Ky eshte nenforum kulture apo sporti se s'po marr vesh?
Ja po flas une qe sjam as me Italine as me Gjermanine. Eshte dicka qe me cudit me ju shqiptaret me pergjithesi.
Ju ziheni per Gjermani e Itali nderkohe qe te tjeret luajne. Pra eshte qesharake, e lodhshme, e merziteshme dhe pa kuptim te degjosh disa shqiptare qe per hir te futbollit ndahen ne Gjermane e Italiane. Nderkohe qe jam e sigurt qe po te ishte per Itali e Gjermani as do ju kishin pare dot me sy nqs do i thonit "jam shqiptar".
Fillimisht ky emer do i beje te dyja palet t'ju shohin shtrember, pastaj ju duhet pak me shume pune ti ndryshoni mendjen qe t'ju gjykojne juve si individ e jo juve si shqiptare.
Per kete arsye ne shqiptare jemi ketu ku jemi sot. Sepse ne nuk duam njeri tjetrin e kjo dallohet dhe ne forum nga menyra se si flitet, athere si mund te na doje ne bota!!!
Te gjithe hyni ne forum sepse keni nevoje per shqiptare te tjere e kur vjen puna arrini dhe ne ofendime personale, ngritje nervash, fshirje mesazhes....etj etj per njeri tjetrin per hater te kujt? Futbollit? Gjermanise? Hollandes? Italise apo Brazilit?
Une po dal pak si jashte teme po me cudit shume ky fakt e me bezdis shume kur shoh qe shaheni per kaq pak gje.
Kalofshi mire e fitofte me i miri neser.
p.s Deri me sot kam qene pro gjermane ne forum (kuptohet pas Brazilit) por pas disa komenteve te tifozave gjerman kur humbi Brazili ....s'me behet me t'ju them "Fitore Gjermania" keshtu qe fitofte me i miri neser.![]()
Krijoni Kontakt