Data: 24/09/2006, ora
Eurosocialistët frikësohen nga kërcënimet fashiste të Edvinit
Përplasja mes kryesocialistit Edi Rama dhe rebelëve të FRESSH-it ka mbërritur aq larg sa duket se tashmë kanë mbetur vetëm akuzat për fashizëm si dhe përgatitjet për likuidim fizik. Edi Rama i merr shembujt e përplasjeve nga partitë komuniste, kur bolshevikët në shumicë, jo vetëm rrëzonin propozimet e menshevikëve, por organizonin edhe likuidimin e tyre fizik
Kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist shqiptar, Gjergji Koja, i cilësoi dje si metoda me mentalitet fashist dhe puçist qëndrimet e mbajtura nga Kryetari i PS-së Edi Rama. Gjatë prononcimit që dha për mediat, Koja tha se qëndrimet e mbajtura nga krye socialisti Rama ndaj FRESSH-it synojnë shkatërrimin e këtij forumi. Ky i fundit është duke pësuar hakmarrjet dhe iniciativat më të fundit të Partisë Socialiste e sidomos, të degës së Tiranës të cilat me mentalitet fashist dhe puçist, synojnë anashkalimin e FRESSH-it dhe shkatërrimin e tij. Kreu i këtij forumi deklaroi se nuk mund të tolerohet që ky forum të anashkalohet dhe të shkatërrohet. Gjithashtu Koja shprehu kritika edhe në lidhje me bërjen opozitë. Në prononcimin e tij, ai u shpreh hapur kundra opozitës, e cila sipas tij nuk mund të dalë të bëjë protesta para Kryeministrisë sepse kjo tregon paaftësinë e së majtës aktuale, e cila duhet të bëjë opozitë vetëm në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ky i fundit është institucioni ku opozita bëhet e vërtetë. Njëkohësisht Koja foli edhe rreth mbledhjes së Komitetit Drejtues të FRESH-it të Tiranës, arsyeja e të cilit ishte në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve vendore si dhe për strukturimin e tij dhe zhvillimeve më të fundit për sa i përket organizimit të konferencave paralele që bën Rama. Kreu i PS-së, Edvin Rama shihet tashmë nga anëtarët e forumit rinor të Partisë Socialiste, si një nga armiqtë kryesore të tyre, qëllimi i të cilit është shkatërrimi i forumit dhe mohimi i vlerave të tij. Divergjencat e ndryshme që janë duke ndodhur brenda kësaj partie, janë duke e dobësuar atë, dhe duke e ndarë në shumë klane, të cilët luftojnë me njëri-tjetrin. Koja deklaron se nuk është aspak dakord me opozitën aktuale “të bashkuar”, sepse veprimet e tyre cilësohen nga ai si të pahijshme dhe si të dobëta. Veprime këto që do ta çojnë drejt shkatërrimit, komplet partinë më të madhe të së majtës, pra Partinë Socialiste. Edhe me herët janë regjistruar precedentë të përplasjes së kreut të FRESSH-it me kryetarin e PS-së, por ende nuk është e qartë nëse kjo përplasje do të imitojë matricën e dikurshme të të majtëve, kur bolshevikët vendosnin likuidimin fizik të menshevikëve, shembuj që mund të përmenden me dhjetëra në Partinë Komuniste Bolshevike si dhe në partinë e Enver Hoxhës.
Helena Bode
Data: 24/09/2006, ora
Rama nuk pranon hetim ligjor për çimkën e tij
Kryesocialisti doli dje kundër premtimit të pasuesit në detyrë, Pandeli Majko, sipas të cilit Partia Socialiste ashtu si mazhoranca pas interpelancës me kryeministrin Berisha ne lidhje me kompaninë debitore ajrore “Albatros”, nuk do të merrej më me këtë temë duke respektuar vendimin e Gjykatës së Tiranës. Zëdhënësi i selisë rozë, Saimir Tahiri ripërsëriti sërish dhe dje kërkesën për shkarkimin nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil, Gazmend Dibra
Shtepërsia e ideve në lidershipin e udhëhequr nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është tashmë mjaft evidente pasi për të disatën herë selia rozë ngulmon në disa të ashtuquajturat skandale edhe kur këto të fundit humbin jo vetëm kurreshtjen e opinionin publik por edhe atë literare të lexuesve të përditshëm të shtypit. Dje Rama doli kundër premtimit të pasuesit te tij në detyrë, Pandeli Majko, sipas të cilit Partia Socialiste ashtu si mazhoranca pas interpelancës me kryeministrin Berisha ne lidhje me kompaninë debitore ajrore “Albatros”, nuk do të merrej më me këtë temë duke respektuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, ku edhe dosja do të shkojë prej Prokurorisë. Zëdhënësi i selisë rozë, Saimir Tahiri ripërsëriti sërish dhe dje kërkesën për shkarkimin nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil, Gazmend Dibra. Sipas tij Dibra duhet të shkarkohet nga detyra, “jo vetëm për faktin se ka bllokuar kompaninë ajrore Albatros, por sepse ka konflikt interesi, duke mbajtur katër funksione”, duke përmednur me këtë rast një mori shifrash pasurie që sipas tij kanë një origjinë të dyshimtë. Ndërkohë që vetë Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, sqaroi dje gjatë një prononcimi për mediat se, “Drejtori i Përgjithshmën i Aciacionit Civil, Gazment Dibra nuk është i katër punësuar, siç pretendon opozita. Sipas tij Dibra është Drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, i emëruar në këtë detyrë prej një kohe të gjatë dhe është komanduar që nga muaji Maj i vitit 2006, në detyrën e sekretarit të përgjithshëm, një detyrë e përkohshme që e mban deri në emërimin e një sekretari të ri, sipas rregullave të konkurrimit, por paguhet vetëm për një detyrë”. “Çdo Drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, historikisht ka qënë dhe Kryetar i Bordit të Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror, pra Dibra është anëtar dhe kryetar i një bordi, ndërsa prania e tij si shef i Njësisë së Implementimit të Projekteve në lidhje me konçensionaret e Aeroportit të Tiranës, është një funksion i papaguar” - tha ministri Basha.
Re. Po.
55
Krijoni Kontakt