Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 24/09/2006, ora

    Eurosocialistët frikësohen nga kërcënimet fashiste të Edvinit



    Përplasja mes kryesocialistit Edi Rama dhe rebelëve të FRESSH-it ka mbërritur aq larg sa duket se tashmë kanë mbetur vetëm akuzat për fashizëm si dhe përgatitjet për likuidim fizik. Edi Rama i merr shembujt e përplasjeve nga partitë komuniste, kur bolshevikët në shumicë, jo vetëm rrëzonin propozimet e menshevikëve, por organizonin edhe likuidimin e tyre fizik



    Kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist shqiptar, Gjergji Koja, i cilësoi dje si metoda me mentalitet fashist dhe puçist qëndrimet e mbajtura nga Kryetari i PS-së Edi Rama. Gjatë prononcimit që dha për mediat, Koja tha se qëndrimet e mbajtura nga krye socialisti Rama ndaj FRESSH-it synojnë shkatërrimin e këtij forumi. Ky i fundit është duke pësuar hakmarrjet dhe iniciativat më të fundit të Partisë Socialiste e sidomos, të degës së Tiranës të cilat me mentalitet fashist dhe puçist, synojnë anashkalimin e FRESSH-it dhe shkatërrimin e tij. Kreu i këtij forumi deklaroi se nuk mund të tolerohet që ky forum të anashkalohet dhe të shkatërrohet. Gjithashtu Koja shprehu kritika edhe në lidhje me bërjen opozitë. Në prononcimin e tij, ai u shpreh hapur kundra opozitës, e cila sipas tij nuk mund të dalë të bëjë protesta para Kryeministrisë sepse kjo tregon paaftësinë e së majtës aktuale, e cila duhet të bëjë opozitë vetëm në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ky i fundit është institucioni ku opozita bëhet e vërtetë. Njëkohësisht Koja foli edhe rreth mbledhjes së Komitetit Drejtues të FRESH-it të Tiranës, arsyeja e të cilit ishte në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve vendore si dhe për strukturimin e tij dhe zhvillimeve më të fundit për sa i përket organizimit të konferencave paralele që bën Rama. Kreu i PS-së, Edvin Rama shihet tashmë nga anëtarët e forumit rinor të Partisë Socialiste, si një nga armiqtë kryesore të tyre, qëllimi i të cilit është shkatërrimi i forumit dhe mohimi i vlerave të tij. Divergjencat e ndryshme që janë duke ndodhur brenda kësaj partie, janë duke e dobësuar atë, dhe duke e ndarë në shumë klane, të cilët luftojnë me njëri-tjetrin. Koja deklaron se nuk është aspak dakord me opozitën aktuale “të bashkuar”, sepse veprimet e tyre cilësohen nga ai si të pahijshme dhe si të dobëta. Veprime këto që do ta çojnë drejt shkatërrimit, komplet partinë më të madhe të së majtës, pra Partinë Socialiste. Edhe me herët janë regjistruar precedentë të përplasjes së kreut të FRESSH-it me kryetarin e PS-së, por ende nuk është e qartë nëse kjo përplasje do të imitojë matricën e dikurshme të të majtëve, kur bolshevikët vendosnin likuidimin fizik të menshevikëve, shembuj që mund të përmenden me dhjetëra në Partinë Komuniste Bolshevike si dhe në partinë e Enver Hoxhës.

    Helena Bode
    Data: 24/09/2006, ora

    Rama nuk pranon hetim ligjor për çimkën e tij



    Kryesocialisti doli dje kundër premtimit të pasuesit në detyrë, Pandeli Majko, sipas të cilit Partia Socialiste ashtu si mazhoranca pas interpelancës me kryeministrin Berisha ne lidhje me kompaninë debitore ajrore “Albatros”, nuk do të merrej më me këtë temë duke respektuar vendimin e Gjykatës së Tiranës. Zëdhënësi i selisë rozë, Saimir Tahiri ripërsëriti sërish dhe dje kërkesën për shkarkimin nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil, Gazmend Dibra



    Shtepërsia e ideve në lidershipin e udhëhequr nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është tashmë mjaft evidente pasi për të disatën herë selia rozë ngulmon në disa të ashtuquajturat skandale edhe kur këto të fundit humbin jo vetëm kurreshtjen e opinionin publik por edhe atë literare të lexuesve të përditshëm të shtypit. Dje Rama doli kundër premtimit të pasuesit te tij në detyrë, Pandeli Majko, sipas të cilit Partia Socialiste ashtu si mazhoranca pas interpelancës me kryeministrin Berisha ne lidhje me kompaninë debitore ajrore “Albatros”, nuk do të merrej më me këtë temë duke respektuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, ku edhe dosja do të shkojë prej Prokurorisë. Zëdhënësi i selisë rozë, Saimir Tahiri ripërsëriti sërish dhe dje kërkesën për shkarkimin nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil, Gazmend Dibra. Sipas tij Dibra duhet të shkarkohet nga detyra, “jo vetëm për faktin se ka bllokuar kompaninë ajrore Albatros, por sepse ka konflikt interesi, duke mbajtur katër funksione”, duke përmednur me këtë rast një mori shifrash pasurie që sipas tij kanë një origjinë të dyshimtë. Ndërkohë që vetë Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, sqaroi dje gjatë një prononcimi për mediat se, “Drejtori i Përgjithshmën i Aciacionit Civil, Gazment Dibra nuk është i katër punësuar, siç pretendon opozita. Sipas tij Dibra është Drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, i emëruar në këtë detyrë prej një kohe të gjatë dhe është komanduar që nga muaji Maj i vitit 2006, në detyrën e sekretarit të përgjithshëm, një detyrë e përkohshme që e mban deri në emërimin e një sekretari të ri, sipas rregullave të konkurrimit, por paguhet vetëm për një detyrë”. “Çdo Drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, historikisht ka qënë dhe Kryetar i Bordit të Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror, pra Dibra është anëtar dhe kryetar i një bordi, ndërsa prania e tij si shef i Njësisë së Implementimit të Projekteve në lidhje me konçensionaret e Aeroportit të Tiranës, është një funksion i papaguar” - tha ministri Basha.

    Re. Po.
    55

  2. #12
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Mazhoranca dhe ÇERTIFIKATAT FALLCO

    Shumica mund të pajisë me çertifikata false militantët e saj për të votuar

    Tiranë

    - Megjithëse mund të duket shumë largpamëse, por qeveria jonë ka kohë që e studion mundësinë e vjedhjes së votave, duke manipuluar në cilëndo mënyrë të mundshëm zgjedhjet ashtu si ka bërë edhe herë të tjera. Në zgjedhjet e 3 korrikut, gjithë skema e manipulimit të tyre ka qenë nëpërmjet kodit 999 dhe regjistrit të përkohshëm. Përfaqësues të partive politike duke u emëruar në grupet që shkonin shpi më shpi dhe verifikonin qytetarët nëpër banesat e tyre morën dhe kush ishin pjesëtarët e familjes që mungonin nëpër familje, që nuk e kishin haberin dhe që ishin emigrantë. Dhe këto u shënuar në kodin 999. Dhe natyrisht duke u identifikuar dhe se kush janë që nuk vijnë para zgjedhjeve, janë paraqitur pranë gjendjeve civile dhe kanë nxjerrë certifikata në emër të emigrantëve, duke u pajisur me dokument që duhet të shkonte të votonte në qendrën përkatëse të votimit, datën e zgjedhjeve. Megjithëse emigrantët nuk ishin fare të pranishëm në vend, në emër të tyre është votuar dhe është votuar nga militantë partish që janë pajisur me certifikata false. Domethënë në emër të personave që ishin në emigrim, janë paraqitur njerëz me fotografi të tjera dhe kanë marrë certifikata. Dhe fotografia në bazë të emrit nuk mund të verifikohej që ishte apo jo ajo e duhura, pasi as në njësitë vendore as në njësitë bashkiake apo gjendjet civile nuk kontrollohen dot, sepse nuk ka libër të gjendjes civile me fotografi, që kjo të bëhej. Militantë të partisë kanë falsifikuar certifikata, duke marrë në emër të personit që nuk është brenda vendit, duke i vënë fotografinë e militantit, është votuar. Kjo është e gjithë skema e tre korrikut, që shumica kërkon ta përsërisë prapë tani në zgjedhjet e pritshme vendore. Berisha kishte premtuar kartat e identitet ku ishte edhe fytyra edhe atësia dhe mbiemri, gjeneralitetet e gjithkujt. Kjo ishte një nismë e cila do të eliminonte këtë lloj skeme vjedhjeje masive të votave, por që kryeministrit nuk i pëlqeu aspak dhe nuk e bëri duke u justifikuar me një sërë argumentesh që nuk ishin aspak të vlefshme. Ndërkohë që tani nuk është më nevoja fare që të abuzohet me gjendjet civile, se nuk mund të ketë asnjë kontroll nga kryetarët e njësive bashkiake duke i pajisur personat me certifikata të cilat të lëshoheshin në bazë të një dokumenti tjetër identifikues. Nuk është më nevoja fare për këtë, pasi Sali Berisha tashmë ka hequr të gjithë afatin e certifikatave, duke i bërë të vlefshme edhe ato para tre korrikut. Sepse mori vendimin që liberalizohet koha e pajisjes me certifikata. Për me tepër pak bërë aq shumë certifikata false që duken tamam si origjinali, prandaj duhet të iki edhe ai që PD pretendon ta vërë si pretendent për kryetar bashkie, por ky duhet të hiqet edhe nga ministër i brendshëm, pasi është një ndër arsyet kryesore që e skandalizon dhe e bën të domosdoshme largimin e këtij personi nga posti i ministrit që mban.

