Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 131
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    faktikisht me sa di une, pelushi ka qene mysliman me origjin. dhe dy peshkopet e rinj qe jane bere tani kane emra myslimane.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e I KTHYERI
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Postime
    85
    Kur shkruhet fjala "orthodhoks" gjuha del dy here perjashte gojes, duket sikur po tallesh.

    Shoku kur thua orthodhoks kuptohet vetem nje gje ADHURIM I DREJTE, dhe ska asnje tallje ne te.


    Ortodoks eshte me bukur dhe ne standardin e shqipes letrare.



    Shoku ajo qe duhet te kuptosh eshte me e thjeshte se perpara se te hapesh nje debat letrar duhet te jesh i qarte me ate qe do te thush. A e di ti se shqipja ka "TH" edhe "Dh" dhe fjala Orthodhoks eshte nje fjale jo shqip dhe ne nuk na lejohet qe te bejme me te c'te duam. Dhe perderisa shqipja ka ke to dy germa ne nuk kemi pse ti zevendesojme me germa te tjera, si ndodh me gjuhet e tjera qe bejen konvertim te germave per arsye te mospasjes se atyre germave.


    Myslymanet qe merakosen per Janullatosin le te konvertohen ne te krishtere dhe si te tille te luftojne brenda kishes per te nxjerre njerez me te mire se Janullatosi. Nga jashte eshte kollaj: behuni te krishtere dhe ribejeni kishen shqiptare (autoqefalia eshte per sy e faqe, pasi tre peshkopet e Koash-it jane greke).

    Shoku atutoqefalia e KOASH-it eshte e vertete dhe e njohur nga te gjitha Kishat Orthodhokse ne te gjithe boten. Dhe ata qe udheheqin KOASH-in jane PESHKOPE te KRISHTIT dhe kaq.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Shoku miku, ti thua qe fjalen "orthodhoks" eshte fjale jo shqip? Dakord jam, nuk eshte shqip, atehere le te perdorim fjalen shqip, "ortodoks".

    Neqoftese insiston qe duhet te perdorim fjalen "orthodhoks", me thuaj ne cilin fjalor te shqipes mund ta gjej, pasi une nuk e gjej fare.

    Autoqefalia do te thote "koke me vete", pra i pavarur. Kishat ortodokse lindore e kane kishen e pavarur sipas shtetit kombetar. Shqiperia eshte shteti i vetem ku kisha autoqefale i ka 3 peshkopet te huaj dhe s'ka asnje peshkop shqiptar. Nuk e kuptoj si mund te quhet "autoqefale" nje kishe ku asnje nga top-3 udheheqesit e saj s'ka nenshtetesi shqiptare. Situata eshte e ngjashme me ate te vendeve afrikane apo latinoamerikane te sapopushtuara nga misionet amerikane.

    Kjo nuk mund te ndodhi ne Shqiperi pasi krishterimi ka hyre ketu per 2000 vjet. Eshte e turpshme qe disa te huaj te uzurpojne fronat e peshkopeve qe duhet te zihen nga shqiptare. Argumentimi juaj qe peshkopet i sherbejne Krishtin eshte shume i varfer. Neqoftese do te ishte keshtu nuk do te qendronte fare ne kembe modeli i autoqefalise. Le te behemi te gjithe katolike e t'i falemi nje pape.

    Po ne jemi ortodokse dhe si te tille ne nuk besojme ne pagabueshmerine e tij, dhe besojme ne autoqefali: kisha duhet te qeveriset brenda nje shteti. Atehere le te pranojme qe jemi te pazote te kemi prifterinj te mire pasi jemi race inferiore ndaj grekeve dhe pike.

    Ose te besojme qe qarqet ortodokse prane Janullatosit jane krejtesisht te pafuqishem per te ndryshuar status quo-ne qe ekziston ne kete kishe tashme. Duket si e pamundur qe kleri shqiptar te fitoje autonomine te pakten per 20 vjetet e ardhshem, pasi kreu duhet te jete nje i huaj. Papa Kristo Negovani dhe Fan Noli po perpeliten nen dhe'.

    Shoh shume komente negative per Nolin. Turp t'ju vije te gjitheve pasi harroni qe ishte forca e klerit ortodoks shqiptar dhe katolik qe ka mbrojtur Shqiperine ne arenen nderkombetare. Ka mbrojtur Shqiperine nga rreziqet qe vijne nga lart e nga ato qe vijne nga poshte per shume shekuj me radhe. Te ishte puna per grekun, do na kishte marre qe te gjithe te mblidhnim domatet e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga qorrbiba : 10-05-2007 më 16:33

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e I KTHYERI
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Postime
    85
    faktikisht me sa di une, pelushi ka qene mysliman me origjin.

    Zoteri me duket se ne kete konstatim nuk je shume korekt, te krishteret nuk besojne se ai qe lind, lind automatikisht me nje besim. Ne besojme se cdo njeri qe lind, lind nje qenie e lire, me vullnet te lire per te zgjidhur besimin e tij dhe per ta jetuar ate. Besimi me sa njoh une nuk eshte transmetim genesh, por eshte pranim i lire i menyres tende te te jetuarit. Dhe ne si ikone e Perendise jemi te lire te zgjedhim menyret tone te te jetuarit dhe natyrisht besimin tone. Nga kjo gje nuk ben perjashtim as Mitropoliti i Korces Imzot Joani.


    dhe dy peshkopet e rinj qe jane bere tani kane emra myslimane.



    Per informim jo dy por tre peshkopet e rinj quhen Episkopi i Gjirokastres Imzot DHIMITRI Episkopi i Apollonise Imzot NIKOLLA dhe Episkopi i Krujes Imzot ANDONI, keta jane Episkopet e rinj qe u dorezuan dhe qe jane pjese e Sinodhit te Shenjte te KOASH-it.


    KRISHTI U NGJALL

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Perdorimi i termit "orthodhoks", i imponuar nga kleri i KOASH-it nuk eshte thjesht letrar. Eshte permbajtes i nje ideologjie qe shkel me kembe mbi gjuhen shqipe.

    Kleri i Koash-it mundohet te marre neper kembe gjuhen shqipe pasi greqisht thuhet "orthodhoks". E cfare pastaj? Duhet t'i themi gjithe fjalet me rrenje greke ashtu si thuhen greqisht? Duhet te flasim greqisht e te harrojme shqipen?

    Kjo shkelje me kembe eshte maja e ajsbergut te nje projekti asimilimi. Sipas ketij projekti ortodokset shqiptare duhet te harrojne gjuhen e tyre letrare e te flasin greqisht, te harrojne perpjekjet shekullore te bashkimit te gjuhes nga dialektet e te fillojne te percahen. Bashkimi de facto i gjuhes (i arritur nga Enver Hoxha ne vitet '50) ishte nje arritje e jashtezakonshme kombetare. Bashkimi i tokave shqiptare do te behet nje dite realitet edhe ai.

    Po kreret e Koash-it nuk jane te interesuar per bashkimin e shqiptareve. Kjo eshte nje cike kontradiktore, pasi kisha ruse mundohet per bashkimin e ruseve, kisha greke per ate te grekeve, kisha serbe per ate te serbeve, kisha rumune per bashkimin e rumuneve. Kisha autoqefale shqiptare ka websajtin shqip dhe greqisht. Librin qe Janullatosi shkruan nuk e shkruan fare shqip po vetem greqisht, botimi shqip nuk eshte i disponueshem. Sherbesat behen greqisht kur shumica e besimtareve jane shqiptare.

    Kjo nuk eshte nje kishe qe te bashkoje shqiptaret po qe t'i percaje. Ata qe do me pergjigjen qe kisha i sherben vetem krishtit nuk do t'i lexoj fare pasi ose jane te verber ose jane te pabese.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Po te shkosh ne faqen zyrtare te Koash-it dhe te klikosh ne "Historia dhe Tradita"

    Shih ketu: http://www.orthodoxalbania.org/Shqip/MainMenu.html

    te del fotografia e nje kishe paleokristiane ne Butrint. Asnje gjysme fjale s'thuhet per themeluesin e kishes autoqefale, Fan Nolin. Cdo kishe autoqefale krenohet me historine e me periudhen kur u be ajo autoqefale. Asnje gje e tille nuk thuhet ne faqen zyrtare te Koash-it.

    Historise i eshte vene qellimisht nje pluhur harrese. Kujt i intereson ky pluhur? Pergjigjen te ma thote Seminaristi qe eshte i vetmi prift me nje fare logjike, pasi gjithe zagaret e Janullatosit qe sundojne forumin nuk me interesojne.

  7. #67
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E per cfare i duhet valle ? Te na "sherbeje" me mire ? Ai eshte njeriu i zotit, ci duhen keto burokracira.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #68
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Citim Postuar më parë nga qorrbiba
    Perdorimi i termit "orthodhoks", i imponuar nga kleri i KOASH-it nuk eshte thjesht letrar.

    Mirepo komunitetet e tjera te krishtera ne FSH nuk jane te imponuara "katholik" apo "prothestant" lol

  9. #69
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga qorrbiba
    Pergjigjen te ma thote Seminaristi qe eshte i vetmi prift me nje fare logjike, pasi gjithe zagaret e Janullatosit qe sundojne forumin nuk me interesojne.

    Faktikisht, une nuk jam prift. Gjithsesi, nqs prift ti quan nje besimtar ortodoks, nuk je dhe aq gabim, nqs do ta perdoresh kete term, sepse te gjithe besimtaret marrin pjese ne prifterine e quajtur mbreterore.

    Persa i takon termit "orthodhoks", sic duket nga vete perdorimi qe une i bej, parapelqej trajten "ortodoks". Pse? Arsyet jane shume te thjeshta: eshte ne gjuhen letrare shqipe; eshte i thjeshte ne shqiptim dhe nuk tingellon si nje fjale-oaz antikiteti ne veshet e shqiptareve jo ortodokse.

    Arsyetimet, se termi eshte orthodhoks ne origjinal, apo se keshtu eshte standartizuar ne KOASH, nuk me duken te sakta, sepse:

    termi ortodoks ka pasur nje evolim ne shqiptim edhe ne vete greqishten. TH-ja dhe DH-ja jane perdorur vone, mund te themi nga shek.9 pas K, nderkohe qe ne greqishten e lashte nuk ka pasur germa as DH as TH.

    Se dyti, fjalet e huazuara nga nje gjuhe e huaj i pershtaten ligjeve vendore fonetikore. Kryq - Croce; Qytet - Cita; Kishe - Eklesia; Ungjill - Evangjel; shenjt - sanct etj.
    Aq me teper qe nuk ka pse te behet perjashtim me termin ortodoks ne nje kohe qe perdorim termin 'ortopedik' nga origjinali 'orthopedhik' e shume terma te tjere te pershtatur ne fonetiken e gjuhes shqipe.


    Se dyti, KOASH, mesa di une, nuk ka standartizuar ndonje dialekt te vecante si gjuhe te vete. Ajo qe mund te thuhet per perdorimin e formes orthodhoks, eshte vetem qe keshtu eshte aplikuar ne menyre subjektive pa ndonje proces zyrtar.

    Megjithate, une nuke e shoh me aq ekzagjerim edhe perdorimin e formes 'orthodhoks' ne vend te ortodoks. NE FE, shpesh here, kur kemi te bejme me terma KYC te besimit, aq me teper ne nje vend si i yni, ku ka tre fe-qyteterime, perdoret nje forme e vecante e dukshme qe bashke me kuptimin fetar mbart nota kulturore, krahinore.

    Psh, a nuk perdorin katoliket termin Arqipeshkvi, nga italishtja archivescovo, qe vete eshte nje variant i termit grek? Fjala shqipe eshte Kryepeshkopate. Ne perdorimin e atij termi ka ngjyrim kulturor-fetar.



    Persa i takon KOASH, perbehet nga gjashte peshkope, tre jane shtetas greke, kater jane etnikisht shqiptare, nje nga te katert eshte Arvanitas.

  10. #70
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Persa i takon Nolit, ndoshta ke pare disa postime te miat.
    Une personalisht - ky pra eshte opinioni im personal - nuk kam ndonje mendim te mire per Nolin si Klerik ne radhe te pare por edhe si Politikan. Une nuk jam i pari qe kam keto mendime, dhe aq me teper qe kesi mendimesh ndajne jo vetem te ashtuquajturit filo-greke. Politologu i sotem, Hysamedin Ferraj, e rradhit Nolizmin, ne librin e tij Skice e mendimit politik shqiptar, ne rradhet e rrymave ANTI-nacionaliste dhe une nuk mund te them se ai nuk ka te drejte. Por une nuk ve ne dyshim kulturen e tij te gjere si dhe patriotizmin, mgjth tek kjo e fundit, ka nevoje per studime ende.

    Ti gabohesh kur thua se Noli ishte THEMELUESI i autoqefalise.
    Noli ishte nga, mund te themi, ideatoret e pare qe njihen. Punen per THEMELIMIN e beri nje tjeter Klerik ortodoks, per te cilin une po ashtu nuk kam respekt, Visarion Xhuvani, ndersa ai qe korri frutet - po ta themi keshtu - e dhenies se autoqefalise eshte Kristofor Kisi.

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •