Po lexoja para pak ditesh tek revista ScientificAmerican - Mind nje artikull per Kim Peek, qe eshte nje person qe jeton aktualisht, i cili u be inspirimi i filmit Forrest Gump (filmi ne fakt eshte thjesht inspiruar nga ky, nuk portretizon ate apo aftesite e tij). Ky artikull flet per kete person dhe disa njerez te tjere qe kane abnormalitete ne fizionomine e trurit te tyre dhe shume probleme te tjera, qe nga me ordineret (veshja, ushqimi, socializimi, etj), POR qe kane aftesi te mahnitshme ne memorje dhe disa funksione te tjera mendore (nje pakice e ketyre kuptohet, jo te gjithe), aftesi te cilat jane abnormale per njerez ordinere dhe teper te veshtira per tu shpjeguar tek cdo njeri, e aq me teper tek keta njerez me probleme ne tru.
Ky Kim Peek p.sh. mban mend tere kodet postare dhe prefikset e tel ne gjithe SHBA, stacionet lokale te TV te secilit vend, mban mend fakte egzaktesisht nga mijera libra qe i ka lexuar dhe i kujtohen menjehere, mund ti hedhe nje sy atlasit me harta dhe me pas te memorizoje dhe te te jape udhezime si te shkosh nga nje qytet ne nje tjeter (si Mapquest) dhe plot e plot gjera te tjera te kesaj natyre.
Artikulli i revistes nuk besoj se lexohet pa paguar, por gjeta nje site qe ka info per kete: http://test.wismed.org/savant/kimpeek.cfm
Disa shkencetare kane quajtur dukuri te tilla savant syndrome. Dhe ne fakt kam degjuar here pas here per raste te tilla aftesish te jashtezakonshme memorjeje etj, qofte nga njerez normale apo handikapate (retarted) si puna e ketij Kim dhe jane te mahnitshme per shkencen dhe cdo njeri besoj.
Mund te flisni per dhe sillni raste te ngjashme ketu tek kjo teme (nese keni link ose referenca akoma me mire pls)
Krijoni Kontakt