Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Trafikantet Shqiptare!!

    Nje efektiv i policise kriminale te Tiranes u kanos per vdekje pasi ra ne gjurmet e nje grupi trafikantesh. Policia: "Vajza J.H., u dergua per prostitucion ne Kosove". Si ra dje ne pranga Mirian Guci, pas telefonates shantazh

    TIRANE - Kercenohet me vdekje nje inspektor krimesh ne drejtorine e Policise se Tiranes, ndersa perpiqej te arerstonte nje te dyshuar per trafik prostitucioni. Autori i dyshuar i krimit te dyfishte eshte Mirian Guci, 27 vjec, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane. Policia rajonale tha se vuri ne pranga ne oret e para te dites se djeshme 27 vjecarin e dyshuar dhe shtoi se ka shpallur ne kerkim edhe te pakten nje te dyshuar per trafikimin pas rrembimi, te nje vajze 25 vjecare nga bathorja prane Tiranes. "I arrestuari Guci, pasi kishte rrembyer dhe trafikuar ne Kosove se bashku me eprsona te tjere, vajzen 25 vjecare J.H., kercenoi permes telefonit inspektorin e ceshtjes duke tentuar ta frenoje ne perpjekjet e tij per ta arrestuar", sqaruan per "Korrieri"-n, burimet e policise se Tiranes. Sipas tyre, jane identifikuar dhe personat e tjere, te perfshire ne kete grup kriminal te trafikut te femrave.

    Mirjan Guci 27 vjec, lindur ne Peshkopi, e banues ne Paskuqan te Tiranes, u ndalua pas nje aksioni te policise Kriminale te komisariatit nr.4, ne bashkepunim me disa grupe te reparteve "Shqiponja", si dhe nje grup oficeresh te Sektorit te Antitrafikut te Drejtorise se Policise se Tiranes. Guci, sipas policise, me 26 gusht te ketij viti, ka rrembyer ne bashkepunim me disa persona te tjere, nje vajze 25 vjece banuese ne Bathore, me inicialet, J.H. Prinderit e 25 vjecares, kane dhene nje kallezim penal, po ate dite ne mbremje, fillimisht ne rajonin e Policise se Kamzes, e nje dite me pas ne drejtorine e Policise se Tiranes, mbi zhdukjen e vajzes se tyre. Nderkaq nje inspektor krimesh i ketij komisariati si dhe oficer i sektorit te antitrafikut, te ndihmuar edhe nga nje agjent krimesh, kane mundur te identifikojne te gjithe pjesetaret e grupit te dyshuar si trafikante vetem nje dite me vone. Por ne kohen qe policia ka mundur te identifikoje autoret, ata kane mundur te largohen se bashku me 25 vjecaren, ne drejtim te Kosoves, nga ku edhe besohet se do ta nisnin ne Perendim, per ta detyruar me pas te ushtronte profesionin e prostitutes. Ende nuk dihet fati i vajzes, por policia beson se ajo nuk duhet te kete kaluar kufijte e Kosoves. Ndersa ka shpresa qe ajo mund te jete jo shume larg kufirit shqiptaro-kosovar. Kur nje nga inspektoret e krimeve, arriti te bjere ne gjurmet e nje prej pjesetareve te rrembimit, ky i fundit, nepermjet telefonit eshte lidhur me te, duke e kercenuar se do ta kishin punen pisk nese vazhdonin me tej ndjekjen e tyre dhe nese vazhdonin hetimet. Ka qene pikerisht i arrestuari Guci, i cili ka kercenuar, ne bisede telefonike, nje prej inspektoreve, emri i te cilit nuk behet i ditur. Kercenimi, eshte klasifikuar si kercenim serioz per jeten e inspektorit dhe policia ka ngritur ndaj tij edhe akuzen e kanosjes per shkak te detyres, pervec dy akuzave te tjera, ate te rrembimit dhe trafikimit te nje vajze per qellime prostitucioni ne bashkepunim. Dashamir Bicaku

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Trafiku i femijeve, "burg pa afat" per Ziko Lenen