    Ku janë dërguar çertifikatat skarco zoti Ministër? Sa janë?

    Tiranë- Me të drejtë të gjithëve në momentin që dëgjojnë denoncimin e bërë nga përgjegjësi i komisionit të kontrollit të çertifikatave, dhe pas skandalit që plasi se mbi 1 milionë e gjysëm certifikata janë false, lind pyetja, ku i ka dërguar qeveria këto skarcitete. Ministri i brendshëm Sokol Olldashi duhet ti japë së pati përgjigje kësaj pyetje dhe pastaj të marrë një qëndrim dhe të denoncojë për shpifje dhe abuzim ish- përgjegjësi i Sektorit të Dokumentacionit dhe procedurave në Drejtorinë e përgjithshme të Gjendjes Civile Saimir Laçej, ka bërë publik faktin se me urdhër të përfaqësuesve të qeverisë janë lejuar shumë parregullsi në shpërndarjen e certifikatave, që kanë qenë për pajisjen e qytetarëve me mjete identifikimi. Sipas Laçejt ai kishte dalë në këtë komunikim për vetë faktin se donte të denonconte publikisht skandalin e ndodhur me dokumentin e identifikimit siç janë certifikatat, skandal i cili dëmton shumë rëndë interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të vetë shtetit. "Në muajin Gusht, filloi lëvrimi i këtyre certifikatave që kishin një sërë parregullsish por me gjithë komunikimet e njëpasnjëshme askush nuk mori masa për ndalimin shpërndarjes së tyre", ka deklaruar ai, por përkundrazi ndaj tij u mor masa e largimit nga puna. Lidhur me këtë skandal shumë të madh të certifikatave në vendin tonë, ministri i rendit duhet të dalë dhe të sqarojë të gjithë gjendjen, të thotë se ku janë çuar të gjithë certifikatat që kanë dalë skarco, që janë jashtë standardeve, dhe për më tepër sa është numri i këtyre certifikatave. Ministri duhet të përgjigjet në lidhje me këtë problem edhe se çfarë masash ka për të marrë qeveria aktuale për të ndaluar lëvrimin e tyre, që të ndalojë në këtë mënyrë abuzimet e ndryshme me to. Nëse ai nuk e thotë, do të na duhet ne ta themi se ku janë.

    Presidenti të ndërhyjë,s’është i garantuar identiteti i shtetasve

    Tiranë

    - Lidhur me skandalin certifikatave që është përhapur së fundmi në shtetin tonë duhet të ndërhyjë menjëherë kreu i shtetit, Alfred Moisiu, pasi çështja është shumë serioze. Ndërhyrja e tij duhet për vetë faktin se pas skandalit të daljes se janë më shumë se një milionë e gjysëm certifikata false, del qartë në shesh se nuk është i garantuar identiteti i shtetasve. Për pasojë çdo lloj kriminel mund të marrë një certifikatë false ta përdori si të dojë, dhe pastaj në bazë të asaj certifikate mund të marrë një pasaportë apo cdo lloj tjetër mjeti identifikimi. Kjo e cenon shumë rëndë sigurinë kombëtare të Shqipëisë, dhe masat duhet të jenë të menjëhershme, pasi edhe pasojat e kësaj mosndërhyrje mund të jenë shumë madhore. Skandalit i shtohet edhe fakti i certifikatave të dubluara, të cilat i krijojnë fare mirë hapësira shtetasit që i posedon të ketë një personalitet të dyfishtë dhe të ketë dy identitete, apo të fshehë identitetin tij. Ndërsa ajte ku mungojë fare certifikatat që thuhet se janë psh në një pako 100 copë dhe mungojnë psh 30 prej tyre po me të njëjtin numër serie, mund të përdoren nesër dhe askush nuk mund të mbajë më përgjegjësi për to. Në këtë mënyrë, me këto shkelej të rënda që janë vërejtur në sigurinë e standardeve të certifikatave në vend janë shumë të cenuara në vend dy çështje shumë të rëndësishme, përveç manipulimit të zgjedhjeve, që po përgatitet me shumë kujdes nga përfaqësuesit e maxhorancës, cenohet shumë rëndë edhe siguria në vend. Në një kohë që askush nga qeveritarët që nga ministri përgjegjës, deri tek kryeministri i vendit, nuk marrin masa, madje kanë dhënë urdhër që të vazhdojë shpërndarja e certifikatave, pavarësisht shkeljeve të rënda që janë vërejtur, duhet të ndërhyjë menjëherë kreu i shtetit, për të ndikuar në parandalimin një skandali shumë më të madh që mund të shpërthejë si pasojë e lëvrimit të certifikatave në vend, ku kryesore është cenimi i sigurisë së vendit.

    Pavarësisht raportit për shkelje,ministri urdhëroi shpërndarjen

    Tiranë

    - Të gjitha certifikatat që janë shpërndarë pas konstatimit nga përfaqësues të Sektorit të Dokumentacionit dhe procedurave në Drejtorinë e përgjithshme të Gjendjes Civile, janë shpërndarë me urdhër të ministrit të brendshëm Sokol Olldashi, që i ka injoruar njoftimet që ka bërë ky sektor pranë tij. Nga anëtarët e sektorit është bërë publik fakti se me urdhër të përfaqësuesve të qeverisë janë lejuar shumë parregullsi në shpërndarjen e certifikatave, që kanë qenë për pajisjen e qytetarëve me mjete identifikimi. Ministri i brendshëm, Sokol Olldashi ka qenë në dijeni në mënyrë permanente, me raporte nga komisioni që merrte në dorëzim mallin, se po vjen mall skarco, pr nga ana e ministrit nuk është marrë asnjë masë. Sipas njoftimit të specialistëve të sektorit dhe dokumentacionit në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile është lejuar lëvrimi i certifikatave nga 26 gushti deri më 6 shtator. Nga ana e këtij sektori është njoftuar ditë për ditë me detaje se sa certifikata kanë dalë skano, por nga ana e ministrit është injoruar ky informacion, duke dhënë urdhrin e shpërndarjes së tyre. Ishte vetë Olldashi që megjithëse ishte në dijeni ka udhëruar shpërndarjen e tyre, pasi e gjithë kjo ka ndodhur në momentin kur i gjithë pushteti vendor ishte në krizë për certifikata. Ai ka dhënë urdhër për shpërndarjen e tyre. Ai ka marrë informacion permanent cdo ditë me numër të saktë, ia ka dërguar vetë Laçej që malli po vinte skarco, por pas shumë e shumë njoftimesh ministri ka vajtur vetë në magazinën ku ishte malli, dhe ka thënë më hiqni nga puna atë përgjegjësin se nuk dua ta takoj, dhe pasi ka vajtur i ka parë, ka thënë të shpërndahen të gjitha, se sipas tij nuk ka asnjë problem.

    07/10/2006

    Z.P.

  3. #13
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    PS e Durrësit zbardh skandalin me listat e zgjedhësve

    DURRËS

    - Gjatë një konference për shtyp kryetari i PS së Durrësit Gazmir Bizhga ka bërë publike të gjitha manipulimet që opozita e djeshme dhe mazhoranca e sotme ka bërë me listat e zgjedhësve në zgjedhjet e vitit të kaluar. Bizhga deklaroi se kodi zgjedhor në fuqi nuk lejon ndryhime në këto lista ku vetëm në Durrës rezultojnë nga hulumtimet e deritanishme në sajë të manipulimeve të PD-istëve 7625 votues fiktivë.

    Ndaj kreu i PS së Durrësit ka kërkuar që në Durrës të hartohen nga e para listat e zgjedhësve pasi nuk mund të futesh në një proçes zgjedhor me më shumë se 7 000 vota fiktive që janë për PD-në.

    Sot po dalin në shesh disa abuzime katastrofike që ka bërë opozita e atëhershme dhe që sot është në pushtet me zgjedhjet. Gjithçka ka të bëjë me regjistrin e përkohshëm por edhe të përhershëm të zgjedhësve ku shumë persona kanë votuar me çertifikata në disa vende.

    Bizhga deklaroi se në zgjedhjet vendore të 20 Tetorit 2003, Bashkia Durrës ka patur të rregjistruar 97 000 zgjedhës. Në zgjedhjet e 3 Korrikut 2005 ka patur 136 760 zgjedhës. Pra një shtesë prej 39 760 zgjedhës, në një periudhë 18 mujore. Siç shihet ky është një numër tepër i madh për këtë periudhë të shkurtër kohore.

    Nga hulumtimi softit të listave zgjedhore për Qarkun Durrës, i cili duhet theksuar se është read only, pra që nuk lejon të bëhen ndryshime në të, përveç nga persona të autorizuar,( kodi i përdoruesit gjendet vetem ne KQZ) soft të cilin e disponon edhe OSCE, rezulton, vazhdoi Bizhga, se 2 953 zgjedhës që i përkasin njësive të qeverisjes vendore Rashbull , Katund i Ri , që administrohen nga përfaqësues të PD-së ,kanë votuar në dy ose më shumë QV, një herë në QV e fshatit ku banojnë si Shkallnuer, Arapaj, Bregu i Kanalit,Rrashbull, Shën Vlash, Fllake dhe Rinia, ku ata janë edhe rezident dhe kanë një kod banese, dhe në QV të ndryshme të Bashkisë Durrës, kryesisht në ato të lagjeve 13,14,15, që ndodhen në vijën ndarëse administrative të këtyre dy komunave me Bashkine Durrës, ku gjenden me kodin 999. Këta janë individë të afirmuar si mbështetës të PD-së.

    Bizhga u shpreh se nga 136 760 zgjedhës me 03.07.2005, 2708 zgjedhës, gjenden në listat e dy ose më shumë qendrave votimi, brënda njësisë së qeverisjes vendore Bashkia Durrës, me kode banese të ndryshme ,një herë me kod të saktë dhe një herë me kodin 999, por me të dhëna të tjera (emer, atësi, mbiemër, datëlindje) të njëjta.

    Madje në këto lista ka edhe persona, që i përkasin mazhorancës, të cilët sot kanë poste të rëndësishme shtetërore. Kështu zv/ministri i mjedisit Aleksandër Garuli së bashku me familjen e tij kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme votimi

    Përveç këtyre, rezultojnë 1154 zgjedhës, në dy ose më shumë qendra votimi, por që kanë ndryshuar qoftë edhe një shkronjë të vetme në të dhënat e tyre, që softi i njeh si zgjedhës të ndryshëm.

    Këtyre shifrave iu shtohen edhe rreth 750 zgjedhëse femra që gjenden edhe në QV-në ku gjendet familja e burrit si dhe ne ate ku gjendet familja e saj.

    Kjo vihet re lehtesisht sepse ato kanë emër, atësi dhe datëlindje të njëjte por mbiemra të ndryshëm dhe janë në moshë madhore.

    Pra po të bëjmë një mbledhje të shpejtë të këtyre shifrave, del se lista zgjedhore është shtuar fiktivisht me të paktën 7625 zgjedhës. Theksojmë se këto dublime janë vetëm brënda qarkut Durrës, pasi mundësia që të ketë zgjedhës në listat e QV-ve të qarkut Durrës që gjenden edhe ne listat e rretheve të tjera është shumë e madhe. Nisur nga këto fakte kuptohet se gjatë vitit 2004 dhe 6 mujorit te parë të vitit 2005, janë bërë rregjistrime të shtetasve në dy rregjistra themeltar të gjendjes civile, duke ndryshuar ndonjë shkronjë në të dhënat e tyre. Theksojmë se këto dublime, u shpreh Bizhga, jane bërë në 10 ditëshin e fundit para zgjedhjeve të 3 Korrikut, pasi shumica e këtyre zgjedhësve, në listat paraprake gjenden vetëm një herë. Kjo është tepër alarmante, kur deri tani me kodin aktual zgjedhor, ky kontigjent shtetasish mbetet i pandryshuaredhe për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke cënuar kështu rezultatin e zgjedhjeve në favor të maxhorancës. Bizhga deklaroi se edhe ato punonjëse të gjendjeve civile që janë përgjegjës për lëshimin e çertifikatave këtyre personave që kanë votuar disa herë do të mbajnë përgjegjësi ligjore nesër kur të vendoset shteti ligjor me ardhjen në pushtet të PS.

    Bizhga deklaroi se me këto parregullsi serioze nuk mund të shkohet në zgjedhjet lokale pasi nuk mund të konceptohet një proçes zgjedhor i rregullt kur ka fiktivitete të tilla. Një proçes i lirë e i ndershëm në Durrës mund të bëhet vetëm nëse bëhen nga e para listat e zgjedhësve në mënyrë që të mos ketë votues fiktivë ashtu siç është verifikuar.

    Sigurisht rreziku për një proçes të trukuar zgjedhor shtohet akoma më tepër duke patur parasysh skandalin me çertifikatat lehtësisht të manipulueshme siç është zbuluar kohët e fundit. E përsëris edhe nëj herë që ne kërkojmë me këmbëngulje hartimin nga e para të listave të zgjedhësve në Durrës sepse në këto kushte nuk mund të zhvillohet një proçes zgjedhor sipas standarteve demokratike. /

    Dorian Agolli

    07/10/2006

    Z.P.

  4. #14
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    PS: Jo zgjedhje me keto certifikata

    E Shtune, 07 Tetor 2006

    Zedhenesi i socialisteve eshte shprehur se nuk mund te behet pjese e ketij manipulimi te zgjedhjeve qe ne nisje, prandaj vendimi eshte i prere dhe absolutisht i panegociueshem: “Qeveria te beje certifikatat e duhura dhe te heqe dore nga manipulimi”

    Marilda Gjoncaj

    Partia Socialiste, deklaron bojkot te procesit zgjedhor, ne rast se qeveria nuk zgjidh ceshtjen e gati 1.5 milione certifikatave. Qendrimi i Partise Socialiste ka ardhur menjehere pas deklaratave te bere nga kreu i mazhorances demokratike, Sali Berisha, sipas te cilit pozita do te futet ne zgjedhje edhe pa opoziten. Zedhenesi i PS-se, Saimir Tahiri, ka deklaruar se “Partia Socialiste nuk do te hyje ne zgjedhjet e ardhshme pa u zgjidhur sipas ligjit ceshtja e certifikatave te manipulimit”. Shperndarjen e certifikatave me defekte teknike, socialistet e kane cilesuar si pjese te nje procesi te manipuluar qe po pergatit qeveria ne kete prag zgjedhjesh. Sipas Tahirit, “PS-ja nuk mund te behet pjese e nje procesi te manipulueshem qe ne nisje, ndaj vendimin per te mos hyre ne zgjedhje me keto certifikata e theksoj ordiner, eshte i prere dhe absolutisht i panegociueshem”. Nga ana tjeter, Partia Socialiste i kerkon qeverise qe te filloje urgjentisht punen per te bllokuar te gjitha certifikatat dhe te filloje prodhimin e certifikatave qe garantojne te gjitha elementet e sigurise. “Qeveria duhet te gjeje urgjentisht kohen per te rregulluar problemet e mesiperme dhe te heqe nje here e mire dore nga plani i perseritur i manipulimit te zgjedhjeve. Rezultati do te jete vetem humbja fatale per kete kryeminister dhe kete qeveri”, ka deklaruar Tahiri. Nderkohe qe Partia Socialiste ia ka rikujtuar edhe nje here kreut te qeverise, se certifikatat qe jane shperndare ne zyrat e gjendjes civile jane jashte standardeve te duhura. Tahiri ka ritheksuar dhe nje here 8 defektet teknike qe kane rreth 1.5 milione certifikatat, duke u shprehur se, “degjuam kryeministrin Berisha tek jepte arsye qesharake per te justifikuar certifikatat ordinere te prodhuara deri tani. Degjuam kryeministrin tek perpiqej te fshihte “duart e pastra” te vjedhjes se votes. Per kujtesen e kryeministrit, certifikatat e shperndara jane pa hologramen e sigurise, me holograme sigurie jo te njejte nga njera certifikate ne tjetren, certifikata me te njejten numer serie, certifikata pa numer identifikimi qe percakton zyren e gjendjes civile qe i leshon, certifikata qe, akoma me keq, iu mungon edhe qyteti perkates apo njesia bashkiake qe i leshon, certifikata me ngjyra te ndryshme, certifikata me leter te ndryshme, si dhe probleme te tjera me paketimin dhe procedurat e shperndarjes se certifikatave. Edhe shperndarja e aboneve te autobusit eshte me e rregullt se ajo e shperndarjes se certifikatave te kryeministrit Berisha”. Sipas PS-se, skandali i certifikatave nuk eshte asgje tjeter, vecse “pjese e planit te perhershem dhe te perseritur te kryeministrit Berisha, per te manipuluar zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor. Partia Socialiste deklaron se nuk do te hyje ne zgjedhje me keto certifikata ordinere ne qarkullim”. Skandali i certifikatave ka sjelle nje reagim te pergjithshem te te gjithe partive te opozites, te cilat kane kerkuar vendosje te standardeve ne reformen zgjedhore.

    Korrieri

  5. #15
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Certifikatat “Ilar”: “Ne shtypem 1.5 milione

    E Shtune, 07 Tetor 2006

    Skandali i certifikatave ka sjelle reagimin e pronarit te shtypshkronjes “Ilar”, ne te cilen jane prodhuar 1.5 milione certifikata.
    Drejtori i “Iliarit” ka theksuar per mediat, se shtypshkronja ka nje kontrate me Ministrine e Puneve te Brendshme dhe se zhurma per certifikatat eshte nje debat i hapur qe i perket vetem politikes. Sipas tij, shtypshkronja ka respektuar te gjithe parametrat qe i jane kerkuar nga pergjegjesi i zyres se gjendjes civile, Saimir Lacej. Drejtori kesaj shtypshkronje, e cila ne vitin 2005 prodhoi edhe fletet e votimit te zgjedhjeve te 3 korrikut, theksoi se Lacej ka zevendesuar qellimisht ndryshimet ne certifikata gjate prodhimit te tyre ne lastrat. Nderkohe qe drejtori i “Ilarit” ka deklaruar se shtypja e certifikatave ka nje norme defekti prej 2 per qindesh, per te cilat shtypshkronja mban pergjegjesi dhe i ka te gjitha te pasqyruara ne procesverbale.

    M.Gj.

    Korrieri

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 30/10/2006, ora

    FMN, me ekspertë në Tiranë, të bllokojë mashtrimet e Ramës me buxhetin



    Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar do të jenë të pranishëm sot në diskutimet e Kuvendit mbi buxhetin e vitit 2007, duke shpallur se do të konsiderojë vetëm alternativa ekonomike të propozuara nga opozita dhe jo kundërshtime e bojkotime të paralajmëruara. Asnjë propozim socialist për projektin e 2007-s, vetëm një vendim politik për të bllokuar me çdo kusht planet ambicioze të investimeve



    Një grup ekspertësh i Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk do të lejojë që opozita shqiptare të abuzojë e të spekulojë me buxhetin e vitit 2007, që do të diskutohet në Kuvend. Misioni ka ardhur në Tiranë për të ndjekur nga afër diskutimet mbi buxhetin e ri dhe për të shkëmbyer pikëpamje me qeverinë dhe qarqet politike mbi realizimin e investimeve ambicioze që janë programuar. Gjatë diskutimeve, ekspertët ndërkombëtarë do të shohin se sa e aftë është vetë opozita për të bërë kritika të argumentuara mbi projektin më të rëndësishëm për vitin e ardhshëm, të realizuar thuajse një muaj më shpejt se sa ishte programuar nga qeveria shqiptare. Ekspertët e fundit do të mbajnë shënim, jo retorikën politike të së majtës, por vetëm argumentet ekonomikë që mund të jenë objeksionet serioze të opozitës për raportin. Më pas, këta ekspertë do të paraqesin edhe një raport për punën e tyre tek organizmat nga të cilat varen, duke përmendur me paanshëmri mendimet e palëve në parlament. Me mbërritjen e ekspertëve të FMN-së në Tiranë u pritet rruga shumë abuzimeve me karakter politik të opozitës, si dhe shtohen gjasat që njerëzit e PS-së në Kuvend, të dalin dobët në përballjen me argumentet qeveritare, duke mos arritur të artikulojnë propozime në formën e alternativave, për të kundërshtuar variantin zyrtar të buxhetit. Nëse PS dhe e majta nuk bind për kritikat e saj, me forcën e argumentit, FMN nuk do të ketë kohë të merret më pas me shqyrtime raportesh ankimore, që janë mëse të zakonshëm prej opozitës në raste të tilla. Çdo gjë do të luhet në Kuvend. Nga ana tjetër, parlamenti shqiptar nis sot diskutimet për projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, i cili parashikon investime 400 milionë USD në infrastrukturë dhe rritje pagash për arsimin dhe shëndetësinë, si dhe rritje të pensioneve. Nga projektligji i paraqitur tashmë në komisionet e parlamentit, del se fushat ku do të përqendrohet buxheti janë rritja 20% e pagave për administratën publike, rritja 20% e pensioneve, investimet në infrastrukturën rrugore, në sektorin e shëndetësisë, arsimit, në modernizimin e ushtrisë dhe të policisë. Në infrastrukturë, fondet publike për vitin 2007 janë drejtuar kryesisht mbi akset e mëdha rrugore, autostradat Durrës-Morinë, dhe Lushnje-Vlorë, rrugës Korçë-Qafë Plloçë, si edhe disa segmente të tjera në rrjetit rrugor të vendit. Qeveria ka ndarë fonde të konsiderueshme edhe për ujësjellësit e Durrësit, Vlorës dhe qyteteve të tjera të zonave turistike. Sipas projektbuxhetit, mjekësia së bashku me rritjen 20% të pagave të mjekëve dhe infermierëve, do të financohet për ndërtimin e pajisjen me mjete moderne për 2 spitale të reja, në Tiranë dhe në Kavajë. Buxheti për arsimin po shkon drejt dyfishimit. Krahas rritjes 20% të pagave do të financohen ndërtim shkollash, auditoresh, konviktesh të reja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese. Edhe për ushtrinë është parashikuar këtë vit një rritje progresive buxheti, i cili është një nga kërkesat për anëtarësim në NATO. Fonde të konsiderueshme janë ndarë këtë vit edhe për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve politikë të diktaturës komunistem si dhe për kompensimin e pasurive të ish-pronarëve. Në terma të përgjithshëm, buxheti i projektuar siguron stabilitet makroekonomik, synon një rritje ekonomike mbi 6 përqind dhe kontrollin e inflacionit. Kjo është hera e parë që projektbuxheti i shtetit paraqitet në parlament që në tetor, gati një muaj para kohës së zakonshme të shqyrtimit të tij, ndonëse pati edhe një rishikim në mes të vitit, në bashkëpunim me FMN-në.

    Re. Po.


    55

  7. #17
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ca osh ky numri 55 ktu?

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Viti i fundit i veprimtarisë parlamentare ka shënuar konfrontime të paprecedenta të opozitës me punonjësit e sigurisë


    Kuvendi dënon dhunën e deputetëve të opozitës


    Kabineti i Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dënoi dje, nëpërmjet një deklarate për shtyp, çdo akt të dhunshëm dhe të paprecedent të deputetëve ndaj punonjësve të Shërbimit të Sigurisë në Kuvend. Deklarata erdhi menjëherë pas konfrontimit fizik të deputetit të PSD-së, Skënder Gjinushi, me një nga punonjësit e Shërbimit të Sigurisë në seancën plenare të pak ditëve më parë. Dokumenti, gjithashtu, sqaron se Shërbimi i Sigurisë në Kuvend funksionon sipas ligjit dhe Rregullores së Kuvendit, të miratuar nga mazhoranca e mëparshme, firmosur nga ish-kryetari i Kuvendit. "Ky shërbim ka funksionuar dhe funksionon sipas nenit 122 të Rregullores së Kuvendit", thuhet në deklaratën e kabinetit të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu, deklarata i cilëson si abuzive dhe dashakeqe keqinterpretimet e disa përfaqësuesve të opozitës rreth funksionimit të kësaj strukture të administratës së Kuvendit, që ka si synim justifikimin e veprimeve të dhunshme të deputetëve të opozitës në seancat plenare. "Çdo interpretim tjetër që i bëhet funksionimit të Shërbimit të Sigurisë në Kuvend është abuziv, dashakeq dhe i qëllimshëm. Ky keqinterpretim shkon në funksion të justifikimit të radhës për bojkotin dhe bllokimin permanent të seancave plenare nga ana e opozitës", thuhet më tej në deklaratë. Reagimi zyrtar nga kabineti i kryeparlamentares vjen pas pretendimeve të ngritura nga disa deputetë të opozitës, sipas të cilëve, Shërbimi i Sigurisë në sallën e Kuvendit nuk po zbaton rregulloren. Por, në bazë të nenit 122 të Rregullores së Kuvendit theksohet se për të siguruar rendin dhe qetësinë në të gjitha mjediset e Kuvendit, funksionon Shërbimi i Sigurisë në Kuvend. Ky nen, gjithashtu, sanksionon se "Shërbimi i Sigurisë në mjediset e Kuvendit është i armatosur, ndërsa në sallën e zhvillimit të seancave plenare është i paarmatosur. Shërbimi pajiset me uniformë të veçantë dhe mjete teknike për plotësimin e detyrave të tij". Sipas po këtij neni, punonjësit e Shërbimit të Sigurisë veprojnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit vetëm me urdhër të kryetarit ose të drejtuesit të seancës dhe jashtë sallës së seancës plenare, sipas rregullave të përcaktuara nga Byroja e Kuvendit. I njëjti nen thekson se Shërbimi i Sigurisë në Kuvend, për anën administrative, financiare dhe të përgatitjes profesionale bën pjesë në Gardën e Republikës. Viti i fundit i veprimtarisë parlamentare ka shënuar konfrontime të paprecedenta të deputetëve të opozitës me punonjësit e sigurisë në Kuvend, praktikë që nuk ishte hasur asnjëherë në legjislaturat e mëparshme. Këto incidente të shpeshta i dedikohen jo vetëm nivelit kulturor të ulët të disa deputetëve të opozitës, por edhe strategjisë së tyre për provokimin e vazhdueshëm, me qëllim justifikimin e deklaratave të tyre të pabaza se mazhoranca po ushtron dhunë përmes punonjësve të sigurimit mbi opozitën. Rastin më të paprecedent në dhunën fizike të ushtruar ndaj punonjësve të Shërbimit të Sigurisë në parlament e shënoi deputetja socialiste Rajmonda Stefa, e cila gjakosi një punonjës të Gardës, duke e gjuajtur me një gotë qelqi në kokë. Por, pavarësisht këtyre sulmeve vandale nga deputetët e opozitës, reagimi i punonjësve të Shërbimit të Sigurisë ka qenë në përputhje të plotë me rregulloren e legjislativit.





    rd

    55 gazeta 55 o i somes..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Miratohet kodi i ri zgjedhor me 112 vota pro
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-04-2009, 05:08
  3. Disa deputete te parlamentit shqiptar hyjne ne greve urie
    Nga Conquistador në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 19:25
  4. OSBE: 12 tetori, nje shans i humbur
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •