Palio
ėshtė simbol i autoritetit tė kryeipeshkvit metropolit,
nė bashkim me Kishėn e Romės





E tani, ja disa tė dhėna pėr Palion, simbolin e lashtė tė Kishės qė pėrfaqėson dinjitetin dhe autoritetin kryeipeshkėvnor nė bashkim me Papėn e Romės, tė cilit kryeipeshkėvijntė e ri metropolitė sot i premtuan dėgjimin (bindjen), bashkėpunimin dhe lidhjen e ngushtė me Selinė e Shėn Pjetrit.

Kujtojmė se ēdo vit, mė 21 janar, nė festėn e Shėn Anjezes, sipas njė tradite tė lashtė, Papa bekon dy qingja, qė i paraqiten nė dy shporta tė veshura me kadife tė verdhė, stolisur me lule tė bardha, ngjyrat e Vatikanit. Leshi i tyre pėrdoret pėr endjen e paliove tė shenjta, tė cilat bekohen nga Papa mė 29 qershor, pėr t'u vendosur, mė pas, nė njė arkė tė vogėl prej argjendi tė praruar pranė Varrit tė Shėn Pjetrit e, qė aty, mbi shpatullat e kryeipeshkvijve tė rinj metropolitė, gjė qė shpreh lidhjen e ngushtė tė ipeshkvijve me Selinė e Shėn Pjetrit.

Shumė e pasur ėshtė simbolika e palios - njė fashė leshi e bardhė, e gjėrė 4-6 centimetra, mbi tė cilėn spikasin pesė kryqe tė qindisur me mėndafsh tė zi, simbol i pesė plagėve tė Krishtit nė kryq. Ajo vendoset mbi shpatulla duke u mbėrthyer nė kraharor, nė shpinė e nė shpatullėn e majtė me tri karfica tė stolisura me gurė, qė njihen me emrin aciculae.

Palio, qė simbolizon delen e humbur, tė kėrkuar, tė shpėtuar e tė vėnė pėrmbi shpatullat e Bariut tė Mirė, ėshtė shprehje liturgjike e nderimit dhe e detyrės qė papa u ngarkon ipeshkvijve metropolitė. Tre muaj pas shugurimit ose emėrimit, ipeshkvi metropolit duhet tė marrė nga papa palion.

Kjo traditė nisi qė nga gjysma e shekullit IX. Dorėzimi i palios bėhet nė Romė nga kardinali i parė diakon ose jashtė Rome, nė selinė metropolitane, nga ipeshkvi i ngarkuar me kėtė detyrė, pas meshės solemne e pasi kryeipeshkvi metropolit ka bėrė betimin pėr besnikėri.

Metropoliti e vė palion vetėm nė meshėt pontifikale tė kishės sė tij ose tė krahinės sė tij nė ditėt e pėrcaktuara nga Pontifikali Romak, nė festėn e Zojės sė Papėrlyer e tė Shėn Jozefit, shtuar nga papa Leoni XIII, nė rastet e shugurimeve meshtarake ose ipeshkvnore etj. Ka karakter personal e nuk mund t’i dorėzohet asnjė njeriu tjetėr. Nė se kryeipeshkvi transferohet nė njė seli tjetėr metropolitane, duhet tė kėrkojė njė palio tė re. Vetėm Papa ka tė drejtė ta mbajė gjatė meshėve solemne e kudo. Pėr herė tė parė palio nisi tė pėrdorej aty nga gjysma e shekullit V. E shohim kėtė nė fildishin e famshėm tė Trevirit, nė njė procesion me relike, e edhe mė qartė nė figurėn e Ipeshkvit Masimiani, nė mozaikun e Shėn Vitales tė Ravenės (Itali), realizuar aty nga gjysma e shekullit VI.