    TIRANE - Gjykata e Krimeve te Renda ne Shkallen e Pare ka marre masen e sigurise arrest me burg pa afat ne mungese, per 50 vjecarin Ziko Lena nga qyteti i Korces i akuzuar per trafik femijesh. Masa eshte dhene nga gjyqtari i gatshem Idriz Mulkurtaj pas kerkeses se Prokurorise se Krimeve te Renda, e cila ka kerkuar "burg pa afat per te pandehurin". Pasi eshte njohur me materialet e dosjes dhe pretendimet e organit te akuzes, gjyqtari ka vendosur te pranoje kerkesen per vleresimin ne mungese te mases se sigurise per 50 vjecarin nga Korca. Fillimisht hetimi nisi nga prokuroria e Korces pas denoncimit te nje gruaje dhe me pas dosja iu percoll prokurorise se Krimeve te Renda. Prokuroria e Korces nisi hetimet ne mungese per 50-vjecarin Ziko Lena, i njohur me pseudonimin Kita, i cili akuzohet se ka kryer trafik te te porsalindurve shqiptare, ne Greqi. Hetimet ndaj Lenes, nisen edhe pse ai eshte akuzuar dy vjet me pare per trafikimin e nje bebeje 10-muajshe. "Keto hetime, nisen mbi bazen e provave qe ka paraqitur nepermjet nje dosjeje zyra antitrafik e policise se Korces", tha nje burim ne Krimet e Renda. Nderkaq, Ziko Lena eshte shpallur ne kerkim nderkombetar per trafik femijesh. Burime nga prokuroria e krimeve te renda bejne te ditur se qe prej kohes kur filluan hetimet ne lidhje me kete rrjet trafiku, Lena eshte larguar ne drejtim te Greqise, ku edhe fshihet. Hetimi ndaj tij ka filluar ne baze te denoncimit te Mimoza Sadikllarit, ne maj te ketij viti ne Prokurorine e Korces. 27-vjecarja, banore nga Mokra e Pogradecit, ka akuzuar Ziko Lenen per trafikimin e vajzes se saj 10 muajshe. "Ai ma ka marre Moniken kundrejt nje pagese prej 50 000 lekesh, me premtimin se do t'ia jepte per biresim nje familjeje greke". Dyshimi se vajza nuk do te ishte biresuar, Sadikllarit i lindi pasi mesoi ne media, trafikimin e femijeve nga Korca dhe Pogradeci, ne drejtim te Greqise. Sipas burimeve nga prokuroria, ajo ka komunikuar me Lenen, per te mesuar rreth fatit te vajzes, por ky i fundit nuk i ka treguar asgje. Duke dyshuar se e bija ka rene prč e trafikanteve, ajo ka denoncuar Lenen ne prokurori. Sipas hetimeve, Lena njihet si nder njerezit e afert te mjekut grek Fotis Nirus, klinika e te cilit eshte sekuestruar nga policia greke ne Janice

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    ok shpirt njeriu si mendon ti se zgjidhen kto gjera. Un them vetem karrigja elektrike i zgjith kto gjera.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kam pa shum vajza ktu ne Kosov edhe ne Qytetin tim qe punojn me prostucion A i vjedhin vajzat prej Shqiperis dhe i bin ketu zoti e din me shum po vin Shqiperia\Tirana. Por policia sdi cka jan duke bo sepse me u mundu munden me ndalu dhe mos me punu me ksi gjona sepse keq vallaji.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nice_Boy : 01-09-2004 mė 16:57
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Kėrcėnoi policin, arrest trafikantit

    Hiq dorė se kjo punė nuk mbaron me kaq. Ti e di mirė se pėr ēfarė e kam fjalėn". Ishte ky kėrcėnimi i bėrė nga njė trafikant me njė numėr tė fshehur nė celularin e njė inspektori tė krimeve tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, i cili i ėshte vėnė nė ndjekje prej disa javėsh. Por kjo nuk e ka ndalur vazhdimin e hetimit, dhe vetėm sa ka pėrshpejtuar arrestimin e trafikantit. Mirjan Guci, 27 vjeē, ėshtė prangosur mbrėmjen e sė hėnės nė banesėn e tij nė Paskuqan tė Tiranės. Policia, e cila ishte duke hetuar rreth denoncimit tė prindėrve pėr trafikimin nė Kosovė tė vajzės sė tyre 25 vjeēe nga Babrruja e Tiranės, kishte vepruar nė kohėn e duhur.

    Trafikimi
    Ka qenė data 6 gusht, kur Guci nė bashkėpunim edhe me disa persona tė tjerė ka mundur tė trafikojė nė Kosovė 25-vjeēaren me iniciale J.H. Vajza mendohet se ėshtė trafikuar pėr qėllime prostitucioni. Sipas policies, trafikantėt kanė pasur njohje me 25-vjeēaren, tė cilėn e kanė mashtruar se do t'i gjenin njė punė tė ndershme dhe me shumė fitime nė Kosovė. Njėri prej trafikantėve dyshohet tė ketė qenė dhe i dashuri i vajzės dhe ky ka influencuar nė vendimin e saj.

    Hetimi
    Me tė konstatuar zhdukjen e vajzės, prindėrit e saj janė drejtuar fillimisht nė komisariatin numėr 4 tė Policisė sė Tiranės dhe mė pas nė Zyrėn e luftės kundėr trafiqeve nė drejtori. Brenda njė kohe tė shkurtėr inspektorėt kanė mundur tė identifikojnė itinerarin e trafikimit dhe autorėt tė cilėt, sipas policies, janė pesė. Antitrafiku ka mundur tė kontaktojė me policinė e UNMIK-ut pėr gjetjen dhe kthimin e vajzės. Ndėrsa dėshmia e 25-vjeēares pritet tė jetė kyēe pėr ecurinė e hetimeve, burime nga Drejtoria e Policisė sė Tiranės konfirmojnė se i kanė identitetet e katėr trafikantėve tė tjerė dhe pritet lokalizimi dhe kapja e tyre.


    Filip Gjeloshi, u arrestua pas dyshimeve pėr njė kėrcėnim

    Policia prangosi njė javė mė parė nė njė aksion model njė tė kėrkuar qė dyshohet se ėshtė autor i kėrcėnimeve tė njė prokurori tė krimeve tė rėnda. Filip Gjeloshi, 29 vjeē, mendohet tė ketė kėrcėnuar prokurorin e dy ēėshtjeve tė tij. Ai ėshtė arrestuar nė shtėpinė e tij nė Allias, ku strehohej pėr shkak se kėrkohej nga policia. Gjeloshi ishte shpallur nė kėrkim mė parė pėr akuzėn e tentativės sė vrasjes, e cila e ka zanafillėn nė shkurt tė vitit tė kaluar, kur 29-vjeēari gjatė njė zėnke ka qėlluar pėr tė vrarė fqinjin e tij. Madje kjo akuzė ka mjaftuar pėr siguruar arrestin pėr Gjeloshin, ndėrkohė qė prokuroria ka nisur hetimet pėr faktimin e akuzės sė kėrcėnimit tė njė prokurori pėr shkak tė detyrės.

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Trafiku i bebeve

    Ziko Lena i bleu fėmijėn bashkėshortit tim Hymet Kreka pėr 50 mijė lekė". Kėshtu e ka nisur denoncimin e saj pėr prokurorinė nėna nga Pogradeci, Mimoza Liēo, pėr zhdukjen e fėmijės sė saj nė fund tė vitit 2001 nė njė klinikė greke. Ka qenė pikėrisht denoncimi i kėsaj nėne, qė organi i akuzės tė niste zyrtarisht hetimet pėr Ziko Lenėn, tė konsideruar si kreu i pjesės shqiptare tė trafikut tė bebeve nė drejtim tė Greqisė. Tashmė ėshtė bėrė publike qė i pandehuri Ziko Lena ėshtė njė i afėrm i mjekut famėkeq grek Fotis Nira, i cili akuzohet se ėshtė pikėrisht personi qė organizonte kėtė trafik fitimprurės, qė konkludohej nė klinikėn e tij nė qytetin Janica tė Greqisė sė Veriut. Gratė viktima kanė pohuar se fėmijėt e tyre i kanė shitur kėtu me shuma qesharake tė hollash, qė nė shumė raste nuk i kalonin 500 dollarėt. Njė skandal tė cilin Gazeta Shqiptare e ka denoncuar vazhdimisht.

    Trafiku
    Sipas Mimoza Liēos, ka qenė muaji dhjetor i vitit 2001, kur 54-vjeēari Ziko Lena sė bashku me bashkėshortin e saj, Hymetin, e kanė marrė atė me vete duke kaluar nė pikėn kufitare tė Kapshticės me dokumente tė falsifikuara. Nė deklarimet e dhėna nė polici mė 10 qershor tė kėtij viti, Liēo ka pretenduar se pasi ka kaluar kufirin, ajo ėshtė strehuar prej tė pandehurit nė njė klinikė private nė Janica tė Greqisė sė Veriut, ku ka lindur njė fėmijė. Pak ditė pas lindjes ata e kanė kthyer nė Shqipėri, por pa fėmijėn. Sipas saj fėmija ėshtė shitur pėr 500 mijė lekė tė vjetra, tė cilat i ka mėrrė bashkėshorti i saj Hymet Kreka (arrestuar tre muaj mė parė nga policia i akuzuar pėr trafikė fėmijėsh) dhe i ka ndarė mė pas me vėllain e tij Nazmi Kreka.

    Masa e sigurisė
    Nė bazė tė dėshmisė sė gruas, organi i akuzės i Krimeve tė Rėnda, pėrfaqėsuar nga prokurori Ened Nakuēi, kanė nisur nė ngarkim tė Lenės ēėshtjen penale, ndėrsa gjyqtari Idriz Mulkurti i Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda mė datėn 10 gusht 2004 vendosi pėr Ziko Lenėn masėn e sigurisė "arrest nė burg nė mungesė", e cila do tė jetė nė fuqi deri nė pėrfundim tė hetimeve. Nė vendimin pėr marrjen e masės sė sigurisė gjykata ka pohuar se 54-vjeēari Ziko Lena i lindur nė fshatin Lleng tė Pogradecit dhe banues nė qytetin e Korēės, akuzohet sipas nenit 128/b/2 tė Kodit Penal, nė bazė tė tė cilit rrezikon njė dėnim jo mė pak se 15-vjet heqje lirie.


    Lena ėshtė kushėriri i mjekut grek tė trafikut, Fotis Nira

    Ziko Lena njihet si i afėrm i mjekut famėkeq grek tė trafikut tė bebeve shqiptare, Fotis Nira i njohur si Andropulos. Sipas prokurorisė rezulton se Lena ka lindur nė fshatin Llengė tė Pogradecit mė 21 qershor 1950 dhe banon nė qytetin e Korēės. Ai ėshtė i biri i Nashos dhe Maries, me gjendje civile i martuar e gjendje penale i padėnuar dhe aktualisht, sipas hetuesve, ndodhet nė Greqi. Sipas prokurorisė nė ngarkim tė tij kanė mbėrritur edhe denoncime tė tjera. Mimoza Sadikllari, njė tjetėr viktimė e kėtij trafiku, ka pretenduar se Ziko Lena i ka marrė dy fėmijė, njė vajzė dhe njė djalė, kundrejt vlerės prej 90 mijė lekėsh. Sadikllari pretendon se kundrejt njė vlere prej 30 mijė lekėsh ajo i ka dhėnė Lenės njė foshnjė 10-muajshe me emrin Monika. Njė vit mė pas ajo i ka dhėnė njė djalė njėvjeēar me emrin Mateo, kundrejt 60 mijė lekėve. Sipas saj, Lena i kishte premtuar se dy fėmijėt do tė adoptoheshin nga njė ēift grek.

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •