar Omeline e drejtuar
nga Kryepiskopi Anastas, ai lutet per qeverine,ushtrine dhe te gjithe popullin.
Nje dite do te vleresohet siç duhet figura e Anastasit (pasi tek ne ndodh gjithnje keshtu),
por me e keqja qe “ortodoks patriot” mblidhen ne kor me ca zera te ngjirrur, per te ulur
figuren e Kryepiskopit te Tiranes, te cilit te shumta i qofshin vjetet!
Krijoni Kontakt