Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18

Tema: Dilaveri

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dilaveri

    Nata ra mbi fshatin Qatrom.
    Pulat ishin ngjitur neper deget e pemeve e flinin per shtat pal qefe. Lopa po mbllaciste ca gjethe panxhari ne haur e gomari po shplodhej i shtrire ne kashte. Vetem Qeni, Balua trim nuk flinte. Ai bridhte neper oborr dhe veshet i mbante pipez. Ishin koh te keqija dhe atij nuk i lejohej lluksi i te fjeturit. Kapitalizmi kish mbrritur ne fshat ne formen e nji bilardoje ku luanin cdo nate qelbaniket e fshatit. Ulerimat e tyre vinin deri ne bahcen e Dilaverit, plakut te shtepise. E bija plakut Vesa kishte bere te tera punet e shpise dhe kishte marre bizen e po punonte nji qendro nen llambushken e varur ne veranden e shtepise.
    Dilaveri u ul ne shkallet pran se bijes, nxorri kutin e duhanit e drodhi nji cigare. Balua vinte verdalle dhe nje e dy hungerinte me syte nga rruga.
    -Baba se cka ky Balua sonte ...tha Vesa..
    -Pse moj cupe .. tha Dilaveri cpo ben i uruari Balo sonte qe po ben cudi tine.
    -Po ja mo Babi ..tha Vesa mendueshem.. cdo mbremje Balua yne ne kte kohe del e bredh mbas buceve te fshatit e sonte meazallah se del nga oborri e po rri ketu pran meje..
    -Kushedi moj bij ci thot mendja dhe atij ..tha plaku i habitur pakez..
    -Sot nuk me eshte ndare tere diten Balua mo Ba..tha Vesa e bukur.. une ne are ai ne are ..une ne dyqanet ai ne dyqanet..une ne cezma per uje ai me mua mbrapa si ogic..ke pare ti o Ba keshtu..
    -E moj bije cme fute ne mejtime dhe tine nashti..tha Dilaveri e kruajti koken..me ate putren e tije te madhe pllot kallo..si te fshatareve te Korces e thithi fort cigaren me duhan Bilishti.
    -Ba e more vesh tine kish blere mercedes i biri Zaimit elvisi.
    -E le te blejne hajdutet benza moj bije ..foli Dilaveri..neve te na rroje gomari dhe bicikleta kineze qe cojme qumeshtin ne Korce.
    -Moj Vesa .. tha Dilaveri..ajo zonja ne Korce qe cojme qumeshtin ka nje djalke te mire dhe e jema me tha nji dizaj ..sa te mire e ke ate cupke mo Dilo..he cthua moj bije..cti them asaj ..se me duket ta kan vene syne ata..
    - E mo baba dhe tine ate muhabet ke..na le rehat tani..tha vajza e u skuq ne fytyre..
    -Mir de mire kot fola dhe une..Keshtu e kemi ne baballaret mejtonemi per cupkat tere naten..tha Plaku e filloj te dredhi nje cigare tjeter..
    -Ba.. te te bije nji got raki mani e pak gjize..tha Vesa gjith qef.
    -Po mir moj bije bjere ..nuku ta prish un ty..e llafosemi pakez se u rrite dhe tine..
    Vesa si flutur u fut ne guzhine dhe filloj te pregatise nji pjate meze per baban e saj te mire..
    Ne oborr verdallosej Balua dhe hungerima e tije nuk kish te sosur. Nga Bilardoja degjoheshin te zgerdhirat e qaflesheve te fshatit. Balua erdhi dhe u shtri pran te zotit. Dilaveri ja ferkoi kurrizin mikut besnik i cili filloj te luaj me bishtin e tij leshtor..
    E mo Balo se cke sonte tine..po mos u be merak se nen minder e kam kallashin..le te afrohen po te duan ata muter.. foli Dilaveri me ze te ulet..
    Koh e keqe ka ardhur mendoj i ngrati Dilo..Ja e bija ish bere goxha cupe dhe nuk po ja linin te qete gangot.. Perdite degjonte menxura se si rrembeheshin vajzat e dergoheshin rrugve te botes..
    Jo.. mendoi plaku .. me time bije nuk do te ndodhe kjo..Mezi e kam rritur e nuku e bera kaq per bordellot e Selanikut..
    Ne kte kohe ne rruge u ndjene hapa...Balua u cua dhe duke lehur si i marre u versul nga gardhi.
    Dera e oborrit u hap e shkallmuar dhe plaku dalloi tre hije qe hyne brenda si gorilla..te cartura..
    -Kush jeni yve mo bertiti Dilaveri i tromaksur..
    -Na mo Dilo aty e ke tet bij mo torobelle se kishin per te llafosur caze..tha nje nga gorillat..e nates.
    -Po ckini me time bije juve sonte..neser llafosemi po te doni ..tha plaku duke u dridhur..
    -More ********** do e nxjerc tet bije ti mo apo ti zbrazim trut tyja nashti..uleriti njeri nga ata..
    Nga zeri Plaku dalloi elvisin, kapo banden e fshatit dhe zemra po i cahej nga tmerri..
    -Ja nji minute de ..prisni pakez ..tha duke ju thare peshtyma ne buze plaku i mjere..
    -C'minute mo shkerdhat muti..uleriu i biri Zaimit..do e sjellesh ate putanen tende ketu apo ta marrim zvarre neve vete..
    -Ja po jua sjell tha Plaku i dhe hyri brenda ne Shpi..ku gjeti te bijen te mbledhur sa nji grusht nga llaftaria.
    Balua hungerinte e hidhej perpjete nga inati..dhe nuk po i lejonte tre banditet te benin asnji cap perpara..
    U degjua nji bresheri e thate dhe Balua u perpelit ne toke i pergjakur..
    Plakut i ngriu gjaku..e u be si kercu..Mblodhi fuqite e fundit dhe u perkul nen minder dhe dora kapi kallashin e fshehur aty qemoti..
    Mos Baba uleriu e bija..
    Largohu moj Bije thirri plaku ..i nxire ne fytyre..se une nji cupe kam dhe cme duhet jeta pa ty..dhe duall ne dere me kallashin e ngrehur..
    Banditet sa e pane drejtuan armet nga plaku por ish vone..
    Kallashi i Plakut filloj te kercase dhe plumbat bresheri nuk dinin nga fluturonin..Plakut nuk i benin syte drite..
    Mbi trupat e banditve..mbi Druret e oborrit mbi ..gjethe e dege..fershellenin fisheket duke bere nji baterdi te vertete.
    Plaku qellonte e ulerinte si i cmendur..Ai nuk kishte te ngopur por karikatori mbaroi dhe ra nji qetesi e frikshme..
    Ne oborr mbeti i zgerlaqur zorraxhiu i fshatit Visi kurse dy te tjeret ja kishin mbathur kembeve.. Plaku u afrua te Balua i cili ishte i lare ne gjak..e ledhatoi me embelsi dhe psheretiu i lehtesuar.
    E bija erdhi dhe e perqafoi te jatin dhe me lot ne sy i tha...te mora ne qaf o ba ..
    -Jo moj bije ske faj ti.. amanet ..te ma sheroc Balon pa per mua mos u bej merak..burgu per burrat eshte..
    Pas pak u degjua sirena e policise..
    Plaku qendroi ne mes te oborrit dhe i dorzoi armen oficerit te policise..
    -C'na bere mo Dilaver cna bere... thirri i tmerruar oficeri..
    -Bera ate qe duhej te beja ..tha Plaku me krenari..
    Policet i vune prangat ne duar plakut dhe e shpune drejt makines..Nder kohe gjithe fshati ish mbledhur aty ..se per sehir jane te vetmit korcaret..apo jo..
    Oficeri i policise i cili sa kish pare ato dite filmin me Tomy Li-ne dhe Harrison Fordin..ja zgjidhi prangat Dilaverit dhe nxorri nga xhepi nje qeske me karamele si tek filmi i ja zgjati plakut..
    -Na xhaxha ..i tha ne vesh oficeri ..se e meriton..e te lumte pushka..
    -Flmn tha plaku me lot nder sy..Nji cigare dua tha se..skam dhemb per karamele un a derbardhe..
    Dhjetra fshatare zgjaten paqetat drejt plakut..
    -Na nderove o Dilaver i thane ca fshatare..e bere si burrat e qemotit...
    Makina u nis dhe fshataret pershendeten me dore heroin e tyre.




    ------
    Ky tregim i Kushtohet nje fshatari te cilin e dhunuan brenda ne shtepi te tije dhe kerkonin tja rrembenin te bijen. Por fshatari qelloi burre e jo dhjeramane si mijra te tjere ..
    Kto dite gjykata e nxirosur e Korces me tradita hasnedar-iane qe ska pertuar te vare ne litar qindra rilindas ne vitet e PPSH-se e denoi Dilaverin me 15 vjet burg kurse nje perdhunues te nji vajze te mitur me 2 vjet burg. Kur ne Korce ndodh keshtu mendo cbenet ne qytete e tjera.

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Brari me ke bluajtur shpirtin me kete me lart. Aaaaaaaaaaaaa, vetem me ulerihet, me qahet, mor po me copetohet dikush!

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Brari
    Cili eshte qellimi i postimit te ketij tregimi?
    Eshte teme shume e dhimbshme per te gjithe dhe nuk mund ta lexosh dhe vleresosh si veper letrare pa patur ne mendje qe kjo eshte nje ngjarje e vertete.

    Ti ke bere mire qe e ke shkruar por nese e ke hedhur ne forum per te marre vleresime artistike do ishte nje gje shume e ulet. Vertet eshte shkruar bukur dhe ti ke talent por besoj se kjo ngjarje nuk duhet te jete pjese e forumit te letersise. Urrejtja tende kunder padrejtesise eshte shume e qarte ne fjalet qe ke shkruar dhe ky tregim do te kishte vlere me te madhe ne forumet e politikes dhe problemeve sociale.

    Nje nga administratoret mund te te ndihmoje per te gjetur kategorine e sakte te Forumit Shqiptar per kete tregim.
    Edi

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    shikon gje politike ti ketu o

    Edspace ?

    Nqs i kendohet dashurise nuk shoh gje te keqe t'i kendohet dhe dhimbjes dhe plageve te nje shpirti te trazuar.

    Nqs jemi mesuar te levdojme a ngrejme ne qiell poezite e tregimet me tematika romantike,le te kujtohemi se nuk shkruhet vetem per te miren,por dhe per te keqen.

    Te keqiat e nje shoqerie duhen nxjerre ne pah e duhen ējerre...

    U trondita Brar,
    me trazove te teren,
    me kujtove ku jetojme...

  5. #5
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Me ke keq kuptuar. Une i thashe qe ai ka bere shume mire qe e ka shkruajtur por eshte ne forum te gabuar. Qellimi i Brarit nuk eshte qe te marre sa me shume komente artistike por te vere ne dukje padrejtesite e shoqerise Shqiptare.

    Te them une tani qe te lumshin duart se na kenaqe nuk e them dot se nuk e shikoj te nevojshme per temen qe Brari ben fjale. Ngjarje te tilla te verteta jane pjese te jetes ne Shqiperi dhe duke e postuar ne forumin letrar me duket sikur i shmangemi problemit dhe e vleresojme tregimin si forme arti.

    Me sa vura re edhe ty te ka prekur shume tregimi por nuk kishe bere asnje koment artistik reth tregimit. Pse? Sepse e di qe keto ngjarje jane te verteta. Gjaku i Balos eshte i vertete dhe te dridhurat e trupit te babait plak jane te verteta. Pra tema qe tregimi trajton ka me shume rendesi se vlera letrare.

    Edhe njehere po e them. Brari ka bere pune shume te mire por kjo teme do kishte vlere me te madhe ne nje forum te problemeve shoqerore.
    Edi

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    per tregimin

    ky eshte nje tregim.artistik.pa asnje dyshim.duhet ditur se ne letersi keto lloj tregimesh quhen narrative,pra rrefyese.ngjarja eshte e shpejte.autori nuk ka kohe te pershkruaje ndjenjat e asnjerit.reagimi i babait nuk te le te mendohesh dhe as te filozofosh.nuk dua t'iu them se ke me kujton ky tregim per hir te asaj qe eshte bere mode ketu.por, nese shihni letersine e fillimshekullit te kaluar do te gjeni tregime te tilla me bartje emocionale dhe vlera artistike.eshte lloji i gjinise qe nuk pranon lirika dhe as gjykime te autorit.kushdo ne kete tregim mund te jete asnjanes dhe te kete qendrimin e tij me se te dukshem.brari s'ka patur arsye te rrefeje si ndjehet ai.ka dashur thjesht te tregoje.vetem ne te gjithe rrefimin e ndjejme revolten e tij dhe keqardhjen.na duhen te gjitha llojet e tregimive.tregimi eshte i ngjeshur me ngjarjen. nuk kane munguar as perpjekjet per me shume art.baloja, dialekti, pershkrimi.
    ndoshta ky tregim mund te quhet edhe skice letrare.por pa asnje dyshim eshte letersi.dhe te ngjeth,dmth ta krijon emocionin.

  7. #7
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Buna.

    Tregimi i Brarit eshte shume i bukur, po e perseris per te treten here. Vlerat letrare jane nga me te lartat por para se ta gjykojme si vlere artistike, duhet te gjykojme temen e padrejtesise dhe problemeve shoqerore qe Shqiperia ka. Duke mos folur per problemin qe ka shkaktuar kete tregim me duket mua sikur i shmangemi dhimbjes dhe loteve. Brari ka shkruajtur edhe me pare ne forum dhe te gjithe e dine artin qe ai zoteron dhe ai nuk ka nevoje per komente qe ti bejne qejfin por komente mbi balon, plakun dhe bijen. Apo jo Brari?

    Nqs jam gabim per gjykimet do me falesh por prandaj te pyeta qe ne postin e pare qe cili eshte qellimi i postimit te ketij tregimi?
    Edi

  8. #8

    uh

    me tremb fakti qe shume prej jush arritet ta lexoni kete pjese dhe ne vend qe te komentonit per pjesen dhe temen qe ajo permbante u hodhet ne gjykime-paragjykime per moden letrare e perdorur nga brari .kjo me trazon shpirtin thjesht per faktin qe disa nga ne jemi bere si mekanizma dhe i veshtrojme gjerat ne kete raste krijmtarine e Brarit vetem nese perputhen me formulat qe diku qenkan shkruar . jam dakort me ate ska shprehur Buna pasi e shpjegon fare mire qellim e shkrimit si dhe metoden.

    sa per Brarin jam e e bindjes qe ai dicka te tille mund ta kish postuar tek tema e shoqerise atje ku ka dhe nje arkiv po menyra qe ka arritur ta shpreh ne fjale kaq te dhimbshme e ben qe te terheq vemendjen dhe te ndjell nje fare dhembshurie po ne te njejten kohe dashuri per ate vend qe quajme memedhe.

    faleminderit brari . me solli lot ne sy kur mendoj se dhe im ate do te kish bere te njeten gje. dhe se serish do ta kishin burgosur(ketu mbase nje ekxagjerim pasi kryetarin e gjykates te qytetit e kam kusheri) lol
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  9. #9
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565

    Per: uh

    Postuar mė parė nga liliella
    faleminderit brari . me solli lot ne sy kur mendoj se dhe im ate do te kish bere te njeten gje. dhe se serish do ta kishin burgosur(ketu mbase nje ekxagjerim pasi kryetarin e gjykates te qytetit e kam kusheri) lol [/B]
    Ai egzagjerimi qe ke shkruajtur me lart nuk me pelqen aspak. Vrasja eshte vrasje dhe denimi eshte denim. Sic ke ti kushurinj ne gjykate kane edhe kriminelat qe vrane Balon. Te mendosh qe nuk do denohem se e kam kryetarin kushuri eshte po aq e padrejte sa dhe fati i plakut dhe cupes. Ti e ke shkruajtur me shaka por nuk eshte aspak per te qeshur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 18-06-2002 mė 12:14
    Edi

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    po pse o nqs shkruan nje tregim a poezi

    patjeter duhet te kete vershime lavderimesh e kritikash ne kete forumin e letersise, nqs dikush hedh ketu dy rradhe a flete te shkruara ne shqip ???

    A eshte tregim ?
    Ē'rendesi ka qellimi Ed ?

    Mua me duket nganjehere i gabuar mbushja e krijimtarive letrare te forumisteve te talentuar me levdata e kritika te pamata.
    Futesh ne forumin e letersise per te lexuar krijimtarine e dikujt dhe shikon nr. e fq. qe ka nje autor e klikon aty nga kurreshtja per te lexuar poezite apo prozen,kur ē'te shohesh.... shpalosjen e disa fq. me levdata & kritika dhe pak brum letrar....

    Me duken te tepruara keto levdatat ne vazhdimesi: rrofsh qe ke shkruar kete poezi, bravo, telumte dora e pena, e rikthime kortezish mbrapsht....

    Dua te lexoj me shume poezi e proze se sa levdata pa fund...

    Ja shikoni dhe ky tregim, shkaktoi replika te kota... ku fare mire rrjeshtat pas tij mun dte mbusheshin me te tjera tregime apo rrefenja nga plaget e shoqerise sone ku jetojme...

    Hygoi shpalosi ne kohe te vet nje Revolucion te tere, dhe ajo qe beri Brari ishte nje perkushtim ndaj ndjenjave qe mbizoterojne ne shpirtin e nje babai qe shikon perdhunimin apo rrembimin e bijes se vet...

    Ed,
    nuk ka nevoj gjithmone per bravo... stili yt me pelqeu, etj...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  2. Veteranët e LANÇ-it: Mos na përzieni me ballistët në Muzeun Historik
    Nga karaburuni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 04:47
  3. Si i goditi Enveri kolonelėt qė s'pranuan heqjen e gradave.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2004, 10:32
  4. Dilaveri
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2002, 23:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •