Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 131
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    hahah,
    sa idealist qe jo o derzi, po pse mendon qe do binte nga qielli auteqefalia po mos ishte per xhuvanin dhe nolin?

  2. #72
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo, autoqefalia, ne kuptimin politik te kesaj fjale, nuk do te binte nga qielli. Eshte e vertete qe situata e gjysmes se pare te shek.20 ka qene teper e ngutshme per te shpallur nje autoqefali kishtaro-politike.

    Mirepo, ajo qe e dallon negativisht kete perpjekje politike-kishtare, eshte MUNGESA thuajse TOTALE e dimensionit shpirteror te Kishes. Noli ia kushtoi jeten GAM-GUMEVE te pafund politike - nuk bente dot ndryshe ai se nuk besonte ne FE, ne rendesine e aspektit shpirteror, por e shihte popullin fetar ashtu sic shihte ato masat fshatare qe i ndihen Skenderbeut ne suksesin e tij - i harxhoi te gjitha energjite jo per nje shqiperim shpirteror te ortodoksise. Ato pak forca qe shpenzoi ishin ne kuptimin material-politik-institucional.

    Visarion Xhuvani, po ashtu, e lidhte me Nolin nje etje e madhe per KARRIERE dhe nuk la drejtim pa marre qe te behej i tille.

    Qe ne ato vite, ne vrojtimin tim personal, ortodoksia dallohej nga dy grupime: grupimi shqiptar ishte formal, nuk e vriste shume mendjen per saktesine e besimit dhe anen shpirterore te tij, ndersa ana po ta quajme greke (Kisi) ishte me shpirteror, me i kujdesshem ne aspektin kanonik dhe me mos-kokecarres per te bere karriere.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Persa i takon Nolit, ndoshta ke pare disa postime te miat.
    Une personalisht - ky pra eshte opinioni im personal - nuk kam ndonje mendim te mire per Nolin si Klerik ne radhe te pare por edhe si Politikan. Une nuk jam i pari qe kam keto mendime, dhe aq me teper qe kesi mendimesh ndajne jo vetem te ashtuquajturit filo-greke. Politologu i sotem, Hysamedin Ferraj, e rradhit Nolizmin, ne librin e tij Skice e mendimit politik shqiptar, ne rradhet e rrymave ANTI-nacionaliste dhe une nuk mund te them se ai nuk ka te drejte. Por une nuk ve ne dyshim kulturen e tij te gjere si dhe patriotizmin, mgjth tek kjo e fundit, ka nevoje per studime ende.

    Ti gabohesh kur thua se Noli ishte THEMELUESI i autoqefalise.
    Noli ishte nga, mund te themi, ideatoret e pare qe njihen. Punen per THEMELIMIN e beri nje tjeter Klerik ortodoks, per te cilin une po ashtu nuk kam respekt, Visarion Xhuvani, ndersa ai qe korri frutet - po ta themi keshtu - e dhenies se autoqefalise eshte Kristofor Kisi.
    Me vjen mire qe bashkohesh me mendimin tim persa i perket fjales "ortodoks". "Orthodhoks" eshte ne rastin me te mire fjale dialektale. Fjala arqipeshkv qe perdorin verioret per kryepeshkopet eshte e gabuar dhe dialektale dhe eshte gjithashtu per t'u qortuar. Noname besoj do me jepi te drejte.

    Nuk e dija rendesine e Visarion Xhuvanit ne themelimin dhe ne shkrimin e statutit te Koashit. Di vetem qe se bashku me dy tiranas te tjere perfaqesoi rrethin e Tiranes ne mbledhjen e pare te Koash-it. Mund te di pse s'ke respekt per te?

    Jane shume personazhe historike qe jane kontradiktore: Si mund te kete Franca e sotme respekt per Napoleonin kur ky mjeran e shtiu ne lufte me gjithe Evropen, e varferoi, humbi te gjitha lufterat dhe rreth 80% te siperfaqes se kolonive (shitja e 1/3 te territorit te sotshem te ShBA (Louisiana e atehereshme))? E megjithate perseri respektohet nga Francezet.

    Shqiptaret vuajten nga Enver Hoxha sepse ai i mjeroi dhe shkaterroi shume mite kombetare. Nga ana tjeter do vije nje kohe qe ai do kujtohet edhe per te mira pasi arriti formimin e gjuhes kombetare, trefishoi popullsine, dhe formoi nje fare bashkimi te shqiptareve nepermjet nje aktiviteti shume te mire kulturor (kulture qe thuajse mungon tashme: qindra filmat, dramat, veprat muzikore, dhe estradat e periudhes se realizmit socialist megjithe helmin stalinist, prape jane artistikisht me cilesore se shumica e kultures masive qe prodhohet sot ne Shqiperi).

    Si perfundim, nje ortodoksi nuk mund t'i shkoje shume te shkele mbi figuren e iniciatorit te autoqefalise, qofte Noli edhe ai qe beri revolucion te majte ne vitin 1924. Si klerik nuk di te kete pasur ndonje te mete dhe delet e kopese se vete kane pasur vetem fjale te mira per te. Neqofte se i kritikohet ndjenja e theksuar e patriotizmit, ky eshte gabim, pasi ortodokset duhet te kujtohen gjithmone qe eshte tipike e kishes ortodokse marrja pjese ne ceshtjet politike. Primati rus, primati serb, primati rumun etjere jane njerez me influence dhe nuk hezitojne ta perdorin kete influence per mbrojtjen e popullit te tyre. Primati shqiptar (qe shqiptar nuk eshte), nuk me duket qe te jete nje figure e tille mbrojtese. Ndoshta duhet te marre shembull nga primatet e tjere. Ose nga figura historike, si Noli.

    Ky i fundit bashkepunoi edhe me Enver Hoxhen per te miren e Shqiperise. La menjane mosperputhjen e bindjeve politike vetem per te miren e atdheut. Nje njeri i tille i duhet kishes ortodokse shqiptare, nje shqiptar qe te perfaqesoje gjithe shqiptaret. Jo nje njeri pa pasaporte. Argumenti qe ky njeri na sherben vetem per marredheniet tona me qiellin nuk qendron pasi kundershtohet nga praktika e vendeve te tjera (e para Greqia), nga historia, dhe nga tradita.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Jo, autoqefalia, ne kuptimin politik te kesaj fjale, nuk do te binte nga qielli. Eshte e vertete qe situata e gjysmes se pare te shek.20 ka qene teper e ngutshme per te shpallur nje autoqefali kishtaro-politike.

    Mirepo, ajo qe e dallon negativisht kete perpjekje politike-kishtare, eshte MUNGESA thuajse TOTALE e dimensionit shpirteror te Kishes. Noli ia kushtoi jeten GAM-GUMEVE te pafund politike - nuk bente dot ndryshe ai se nuk besonte ne FE, ne rendesine e aspektit shpirteror, por e shihte popullin fetar ashtu sic shihte ato masat fshatare qe i ndihen Skenderbeut ne suksesin e tij - i harxhoi te gjitha energjite jo per nje shqiperim shpirteror te ortodoksise. Ato pak forca qe shpenzoi ishin ne kuptimin material-politik-institucional.

    Visarion Xhuvani, po ashtu, e lidhte me Nolin nje etje e madhe per KARRIERE dhe nuk la drejtim pa marre qe te behej i tille.

    Qe ne ato vite, ne vrojtimin tim personal, ortodoksia dallohej nga dy grupime: grupimi shqiptar ishte formal, nuk e vriste shume mendjen per saktesine e besimit dhe anen shpirterore te tij, ndersa ana po ta quajme greke (Kisi) ishte me shpirteror, me i kujdesshem ne aspektin kanonik dhe me mos-kokecarres per te bere karriere.
    une nuk po e bej nolin dhe xhuvanin perendi. dihet qe dhe ato kane pasur fajet e tyre. po prape se prapi, rolin qe kane patur ne historine e kishes dhe te shqiperise ne pergjithesi e vlersoj si positiv. idealisht, do ishte me mire sikur te kishin qene me 'shpirteror' po jo c'do gje mundet te krijohet me shpirtersi, si kujton ti se jane krijuar kishat auteqefale te serbise e bullgarise?

    sa per ateizmin e nolit, nuk ja vlen te merremi me spekullime te tilla, se cfare ka qene noli e di me mire noli dhe perendia.

    p.s. hidhi nje sy asaj temes qe kam hapur te nenforumi ortodoks, po ke mundesi.

  5. #75
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    termi ortodoks ka pasur nje evolim ne shqiptim edhe ne vete greqishten. TH-ja dhe DH-ja jane perdorur vone, mund te themi nga shek.9 pas K, nderkohe qe ne greqishten e lashte nuk ka pasur germa as DH as TH.
    Nje verejtje,

    TH-ja ka egzistuar qe ne gjenezen e gjuhes dhe simbolizohet me germen Θ. Ajo qe nuk ka egzistuar fonetikisht ka qene DH-ja dhe jo deri ne shekullin e IX, por deri ne shek. e II-III pas K. Dhe termi orthodhoks ka lindur ne kete shekull (te III-in). Keshtu qe i bie qe termi te shqiptohej 'orthodhoks'. Nejse. Sa per ortopedikun ka rendesi edhe gjuha nga e cila ka hyre ne shqipe. Psh, termi orthodhoks ka hyre nga greqishtja, kurse ortopediku ka hyre nga ndonje gjuhe neolatine ose nga anglishtja, keshtu qe ka pesuar evolimin gjuhesor pa u futur ne shqipe.

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Sa per ortopedikun ka rendesi edhe gjuha nga e cila ka hyre ne shqipe. Psh, termi orthodhoks ka hyre nga greqishtja, kurse ortopediku ka hyre nga ndonje gjuhe neolatine ose nga anglishtja, keshtu qe ka pesuar evolimin gjuhesor pa u futur ne shqipe.
    Ka noi mundesi qe fjalet te pesojne evoluim edhe ne shqip (pervecse ne gjuhe te tjera), apo nuk na e lejon hiresia e tij?

  7. #77
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ka qene Noli ateist? Une po ju them ne menyre te perseritur dhe nuk ka shume nevoje per filozofi:

    hapni volumet me shkrimet e Nolit, i gjeni ne cdo librari. Me duket se tek ai i gjashti, nqs e mbaj mend sakte, do te gjeni letren e kryepeshkop Nolit derguar Miqve te Bashkimit Sovjetik ne 1927. Lexojeni ate leter dhe po patet mundesi silleni ne forum ta lexojme te gjithe e ta gjykojme.

    I Madhi Mustafa Kruja e ka njohur Nolin personalisht. Ne librin me korrespondencen e tij, nuk e di ne ka dale ne shitje tashme, gjate viteve te emigrimit pas 1945 me nje prift katolik shqiptar po te emigruar, ku Kruja derdh briliancen e tij intelektuale dhe patriotike, pohon per Nolin se ishte ateist etj...

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    do e konsideroje dhe patriark serxhion, ateist ti?

    une nolin do e konsideroja ateist vetem ne qoftese ai do pohonte vete qe ishte i tille. s'besoj se ka bere gje te tille.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Me atei zmin e Nolit jam dakord edhe unë.Për një arsye, sepse diku kam hasur një shkrim dhe sot nuk jam në gjëndje ta gjej,megjithatë do mundohem,ku shkruhej se: Noli vendosi të vishej prift e të udhëhiqte autoqefalin Shqiptare për disa arsye madhore,politike dhe patriotike. Për këto unë e vlerësoj shum dhe e nderoj si rilindasit.

  10. #80
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Ali Baba Tepele
    Me atei zmin e Nolit jam dakord edhe unë.Për një arsye, sepse diku kam hasur një shkrim dhe sot nuk jam në gjëndje ta gjej,megjithatë do mundohem,ku shkruhej se: Noli vendosi të vishej prift e të udhëhiqte autoqefalin Shqiptare për disa arsye madhore,politike dhe patriotike. Për këto unë e vlerësoj shum dhe e nderoj si rilindasit.
    Te paketn Noli ka punuar per shqiperi , edhe pse pati gabime gjate qeverisjes se ti gjasht mujore .
    Por dallimi midis Nolit dhe JanullaMutit eshte i madh .Njeri ka punuar e luftuar pe shqiperi e tjetri e ben te njejten per Greqi !!!
    Noli eshte patriot i kombit Shqiptar dhe JanullaMuti eshte patriot i kombit grek

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •