Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 61
  1. #41
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Po nuk eshte e nevojshme te ju njoh une juve edhe realisht, po mjafton sa te duash qe po iu njoh virtualisht, dhe une juve ju jam shum mirenjohes qe ju jeni shkaktare qe une u zgjova nga gjumi hypnotik ne djepin e lezetshem me vulen Made in Jahudo-Arabia. Faleminderit edhe njehere.

    Shalom alejhem
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Boten e krishtere qe personifikon perendimin, qe te cliroje ty nga roberia Serbe, qe po te ndihmon te krijosh institucionet, qe po te ndihmon ekonomikisht e ku dhe vet po jeton besoj se e fut ne grupin e pare pra ne njerezit e Zotit te Madheruar.Natyrisht eshte e vertete qe kjo pjese e botes ka sjelle zhvillimin ne te gjitha fushat e shkences dhe jeton ne nje paqe te mirefillte.

    Eshte dhe nje pjese qe i kundervihet te pares me akte terroriste apo dhe thjeshte me nje urejtje te edukimit te marre.Me mungese tolrance, me egersine e nje egersire te cenuar.Kurani thote Vritini te gjithe jo besimtaret. Dhe prinderit nese nuk jane me besimin tuaj.Keshtu thua dhe ti nese dikush te shan.Pra ti i pergjigjesh si nje egersire e cenuar.C'ka burerore ne menyren tende ?Une po te them se i pergjigjem ne menyre Kristiane.Pra duke vene ne pune llogjiken njerezore.E keshtu duhet te ndodhe pasi bureria dhe trimeria jane virtyte njerezore dhe jo te kafsheve, apo shpellareve.Kjo eshte keshille biblike dhe une keshtu preferoj te sillem.
    Dhe qka je bere ti tani pra qe qenke zgjuar nga gjumi ?

    Bota Perendimore qka bre ata , po a nuk ishin ata qe na lane ne roberi dhe tani na paskan qliruar . Cilat shkenca kthehu pak para 100 ose 200 vjete ku kane qene dhe nga ju ka ardh shkenca ?
    Terrorist varet nga cili kend e sheh . Njeriu qe lufton per qlirimin e vendit te tij nga pushtuesit nuk eshte terrorist por hero kurse per pushtuesin terrorist eshte .
    Po a nuk ka ne shtete Arabe te krishter pasi po deshka me i vra te gjithe jobesimtaret ? Lexoje mire se qka thote .
    Kalofsh mire
    KOSOVA E MADHE

  2. #42
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Biseduesit "Gostivari":

    Deshta te pyes cila eshte arsyeja, qe nuk pergjigjesh ne kete posim drejtuar ty:

    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    ...

    Ti e din se Kurani ka 114 kapituj me perafersisht 80 fjali. Nuk i kam numeruar fjalite saktesisht. Po e zeme qe jane 100 fjali. Gjithsej pra jane 11400 fjali. A mendon se mund te pergjegjesh te gjitha pyetjet e jetes te cdo njeriu nepermjet te ketyre fjalive? Sigurisht se jo. Pastaj qe Kurani nuk pergjegje cdo pyetje te jetes, kete e di secili qe ka lexuar kete liber. Keshtu qe Kuranin duhesh patjeter ta interpretosh, ta zhvillosh me tej. A e pergjegje p.sh. Kurani pyetjen, se a guxon te behet gruaja imame? A e pergjegje shprehimisht? Jo. Atehere si do t'ia besh ti? Te lejosh apo mos lejosh kete gje? Nese e lejon, a mendon se ti je ne gjendje te flasesh ne emer te Allahut? E njejta pyetje vlen nese nuk e lejon. Si mendon se ia ben ai te cilit ti apo muslimanet ia lene ne dore pergjegjen e kesaj pyetje (imamet)? Komunikojne me Allahun dhe e pyesin? Apo me Muhamedin? Mijera pyetje do te dalin ne te ardhmen, per te cilat Muhamedi as qe do te kete menduar ndonjehere. Kush i definon keto? Kush flet ne emer te Allahut? A nuk eshte mekat te flasesh ne emer te Allahut? A nuk flasin perdite imamet ane e kend botes ne emer te Allahut? Lexo Kuranin me vemendje dhe e pergjegje kete pyetje. Une e kam pergjegjur: Allahu eshte qe moti njeri; dhe ate arab!


    *

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Octopus
    Anëtarësuar
    09-05-2008
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Salman Rushdie përgjigjet nëse përbën provokim botimi i romanit “Vargjet Satanike” në gjuhën shqipe dhe cili është roli i shkrimtarit sot: të bëjë edhe propagandë, apo vetëm të shkruajë

    Salman Rushdie: Do t’i doja shqip “Satanikët”

    Elsa Demo

    Torino
    Romanin që e çoi deri afër takimit me vdekjen- fantazmë dhe atë të vërtetën, Salman Rushdie-u do donte ta shihte të botuar në gjuhën e dyzetenjëtë, shqipe. Tani që as truprojat për t’ia kujtuar orë e çast fatwa-n, nuk i ka rrotull dhe kur Khomeini që e kërcënonte me vdekje megjithë muslimanët e zellshëm, ka 19 vjet që ka vdekur, shkrimtari thotë se vepra e tij nuk do ishte akt provokator edhe për atë pjesë të Shqipërisë muslimane. Sepse qëllim i tij si shkrimtar mbetet që të shkruajë për qenien njerëzore. I shfaqur dorë për dore me Padma Lakshmi, gruan e tij të tretë, në ditët e çmimit letrar “Grinzane Cavour” në Torino, Rushdie-u flet për lumturinë që po jeton që kur dënimi me vdekje nga lideri shpirtëror e politik i Iranit nuk e ndjek më dhe e quan kthim këtë të tijin në botën letrare dhe larg rojeve të sigurisë.
    Ama nuk i anashkalon pyetjet për terrorizmin, luftën në Irak dhe nëse aktualisht Oksidenti po vepron me mënyrën më të mirë të mundshme. Një nga arsyet pse ai shkroi “Klounin Shalimar” është terrorizmi, kjo temë qendrore e universit tonë sot.
    “Ndonjëherë mendoj se mungon pak imagjinata, aftësia për të hyrë në mendjen e tjetrit, për të mësuar se cilat janë origjinat e kësaj lloj zgjedhjeje. Kjo bën pjesë në detyrën e shkrimtarit, të përpiqet të hyjë në mendjen e tjetrit. Nëse unë e miratoj mënyrën se si po sillet Perëndimi, përgjigjja ime është: jo. Sepse kjo që po ndodh është shkatërrim”. Kaq për t’u përgjigjur shkurt. Një përgjigje më e gjatë do të merrte më shumë kohë.
    E ka pak të vështirë ky shkrimtar indiano-britanik të shpjegojë se sa ia ka ndryshuar letërsinë jeta larg atheut. Nëse do të kishte jetuar në Indi, sigurisht letërsia e tij do të ishte ndryshe dhe ndoshta nuk do kishte këtë njohje ndërkombëtare. E sigurt është që tashmë në letërsinë e tij janë ngjizur dy përvoja nga kultura krejt të ndryshme. Është influencuar shumë nga letërsia klasike antike indiane, si psh nga Ramajama, Mahabara, dhe më pas nga shumë histori, madje edhe nga “Njëmijë e një netët” që janë autentike të Indisë. Për Rushdie-un pjesa më e mirë dhe më e shëndoshë e letërsisë indiane bashkëkohore është ajo e shkrimtarëve hindu që i përkasin gjeneratës së Ghandit. Ndërsa sot ka një shpërthim të shkrimtarëve indianë që shkruajnë në gjuhën angleze. Në krye të këtij fenomeni qëndron Salman Rushdie-u.
    Ajo që bën shpesh në librat e tij është vendosja e historive që janë në një kufi të përshkueshëm midis klasikëve evropianë dhe një variant indian të saj, duke rrokur kështu universalen e kulturave. Për shembull ai është duke shkruar një roman që bën fjalë për perëndinë Shiva i tërbuar nga perëndia Kama që duhet të luftojë me një hy të pushtetshëm për jetën dhe dashurinë. “Por nuk ka ndonjë ndryshim mes mitit të Orfeut që është një figurë shumë interesante sepse ngërthen në vete edhe poezinë, edhe këngën, edhe muzikën. Miti i Orfeut është shumë prezent në Indi. Personalisht më ka interesuar shumë kufiri midis fantazisë, trillimit dhe realitetit dhe në disa raste në këtë kufi ka një lloj transparence, depërtimi”. 59-vjeçari rrëfen se si në fillimet si shkrimtar kishte fare pak seks në prozën e tij. Me kalimin e viteve, roli i seksit, gruas, erotizmit, zunë më shumë hapësirë. “Pra besoj janë gjëra që mësohen me përvojën. Në veprën time gratë kanë zënë një vend krejtësisht qendror dhe një arsye për këtë është familja ime. Ajo përbëhej vetëm nga gra. Kështu u rrita unë, si i burgosur mes grave. Edhe motrat e mia kanë vetëm vajza.” Fakti që gjatë jetës ka pasur shumë përvoja me gratë, edhe për këtë personazhet femërorë në librat e tij janë më të pasur. “Kur çoj ndër mend një roman ku protagonist të jetë një mashkull, janë përsëri gratë ato që e marrin pushtetin”. Ndërsa Rushdie-u e mbyllte me fjalët se madhështia e letërsisë qëndron tek sytë, veshët dhe zëri që i jep me vete lexuesit, rreth 13 mijë njerëz të mbledhur në sheshin pranë Pallatit Mbretëror në Torino prisnin të këndonin njëzëri me këngëtarin Franco Battiato edhe vargjet madhështore për atdheun e gjorë, dikur, sot a në të ardhmen, Italinë. Një dorë artistësh që kur bëhen bashkë flasin se çfarë arti u jep dhe mund t’u japë njerëzve. Torino po e bën gati përditë këtë gjatë vitit 2006, duke e shndërruar librin në oksigjen të padukshëm për qytetarët. Torino dhe Roma janë për këtë vit kryeqendra botërore të librit. Nëpër qytet banderolat e kuqe u ngulitin në mendje Shën Agustinin: “Ruaju nga njeriu që ka lexuar vetëm një libër”, apo Pirandelon kur thoshte: “Jeta ose jetohet ose shkruhet”. Sa qesharake dhe të pavërteta duken në kësi rastesh slloganet e ministrit tënd të kulturës që pretendonte pak muaj pasi mori portofolin se do ta kthente Tiranën në kryeqendrën evropiane të librit për 2006-2007-ën.
    Shumë afër Pallatit Mbretëror ndodhet “pallati i kuq” ku ka lindur një mbret italian i shqiptarëve, Vittorio Emanuele. Mu aty, në barin përballë, shërbejnë kafe ekspres dhe akullore katër të rinj shqiptarë. Janë jo më shumë se 20-vjeçarë. Janë brezi që janë rritur si fëmijë emigratësh në këtë qytet ku jetojnë plot 5 mijë shqiptarë. Katër të rinj shqiptarë kamarierë në një bar janë pak shumë. Duke qeshur dhe folur me një shqipe gjysmë të asimiluar, thonë se një ditë do t’ia marrim nga duart pronarit vendin ku po shërbejnë kafe.

    Intervista

    Zoti Rushdie, së fundi veprat tuaja janë botuar edhe në gjuhën shqipe. Botuesi shqiptar ka deklaruar se ka preferuar të mos botojë “Vargjet satanike” duke e konsideruar botimin e tyre një akt provokator për një pjesë lexuesish në Shqipëri. Si do ta komentonit ju këtë?
    Së pari, jam shumë i kënaqur që jam përkthyer në gjuhën shqipe, pasi kjo mund të mos iu ketë ndodhur shumë shkrimtarëve të tjerë. Sa i përket “Vargjeve Satanike”
    më vjen keq që është mbajtur ky qëndrim dhe është bërë kjo zgjedhje për një libër që është përkthyer në dyzetë gjuhë të botës. Por tani që ma bëtë të ditur çështjen, le ta shohim, e ta diskutojmë pak.

    Duke folur për këtë luftë mes të mirës dhe të keqes, në këto 5 vite të fundit, duket nuk ka ndryshuar letërsia, por kanë ndryshuar shkrimtarët. Nuk mendoni se roli i shkrimtari është bërë më i dukshëm, pra ajo çka ai thotë është bërë më e rëndësishme se roli i tij me letërsinë? Psh një rast i tillë është ai i Oriana Fallaci-t.
    Është e vështirë të bësh një përgjithësim, sepse kemi të bëjmë me shkrimtarë të ndryshëm, dhe temperamente të ndryshme. Ka shkrimtarë që nuk duan të kenë të bëjnë fare me jetën publike.
    Sa për Oriana Fallaci-n vepra e saj sjell në qendër të debatit lirinë e fjalës, por edhe mbrojtjen e saj. Kjo do të thotë që ju duhet të mbroni veprat e dikujt që nuk ju pëlqejnë dhe jo që njerëzit të bëjnë vepra të tilla. Përndryshe do të ishte e lehtë të mbroje punën e dikujt me të cilin ndan të njëtin mendim. Mbrojtja e lirisë së shprehjes nis aty ku njerëzit nisin e thonë se ato që shkuhen janë të dënueshme.
    Për mendimin tim me aq sa kam lexuar nga Fallaci, ajo çfarë ka shkruar është ekstremisht e vrazhdë, dhe nuk mund të pajtohem me të. Ajo ka të drejtën të flasë dhe ne kemi të drejtën të mos pajtohemi me të. Kështu e ka liria e të shprehurit. Është jo e lehtë, madje tepër jokomode, por e nevojshme ama. Lënia në heshtje nuk do ta zhdukte problemin, përkundrazi. Por kaq me Oriana Fallaci-n.
    Në shumicën e rasteve, është i vërtetë konstatimi se shkrimtarët po shfaqin tendecën për t’u ndalur më shumë jo në atë çka është reale, por në atë çka është e dukshme, sipërfaqësore, në atë çka besohet se mund të jetë e vërtetë se sa në atë që është reale. Është detyrë e shkrimtarit megjithatë të stabilizojë realitetin. Bota është plot me gënjeshtra dhe detyra ime është që t’iu rri përballë.

    Atëherë cila është gënjeshtra më e madhe në botë?
    Një nga gënjeshtrat më të mëdha është ideja se qenkësh e mundur të shkatërrosh të keqen, sepse mendoj se as presidenti i SHBA-së nuk mund ta bëjë këtë. Dhe sigurisht në këtë pikë çështja e të keqes është shumë e ndërlikuar. Nëse nuk ndeshesh atëherë çfarë do të bësh? Me këtë merren shkrimtarët, me konfrontimin e të mirës dhe te keqes, dhe duke pranuar faktin se e keqja gjithmonë do të jetë pjesë e botës sonë. Gënjeshtra vjen nga ai krah dhe prej atyre që besojnë se e njohin mirë dallimin midis të mirës dhe të keqes dhe sigurisht këto janë gënjeshtrat dhe individët më të rrezikshëm.
    Unë ndihem me afër atyre njerëzve që janë disi konfuzë në dallimin e të mirës nga e keqja.


    “Vargjet satanike”, pse nuk u botuan
    “Nuk donim të provokonim, duke ditur efektin që ka pasur kjo vepër në vendet myslimane.” Arlinda Dudaj, drejtore e shtëpisë botuese “Dudaj” thoshte në janar të vitit 2004 se është pak herët për të botuar “Vargjet satanike” dhe se ndoshta kjo vepër do të vinte shqip me kohën. Kur në vitin 1988, Salman Rushdie-u botoi për herë të parë “Vargjet Satanike” në Britaninë e Madhe, shumë muslimanë që jetonin atje e akuzuan autorin për blasfemi kundër Islamit. Por ligji anglez nuk e njihte si krim këtë akt. Kështu që liderët e Iranit vendosën ta marrin vetë çështjen në duar. Në 14 shkurt 1989, një ditë para se libri të botohej në SHBA, lideri politik dhe shpirtëror i Iranit, Ayatollah Khomeini, nxori fatwa-n kundër Rushdie-ut. Me këtë ligj ndëshkues Khomeini shokoi botën. Për autorin dhe të gjithë ata që kanë botuar “Vargjet Satanike” u shpallën prej tij madhur el dam – ata, gjaku i të cilëve duhet derdhur. Muslimanët u ndjenë të tradhtuar nga një i gjakut të tyre.
    Rushdie-u u lind në Bombej, Indi, nga prindër muslimanë. Por u arsimua në Angli dhe u diplomua për histori në Universitetin e Kembrixhit. Qytetar britanik, ai vendosi t’i shkruajë librat anglisht, dhe më rrallë në gjuhën e tij Urdu, gjuhë e përdorur gjerësisht nga muslimanët e Indisë. Kishte lindur musliman dhe tani kishte përqafuar kulturën perëndimore. Kështu pra “Vargjet Satanike” simbolizonte armiqësinë e Perëndimit kundër botës islamike. Në shtator 1998, qeveria e moderuar e Iranit shpalli se Salman Rushdie-u nuk do të kërcënohej më. Por qeveria nuk kishte autoritetin e shfuqimizimit të dënimit religjios, fatwa-n. Sot ky dënim nuk e kërcënon më Rushdie-un. Ai vazhdon të bëjë jetë normale dhe të jetë nëpër botë në ture pranë lexuesit. Fituesit të Çmimit “Man Booker” i janë botuar shqip nga “Dudaj” romanet “Furia” dhe “Pshetërima e fundit e Arapit”. Romani i tretë do të jetë “Haruni dhe një det historish”.

    Shekulli 01/07/2006

    Rushdie, marionetë që kanë angazhuar britanikët që të provokojë. Natyrisht edhe ia arritën qëllimin atëherë kur debili Khomeini e shpall fatwa-n kundër tij. Po të mos ishte kjo fatwa, Rushdie, me vlerat që i ka si shkrimtar, do të mund të lante enët nëpër restorantet e Londrës.

    Nuk ka pse të brengosen botuesit nëse përbën provokim botimi i romanit në shqip sepse romani është në shkallë të njëjtë me shkrimet e anëtarëve të F.Sh. mesia4ever, chino etj.

  4. #44
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga Octopus Lexo Postimin
    Rushdie, marionetë që kanë angazhuar britanikët që të provokojë. Natyrisht edhe ia arritën qëllimin atëherë kur debili Khomeini e shpall fatwa-n kundër tij. Po të mos ishte kjo fatwa, Rushdie, me vlerat që i ka si shkrimtar, do të mund të lante enët nëpër restorantet e Londrës.

    Nuk ka pse të brengosen botuesit nëse përbën provokim botimi i romanit në shqip sepse romani është në shkallë të njëjtë me shkrimet e anëtarëve të F.Sh. mesia4ever, chino etj.
    A e ke lexuar librin ti ???

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Dhe qka je bere ti tani pra qe qenke zgjuar nga gjumi ?

    Bota Perendimore qka bre ata , po a nuk ishin ata qe na lane ne roberi dhe tani na paskan qliruar . Cilat shkenca kthehu pak para 100 ose 200 vjete ku kane qene dhe nga ju ka ardh shkenca ?
    Terrorist varet nga cili kend e sheh . Njeriu qe lufton per qlirimin e vendit te tij nga pushtuesit nuk eshte terrorist por hero kurse per pushtuesin terrorist eshte .
    Po a nuk ka ne shtete Arabe te krishter pasi po deshka me i vra te gjithe jobesimtaret ? Lexoje mire se qka thote .
    Kalofsh mire
    Eldonel, une me duket se kerkova te pozicionoje popujt e lindjes e te perendimit sipas percaktimit tend, pra duke u nisur nga nderet qe te ka bere ky perendim ty apo kosoves ne pergjithesi.Por ti kerkon qe kto popuj miq te shqipetareve, ti rreshtosh si njerez te djallit te mallkuar.E c'mund te diskutojme bashke?Terroistet nuk mund te jene heroj kurre.Ato vrasin njerez te pa fajshem. Nje tren i hedhur ne ere(spanje) ka brenda femije musliman e te krishtere , ka gra e vajza qe se kane haberin nga politika, mund te ishin dhe njerzit e tu dhe te miqeve te tu.Ne kullat binjake gjithashtu.E pra herojte me pare se te japin jeten, per nje kauze te tyre ne sherbim te atedheut,jane me pare njerez me shpirt njerezore te veshur me virtyte, te veshur me moralin e larte te figures se heroit.Aktetet terrosiste i bejne "njerzit pakete made in islam"Por dhe njerez te cilet perfitojne onorare ne shkembim te nje firme te hedhur per te qene antare i nje organizate talibanesh. Me pas keto detyrohet te mbajne fjalen e dhene per te bere ate qe ka thene "Allahu" ......ose ndryshe ai dhe familja e tij ekzekutohen.
    Sa per thenien e Kuranit, meqenese hiqesh qe je besimtare (qe sje kerkund pasi nuk e ke lexuar ate.Lexo suret 9)Ndermjet meje dhe teje, ai qe genjen je ti, pasi une ti kam dhene shprehjet shpesh me numer faqe.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga century Lexo Postimin
    Ti meduket se je nga ata burgaxhinjt qe jane denuar per politik, dhe mbasi shkon dhe pi ndonje dopjo tek klubi, vjen ketu duke ja bere gam gam.

    Mua bota e krishter nuk me cliroj gje, un sjam nga kosova, por nga shqiperia qe fatkeqsisht ka dhe njerez si ty.Bota e krishter mua vetem me ka diskreminuar dhe vrar kufit te tyre. Shtet si Turqia dhe Arabia i kane pritur shqiptaret me respekt e dashuri, dhe kjo vetem se jemi musliman. (po ty te krishteret e perendimin hahah)



    Ke te drejt. Ka sjell zhvillim ne te gjitha fushat, e sidomos ne ate te te drejtave te njeriut, sot shifen fare qarte keto te drejta ne vende si "greqia", spanja, franca, burrat homosexsual .grat lesbike dhe prindrit e tyre te degjeneruar, bejne parada dhe duartrokinen nga 99% e tyre. Ne vende si franca, pritet qe te legalizohet martesa njeri dhe qen, por shume franced u preken nga ky diskreminim qe ju behet kafsheve te tjera, keshtu pritet qe parlamenti te aprovoj me te gjitha kafshet inkludid dhe "derrin" qe ti e ke kaq perzemer.
    Bota nuk ka jetuar ndojeher ne paqe te mirefillt qe te jetoj sot, historia flet per kete, por njerez qe kane shikimin deri tek hunda e tyre, zor se e shofin.
    Luftart qe jane zhvilluar me para, flasin qarte per paqen e mirefillt qe te krishtert kane pasur midis tyre. Por mos haro, se para 60 vjetesh, te krishteret ishin ne luftra me njeri tjetrin, dhe ky si pasoj e paqes se mirefillt.
    Por mos haro se eshte dhe nje lufte tjeter shume e afert, dhe kjo si pasoj e paqes se mirefillt, midis amerikes dhe rusis, fuqizimin e kesaj "paqeje", e trgojne vet bombat atomoke qe keto vende kane.
    O i mjer, po te kerkonin paqe te mirefillt keto vende, nuk do kishin gjithe keto armatime qe kane. (koken e tyre kane per te ngrene)



    Ketu mbeshtes mendimin time qe thash per tya ne fillim, ti sje nje njeri tjeter vetem se diskuton me paragjykime, dhe vazhdon ne cmendurin tend.

    .ps/ kujdes me ato keshillat biblike bibla te keshillon per shume gjera qe nuk i di po dheshe ti tregoj un
    Ty te paskan pritur mire ne vendet arabe!!!!Qenke duke i rene rruges shkur per ne "Xhenet"Udha e mbare mer djale.Homosexsualizmi apo besbiket , apo bisexualet, jane fenomene njerezore qe kane egzistuar pa u krijuar fete dhe egzistojne dhe ne komunitetin musliman dhe me fort bile.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 22-06-2009 më 09:10

  7. #47
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Eh!!Por kete lloj reputacioni zor se do ta deshironte secili nga ne!!!!Duhet te dish se intelektuale muslimane qe i kundervihen Islamit jane jo me shume se tre kater ne njemije vjet.Kjo ndodh pikerish per shkak ndeshkimit qe te pret.
    Dhe krishterimi qe ka fituar kete ndryshim (evolim)qe nga koha e inkuizicionit mesjetar, nuk erdhi ashtu kot por me personalitete qe u dogjen ne tufen e drureve.E sot Papa Kerkon falje per krimet e kryera ne emer te fese se krishtere.Nuk shohim te njetin reagim nga pala tjeter.
    Anesti_55

    Personat qe u dogjen ne tufen e drujve ia prishnin pazarin kishes qe shiste "biletat per parajse" (se s'me kujtohet tani si quheshin ato faljet qe i blenin me leke). U dogjen sepse rrezuan marrezite e priftit ne kishe.

    Rushdie ka bere blasfemi! Blasfemia ne fene tone eshte e ndaluar, dhe ka ligje qe e ndeshkojne ate. Selmani e ka ditur kete gje. Mos ia qaj hallin!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Anesti_55

    Personat qe u dogjen ne tufen e drujve ia prishnin pazarin kishes qe shiste "biletat per parajse" (se s'me kujtohet tani si quheshin ato faljet qe i blenin me leke). U dogjen sepse rrezuan marrezite e priftit ne kishe.

    Rushdie ka bere blasfemi! Blasfemia ne fene tone eshte e ndaluar, dhe ka ligje qe e ndeshkojne ate. Selmani e ka ditur kete gje. Mos ia qaj hallin!
    Une nuk shoh ti qaj hallin ati.Une vlersoj guximin qe ju kerkoni ti injoroni.Une krahesoj tolerancen ndermjet kristaianizmit sotem dhe kritikeve te saj dhe nuk shoh te njejtin standart tolerance ne fene islame.Jeni ju si dhqipetare per lirite e njeriut e sidomos per ate te shprehjes?E nese jeni atehere juve nuk ju shkon kostumi islamik pra duhet te ndryshoni edukimin fetare pasi ai nuk eshte me per shqipetaret qe jane perballe kondicioneve te reja.

  9. #49
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    ...
    Rushdie ka bere blasfemi! Blasfemia ne fene tone eshte e ndaluar, dhe ka ligje qe e ndeshkojne ate. Selmani e ka ditur kete gje. Mos ia qaj hallin!
    Si e definon termin blasfemi? Apo me mire te shprehem "deliktin" blasfemi - pasi qe ne Islam qenka e ndaluar. Si e definon bota islame? Dhe cilat denime i parasheh?


    *

  10. #50
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Une nuk shoh ti qaj hallin ati.Une vlersoj guximin qe ju kerkoni ti injoroni.Une krahesoj tolerancen ndermjet kristaianizmit sotem dhe kritikeve te saj dhe nuk shoh te njejtin standart tolerance ne fene islame.Jeni ju si dhqipetare per lirite e njeriut e sidomos per ate te shprehjes?E nese jeni atehere juve nuk ju shkon kostumi islamik pra duhet te ndryshoni edukimin fetare pasi ai nuk eshte me per shqipetaret qe jane perballe kondicioneve te reja.
    Une si shqiptar respektoj te drejten e lirise se fjales dhe te shprehjes te cdo personi, por te lutem - ajo shprehje duhet te kete dhe nje fare kontrolli. Sepse kur leshon nje fjale nje budalla, s'duhet ta marrim per te vertete.

    Vjen dikush ketu dhe thote Anesti_55 eshte keshtu e ashtu (njemije te zeza per ty - si shembull po e marr). Tashi do ia leme ne lirine e fjales atij? Ta respektojme marrezine qe ai shpreh?

    Po ja te ndryshojme ne edukimin fetar! Ca na sugjeron. Cilen fe te perqafojme?!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente interesante librash
    Nga [xeni] në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 29-04-2014, 17:54
  2. Cfare keni ne dore duke lexuar?
    Nga Estella në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 360
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 09:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •