Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 131
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Përse e respekton kryeministri Berisha kryepeshkopin?
    Per nje kohe te gjate ish-presidenti i atehershem Berisha beri te pamunduren, here me kushtetuten e re qe kish si qellim largimin e Kryepeshkopit duke insistuar mbi "shtetesine shqiptare te kreut te Kishes"; here duke perdorur veglat e padukshme te SHISH qe ne krye kish kryetarin e shoqates se intelektualeve islamike shqiptare; here duke i krijuar hapesira njerezve te rruges si Nikolle Marku ne faqet e gazetave dhe televizioneve qe qeveria e tij ne menyre direkte apo indirekte kish nen kontroll. Ne kete kohe, Berisha ndante me "nacionalistet e rruges" te njejtin qendrim ndaj kryepeshkopit.

    Cfare u be shkak qe kryeministri Berisha te ndryshonte mendim dhe vleresim per kryepeshkopin? Nuk mund te thuash se ishte nje shkak i vetem por nje mori shkaqesh. Se pari, Berisha si gjithe shqiptaret e tjere ka njohur nga afer kontributin e jashtezakonshem qe kryepeshkopi ka dhene jo vetem per KOASH, por edhe per mbare shoqerine shqiptare pa dallim feje. Duke qene se Berisha eshte vete nje njeri qe i pelqen te punoje sistematikisht dhe ti qendroje prane popullit te tij, ai vlereson edhe perkushtimin e jashtezakonshem te Kryepeshkopit qe eshte nje perkushtim sublim dhe i sinqerte.

    Se dyti, arsyeja perse kryeministri Berisha vlereson Kryepeshkopin Anastas eshte qendrimi qe ai mbajti ndaj vitit te trazirave ne 1997. Ashtu si Berisha u vu ne nje presion te jashtezakonshem nderkombetar per tu larguar nga detyra qe mbante dhe nga vete Shqiperia, ashtu edhe kryepeshkopi Anastas ka 16 vjet qe jeton me nje presion te tille. Por dallimi midis Berishes dhe Anastasit, ajo qe ia rrit prestligjin kryepeshkopit ne syte e Berishes eshte fakti se kryepeshkopi asnjehere ne keto 16 vjet nuk e ka braktisur KOASH dhe besimtaret orthodhokse shqiptare, dhe as ne vitin e plumbave, vitin 1997, ai nuk e braktisi Shqiperine por ndau me shqiptaret si ditet e paqes edhe ditet e luftes. Berisha ia arriti me sukses ti mbijetoje 1997 ne token dhe popullin e tij, ashtu si Kryepeshkopi ia arriti me sukses te mbijetoje 1997 ne token dhe ne nje popull te huaj per te. Dhe ne 1997, kryepeshkopi Anastas ka nxjerre edhe disa fjale profetike nga goja, fjale qe u vertetuan ne 3 korrik 2005 dhe po vertetohen edhe sot e kesaj dite me ato arrestimet e krimit dhe krimineleve te shumte qe gjelojne ne Shqiperi. Ne 1997 kryepeshkopi Anastas ne apelin e tij ne popull per paqe dhe vetepermbajtje, nxorri nga goja edhe fjalet: "Ju mund te kujtoni se mund ti shpetoni drejtesise se ligjit sot, por nuk keni per ti shpetuar dot drejtesise te Perendise."

    Se treti, roli dhe kontributi i jashtezakonshem qe KOASH dhe vete Kryepeshkopi Anastas dha ne 1999 ne valen e madhe te refugjateve nga Kosova, mund ti kete shpetuar raporteve te gazetareve dhe televizioneve shqiptare, por jo syve te opozitarit Berisha. Kampi i financuar nga KOASH (fale apeltit te Kryepeshkopit Anastas per ndihma ne Greqi dhe ne mbare boten e krishtere) ishte kampi me i kompletuar qe u mbyll i fundit. Sipas shifrave qe na jep Kisha, ne te u shpenzuan $12 milion.

    Dhe se fundi, 8 vjetet ne opozite ishte kohe e mjaftueshme per Berishen per te bere nje bilanc politik dhe nje bilanc shpirteror personal. Peripecite e atyre viteve ne opozite e bene Berishen qe te kuptoje shume gabime si ne qendrimet e tij politike, si ne qendrimet ndaj fqinjeve, si ne qendrimet jo vetem ndaj kryepeshkopit te KOASH por gjithe komuniteteve fetare. Mbi te gjitha ai arriti pjekurine e duhur politike qe te distancoje veten njehere e pergjithmone nga "emocionet e nacionalisteve te rruges". Divorci me emocionet e rruges beri qe Berisha te shikonte qarte "real-politiken" shqiptare, ku kryepeshkopi Anastas, nuk eshte nje "armik" por nje prej aset qe mund te jape nje ndihme te jashtezakonshme ne zgjidhjen e disa prej problemeve me madhore me te cilat perballet Shqiperia: maredheniet shqiptaro-greke, anetaresimi ne BE dhe NATO, promovimi i tolerances multi-etnike dhe multi-fetare ne Ballkan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-07-2006 më 11:38

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Sot kundërshtari i tij më i fortë i dikurshëm, promotori i Kushtetutës anti-Janullatos, ka marrëdhënie të shkëlqyera me Athinën zyrtare, si rrjedhim edhe me Kishën Ortodokse Autoqefale (Shqiptare?). Bile kaq të mira janë marrëdhënien me Athinën, sa çështja e varreve të grekëve, siç pohon vetë Janullatos, është tashmë në përfundim e sipër dhe se marrëveshja do të nënshkruhet shpejt mes dy qeverive.
    Te pakten ne kete pike, me duhet ta falenderoj Sokol Ballen pasi ai percjell hapur dhe qarte thelbin e problemit dhe te zhurmes se madhe te eshtrave: pikenisja e problemit nuk jane eshtrat e te vdekurve, pikenisja e problemit eshte pikerisht realiteti i madhenieve shqiptaro-greke. Sokol Balla dhe ata "nacionalistet e rruges" jane te shqetesuar jo per eshtrat e te vdekurve qe nuk i ha as qeni, por jane te shqetesuar se kryeministri Berisha ka maredhenie te shkelqyera me homologun e tij grek dhe maredheniet shqiptaro-greke kane evoluar nga shkembimi i retorikes boshe ne projekte reale bashkepunimi midis dy popujve qe jane me interes dy-palesh. Eshte ndryshim i madh ky me realitetin e disa viteve me pare, ku maredheniet midis dy shteteve nuk i diktonin burrat e shtetit por njerezit e rruges shqiptare dhe rruges greke.

    Nuk jane maredheniet Berisha-Karamanlis qe diktojne maredheniet e mira Berisha-Janullatos, por jane maredheniet e mira midis Berishes dhe Kryepeshkopit Anastas qe kane sjelle respektin e Karamanlis dhe mbare popullit grek, perfshi ketu edhe disa prej njerezve armiq te veteshpallur te Berishes si Nikolla Gejxh, qe nxituan ti shtrengonin doren armikut te tyre ne Tirane qe kur ky i fundit ishte ne opozite dhe po i buzeqeshte pushteti.

    Kur skandali pushtoi Kishen Greke ca kohe me pare, ne nje sondazh te mbajtur ne Greqi shumica derrmuese e grekerve kerkonin te kryepeshkopi i tyre te largohej dhe ne krye te Kishes se tyre te vinte kryepeshkopi i Shqiperise, kryepeshkopi Anastas. Nje fakt i thjeshte qe deshmon popullaritetin dhe respektin qe populli grek ka per Kryepeshkopin shqiptar, respekt qe ia kane zili edhe vete politikanet greke. Perseri kryepeshkopi Anastas nuk e braktisi popullin e tij shqiptar per te shkuar ne krye te Kishes greke, edhe nuk zgjodhi respektin dhe ofiqet e popullit grek perpara perballjes me sulmet dhe injorancen e shqiptareve! Kaq mjafton per te deshmuar shkallen e perkushtimit dhe dashurise gjenuine qe kryepeshkopi ka per popullin shqiptar.

    Berisha arriti te kuptoje se ai respekti i thjeshte ndaj Kryepeshkopit Anastas si kreu i KOASH ishte celesi i zgjidhjes se ngercit midis maredhenieve dhe politikave te dy vendeve. Kryepeshkopi Anastas nuk eshte nje pengese, por nje ure e madhe dhe nje prej faktoreve kryesore qe me pranine e tij ne Shqiperi ka bere te mundur permiresimin e maredhenieve midis dy popujve dhe mbi te gjitha ndergjegjesimin e dy popujve per tu zhveshur nga paragjykimet dhe kompleksitetet e trasheguara.

    Cfare po perpiqet qe te beje kryeministri Berisha apo vete kryepeshkopi me "eshtrat e te vdekurve"? Po perpiqen qe tu japin zgjidhje atyre problemeve qe mbajne te ngrira dhe te tensionuara maredheniet midis dy popujve qe jane maredhenie te nje rendesie kombetare per te dy popujt. Zhvarrosja dhe prehja e eshtrave te ushtareve greke ne nje manastir ne Kelcyre te Permetit do ti jepte fund nje prej problemeve qe ka 66 vjet qe nuk ka gjetur zgjidhje, dhe do te rikthente sadopak respektin e ndersjellte dhe mirebesimin midis dy popujve me te lashte te Ballkanit. Mirepo "nacionalistet e rruges" dhe ato veglat mediatike ne te dy anet e kufirit, terbohen kur shohin nje bashkepunim te tille si ai qeni qe ia heqin kocken nga goja: do te kene nje shkak me pak per te shprehur dufin e tyre (duf qe per ta eshte barometer i patriotizmit shqiptar) ndaj grekerve dhe gjithckaje greke.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Më duhet të them, që të mos keqkuptohem, se zoti Janullatos është pa diskutim arkitekti i ringritjes së Kishës Ortodokse në Shqipëri. Falë punës, por më shumë autoritetit të tij të padiskutueshëm fetar dhe personal, sot kjo kishë ka shumë besimtarë. Në mesha shqipja flitet gjithnjë e më shumë, kisha është kthyer vërtet siç thoshte Janullatos në intervistën te KLAN, në një faktor të rëndësishëm fetar dhe social, bile edhe ka “kontribuar në forcimin e shtetit, si taksapagues i rregullt”.
    Sokol Balla, kur "te duhet te pranosh qe dikush ka bere nje pune kolosale", eshte mire qe kete pranim ta vesh ne krye te artikullit tend. Dhe se dyti, kur pranon meritat per punen kolosale qe ka bere dikush tjeter, duhet ti besh ate pyetjen tjeter vetes perpara se te fillosh ta gjykosh ate tjetrin: cfare kam bere une si Sokol me shume per popullin shqiptar ne keto 16 vjet se sa ai Kryepeshkopi "grek"? Kur ti japesh pergjigjen e sinqerte kesaj tyre, mbase edhe ti e kupton qe te duhet te mesosh nga njerezit e medhenj e jo ti gjykosh ata. Njerezit e medhenj nuk e kane te shkruar ne balle qe jane njerez te medhenj, dallohen nga veprat e tyre te medha dhe shpirti vetmohues ne punen e tyre.

    Prandaj kur Kryepeshkopi Anastas flet apo shkruan, ti bej sic bejne ata qindra mijera te krishtere ne mbare boten qe respektojne jeten dhe vepren e tij, degjoje dhe lexoje se ke per te mesuar shume prej tij.

    Ok, por a mund të mohohet se pas veprës rindërtuese të kryepeshkopit mund të ketë patur përpjekje për të ndërhyrë dhe nga Greqia përshembull, duke nënkuptuar këtu ato ente apo institucione donatore që kishin dhënë para për rindërtimet? Përgjithësisht, ata që japin paratë- në rastin tonë, financimet për rindërtimin e kishave kanë ardhur prej vendit fqinj,- të imponojnë ndonjë diçka siç është rasti i FMN-së, Bankës Botërore, apo dhe shteteve të veçanta. Si shpjegohet që asnjëherë përshembull kryepeshkopi nuk ka akuzuar për ndërhyrje në autoqefali Kishën greke, apo donatorët, por akuzon vetëm shqiptarët?
    Hajde analize e thelle hajde. Pra, ai greku, ai amerikani, ai shqiptari qe zgjedh te beje nje shume parash dhurate per Kishen per te ndertuar nje kishe apo per te financuar nje projekt, eshte duke nderhyre ne punet e brendshme te Kishes? Sokol, nuk quhet "nderhyrje" quhet "donacion" dhe nje Perendi e di qe Kryepeshkopi dhe Kisha asnjehere nuk ka refuzuar donacionet e huaja apo te vendit, cilatdo qofshin ato per aq kohe sa dhurohen me gjithe zemer dhe pa kushte.

    Nderhyrje eshte kushtetuta e 1994 e nje presidenti qe sfidoi Vullnetin e Perendise. Nderhyrje jane ata kleriket e veteshpallur qe marrin peng Kisha dhe na shpikin edhe "Kisha te Pavarura Orthodhokse". Nderhyrje jane ata bukeshkale qe mbaruan nje shkolle theologjike me ndihmen dhe zemergjeresine direkte te Kryepeshkopit dhe nuk i kane sherbyer qofte njehere KOASH dhe komunitetit orthodhoks ne Shqiperi, ama nuk e kane per gje qe te veteshpallen si "mbrojtes se Autoqefalise Shqiptare". Keta jane "prifterinjte e gazetave" qe Kisha Orthodhokse i ka flakur jashte gjirit te saj si mish te huaj. Nderhyrje eshte kur nje "jo-orthodhoks" merr persiper te flasi per problemet e nje komuniteti qe nuk i perket. Nderhyrje dhe ofendim i rende per te gjithe komunitetin orthodhoks ne Shqiperi eshte kur gazetat mbushen me sharrje dhe lume akuzash per kreun e Kishes se tyre qe ata e respektojne dhe mbeshtesin prej 16 vjetesh ne misionin e tij qe eshte Vullneti i Vete Perendise.

    Si ta shikojme Vullnetin e Perendise ne misionin e Kryepeshkopit?

    Asnje njeri i vetem, kushdo qofte ai, nuk mund te arrije te ringjalli nje Kishe e shkaterruar dhe besimin e nje populli te tjetersuar fizikisht, menderisht dhe shpirterisht prej shekujsh. Vetem ai njeri qe ka bekimin e Perendise me vete mund te realizoje me sukses dhe qetesi detyren e caktuar.

    Sa me shume gjak te krishteresh derdhej ne Rome, aq me shume shtohen pasuesit e Krishtit. Sa me shume ju sulmoni kryepeshkopin Anastas, aq me shume shtohet Hiri i Perendise mbi kryet e Tij.

    Nuk kam mbaruar akoma me ty.

    Albo

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Me deklarimin e ekspertëve shqiptarë rreth ekzistencës së eshtrave të fëmijëve, grave, pleqve në kutitë e vdekjes gjendur në kishën e Kosinës u vërtetua përfundimisht ajo ç’ka kishin shprehur banorë të ndryshëm të zonës, kundërshtuar fuqimisht nga Kisha jonë autoqefale.
    Mentor Nazarko, se pari, nuk te takon ty te japesh "verdiktin e eshtrave", i takon prokurorise dhe prokurores qe po gjykon ceshtjen. Se dyti, ekspertet nuk kane dale me konkluzione te prera, ekspertetet thone tre gjera te pergjithshme:

    a) zhvarrimet nuk jane bere nga eksperte por nga njerez pa eksperience, pra nuk kemi te bejme me nje implikim te shtetit grek apo shqiptar
    b) eshtrat ishin ne gjendje te keqe dhe te demtuara qe e veshtiresonin studimin e tyre
    c) eshtrat ishin te perziera midis dy ose me shume kufomash, qe nenkupton se mund te kemi te bejme me nje varr masiv dhe jo varre individuale te ndara mire nga njeri-tjetri
    d) ekspertet vertetuan se keto eshtra jane varrosur ne te njejten kohe qe ka ndodhur lufta italo-greke
    e) mes eshtrave ka edhe eshtra grash dhe femijesh
    f) se bashku me eshtrat ne kuti jane gjetur edhe objekte si kepuce dhe rroba ushtarake, fisheke, varrese, unaza, etj, qe provon deshmine e priftit ne prokurori dhe ne media.

    Ekspertet nuk hodhen poshte por vertetuan pranine e eshtrave te ushtareve greke, krahas eshtrave qe mund te mos jene te ushtareve greke. Dhe tani i takon prokurores qe te thote fjalen e fundit pasi te njihet me raportin, nuk te takon as ty as mua.

    Askush nuk thotë se pala greke ka qenë e interesuar të marrë eshtra të tilla të përziera, dhe as se kryepeshkopi dëshiron një gjë të tillë: do të ishte monstruoze ta thoje. Por mungesa e transparencës në kryerjen e një operacioni të tillë që eksperti Meksi e quajti “zhvarrime masive dhe joprofesionale”, etja për para e disa fakirëve të vegjël, përfshi dhe priftin e Përmetit, prodhon dukuri të tilla nga të cilat krerët e lartë të Kishës duhet të distancoheshin urgjentësisht.
    Ti se bashku me shoket e tu gazetare, ia bete gjyqin priftit lokal ne faqet e gazetave, dhe shkak moret deshmine e nje varrmihesi hajdut qe e pranon me gojen e tij gjate intervistes arsyen perse eshte pushuar nga puna: vjedhjen e bizhuterise se te vdekurve dhe mos kthimin e tyre tek punedhenesi. Ashtu si ai e thote po me plot goje gjate intervistes se ai "gjirokastriti i ka disa para te punes qe nuk ia ka dhene akoma", mirepo cuditerisht, nen sulm nuk eshte as hajduti i varreve dhe as punedhenesi i tyre, ne qender te shenjester eshte prifti qe ishte atje per te kryer detyren, berjen e ritit fetar per te vdekur.

    Perseri, leria rradhen prokurorise qe te gjeje fajtoret dhe te tregoje se kush dhe si e kane shkelur ligjin te implikuarit. Pasi te flasi prokuroria, pastaj mund te analizosh ti.

    Kur kjo ndodh në Greqi, ku shteti nuk është tërësisht laik, pra ku nuk gjen zbatim parimi liberal “kishë e lirë, në shtet të lirë”, me çfarë të drejte njerëzit e kishës i bëjnë presion shtetit shqiptar?
    Me cfare te drejte njerezit e Kishes i bejne presion shtetit shqiptar? Mos ke ngaterruar vendet me duket, mos deshe te thoshe me cfare te drejte mediat, policia, prokuroria dhe segmente te caktuara te shoqerise sulmojne presione dhe shantazhe 16-vjecare ndaj KOASH? Kisha dhe kleri i saj nuk ka as pushtet politik, nuk ka as polici, as ushtri, as taksapagues, as gazeta e televizione te fuqishme. Te pretendosh se Kisha po i ben shantash shtetit shqiptar eshte qesharake!

    Nderhyrja e policise se Permetit dhe perpjekjet e prokurorise per te anashkaluar institucionin e Kishes, Mitropoline e Gjirokastres ne kete rast, eshte nje shantazh i hapur i shtetit mbi Kishen dhe nje shkelje kushtetuese e pavaresise se institucioneve fetare.

