Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vizituar dje për herë të parë selinë e Presidencës, që nga 24 korriku, ditë kur Bamir Topi u bë president i vendit. Por, ajo që bie në sy nga ky takim, përtej deklaratave publike të Ramës, është pikërisht veshja e tij në Presidencë. Në këtë foto kreu i PS duket se ka veshur një kostum serioz dhe atlete, çka dallon shumë nga veshja tejet serioze e presidentit Topi.
Ndërkohë, këshilltari Politik dhe Mediatik i Moisiut, Afrim Krasniqi, është larguar vetë nga kjo detyrë, ndërsa brenda pak ditësh pritet zëvendësimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Filip Rrumbullaku.
![]()
Krijoni Kontakt