E pranoj kete kritike, por megjithate neqoftese e ke lexuar temen mire, une e kam permendur faktin qe kete shoqe e kam ndihmuar me shume se c'do gje, dhe fjala qe perdora ishte "bashkepunova me familjen e saj qe ajo ta linte kete njeri", dhe kur e them kete gje, e them sepse i kam bere te gjitha perpjekjet qe nje shoqe mund te kete ne dore te beje.Per hapesen e temes qe e ka shoqe te abuzuaren: Nuk duhet qe kur shoqja jote jeton ne nje situate te tille nga e cila nuk i ka mundesite apo forcen apo kurajon qe ta evitoje, ti ta abandonosh sepse "nuk e kupton sesi ajo nuk iken". Perderisa ti nuk e imagjinon dot veten ne vendin e saj, poashtu nuk mund te imagjonosh stressin, friken dhe shantazhet psikologjike (pervec dhunes fizike) qe ajo perjeton. Ndoshta arsyeja qe ajo nuk mund te largohet nga kjo situate eshte qe nuk ka mbeshtetjen morale (ndoshta edhe ekonomike) qe te gjeje nje zgjidhje te shpetoje nga situata abuzive.
Hapja e kesaj teme nuk eshte sepse une dua te nxjerr dufin tim, apo edhe te tallem me njerez qe kane apo jane duke vuajtur nga krime te tilla. Kete teme e hapa sepse une si nje femer e ketij shkulli, nuk arrij ta kuptoj dot kete mentalitet, ndoshta sepse nuk kam qene viktime dhune, ose ndoshta se nuk jam rritur te besoj qe femra duhet te vihet poshte.
Femrat kudo ne bote gjate gjithe epokes te njerezimit jane shfrytezuar, abuzuar, perdhunuar dhe vrare - megjithate, ne kete rast dhe ne shume raste te tjera dhune, keto gjera nuk duhet te ndodhin. E permenda dhe ne postime te tjera qe ketu femra duhet te jete dhe eshte e pavarur. Femres ne Amerike nuk i mungon asgje, as shkolla, as puna, as leku. Keto jane gjera qe arrihen me pak mundim dhe me pak pacience. Dhe neqoftese ka nje shtet ne bote qe te jep lirine e fjales, jetes dhe pavarsise tende, eshte Amerika.
Krijoni Kontakt