    Tirana zyrtare e korrigjoi gabimin duke larguar policet qe mbanin kishen nen shtetrrethim, dhe instruktuan prokuroren e ceshtjes qe te ndjeki rrugen ligjore te komunikimit me Kishen, e jo ti imponohet me forcen e ligjit nje prifti te pambrojtur nga askush.

    Eshte e paprecedent ne demokracite perendimore nderhyrja ne institucionet fetare pa marre me pare pelqimin e vete institucionit ne fjale. Dhe nese Sinodi i Shenjte i kujton qeverise shqiptare nenshkrimin e MSA me BE, e ben kete jo per te bere shantazh por per ti kujtuar asaj detyrimet ligjore qe ajo ka per te respektuar autoqefaline dhe pavaresine e Kishes.

    Nga ana e tij në shtypin grek, në një mënyrë jo të drejtë, kryepeshkopi është ankuar për mosmarrjen e shtetësisë shqiptare. Nuk është normal ky adresim: nëse hirësia e tij ka ndonjë ankesë precize ndaj shtetit shqiptar do të ishte më e llogjikshme që ai ta bënte më së pari në shtypin shqiptar.
    Ne cilin shtyp shqiptar? Ne ato gazeta qe nuk publikojne asnje veprimtari te KOASH dhe vete kryepeshkopit Anastas prej 16 vjetesh duke lene ne erresire te plote KOASh ne opinionin publik shqiptar? Apo ne ate shtypin shqiptar qe u krijon hapesira heretikeve pengmarres si Nikolle Marku dhe apostateve si Fatmir Cici qe nuk i lidh asgje me KOASH dhe kane leshuar nje lume sharrjesh e akuzash te paqena ndaj KOASh dhe vete kryepeshkopit? Apo ne ate shtypin shqiptar qe i mbush faqet e veta me prononcimet e varrmihesve hajdute dhe nuk gjen hapesire per prononcimin e klerit te larte te Kishes?

    E keni pyetur ndonjehere kryepeshkopin se cilat jane problemet kryesore te KOASH sot apo probleme qe ai has ne detyren e tij prej 16 vjetesh? Sigurisht qe nuk e keni pyetur dhe nuk keni se si ta pyesni pasi ju asnjehere nuk jeni kujtuar per KOASH apo problemet e komunitetit orthodhoks, ju kujtoheni vetem atehere kur duhet te krijoni sensacion per te shitur gazeta ne kurriz te punes dhe imazhit te klerit te Kishes.

    Nuk ta ka fajin kryepeshkopi qe kur ti e interviston i ben pyetje historike dhe politike mbi maredheniet shqiptaro-greke dhe jo per misionin e detyren e tij kishtare ne Shqiperi! Nuk mund te fajesosh kryepeshkopin per mungesen tende te profesionalizmit si gazetar shqiptar.

    Nëse kryepeshkopi do të kishte aplikuar për shtetësi në këto institucione, askush nuk do të guxonte t’ja refuzonte. Por me siguri nuk duhet të ketë aplikuar sipas ligjit, por thjesht ka bërë kërkesë të tijën në nivel miqësor.
    Kryepeshkopi Anastas e ka kerkuar nenshtetesine shqiptare jo njehere por 3 here ne 16 vjet, sa here qe Shqiperia ka patur nje president te ri. Dhe te gjitha kerkesat e kryepeshkopit kane rene ne vesh te shurdhet edhe pse jane bere ne menyre formale dhe prane institucionit te presidences. Bile sipas vete zedhenesit te KOASH, presidentet nuk kane denjuar qe ti kthejne edhe nje pergjigje, qofte edhe negative, qofte edhe informuese se si duhet te veproje per te marre nenshtetesine.

    Si analist qe je, si duhet ta kuptoje kryepeshkopi heshtjen e tre presidenteve shqiptare ne keto 16 vjet?! Turpi nuk i ngelet Kryepshkopit, turpi i ngelet atyre 3 burrave te shtetit shqiptar!


    Për rrugën e dytë, për meritat eventuale të kryepeshkopit në favor të kombit shqiptar, të cilat janë parakusht për marrjen e shtetësisë si meritë nëpërmjet iniciativës së presidentit, ato duhet të vërtetohen. Ai mund ta meritojë këtë certifikatë të presidentit për filoshqiptarizëm- shtetësinë shqiptare- nëse përshembull do të kërkonte shkolla për shqiptarët në Greqi, të drejta për ata shqiptarë që janë përzënë nga Greqia për të vënë lule në varret e të parve apo të kishte ndonjë angazhim tjetër proshqiptar. Nuk ka për fat të keq, megjithëse do të ishim të lumtur që një personalitet i tillë vërtet i ndritshëm kulturor, kryeteologu i Greqisë, dhe i ortodoksisë globale, të ishte mbrojtës i përbotshëm i shqiptarëve.
    Fatos Nano, ka nxjerre shume gjepura nga goja e vet, por mbase per here te pare ne jeten e tij publike, ka thene nje fjale me vend: "Une nuk njoh ndonje shqiptar ne keto vitet e tranzicionit qe te kete punuar me shume per Shqiperine e shqiptaret se kryepeshkopi Anastas!" Nuk qellon shpesh qe nje politikan ti japi merita nje kleriku, ashtu sic nuk qellon shpesh qe nje ish-drejtor i institutit te marksizem leninizmit te gjeje fjale te mira per nje njeri fetar.

    Kryepeshkopi Anastas eshte nje shqiptar i madh, me i madh se une, me i madh se Mentor Nazarko, me i madh se gjithe ata burrat e shtetit shqiptar, pasi punen dhe veprat qe ai ka bere ne Shqiperi jane kaq te medha, kaq te shumta, kaq te pabesueshme, saqe per shume njerez eshte nje cudi e mrekulli se si nje Kishe e rrenuar mund te njohi nje ringjallje te tille ne nje koha kaq te shkurter.

    Por me anashkalimin e meritave kombetare te kryepeshkopit, del ne drite nje e vertete e maskuar bukur qe eshte thelbi i te gjithe problemit: Kryepeshkopi Anastas nuk sulmohet thjeshte se ai eshte "grek", nje njeri naiv mund ta besoje nje gje te tille. Kryepeshkopi Anastas sulmohet thjeshte se ai e ka kryer, por e kryer dhe do ta kryeje me sukses misionin e tij ne Shqiperi. KOASH eshte ringjallur, besimi i komunitetit orthodhoks eshte ringjallur, shqiptaret po i kthehen tradites se te pareve te tyre, Kisha jone asnjehere ne historine e saj nuk ka njohur kete prezence, kete vemendje, kete nderim nga mbare bota orthodhokse dhe nga mbare bota e Krishtere.

    Pra sulmet ndaj Kryepeshkopit ne thelb jane sulme ndaj vete Orthodhoksise. Ata qe e sulmojne ate nuk kerkojne thjeshte largimin e tij fizik nga Shqiperia, ata kerkojne te shuajne ate "qiririn e ndezur para ikones se Krishtit".

    Albo

  5. #15
    Kalimtare e rastit... Maska e AMERIKANJA06
    Anëtarësuar
    03-06-2006
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    168
    O shqipetare te mire, perse merreni me Anastas-era e Janullatos-a?!
    Sa me shume te germosh folene e grerezave, aq me shume kafshime do maresh.
    Po ca vlere ka nenshtetesia shqipetare?E merr apo s`e merr?Po tek e fundit nder po i ben Shqiperise, pasi her e vetme qe degjoj qe nje i huaj kerkon neshtetesi shqipetare.
    Kjo tregon qe Shqiperia po ngrihet pak ne nivelin e adhurueses "ballkanike".Te ndiheni krenar per kete veprim te anastasit.

    Nejse,- me hamendje po shkruaj,-pasi as qe ja kam idene se c`behet andej.
    -Lirine kerkon?!-Pushka s`ka cark!Fluturimin do?por krahet s`i hap.Me rraso je veshur.Zotin e tall!Kush je ti?!-Perendi a djall?!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ç’donin “Shosharët” e Janullatosit mbi tanke në vitin ‘97, si luftëtarë të Vorio-Epir

    Ç’donin “Shosharët” e Janullatosit mbi tanke në vitin ‘97, si luftëtarë të Vorio-Epirit


    Saturday, 08 July 2006

    Nga Kastriot Myftaraj - “Shosharët” në artikullin e tyre shkruajnë: “Kush nuk e ka kuptuar duhet ta ketë të qartë se Kryepiskopi Anastas është një figurë e paqes, e harmonisë ndërfetare, e miqësisë dhe dashurisë ndërmjet popujve dhe jo e luftës, armiqësisë dhe konflikteve”.Problemi i “shosharëve” është se Janullatosi ua çjerr “shoshën” me të cilën ata duan të mbulojnë politikën helenizuese të Kishës Ortodokse Shqiptare të uzurpuar prej tij, pasiqë ai edhe kohët e fundit e konfirmoi edhe një herë se është instrument i politikës nacionaliste greke, kur u prit në qershor të këtij viti zyrtarisht nga kryeministri grek Karamanlis dhe shtetarë të tjerë të lartë grekë, në një kohë që kryeministri Berisha nuk është ftuar ende zyrtarisht në Greqi. Çfarë do kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, që nuk është subjekt në marrëdhëniet ndërshtetërore që të takohet me shtetarët e një vendi tjetër, në nivele të tilla, gjatë vizitës së tij në një vend tjetër. Me këtë Greqia tregon se Janullatosi është “Jakomoni” grek në Shqipëri. Takimi Karamanlis-Janullatos u bë edhe më i dyshimtë se të dy palët nuk bënë deklarata pas tij, çka tregon se kreu i një komuniteti fetar në Shqipëri paska çështje sekrete me kryeministrin e një vendi tjetër.
    Janullatosi është politikan e çfarë politikani, ai është prodhues politikanësh. Nga një debat televiziv para dy vitesh mësuam prej kryetarit të LDLNJ, Ligoraq Karamelo, se kryetari aktual i PBDNJ dhe ish-kryetari i Omonia-s, Vangjel Dule, ka qenë përkthyes i Janullatosit para se të hyjë në politikë. Dhe “shosharët” janë njerëzit më të papërshtatshëm për t’ a mbrojtur Janullatosin me fjalët e cituara më lart, pasi ata e kompromentojnë Janullatosin duke e mbrojtur. Së paku njëri prej tyre dhe pas të gjitha gjasave është edhe autori i artikullit, profesori, është i fotografuar dhe i filmuar duke shëtitur për dy ditë rresht hipur mbi një tank në mars 1997, si luftëtar për çështjen e Vorio-Epirit. Edhe këto mund të dalin po të vazhdohet kjo polemikë. “Shosharët” shkruajnë: “Gjatë diktaturës komuniste, Kishës Ortodokse iu shkatërruan të gjitha institucionet manastire, bazilikat, kishat. U vodhën dhe u dogjën kodikët, kronikat, ikona, sende me vlerë, bibliotekat e manastireve, etj. U shkatërrua sistemi kleriko-laik në të gjitha mitropolitë e dioqezat, të cilat ishin ngritur e funksiononin në shekuj”.
    Por këto gjëra nuk i bëri vetë Enver Hoxha me dorën e tij, por i bënë njerëz të tjerë, që duke u treguar të zellshëm në këtë fushatë, donin të përfitonin nga regjimi komunist. Nga të dhënat, jo ato të dala nga skutat e kafeneve, por nga dokumentet, më rezulton se së paku tre nga “shosharët” kanë qenë pjesëmarrës të zellshëm të grupeve që sulmuan institucionet fetare për t’ i prishur. Edhe pse ka kaluar shumë kohë, dokumentet kanë aftësinë të na bëjnë ta rijetojmë atë kohë dhe ia vlen të dalin në dritën e diellit disa fakte, që nuk mbulohen me “shoshë” dhe atëherë dikush do të turpërohet në pleqëri dhe “niveli qytetar” do t’ i marrë fund.
    “Shosharët” nuk mungojnë që të përdorin edhe argumentin se ato që unë kam thënë për Janullatosin janë të pavërteta për shkak se: “Ky personazh ( është fjala për z. Myftaraj), duke qenë një pikëpyetje e madhe nuk lë pa denigruar dhe gojosur edhe figura të tjera të shquara të kulturës dhe shkencës shqiptare si gjeniun e letërsisë shqipe shkrimtarin Ismail Kadare, akademikun Ylli Popa, studiuesit e shquar Pirro Misha dhe Aurel Plasari dhe figura politike e shoqërore të shquara si presidentin Moisiu, Pandeli Majko, Teodor Laço, Sabri Godo e të tjerë dhe në një artikull që shkroi para disa kohësh nuk kurseu as ambasadoren e SHBA-së, znj. Marsi Ris si dhe z. Xhorxh Soros”.
    Ironia me “shosharët” është se përmendin emrat e njerëzve që i kanë shërbyer regjimit komunist pikërisht për t’ i bërë të këqijat që ata kanë treguar më lart. Ismail Kadare i ka shërbyer regjimit për të intoksikuar brezat, duke letrarizuar ideologjinë dhe si deputet i parlamentit komunist ka votuar pro Kushtetutës së vitit 1976 që ndalonte fenë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Ylli Popa si deputet në atë kohë. Alfred Moisiu, si zëvendësministër i mbrojtjes dhe shef i projektit për bunkerizimin e Shqipërisë, është simbol i regjimit komunist. Pirro Misha dhe Aurel Plasari i kanë shërbye regjimit duke intoksikuar brezat me ideologji si autorë të parathënieve të librave që përkthenin. Teodor Laço në romanet dhe dramat e veta i ka paraqitur priftërinjtë ortodoksë, sipas parimit marksist për fenë, si përhapës të “opiumit për popullin”. Ismail Kadarenë e kanë vënë të parin se ia dijnë për nder që ai kur bën fjalë vazhdimisht për vitin 1914 dhe lëvizjen islamike “Dum Babën” të Haxhi Qamilit, nuk përmend homologen e saj në Jug të Shqipërisë, lëvizjen vorio-epirote, që ishte një kryqëzatë ortodokse dhe që si çështje kronologjie, në fakt filloi para lëvizjes islamike, duke u bërë në një farë mënyre dhe shkaku i saj. Dhe këtë gjë Kadare nuk e bën për hir të Eskili, si adhurues i të cilit është shpallur me kohë, por për hir të Nikolas Gejxhit, që siç deklaroi Fatos Nano në Top Channel, në prill 2004, paska bërë që librat e Kadaresë të botohen në SHBA-të (në disa shtëpi botuese me aksionerë greko-amerikanë), sa për të thënë që Kadare u botua dhe në SHBA-të. “Shosharët” mendojnë se më kanë kapur “mat” kur më thonë se unë paskam kritikuar dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, së cilës ata ia shkruajnë emrin gabim, si dhe Sorosin. Unë e kam kritikuar ambasadoren aktuale amerikane, ata që kanë qenë para saj dhe do të kritikoj dhe ata që vijnë pas saj, në rast se shoh diskrepancë midis politikës amerikane dhe veprimeve të diplomatëve amerikanë në Tiranë. Unë zonjën Ries e kam kritikuar se ajo është identifikuar shumë me organizata dhe individë që janë të lidhur ngushtë me George Soros në Shqipëri, në një kohë që Soros e ka deklaruar hapur eprorin e zonjës Ries, Presidentin Bush, si një rrezik për botën, për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Irak. Por, “shosharëve” të Janullatosit nuk u bëhet vonë për zonjën Ries, por e duan atë vetëm se ajo ka përkrahur publikisht organizatat e varura nga Soros, që është mbështetës i hapur i politikanit ortodoks Edi Kristaq Rama, që para Janullatosit paraqitet si ortodoks dhe para Sorosit si njeri me origjinë hebreje.
    Është shumë qesharake kur sheh “shosharët” e Janullatosit që të dalin si mbrojtës të SHBA-ve dhe Sorosit, kur dihet se tek klerikët ortodoksë dhe intelektualët ortodoksë në Shqipëri si bestseller janë libra me profeci të shkruara nga murgjër të Malit Athos në Greqi, ku shpjegohet Apokalipsi duke u quajtur SHBA-të si “Babilonia”, që do të shkatërrohet së bashku me Izraelin e “popullit të mallkuar”, si dhe duke u shpjeguar 666 me “Presidenti i SHBA”. Në vitin 1999 Kisha Ortodokse Shqiptare ka botuar një libër për Dostojevskin si besimtar ortodoks, (“Dostojevski nuk ishte i vetmuar”), libër i botuar nën kujdesin e Janullatosit, siç shkruhet në të, kur dihet që Dostojevski, në këtë aspekt ka qenë një pansllavist mesianik ortodoks që parashikonte triumfin botëror të ortodoksisë dhe pansllavizmit. “Shosharët” nuk mungojnë që të mbajnë anën e Greqisë edhe në skandalin e zhvarrimeve në Përmet, duke shkruar: “Edhe incidenti lokal i zhvarrosjes së disa ushtarëve grekë në një fshat të Përmetit, që duhej të zgjidhej me mendje të kthjellët dhe maturi, u fry në ato përmasa dhe deformua ka shumë për t’i shërbyer qëllimeve të mbrapshta të disa politikanëve dështakë që u mblodhën në një kor të përbashkët për të baltosur figurën e ndritur të Kryepiskopit Anastas.
    Në një emision televiziv të kanalit Top Channel të datës 12 qershor të këtij viti Sabit Brokaj ish ministër i mbrojtjes në qeverinë Nano pas vitit 1997 dhe i shkarkuar nga kjo qeveri për motive të dobëta dhe pseudo historiani Pëllumb Xhufi, ish ambasador i qeverisë Nano në Romë, bashkë edhe me një ish gjeneral të regjimit komunist së bashku edhe me përfaqësues të dyzet shoqatave fantazmë, kaq sa nuk ka as në SHBA, të gjithë këta jo të fesë ortodokse, marrin guximin, njëkohësisht edhe turpin, për të nxirë një figurë kaq të pastër siç është ajo e Kryepiskopit Anastas, pa marrë parasysh se çfarë përshtypje të keqe krijon kjo sjellje e ulët në opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Njerëz të tillë nuk mund të kenë të ardhme në poltikën evropiane të Shqipërisë”. Me këtë “shosharët” kanë treguar se ata si puna e tyre që kanë uzurpuar hierarkinë e kishës dhe forumet e komunitetit ortodoks në Shqipëri janë njerëz të Greqisë, që bëjnë lojën e nacionalizmit grek. Ata, si gjithë filogrekët, kërkojnë maturi vetëm nga ana shqiptare në raport me grekët dhe me maturi kuptojnë që shqiptarët të kapitullojnë para grekëve, duke pranuar çdo kërkesë të këtyre të fundit. Nuk është faji i shqiptarëve që nxiten nga skandali i eshtrave për të kërkuar largimin e Janullatosit. Janullatosi bëri një provokim politik duke lejuar që arkivolet me eshtrat e ushtarëve grekë të vihen në kishat shqiptare dhe duke lejuar që në një manastir ortodoks shqiptar në Këlcyrë tashmë të ngrihet një varrezë ushtarake greke. Janullatosi e bën këtë sepse varrezat ushtarake greke ai i sheh në të njëjtin sens si katedralet ortodokse që ngre gjithandej në Shqipëri, deri edhe në qendër të Tiranës, si bastione të Helenizmit, që duhet të shërbejnë si simbole për të treguar karakterin helen të trojeve shqiptare. Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka asnjë punë që të ngatërrohet me eshtrat e ushtarëve grekë. Greqia mund të dërgonte një prift të vetin për t’ u bërë shërbimet atyre dhe arkivolet mund të mbaheshin në konsullatën greke në Gjirokastër, siç u mbajtën eshtrat e ushtarëve gjermanë të vrarë në Shqipëri nga ambasada gjermane në Tiranë. Tekefundit, edhe grekët në Luftën e Dytë Botërore e kapërcyen kufirin shqiptar me qëllim okupimi dhe aneksimi dhe prova për këtë është në një momument zyrtar në qendër të Athinës, në monumentin e ushtarit të panjohur para parlamentit grek, ku emrat e qyteteve shqiptare si Gjirokastra, Saranda, Korça, Tepelena, Përmeti, Pogradeci paraqiten si vende të shenjta të helenizmit për të cilat ushtarët grekë kanë derdhur gjakun. Në këto rrethana, involvimi i Kishës Ortodokse Shqiptare në këto çështje, nuk mund të jetë një çështje e brendshme e komunitetit ortodoks, por një çështje e të gjithë shqiptarëve, pasi cënon sigurinë nacionale. Prandaj, kanë bërë mirë ata politikanë shqiptarë që janë shprehur në atë mënyrë dhe të tjerë duhet të kishin ndjekur shembullin e tyre. “Shosharët” duan që të na impresionojnë duke thënë se kush shan Janullatosin dhe Greqinë është antieuropian. Ata duan që ne europianizmin ta shohim si helenizëm. Kjo është një gjë qesharake se Greqia ka vetë probleme të mëdha me Europën, posaçërisht Bashkimin Europian, ku është pranuar dhe ka fituar benefice të mëdha vetëm në rrethanat specifike të Luftës së Ftohtë, kur qe e përkëdhelura e Perëndimit. Por, tash që rëndësia gjeopolitike e Greqisë është relativizuar mjaft, pasi ajo nuk është më bastion kundër invazionit rus në Mesdhe, ajo nuk shihet më si e privilegjuara e Perëndimit në Ballkan. Antiamerikanizmi virulent që dominon në shoqërinë greke i ka bërë SHBA-t që ta nxjerrin Greqinë nga lista e aleatëve gjeopolitikë (instalimi i bazave amerikane në Bullgari e tregon këtë) dhe madje ta perceptojnë si një rrezik për interesat amerikane në Ballkan. Pas të gjitha gjasave, Greqia tashmë po vjen koha që Greqia të paguajë koston e problemeve që i ka krijuar Perëndimit që kur është krijuar si shtet. Shpejt do të vijë koha që fqinjët e Greqisë, që kanë llogari të vjetra me të, të bashkohen për t’ i kërkuar revanshin asaj. Një kosto sigurisht që do të paguajnë dhe filogrekët tanë, të cilët atëherë ndoshta për të shpëtuar, sipas traditës së tyre kameleoneske do të shkojnë t’ i puthin dorën At Nikolla Markut, që atëherë do të jetë në vendin e Janullatosit.

    SOT.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #17
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Me pelqeu pjesa e pare e artikullit te Myftarajt, pasi ai del hapur edhe ne bindejt e tij personale kur thote
    "Si pjestar i një familjeje të islamizuar me forcë nga osmanët, por me traditë kriptokristiane, si shumësia e shqiptarëve muslimanë, unë jam riorientuar nga feja e të parëve, duke menduar se në kushtet e sotme feja më e mirë për shqiptarët është versioni protestant i Krishterimit."

    Te shohim si do debatoje Albo 2 pjeset e tij.
    Nje gje verej une. Nuk ka pike dyshimi qe Janullatos ka bere shume per kishen shqiptare orthodhokse dhe mendoj qe pikerisht lidhjet e njohurite qe ka i kane lejuar qe te beje kaq shume investime, nderkohe qe miresite e tij i kane shtuar reputacionin dhe e kane bere lider te shquar shqpirteror. Duke pare edhe mbrojtjen e forte te Albos per te arrij ne perfundimin se nje pjese [ndoshta shumica derrmuese] e orthodhokseve shqiptare kane rene ne nje lloj dashurie fetare me te. Te mos keqkuptohet termi i nenvizuar. Me kete dua te them qe nje besimtar qe ka rene kaq keq ne dashuri e ka te veshtire te shohe situaten nga perspektiva shqiptare, nga autoqefalizmi, nga kombetarizmi etj.
    Vete ju Albo se fundi keni hedhur hije dyshimi mbi vete identitetin shqiptar dhe i jeni afruar atij epirot, biles me tone gati nenvleftesuese per ne. E ku se? pikerisht ne temen kur po diskutojme per greket dhe vorio epirin e tyre.Ky lloj qendrimi ka ftohur vete shqiptaret qe e shohin se nje orthodhoks si ti po i largohet kombit dhe po i sherben fese me cdo menyre e justifikim, duke bere qe te prishet disi edhe reputacioni yt si "shpirt shqiptari". E si mund te behemi ne perkrahes te ketij lloj orthodhoksizmi, i perfaqesuar fort prej teje, qe po perpiqet te na afroje me greket ne menyre te gabuar e ndoshta edhe antishqiptare.
    Me siper permenda me ironi punen e justifikimit qe Janullatos mund te perdore, pra duke thene papritur qe "jam edhe une me gjak arvanitas". Shikojeni historine, shikojini shqiptaret ne 2 krahet e vendit: ne Itali arbereshet kane mbetur me fort shqiptare, ndersa ne Greqi jane te rralle arvanitasit qe thone se jane shqiptare. Pse, se pjese e makinacionit asimilues ka qene edhe kisha e fuqishme greke qe prodhoi edhe liderin tuaj te perkohshem. Pikerisht frika se ne te ardhmen do shohim me teper "arvanitas" ne token tone me shtyn te mos jem per nje lider grek, sado hyjnor te jete ai. Vete fakti qe disa nga ju ngrene lart Shen Kozmain qe mallkonte gjuhen shqipe, ben qe te shiheni me dyshim ne shqiptarizmin tuaj dhe sa i vleni kombit shqiptar qe gjuhen e ka nder elementet kryesor te bashkimit.

    Keshtu dhe puna e Janullatosit. Ai po behet shkaku i ketyre perplasjeve pasi ju te dashuruarit nuk mund te merrni dot mendime me tru por vetem me zemer. Janullatosi qe te mbetet deri ne fund besimtar i madh e shqiptar i madh, sic the ti, nuk duhet kurre te kerkoje shtetesine shqiptare.
    Pse eshte e keqe kerkimi i nenshtetesise?
    a) Sepse ju nxjerr ju orthodhoksit tane si inferiore qe nuk nxjerrin dot ende nje lider tuajin pas kaq vitesh.
    b) sepse ju nxjerr si pragmatista te dashuruar qe nuk po mund te ecni me kembet tuaja. Disa mund te thone se ju pelqejne investimet, bursat, lidhjet etj etj qe ka krijuar mjeshtri shpirteror Janullatos
    c) Janullatos duhet ta kuptoje se misioni i tij ishte rindertimi i kishes sone dhe ai qofte bekuar, por, sic e the ti Albo, ne jemi nje popull i huaj per te dhe cdo komb ka nevoje per njerezit e vet
    d) Duke kerkuar nenshtetesine ai sjell ne mend te kaluaren e hidhur ne lidhje me kishen greke, dhe faktet qe e kane perziere ate me qeverine Greke apo me vorio-epirista nuk jane ne favor te tij.
    e) nenshtetesia e tij ve shqiptaret ne pergjithesi ne pozite te veshtire pasi Shqiperia mbetet Shqiperi, dhe krijon nje ndjesi jo te mire nderbesimi dhe behet shembull i keq per 2 besimet e tjera te medha. Nqs duam ti afrohemi Greqise e grekeve duhet te kemi guximin e aftesine ta bejme kete me njerezit tane.

    Edhe s'ka nevoje te vini etiketime te kota pasi po shkruaj si shqiptar e ne nje forum shqiptar e pa doreza fetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ermal 22 : 09-07-2006 më 18:50

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Me pelqeu pjesa e pare e artikullit te Myftarajt, pasi ai del hapur edhe ne bindejt e tij personale kur thote
    "Si pjestar i një familjeje të islamizuar me forcë nga osmanët, por me traditë kriptokristiane, si shumësia e shqiptarëve muslimanë, unë jam riorientuar nga feja e të parëve, duke menduar se në kushtet e sotme feja më e mirë për shqiptarët është versioni protestant i Krishterimit."
    Me sa duket, ti nuk e ke idene se kush eshte Kastriot Myftaraj, po ta kishe nuk do ta citoje pasi eshte "shejtan budallai" me i madh shqiptar i tranzicionit shqiptar. Bej nje kerkim ne forum apo ne internet per tu njohur me 100 pseudonimet, dialektet, fytyrat, besimet, kauzat, pergojimet, e nje askushi me emrin "Kastriot Myftaraj".

    Ai "rrefimi" me lart i Myftaraj dëshmon hapur donkishotizmin e tij ne mendim: Kastriot Myftaraj eshte i orientuar ndaj "fese te te pareve" por nuk na thote se cila eshte feja e te pareve. Te kete qene protestantizmi feja e te pareve tane?! Dhe sic eshte tipike per njerezit qe nuk kane asnje kornize historike dhe shpirterore referimi, Myftaraj na aplikon parimin e asaj nuses se fshatit: "Per inat te time vjehrre, do te fle me mullixhine!" Per inat te orthodhoksise e katolicizmit do te perqafoj protestantizmin. Por si nje donkishot qe eshte, edhe ne ato dy rreshta qe shkruan e deshmon "qafirllekun" e tij: Don Kishoti beson se "shqiptaret" (numri shumes) duhet te zgjedhin protestantizmin. Nuk ka mesuar ende te shkruaje ne veten e pare njejes.

    Eshte njesoj si ai femija, i biri i nje gjykatesi te ndershem, te dali e te thote qe une e kam dashur shume babane tim dhe po punoj qe te ve ne vend amanetin e tij, por ne kushtet e krijuara, eshte me mire qe une te merrem me trafiqe e korrupsion.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-07-2006 më 01:46

  9. #19
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    eshte skandaloz fakti qe Janullatusi ka drejtuar dhe vazhdon te drejtoje kishen ortodokse shqiptare.

    Shqiptaret kane pasur kishe dhe besim ortodoks (ashtu si edhe katolik dhe musliman) shume shume kohe me pare se Janullatusi ti binte maces me luge. Si nuk u vjen zorr ortodoksve shqiptare qe kane nje te huaj ne krye te kishes se tyre? A thua se u mbaruan shqiptaret?

    E per me teper ta quash kete dhunti nga perendia eshte qyaja mi none... a thua Janullatusi eshte Krishti vete ... pffff

    Citim Postuar më parë nga AMERIKANJA06
    O shqipetare te mire, perse merreni me Anastas-era e Janullatos-a?!
    Sa me shume te germosh folene e grerezave, aq me shume kafshime do maresh.
    Po ca vlere ka nenshtetesia shqipetare?E merr apo s`e merr?Po tek e fundit nder po i ben Shqiperise, pasi her e vetme qe degjoj qe nje i huaj kerkon neshtetesi shqipetare.
    Kjo tregon qe Shqiperia po ngrihet pak ne nivelin e adhurueses "ballkanike".Te ndiheni krenar per kete veprim te anastasit.

    Nejse,- me hamendje po shkruaj,-pasi as qe ja kam idene se c`behet andej.
    Atehere mire ben te mesosh dhe jo te japesh sugjerime, meqenese nuk e paske idene

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Duke pare edhe mbrojtjen e forte te Albos per te arrij ne perfundimin se nje pjese [ndoshta shumica derrmuese] e orthodhokseve shqiptare kane rene ne nje lloj dashurie fetare me te. Te mos keqkuptohet termi i nenvizuar. Me kete dua te them qe nje besimtar qe ka rene kaq keq ne dashuri e ka te veshtire te shohe situaten nga perspektiva shqiptare, nga autoqefalizmi, nga kombetarizmi etj.
    Djalosh, ti nuk e ke idene se kush eshte kryepeshkopi Anastas. Ti nuk e ke idene se kush eshte komuniteti orthodhoks. Prandaj lexo e meso mbi kryepeshkopin Anastas dhe komunitetin orthodhoks, dhe pastaj hajde dhe jep mendim perseri ne kete teme.

    Kryepeshkopi Anastas, Apostull i ditëve tona.

    Albo

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •