Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Kreu i Legalizimeve, Memia, takohet me Vaçek. OSBE ofron hartat për 17 mijë prona të paligjshme

    OSBE ndihmë në regjistrimin e shtëpive

    Bashkëpunim në regjistrimin fillestar të 7 mijë pronave në Tiranë


    Mirvjena Dizdari

    OSBE së bashku me Agjencinë e Legalizimeve do të fillojë regjistrimin fillestar të 7 mijë pronave të reja në Tiranë.

    OSBE do të ofrojë projektet e saj edhe për regjistrimin fillestar të rreth 8 mijë pronave të paligjshme në Vlorë, proces që do të realizohet deri në fund të vitit. Kryetari i ALUIZNI-it, Shaban Memia, është takuar me përfaqësuesin e OSBE-së, Pavel Vaçek, ku është diskutuar në lidhje me ecurinë e procesit të legalizimit dhe mbi mbështetjen që do të ketë Agjencia e Legalizimeve. OSBE ka ofruar bashkëpunimin për regjistrimin fillestar në ato zona me ndërtime të paligjshme, që Agjencia i konsideron prioritare. Gjithashtu OSBE do t’i sigurojë Agjencisë hartat dhe të dhënat që nevojiten për legalizimin dhe së fundmi regjistrimin e këtyre pronave.

    Regjistrimi
    Mbështetja e ofruar nga OSBE do të jetë konkrete dhe në një të ardhme shumë të afërt, ajo do të fillojë procesin e regjistrimit fillestar për të paktën 7 000 prona të reja në Qarkun e Tiranës. OSBE disponon dhe kopje elektronike në disqe të hartave të rreth 17 mijë pronave të paligjshme të regjistruara në ZRPP në qytetet kryesore. Këto harta do të jenë gjithashtu në dispozicion të ALUIZNI-t. Në takimin me Vaçek është rënë dakord që OSBE-ja t’i ofrojë Agjencisë së Legalizimeve, projektet e saj për regjistrimin fillestar të rreth 8 mijë pronave të paligjshme në Vlorë deri në fund të vitit, gjë kjo e cila do të ndihmojë Agjencinë në punën e saj. Vaçek është shprehur se edhe në fazat e tjera të Legalizimeve, OSBE do të jetë e gatshme që të mbështesë ALUIZNI-in me projektet e saj me qëllim që të ketë një ecuri sa më të shpejtë dhe të kënaqshme të këtij procesi.

    Legalizimet
    Procesi i vetëdeklarimeve po ecën paralelisht me procesin e verifikimit. Numri i vetëdeklarimeve në të gjithë vendin ka arritur në 90 mijë, duke përfshirë këtu edhe vetëdeklarimet që janë bërë një vit më parë. Të gjitha këto dosje janë gati për proces dhe për plotësimin e dokumentacionit të mëtejshëm. Sipas drejtuesve të Agjencisë së Legalizimeve është e rëndësishme që të kuptohet, që të gjithë qytetarët për të gjitha kategoritë e ndërtimeve që janë realizuar duhet të aplikojnë. Kredu i Agjencisë së Legalizimeve ka deklaruar se nuk ka të drejtë asnjë administrator i qeverisjes lokale, apo i Agjencisë që të mos pranojë dokumentacion. Gjatë procesit do të përcaktohen ato kategori që mund të pezullohen, apo mund të mos legalizohen, por në fillim të gjithë duhet të bëjnë vetëdeklarimin. Identifikimi do të përfundojë 20 ditë pas procesit të vetëdeklarimit, pasi këto dy procese do të ecin paralel me njëri-tjetrin. Në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore janë shpërndarë materialet e nevojshme për zhvillimin e procesit, si; regjistrat e të dhënave bazë të ndërtimeve pa leje dhe trojeve, si dhe procesverbalet e konstatimit, të formularëve të vetëdeklarimit. Me procesin e plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor, lidhet fillimi i mbledhjes së të dhënave bazë për ndërtimet pa leje. Ndërkohë, procesi i legalizimeve do të realizohet paralel me kthimin dhe kompensimin e pronave. Ndërkohë, qytetarët që nuk do të bëjnë brenda 2 muajve vetëdeklarimin do të penalizohen me gjobë simbolike. Nëndrejtori i Agjencisë së Legalizimeve, Ferdinand Shehu, ka deklaruar se gjobat do të fillojnë të aplikohen në muajin e tretë dhe në muajin e katërt.



    7 mije prona
    të reja në Qarkun e Tiranës, së shpejti do të fillojnë procesin e regjistrimit fillestar. Ky proces do të realizohet në një të ardhme shumë të afërt, me mbështetjen e ofruar nga OSBE-ja
    17 mije
    prona të paligjshme në qytetet kryesore të vendit janë në hartat elektronike, që i disponon OSBE-ja. Në takim është rënë dakord që këto harta do të jenë gjithashtu në dispozicion të ALUIZNI-t
    8 mije
    prona të paligjshme në Vlorë, do t’i nënshtrohen procesit të regjistrimit fillestar. OSBE-ja ka rënë dakord që të ofrojë projektet e saj, gjë kjo e cila do të ndihmojë Agjencinë
    5 dite
    është periudha për regjistrimin e një biznesi të ri pranë organeve tatimore. Regjistrimi bëhet vetëm me një vendim gjykate

    Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Publikohen kriteret për dokumentacionin tekniko-ligjor

    14 dokumentet që kërkohen nga urbanistët për legalizim

    Gerald BILBILI

    Gjatë procesit të verifikimit për legalizim, çdo banor duhet t'i paraqesë urbanistit përkatës dokumentacionin tekniko-ligjor. Burime nga Agjencia e Legalizimeve, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), thanë për "Tirana Observer", se janë publikuar 14 dokumentet kryesore për këtë fazë. Kriteret e reja fillojnë nga vërtetimi i pronësisë, vendimet përkatëse për pronën e deri në kontratat me arkitektët dhe studimet sizmologjike për banesa mbi 8 kate. Të njëjtat burime deklaruan se, pas kësaj faze (verifikimit) do të fillojë pagesa e tarifave sociale apo të çmimeve të tregut.

    Kriteret
    Verifikimi në terren i banesave që do të legalizohen nga urbanistët, nuk kërkon vetëm ballafaqim me formularët e vetëdeklaruar, por edhe plotësim të dokumentacionit tekniko-ligjor nga vet pronari. Sipas zyrtarëve të ALUIZNI-t, dokumentacioni kërkohet në momentin kur urbanisti bën këtë verifikim në banesat përkatëse. Për këtë gjë, kjo agjenci ka publikuar 14 dokumentet që duhen plotësuar nga banorët me qëllim që të kalohet në fazat e tjera të këtij procesi. Së pari, kërkohet vërtetimi i pronësisë së truallit nga Hipoteka dhe harta treguese provizore, vendimet si dhe kontratat për këtë pronë, gjithashtu edhe licencat e arkitektit dhe konstruktorit, të fotokopjuar dhe noterizuar. Më tej procedura kalon nga ana teknike, ku një pronar duhet të ketë një genplan të azhornuar me gjendjen faktike, të konfirmuar nga Sektori i Kadastrës Urbane, projektin e ndërtesës ekzistuese arkitektonik dhe konstruktiv të firmosur nga projektuesit (arkitekt, konstruktor), në tri kopje, që të përmbajë të dhënat e studimeve gjeologo-inxhinierike nga persona të licencuar etj.

    Pagesat
    Pas përfundimit të fazës së identifikimit dhe verifikimit në terren, çdo pronar me një udhëzues nga njësia vendore përkatëse duhet të shlyejë detyrimin monetar brenda një afati të caktuar. Tarifat e legalizimit për objektet me një sipërfaqe nën 500 metra katror janë nga 100-400 mijë lekë të reja. Ndërkohë për sipërfaqe që e tejkalojnë këtë kufi, çmimi i legalizimit paguhet me çmimin e tregut. Për të mos pasur konflikte, ALUIZNI po përgatitet edhe hartën satelitore për të gjitha zonat në vend.

    14 dokumentet

    1. Vërtetimi i pronësisë së truallit nga Hipoteka dhe harta treguese provizore. Ky vërtetim të jetë i tre muajve të fundit dhe origjinal.

    2. Origjina e pronës si më poshtë:
    - Vendimi i Komisionit të Kthimit të Pronave.
    - Dhurim
    - Akt-trashëgimie
    - Kontratë shit-blerje.
    (Kjo të jetë e fotokopjuar dhe e noterizuar)

    3. Genplan të azhornuar me gjendjen faktike, të konfirmuar nga Sektori i Kadastrës Urbane. Ky genplan del me vulë të bashkisë, kundrejt tarifës 40 lek/m2.

    4. Formulari Nr.3/1, i cili bashkë me një fotokopje të genplanit (pika 3), do të pasqyrohet lidhja e objektit me infrastrukturën ekzistuese si: Rrugë, kanalizime, rrjeti elektrik, telefoni, ujësjellësi, higjienë, mbrojtja kundra zjarrit dhe mjedisi.

    5. Projekti i ndërtesës ekzistuese arkitektonik dhe konstruktiv i firmosur nga projektuesit (arkitekt, konstruktor), në tri kopje, që të përmbajë:
    - Plan-vendosjen e objektit të ndërtuar ku të evidentohen konturi i ndërtimit, distancat nga kufiri i pronës dhe nga pronat e kufitarëve.
    - Planimetritë e të gjitha kateve.
    - Dy prerje të ndërtesës.
    - Katër pamje.
    - Plani i themeleve
    - Prerjet e themeleve.
    - Plani i strukturave horizontale.
    - Armimi trarë, kolona, soletë me gjithë prerjet e nevojshme.

    6. Licencat e arkitektit dhe konstruktorit, të fotokopjuar dhe noterizuara.

    7. Relacion teknik i konstruksionit, origjinal dhe në tri kopje, ku të përfshihet: Skema, tipi i themelit, tipi i konstruksionit mbajtës si dhe tipi i strukturave horizontale.

    8. Dokumentet fotografike (297x210 mm) të ndërtimit, ku të përfshihen të gjitha fasadat. Fotografia të bëhet në ditët që futet dosja.

    9. Fotomontazh për objektet mbi 3 kate.

    10. Të dhënat e studimeve gjeologo-inxhinierike nga persona të licencuar.

    11. Për objekte mbi 8 kate edhe studimi sizmologjik.

    12. Kontratë noteriale me firmën ndërtuese e cila ka ndërtuar objektin.

    13. Licenca e firmës ndërtuese e fotokopjuar dhe noterizuar.

    14. Deklaratë noteriale nga kufitarët për rastet kur kufiri i pronës është kallkan ose kur distancat urbane janë shkelur.


    Tirana Observer

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Memia: Janë bërë 80 mijë deklarime të reja, 5100 janë shtesa pallatesh

    Vetëdeklarimet, deri më 15 nëntor do bëhen falas

    Procesi i vetëdeklarimeve do të jetë falas deri më 15 nëntor, periudhë në të cilën do të mbyllet kjo fazë.

    Agjencia e Legalizimeve ka hequr sanksionet për të gjithë ata që do të kryejnë vetëdeklarimin e ndërtimeve pa leje, pas datës 15 shtator. Për rreth 2 muaj janë kryer 80 mijë vetëdeklarime të reja, nga të cilat 5100 janë vetëdeklarime për shtesa pallatesh. Kryetari i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia, ka deklaruar se numri i ndërtimeve pa leje është disa herë më i madh se numri i vetëdeklarimeve, prandaj për të lehtësuar qytetarët u vendos që të hiqen sanksionet.

    Procesi
    Sikurse dihet nga pikëpamja ligjore, afati i vetëdeklarimeve është 4 muaj, i ndarë në dy faza. Deri më 15 shtator është afati i vetëdeklarimeve falas dhe pas kësaj date deri më 15 nëntor vetëdeklaruesit do të paguanin një sanksion simbolik. “Duke parë realisht situatën e vetëdeklarimeve, numrin e jashtëzakonshëm të ndërtimeve pa leje, si dhe pamundësinë e administratës për të përballuar një fluks të tillë pune, ne do vazhdojmë fazën e vetëdeklarimeve pa sanksione deri në fund të afatit ligjor prej 4 muajsh”, ka deklaruar Memia. Sipas tij, e gjitha kjo bëhet në frymën e deritanishme të lehtësimit financiar të qytetareve shqiptarë, që përfitojnë nga ligji i legalizimeve.
    Deri tani janë mbi 80 mijë vetëdeklarime të reja nga të cilat 5100 janë për shtesa pallatesh. Ndërsa, numri i vetëdeklarimeve të përgjithshme arrin në 160 mijë, duke përfshirë këtu edhe deklarimet e bëra një vit më parë. Sipas Memisë, i gjithë ky proces ka ndodhur brenda një muaji e gjysmë, kur afati ligjor i vetëdeklarimeve është ligjërisht 4 muaj.

    Vetëdeklarimet
    Aktualisht etapa e vetëdeklarimeve të ndërtimeve pa leje po ecën me ritme shumë inkurajuese, çka tregon vullnetin e qytetarëve për t’u përfshirë në këtë proces. “Por duhet të theksojmë se numri i ndërtimeve pa leje është disa herë më i madh, ndaj edhe sot e kësaj dite vazhdojnë radhët e gjata te zyrat e pushtetit vendor, sepse është e papërballueshme që një numër kaq i lartë i vetëdeklarimeve në një rekord të tille kohor të përballohet nga zyrat përkatëse”, theksoi kryetari i Agjencisë. Një ekip ekspertësh të ALUIZNI-t, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrinë e Financës, po hartojnë paketën e plotë udhëzuese “Për mbledhjen, administrimin dhe përdorimin e të ardhurave të përftuara nga ligji nr. 9482 datë 3.04.2006”, ku ndër të tjera do të përcaktohen edhe modalitetet e vjeljes së sanksioneve. Në legalizim do të përfshihen të gjitha ndërtimet të kryera deri me 15 maj të këtij viti. Për të gjitha ndërtesat e bëra pas këtij afati, Policia Ndërtimore në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, duhet të marrë masa për ndalimin e këtij procesi. Drejtues të Agjencisë janë shprehur se po merren të gjitha masat për të penguar deformimin e procesit të legalizimit të zonave informale.



    230 mije
    ndërtime pa leje llogaritet, që të jenë në të gjithë vendin, të cilat do të përfshihen në procesin e legalizimeve. Për të gjitha këto ndërtime pa leje, pronarët e tyre duhet të bëjnë vetëdeklarimin dhe më pas ato mund të përfshihen në procesin e legalizimit

    4 muaj
    do të zgjasë afati i vetëdeklarimit. Në legalizim do të përfshihen ndërtimet e kryera deri më 15 maj të këtij viti. Për ndërtesat e bëra pas këtij afati, Policia Ndërtimore, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, duhet të marrë masa për ndalimin e këtij procesi


    bashkepunimi
    Procesi i legalizimeve do të realizohet paralel me kthimin dhe kompensimin e pronave. Kryetari i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia, është shprehur se në momentin e fillimit të procesit të legalizimeve do të fillojë një bashkëpunim i ngushtë me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

    identifikimi
    Procesi i vetëdeklarimeve po ecën paralelisht me procesin e verifikimit. Identifikimi do të përfundojë 20 ditë pas procesit të vetëdeklarimit, pasi këto dy procese do të ecin paralel me njëri-tjetrin


    80 mijë
    vetëdeklarime të reja janë bërë gjatë dy muajve të parë të fazës së vetëdeklarimeve, proces ky që ka filluar që më datën 15 korrik dhe do të përfundojë në 15 nëntor 2006
    5100 shtesa
    pallatesh janë vetëdeklaruar deri tani, të cilat do të përfshihen në procesin e legalizimit. Në muajt në vazhdim pritet të ketë një rritje të vetëdeklarimeve të shtesave
    160 mijë
    në total është numri i vetëdeklarimeve që janë të dorëzuara pranë zyrave të Legalizimeve. Këtu përfshihen edhe vetëdeklarimet e bëra një vit më parë për legalizim
    10 lekë/m²
    ishte vlera e gjobës për vetëdeklarimet e bëra nga data 15 shtator-15 tetor. Ndërsa 20 lekë/m² ishte gjoba për vetëdeklarimet nga 15 tetor-15 nëntor


    Mirvjena Dizdari
    Panorama

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    U deklaruan 265 mijë shtëpi dhe 12 mijë shtesa pallati pa leje


    Legalizimet, sot dita e fundit Memia: S’ka shtyrje afati


    Urbanizimi është hapi i dytë pas legalizimit, që nuk do të jetë aq i barabartë në gjithë ‘Bathoret’.

    Procesi i parë mori fund pas vetëdeklarimit të 265 mijë shtëpive dhe 12 mijë shtesave të pallateve që janë bërë pa leje në dekadën e fundit. Tani që shteti identifikoi Bathoret, ka premtuar që t’i kthejë ato në qendra urbane, me shkolla dhe qendra shëndetësore, madje duke iu dhënë edhe vlerë në tregun e ndërtimeve, pasi t’u ketë dhënë letra “zyrtare”. Qytetarët nuk mund të presin që ky proces të jetë i drejtë për secilin prej tyre, duke vendosur parametrat e përafrimit të zonave informale me qytetërimin.

    BAZA E PUNES
    Baza e punës tashmë për Agjencinë e Legalizimeve, ALUIZNI, do të jetë rregullorja e miratuar në mbledhjen e fundit të KRRTRSH-së. Një pjesë e mirë e neneve të rregullores merret me përcaktimin e detajuar të largësive nga shtëpia në shtëpi, nga shtëpitë dhe pjesa tjetër e bllokut të banimit, që janë sipërfaqet e ndërtimit, sipërfaqet e lira dhe sheshet e lojërave për fëmijë. Miratimi i kësaj rregulloreje do të thotë veç shembje për një pjesë të mirë të godinave që nëse do të jenë në buzë të rrugës, apo shumë afër pjesës së përcaktuar për shesh lojërash, shkollë, apo qendër shëndetësore. Mes kaosit të ndërtimeve pa leje në këtë mënyrë do të ketë një bazë mbi të cilën do të vendoset rregulli. Duke marrë një tapi shtëpie secili prej kryefamiljarëve që mund t’i prishet shtëpia do të dalë i fituar, sepse kompensimi do të bëhet me çmimet e tregut dhe asnjëherë më pak se aq.

    ZONAT
    Urbanizimi do të ndahet në tri kategori, sipas sipërfaqes së zonës informale. Zona minimale që do të përfitojë nga infrastruktura e re do të jetë 30 hektarë, ndërsa maksimalja, rreth 120 hektarë. Për zonat mbi 5 hektarë do të fillojë menjëherë procedura e plotësimit të dosjeve për miratim në KRRT, ose KRRTRSH. 30 ditë pas mbylljes së procesit të vetëdeklarimit dokumentacioni duhet të paraqitet në Këshillin e Qarkut. Sipas dendësisë së banorëve dhe sipërfaqes, do të përcaktohen edhe ambientet e shkollimit, llojet e rrugëve, apo parqet e fëmijëve. Në Bathore, që është zona më e madhe informale, parashikohet të ndërtohen dy shkolla 9-vjeçare dhe një gjimnaz. Zonat deri në 30 hektarë nuk parashikojnë ndërtimin e rrugëve të mëdha, këtë privilegj do ta kenë vetëm zonat me mbi 60 hektarë. Zona me sipërfaqe 120 ha përfshin edhe shërbimet e përqendruara tregtare dhe ekonomike, përveç kopshtit dhe çerdhes, dy shkollave 9-vjeçare, një shkollë të mesme, terrene sportive. Rregullorja e re parashikon edhe largësitë mes ndërtesave.

    RRJETI RRUGOR
    Urbanizimi do të respektojë rrjetin rrugor të parashikuar në Planin e Përgjithshëm Rregullues. Ai është i ndarë në parametra të veçanta për rrugë brenda vijave kufizuese të ndërtimeve në qytete, në zonat rurale përreth qyteteve apo në zonat rurale përreth zonave rurale. Gjerësia e rrugëve kryesore, largësia minimale, gjerësia e rrugëve dytësore apo edhe elementë të tjerë specifikë janë të përcaktuar teknikisht. E përbashkëta e të gjitha rrugëve është një lloj zgjidhjeje për parkimin që sot në kryeqytet është një gangrenë për qytetarët. Sipas rregullores, në rrugët dytësore nuk lejohet parkim dhe lëvizja të kryhet me një drejtim. “Parkimi i automjeteve për të gjitha llojet e ndërtimeve të kryhet brenda sipërfaqes së pronës”, thekson rregullorja. Në zonat rurale, lidhja e rrjetit rrugor të zonave që urbanizohen dhe integrohen me rrugët ekzistuese, duhet të bëhet me studim të veçantë. Po kështu, urbanizimi i njësive pranë rrugëve nacionale dhe linjave hekurudhore duhet të respektojë kushtet e Kodit Rrugor.

    * 5 hektare
    Për zonat mbi 5 hektarë do të fillojë menjëherë procedura e plotësimit të dosjeve për miratim në KRRT, ose KRRTRSH. 30 ditë pas mbylljes së vetëdeklarimit dokumentacioni të paraqitet në Këshillin e Qarkut
    * 265 mije
    ndërtime në total janë vetëdeklaruar, nga këto rreth 45 mijë ndërtime janë deklaruar një vit më parë dhe 12 mijë shtesa pallatesh të ndërtuara pa leje janë vetëdeklaruar gjatë 4 muajve. Këto ndërtime do të futen në proces legalizimi



    Kufiri i ndarjes së pronësisë
    Sipas rregullores, kur banesat vendosen përbri njëra-tjetrës dhe faqet në brinjë nuk kanë dritare, ato nuk mund të jenë të larguara deri në një metër ose në bashkim të plotë. “Ndërtimet duhet të respektojnë kufirin e ndarjes së pronësisë dhe bashkimi i plotë mund të bëhet vetëm mbi bazën e marrëveshjes së pronarëve fqinjë”, thotë rregullorja. Për përcaktimin e distancave mes 2 ndërtesave me numër të njëjtë katesh, distanca përcaktohet me interpolim.

    Shkarkimet edhe me gropa septike
    Edhe pse në rregullore përcaktohen largësitë për ujësjellës-kanalizimet, caktohen edhe raste kur ato nuk mund të zbatohen. “Nëse në zonat informale nuk ka mundësi të shkarkimit të ujërave të zeza në rrjet, këto shkarkime të trajtohen me gropa septike të përqendruara, duke zbatuar K.T.P dhe K.T.Z në fuqi”, thotë rregullorja. Kur gjendja e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve nuk është në përputhje me K.T.P dhe K.T.Z ndërmarrjet detyrohen të marrin masa për rikonstruksion.

    Kushtet e veçanta
    Sipas pikës 64 të rregullores do të respektohen edhe normat urbanistike të ndërtimeve për personat me aftësi të kufizuara. “Në procesin e urbanizimit dhe integrimit të zonave informale, në hartimin e projekteve të respektohen normat urbanistike dhe arkitektonike të personave me aftësi të kufizuar të miratuara me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 401, të vitit 2004”, thuhet në rregullore.



    RREGULLORJA e aluiznit

    III. STUDIMET URBANISTIKE PJESORE
    7. Urbanizimi dhe integrimi i zonave/ndërtimeve informale do të bëhet mbi bazën e studimeve pjesore urbanistike.
    8. Studimet pjesore urbanistike do të hartohen për:
    a) zonë informale me sipërfaqe mbi 5 ha brenda vijës kufizuese të ndërtimeve të qendrës së banuar urbane ose rurale;
    b) zonë informale me sipërfaqe mbi 5 ha jashtë vijës kufizuese të ndërtimeve të qendrës së banuar urbane ose rurale;
    c) bllokbanim informal me sipërfaqe nga 1 deri në 5 ha brenda vijës kufizuese të ndërtimeve të qendrës së banuar urbane ose rurale;
    d) bllokbanim informal me sipërfaqe nga 1 deri në 5 ha jashtë vijës kufizuese të ndërtimeve të qendrës së banuar urbane ose rurale;
    e)ndërtim informal të veçuar të një grupi objektesh në territor me sipërfaqe deri në 1 ha.
    9. Studimet pjesore urbanistike të zonave informale me sipërfaqe mbi 5 ha dhe bllokbanimeve me sipërfaqe 1 deri në 5 ha brenda vijave kufizuese të ndërtimeve të qendrave të banuara urbane dhe rurale, duhet të respektojnë Planin e Përgjithshëm Rregullues në fuqi:
    a) në drejtim të rrjetit rrugor,
    b) zonave me status të veçantë mbrojtjeje:
    i. zonave me vlera arkitektonike,
    ii. arkeologjike,
    iii. historike
    c) Kufirit të njohur të përmbytjeve,
    d) respektimin e infrastrukturës nëntokësore,
    10. Studimet pjesore urbanistike të zonave informale me sipërfaqe mbi 5 ha dhe bllokbanimeve me sipërfaqe 1 deri në 5 ha jashtë vijave kufizuese të ndërtimeve të qendrave të banuara urbane dhe rurale, duhet të respektojnë Studimet urbanistike të zonave suburbane, kur këto studime ekzistojnë, në drejtim të:
    a) infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore,
    b) zonave me status të veçantë mbrojtjeje,
    c) burimeve të ndotjeve,
    d) zonave me vlera arkitektonike,
    e) arkeologjike
    f) historike,
    g) kufirit të përmbytjeve,
    h) respektimi i normave të brezave mbrojtës të burimeve të ujit të pijshëm,
    i) respektimin e normave të infrastrukturës nëntokësore,
    j) zonave me përparësi zhvillimin e turizmit,
    k) porteve dhe aeroporteve etj.
    11. Studimet pjesore urbanistike të zonave informale me sipërfaqe mbi 5 ha dhe bllokbanimeve me sipërfaqe 1 deri në 5 ha jashtë vijave kufizuese të ndërtimeve të qendrave të banuara urbane dhe rurale në territoret në kufi me këto qendra, duhet të mos pengojnë zhvillimin perspektiv të tyre, veçanërisht vazhdimësinë e rrjetit rrugor dhe infrastrukturës mbi e nëntokësore në përgjithësi.
    12. Studimet pjesore urbanistike të zonave informale me sipërfaqe mbi 5 ha dhe bllokbanimeve me sipërfaqe 1 deri në 5 ha jashtë vijave kufizuese të ndërtimeve të qendrave të banuara urbane dhe rurale, duhet të respektojnë studimet e ndryshme lidhur me infrastrukturën nacionale, në proces ose të miratuara, si dhe brezat mbrojtës së tyre të miratuara me akte nënligjore.
    13. Studimet pjesore urbanistike hartohen mbi bazën e detyrës së projektimit dhe hartave topografike me kufijtë e zonës.
    14. Studimi Urbanistik Pjesor përmban:
    a) kufijtë e zonës për të cilën hartohet studimi;
    b) nënndarjen e parcelave;
    c) trasimin e rrjetit rrugor brenda zonës, lidhjen me atë të zonave përreth, profilet e rrugëve dhe planin e piketimit të tij;
    d) karakteristikat dhe trasimin e rrjeteve të furnizimit me ujë, të kanalizimeve, të energjisë elektrike, të telefonisë dhe shërbimeve të tjera;
    e) hapësirat për ndërtimet publike, shëndetësore, arsimore, tregtare, kulturore, sportive, etj, me kondicionet urbanistike përkatëse;
    f) koeficientët e shfrytëzimit dhe menaxhimit të territorit;
    g) ndërtimet që parashikohen për të shembur, rikonstruktuar apo restauruar;
    h) përcaktimet për ndërtimet që do ti nënshtrohen kushtëzimeve ose ndërhyrjeve të veçanta (objekte monumentale, objekte me vlera të veçanta, zona arkeologjike etj);
    i) normat e vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM);
    j) ndarjen e territorit sipas pronësisë mbi truallin;
    k) lista e pronarëve që do të shpronësohen, sipas zërave kadastralë;
    l) vlerësimi ekonomiko-financiar për zbatimin e studimit urbanistik pjesor.
    Përmbajtja e SUP ndryshon në raport me veçoritë specifike të zonave.
    15. Studimi urbanistik pjesor hartohet mbi bazën e Detyrës së Projektimit. Detyra e Projektimit duhet të përmbajë :
    a) fragment të Planit të Përgjithshëm Rregullues me pozicionin e zonës informale për të cilin do të kryhet studimi urbanistik pjesor(kur studimi urbanistik pjesor hartohet për një pjesë të tij).
    b) planimetrisë së azhornuar të zonës informale për të cilën hartohet studimi urbanistik pjesor në shkallën 1:2000 deri në 1:500, sipas morfologjisë së terrenit;
    c) të dhëna inxhiniero-gjeologjike, topografike dhe sizmilogjike.
    d) të dhëna demografike;
    e) azhornimi i rrjetit inxhinierik nëntokësor dhe ajror (ujësjellës, kanalizim, elektrik, telefonik etj);
    f) të dhëna për monumente me vlera historike, arkeologjike që ndodhen brenda studimit urbanistik pjesor;
    g) të dhëna për infrastrukturën publike ekzistuese (shkolla, objekte tregtare, kulti, sportive, publike, kulturore, shëndetësore etj);
    h) treguesit teknikë të gjendjes ekzistuese;
    i) karakteristikat kryesore të ndërtimeve (zhvillimin volumetrik, funksionin, materialet ndërtimore);
    j) të dhëna për ndarjen e territorit sipas pronësisë;
    k) analiza teknike e përgatitur nga zyra e Urbanistikës pranë njësisë së qeverisjes vendore.
    16. Studimi urbanistik pjesor hartohet në dy faza:
    a) Projekt-ideja;
    b) Projekti i zbatimit;
    17. Projekt ideja e studimit urbanistik pjesor duhet të përmbajë;
    a) detyrën e projektimit;
    b) relacionin e përgjithshëm;
    c) planimetrinë e zonës në përputhje me Planin e Përgjithshëm Rregullues, në rast se ekziston, ku të përcaktohet pozicioni i zonës për të cilën do të kryhet studimi, pjesor urbanistik, në shkallën 1:5000 deri në 1:1000;
    d) planimetrinë e zonimit funksional, gjendja ekzistuese në shkallën 1:2000 deri në 1:500;
    e) planimetrinë e zonimit funksional, propozimi;
    f) skemën e rrjetit rrugor;
    g) skicë idenë e infrastrukturës;
    h) planimetrinë me fazat e ndërtimit të infrastrukturës;
    i) planimetrinë me fazat e rikonstruksionit të infrastrukturës;
    j) planimetrinë e zonimit funksional sipas numrit të kateve;
    k) pasqyrën e treguesve tekniko-ekonomikë;
    l) parcelizimi në rastin e ndërtimeve me banesa individuale;
    m) planimetrinë me vendosjen e objekteve, funksionin dhe lartësinë e tyre;
    18. Projekti i zbatimit të studimit urbanistik pjesor përmban:
    a) planin e zonimit funksional;
    b) rrjeti rrugor në shkallën 1:100 ose 1:500 dhe për zona në reliev të aksidentuar në shkallë 1:200;
    c) projektin teknik të rrjetit inixhinierik në shkallën 1:1000 ose 1:500;
    d) planin e vendosjes së objekteve si dhe karakteristikat kryesore të tyre (funksion, zhvillimin volumetrik etj);
    e) parcelizimi në rastin e ndërtimeve me banesa individuale;

    IV. SHESHI I NDERTIMIT
    19. Planimetria e sheshit të ndërtimit i jepet kërkuesit të saj me Vendimin e KKRT-së përkatëse;
    a) në planimetrinë e sheshit të ndërtimit do të jepen qartë të gjitha kondicionet urbanistike të përcaktuara nga studimi urbanistik, sipërfaqja e sheshit të ndërtimit dhe sipërfaqja e ndërtimit, kufiri i pronësisë, vija e ndërtimit, koeficienti i shfrytëzimit të territorit, funksioni i objektit, numri i kateve dhe lartësia e objektit mbi e nëntokë, pozicioni kadastral;
    b) distancat kundrejt fqinjëve, kundrejt kufirit të pronësisë, hyrjet, daljet, lidhja me rrugët, kondicionet e veçanta (për objekte e pozicione të veçanta) etj. Plan-vendosja e objektit dhe të dhënat e tjera grafike do të punohen mbi relievin e azhornuar të gjendjes ekzistuese;
    c) në planimetrinë e sheshit të ndërtimit duhet të përcaktohen qartë të gjitha rrjetet inxhinierike që furnizojnë objektin (kanalizim, ujësjellës, elektrik, telefoni, mkz, etj), dhe miratimin e tyre nga ndërmarrjet përkatëse;
    d) planimetria e sheshit të ndërtimit bashkë me kondicionet urbanistike, hartohet sipas modeleve 1÷ 5.
    e) paraqitja e studimeve urbanistike bëhet sipas modeleve që i bashkëngjiten kësaj rregulloreje.

    V. NORMAT DHE RREGULLAT E PROJEKTIMIT URBANISTIK
    20. studimet urbanistike duhet t’i përmbahen normave dhe rregullave të projektimit.
    21. Në zonën e banimit përfshihen njësitë urbanistike dhe rrugët e brendshme midis tyre.
    Mbështetur në Ligjin Nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa lejë”, territoret me ndërtime pa leje klasifikohen në:
    a) ndërtim informal i veçuar;
    b) bllok banimi informal;
    c) zonë informale;
    22. Ndërtim informal i veçuar nuk përbën njësi urbanistike. Në rastin kur ndërtimi informal i veçuar ka funksion banimi, të përdoren normat e njësisë urbanistike më të vogël, bllokut të banimit informal.
    23. Bllokbanimi informal është njësia e banimit me sipërfaqe 1 deri në 5 ha me ndërtime një familjare. Elementët përbërës të bllokut të banimit janë;
    a) sipërfaqe ndërtimi;
    b) sipërfaqe e lirë;
    c) shesh lojërash për fëmijë;
    24. Referuar “Rregullores për Urbanistikën” miratuar me VKM, Nr. 722, datë 19.11.1998 si dhe situatës aktuale, njësitë urbanistikë të zonave informale të banimit për banesa një-familjare, me sipërfaqe mbi 5 ha, klasifikohen:
    a) zona me sipërfaqe 30 ha;
    b) zona me sipërfaqe 60 ha;
    c) zona me sipërfaqe 120 ha;
    25. Zonë me ndërtime informale një familjare me sipërfaqe 30 ha është njësia urbanistike në bazë të organizimit të së cilës janë objektet shoqërore të kopshtit dhe çerdhes, njësitë e shërbimit tregtar e komunal si dhe terrenet sportive për fëmijë mbi 6 vjeç. Kjo njësi banimi përbëhet nga:
    a) territor banimi neto;
    b) shesh lojërash për fëmijë;
    c) sipërfaqe për objekte shoqërore;
    d) terrene sportive;
    e) rrugë dhe sheshe;
    26. Zona me ndërtime informale një familjare me sipërfaqe 60 ha është njësia urbanistike në bazë të organizimit të së cilës është shkolla 8 vjeçare. Kjo njësi banimi përbëhet nga:
    a) territor banimi neto;
    b) shesh lojërash për fëmijë;
    c) sipërfaqe për objekte shoqërore;
    d) terrene sportive;
    e) gjelbërim i organizuar;
    f) rrugë dhe sheshe.
    27. Në treguesit normativ të objekteve shoqërore sipërfaqet e parcelave të çerdhes dhe kopshtit variojnë nga 0.3-0.4 ha për një çerdhe ose një kopsht dhe 0.6-1 ha për parcelën e shkollës 9 vjeçare brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara urbane, mbështetur në “Rregulloren për Urbanistikën”, miratuar me VKM, Nr. 722, datë 19.11.1998.
    Këto norma për zonat informale jashtë vijave kufizuese të ndërtimeve të qendrave të banuara urbane, brenda dhe jashtë vijave kufizuese të ndërtimeve të qendrave të banuara rurale, do të jenë 0.1-0.25 ha për parcelat e çerdhes, 0.15-0.4 ha për parcelat e kopshteve.
    28. Zona me ndërtime informale një familjare me sipërfaqe 120 ha është njësia urbanistike në bazë të organizimit të së cilës janë:
    a) shërbimet e përqendruara tregtare dhe ekonomike;
    b) kopshte dhe çerdhe;
    c) dy shkolla 8 vjeçare;
    d) një shkollë e mesme;
    e) terrene sportive;
    f) shërbim shëndetësor;
    g) administrativ etj;
    29. Normat e projektimit urbanistik të njësive urbanistike të zonës së banimit janë përmbledhur në tabelat e mëposhtme:

    30. Për të siguruar diellëzimin minimal të ndërtesave, hapësirat funksionale, ndriçimin dhe ajrimin, veprohet si më poshtë:
    a) Kur ndërtesat vendosen karshi njëra-tjetrës dhe kanë gjatësi deri në 20 m, distancat duhet të jenë:
    Për ndërtesa 1 kat jo më pak se 4 m;
    Për ndërtesa 2 kate jo më pak se 6 m;
    Për ndërtesa 3 kate jo më pak se 8 m;
    Për ndërtesa 4 kate jo më pak se 10 m;
    Për ndërtesa 5 kate jo më pak se 12 m;
    b) Kur ndërtesat janë karshi njëra-tjetrës, kanë dritare dhe gjatësi mbi 20 m distancat duhet të jenë:
    Për ndërtesa 1 kat jo më pak se 6 m;
    Për ndërtesa 2 kate jo më pak se 9 m;
    Për ndërtesa 3 kate jo më pak se 13.5 m;
    Për ndërtesa 4 kate jo më pak se 18 m;
    Për ndërtesa 5 kate jo më pak se 20 m;
    Për përcaktimin e distancave ndërmjet dy ndërtesave me numër të njëjtë katesh, distanca përcaktohet me interpolim; d.m.th të dy ndërtesat konsiderohen me numër të njëjtë katesh që është e barabartë me mesataren e shumës së numrit të kateve të tyre.
    31. Kur banesat vendosen përbri njëra tjetrës dhe faqet në brinjë nuk kanë dritare, ato nuk mund të jenë të larguara deri në një metër ose në bashkim të plotë. Në çdo rast ndërtimet duhet të respektojnë kufirin e ndarjes së pronësisë dhe bashkimi i plotë
    mund të bëhet vetëm mbi bazën e marrëveshjes së pronarëve fqinjë.
    32. Distanca e ndërtesave të banimit nga çerdhet, kopshtet, shkollat dhe objektet shëndetësore duhet të jenë jo më pak se 1.5 herë të lartësisë së ndërtesës më të lartë që qëndron nga jugu, ndërsa në drejtime të tjera zbatohen pikat 30, 31 të kësaj rregulloreje.
    33. Dalja konsol e mbi 50% të faqes së ndërtesës do të quhet faqe ndërtimi dhe do të merret parasysh në llogaritjen e distancës midis ndërtimeve.
    34. Për ndërtimet gjatë rrugëve, çdo dalje konsol do të quhet faqe ndërtimi dhe do të merret parasysh në llogaritjen e distancës midis ndërtimeve.
    35. Kur pjerrësia e çatisë lejon shfrytëzim të mbi 5.0 m , mbi kuotën e sistemuar, për efekt të llogaritjes së distancave, lartësia e tij konsiderohet si një kat e gjysëm dhe kur është mbi 6.0 m konsiderohet 2 kat.

    VI. RRJETI RRUGOR
    37. Urbanizimi dhe integrimi i njësive urbanistike informale brenda vendbanimeve urbane dhe rurale duhet të respektojë “Rregulloren për urbanistikën” miratuar me VKM nr. 722, datë 19.11.1998, për sa i përket rrjetit rrugor të parashikuar në Planin e Përgjithshëm Rregullues.
    38. Për urbanizimin dhe integrimin e njësive urbanistike informale, brenda vijave kufizuese të ndërtimeve në qytete, studimet urbanistike të hartohen bazuar në normat e rrjetit rrugor:
    a) gjerësia e rrugëve kryesore të jetë 7 m, me 1.5 m trotuar në të dy krahët;
    b) largësia minimale ndërmjet rrugëve kryesore të jetë 40m;
    c) gjerësia e rrugëve dytësore të jetë 5 m me 1.0 m trotuar në të dy anët;
    d) largësia minimale ndërmjet rrugëve dytësore të jetë 60m;
    e) në rrugët dytësore nuk lejohet parkim dhe lëvizja të kryhet me një drejtim.
    f) parkimi i automjeteve për të gjithë llojet e ndërtimeve të kryhet brenda sipërfaqes së pronës;
    39. Për urbanizimin dhe integrimin e njësive urbanistike informale, në zonat rurale përreth qyteteve, studimet urbanistike të hartohen bazuar në legjislacionin në fuqi:
    a) të respektohet rrjeti rrugor i parashikuar në studimin e zonës suburbane, kur ai ekziston;
    b) në mungesë të studimit të zonës suburbane, lidhja e rrugëve të planit rregullues të qytetit me zonat informale të bëhet me studim të veçantë;
    c) gjerësia e rrugëve kryesore të jetë 7m, me 1.5 m trotuar në të dy krahët;
    d) largësia minimale ndërmjet rrugëve kryesore të jetë 80m;
    e) gjerësia e rrugëve dytësore të jetë 5m me 1.0m trotuar në të dy anët;
    f) largësia minimale ndërmjet rrugëve dytësore të jetë 100m;
    g) në rrugët dytësore nuk lejohet parkim dhe lëvizja të kryhet me një drejtim;
    h)parkimi i automjeteve për të gjithë llojet e ndërtimeve të kryhet brenda sipërfaqes të pronës;
    40. Për urbanizimin dhe integrimin e njësive urbanistike informale, në zonat rurale përreth zonave rurale ekzistuese të respektohen:
    a) lidhja e rrjetit rrugor të zonave që urbanizohen dhe integrohen me rrugët ekzistuese, të bëhet me studim të veçantë;
    b) gjerësia e rrugës lidhëse të zonës që urbanizohet dhe integrohet me rrugën nacionale ose kryesore të jetë 7m me 1.5m trotuar në të dy anët;
    c) gjerësia e rrugëve kryesore të jetë 7m me 1.5m trotuar në të dy anët;
    d) gjerësia e rrugëve dytësore të jetë 5m me 1.0m trotuar në të dy anët;
    e) parkimi i automjeteve për të gjithë llojet e ndërtimeve të kryhet brenda sipërfaqes së pronës.
    41. Për urbanizimin dhe integrimin e njësive urbanistike informale brenda vijave kufizuese të ndërtimit të fshatrave të respektohen:
    a) gjerësia e rrugëve kryesore të zonës të jetë 6 m me 1.0 m trotuar në të dy anët;
    b) gjerësia e rrugëve dytësore të jetë 5 m, me 1.0 m trotuar në të dy anët;
    c) rrugica për kalimin e këmbësorëve me gjerësi të pjesës së shtruar të jetë 3 m;
    d) parkimi i automjeteve për të gjithë llojet e ndërtimeve të kryhet brenda sipërfaqes të pronës;
    42. Për urbanizimin dhe integrimin e njësive urbanistike informale pranë rrugëve nacionale dhe linjave hekurudhore të respektohen kushtet e Kodit Rrugor.

    VII. RRJETIT ELEKTRIK
    43. Distanca horizontale nga përcjellësit anësor të linjës ajrore (në pozicionin e pa mënjanuar) deri në pjesët e dala të godinave, duhet të jenë jo më të vogla se:
    a) 4m për linjat deri 1kv;
    b) 10m për linjat 6-10kv;
    c) 15m për linjat 20-35kv;
    d) 20m për linjat 110kv;
    e) 25m për linjat 150-220kv;
    f) 30m për linjat 330kv;
    44. Nuk lejohet ndërtimi i godinave nën linjat ajrore elektrike, me përjashtim të godinave industriale të rezistueshme ndaj djegies. Distanca ajrore nga përcjellësi i poshtëm deri në çatinë e godinës industriale, nuk duhet të jenë më të vogla se:
    a) 3m për linjat deri në 35kv;
    b) 4m për linjat 110-150kv.
    c) 5m për linjat 220kv;
    d) 6m për linjat 330 kv;
    Mbulesat metalike, mbi të cilat kalojnë linjat ajrore elektrike, duhet të tokëzohen.
    45. Distancat ajrore nga përcjellësit e linjës ajrore elektrike, në lidhje me sipërfaqen e tokës, në regjimin normal të punës, duhet të jetë jo më e vogël se:
    a) 7.0 m për linjat deri në 110 kv;
    b) 7.5 m për linjat 150kv;
    c) 8.0 m për linjat 220 kv;
    d) 8.5 m për linjat 330kv;
    46. Në ndërprerjet me rrugë, distancat ajrore nga përcjellësi deri në lidhje me sipërfaqen e tokës, duhet të kontrollohet për këputjen e përcjellësit në kampatën fqinjë në zgjerimin e temperaturës mesatare vjetore të ajrit pa marrë parasysh ngrohjen nga rryma elektrike, këto largësi duhet të jenë jo më e vogël se:
    a) 4.0 m për linjat deri në 150kv;
    b) 5.0 m për linjat 220kv;
    c) 5.5 m për linjat 330kv;
    47. Distancat ajrore nga baza e shtyllës së linjave ajrore deri në anën e bankinës së rrugës duhet të jetë jo më e vogël se 1.5 m.
    48. Distancat ajrore nga baza e shtyllës së ndriçimit rrugor deri në anën e bankinës së rrugës duhet të jetë jo më e vogël se 0.5 m.
    49. Për linjat ajrore me tension deri 1.0kv të realizuara me kabëll të fiksuar tirant, distancat ajrore të linjës nga pjesët kallkan të objektit, nuk ka kufizim distance.
    50. Për linjat ajrore me tension 1.0 kv të realizuara me kabëll të fiksuar tirant, distancat ajrore të linjës nga pjesët e fasadës së objektit (ballkon, llozh, dritare, verandë) distanca nuk duhet të jetë jo më e vogël se 2m.
    51. Distancat e linjave ajrore me godinat që magazinojnë lëndë plasëse si dhe me impiantet e jashtme, që kanë rrezik zjarri, duhet të plotësojnë kushtet e shfrytëzimit sipas normave të MKZ. Përgjithësisht, aksi i linjës duhet të jetë larg këtyre objekteve sa 1.5 herë lartësia e shtyllës.
    52. Distancat ajrore e shtrirjes së linjave kabllore elektrike nëntokësore, nga objekti duhet të jetë jo më e vogël se 1.0 m nga vija e ndërtimit.
    53. Kuota e shtrirjes së linjave kabllore elektrike nëntokësore, të jetë jo më e vogël se -1.2 m nga kuota e sistemuar.
    54. Ndriçimi i rrugëve, kalimeve në zonë banimi urbane dhe rurale, duhet të jetë jo më e vogël se norma e paraqitur në tabelën Nr. 4.


    Panorama

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të lejeve të para të legalizimit

    12/2/2007

    Paraditen e sotme, Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave Informale(ALUIZNI), me rastin e dorezimit të lejeve të para të legalizimit.

    Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, që asistojnë këtë process të rëndësishëm, përfaqësues të institucioneve qëndrore, ministra, deputetë, etj.

    Drejtori i kësaj Agjencie, zoti Shaban Memia, duke marrë fjalën, theksoi se për herë të parë pas shume vitesh po hidhet hapi i parë i largimit të vendit tonë nga informaliteti dhe shpërdorimi i pronave, duke hyrë kështu në rradhët e një shteti modern.

    Më pas, zoti Memia bëri për të pranishmit, një paraqitje të dokumentacionit të dixhitalizuar të aplikimit, për legalizimin e ndërtimeve informale, si dhe ecurisë që do të ndjekë procesi në të ardhmen.

    Kryeministri Berisha, duke e vlerësuar këtë si një ditë të veçantë, të cilën shqiptarët e pritën për 15 vite rresht, u shpreh se, me fillimin e zbatimit të reformës së pronësisë, Shqipëria shënon hapin parë drejt hyrjes në tregun e lirë dhe drejt vendosjes së shtetit ligjor.

    Gjithashtu, Kryeministri theksoi se me këtë proces ekonomia e tregut në Shqipëri merr një dimension krejt tjetër.

    Në këtë ceremoni, Kryeministri Berisha dorezoi disa prej lejeve te legalizimit, pronareve qe ndodheshin te pranishem.

    Më tej në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:

    “Kjo është një ditë e veçantë, një ditë të cilën shqiptarët e pritën për 15 vite rresht. Në vizitën e tij, në pranverën e vitit 91, një burrë i shquar i asaj kohe, sektetari amerikan i shtetit Xhejms Bejker do të deklaronte, përpara shqiptarëve duke sjellë mesazhin e botës së lirë, se freedom works, pra liria punon.
    Në rast se ka një komb për të cilin liria punoi më shumë po të kemi parasysh stadin nga i cili u nis, do të thosha se ky është kombi shqiptar, por në rast se ka liri , të cilat punojnë më shumë se për cdo komb tjetër, sërish liria e lëvizjes, dhe inisiatitva e lirë, punuan për shqiptarët, ndofta më shumë se për të tjerët.

    Unë e di që në veshët e shqiptarëve, termi Shqipëria e re është banalizuar, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në rast se u ndërtua ndonjëherë një Shqipëri e re, u ndërtua në këto 15 vjet, falë sagës, legjendes së sakrificës mbinjerëzore të qindra e mijëra shqiptarëve, të cilët sapo u gjetën të lirë, sapo u konstatuan se mund të lëvizin lirisht, sapo konstatuan se janë të lirë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, u drejtuan tek më e para që u mungonte që ishte shtëpia, dhe ndërtuan në këto 15 vite realisht një Shqipwri të dytë , por kësaj here një Shqipëri bashkohore.

    Në të katër anët e planetit u shpërnda një pjesë e tyre, bënë punërat më të rënda që mund të bëjë njeriu dhe së bashku me fitimet e krijuara, duke punuar në tërësi, duke punuar së bashku ngritën në Shqipëri vila, që nuk kanë ekzistuar më parë, u afruan me qytete e tyre me ndërtesa moderne, u dhanë atyre gjallërinë e domosdoshme për të ecur në ritmet e sw ardhmes.

    Në 15 vite qytetet pa këtë valë të fuqishme ardhjesh do të ishin shteruar, do të ishin shkretuar. Janë këto që mbajtën dhe shkuan gradualisht drejt shndërrimit të shoqërisë shqiptare nga një shoqëri ruralo-urbane në një shoqëri urbane-rurale.

    Është një ditë shumë e vecantë sepse ne sot bëjmë hapin e parë madhor drejt vendosjes së shtetit ligjor. Shqipëria nën ligj ishte dhe mbetet motoja jonë. Ju kujtoj se në vitin 93 kemi privatizuar totalisht apartamentet dhe në mbarë Shqipërinë ishin gjithësej 220 mijë apartamente. Po të keni parasysh shëpitë private të fshatrave tona në krahasim me këto ndërtime I ndajnë dy kohëra. Në këtë drejtim kjo ditë është një homazh I madh për ata qindra shqiptarë të cilët me djersën, përkushtimin, angazhimin e tyre ndërtuan një Shqipëri të dytë, ndërtuan Shqipërinë e re.

    Kjo ditë është gjithashtu një dite e vecantë për lirinë e tregut sepse këtu bëjmë hapin e parë drejt hyrjes në tregun e lirë në një kapital që arrin vlerat në rreth 6 miliard euro, në një kapital që rrinte I strukur, rinte I ngrirë. Ekonomia e tregut në Shqipëri me këtë process merr një dimension krej tjetër. Kjo ditë është një ditë e shqënuar për mbarë ekonominë shqiptare sepse ky proces bazohet në të drejtën, ky proces e bën shoqërinë shqiptare më të drejtë dhe rrit kohazionin e saj.

    Unë dua të shpreh këtu një mirënjohje shumë të thellë , një burri të shquar, njërit nga personalitet më të shquara të ekonomisë dhe sociologjisë botërore, Hernando De Soto, i cili ofroi në doktrinën e tij parimet më të shkëlqyera të trajtimit të këtij procesi, të përshëndes përfaqësuesit e tij në këtë sallë.
    Ky process u tentua shumë e shumë herë, por dështoi për faktin se u vendos mbi baza të gabuara. Dua të falenderoi shumë përzemërsisht UNDP, mikun tim Kemal Dervish. Në takimin e tij të parë, pasi mori detyrën dhe unë u bëra kryeministër, unë i kërkova atij të më lidhë me Institutin per Liri dhe Demokraci dhe të më ndihmojë që Hernando de Soto ta asistojë Shqipërinë në këtë process kaq jetik dhe unë jam dëshmitar se me një përkushtim të madh, UNDP, shefja e misionit dhe ekipi I saj u angazhua për të ndihmuar në këtë reformë, pa të cilën nuk ka kapitalizëm të vërtete.

    Në se 15 vjet më parë Xhejms Bejker tha Freedom woks, kam shumë kënaqësi sot të deklaroj se ALUIZNI punon. E kam vizituar disa herë këtë agjenci e vizitova dhe dje dhe mbeta shumë I kënaqur për përpjekjet e tyre rezultative për të kaluar nga mosha informale në moshën dixhitale dhe ju e patë vetë se gjeta aty një grup jot ë madh njerëzish që punonin në database, por një grup të përkushtuar që ka krijuar nnjë arkiv nga më modernët që e sjell këtë process dhe krahas dosjejs manuale I jep dhe dosjen dixhitale. Ishte zoti De Soto që më sugjeroi mua se hipotekimi dhe regjistrimi i tyre duhet të bëhet nga ALUIZNI dhe koha provoi se pavarësisht nga disa xhelozira, se De Soto kishte të drejtë, sepse kjo po funksionon dhe eshte një shembull për tu ndjekur.
    Kanë vetëm pak muaj që kanë filluar punën dhe kanë punuar paralelisht në manual dhe dixhital. Mendoj se kjo eshte mënyra se si duhet të punohet, ndaj dhe unë dua të përgëzoj këtu drejtuesit e saj, të gjithë punonjësit e saj dhe ti siguroj se do të kene mbështetjen totale të qeverisë në përmbushjen e këtij misioni në njësi kohe sa më të shkurtër.

    Unë kam biseduar me zotin Memia se si mund ta shpejtojmë këte proces. Janë 80 mijë apartamente nga të cilat mbi 20 mijë në Tiranë.

    Do ta mbyll këtë fjalë, duke u rikthyer tek kapitulli I dytë I madh I kësaj reforme, kapitulli I kthimit dhe kompensimit të pronave. Nuk mund të ketë reformë pronësie pa kopmletimin e këtij procesi.

    Vetëm pak muaj më parë kryesori I të majtës shqiptare do tu deklaronte pronarëve se ne nuk jemi partia juaj, ndërsa unë u them pronarëve se ne jemi dhe do të mbetetmi partia juaj, sepse ne jemi parti e shtetit ligjor, sepse jemi parti e reformave sepse pa rikthyer dhe kompensuar tërësisht pronën, reforma e pronësisë do të jetë e dështuar, ndaj dhe unë dua të garantoj Agjencinë Kombetare të Kthimit dhe të kompensimit të pronave, e cila duhet të shpejtojë ritmet, se qeveria do të angazhojë të gjithë potencialin e saj për suksesin e punës së tyre, sepse e kthyem nga një komision që nuk varej nga askush në një degë të ekzekutiviit, vetëm e vetëm për të marrë të gjitha përgjegjsitë si ekzekutiv, ndaj pronarëve , për ti dhënë kësaj agjencie të gjitha fuqitë për të përmbushur misionin e saj.

    Sot është fushatë, por unë dua ti garantoj pronaret se porositë që kanë marrë ministrat, porositë që kanë marrë agjencitë e tjera, do ti përbushin me përgjegjësi të plotë dhe se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave do të përmbushë me dinjitet, me përgjegjsi të plotë këto 2 krahë të reformës.

    Shqipëria plotëson refomën e vendit të saj shoqëror, vendos kapitalizmin mbi pronën, i jep atij të gjithë fuqinë që ky vend ka dëshmuar në shekuj.

    Edhe njëherë urimet më të përzemërta dhe duhet të falenderoj edhe njëherë të gjithë ata që bënë të mundur që sot të dorëzohen lejet e para të legalizimit, ose tapitë para."

    Zyra e Kryeministrise

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Dmth se pronaret a ligjshem do marrin me ne fund tokat qe u mori Pushteti Popullor, apo mos behet fjale per legalizimin e vjedhjes qe ka qene leitmotivi 15 viteve te fundit?

  7. #17
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Kodi Civil i Republikes se Shqiperise

    Titulli VII

    Mbrojtja e Pronesise

    Padia per kerkimin e sendit

    Neni 296

    Pronari ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga cdo posedues ose mbajtes....

    Neni 298

    Poseduesi me keqbesim per gjithe kohen e posedimit te tij, detyrohet t'i ktheje pronarit bashke me sendin edhe frutat natyrore te vecuara e frutat civile te vjela ose qe jane bere te kerkueshme....


    etj.etj.

    Ky shtet o marangoz duke qene qene se eshte i lidhur me krimin qe ne embrionet e veta ( vitet '90, PS + PD = PPSH), nuk mund kurrsesi tu ktheje pronareve te ligjshem jo pronat por as vleren financiare dhe fitimin e munguar te te gjithe viteve bashke.
    Shtet qe nuk mund te zbatoje dhe te ekzekutoje ligjet e miratuara vet eshte vetem shteti shqiptar.
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  8. #18
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368

    Legalizimet,nis kompensimi i pronarëve

    TIRANË- Këshilli i Ministrave do të marrë së shpejti në shqyrtim listën e pronarëve të ligjshëm në zonën informale të Kasharit dhe do të vendosë për kompensimin e tyre. Kjo listë e pronarëve të ligjshëm për zonën e Kasharit, i është kërkuar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe brenda këtyre ditëve (10 ditëve) do të mbërrijë në zyrat e Agjencisë. Lajmin e bën të ditur nëndrejtori i ALUIZNI-t, Ferdinand Shehu, gjatë një interviste për gazetën "Shekulli", i cili sqaron gjithashtu se deri tani nuk është dhënë asnjë leje legalizimi, për ndërtimet pa leje që janë bërë mbi trojet e pronarëve të ligjshëm. Ferdinand Shehu thotë se, për këtë kategori ndërtimesh pa leje, fillimisht do të bëhet kompensimi në natyrë ose në vlerë monetare i pronarëve të ligjshëm, dhe më pas do të vijohet me procesin e dhënies së lejeve të legalizimit. Përsa i përket një tjetër kategorie ndërtimesh pa leje, atyre mbi objektet shtetërore, Ferdinand Shehu bën të ditur se, Agjencia është në pritje të konstituimit të Këshillave Bashkiakë dhe Komunalë, organet kompetente për kalimin e pronësisë nga tokë bujqësore në tokë truall, dhe për ta kaluar nga këtë tokë truall në qytetarë të ndryshëm.

    Zoti Shehu, çfarë hapash janë marrë për kompensimin e ish-pronarëve për efekt të legalizimit, pasi ju keni ngritur dhe një drejtori për këtë problem?

    Është e vërtetë, se në Agjencinë e Legalizimit ekziston një sektor i kompensimit dhe urbanizimit, por unë fillimisht desha të shpjegoja se çfarë po bëhet aktualisht me procesin e legalizimit, në mënyrë që t'i shpjegoj më qartë opinionit publik të gjithë punën që bën Agjencia e Legalizimit, për të arritur të ky kompensim. Procesi i legalizimit është një proces ekonomik nga më të mëdhenjtë që ka ndërmarrë vendi. Ai është një proces i pakthyeshëm pasi nga ai përfitojnë të gjithë shqiptarët, ekonomia e vendit, sepse ekonomia informale do të kthehet në formale. Para se të hidhem te etapa e kompensimit, mund të them se procesi i legalizimit vazhdon me ritmet e veta. Në zonën e Kasharit, aty ku ne dhamë lejet e para të legalizimit, ose tapitë siç njihen ndryshe, u vu re një hap përpara për 30 aktet ligjore që janë miratuar nga Këshilli i Ministrave, pasi rezultoi se e gjithë paketa ligjore ishte e suksesshme. Ne tashmë kemi rrugën ligjore, kemi specialistët që kanë mundur të realizojnë këtë proces dhe kemi dhe paketën financiare, çka na bën të themi se, legalizimi është një proces i arritur i kësaj Agjencie.

    Aktualisht, për cilin grup ndërtimesh po jepen lejet e legalizimit dhe a kanë ato lidhje me kompensimin?

    Ekzistojnë tre grupe ndërtimesh për të cilët do jepen lejet e legalizimit, ku njëri ka dy nëngrupe. Deri tani, lejet e para të legalizimit janë dhënë për objektet e ndërtuara nga pronarët e trojeve përkatëse. Në këtë kategori ka një nëngrup. Këtu, në sipërfaqet e tokës që janë në pronësinë e një pjesëtari të familjes, kanë ndërtuar disa pjesëtarë të tjerë të familjes. Për këtë ne i jemi drejtuar juristëve, persona kompetentë, për të bërë ndarjen, për ta ndarë këtë sipërfaqe sipas personave të familjes dhe kemi legalizuar ndërtimet për çdo pjesëtar, sipas pronësisë së tij. Kjo është kategoria e parë me të cilën Agjencia është marrë dhe ka dhënë lejet e legalizimit. Kategoria e dytë, për të cilën jemi në pritje, është kategoria e njerëzve që kanë ndërtuar në tokë shtetërore. Për këto është gati dokumentacioni i legalizimit të objekteve për personat që kanë ndërtuar mbi trojet shtetërore. Po pritet konstituimi i Këshillave Bashkiakë dhe Komunalë, organet kompetente për kalimin e pronësisë nga tokë bujqësore në tokë truall, dhe për ta kaluar nga këtë tokë truall në qytetarë të ndryshëm, sipas vendimit që do marrin dhe tarifave që përcakton ligji. Është dhe një kategori tjetër, për të cilën ju jeni më shumë të interesuar, ndërtimet informale mbi trojet e personave të tretë, që janë pronarë të trojeve. Gjej rastin të sensibilizoj gjithë opinionin e pronarëve të ligjshëm, të cilëve u është zaptuar prona, që në këto raste, duke respektuar ligjet dhe aktet nënligjore, në fillim ALUIZNI kërkon nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme listën e pronarëve për këtë zonë informale, e cila futet në shqyrtim për leje legalizimi. Këto ditë (brenda 10 ditësh) jemi në pritje që në Agjencinë e Legalizimit të vijë lista e pronarëve të zonës së Kasharit. Kjo listë më pas do të shkojë në Këshillin e Ministrave, i cili do të vendosë për kompensimin e tyre. Kompensimi mund të jetë në natyrë, sipas pëlqimit që kanë pronarët, ose në vlerë monetare, sipas çmimit të tregut. Pra, në këtë rast, kompensohen pronarët e ligjshëm sipas kësaj liste. Në momentin që përfundon procesi i kompensimit të këtyre pronarëve të ligjshëm, atëherë fillon legalizimi i këtyre objekteve që janë ndërtuar mbi këto troje. Pra ritheksoj se, në tokat e ish-pronarëve që janë zënë do bëhet fillimisht kompensimi dhe pastaj legalizimi. Deri me tani, mund t'u informoj për lejet e legalizimit që janë dhënë, të cilat janë në pronat e pronarëve të ligjshëm. Madje, dhe në ato raste ku babai ka një tokë dhe në këtë tokë kanë ndërtuar dy fëmijët e tij, ne nuk legalizojmë ndërtimet pa marrë i ati Aktin Noterial noterit, për të bërë ndarjen e sipërfaqes së tokës.

    Sa leje legalizimi janë dhënë deri tani në Kashar?

    Janë dhënë një numër i konsiderueshëm lejesh legalizimi. Mund të jenë mbi 100. Këto ditë ne presim edhe produktin nga kompania fituese për fotografimin ajror, çka do ndihmojë punën tonë.
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Filloj Te Hidhen Hapat E Normalizimit Te Informalitetit!

    Miratohet nisja e Urbanizimit
    5 Maj Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë u miratua edhe vendimi për miratimin e rregullores për normat dhe standardet minimale urbanistike për urbanizimin e zonave informale. Kështu, qeveria në mbështetje të ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, vendosi miratimin e rregullores për normat dhe standardet minimale urbanistike, për urbanizimin e zonave informale. Rregullorja parashikon të gjitha rastet kur një objekt informal, i cili, pasi është legalizuar dhe ka marrë lejen e legalizimit, do jetë pjesë e shembjes, pasi mbi vendndodhjen e tij është parashikuar të ndërtohet një objekt me rëndësi sociale, ose një rrugë etj. Në bazë të vendimit, të gjitha objektet, të cilat do të shemben për shkak të planit urbanistik, pronarët do të përfitojnë kompensim të objektit të legalizuar sipas çmimit të tregut.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve

    Legalizimet, emrat e 2200 personave që marrin tapitë

    ALUIZNI publikon listën e re të përfituesve në të gjithë vendin, të cilët i përkasin rretheve: Tiranë, Berat, Dibër, Durrës, pallateElbasan, Fier, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Vlorë


    ALUIZNI publikon listën e re me 2200 vetëdeklarues objektesh informale të cilëve u është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor për pajisjen me leje legalizimi. Poseduesit e objekteve informale duhet të shlyejnë detyrimet financiare të procesit. Brenda 48 orëve nga shlyerja e tyre, ata do të pajisen me lejen e legalizimit nga drejtoritë e ALUIZNI-t të shpërndara në gjithë Shqipërinë. “Falënderojmë gjithë palët e përfshira në proces, e veçanërisht gjithë vetëdeklaruesit për entuziazmin dhe vlerësimin e deritanishëm dhe i ftojmë të vazhdojmë të intensifikojmë edhe më tej bashkëpunimin, duke shlyer detyrimet e nevojshme financiare për përmbylljen e procedurave të legalizimit të objekteve informale. Përkushtimi dhe përmirësimet e bëra deri tani, do vazhdojnë të thellohen edhe më tej me qëllim realizimin e synimit të përbashkët, përfundimin e procesit të legalizimit brenda viti 2013”, – tha në një deklaratë për shtyp, kreu i përgjithshëm i ALUIZN-it, Ardian Kollozi. Përfituesit që do të pajisen me lejen e legalizimit i përkasin drejtorive të ndryshme të ALUIZN-it në rrethe, si: Tiranë 1, 2 dhe 3, Berat, Dibër, Durrës, Elbasan 1dhe 2, Fier 1 dhe 2, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Vlorë 1 dhe 2.

    ( Listen e plote e gjeni sot ne gazeten Mapo)

    MAPO

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Fino: PS do të bllokojë procesin e integrim
    Nga Iliriani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 18:41
  3. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  4. Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 03-07-2005, 03:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •