Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 131
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    14
    Topi: Po shqyrtoj nënshtetësinë e Janullatos

    http://www.panorama .com.al/index. php?id=11945

    Presidenti Bamir Topi shprehet se është duke shqyrtuar me
    maturi çështjen e nënshtetësisë shqiptare të kreut të
    Kishës Ortodokse, Janullatos.

    Këtë qëndrim Topi e mbajti në intervistën dhënë gazetarit
    Alfred Peza në “Ora News”.
    Ju jepni edhe hiqni nënshtetësi shqiptare sipas ligjit. Pse
    nuk i jepni zotit Janullatus, për shembull, nënshtetësinë
    shqiptare, ka shkelur ndonjë ligj?
    Absolutisht që jo, as nuk bëhet fjalë për shkelje ligji.
    Është një gjë që është në proces. E kam thënë edhe diku
    tjetër, por po e them edhe sot, ne kemi vlerësim për zotin
    Janullatus, i cili realisht ka zhvilluar një veprimtari që
    i takon të zhvillojë në krye të kishës ortodokse dhe besoj
    që ka qenë edhe në një pozicion ku i ka shërbyer Shqipërisë
    në arenën ndërkombëtare. Problemi është në marrjen e
    nënshtetësisë. Duhen marrë në konsideratë edhe disa
    ndjeshmëri të brendshme dhe mua më takon të vlerësojmë
    ndershmëritë në mënyrë shumë të kulturuar. Por mund t’ju
    them që nuk ka asnjë lloj predispozicioni negativ,
    përkundrazi ka pasur vetëm vlerësime, kam menduar që është
    një çështje kohe dhe vetëm kohe.
    Ju do të jeni Presidenti që do të firmosë shtetësinë
    shqiptare për zotin Janullatos?
    Duket se unë sapo jua thashë se është një çështje në proces
    dhe për sa kohë nuk ka një vendim definitiv, unë nuk mund
    t’ju them asgjë sot.
    Një e drejtë tjetër, një detyrim tjetër, apo që ua jep
    ligji është dhënia e dekoratave dhe titujve të nderit. Para
    disa kohësh ju dekoruat 5 ish-deputetë të kohës së Zogut
    apo të një periudhe ndoshta pak më prapa, në një ceremoni
    që u zhvillua në Kuvendin e Shqipërisë dhe e drejtoi zonja
    Topalli. Opozita reagoi negativisht për një pjesë të të
    dekoruarve, ndërkohë që u hodh pretendimi që ndonjëra prej
    tyre është refuzuar për t’u dekoruar edhe nga
    ish-Presidenti Berisha. Ju jeni penduar apo jeni koshient
    që keni bërë një veprim të drejtë?
    Së pari, kam respektuar një propozim që ka ardhur nga një
    institucion mjaft i rëndësishëm, institucioni i kryetarit
    të Kuvendit. Së dyti, kam respektuar vlerësimet historike
    për personazhet. Së treti, nuk mendoj që mund të jenë në
    referencën time mënyra e reagimit të individëve të
    ndryshëm, qofshin këto edhe president e miq të mi. Së
    katërti, besoj që para se të marr një vendim, e bëj shumë
    të konsultuar dhe lej shumë pak shanse për të qenë i
    penduar. Kështu që, nga kjo pikëpamje mendoj që gjithçka ka
    qenë shumë korrekte dhe ka qenë e motivuar. Pastaj, për sa
    i përket perceptimit të krahëve të ndryshëm të politikës,
    unë mund të kem komentuar ndonjë rast edhe nga krahu i
    djathtë, ndofta ndonjë zë për ndonjë vizitë të bërë në një
    drejtim ku referencat kanë qenë të majta. Unë kam thënë që
    në fillim se kam ardhur në këtë institucion. ..
    Bëhet fjalë për 28-29 Nëntorin?
    Bëhet fjalë për disa evenimente pa dashur t’i precizoj. Por
    e mora si shembull, si referencë, për të thënë që kam
    ardhur këtu i motivuar që t’i shërbej institucionit të
    Presidentit, që duhet të jetë tërësisht i ekuilibruar dhe
    pa rënë në paragjykimet e secilit krah.
    Çfarë marrëdhëniesh keni me shefin e Shërbimit Sekret
    Shqiptar, zoti President? A jeni të kënaqur me punën e
    stafit drejtues të këtij shërbimi?
    Sigurisht që janë marrëdhënie pune që e lidhin atë
    institucion me institucionin e Presidentit. Nuk jam futur
    në analiza apo në një trajtim analitik të aktivitetit, duke
    ruajtur absolutisht të drejtën që ka ky institucion për të
    operuar si një institucion i pavarur dhe besoj që në të
    gjitha kontaktet kam kërkuar shumë profesionalizë m dhe
    shmangie sa më shumë të jetë e mundur nga inspirimet
    politike, që do ta bënin këtë institucion shumë të
    kompletuar.
    Realisht ky institucion është i shmangur aq sa duhet nga
    inspirimet politike?
    Shiko, nuk mund të kesh një institucion në Shqipëri që të
    jetë totalisht i pastër nga influencat politike. Të bëjmë
    trajtim realist dhe me këmbë në tokë. Por e rëndësishme
    është që çdo ditë këto institucione kanë nevojë të
    matarohen. Çka do të thotë që ato do të vendosen me një
    status, që pavarësisht si vjen rrotacioni i pushtetit
    politik në Shqipëri, këto njerëz duhet t’i shërbejnë
    sigurisë kombëtare, sigurisë publike, institucionet të
    cilët janë të ndërtuar me ligj dhe duhet ta respektojnë
    ligjin si të tillë. Pra, ka shumë rëndësi që ajo që është
    në aparencë, që këto institucione presupozohen se janë të
    shkëputura nga politika, duhet të jenë edhe realisht. Ne
    çdo ditë punojmë që këto institucione t’ju shmangen
    politikës, sepse duke iu shmangur politikës, në trajtimin e
    problemeve, bëhen më profesionistë , bëhen më të besueshëm,
    bëhen më efikas.
    Meqë jemi te shërbimi sekret. Pak javë më parë ju dhatë një
    intervistë për Top Channel, aty deklaruat që është
    interceptuar nga shërbimet sekrete midis një gazetari dhe
    një agjenti serb. Për çfarë konkretisht bëhet fjalë dhe
    çfarë bëri shërbimi sekret shqiptar në këtë rast?
    Unë, zoti Peza, e kam përdorur në një kontekst të caktuar
    dhe në funksion të atij emisioni. Dhe kur kureshtjes së
    gazetarit të atij emisioni për ta vazhduar bisedën, u jam
    përgjigjur me një përgjigje përmbyllëse. Pra, nuk shkon më
    tej, sepse ka disa kufij. Por shumë e rëndësishme është që
    gjërat duhet të sinkronizohen për çështje ku interesi
    kombëtar prevalon mbi çdo interes tjetër. Pra, nuk është
    problemi si e artikulon frazën kryetari i shtetit, kryetari
    i qeverisë, politikani. Por e rëndësishme është se sa në
    sinkron vjen edhe media për çështje të kësaj natyre. Kështu
    që unë e kam përdorur në një kontekst të caktuar dhe besoj
    që ka qenë i vlefshëm për ta hedhur në publik në funksion
    të asaj që unë kam kërkuar që të dalë.
    Shërbimi sekret e bëri detyrën?
    Patjetër që shërbimi sekret ka bërë detyrën dhe vazhdon ta
    bëjë detyrën.
    A jeni penduar që e keni shkarkuar zotin Sollaku nga detyra
    e Prokurorit të Përgjithshëm?
    Jo. Deshët një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe natyrisht që
    nuk ka asnjë lloj pendese, sepse gjërat nuk janë bërë të
    sforcuara, përkundrazi janë bërë me shumë kujdes, mbi bazën
    e konsultimeve të gjërave, me juristë. Unë kam pasur
    mundësinë që të shprehem publikisht, nuk ka pasur asnjë
    lloj paragjykimi që lidhet me pozicionin politik të
    mëparshme, sikurse është munduar ta interpretojë dikush. E
    kam mbajtur atë çështje për një kohë të gjatë në
    Presidencë, aq sa disa personazhe të politikës, të krahut
    të djathtë, ishin të shqetësuar që pse po qëndron kaq gjatë
    kjo procedurë në tryezën e Presidentit. Unë kam dhënë
    argumente dhe besoj që këto argumente qëndrojnë sot e kësaj
    dite.
    Kemi një kazus në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me
    Gjykatën Kushtetuese, nga Gjykata Kushtetuese në raport me
    një ish-prokuror tjetër të Përgjithshëm, zotin Rakipi, e
    cila de fakto e ktheu në detyrë. Po nëse Gjykata
    Kushtetuese i jep të drejtë zotit Sollaku, si do të
    veproni?
    Unë besoj se nuk është ekskluzivitet i institucionit të
    Presidentit për të marrë në konsideratë një situatë të
    tillë. Ne të presim se çfarë do të thotë Gjykata
    Kushtetuese, pastaj gjërat do të hyjnë në rrafshin e tyre
    zyrtar, por nuk besoj që të ketë një veprim retrograd, ku
    gjërat duhet të kthehen prapa për të kaluar në atë pozicion
    që ishim.
    Meqë ishim tek zonja Topalli, çfarë marrëdhëniesh keni me
    të? Përflitet sikur ka pasur një lloj rivaliteti, një lloj
    ftohje. Këto janë më shumë bisedat informate që zhvillohen.
    Si është realiteti?
    Nuk ka asnjë bazë reale. Marrëdhëniet prevalojnë
    marrëdhëniet institucionale dhe janë korrekte.
    Po marrëdhëniet me Berishën si i keni? Flitet se pas
    zgjedhjes President i keni më të afërta se ç’i kishit
    përpara?
    Besoj që janë marrëdhënie pune dhe mjaft konstante. Kemi
    takime pune të detyrueshme për të qenë takime pune. Por,
    kemi ruajtur të njëjtat marrëdhënie njerëzore dhe kjo është
    shumë e rëndësishme. Pra, këto marrëdhënie njerëzore nuk
    varen nga katapultimi apo pozicionimit, ato marrëdhënie që
    kemi pasur, ato kemi dhe konstantja në marrëdhënie
    njerëzore është shumë e vlerësueshme.
    Zonja juaj përkrah punës në Ministrinë e Bujqësisë, nuk e
    ka lënë punë, e shoh gjithmonë e më tepër të angazhuar në
    veprimtari bamirësi, në veprimtari sociale. Është një gjë e
    brendshme apo është protokollare?
    Shiko Alfred, pa pasur një motiv të brendshëm nuk mund të
    ngresh absolutisht asgjë tjetër. Kështu që, fillon me një
    motivim të brendshëm dhe detyrimisht përputhet dhe me
    institucionin që ajo sot ka.
    Gjithashtu edhe vajzat tuaja janë në një moshë delikate. Në
    mos gaboj quhen Nada dhe Tida, dhe menjëherë kuptohen
    vajzat e Presidentit janë vajzat e Presidentit, janë të
    qytetarit numër një të këtij vendi dhe u vendosën ndoshta
    menjëherë në fokus të bliceve, të kamerave. Si po e
    përballojnë, ju çfarë i këshilloni?
    Këshilla ime e parë dhe e vetme ka qenë që në mënyrë
    absolute nuk dua të ndryshojnë pavarësisht që është një
    situatë e re me impenjimin e babait të tyre, por kurrsesi
    ato nuk duhet të prishin atmosferën e rinisë së tyre.
    Pavarësisht që në disa raste edhe teprohet, pikërisht në
    atë linjë që ju thatë. Mendoj që asgjë nuk ka ndryshuar.
    Ato e kanë absorbuar këtë realitet në mënyrë shumë të
    natyrshme dhe mua më vjen mirë që pikërisht ndodh kështu.
    Marrë me shkurtime nga TV ORA NEWS

  2. #122
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Me tone me te qeta! Pse shqetesohesh? Sepse sja ke idene se per cfare po flet?

    Ne keto pune ai qe nuk duhet te flase je ti, qe ke marre ne identitetin tend virtual nje pseudonim BLASFEMUES (Hyj-njeri eshte vetem Krishti, Zoti i supozuar edhe i Fan Nolit).
    Ti je ateist i vete-deklaruar dhe, aq me teper pas shume blasfemive qe ke keputur ne forum, duhet te kesh ndershmerine intelektuale per te mos u prononcuar ne tema te tilla, ose te marresh pjese ne to si pyetes.

    Po na tregoke ti ne perbuzjen e gjyshes tate per Janullatosin dhe admirimin e saj per Nolin!!!

    Gjyshja admiruese e Nolit (megjithese Noli vetem tre-kater vjet ka jetu ne Shqiperi, e keto ne Tirane e jo Pojan), nipi i vete-deklaruar ateist pagan me origjine nga fshati obskur i Pojanit...Mos je gje familje qe paradoksialisht ndjehen te lire te jene edhe ateiste-komuniste edhe te vete-identifikohen me krishterimin ortodoks?


    Nqs keto nuk jane realiteti, atehere ti je duke u perpjekur hipokritisht te na prezantohesh virtualisht ashtu sic do kishe dashur te ishe ne realitet.
    Mos u merr me perralla ,po merru me fakte...
    Faktet thone:

    Jashte Greket e greqise,
    Jashte Minoritaret greke
    Jashte Vllehet
    Jashte sllavet

    Nga Kleri Ortodoks Shqiptar....
    Kete nuk e them une po e kane thene Eterit Shqiptare e sado zoti Albo mund ti fshije vendimet e Sinodit II mbareshqiptar ortodoks te mbajtur ne Korce,ato jane te shkruara e zeza mbi te bardhe....

    Pse ti je minoritar apo vlleh apo me keq akoma nje i shitur tek greku e do i kundershtosh eshte puna jote,se do te rrish si shushunje ngjitur me kishen ortodokse shqiptare,qe te mosh lejosh Pavaresine e Saj....

    Sa per Nolin ,ne pak vjet u be gati si Profet dhe e njihte kushdo....Keshtu qe mos me fol perralla pas bregut....

    P.S Sa per origjinen time ti me vjen anes e kushdo qofte e mos guxo me here tjeter te me ofendosh se sado mire ta kesh me albon a me ke stafist tjeter sme plas trapi fare.nuk e paske pasur mire me Zotin e me Djallin bashke.....U morem vesh Besoj.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Mos u merr me perralla ,po merru me fakte...
    Faktet thone:

    Jashte Greket e greqise,
    Jashte Minoritaret greke
    Jashte Vllehet
    Jashte sllavet

    ..

    Te vetmet qe kenaqen kur shikojne shkrime te tilla jane ato qarqet greke qe mezi presi te ndodhi dicka e tille.

  4. #124
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Bizantin Lexo Postimin
    O Mic, te thash njehere se kur u fronezua Anastasi kryepeshkop nuk kishte KOASH statut. Biles te solla edhe nenin e vitit 1967. Qe te rifuqizohet statuti duhet te dilte nje nen qe ta bente, nuk behet automatikisht me ndryshimin e sistemit politik.

    Prandaj hiq gjoksin nga topi edhe hap ndonje liber juridik.
    Cfare papagallon serisht more.... Po nga e nxorren kete qe Janullatosi duhet te marre nenshtetesine shqiptare sipas teje?!!!

    Ja nga e nxorren:

    ”Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit dhe zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare, si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”.

    Tani keta pseudojuristat si puna jote kane fshire nga ky nen pjesen:
    duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare
    dhe kujtojne se ja hedhin popullit me pseudojurisprudencen e tyre.....

    Kisha dhe statutet qe rregullonin struktruren kishtare u PEZULLUAN sipas atij vendimi, nuk u MODIFIKUAN ....
    Ti qe paske hapur ndonje liber juridiku,vetem sa e paske hapur e mbyllur se spaske mesuar asnje gje....Degjo tani nga ai qe ka 'studiuar' nder te tjera edhe 10 lende juridiku ne fakultetin e tij....

    Pse Enver Hoxha perdori fjalen PEZULLIM ?
    Sepse juridikisht nuk mund te 'modifikoje'.... Nuk ka mundesi juridike qe shteti te modifikoje statutin e kishes,sepse ate mundesi e ka vetem kleri me i larte i fese....Kjo sepse Kisha ishte e ndare nga Shteti,pra nuk mund te fuste hundet shteti ne punet e kishes e as kisha ne punet e shtetit..... Kleri i larte nuk mund te pranonte dhe Enver Hoxha e dinte...

    Pra vetem Pezullimi ,pra 'ngrirja' e te gjitha te drejtave per nje kohe te caktuar apo pacaktuar(si ne rastin tone) ishte juridikisht me vlere per enver hoxhen,nder te tjera edhe sepse Enveri nuk donte modifikimin e struktures se kishes por eliminimin e saj...

    Kur pezullohet statuti i kishes apo i cfaredolloj statuti ne kete bote,ne jurisprudence,nenkuptohet,ngrirja e caktuar apo e pacaktuar e cdo efekti juridik qe ky statut prodhon....

    Keshtu qe ne momentin e Lejimit te Besimit Fetar ne shqiperi,meqe kisha me ligj nuk ishte me e pezulluar nga aktiviteti i saj,atehere perfitonte Automatikisht cdo statut qe ishte pezulluar,per faktin e thjeshte se pezullimi kishte mbaruar....
    Statuti i duhej kishes per te rregulluar strukturen e saj,sepse statuti rregullon strukturen e kishes,detyrat e saj etj... Pa statut nuk ka kishe,por ka vetem nje grumbull te paligjshem individesh,pra nje anarki te plote....

    Aktualisht statuti eshte ne funksionim perderisa Janulles i duhet nenshtetesia shqiptare e perderisa Kisha Ortodokse Shqiptare eshte Juridikisht Autoqefale, keshtu qe ate jurisprudencen tende shikoje edhe njehere mire,pastaj perdor fjalen jurisprudence ,se nuk ja paske haberin as per se largu....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #125
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga panajoti Lexo Postimin
    Te vetmet qe kenaqen kur shikojne shkrime te tilla jane ato qarqet greke qe mezi presi te ndodhi dicka e tille.
    Hajduti therret kapeni hajdutin...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #126
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nenshtetesia e Janullatosit, nenshtrim i kishes

    At Nikoll Marku flet per arsyet qe sipas tij Presidenti i Republikes nuk duhet t'ia jape nenshtetesine Hiresise se Tij, Janullatos. Prapaskena qe fshihet pas nenshtetesise dhe ndikimet mbi Shqiperine e Jugut

    Nikoll Marku, prift i kishes ortodokse "Shen Maria", ne lagjen Kala, ne Elbasan, njekohesisht perfaqesues i kishes ortodokse autoqefale kombetare shqiptare tregon pwr "Koha Jone" arsyet sipas tij, pse Presidenti i Republikes nuk duhet t'i jape nenshtetesine Hiresise se tij, Janullatos. Marku jep alarmin duke i kujtuar Presidentit Bamir Topi se "pas dhenies se nenshtetesise fshihet perjetesia e nenshtrimit te kishes ortodokse shqiptare dhe varesia e saj nga kisha greke". Njekohesisht, At Nikolla parashikon ringjalljen e levizjeve per Vorio-Epirin ne Shqiperine e Jugut. Prifti ortodoks kerkon nderhyrjen e shtetit per te ndihmuar kishen, duke e pastruar nga prifterinjte greke

    Cila eshte e verteta sipas jush, e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare?

    Gjithe shqiptaret duhet te dine se kisha e vertete eshte Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare dhe simboli i saj eshte kisha "Shen Mari", ne lagjen Kala, ne Elbasan. Kisha "Shen Maria" mbeshtetet ne dy statuse te hartuara nga Kongresi i Beratit ne vitin 1922, nga Kongresin i Korces ne vitin 1929, si dhe nga vendimi i Patriarkanes se Stambollit i marre ne vitin 1936. Ne mbeshtetemi ne keto vendime duke cituar nenin 34 te Patriakanes, qe citon se "cdo komb ka te drejte te kete kishen e tij te pavarur dhe Kryepeshkopin e races se vet". Mund te theksoj ketu se kisha ortodokse shqiptare e mori pavaresine e vet ne kohen e Mbretit Zog. Ne kete kohe kisha u mbeshtet thellesisht ne tabanin kombetar. Per vite te tera kisha greke nuk ka reshtur ta kete vasalen e saj. Kjo per arsye se ortodokset shqiptare kane luajtur rol shume te rendesishem ne Pavaresine e vendit dhe familje shume fisnike dhane kontribut ta pacmuar. Eshte ky binomi qe ka mbajtur gjalle frymen patriotike dhe ekzistencen e shtetit shqiptar. Nuk eshte e rastit ardhja e ekzarkut grek ne vitin 1991.

    Ne cilin dokument bazohet veprimtaria e kishes qe ju perfaqesoni?

    Dokumenti ku bazohet veprimtaria e kishes eshte Tamusi i dale nga Patriakana e Stambollit. Si pasoje e veprimtarise mbytese te kishes greke, Kryepeshkopi Visarion Xhuvani dha doreheqjen pikerisht ne kohen kur ai e kishte derguar kishen ortodokse kombetare ne oborret e kishave evropiane. I gjithe amaneti i martireve te kishes dhe baballareve te Kombit ishte se "kushdo mund te vije te drejtoje kishen ortodokse shqiptare, por jo nje klerik grek". Ironia e fatit ishte se na erdhi Janullatos.

    Po Kryepeshkopi Janullatos, me cfare statuti mberriti ne Shqiperi?

    Janullatos e bazoi veprimtarine e kishes ortodokse shqiptare ne statusin e vitit 1950, i cili nuk u pranua nga Patriakana e Stambollit, pasi ishte nje status komunist dhe nderhynte ne punet e brendshme te kishes. Ky status permban dy pika negative. Ne nenin 3 thuhet se gjuha zyrtare eshte shqipe, por mund te futen edhe gjuhe te tjera dhe nene te vecanta mund te modifikohen sipas rastit. Duke ardhur ne kete pike une i bej disa pyetje te gjithe klases politike ne Shqiperi: Perse duhet ta besojne kete njeri i ardhur nga kisha greke, ndersa shtetaret shqiptare nuk kane informacionin e duhur per kete njeri? Perse shkon ne gjithe kishat ortodokse te botes dhe thote se shqiptaret akoma nuk jane te zote dhe vetem nepermjet kishes greke mund te gjejne besimin dhe qetesine e shpirtit? A nuk u duket se nje zoteri i tille eshte duke ulur vlerat e Kombit?

    Perse gjithe kjo armiqesi me Hiresine e Tij?

    Nuk kam asgje personale me te. Por sulmi i pare qe ai i beri kishes, ishte heqja e pamjes dekorative te kishave tona, qe shpalosnin kulturen dhe historine e popullit tone dhe besimtareve ortodokse. Se dyti, ai ndertoi nje rrjet administrativ me nje kuader enigmatik dhe te manipuluar, i perzgjedhur nga Greqia. Askush prej tyre nuk eshte per kishen ortodokse shqiptare. Ata jane rrogetare te thjeshte qe servilosen per nje kore buke. Se treti, u krijua Sinodi i Shenjte kleriko-laik nga dhespote greke dhe renegate qe me devocion i sherbejne Janullatos dhe kishes greke, duke harrur interesat kombetare. Prandaj me te drejte shprehim shqetesimin tone pasi kisha shqiptare nuk eshte gje tjeter vecse nje filial i kishes greke. Ne vitin 1994, plaku Janullatos, ndersa ishte duke udhetuar drejt Selanikut, i jep nje interviste gazetarit amerikan, Fred Reid, te cilit i deklaron se "Shqiperia eshte nje shtet islamik ne gjirin e Evropes se perparuar dhe Islami e quan kishen ortodokse shqiptare si nje arre gunge qe duhet shtypur". Ai shton me tej dhe thote se Perendimi duhet te kuptoje se Islami eshte ne thelb nje fe politike. A nuk eshte e rrezikshme kjo? A i sherben Shqiperise nje deklarim i tille? Ne vitin 1998 po ky plak kontradiktor, pasi i u sulmua per deklarimet e tij antishqiptare, mbrojti doktoraturen ne shkencat islamike. Shikoni sa cinik qe eshte. Ndoshta eshte i semure, sepse nje njeri normal nuk do e bente nje gje te tille duke rene ne kundershti me veten. Pergjigjen per c'ka bere e jep vete populli. Tregojani popullit kete gje dhe merrni mendimin per gjendjen e tij. Por e keqja me e madhe eshte se politika e sotme i ka dhene shume krah ketij njeriu antishqiptar.

    Si e komentoni dhenien e nenshtetesise nga Presidenti nese ai e merr vendimin?

    Kam ndjekur me vemendje gjithe cfare po flitet ne media dhe shtyp keto dite rreth kesaj ceshtjeje. Lidhur me dhenien e nenshtetesise Janullatosit, une do te thosha se per t'i dhene nenshtetesine Janullatosit dhe klerit te huaj ka disa kritere. Ne asnje nen te statusit nuk perfshihet dhenia e nenshtetesise klerit te huaj. Edhe pse ka shume vite qe sherben ne Shqiperi, ai mund te konsiderohet si nje mik i nderuar, por jo te jete kuader kishtar. Por kur vihet re se veprimtaria e tij bie ndesh me ceshtjen Kombetare dhe ate te besimit, ai kategorikisht eshte i padeshiruar. Me sa jam i informuar, ai ka hartuar nje status te ri me nene dhe ligje, sipas oreksit te kishes greke dhe interesave greke. Me kete statut, ai perjeteson varesine e kishes ortodokse shqiptare nga kleri i huaj. Prandaj kerkesa e marrjes se nenshtetesise eshte me shume dinakeri . Nese e merr nenshtetesine ai ka te drejte te miratoje kete statut qe ne thelb eshte antishqiptar, anti-ortodoks duke e varrosur njehere e pergjithmone kishen ortodokse shqiptare. Me pas, ne do te mbetemi te vegjel dhe do te kapemi pas dore nga kisha greke per te shkuar te Perendia. Por ka akoma me keq, pasi prapa ketij skenari fshihen gjera te rrezikshme. Ne Shqiperine e Jugut kisha ortodokse, minoriteti dhe shoqata "Omonia" nen drejtimin e Janullatosit do te kerkojne flamurin e Vorio-Epirit, duke i dale ne krah kishes ortodokse serbe, e cila nuk po pushon se luftuari qe Kosova te mos e fitoje Pavaresine. Vini re kohet e fundit. Per flamurin e Vorio-Epirit ka shume zera ne Jug dhe kisha ortodokse dhe mitropolia e Gjirokastres eshte kthyer ne Mitrovice.

    Me falni qe po e perseris pyetjen, por nuk ju duket se ka nje armiqesi te hapur mes jush?

    Ju thashe. Nuk kam asnje mendim personal per Janullatosin. Por thjesht i bej pyetje: Edhe sa detyra te mbeten per te permbushur ne interes te kishes dhe shtetit grek? Si munde te shkosh ne Amerike dhe te besh nje meshe ne gjuhen shqipe me rastin e 100- vjetorit te mbajtjes se kesaj meshe nga Noli i madh? A nuk ju duket nderhyrje ne punet e brendshme te kishes shqiptare? I drejtohem at Artur Liolinit, ketij lepiresi kockash, qe ka turperuar dhe tradhtuar kishen shqiptare me qendrimet e tij si kelysh besnik i Janullatos. Perse at Artur zemerove shqiptaret? I bej thirrje Presidentit. "Zoti President! Ju lutem largojeni menjehere kete njeri mos e prano nenshtetesine e tij pa e dhene verdiktin populli". Zoti Kryeminister! Ju thate se nuk eshte pune e imja. Mund te dilni me kontributin tuaj per te qartesuar Presidentin. Nuk eshte vone te korrigjoni.



    DEKLARATAT PER JANULLATOSIN:

    Presidenti Bamir Topi

    Per kryetarin e shtetit Bamir Topi mosdhenia deri tani e nenshtetesise shqiptare per kryepeshkopin Anastasios Janullatos, nuk ka ardhur per shkelje ligjore por ajo eshte "vetem nje gje ne proces, ku duhen marre ne konsiderate disa ndjeshmeri te brendshme". Topi tha se "mua me takon te vleresojme ndjeshmerine ne menyre shume te kulturuar". Presidenti refuzoi te jape nje date duke thene se "per sa kohe nuk ka nje vendim definitiv, une nuk mund t'ju them asgje". Duke vleresuar punen e Janullatosit, ne krye te kishes ortodokse, Topi tha se kryepeshkopi grek, ka qene dhe ne nje pozicion ku i ka sherbyer Shqiperise ne arenen nderkombetare.

    Kryeministri Sali Berisha

    Prania e Kryepeshkopit te Shqiperise Anastasios Janullatos, konsiderohet nga shefi i kabinetit qeveritar, si nje hallke e rendesishme ne marredheniet shqiptaro-greke. Ne intervisten e pardjeshme per gazeten me te madhe greke "Kathimerini" ("E perditshme"), kryeministri Berisha vleresoi se "z.Anastas ka merite ne gjallerimin e kishes greke ne Shqiperi". Pyetjes pse ende Janullatos ai pret, por nuk e ka marre nenshtetesine shqiptare dhe vijimit nese i bashkohet mendimit se duhet t'i jepet", Berisha iu pergjigj: "Problemi eshte se une jam kryeminister dhe kjo gje i kapercen kompetencat e mija. Une jam i sigurt se Presidenti i Republikes eshte duke e shqyrtuar kerkesen"

  7. #127
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga qorrbiba Lexo Postimin
    Kur shkruhet fjala "orthodhoks" gjuha del dy here perjashte gojes, duket sikur po tallesh.

    Ortodoks eshte me bukur dhe ne standardin e shqipes letrare.

    Myslymanet qe merakosen per Janullatosin le te konvertohen ne te krishtere dhe si te tille te luftojne brenda kishes per te nxjerre njerez me te mire se Janullatosi. Nga jashte eshte kollaj: behuni te krishtere dhe ribejeni kishen shqiptare (autoqefalia eshte per sy e faqe, pasi tre peshkopet e Koash-it jane greke).
    nuk ke menduar keq ti jo!!!
    realisht do ishte mire qe dikush te konvertohej sic thua ti,por te konvertosh 80%te myslimanve ne te krishter besoj se eshte e pa sens dhe e pa arritshme!!
    do ishte me e lehte dhe me e arritshme qe keta 15-20%te krishtere dhe ortodoks se bashku te konvertoheshin ne islam dhe keshtu do realizohej ajo ideja jote ndaj janollatosit!!

  8. #128
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    UNemendoj se as arabi asromaku as greku nuk duhet te jet ne krye te nji insttitucioni siq esh kreu ikishes ortodokse shqiptare.ai duhet te largohet sa me par sepse ka tendenca greku qe te kerkoj pastaj kush edi qka se ne ishum grek pas 80 vjete do ti nxjer pun arhivave shtetrore .Shqiptaret din me mir ti luten Zotit ne shqip dhe ne kemi pas kisha ma me ze se sa me Janullitasa e ladena ne duhet te jemi te qart dhe te vendosur ne interesat komtare.tjert nuk nadun te miren andaj vet ta krijojm sepse jemi populli me i lasht ne ballkan .Ai as nji her nuk foli per qashtjen Qame fund ekrye ash ipolititizuar ardhja etij andaj te shkoj sa me par e mos kthehet kurr. ka mem Shqiperia njerz te dijes e te dashur tek zoti .skem nevoj me, faliminderit Z>Janullatos na spetove ik tash ekurr mos u kthefsh netoken ton. bollkeni vrar ju greket eme eshtra tan mos luani se ne mund tja falim por Zoti imadhrishem kurren e kurres.

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    nuk ke menduar keq ti jo!!!
    realisht do ishte mire qe dikush te konvertohej sic thua ti,por te konvertosh 80%te myslimanve ne te krishter besoj se eshte e pa sens dhe e pa arritshme!!
    do ishte me e lehte dhe me e arritshme qe keta 15-20%te krishtere dhe ortodoks se bashku te konvertoheshin ne islam dhe keshtu do realizohej ajo ideja jote ndaj janollatosit!!
    E nxore nga varri postimin tim te shkruar para 2 vjetesh o Behar? Faleminderit per konsideraten. Perkatesite fetare te shqiptareve sot jane qe ortodokse ka me shume se myslymane e se katolike. Ti i referohesh statistikave te vitit 1929. Shiko pak se c'ndodh tani:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Albania#Religion

    Sot shqiptaret ortodokse jane 10% me shume se ata myslymane e 20% me shume se ata katolike.

    Por kisha Ortodokse Autoqefale "e Shqiptareve" duhet te jete e gjithe shqiptareve, perfshire ata myslymane. Fundja ne Sinodin e Shenjte ka vetem greke dhe ish myslymane shqiptare. Kishat kombetare jane mbrojtja me e mire ne Ballkan nga ujqit fqinjet tane. Neve po na e marrin keshtjellen nga brenda greket nepermjet kishes sone kombetare!!!

    Kisha kombetare shqiptare duhet te mbroje gjithe shqiptaret. Ne vend qe te beje nje vizite ne Kosove, apo te kishte bere nje lutje te vetme per shqiptaret e Kosoves qe po persekutoheshin e vriteshin nga serbet para 10 vjetesh, Janullatosi shkon takohet me Kryepeshkopin rus. Kuptohet me vone do takoje Artemijen serb e me se fundi gjithe niperit e Milosevicit, po vetem shqiptaret e Kosoves ka per t'i "harruar". E bashke me ta edhe nocionin e kishes "kombetare"

    Armikun e kemi ne shtepi.

    Pasardhesi i tij (Ignati) nuk merret vesh se kush eshte. Kam hapur nje teme ketu

    http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=113063

    e mazallah se me thone se kush dreq eshte Injati (kryepeshkopi i ardhshem). Me sa duket do i kemi greket per nja 40 vjet te tjera ne krye te kishes "kombetare", jane programuar qe tashi.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  10. #130
    Une mendoj qe vetem ortodokset shqiptare mund te vendosin mbi fatet e kishes ortodokse shqiptare!
    Shpresoj qe shqiptaret ortodokse te largohen me shumice nga kishat qe jane nen ndikimin e Anastasit.
    Mendoni pak se sa patriote ortodokse shqiptare jane eliminuar nga kisha ortodokse me ndikim grek!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •