Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Salman Rushdie: Do t’i doja shqip “Satanikët”

    Salman Rushdie përgjigjet nëse përbën provokim botimi i romanit “Vargjet Satanike” në gjuhën shqipe dhe cili është roli i shkrimtarit sot: të bëjë edhe propagandë, apo vetëm të shkruajë

    Salman Rushdie: Do t’i doja shqip “Satanikët”

    Elsa Demo

    Torino
    Romanin që e çoi deri afër takimit me vdekjen- fantazmë dhe atë të vërtetën, Salman Rushdie-u do donte ta shihte të botuar në gjuhën e dyzetenjëtë, shqipe. Tani që as truprojat për t’ia kujtuar orë e çast fatwa-n, nuk i ka rrotull dhe kur Khomeini që e kërcënonte me vdekje megjithë muslimanët e zellshëm, ka 19 vjet që ka vdekur, shkrimtari thotë se vepra e tij nuk do ishte akt provokator edhe për atë pjesë të Shqipërisë muslimane. Sepse qëllim i tij si shkrimtar mbetet që të shkruajë për qenien njerëzore. I shfaqur dorë për dore me Padma Lakshmi, gruan e tij të tretë, në ditët e çmimit letrar “Grinzane Cavour” në Torino, Rushdie-u flet për lumturinë që po jeton që kur dënimi me vdekje nga lideri shpirtëror e politik i Iranit nuk e ndjek më dhe e quan kthim këtë të tijin në botën letrare dhe larg rojeve të sigurisë.
    Ama nuk i anashkalon pyetjet për terrorizmin, luftën në Irak dhe nëse aktualisht Oksidenti po vepron me mënyrën më të mirë të mundshme. Një nga arsyet pse ai shkroi “Klounin Shalimar” është terrorizmi, kjo temë qendrore e universit tonë sot.
    “Ndonjëherë mendoj se mungon pak imagjinata, aftësia për të hyrë në mendjen e tjetrit, për të mësuar se cilat janë origjinat e kësaj lloj zgjedhjeje. Kjo bën pjesë në detyrën e shkrimtarit, të përpiqet të hyjë në mendjen e tjetrit. Nëse unë e miratoj mënyrën se si po sillet Perëndimi, përgjigjja ime është: jo. Sepse kjo që po ndodh është shkatërrim”. Kaq për t’u përgjigjur shkurt. Një përgjigje më e gjatë do të merrte më shumë kohë.
    E ka pak të vështirë ky shkrimtar indiano-britanik të shpjegojë se sa ia ka ndryshuar letërsinë jeta larg atheut. Nëse do të kishte jetuar në Indi, sigurisht letërsia e tij do të ishte ndryshe dhe ndoshta nuk do kishte këtë njohje ndërkombëtare. E sigurt është që tashmë në letërsinë e tij janë ngjizur dy përvoja nga kultura krejt të ndryshme. Është influencuar shumë nga letërsia klasike antike indiane, si psh nga Ramajama, Mahabara, dhe më pas nga shumë histori, madje edhe nga “Njëmijë e një netët” që janë autentike të Indisë. Për Rushdie-un pjesa më e mirë dhe më e shëndoshë e letërsisë indiane bashkëkohore është ajo e shkrimtarëve hindu që i përkasin gjeneratës së Ghandit. Ndërsa sot ka një shpërthim të shkrimtarëve indianë që shkruajnë në gjuhën angleze. Në krye të këtij fenomeni qëndron Salman Rushdie-u.
    Ajo që bën shpesh në librat e tij është vendosja e historive që janë në një kufi të përshkueshëm midis klasikëve evropianë dhe një variant indian të saj, duke rrokur kështu universalen e kulturave. Për shembull ai është duke shkruar një roman që bën fjalë për perëndinë Shiva i tërbuar nga perëndia Kama që duhet të luftojë me një hy të pushtetshëm për jetën dhe dashurinë. “Por nuk ka ndonjë ndryshim mes mitit të Orfeut që është një figurë shumë interesante sepse ngërthen në vete edhe poezinë, edhe këngën, edhe muzikën. Miti i Orfeut është shumë prezent në Indi. Personalisht më ka interesuar shumë kufiri midis fantazisë, trillimit dhe realitetit dhe në disa raste në këtë kufi ka një lloj transparence, depërtimi”. 59-vjeçari rrëfen se si në fillimet si shkrimtar kishte fare pak seks në prozën e tij. Me kalimin e viteve, roli i seksit, gruas, erotizmit, zunë më shumë hapësirë. “Pra besoj janë gjëra që mësohen me përvojën. Në veprën time gratë kanë zënë një vend krejtësisht qendror dhe një arsye për këtë është familja ime. Ajo përbëhej vetëm nga gra. Kështu u rrita unë, si i burgosur mes grave. Edhe motrat e mia kanë vetëm vajza.” Fakti që gjatë jetës ka pasur shumë përvoja me gratë, edhe për këtë personazhet femërorë në librat e tij janë më të pasur. “Kur çoj ndër mend një roman ku protagonist të jetë një mashkull, janë përsëri gratë ato që e marrin pushtetin”. Ndërsa Rushdie-u e mbyllte me fjalët se madhështia e letërsisë qëndron tek sytë, veshët dhe zëri që i jep me vete lexuesit, rreth 13 mijë njerëz të mbledhur në sheshin pranë Pallatit Mbretëror në Torino prisnin të këndonin njëzëri me këngëtarin Franco Battiato edhe vargjet madhështore për atdheun e gjorë, dikur, sot a në të ardhmen, Italinë. Një dorë artistësh që kur bëhen bashkë flasin se çfarë arti u jep dhe mund t’u japë njerëzve. Torino po e bën gati përditë këtë gjatë vitit 2006, duke e shndërruar librin në oksigjen të padukshëm për qytetarët. Torino dhe Roma janë për këtë vit kryeqendra botërore të librit. Nëpër qytet banderolat e kuqe u ngulitin në mendje Shën Agustinin: “Ruaju nga njeriu që ka lexuar vetëm një libër”, apo Pirandelon kur thoshte: “Jeta ose jetohet ose shkruhet”. Sa qesharake dhe të pavërteta duken në kësi rastesh slloganet e ministrit tënd të kulturës që pretendonte pak muaj pasi mori portofolin se do ta kthente Tiranën në kryeqendrën evropiane të librit për 2006-2007-ën.
    Shumë afër Pallatit Mbretëror ndodhet “pallati i kuq” ku ka lindur një mbret italian i shqiptarëve, Vittorio Emanuele. Mu aty, në barin përballë, shërbejnë kafe ekspres dhe akullore katër të rinj shqiptarë. Janë jo më shumë se 20-vjeçarë. Janë brezi që janë rritur si fëmijë emigratësh në këtë qytet ku jetojnë plot 5 mijë shqiptarë. Katër të rinj shqiptarë kamarierë në një bar janë pak shumë. Duke qeshur dhe folur me një shqipe gjysmë të asimiluar, thonë se një ditë do t’ia marrim nga duart pronarit vendin ku po shërbejnë kafe.

    Intervista

    Zoti Rushdie, së fundi veprat tuaja janë botuar edhe në gjuhën shqipe. Botuesi shqiptar ka deklaruar se ka preferuar të mos botojë “Vargjet satanike” duke e konsideruar botimin e tyre një akt provokator për një pjesë lexuesish në Shqipëri. Si do ta komentonit ju këtë?
    Së pari, jam shumë i kënaqur që jam përkthyer në gjuhën shqipe, pasi kjo mund të mos iu ketë ndodhur shumë shkrimtarëve të tjerë. Sa i përket “Vargjeve Satanike”
    më vjen keq që është mbajtur ky qëndrim dhe është bërë kjo zgjedhje për një libër që është përkthyer në dyzetë gjuhë të botës. Por tani që ma bëtë të ditur çështjen, le ta shohim, e ta diskutojmë pak.

    Duke folur për këtë luftë mes të mirës dhe të keqes, në këto 5 vite të fundit, duket nuk ka ndryshuar letërsia, por kanë ndryshuar shkrimtarët. Nuk mendoni se roli i shkrimtari është bërë më i dukshëm, pra ajo çka ai thotë është bërë më e rëndësishme se roli i tij me letërsinë? Psh një rast i tillë është ai i Oriana Fallaci-t.
    Është e vështirë të bësh një përgjithësim, sepse kemi të bëjmë me shkrimtarë të ndryshëm, dhe temperamente të ndryshme. Ka shkrimtarë që nuk duan të kenë të bëjnë fare me jetën publike.
    Sa për Oriana Fallaci-n vepra e saj sjell në qendër të debatit lirinë e fjalës, por edhe mbrojtjen e saj. Kjo do të thotë që ju duhet të mbroni veprat e dikujt që nuk ju pëlqejnë dhe jo që njerëzit të bëjnë vepra të tilla. Përndryshe do të ishte e lehtë të mbroje punën e dikujt me të cilin ndan të njëtin mendim. Mbrojtja e lirisë së shprehjes nis aty ku njerëzit nisin e thonë se ato që shkuhen janë të dënueshme.
    Për mendimin tim me aq sa kam lexuar nga Fallaci, ajo çfarë ka shkruar është ekstremisht e vrazhdë, dhe nuk mund të pajtohem me të. Ajo ka të drejtën të flasë dhe ne kemi të drejtën të mos pajtohemi me të. Kështu e ka liria e të shprehurit. Është jo e lehtë, madje tepër jokomode, por e nevojshme ama. Lënia në heshtje nuk do ta zhdukte problemin, përkundrazi. Por kaq me Oriana Fallaci-n.
    Në shumicën e rasteve, është i vërtetë konstatimi se shkrimtarët po shfaqin tendecën për t’u ndalur më shumë jo në atë çka është reale, por në atë çka është e dukshme, sipërfaqësore, në atë çka besohet se mund të jetë e vërtetë se sa në atë që është reale. Është detyrë e shkrimtarit megjithatë të stabilizojë realitetin. Bota është plot me gënjeshtra dhe detyra ime është që t’iu rri përballë.

    Atëherë cila është gënjeshtra më e madhe në botë?
    Një nga gënjeshtrat më të mëdha është ideja se qenkësh e mundur të shkatërrosh të keqen, sepse mendoj se as presidenti i SHBA-së nuk mund ta bëjë këtë. Dhe sigurisht në këtë pikë çështja e të keqes është shumë e ndërlikuar. Nëse nuk ndeshesh atëherë çfarë do të bësh? Me këtë merren shkrimtarët, me konfrontimin e të mirës dhe te keqes, dhe duke pranuar faktin se e keqja gjithmonë do të jetë pjesë e botës sonë. Gënjeshtra vjen nga ai krah dhe prej atyre që besojnë se e njohin mirë dallimin midis të mirës dhe të keqes dhe sigurisht këto janë gënjeshtrat dhe individët më të rrezikshëm.
    Unë ndihem me afër atyre njerëzve që janë disi konfuzë në dallimin e të mirës nga e keqja.

    “Vargjet satanike”, pse nuk u botuan
    “Nuk donim të provokonim, duke ditur efektin që ka pasur kjo vepër në vendet myslimane.” Arlinda Dudaj, drejtore e shtëpisë botuese “Dudaj” thoshte në janar të vitit 2004 se është pak herët për të botuar “Vargjet satanike” dhe se ndoshta kjo vepër do të vinte shqip me kohën. Kur në vitin 1988, Salman Rushdie-u botoi për herë të parë “Vargjet Satanike” në Britaninë e Madhe, shumë muslimanë që jetonin atje e akuzuan autorin për blasfemi kundër Islamit. Por ligji anglez nuk e njihte si krim këtë akt. Kështu që liderët e Iranit vendosën ta marrin vetë çështjen në duar. Në 14 shkurt 1989, një ditë para se libri të botohej në SHBA, lideri politik dhe shpirtëror i Iranit, Ayatollah Khomeini, nxori fatwa-n kundër Rushdie-ut. Me këtë ligj ndëshkues Khomeini shokoi botën. Për autorin dhe të gjithë ata që kanë botuar “Vargjet Satanike” u shpallën prej tij madhur el dam – ata, gjaku i të cilëve duhet derdhur. Muslimanët u ndjenë të tradhtuar nga një i gjakut të tyre.
    Rushdie-u u lind në Bombej, Indi, nga prindër muslimanë. Por u arsimua në Angli dhe u diplomua për histori në Universitetin e Kembrixhit. Qytetar britanik, ai vendosi t’i shkruajë librat anglisht, dhe më rrallë në gjuhën e tij Urdu, gjuhë e përdorur gjerësisht nga muslimanët e Indisë. Kishte lindur musliman dhe tani kishte përqafuar kulturën perëndimore. Kështu pra “Vargjet Satanike” simbolizonte armiqësinë e Perëndimit kundër botës islamike. Në shtator 1998, qeveria e moderuar e Iranit shpalli se Salman Rushdie-u nuk do të kërcënohej më. Por qeveria nuk kishte autoritetin e shfuqimizimit të dënimit religjios, fatwa-n. Sot ky dënim nuk e kërcënon më Rushdie-un. Ai vazhdon të bëjë jetë normale dhe të jetë nëpër botë në ture pranë lexuesit. Fituesit të Çmimit “Man Booker” i janë botuar shqip nga “Dudaj” romanet “Furia” dhe “Pshetërima e fundit e Arapit”. Romani i tretë do të jetë “Haruni dhe një det historish”.

    Shekulli 01/07/2006
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Shume interesant ky copy&paste, Iliria e Para.

    Vecse nuk arrij te kuptoj se si futesh ne forumin e letersise per te postuar dic qe ka konotacione fetare, ndersa s'ia ke haberin letersise dhe kurre nuk ke qene aktiv ne kete nenforum. Ja qe une ka vite qe shkruaj tek letersia por nuk e kam ngaterruar kete me fene, e ti si duket mezi pret te del ndonje tekst ku permendet Islamizmi ne ndonje kontekst negativ apo diskutabil, qe te shfaqesh tani edhe si "raportues" nga fusha e letersise.

    Jam shume i sigurte qe as qe e ke haberin per cfare flitet ne kete tekst dhe se per "Vargjet satanike" as qe ke degjuar ndonjehere, e lere me ta kesh lexuar librin.

    Kthehu atje tek nenforumi i ateisteve dhe hallakatu sa te kesh fuqi, por te lutem, mos ma felliq Letersine!
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    "Vargjet satanike "S.Rruzhdi

    A mundet kush me dhane informacione rreth botimit "vargjet satanike"te shkrimtarit indo britanik Salman Rruzhdi ?A eshte botuar ai ne shqip?

    Romani shkaktoi shumë polemikë me botimin e tij në vitin 1988, pasi që shumë muslimanë mendojnë që libri përmban referenca përdhosëse (blasfemuese). India ishte vendi i parë që e ndaloi hyrjen e librit në vend.

    Toleranca e edukimit islamik te Khomeinit????!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ajatollahu Ruhollah Khomeini, udhëheqësi më i lartë i Iranit, një shkollar shiit, nxorri një fatva që thirri për vdekjen e Rushdiut, dhe pohoi se kjo ishte detyrë për tu bindur e çdo muslimani.

  4. #4
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    Ne Wikipedia gjeta kete shenim (shqip): http://sq.wikipedia.org/wiki/Vargjet_satanike_(roman)

    Impaktet e librit (Wikipedia gjermanisht):

    Libri Vargjet Satanike nga islamiste fundamentaliste eshte deklaruar si liber difamues i Kuranit dhe interpretimit te tij. Pasuan demonstracione dhe sic thua edhe ti nga Khomeini u leshua nje urdher (fetva) ndaj besimtareve per vrjasje te autorit.

    Libri ne fjale, edhe pse ishte shkruar qe ne vitin 1988, ne Gjermani nuk guxoi te botohet deri ne vitin 1997. Per shkak te kercenimeve paraprake, asnje nga shtepite botuese gjermane nuk kishin guxim te botonin. Ne fund u themelua nje shtepi botuese enkas per te botuar librin. Shtepia botuese u quajt Shtepia Botuese Artikulli 19. Artikulli 19 eshte artikulli (neni) i Kartes se UNO-s per te Drejta Themelore. Deri sot jane tentuar disa atentate ndaj perkthyeseve te librit: p.sh. perkthyesi japan Hitoshi Igarashi u ekzekutua, perkthyesi italian Ettore Capriolo u lendua rende, ndaj botuesit norvegjez William Nygaard u ndermor nje tentim per vrasje. Ne nje festim kulturor ne nje hotel ne qytetin turk Sivas, ku gjendej perkthyesi turk iu vu zjarri tere hotelit dhe gjeten vdekjen 25 nga pjesemarresit.

    Mendoj kjo eshte pergjegja perse ky liber nuk gjindet lehte. Ndoshta ne shqip nuk ekziston fare.

    Komentimi im:
    Sa iu madh mund te jete besimi ne nje liber (Kuranin) apo ne nje "Zot" (Allahun), kur ke frike se besimi ne te mund te demtohet nga nje roman dhe kerkon te zhdukesh romanin? Minimal. Nuk besoj se ka popull ne bote qe beson me pak ne Kuran e Allah sesa arabet, iranianet dhe fqinjet e tyre. Mi kujtojne disa familje qe e dijne se i kane grate lavire dhe per kete arsye nuk i lejojne te dalin as ne oborr te shtepise.

    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 18-06-2009 më 14:25

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    A mundet kush me dhane informacione rreth botimit "vargjet satanike"te shkrimtarit indo britanik Salman Rruzhdi ?A eshte botuar ai ne shqip?

    Romani shkaktoi shumë polemikë me botimin e tij në vitin 1988, pasi që shumë muslimanë mendojnë që libri përmban referenca përdhosëse (blasfemuese). India ishte vendi i parë që e ndaloi hyrjen e librit në vend.

    Toleranca e edukimit islamik te Khomeinit????!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ajatollahu Ruhollah Khomeini, udhëheqësi më i lartë i Iranit, një shkollar shiit, nxorri një fatva që thirri për vdekjen e Rushdiut, dhe pohoi se kjo ishte detyrë për tu bindur e çdo muslimani.
    Ktyve kush jau qet rrenat, ose e kercenojne ose e mbysin ne menyre banditeske. E kane marre edhe kete forum ne dore, krejt temat qe sju konvenojne i fshijne, se sjon msu me realitetin po me genjeshtren.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 18-06-2009 më 15:33

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Ne Wikipedia gjeta kete shenim (shqip): http://sq.wikipedia.org/wiki/Vargjet_satanike_(roman)

    Impaktet e librit (Wikipedia gjermanisht):

    Libri Vargjet Satanike nga islamiste fundamentaliste eshte deklaruar si liber difamues i Kuranit dhe interpretimit te tij. Pasuan demonstracione dhe sic thua edhe ti nga Khomeini u leshua nje urdher (fetva) ndaj besimtareve per vrjasje te autorit.

    Libri ne fjale, edhe pse ishte shkruar qe ne vitin 1988, ne Gjermani nuk guxoi te botohet deri ne vitin 1997. Per shkak te kercenimeve paraprake, asnje nga shtepite botuese gjermane nuk kishin guxim te botonin. Ne fund u themelua nje shtepi botuese enkas per te botuar librin. Shtepia botuese u quajt Shtepia Botuese Artikulli 19. Artikulli 19 eshte artikulli (neni) i Kartes se UNO-s per te Drejta Themelore. Deri sot jane tentuar disa atentate ndaj perkthyeseve te librit: p.sh. perkthyesi japan Hitoshi Igarashi u ekzekutua, perkthyesi italian Ettore Capriolo u lendua rende, ndaj botuesit norvegjez William Nygaard u ndermor nje tentim per vrasje. Ne nje festim kulturor ne nje hotel ne qytetin turk Sivas, ku gjendej perkthyesi turk iu vu zjarri tere hotelit dhe gjeten vdekjen 25 nga pjesemarresit.

    Mendoj kjo eshte pergjegja perse ky liber nuk gjindet lehte. Ndoshta ne shqip nuk ekziston fare.

    Komentimi im:
    Sa iu madh mund te jete besimi ne nje liber (Kuranin) apo ne nje "Zot" (Allahun), kur ke frike se besimi ne te mund te demtohet nga nje roman dhe kerkon te zhdukesh romanin? Minimal. Nuk besoj se ka popull ne bote qe beson me pak ne Kuran e Allah sesa arabet, iranianet dhe fqinjet e tyre. Mi kujtojne disa familje qe e dijne se i kane grate lavire dhe per kete arsye nuk i lejojne te dalin as ne oborr te shtepise.

    *
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ktyve kush jau qet rrenat, ose e kercenojne ose e mbysin ne menyre banditeske. E kane marre edhe kete forum ne dore, krejt temat qe sju konvenojne i fshijne, se sjon msu me realitetin po me genjeshtren.
    Nuk eshte qeshtje frike ketu por eshte qeshtja se keta hudhin ofendime me kete mbi gjithe muslimanet edhe per besimtaret e vertet me te dashur jane Allahu dhe i derguari i Tij se gjithqka tjeter .
    Jane munduar gjithmon por kot prape se prap kane deshtuar pabesimtaret dhe ne fund ju ka ra shuplak fetyre realiteti . NUk mund te shtyhet nje krijes me asnje % dije me Krijuesin e boterave te Gjithedijshmin . Sa me vj ekeq prej jush qe shiteni mendjemadh e mendjemadhesia juaj nuk ju le te shihni gjerat qarte . Zoti ju hapt syte ta shiheni realitetin .
    KOSOVA E MADHE

  7. #7
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Nuk eshte qeshtje frike ketu por eshte qeshtja se keta hudhin ofendime me kete mbi gjithe muslimanet edhe per besimtaret e vertet me te dashur jane Allahu dhe i derguari i Tij se gjithqka tjeter .
    Jane munduar gjithmon por kot prape se prap kane deshtuar pabesimtaret dhe ne fund ju ka ra shuplak fetyre realiteti . NUk mund te shtyhet nje krijes me asnje % dije me Krijuesin e boterave te Gjithedijshmin . Sa me vj ekeq prej jush qe shiteni mendjemadh e mendjemadhesia juaj nuk ju le te shihni gjerat qarte. Zoti ju hapt syte ta shiheni realitetin .
    Me "Krijuesin" S. Ruzhdi e tjere po "shtyhen" mjaft. Por me veglat kriminale te tij jo. Asgje speciale. Edhe per komente negative ndaj Al Capone jane zhdukur njerez. Ku ka moral, keso krimesh ne emer te Zotit jane ofendim per Zotin. E njejta ven per aty ku ka besim.

    *

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Me "Krijuesin" S. Ruzhdi e tjere po "shtyhen" mjaft. Por me veglat kriminale te tij jo. Asgje speciale. Edhe per komente negative ndaj Al Capone jane zhdukur njerez. Ku ka moral, keso krimesh ne emer te Zotit jane ofendim per Zotin. E njejta ven per aty ku ka besim.

    *
    Ah more gjakovar si me behesh kinse s kupton aty ku ky person i shan 1 miliard e me shum njerez ky se pari bene krim dhe ky njeri duhet te ndeshkohet se pari por kur nuk ndeshkohet atehera gjindet rruga tjeter per tu ndalur mos u ba kishe s po marr vesh me te ofenduar ty e mua e familjet tona dikush qfare kishe vepruar?
    Me na ofenduar dikush kombin qfare kishe vepruar ?
    Per besimtarin e vertete Allahu dhe i derguari i Tij jane me te dashur se te gjitha andaj nese une nuk e lejoj te ma fyej dikush familjen time per besimtarin me paresore eshte e para se familja e gjithqka tjeter me rradhe andaj lereni ofendimet .
    Kurse 4 everit i tham kur u botua davinqi code u quan musliman e te krishtere bashk ,sa keq qe ti hyne ne vallen e tyre duke mos e ditur se qfare tentojne keta, te pafete duan vetem te ofendojn sepse diq tjeter nuk dine keta jane te humbur nuk e dine dhe pse rrojne, kot me thene me shkel neper toke dhe me hargu fryme kote derisa te ju vie e verteta vdekja .
    tungi
    KOSOVA E MADHE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    eldonel na pat mor malli per shkrimet e tuja lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Ah more gjakovar si me behesh kinse s kupton aty ku ky person i shan 1 miliard e me shum njerez ky se pari bene krim dhe ky njeri duhet te ndeshkohet se pari por kur nuk ndeshkohet atehera gjindet rruga tjeter per tu ndalur mos u ba kishe s po marr vesh me te ofenduar ty e mua e familjet tona dikush qfare kishe vepruar?
    Me na ofenduar dikush kombin qfare kishe vepruar ?
    Per besimtarin e vertete Allahu dhe i derguari i Tij jane me te dashur se te gjitha andaj nese une nuk e lejoj te ma fyej dikush familjen time per besimtarin me paresore eshte e para se familja e gjithqka tjeter me rradhe andaj lereni ofendimet .
    Kurse 4 everit i tham kur u botua davinqi code u quan musliman e te krishtere bashk ,sa keq qe ti hyne ne vallen e tyre duke mos e ditur se qfare tentojne keta, te pafete duan vetem te ofendojn sepse diq tjeter nuk dine keta jane te humbur nuk e dine dhe pse rrojne, kot me thene me shkel neper toke dhe me hargu fryme kote derisa te ju vie e verteta vdekja .
    tungi
    Nuk behet fjale per ofendim. Por muslimanet e definojne kete term ne menyre aq te gjere sa qe nuk eshte e mundur te mos i ofendosh kado qe sillesh. Pra edhe pa qellim. Kjo ndodhe edhe ne raste te perditshme. Ti p.sh. nese vjen tek une ne vizite, dhe une te ofroj "Skenderbeg" si pije, ti (si musliman) ndoshta ndihesh i ofenduar, por per mua kjo pije eshte shenje mikpritjeje. Kete pije ia ofroj edhe prindit tim. Edhe njerezve qe i dua. Por per ty eshte ofendim. Ndoshta per ty jo, por per nje besimtar musliman zakonisht po. Keshtu qe ofendohet muslimani nga vet natyra ime. Nga vet tjetersia ime. Nga vlerat e natyrshme te mia. Ky ishte vetem nje shembull. Sa per sqarim.

    Ketu shpesh eshte problemi me muslimanet. Muslimanet nuk kane kerkese ndaj botes per te pare bota muslimanet ashtu sic e shohin ata veten. Nuk kane kerkese muslimanet qe bota te dridhet para Allahut sic dridheni ju. Apo prane Muhamedit, apo prane Kuranit. Kete sa me heret qe e kupton, aq me teper ia lehteson vetes jeten.

    As bota nuk kerkon nga muslimanet te mendojne muslimanet per boten sic mendon bota per veten. Nuk kerkojne te krishteret nga muslimanet te mendojne muslimanet per Krishtin ashtu sic mendojne te krishteret per Krishtin.

    Nuk e ndalon bota e krishtere botimin e Kuranit ne boten e krishtere. As nuk i vret njerezit qe e perkthejne Kuranin. As nuk i ndalon haditet. As literaturen islame. Pos ate literaturen qe i parashkon ndonje sulmi terrorist.

    Edhe Kurani e quan tere boten tjeter, pra miliarda njerez si "jobesimtare". Sikur bota jomuslimane te perdorte te njejtat kriterie per gjykim (per ofendim) sikur muslimanet, atehere bota do te duhej te digjte flake cdo Kuran.

    Nese flet per ofendim. Si mendon, kush duhet te pergjegje se cka saktesisht eshte ofendimi per nje gje qe ndodhe ne Shqiperi. P.sh. po e zeme se libri "Vargjet Satanike" perkthehet edhe ne Shqiperi. Muslimanet cohen ne demonstracione. Mendojne se jane ofenduar. Kush duhet te pergjegji pyetjen, se a jane ofenduar apo jo? Nje imam shqiptar? Nje imam arab? Apo nje gjykates? Nese mendon se duhet te pergjigjet nga nje imam. Atehere si mendon se kush duhet te pegjergji pyetjen se a jane ofenduar te krishteret ne Arabi? Nje prift? Pergjigju. Pasi qe e vetshpall veten te ditur duke nenvleftesuar tjeret. Vellezerit tu. Edhe pse kafira te pashoq. E kemi n'gjak, qe 700 vjet, mos na shih per te madhe.

    Sille si te duash, hegjemonizmi arab eshte fajtor.

    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 18-06-2009 më 18:14 Arsyeja: perseri ... drejtshkrimi

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente interesante librash
    Nga [xeni] në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 29-04-2014, 17:54
  2. Cfare keni ne dore duke lexuar?
    Nga Estella në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 360
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 09:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •