Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    PD, 1 vit në pushtet, 10.000 të larguar nga puna

    Partia Socialiste vë alarmin për rritjen numrit të të larguarve nga puna gjatë një viti. Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Socialiste Blendi Klosi tha dje në një prononcim për gazetën “Sot” se numri i të larguarve nga administrata gjatë një viti, që kur demokratët kanë ardhur në pushtet, ka arritur në mbi dhjetë mijë të larguar duke u zëvendësuar me njerëz që nuk kanë kurfarë arsimi përkatës dhe madje as me arsimin e mjaftueshëm për të qenë drejtues në administratë. Njëkohësisht edhe në rolin e drejtuesit të Komisionit Hetimor të iniciuar nga opozita për hetuar shkarkimet e bëra në administratë, Klosi vëren se numri është rritur së tepërmi dhe nga informacionet e marra në të gjitha rrethet e vendit, kjo shifër rezulton të jetë alarmante. “Shifra në mënyrë krejtësisht të frikshme ka kaluar në mbi dhjetë mijë nëpunës të larguar, shifër kjo e detajuar në rrethe të ndryshme të vendit, shifër e cila po rritet në vazhdimësi. Pra nuk kemi vetëm një lëvizje të administratës së lartë të iniciuar nga kryeministri dhe ministrat e tij, por kjo lëvizje tashmë po shtrihet në të gjithë vendin dhe kjo për ne është një shqetësim shumë i madh”, tha Blendi Klosi. Klosi vëren, se në bazë të informacionit të marrë, emërimet e reja janë jo vetëm emërime politike dhe mungesë arsimi, por çdo gjë është bërë duke shkelur ligjin e Shërbimit Civil dhe në konflikt të hapur interesash. “Kemi largime krejtësisht abuzive, largime në mënyrë jocivile, largime që janë bërë në konflikt të hapur me të gjitha ligjet e shtetit, me funksionimin e të gjithë administratatës publike, por që në shumicën e rasteve, siç e kemi evidentuar janë bërë në konflikt të hapur. Në gjithë shtetin shqiptar po vërehet emërimi i njerëzve të paaftë, njerëz që nuk kanë aspak aftësinë dhe arsimin e lartë për të kryer një detyrë të caktuar, por që të gjitha po vendosen me begraund të pastër politik”, shtoi Klosi. Sipas Klosit, i gjithë mosfunksionimi i shtetit mbase ka një tipar të caktuar që është injoranca e njerëzve që po vendosen kudo. “Ne i kemi evidentuar dhe do i bëjmë publike. Kemi evidentuar emërime me njerëz jashtë profilit administrativ”, deklaroi Klosi.


    Komisioni Hetimor

    Klosi është njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimet në administratë që po hetohen nga Kuvendi. Në rolin e kryetarit të këtij Komisioni Klosi thotë se tashmë hetimi është në punën e tij më intensive. Deri më tani është kërkuar informacioni përkatës nga të gjitha ministritë dhe ato institucione ku janë bërë shkelje të hapura me ligjin e Shërbimit Civil. “Komisioni hetimor tashmë është në fazën e tij më intensive dhe ne kemi kërkuar informacion në të gjitha ministritë dhe insitucionet në varësi të ministrive dhe Këshillit të Ministrave, për të bërë një pasqyrë më të qartë të të gjithë situatës në administratën publike”, tha Klosi. Informacioni që do të paraqitet nga opozita është edhe ai që është mbledhur prej më se një viti nga ana e një strukture të re të PS-së që është krijuar posaçërisht për ankesat që kanë ardhur pas largimeve flagrante nga puna. Klosi rrëzon akuzat e mazhorancës se ai si kryetar po bllokon qëllimisht punën e komisionit. Ai tha se shkak për disa vonesa të krijuara e kanë adresën pikërisht nga administrata e vetë Kuvendit. Sipas tij, mazhoranca ka një frymë bllokuese të punës së Komisionit. “Komisioni hetimor po pengohet nga administrata e Kuvendit për mënyrën se si ka funksionuar dhe pengesat që kanë ardhur për këtë komision. Mazhoranca vazhdon të bllokojë, anëtarët e komisionit e kuptojnë se masakra e administratës publike nuk i drejtohet vetëm opozitës, por gjithë shtetit shqiptar”, përfundoi sekretari i Burimeve Njerëzore në PS Blendi Klosi.

    Gazeta SOT.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    duke u zëvendësuar me njerëz që nuk kanë kurfarë arsimi përkatës dhe madje as me arsimin e mjaftueshëm për të qenë drejtues në administratë.
    demokratet jane "teknologjikisht superiore" si kopjace. nuk besoj,biles esshte e vertete, se keta nuk kane nje pike "ingenuity".

    zoti qofte me n, djalli qofte me salen!

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    demokratet jane "teknologjikisht superiore" si kopjace. nuk besoj,biles esshte e vertete, se keta nuk kane nje pike "ingenuity".

    zoti qofte me n, djalli qofte me salen!
    hahahaaaaaaaaaaaa shife mor ca shkrun tipi analist haha.

    edhe tema i ka ra pikes taman, 10000 te papune nder kta 9990 drogaxhi si ky gjinushi i fundit. sa demokrat i flaket ky qe hapi temen mor zot haha.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    10 000 i kane hequr Zyrtarisht edhe nja 10 000 te tjere ashtu pa u marr vesh. Kjo eshte psikologjia e cdo partie shqiptare qe vjen ne pushtet, hiq ate qe nuk eshte besnik i partise dhe vej nje zar qe di te thote vetem peqe. Ne fakt kjo eshte ne pergjithesi psikologjia e shqiptarit, mosbesues, lokalist dhe tribal. Shteti konsiderohet si domen dhe prone, jo si institucion qe i perket cdo shtetasi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE
    “Kemi largime krejtësisht abuzive, largime në mënyrë jocivile, largime që janë bërë në konflikt të hapur me të gjitha ligjet e shtetit, me funksionimin e të gjithë administratatës publike, por që në shumicën e rasteve, siç e kemi evidentuar janë bërë në konflikt të hapur. Në gjithë shtetin shqiptar po vërehet emërimi i njerëzve të paaftë, njerëz që nuk kanë aspak aftësinë dhe arsimin e lartë për të kryer një detyrë të caktuar, por që të gjitha po vendosen me begraund të pastër politik”,
    Gazeta SOT.

    Po pse kush pret nga socialistet qe te lavderojne qeverine ???????????????
    Harruan ata baterdine qe bene vete kur erdhen ne pushtet, por ka te tjere qe nuk harojne. Dhe nese kjo e sotmja do te quhej baterdi do te ishte perseri me permasa shume me te vogla se paraardhesja e saj.
    Iku koha juaj zoterinj socialiste, do te vije perseri sigurisht, por deri atehere do t`ju duhet te flisni e te flisni e te flisni edhe pse e dini se nuk ju degjon njeri.
    Populli ka nje fjale te urte qe thote;
    - Mos i bej gropen shokut, se bie shoku brenda.
    ( Dhe kur te dale sigurisht qe do beje gropen tende)
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Avash keta me shkrimin, se u keputen ne mes.
    1 vit? Ku e gjeten nje vit? Mezi e me dhimbje te thella e dorezuan pushtetin ne shtator me kopanin qe ua mbante permbi Perendimi.
    10000? Kjo meriton nje shkulm te qeshurash, se me shume eshte gjynah.

  7. #7
    H 2 S O 4 Maska e `Ac|D`
    Anëtarësuar
    13-05-2006
    Vendndodhja
    Kush E Gjen 1000000000000000000 $ :)
    Postime
    96
    PaPApapapa Nga Dalin Aman Keto Rezultate Se Po Na Cudisin Fare . Ai Kalendari I PS Sa Dite Ka Kot Sa Per Informacion Se Paskan Kalendar Te Cuditshem . Sa SHpejt Qe Kalon Vitit Mer Daj
    DaNg3r StAy AwAy Fr0m M3

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ka 1 vit ne pushtet de jure pd-ja sepse pushtetin e kane ne fakt po sallaksit e ps-se, qente roje te mafies.

    3 korriku i dha pd-se 100% pushtet de jure por de facto as 3% te pushtetit nuk e ka pd-ja.
    vazhdon ajo zhaba zp e ps te jete ne pushtet.

  9. #9
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    10000 jane pak, kto jan vetem shifrat zyrtare, vetem ne Alpetrol ne fier jane pushuar nga puna per motive politike rme shume se 200 vete, dhe prisni se eshte vetem fillimi. Por nejse nuk e kuptoj se c'mund te prisnin Shqiptaret nga nje njeri qe i vuri flaken shqiperise ne 1997 dhe qe duhej te mbaj pergjigjesi direkte per hapjen e depove ne ket vit...............Po futemi ne nje diktature te re , po me aq lezet sa shqiptaret nuk po arrijne ta kuptojne.....
    Liberté, égalité, fraternité

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ne disa fusha qeveria ka bere nje pune te mire por ne disa te tjera akoma nuk eshte ndjere ndryshimi i madh shpresojme qe ne vitet e ardheshme e jete me mire .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  2. Kostoja e pushtetit pa pushtet !!!
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 11:25
  3. Kreu i Kuvendit të Kosovës, me foton e Enverit në shtëpi
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  4. Edvin Rama zgjidhet kryetar i PS me 99% të votave
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 145
    Postimi i Fundit: 21-01-2008, 09:31
  5. Rama, lider i mundshëm kombëtar
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 04-06-2007, 16:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •