Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    ata te albpetrolit jane teknikisht punonjes te sektorit privat dhe jane llogari tjeter bashke me gjithe kompanite prone e shtetit (nuk jane teknikisht administrate publike pra, po kjo nuk do te thote se seleksionimi i militanteve sjell me pak deme)

    Une habitem me disa te cileve i beri pershtypje numerimi i diteve te qeverisjes dhe jo numerimi i rasteve te represionit politik ne administraten publike qe paguhet me taxat tona(edhe nese nuk i paguajme sot do merren nga trashegimia qe do i leme femijeve).!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !

    Kur lexon te tilla lajme nuk se si te mos jesh dakort me idene atij debilit qe quante nanon maskara pse politizoi protestat ne '97 dhe nuk i la njerezit te shprehnin te lire terbimin deri ne fund.

    Nuk do te kete falje per opoziten nese nuk largon debilin nga pushteti kur te mbaroje mandati i presidentit.

  2. #12
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Ore sa vrull merni apapappa

    Po mire mer fugura,po kur erdhi ps ne pushtet ne 97-98 i numrut se sa u hoqen nga puna sepse ishin demokrate eeee ?!
    Nejse socialisti komunist ngelet pa c'ka qe bojne si demokratizum

    Poshte Kamunistat

  3. #13
    leri more denglat dhe perrallat me komunista se edhe idioti sale e ka kuputar qe nuk ecin me.

    Kujti i kerkon llogari pse nuk u numeruan pushimet nga puna ne '97 -'98?????!!!!!

    Shko pyet debilin qe sot ke kryeministrer pse ishte aq i paafte te bente opozite.
    Ne fund te fundit per kete i kemi dhene rrogen ne parlament per 8 vitet e opozites. Apo nuk e kishit kuptuar se cili eshte roli i opozites???!!!!
    Po bishi i qenit bisht qeni mbetet dhe berisha i paafte ka qene e ashtu ka mbetur bashke me miltantet e tij te mjere qe sot po "punesohen" ne administraten publike e paguhen me taxat tona (paguajme dyfish se edhe ata te shkarkuarit ne menyre te padrejte vazhdojne te paguahen)

  4. #14
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Te gjithe driteshkurterit po permendin qe edhe PS kur ishte ne pushtet pushoi njerez nga puna a thua se ky fakt i ben pushimet nga puna qe ben PD legjitime. Duket qarte qe zelli partiak te erreson aresyen. Ketu nuk po mbron njeri bemat e dikurshme te PS, ketu po merremi me realitetit e tanishem qe eshte beterr.

  5. #15
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    "Kelyshet le te lehin , karvani shkon perpara"...(popullore)
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  6. #16
    i ka censura keto

    edhe ndodh qe te shkruash e te censurojne po cte presesh nga debilat po nejse.



    Po ti more militant i mjere i bajraktarit te semure nuk u lodhe duhe cituar ramizin?

    po nuk u lodhet me 50 diskriminime e emerime mbi baza "meritokracie" mitingashe????!!!!!
    50 vjet dhe asnje mesim

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 07/07/2006, ora

    Elham Sharra: Linja e denoncimeve monitorohet nga vetë Kryeministri Berisha



    Drejtori i zyrës së informimit dhe marrëdhënieve me publikun në kryeministri, z Elham Sharra në një intervistë për gazetën 55 deklaron se kryeministri Berisha është shumë i ndjeshëm ndaj denoncimeve të qytetarëve dhe informohet për secilin prej tyre, pa iu nënshtruar kurrfarë ngjyrimi apo preference politike



    Zoti Sharra, cili është funksioni i Zyrës së Informimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, si funksionon dhe çfarë të rejash sjell ajo në marrëdhënie me qytetarët?

    Sektori i marrëdhënieve me publikun dhe i informimit ne misionin e tij përfshin edhe pritjen e çdo lloj kërkese që ka publiku. Mbasi bëhen kerkesat në një nga pikat e pritjes që mund të jetë telefoni, (në këto dy muaj kemi bërë dy linja telefonike që janë dhe funksionojnë gjatë gjithë orarit zyrtar ku ka dhe presim ankesa, kërkesa ose denoncime për problemet që sot shqetësojnë qytetarët shqiptarë) vetë qytetarët sjellin edhe sugjerime se si mund të ndërtohet disa marrëdhënie më të mira, si mund të kemi një informim më mirë. Një zhvillim bashkëkohor është edhe kontakti elektronik me anë të postës elektronike. Kjo mënyrë komunikimi e ka zgjeruar marrëdhënien mes qytetarëve dhe qeverisë, sepse nuk është vetëm në përdorim të qytetarit të thjeshtë brenda vendit por shërben edhe si një postë e shpejtë për shprehjen e problemeve që lidhen me vendin. Kjo u sjell atyre një zgjidhje të vazhdueshme dhe me proceset që ndodhin në vend por dhe me problemet që ata i kanë konkrete. Sektori gjithashtu krijon marrëdhënie te re me qytetarin duke organizuar pritjet fizike, ne këtu kemi orarin e pritjes dhe nepunësit e pritjes që janë njerzit me të kualifikuar që presin njerëzit. Sa të jetë e mundur ne duhet ta zhvillojmë këtë mënyrë kontakti si një imazh i ri i qeverisjes, jo formalisht, por si një domosdoshmëri, si një pjesë që duhet ta ketë administrata shtetarore, për t’iu afruar atyre që produkteve që priten në nivelin europian.



    Cilat janë ato fusha ku qytetarët po i përqëndrojnë denoncimet e tyre?

    Qytetarët janë të ndjeshëm dhe për problemet indirekte që ata kanë por edhe problemet e qeverisë e problemet e marrëdhënieve midis qytetarit e qeverisë. Në planin individual janë kërkesa të pazgjidhura ose të zgjidhura keq, siç i gjykon qytetari, që kanë të bëjnë me pronën, me marrëdhëniet e punës, që kanë të bëjnë me korrupsionin, me evazionin fiskal, me problemet shëndetësore të tyre e më gjërë, Problemet janë të karakterit të ndryshëm dhe në mënyrë të vecantë ka dhe nga ato të sygjerimit se si mund të përmirësohen fusha të caktuara ose të organizuara në kuadër të një reformimi qoftë të administratës qoftë të reformës në kuadrin në planin ekonomik.



    Çfarë kriteri përdor zyra juaj për përzgjedhjen e këtyre elementëve?

    Misioni i zyrës rregullohet nga ligjet bazë të cilat janë kushtetuta, ligji për informimin publik për dokumentat zyrtarë dhe ligji për kodin e procedurës administrative ku aty janë të përcaktuara në mënyrë ligjore të gjitha hallkat që shkon një hetim administrativ deri në marrjen e një përgjigjeje, psh kur është marrëdhënia mes publikut që mund të jetë një person ose një entitet juridik. Po pastaj, se si procedohet nuk është pjesë e misionit tonë. Në njësinë tonë veprohet në bazë të procedurave ligjore dhe realizohet adresimi i problemeve tek institucionet apo zyrat e tjera të ngarkuara brenda kësaj godine apo jashtë kryeministrisë, në nivel qendror apo lokal. Kuptohet se këtu behet një punë e madhe për t’i orientuar sa me shpejt objektivat drejt përgjigjeve konkrete. Për të rritur vëllimin e shkëmbimit të informacionit, ne një kuader edhe me të gjerë sesa ministritë janë duke u ristrukturuar dhe riorganizuar sektorët e marrëdhenieve me publikun. Rritja e efektivitetit natyrisht që do të jape një kontribut ne uljen e abuzimit tek nëpunësit, në uljen e nivelit të korrupsionit në fund të fudit, sepse nje qytetar i mirëinformuar është shum e veshtirë të manipulohet, dhe ato që nëpunësi i mëson për shkak të detyrës janë një pronë e administratës shtetërore, janë një pronë e taksapaguesve, rrjedhimisht, qytetarët kanë të drejtë ta marrin këtë informacion per secilin dokument.



    Në fakt kohet e fundit ka pasur një paqartësi të funksionimit të linjës 0800. Ka mjaft qytetarë që ankohen se kjo linjë nuk funksionon apo nuk del e disponueshme, ku qëndron problemi?

    Prej më shumë se 2 muajsh, me përjashtime të rralla, kur ka defekte teknike që ndodhin për shkak të linjës, kjo linjë funksionon në këto 2 numra; po flas gjithmonë për numrat fiks, dhe duhet marrë jo nëpërmjet celularëve dhe nuk duhet marrë jashtë ditëve të orarit zyrtar nga ora 8 deri ne 16 .30 dhe nga e hena ne të premte (me përjashtim te ditës së premte, që orari është deri në orën 14. 30). Ne na vijne mesatarisht 15-20 telefonata ne dite te karakterit që i permenda me sipër dhe gjitha keto procesohen njesoj sikur qytetari të jetë drejtuar me një letër për problemin që ka, problemet që quhen të plotësuara u shkojnë zyrave të tjera. Pra kur kemi të bëjme një denoncim krijohet një marrëdhënie e qytetarit me zyrat, të cilat i miraton ligji për ti zgjidhur; sic është Departamenti i Kontrollit Administrativ dhe Antikorrupsioni në kryeministri, apo edhe organet e tjera të Apelit, të prokurorise, të Ministrisë së Drejtësisë, në nivelin vendor etj. Kjo eshtë detyra; menaxhimi i gjithë kërkesave dhe adresimi i tyre atje. Kuptohet që nuk jemi përballë një procesi që nuk merr fund. Ne e ndjekim në mënyrë që edhe përgjigjet, qytetari t’i marrë brenda afateve që përcaktohen. Kuptohet që kjo është një punë që kërkon një ridimensionim të gjërë, është punë që ne e presim shumë shpejt edhe ketu brenda që nga pikpamja cilësore të ndryshojë të ketë një studim që është kryer në bashkëpunim me banken boterore ju do të shikoni dhe elementë të tjerë të paparë deri tani që ne shpresojmë të kemi ecje të tjera shumë më të mira.



    Të gjitha denoncimet shkojnë drejtperdrejt tek kryeministri apo shpërndahen tek persona të tjerë?

    Cilado qoftë menyra e kontaktit të qytetarit, kur ka te beje me kryeministrin, një gjë është absolutisht e vërtetë, që kryeministri vihet ne dijeni të kerkesës apo ankesës së qytetarit, plus edhe vetë që kryeministri ka vënë një numër që qytetarët japin ankesat e tyre. Nuk mund të them që punët shkojnë shumë mirë por qytetarët krahas falenderimeve që na bëjnë për problemin e zgjidhur kemi edhe vonesa të tjera për zgjidhjen e problemeve, që jo gjithmoë varen nga ne. Kryeministri është vecanërisht i ndjeshëm për këtë marrëdhënie qytetar-kryeministër. Gjatë kësaj periudhe janë afruar dhe studentë që të marrin njohuri se si funksionon dhe çfare ben kjo njësi. Kjo për të rrëzuar mitin e hermetizimit të administratës dhe asaj çfarë ndodh aty pasi këta studentë apo të rinj nesër do të bëhen pjesë e kësaj administrate dhe duhet të jenë të çliruar nga mosnjohja sa duhet e gjërave. Në fund të fundit, edhe kjo është një mënyrë më e mirë për të krijuar marrëdhënie me njerëzit dhe mentalitetin e tyre.

    Intervistoi Kleves Bitro
    g 55

  8. #18
    shume mire bejne po as ne komunizem nuk pushohej njeri nga puna me "letra anonime"

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    54

    Qeveria e re ka hequr nga puna 10 mijë punonjës


    Komisioni i “Shkarkimeve në Administratë”, shifrat për 6-mujorin


    Qeveria e re ka hequr nga puna 10 mijë punonjës
    Opozita kërkon rikthimin e tyre

    Darina Tanushi
    d.tanushi@gazetashqiptare.com

    Rreth 10 mijë punonjës janë shkarkuar nga administrata publike, pas ardhjes së qeverisë së djathtë. Shifra është bërë e ditur dje gjatë një takimi të 4 deputetëve të opozitës, anëtarë të komisionit hetimor parlamentar për shkarkimet në administratën publike dhe shoqatës së këtyre punonjësve civilë, të pushuar nga detyrat. Këta të fundit, ashtu siç deklaruan në takim, kishin kërkuar prej ditësh një takim me të gjithë komisionin, por sipas kryetarit socialist, Blendi Klosi, pjesa e maxhorancës nuk ka pasur vullnetin t’i takojë. Deputetët e opozitës; Blendi Klosi, Ermelinda Meksi, Pëllumb Xhufi dhe Angjelina Kola, kanë kërkuar prej të pushuarve nga administrata që të depozitojnë pranë komisionit dëshmitë e tyre të argumentuara edhe nga ana ligjore, për të bërë të mundur që çështjet të zgjidhen sipas ligjit dhe drejtuesit që kanë cenuar të drejtat e tyre, të shkojnë edhe para Drejtësisë.

    Shkeljet
    Kryetari i këtij komisioni, Blendi Klosi tha në fjalën e tij se në administratën publike nuk janë pakësuar njerëz, por janë shtuar. Sipas Klosit për një vend pune paguhen dy ose tre vetë, duke shtuar kështu koston për shtetin. “Në të gjitha rastet, - nënvizoi më tej deputeti socialist, - nuk ka asnjë rast të konkurrencës për marrjen në punë. Në të gjitha rastet, njerëzit janë marrë me kontrata të përkohshme dhe mbi ato kontrata janë bërë konkurrime, gjë që është shkelje e hapur e ligjit dhe e transparencës për realizimin e procesit të konkurrimit”, - deklaroi Klosi. Ai tha se PS-ja ka marrë informacione nga rrethet e vendit e të gjitha institucionet dhe rezulton se janë zëvendësuar të gjithë drejtorët e institucioneve dhe janë vënë militantë partiakë. Klosi vuri në dukje se janë vënë re gjithashtu raste skandaloze, kur inxhinierë, juristë apo ekonomistë të zotë dhe me kualifikime, janë zëvendësuar me militantë partiakë pa asnjë lloj kriteri. Socialistët vlerësojnë se ka shumë raste që emërimet janë bërë në mënyrë nepotike. “Kemi zëvendësime të njerëzve të paaftë, të cilët në asnjë rast nuk përmbushin asnjë nga kushtet e drejtimit të institucioneve shqiptare. I gjithë ky spastrim i administratës pa asnjë lloj kriteri, ka sjellë një situatë kritike për administratën”, - theksoi kryetari i komisionit, Blendi Klosi.

    Të larguarit
    Deputetët e opozitës në komisionin parlamentar, hetimor për shkarkimet në administratë, kanë kërkuar dje prej të pushuarve nga administrata, dëshmi konkrete dhe informacion të shpjeguar nga ana ligjore, në mënyrë që dëshmitë të përdoren edhe për të ndëshkuar ata drejtues institucionesh që në fund të punës së komisionit, të dërgohen edhe për ndjekje penale. Klosi ka informuar se në muajin shtator, i cili është edhe muaji i fundit i punës së tij, do të mblidhen të gjitha këto dëshmi. Përfaqësuesi i Shoqatës së Punonjësve Civilë të Shkarkuar, Nikollë Buja ka ngritur shqetësimin se shifra prej 10 mijë të shkarkuarish po rritet çdo ditë. “Vetëm në sektorin e antikontrabandës, - tha ai, - janë të shkarkuar 46 punonjës. Në dëshmitë që janë sjellë prej disa të larguarish, janë shprehur pakënaqësitë për motivet e shkarkimit. Komisioni hetimor, parlamentar ka thirrur në një mbledhje të parë të tij ministren e Integrimit Arenca Trashani, e cila ka thënë se nuk ka shkarkuar asnjë drejtor, aq më tepër staf negociatorësh. Ndërsa sipas socialistëve, në këtë ministri janë shkarkuar 2 drejtorë, të cilët vazhdojnë të marrin pagat duke qëndruar pa punë dhe kjo është kosto për shtetin.



    Largimet nga puna, sipas rretheve

    Malësi e Madhe 47
    Shkodra 265
    Puka 49
    Kukës 130
    Has 38
    Tropojë 23
    Dibër 420
    Bulqizë 65
    Mat 94
    Lezhë 130
    Mirditë 90
    Kurbin 70
    Durrës 420
    Krujë 61
    Tiranë 4400
    Kavajë 51
    Rrogozhinë 44
    Elbasan 185
    Gramsh 78
    Peqin 40
    Librazhd 92
    Fier 378
    Mallakastër 190
    Lushnje 68
    Berat 440
    Kuçovë 78
    Skrapar 46
    Gjirokastër 400
    Tepelenë 69
    Përmet 49
    Korçë 530
    Kolonjë 70
    Devoll 207
    Pogradec 180
    Vlorë 396
    Sarandë 63
    Delvinë 54
    Shuma gjithsej; 10. 010 të larguar

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-04-2006
    Postime
    62
    E me mire ja kane bere mjate u fryne cdo gje me rradhe ,keshtu u be ketu..............

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  2. Kostoja e pushtetit pa pushtet !!!
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 11:25
  3. Kreu i Kuvendit të Kosovës, me foton e Enverit në shtëpi
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  4. Edvin Rama zgjidhet kryetar i PS me 99% të votave
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 145
    Postimi i Fundit: 21-01-2008, 09:31
  5. Rama, lider i mundshëm kombëtar
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 04-06-2007, 16:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •