Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 131
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    Citim Postuar më parë nga majtasdjathtas
    pse insiston kot o Kryeengjell qe je Shqiptar

    Nuk mund te thuash dot :

    "Une jam Shqiptar dhe mbeshtes ate qe ishte kunder nderhyrjes se Natos per te mbrojt civilet Shqiptare, pra ate qe si behej vone pse Shqiptaret masakroheshin"

    Ose je Shqiptar ose e mbeshtet Janullatosin ,... thjesht

    O robo une kam folur vetem per kufijte dhe nuk u mora me te therrura mes shqiptarve etj si keto dhe besoj se nuk kam folur gabim qe kufijte nuk mund ti ndryshoje askush.

    O njeri une nuk mund te jem dicka sepse ti mendon ashtu, kombesia trashegohet dhe nuk eshte diplome shkolle, pastaj kush te ka thene ty qe ata qe mbeshtetin Janullatosin nuk duhet te jene shqiptare, po dicka tjeter. Po amund te na thoni cfare jemi ne qe mbeshtetim Janullatosin, sepse ca na beni greke, ca maqedonas, ca serbe dhe te tjere jane aq te marre sa na bejne edhe ruse.

    Qe them se jam shqiptar nuk insistoj dhe nuk dua ti mbush mendjen njeriu, them ate qe di se jam sikunder edhe te paret e mi, po te isha dicka tjeter nuk do te me behej fare vone qe ta thosha sepse nuk ka te keqe edhe sikur te kisha tjeter kombesi.

    Por mbi te gjitha them se jam Orthodhoks dhe i perkas Kombit Shqiptar dhe nuk i heq as i shtoj gje identitetit tim.

    Sa per mendimet e te tjerve nuk ma ndjen fare, le te mendojne si te duan ne lirine e tyre.

  2. #52
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Ej o Kryeengjell "Orthodhoksi " hidhi nje sy ketij artikullit qe ka shkruar Myftaraj per shoket e tu

    Shosharët

    Kastriot Myftaraj

    “Shosharët” në artikullin e tyre shkruajnë: “Kush nuk e ka kuptuar duhet ta ketë të qartë se Kryepiskopi Anastas është një figurë e paqes, e harmonisë ndërfetare, e miqësisë dhe dashurisë ndërmjet popujve dhe jo e luftës, armiqësisë dhe konflikteve”.Problemi i “shosharëve” është se Janullatosi ua çjerr “shoshën” me të cilën ata duan të mbulojnë politikën helenizuese të Kishës Ortodokse Shqiptare të uzurpuar prej tij, pasiqë ai edhe kohët e fundit e konfirmoi edhe një herë se është instrument i politikës nacionaliste greke, kur u prit në qershor të këtij viti zyrtarisht nga kryeministri grek Karamanlis dhe shtetarë të tjerë të lartë grekë, në një kohë që kryeministri Berisha nuk është ftuar ende zyrtarisht në Greqi. Çfarë do kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, që nuk është subjekt në marrëdhëniet ndërshtetërore që të takohet me shtetarët e një vendi tjetër, në nivele të tilla, gjatë vizitës së tij në një vend tjetër. Me këtë Greqia tregon se Janullatosi është “Jakomoni” grek në Shqipëri. Takimi Karamanlis-Janullatos u bë edhe më i dyshimtë se të dy palët nuk bënë deklarata pas tij,

    çka tregon se kreu i një komuniteti fetar në Shqipëri paska çështje sekrete me kryeministrin e një vendi tjetër.

    Janullatosi është politikan e çfarë politikani, ai është prodhues politikanësh. Nga një debat televiziv para dy vitesh mësuam prej kryetarit të LDLNJ, Ligoraq Karamelo, se kryetari aktual i PBDNJ dhe ish-kryetari i Omonia-s, Vangjel Dule, ka qenë përkthyes i Janullatosit para se të hyjë në politikë.

    Dhe “shosharët” janë njerëzit më të papërshtatshëm për t’ a mbrojtur Janullatosin me fjalët e cituara më lart, pasi ata e kompromentojnë Janullatosin duke e mbrojtur. Së paku njëri prej tyre dhe pas të gjitha gjasave është edhe autori i artikullit, profesori, është i fotografuar dhe i filmuar duke shëtitur për dy ditë rresht hipur mbi një tank në mars 1997, si luftëtar për çështjen e Vorio-Epirit. Edhe këto mund të dalin po të vazhdohet kjo polemikë. “Shosharët” shkruajnë: “Gjatë diktaturës komuniste, Kishës Ortodokse iu shkatërruan të gjitha institucionet manastire, bazilikat, kishat. U vodhën dhe u dogjën kodikët, kronikat, ikona, sende me vlerë, bibliotekat e manastireve, etj. U shkatërrua sistemi kleriko-laik në të gjitha mitropolitë e dioqezat, të cilat ishin ngritur e funksiononin në shekuj”.
    Por këto gjëra nuk i bëri vetë Enver Hoxha me dorën e tij, por i bënë njerëz të tjerë, që duke u treguar të zellshëm në këtë fushatë, donin të përfitonin nga regjimi komunist. Nga të dhënat, jo ato të dala nga skutat e kafeneve, por nga dokumentet, më rezulton se së paku tre nga “shosharët” kanë qenë pjesëmarrës të zellshëm të grupeve që sulmuan institucionet fetare për t’ i prishur. Edhe pse ka kaluar shumë kohë, dokumentet kanë aftësinë të na bëjnë ta rijetojmë atë kohë dhe ia vlen të dalin në dritën e diellit disa fakte, që nuk mbulohen me “shoshë” dhe atëherë dikush do të turpërohet në pleqëri dhe “niveli qytetar” do t’ i marrë fund.
    “Shosharët” nuk mungojnë që të përdorin edhe argumentin se ato që unë kam thënë për Janullatosin janë të pavërteta për shkak se: “Ky personazh ( është fjala për z. Myftaraj), duke qenë një pikëpyetje e madhe nuk lë pa denigruar dhe gojosur edhe figura të tjera të shquara të kulturës dhe shkencës shqiptare si gjeniun e letërsisë shqipe shkrimtarin Ismail Kadare, akademikun Ylli Popa, studiuesit e shquar Pirro Misha dhe Aurel Plasari dhe figura politike e shoqërore të shquara si presidentin Moisiu, Pandeli Majko, Teodor Laço, Sabri Godo e të tjerë dhe në një artikull që shkroi para disa kohësh nuk kurseu as ambasadoren e SHBA-së, znj. Marsi Ris si dhe z. Xhorxh Soros”.

    Ironia me “shosharët” është se përmendin emrat e njerëzve që i kanë shërbyer regjimit komunist pikërisht për t’ i bërë të këqijat që ata kanë treguar më lart. Ismail Kadare i ka shërbyer regjimit për të intoksikuar brezat, duke letrarizuar ideologjinë dhe si deputet i parlamentit komunist ka votuar pro Kushtetutës së vitit 1976 që ndalonte fenë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Ylli Popa si deputet në atë kohë. Alfred Moisiu, si zëvendësministër i mbrojtjes dhe shef i projektit për bunkerizimin e Shqipërisë, është simbol i regjimit komunist. Pirro Misha dhe Aurel Plasari i kanë shërbye regjimit duke intoksikuar brezat me ideologji si autorë të parathënieve të librave që përkthenin.

    Teodor Laço në romanet dhe dramat e veta i ka paraqitur priftërinjtë ortodoksë, sipas parimit marksist për fenë, si përhapës të “opiumit për popullin”. Ismail Kadarenë e kanë vënë të parin se ia dijnë për nder që ai kur bën fjalë vazhdimisht për vitin 1914 dhe lëvizjen islamike “Dum Babën” të Haxhi Qamilit, nuk përmend homologen e saj në Jug të Shqipërisë, lëvizjen vorio-epirote, që ishte një kryqëzatë ortodokse dhe që si çështje kronologjie, në fakt filloi para lëvizjes islamike, duke u bërë në një farë mënyre dhe shkaku i saj. Dhe këtë gjë Kadare nuk e bën për hir të Eskili, si adhurues i të cilit është shpallur me kohë, por për hir të Nikolas Gejxhit, që siç deklaroi Fatos Nano në Top Channel, në prill 2004, paska bërë që librat e Kadaresë të botohen në SHBA-të (në disa shtëpi botuese me aksionerë greko-amerikanë), sa për të thënë që Kadare u botua dhe në SHBA-të. “Shosharët” mendojnë se më kanë kapur “mat” kur më thonë se unë paskam kritikuar dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, së cilës ata ia shkruajnë emrin gabim, si dhe Sorosin. Unë e kam kritikuar ambasadoren aktuale amerikane, ata që kanë qenë para saj dhe do të kritikoj dhe ata që vijnë pas saj, në rast se shoh diskrepancë midis politikës amerikane dhe veprimeve të diplomatëve amerikanë në Tiranë. Unë zonjën Ries e kam kritikuar se ajo është identifikuar shumë me organizata dhe individë që janë të lidhur ngushtë me George Soros në Shqipëri, në një kohë që Soros e ka deklaruar hapur eprorin e zonjës Ries, Presidentin Bush, si një rrezik për botën, për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Irak. Por, “shosharëve” të Janullatosit nuk u bëhet vonë për zonjën Ries, por e duan atë vetëm se ajo ka përkrahur publikisht organizatat e varura nga Soros, që është mbështetës i hapur i politikanit ortodoks Edi Kristaq Rama, që para Janullatosit paraqitet si ortodoks dhe para Sorosit si njeri me origjinë hebreje.

    Është shumë qesharake kur sheh “shosharët” e Janullatosit që të dalin si mbrojtës të SHBA-ve dhe Sorosit, kur dihet se tek klerikët ortodoksë dhe intelektualët ortodoksë në Shqipëri si bestseller janë libra me profeci të shkruara nga murgjër të Malit Athos në Greqi, ku shpjegohet Apokalipsi duke u quajtur SHBA-të si “Babilonia”, që do të shkatërrohet së bashku me Izraelin e “popullit të mallkuar”, si dhe duke u shpjeguar 666 me “Presidenti i SHBA”. Në vitin 1999 Kisha Ortodokse Shqiptare ka botuar një libër për Dostojevskin si besimtar ortodoks, (“Dostojevski nuk ishte i vetmuar”), libër i botuar nën kujdesin e Janullatosit, siç shkruhet në të, kur dihet që Dostojevski, në këtë aspekt ka qenë një pansllavist mesianik ortodoks që parashikonte triumfin botëror të ortodoksisë dhe pansllavizmit. “Shosharët” nuk mungojnë që të mbajnë anën e Greqisë edhe në skandalin e zhvarrimeve në Përmet, duke shkruar: “Edhe incidenti lokal i zhvarrosjes së disa ushtarëve grekë në një fshat të Përmetit, që duhej të zgjidhej me mendje të kthjellët dhe maturi, u fry në ato përmasa dhe deformua ka shumë për t’i shërbyer qëllimeve të mbrapshta të disa politikanëve dështakë që u mblodhën në një kor të përbashkët për të baltosur figurën e ndritur të Kryepiskopit Anastas.
    Në një emision televiziv të kanalit Top Channel të datës 12 qershor të këtij viti Sabit Brokaj ish ministër i mbrojtjes në qeverinë Nano pas vitit 1997 dhe i shkarkuar nga kjo qeveri për motive të dobëta dhe pseudo historiani Pëllumb Xhufi, ish ambasador i qeverisë Nano në Romë, bashkë edhe me një ish gjeneral të regjimit komunist së bashku edhe me përfaqësues të dyzet shoqatave fantazmë, kaq sa nuk ka as në SHBA, të gjithë këta jo të fesë ortodokse, marrin guximin, njëkohësisht edhe turpin, për të nxirë një figurë kaq të pastër siç është ajo e Kryepiskopit Anastas, pa marrë parasysh se çfarë përshtypje të keqe krijon kjo sjellje e ulët në opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Njerëz të tillë nuk mund të kenë të ardhme në poltikën evropiane të Shqipërisë”.

    Me këtë “shosharët” kanë treguar se ata si puna e tyre që kanë uzurpuar hierarkinë e kishës dhe forumet e komunitetit ortodoks në Shqipëri janë njerëz të Greqisë, që bëjnë lojën e nacionalizmit grek. Ata, si gjithë filogrekët, kërkojnë maturi vetëm nga ana shqiptare në raport me grekët dhe me maturi kuptojnë që shqiptarët të kapitullojnë para grekëve, duke pranuar çdo kërkesë të këtyre të fundit. Nuk është faji i shqiptarëve që nxiten nga skandali i eshtrave për të kërkuar largimin e Janullatosit. Janullatosi bëri një provokim politik duke lejuar që arkivolet me eshtrat e ushtarëve grekë të vihen në kishat shqiptare dhe duke lejuar që në një manastir ortodoks shqiptar në Këlcyrë tashmë të ngrihet një varrezë ushtarake greke. Janullatosi e bën këtë sepse varrezat ushtarake greke ai i sheh në të njëjtin sens si katedralet ortodokse që ngre gjithandej në Shqipëri, deri edhe në qendër të Tiranës, si bastione të Helenizmit, që duhet të shërbejnë si simbole për të treguar karakterin helen të trojeve shqiptare.

    Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka asnjë punë që të ngatërrohet me eshtrat e ushtarëve grekë. Greqia mund të dërgonte një prift të vetin për t’ u bërë shërbimet atyre dhe arkivolet mund të mbaheshin në konsullatën greke në Gjirokastër, siç u mbajtën eshtrat e ushtarëve gjermanë të vrarë në Shqipëri nga ambasada gjermane në Tiranë. Tekefundit, edhe grekët në Luftën e Dytë Botërore e kapërcyen kufirin shqiptar me qëllim okupimi dhe aneksimi dhe prova për këtë është në një momument zyrtar në qendër të Athinës, në monumentin e ushtarit të panjohur para parlamentit grek, ku emrat e qyteteve shqiptare si Gjirokastra, Saranda, Korça, Tepelena, Përmeti, Pogradeci paraqiten si vende të shenjta të helenizmit për të cilat ushtarët grekë kanë derdhur gjakun. Në këto rrethana, involvimi i Kishës Ortodokse Shqiptare në këto çështje, nuk mund të jetë një çështje e brendshme e komunitetit ortodoks, por një çështje e të gjithë shqiptarëve, pasi cënon sigurinë nacionale. Prandaj, kanë bërë mirë ata politikanë shqiptarë që janë shprehur në atë mënyrë dhe të tjerë duhet të kishin ndjekur shembullin e tyre. “Shosharët” duan që të na impresionojnë duke thënë se kush shan Janullatosin dhe Greqinë është antieuropian. Ata duan që ne europianizmin ta shohim si helenizëm. Kjo është një gjë qesharake se Greqia ka vetë probleme të mëdha me Europën, posaçërisht Bashkimin Europian, ku është pranuar dhe ka fituar benefice të mëdha vetëm në rrethanat specifike të Luftës së Ftohtë, kur qe e përkëdhelura e Perëndimit. Por, tash që rëndësia gjeopolitike e Greqisë është relativizuar mjaft, pasi ajo nuk është më bastion kundër invazionit rus në Mesdhe, ajo nuk shihet më si e privilegjuara e Perëndimit në Ballkan.

    Antiamerikanizmi virulent që dominon në shoqërinë greke i ka bërë SHBA-t që ta nxjerrin Greqinë nga lista e aleatëve gjeopolitikë (instalimi i bazave amerikane në Bullgari e tregon këtë) dhe madje ta perceptojnë si një rrezik për interesat amerikane në Ballkan. Pas të gjitha gjasave, Greqia tashmë po vjen koha që Greqia të paguajë koston e problemeve që i ka krijuar Perëndimit që kur është krijuar si shtet. Shpejt do të vijë koha që fqinjët e Greqisë, që kanë llogari të vjetra me të, të bashkohen për t’ i kërkuar revanshin asaj. Një kosto sigurisht që do të paguajnë dhe filogrekët tanë, të cilët atëherë ndoshta për të shpëtuar, sipas traditës së tyre kameleoneske do të shkojnë t’ i puthin dorën At Nikolla Markut, që atëherë do të jetë në vendin e Janullatosit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 01-05-2007 më 10:41

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    172
    O robo je shume i pa qarte ne ate qe do te thuash e ke bere lesh muhabetin me ruse dostojfske e sa emra te tjere ke permendur. Per ate mish mash emrash nuk e mendoj te arsyshme te marr guximin te pergjigjem se nuk dua te merrem me kesoj historish. Politika politikanet dhe marredheniet nderkombetare te shteteve te tjera jane pese me hic per mua. Por po te them perse eshtrat u vendosen ne Kishe, eshtrat e te krishterve ortodokse jane vendosur neper kisha qe ne kohe dhe kjo nuk eshte as nje dukuri e re dhe as e pa njohur per Kishen Orthodhokse ne mbare boten, ka edhe shume shembuj ne shqiperi edhe sot ku kishat jane plot me heshtra ortodoksesh jetenderruar. Keto eshtra nuk u vendosen ne nje Kishe Orthodhokse, per shkak te kombesise, por sepse ishin eshtra otodoksesh dhe kaq. Kisha eshte vendi i prehjes per ortodokset qe kur jane gjalle edhe pasi nderrojne jete. Ky nuk eshte gjynah dhe per tjetren Kisha eshte Ortodokse dhe kjo gje perben thelbin, nuk ka rendesi perkatesia etnike. Kur flet per gjermane etj nuk eshte e njejta gje se mos lejohej ne ate kohe dhe nuk u vendosen dhe ato ne kisha katolike apo protestante nese do te kishte, gje krejt normale.
    Sa per priftin pse qe vendas dhe jo i huaj do te them qe nuk eshte ashtu, cdo prift ortodoks e ka detyrim qe te kryeje sherbesa per popullaten ortodokse, por edhe po te kish qene nje prift i huaj po te njejtat gjera do te thoshit mbase edhe me keq. Vertet ju mund ta paraqitni problemin si ceshtje kombetare, por me duket se i bini deres te degjoje dericka. Dhe KOASH para se te jete problem i gjithe shqiptarve qe nuk eshte, eshte problem i Orthodhokseve, pasi nuk mund ta imagjinoj dot qe problemi i nje komuniteti cfaredo te jete problem i komuniteteve te tjera pa qene me pare problem i brendshem. Psh sa do ti interesonte nje grupi jo otodoks KOASH, aspak, por edhe nese do ti interesonte do ti interesonte qe ta demtonte, nemos ta shkermoqte fare. OK.
    S per ate Nikollen harroje eshte karte e djegur, te shohim kur te dale ligji per fete, pronat dhe pasurite e komuniteteve, ku do mbytet, sepse ne kete moment ka uzurpuar nje kishe prone e KOASH dhe komunitetit qe ajo perfaqeson. Pastaj po mbeti Kisha ne doren e nje njeriu me te mesme nate dhe nje pseudoprifti pa arsim per te qene edhe nje klerik i fshatit me te thelle te shqiperise na mori lumi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kryeengjelli : 03-05-2007 më 15:07

  4. #54
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Kryeengjelli

    Nqs edhe ate shkrim nuk ai kuptoe robit , Kryengjulli , ti definitivisht je helenizuar !!! Pra , cfar me thene vecse JANULLAMUTI helenizoi edhe nje shqiptar !

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    kryeengjell,
    sinqerisht e kam nuk ja vlen te debatosh me njerez te tille. vetem idiotsira dine te sjellin. nuk kane ngel ortodokset shqiptar te urdherohen nga 'myftarajt' apo togerat e gostivarit.

    ore po jeni te rrjedhur se i konsideroni artikuj te tille te verteta? me vertet ju ha mendja se do behet ndonjeher niko kryepeshkop? po si ja ha mendja se kryepeshkopet i nxjerrin nga xhepi? me c'sinod te shenjte do e deklaroj veten kryepeshkop ky nikon njeher? kush do bej pjese ne kete sinod? pastrusi i shen merise dhe myftaraj?

  6. #56
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga malo666
    kryeengjell,
    sinqerisht e kam nuk ja vlen te debatosh me njerez te tille. vetem idiotsira dine te sjellin. nuk kane ngel ortodokset shqiptar te urdherohen nga 'myftarajt' apo togerat e gostivarit.

    ore po jeni te rrjedhur se i konsideroni artikuj te tille te verteta? me vertet ju ha mendja se do behet ndonjeher niko kryepeshkop? po si ja ha mendja se kryepeshkopet i nxjerrin nga xhepi? me c'sinod te shenjte do e deklaroj veten kryepeshkop ky nikon njeher? kush do bej pjese ne kete sinod? pastrusi i shen merise dhe myftaraj?

    Me mire nje kryepeshkop i nxjerur nga xhepi se sa nje kryepeshkop agjenda e te cilit eshte politika greke !!!

  7. #57
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Kryeengjelli
    O robo une kam folur vetem per kufijte dhe nuk u mora me te therrura mes shqiptarve etj si keto dhe besoj se nuk kam folur gabim qe kufijte nuk mund ti ndryshoje askush.

    O njeri une nuk mund te jem dicka sepse ti mendon ashtu, kombesia trashegohet dhe nuk eshte diplome shkolle, pastaj kush te ka thene ty qe ata qe mbeshtetin Janullatosin nuk duhet te jene shqiptare, po dicka tjeter. Po amund te na thoni cfare jemi ne qe mbeshtetim Janullatosin, sepse ca na beni greke, ca maqedonas, ca serbe dhe te tjere jane aq te marre sa na bejne edhe ruse.

    Qe them se jam shqiptar nuk insistoj dhe nuk dua ti mbush mendjen njeriu, them ate qe di se jam sikunder edhe te paret e mi, po te isha dicka tjeter nuk do te me behej fare vone qe ta thosha sepse nuk ka te keqe edhe sikur te kisha tjeter kombesi.

    Por mbi te gjitha them se jam Orthodhoks dhe i perkas Kombit Shqiptar dhe nuk i heq as i shtoj gje identitetit tim.

    Sa per mendimet e te tjerve nuk ma ndjen fare, le te mendojne si te duan ne lirine e tyre.
    O plak,c'fare do te thuash me "me te therrura mes shqiptareve"?Nuk eshte e qarte per ty se personi i mesiperm i referohet nderhyrjes se natos ne Kosove per te shpetuar shqiptaret e gjore qe po therreshin nga "orthodhjakset"e tu.Qe nga menyra se si shkruan fjalen ortodoks dukesh se c'fare ushtari i bindur i fese qorre je.Me duket habi e madhe qe edhe mes shqiptareve po dalin ushtare kryqezatash.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e I KTHYERI
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Postime
    85

    Per Gostivarin&Majtasdjathtas

    Nqs edhe ate shkrim nuk ai kuptoe robit , Kryengjulli , ti definitivisht je helenizuar !!! Pra , cfar me thene vecse JANULLAMUTI helenizoi edhe nje shqiptar !

    Gostivari nuk e di se sa pare mend ke por me vjen keq dhe turp kur me duhet te lexoj ofendime te tilla dhe fjale te ketij formati. Te them se nuk e di se sa pare mend ke kur mer guximin dhe shkruan te ketilla budallalleqe. Dhe dicka te fundit nqs me te vertete nuk te ka mare Allahu mendjen, shkruaj ne ate pjese te forumit qe i shkon me mire per shtat atij trurit tend rumbullak, te cilin e kane lavazhuar aq mire saqe vetem mendime te Dh**** nxjer. Me lejo te te jap nje keshille prej patrioti: shiko se mos ta kane lidhur trurin me zorren e trashe dhe koka jote e madhe permjer kaq mendime brilante.

    Ej o Kryeengjell "Orthodhoksi " hidhi nje sy ketij artikullit qe ka shkruar Myftaraj per shoket e tu.

    Djema ne kete deklarate qe na keni sjelle ne kete moment me duket se kini lene pa permendur, Osama Binladen, Mullain Omar, Ahmadinexhad-in etj. Ore clidhje kane Mahmutet, Myftaret dhe Mehmetet me Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise? Ore si ngriheni pa piken e turpit dhe na tregoni se kujt i dhemb me shume kjo Kishe, juve qe kur ju desh u bete edhe Mahmute edhe Mehmete dhe na tregoni se cila eshte me e mira e kesaj Kishe! Ore juve nuk ju interson fare Kryepiskopi Anastas, sepse kushdo qe te jete ne vendin e tij per ju do te jete i njejti problem, sepse problemi eshte Kisha Orthodhokse dhe jo Kryepiskopi Anastas. Sepse Mahmuteve dhe Mehmeteve ju vjen pas qejfit kur shohin Marke e Nikolle qe shesin ate qe etrit e tyre e mbrojten me gjak, besen e Krishtere. Dhe dijeni mire te gjithe ju Mahmute, Myftare dhe Mehmetet se ate qe bene etrit tane per 500 vjet jane te gatshem ta bejne edhe tani bijte e Shqiperise qe: "Dhe te lidhur duar e kembe, besen tone te KRISHTERE do ta mbajme me dhembe". Ne ju ka ngelur edhe sado pak gjak Shqiptari mos flisni si patriote ju qe nuk ju lidh asgje me kete toke qe eshte gatuar me gjak martiresh qe nuk u identifikuan me Mahmutet Myftaret dhe Mehmetet, por qendruan Shqiptare. Po ta ridergoj perseri kete pergjigje, sepse mendoj se eshte me e mira per ju qe na mbani leksione patriotizmi. Dhe me tmerr konstatoj: Mjerre ne per keta lloj patriotesh!

    Ja cila eshte Shqiperia dhe Shqipetaret sipas M.Kutelit dhe ciles Shqiperie ai i falej dhe une gjithashtu:
    (Citur me pare nga Kafiri)

    Të falem Ty

    Të falem ty, o Fe e lashtë e vendit tim, e buruar drejpërdrejt nga Fjala dhe e njësuar me Fjalën.
    Të falem ty, Fe e qëndrimit dhe e durimit, Fe e martirëve dhe e dëshmorëve, Fe e paqes dhe e së drejtës.
    Të falem ty, Fe e gjyshërve zemërbardhë e shpirtmëdhenj që të pushtuan sapo u linde, të mbajtën të përgjakur dhe të përlotur, njëkohësisht me gjuhën e Kombit.
    Ti i dhe komit tim Dritën e Ungjillit dhe kombi im të fali Shën Konstandinin dhe mijra martirë që me gjakun e tyre i bënë të përjetëshme themelet e tua. Ti frymëzove Gjonin e Vojsavën, në qëndrimin e tyre të përlotur dhe të përgjakur për mbrojtjen e kësaj toke.
    Ti n’a dhe zemërluanin Gjergj që i vuri gjoksin rrebeshit të Azisë.
    Ndaj tej, o Fe e Shën Gjonit dhe e Shën Marenës, thyhet gjuri im si u pat thyer gjuri i atit, i gjyshit dhe i stërgjyshit gjer më njëzet breza.
    Ndaj teje, Fe e Manastireve të gurtë, e Ajazmave të Shenjta e Altarëve të ndërtuar kodër më kodër, të përhapura në gjithë vendin tim, ne shtrojmë shpirtrat e përvuajtua dhe mbështesim shpresat tona gjithmonë të gjalla dhe të patundura.
    Ti i mbajte kombit tone legjendat e Konstandinëve dhe Doruntinave, këngët e stërlashta, zakonet e buruara nga vetë fryma e kësaj toke dhe e këtij vendi.
    Mbulesë e shenjtë kundrejt breshërit të kohës, mur i çeliktë kundër rrebesheve të zeza, anije e mrekullueshme, që shpie në jetën e vërtetë shpirtrat tanë. Ti ishe dhe do të jesh gjithmonë, se ti buron nga përjetësia e Fjales dhe e njësuar me Fjalën.

  9. #59
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    [/B]

    Patjeter qe kjo eshte nje vjershe shume e bukur dhe romantike e tipit: Ah, sikur te kishte qene ndonjehere keshtu.....ah...Por c'e do historia ne krahasim me romanticizmin, si mishi i dobet per frymen e fortdeshirushme, flet ndryshe...PER TE GJITHE.

    Dhe nuk mund te njesohet as Baleta, as Myftaraj apo ndonje shqiptar si ta me B. Laden apo arabe te tjere.

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Kur shkruhet fjala "orthodhoks" gjuha del dy here perjashte gojes, duket sikur po tallesh.

    Ortodoks eshte me bukur dhe ne standardin e shqipes letrare.

    Myslymanet qe merakosen per Janullatosin le te konvertohen ne te krishtere dhe si te tille te luftojne brenda kishes per te nxjerre njerez me te mire se Janullatosi. Nga jashte eshte kollaj: behuni te krishtere dhe ribejeni kishen shqiptare (autoqefalia eshte per sy e faqe, pasi tre peshkopet e Koash-it jane greke).

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •