-
Perritt: Jam i habitur me Agim Ēekun
SPECIALE: Intervistė me Henry H. Perritt, profesor i Drejtėsisė nė “Chicago – Kent College of Law”, ish-pjesėtar i stafit tė Shtėpisė sė Bardhė nė kohėn e presidentėve Ford dhe Clinton
Perritt: Jam i habitur me Agim Ēekun
Ai ėshtė dashur ta pastrojė Qeverinė dhe duhet ta pastrojė ose tė japė dorėheqje.
Arsim Sinani
Unė nuk pres ndonjė marrėveshje. Megjithatė bisedimet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė janė tė vlefshme pėr dy arsye, kėshtu i ka deklaruar “Epokės sė re” nė njė intervistė ekskluzive nėpėrmjet telefonit, Henry H. Perritt, profesor i Drejtėsisė nė “Chicago – Kent College of Law”.
Perritt, ish-pjesėtar i stafit tė Shtėpisė sė Bardhė nė kohėn e presidentėve Ford dhe Clinton, ka thėnė se arsyeja e parė, e kėtyre bisedimeve ėshtė se ato i japin palės kosovare mundėsinė qė tė dėshmojnė profesionalizmin dhe angazhimin e tyre nė procesin diplomatik dhe e bėjnė palėn serbe qė tė duket keq pėr disa paragjykime dhe mite pėr Kosovėn.
“Ky kontrast do tė ndihmojė pėrmirėsimin e imazhit tė Kosovės nė botė dhe do tė krijojė pėrkrahje pėr pavarėsi”, ka thėnė ai.
Arsyeja e dytė, sipas profesor Perritt, ėshtė se bisedimet edukojnė ēdokėnd pėr t’u marrė me ēėshtjet konkrete.
“Do tė dėshiroja qė sa mė shumė vėmendje t’u kushtohej ēėshtjeve ekonomike, si dhe atyre tė decentralizimit dhe tė drejtave tė njeriut. Pėr shembull pas statusit final duhet tė ekzistojė njė mekanizėm ndėrkombėtar qė do tė siguronte se gjykatat nė vendet e tjera do tė respektojnė vendimet e marra nga Gjykata Supreme e Kosovės rreth privatizimit. Unė ia kam shprehur rėndėsinė e kėsaj edhe presidentit Sejdiu, kryeministrit Ēeku, Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaēit, dhe shpresoj se ata do t’i japin prioritet kėsaj nė bisedimet pėr ēėshtjet ekonomike. Nė tė kundėrtėn investitorėt e ndėrmarrjeve private do tė pėrballeshin me padi qė do tė ngriheshin nė mbarė botėn, dhe kjo do tė pamundėsonte krijimin e vendeve tė reja tė punės dhe do tė dekurajonte investimet”, i ka deklaruar Perritt nėpėrmjet telefonit “Epokės sė re”
Takimi i “elefantėve” dhe negociatat nė Vjenė
EPOKA E RE: Si e vlerėsoni ju takimin e “elefantėve” qė ndodhi kohė mė parė nė Vjenė. Mendoni se po fillon ta kuptojė pala serbe se po e humb Kosovėn?
Perritt: Takimi i ashtuquajtur i “elefantėve” ka qenė inkurajues pasi deri mė tash ka treguar se komuniteti ndėrkombėtar ėshtė i vendosur qė tė arrijė deri te njė vendim pėr statusin para fundit tė kėtij viti. Unė jam i shqetėsuar pėr disa gjėra qė do tė mund tė vononin zgjidhjen e statusit pėrfundimtar, apo do ta dėrgonin atė nė njė drejtim tė gabuar. Sė pari, mundėsia qė konfliktet nė Irak, Izrael dhe Liban tė marrin vėmendjen kryesore tė politikės amerikane, dhe tė fuqizohet ndikimi i Rusisė nė angazhimin e saj pėr tė bllokuar pavarėsimin e Kosovės. Deri tani njė gjė e tillė nuk ka ndodhur por vazhdon tė jetė njė shqetėsim. Ky rrezik e bėn edhe mė tė rėndėsishėm marrjen e njė vendimi pėrfundimtar dhe Kosova duhet tė bėhet e pavarur para fundit tė kėtij viti. Madje edhe implementimi i pavarėsisė do tė kėrkojė disa muaj nė vitin ardhshėm. Sė dyti, ekziston mundėsia qė propaganda agresive serbe nė Shtetet e Bashkuara dhe Evropėn perėndimore mund tė shtyjė opinionin publik qė tė mbajė qėndrim kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Deri mė sot njė gjė e tillė nuk ėshtė vėrejtur tė ketė ndodhur, edhe pėr arsyen se propaganda ka qenė aq ekstreme e bazuar nė racizėm dhe urrejtje fetare ndaj popullit shqiptar tė Kosovės.
Si duket politikanėt nacionalistė ekstremė nė Serbi e bėjnė tė pamundshme qė liderėt serbė tė pajtohen me pavarėsinė e Kosovės. Megjithatė janė inkurajues disa zėra serbė janė ngritur pėr tė thėnė tė vėrtetėn: se Serbia e ka humbur Kosovėn. Gjithashtu ėshtė pėr t’u pėrshėndetur qė liderėt serbė tė Kosovės kanė filluar tė vėnė nė pikėpyetje vijėn e ashpėr tė Beogradit. Ka vite qė politika e Beogradit nuk ėshtė nė interesin e serbėve tė Kosovės. Ata do tė ishin shumė mė mirė nėse do tė shkėputeshin nga kontrolli i Beogradit. Liderėt politik tė Kosovės duhet tė bėjnė gjithēka qė tė dėshmojnė se pjesėmarrja e serbėve nė proceset politike nė Kosovė do tė prodhonte beneficione pėr serbėt e Kosovės.
EPOKA E RE: Profesor cili do tė jetė epilogu i kėtyre bisedimeve qė po zhvillohen nė Vjenė?
Perritt: Unė jam ende optimist qė komuniteti ndėrkombėtar do ta pranojė pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės para fundit tė kėtij viti. Kjo mund tė ndodhė pėrmes njė rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara apo edhe pėrmes njohjes formale tė pavarėsisė sė Kosovės nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe fuqitė e tjera tė mėdha, pa njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit. Njė rezolutė e pasuar nga njohja formale do tė ishte edhe mė e mirė. Nė tė kundėrtėn Serbia do tė mund tė pretendojė pėr vite me radhė se Kosova ėshtė ende formalisht pjesė e Serbisė sipas Rezolutės 1244.
Edhe nėse Kosova pavarėsohet kėtė vit, me siguri se njė formė e vėzhgimit ndėrkombėtar do tė jetė e pranishme. Unė shqetėsohem se ēfarė do tė jetė kjo formė, e edhe kosovarėt duhet tė shqetėsohen pėr kėtė gjė. Do tė ishte e lehtė pėr komunitetin ndėrkombėtar qė tė strukturojė vėzhgimin e institucioneve politike tė Kosovės nė atė mėnyrė qė tė dukej si UNMIK, por me njė emėr tjetėr, apo ngjashėm siē ėshtė rasti i Bosnjės. Qė tė dyja kėto zgjidhje nuk janė tė pėlqyeshme. Pėr sa kohė qė politika kosovare do tė jetė e gjymtuar, liderėt politik kosovarė do tė mund t’i ikin pėrgjegjėsisė duke fajėsuar administratėn ndėrkombėtare, ndėrsa administrata ndėrkombėtare do t’i ikė pėrgjegjėsisė duke fajėsuar liderėt kosovarė. Kjo ka ndodhur nė kėto shtatė vite, dhe rezultatet kanė qenė tė kėqija. Kriza energjetike vazhdon. Nuk ka plane pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės dhe zhvillimin ekonomik. Korrupsioni vazhdon tė jetė i paketuar dhe i pandėshkuar. Populli i Kosovės meriton njė ambient politik e ekonomik ku liderėt e zgjedhur do tė duhet tė prodhojnė rezultate, apo nė tė kundėrtėn tė humbin postet e fituara me votė. Kjo do tė thotė qė komuniteti ndėrkombėtar duhet tė hapė rrugėn dhe politikanėt kosovarė tė triumfojnė, apo tė dėshtojnė. Populli i Kosovės duhet tė shfaqė pakėnaqėsitė nė kutitė e votimit. Partitė politike dhe kandidatėt duhet tė zhvillojnė fushatė me propozime konkrete pėr zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve tė punės, dhe jo tė tregojnė se ata e duan pavarėsinė dhe tė kritikojnė administratėn ndėrkombėtare. Le tė fillojmė tė zgjidhim probleme tė tjera.
Decentralizimi dhe Mitrovica
EPOKA E RE: Ēka mendoni lidhur me decentralizimin nė Kosovė, ēka prisni ju?
Perritt: Decentralizimi ėshtė i nevojshėm, pėr arsye simbolike dhe nė mėnyrė qė tė krijojė siguri pėr serbėt dhe minoritetet e tjera, se ata nuk do tė jenė gjithmonė tė mbivotuar nga institucionet politike kosovare. Propozimi i fundit i palės kosovare ėshtė i pėlqyeshėm, dhe unė mendoj se atij mund t’i bėhen edhe disa ndryshime. Nė anėn tjetėr gjithkush duhet tė kundėrshtojė lidhjen horizontale mes komunave serbe dhe Beogradit. Komunat nuk duhet tė kenė marrėdhėnie diplomatike me vende tė tjera. Pėr mė tepėr Kosova nuk mund tė qeveriset me efektivitet nėse pushteti ėshtė shumė i decentralizuar. Zyrtarėt e zgjedhur tė Prishtinės duhet tė kenė fuqi tė mjaftueshme legjislative dhe ekzekutive nė tė gjithė Kosovėn pėr tė pasur rezultate nė zhvillimin ekonomik, tė drejtat e minoriteteve dhe sundimin e ligjit, dhe tė jenė pėrgjegjės pėr kėto. Kur pushteti ėshtė shumė i decentralizuar, nuk ka qeverisje me pėrgjegjėsi.
EPOKA E RE: Njė ēėshtje e hapur po mbetet ende qyteti i ndarė i Mitrovicės si do tė zgjidhet ky problem?
Perritt: Nuk do tė zgjidhet shpejt, por pėrparime mund tė bėhen duke shkuar sipas sugjerimeve tė ESI dhe Verena e Gerald Knaus, tė cilėt vazhdimisht bėjnė analiza tė mira pėr Kosovėn.
Washingtoni pėr Kosovėn dhe puna e liderėve tė Kosovės
EPOKA E RE: Cili ėshtė opinioni publik nė Washington pėr Kosovėn?
Perritt: Vėmendja e Uashingtonit nuk ėshtė nė Kosovė. Vėmendja ėshtė nė Afganistan, Irak, Izrael, Korenė e Veriut dhe Iran. Tė paktė janė politikanėt qė janė tė pėrqendruar te Kosova. Gjithsesi, administrata e Bushit (unė jam demokrat dhe kam vėrejtje tė shumta pėr politikėn e administratės sė tij) ka bėrė njė punė shumė tė mirė deri mė tani. Ka angazhuar disa nga njerėzit e tij mė tė mirė nė Departamentin e Shtetit nė procesin e statusit final tė Kosovės. Kjo administratė vazhdon tė insistojė qė tė ketė njė zgjidhje pėrfundimtare tė statusit para fundit tė kėtij viti. Shpresoj qė ky angazhim do tė vazhdojė dhe do tė intensifikohet. Miqtė e Kosovės nė Uashington dhe nė tė gjithė Shtetet e Bashkuara duhet tė ndihmojnė mė shumė Kėshillin Kombėtar Shqiptaro-Amerikan. Zėri i tyre ėshtė dėgjuar rrallė, ndėrsa kemi njė makineri propagandistike serbe qė rregullisht jep mesazhe antishqiptare dhe kundėr pavarėsisė sė Kosovės, nė mediumet nė SHBA. Shpresoj qė kjo fushatė tė mos e kthejė opinionin e Kongresit amerikan kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan duhet tė bėjė punėn e tij me mė shumė agresivitet dhe efikasitet.
EPOKA E RE: Si e vlerėsoni punėn e liderėve tė Kosovės?
Perritt: Presidenti Sejdiu, kryeministri Ēeku, Hashim Thaēi e Veton Surroi kanė bėrė njė punė tė shkėlqyer nė muajt e fundit me fjalimet dhe deklaratat e tyre publike, duke ndihmuar nė edukimin e popullit tė Kosovės pėr nevojėn e Kosovės pėr pavarėsi dhe kapacitetin e liderėve pėr tė qeverisur njė Kosovė tė pavarur, duke respektuar tė drejtat e njeriut. Jam i bindur qė edhe Ramush Haradinaj do tė bėnte tė njėjtėn gjė, nėse lėvizjet dhe deklaratat e tij tė mos ishin tė kontrolluara nga UNMIK-u, dhe nėse ai do tė ishte i lirė nga hija e gjykimit tė Hagės.
E ardhmja e Kosovės
EPOKA E RE: Si e shihni ju tė ardhmen e Kosovės, jeni optimist pėr vendin tonė?
Perritt: Jam shumė optimist nė disa drejtime, po edhe pesimist nė anėn tjetėr. Jam optimist pėr krenarinė, patriotizmin dhe energjinė e popullit tė Kosovės. Sidomos gjenerata e re ka ide tė mira dhe ėshtė e pėrkushtuar pėr tė arritur suksese. Gjendja do tė pėrmirėsohet kur sa mė shumė tė rinj do tė marrin pozita vendimmarrėse. Edhe gjeneratat e vjetra, gjithashtu kanė shumė pėr tė dhėnė. Ahmet Shala ėshtė njė hero pėr durimin dhe pėr drejtimin kėmbėngulės tė privatizimit. Zgjedhja e Enver Hasanit si rektor i Universitetit tė Prishtinės ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Ai ėshtė njeriu i duhur pėr tė filluar ringritjen e Universitetit tė Prishtinės, qė vazhdimisht ka qenė njė zhgėnjim pėr ata qė janė tė angazhuar pėr tė ardhmen e ndritur tė Kosovės.
Jam pesimist pėr kapacitetet e koalicionit aktual qeverisės dhe pėr papėrgjegjshmėrinė e partive politike pėr tė krijuar programe kundėr papunėsisė dhe korrupsionit.
Jam i habitur se si kryeministri Ēeku, njė njeri i fortė, me njė pėrkrahje tė madhe nga opinioni publik, deri mė tani nuk ka bėrė asgjė pėr tė mbajtur zotimin se do tė pastrojė qeverinė dhe do tė kėrkojė pėrgjegjėsi nga ministrat. Nėse dy partitė e koalicionit nuk e lejojnė atė qė tė veprojė, ai duhet tė japė dorėheqje. Ose duhet tė vazhdojė tė bėjė atė qė mendon se ėshtė e drejtė dhe tė bėjė qė partitė e koalicionit ta largojnė atė. Nėse partitė e koalicionit duan tė vazhdojnė tė kenė pėrkrahjen e opinionit publik, duhet t’i japin mė shumė hapėsirė kryeministrit qė tė qeverisė.
Ėshtė e rėndėsishme, jo vetėm pėr shkak se pavarėsia do tė njihet kėtė vit, por edhe pėr shkak tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme dhe lokale tė vitit 2007, me sistemin e listave tė hapura. Pėr njė fillim tė mbarė pas pavarėsisė, elita politike aktuale duhet tė tregojė rezultate, ose do tė ndėshkohet nė kutitė e votimit dhe do tė zėvendėsohet me fytyra tė reja. Janė dy prioritete urgjente me tė cilat duhet tė merret Qeveria e Kosovės sė pavarur: Krijimin e vendeve tė reja tė punės dhe luftimin e korrupsionit. Nė lidhje me korrupsionin unė, bashkė me njė ekip studentėsh po bėjmė njė raport prej 75 faqesh, si iniciativė ani-korrupsion nė Kosovė tė cilin presim ta publikojmė nė javėt e ardhshme.
Kush ėshtė profesori amerikan Henry Perrit
HENRY H. (HANK) PERRITT, Jr. ėshtė profesor i drejtėsisė nė “Chicago-Kent College of Law”. Ėshtė autor i mė shumė se 70 artikujve dhe 15 librave nė fushėn e drejtėsisė. Ka shėrbyer nė administratėn e presidentit Clinton nė detyra tė rėndėsishme nė stafin e tij. Gjatė administratės sė presidentit Ford ka qenė pjesė e stafit tė Shtėpisė sė Bardhė. Perritt ishte kandidat i demokratėve pėr Shtėpinė e Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan nė zgjedhjet e vitit 2002. Ka qenė pjesė e Gjykatės Supreme tė Shteteve tė Bashkuara. Aktualisht ėshtė profesor nė Universitetin e Ēikagos. Ėshtė njė mik i madh i shqiptarėve dhe i Kosovės. Ka bėrė shumė vizita nė Kosovė dhe e njeh mjaft mirė aktualitetin shqiptar kėtu.
Kush jane heronjte e Kosoves
Ahmet Shala ėshtė njė hero pėr durimin dhe pėr drejtimin kėmbėngulės tė privatizimit. Zgjedhja e Enver Hasanit si rektor i Universitetit tė Prishtinės ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Ai ėshtė njeriu i duhur pėr tė filluar ringritjen e Universitetit tė Prishtinės
PUne te mire knae bere lideret
Presidenti Sejdiu, kryeministri Ēeku, Hashim Thaēi e Veton Surroi kanė bėrė njė punė tė shkėlqyer nė muajt e fundit me fjalimet dhe deklaratat e tyre publike, duke ndihmuar nė edukimin e popullit tė Kosovės pėr nevojėn e Kosovės pėr pavarėsi dhe kapacitetin e liderėve pėr tė qeverisur njė Kosovė tė pavarur, duke respektuar tė drejtat e njeriut. Jam i bindur qė edhe Ramush Haradinaj do tė bėnte tė njėjtėn gjė
Cka duhet te beje Agim Ēeku sips profesorit Perrit
Jam i habitur se si kryeministri Ēeku, njė njeri i fortė, me njė pėrkrahje tė madhe nga opinioni publik, deri mė tani nuk ka bėrė asgjė pėr tė mbajtur zotimin se do tė pastrojė qeverinė dhe do tė kėrkojė pėrgjegjėsi nga ministrat. Nėse dy partitė e koalicionit nuk e lejojnė atė qė tė veprojė, ai duhet tė japė dorėheqje. Ose duhet tė vazhdojė tė bėjė atė qė mendon se ėshtė e drejtė dhe tė bėjė qė partitė e koalicionit ta largojnė atė. Nėse partitė e koalicionit duan tė vazhdojnė tė kenė pėrkrahjen e opinionit publik, duhet t’i japin mė shumė hapėsirė kryeministrit qė tė qeverisė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 11-09-2006 mė 06:17
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt