Nuk na bere ndonje analize te hajrit as ti Albo por u talle me zgjedhjen personale shpirterore qe ka bere autori i artikullit fshikullues, Myftaraj. Kam pershtypjen qe protestantizmi po pelqehet nga mjaft shqiptare pasi eshte nje drejtim fetar i rrespektuar e qe nuk na ngjall probleme kombetare apo kriza te forta identiteti. Ndoshta rasti yt qe se fundi, ndoshta permes ca fragmente librash, po rizbulon identitetin epirot [si disa himariote], vlen te permendet si shembull per te treguar se cfare pasojash mund te rrjedhin nga deshira per te mbrojtur cdo grek a cdo orthodhoks, apo se ku mund te shpjere orthodhoksizmi i tepert.
Nuk keni pse dilni kaq ne vetembrojtje pasi argumentat jane te hapura e nuk ben te shihet cdo kritike si dashakeqesi. Un perseri ia ve fajin Janullatosit per thirrjet e deshperuara per shtetesi qe ben dhe qe nuk i shkojne shume per kontributin qe ka dhene pasi i ulin modestine dhe ndoshta e barazojne me ne te thjeshtit.
Shteti bujar shqiptar jep medalje e shtetesi per lloj lloj personash, dhe rasti i Janullatosit ndoshta tregon se ne nuk jemi akoma te sigurte nese ka ardhur koha qe grekeve tu besohen orthodhoksit shqiptare. Jo per gje por mund ta keni me te veshtire per te shtuar rradhet me besimtare, dhe per te treguar se e vleresoni shqiptarizmin e autoqefaline. Por ne fund te fundit ju i dini punet tuaja me mire, sidomos ata qe ju udheheqin.
Krijoni Kontakt